Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit.

    Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit Shërbimet e Internetit të bazuara në gjuhën programuese Java - të cilat do të jenë në dispozicion jo vetëm perms kompjuterëve personal, por edhe laptopëve, aparateve të dorës, telefonave mobilë, televizorëve dhe çdo aparati tjetër elektronik të lidhur në rrjet përmes telave apo pa tela - janë thelbi i strategjisë së re të Sun Microsystems.


    Episodi i shtatë i konferencës së programerëve të cilët shfrytëzojnë gjuhën Java si vegël të parë për prodhimin e softverit është mbajtur gjatë javës së kaluar në San Fsancisko. Javën sot e përdorin afërsisht tre milionë programerë anembanë botës, kjo gjuhë është edhe bazë e afro 90 për qind të të gjithë paketeve softverike ekzistuese për applicaiton servers, ndërsa këtë vit në botë do të prodhohen më shumë se 75 milionë telefona mobilë kompatibil me Java. Në konferencë morrën pjesë më shumë se 200 kompani, në mesin e të cilave ishin edhe më shumë se 30 prodhues të paketeve softverike për application server dhe 15 prodhues te telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera, të cilët prezentuan një varg aplikacionesh JAva në teknologjitë e kartelave inteligjente, lojërave kompjuterke, dhe aplikimin në automobila. Temë kryesore e konferencës së sivjeme Java janë shërbimet e internetit (web) dhe aplikimi i tyre në pajisje të ndryshme.

    Programerë të të gjitha vendeve...

    Sikur edhe konkurrentët e vetë, edhe kompania Sun Microsystems e din se rruga kah suksesi në industrinë informatike botërore është krijimi i një baze sa më të gjerë të shfrytëzuesve - pikë së pari programerëve, dhe pastaj, natyrisht, edhe të gjithë të tjerëve. Qëllimi, i cili u theksua zëshëm edhe në këtë konferencë, është që në afat sa më të shkurtër të arrihet shifra “magjike” prej pesë milionë njerëz të cilët do të merren në mënyrë profesionale me dizajn të softverit në gjuhën programuese Java. Kompania për hulumtin të tregut IDC, pohon se në vitin 2000 tre milionë njerëz shfrytëzonin gjuhët programuese C dhe C++ si vegla të tyre kryesore në prodhimin e aplikacioneve, pastaj 2,3 milionë shfrytëzonin VIsualBasic, ndërsa Java përdorej si gjuhë kryesore programuese nga 1,2 milionë programerë. Ekzistojnë disa indikacione se numri I shfrytëzuesve të C dhe C++ nuk është duke u rritur, ndërsa Javën si teknologji kryesore kanë filluar ta fusin si lëndë standarde facultative shumë Universitete në SHBA. Është vërejtur se shumica dërmuese e studentëve e meson JAvën para se të fillojë studimet nëpër fakultete. Që nga Java One konferenca e vitit të kaluar deri në atë të këtij viti numri i atyre që shfrytëzojnë Javën në zhvillimin e softverit të tyre u rrit prej 2,1 në 2,7 milionë. Përvetësimi i një baze sa më të gjerë të programerëve të cilët do të merren me aplikimin e gjuhës programuese Java në zhvillimin e shërbimeve të internetit, të cilat do të jenë në dispozicioni jo vetëm përmes PC-ve por edhe përmes laptopëve, telefonave mobilë, televizorëve dhe çdo aparati tjetër elektronik të lidhur me apo pa tela në rrjet - është vetë esenca e stratëgjisë më të re të Sun Microsystems.

    Bota e shërbimeve të internetit

    Në këtë mënyrë, kompania e cila renomenë dhe pozitën e vet të tanishme e ka arritur pike së pari me prodhimin e hardverit (stacioneve të para Unix dhe pastaj serverëve të cilët vënë në lëvizje Internetin) do të transformohet në prodhues të softverit dhe kështu t’i bashkohet trendit më të ri dhe më të fuqishëm industries botërore të informatikës – prodhimit të aplikacioneve të ndryshme si shërbime të veçanta në internet. Këtu, Sun Microsystems do të ndeshet me rivalët e vet të vjetër, kompanitë Microsofti, IBM dhe të tjera. Taktika është që të sulmohet në më shumë fronte, duke filluar nga zhvillimi i shpejtë i vetë teknologjisë Java dhe zgjerimit të saj në tregun e komunikimeve mobile dhe pajisjeve të elektronikës shfrytëzuese e deri tek duelet e pamëshirshme nëpër gjyqe. Por, çka janë Internet shërbimet? Vetë ideja ka nisur në Microsoft, sipas idesë bazë të Bill Gates, sipas së cilë, shikuar nga këndi i tregut, softveri nuk mund të definohet në mënyrë precize si prodhim, por se ky është më shumë një formë e shërbimit. Medium për distribium të këtyre shërbimeve është Interneti, ndërsa platforma përmes së cilës do të ofrohen do të jenë teknologjitë e reja .NET të Microsoftit. Shembullin e Microsoftit shumë shpejt e përcolli edhe kompania IBM me pçlatformën e vet WebSphere, pastaj kompania BEA Systems me softverin e vet WebLogic. Sun Microsystems iu bashkua këtij trendi vitin e kaluar, pikë së pari duke kërkuar mënyrën me të cilën më së shumti do të përfitonte nga gjuha programuese Java.

    Duke kërkuar profitin

    Për t’u zgjeruar sa më pare shfytëzimi i Javës nga sa më shumë shfrytëzyes dhe platforma, Sun Microsystems e ka shpërndarë dhe vazhdon ta shpërndajë paketin e aplikacioneve për zhvillim të Javës (Java Software Development Kit) pa pagesë, me çka ky softver gjatë viteve të kaluara është bërë një vegël mjaft e popullarizuar programuese. Një aq universal për përdorim dhe aq i hapur ndikoi në pranim të tij në masë të madhe, dhe në të njëjtën kohë e bëri edhe më profitabil për konkurrencën se sa për vetë kompaninë që e kishte prodhuar. Sun Microsystems deri më tani e mbante Javën vetëm si një burim anësor i të hyrave, derisa të tjerët përfitonin më shumë me shitjen e zgjidhjeve konkrete kompatibile me Java. Kështu, më shumë apkiacione Java janë zhvilluar jashtë kësaj kompanie se sa nga vetë kjo kompani. Në ndërkohë në tregun e serverëve të internetit, biznesin kryesor të kësaj kompanie, Sun Microsystems filloi të humbë hapin me konkurrencën. Fajtor është katastrofa e internet ekonomisë dhe me këtë edhe recesionit të industrisë së informatikës në përgjithësi. Për këtë arsye Sun, i ballafaquar me humbje për herë të parë në dhjetëvjeçar, u shtrëngua të largojë edhe punëtorë nga puna. Me vite të tëra Sun nuk donte të theksonte rëndësinë financiare të gjuhës programuese Java, por nga disa hollësi mund të shihet se sa është ky softver i rëndësishëm për shitjen e hardverit të kësaj kompanie. Licencimi i kësaj gjuhe programuese u bë kyç në 90 për qind të shitjes së internet serverëve - kompjutëreve të fuqishëm për rrjet të cilët blerësit i blejnë për arsye se në ta thjesht mund të ekzekutohen aplikacione të ndryshme për e-commerce dhe biznes, si onlline tregtimi, kryerja e transkaksioneve financiare, dhe qasja në baza të ndryshme të të dhënave. Fitimi kryesor vjen nga shitja e hardverit, derisa nga licencat të cilat Sun Microsystems ia kishte shitur IBM, Oracle, BEA Systems, Hewlett-Packard dhe të tjerëve, ta zëmë në vitin 2000, sipas të dhënave të IDC-së, nuk kishte kaluar shumën prej 22 milion dollarë. Megjithatë, Sun ban vendin e dytë në botë sa I ërket shitjes së licencave të gjuhëve programuese, menjëherë pas IBM-it. Përveç licencave, Sun shet edhe një variant të posaçme të gjuhës programuese Java - J2EE (Java 2 Enterprise Edition) - pakete të bazuara softverike të ashtuquajtura serverë aplikativë, pra tërësi të integruara të programeve të cilat ekzekutohen në kompjuterët serverë në internet. Vlera e tregut të aplikacioneve serverike të bazuara në Java është rreth 157 milionë dollarë - vetëm 7 për qind e vlerës së gjithmbarshme të tregut të softverit të tillë, i cili vlerësohet në mbi 2 miliardë dollarë. IPlanet Application Server i Sun-it mban vendin e tretë me 10 për qind, nën WebLogic të BEA i cili mabn 36 për qind të tregut dhe WebSphere të IBM-it me 34 për qind.

    Lufta me Microsoftin

    Sun ia ka licencuar gjuhën programuese Java edhe Microsoftit në vitin 1996, por kjo kompani shumë shpejt e kishte modifikuar dhe përshtatur sistemeve të veta operative Windows. Kjo e kishte goditur mjaft arkitekturën e
    hapur të Javës kështu që në vitin 1997 erdhi edhe deri tek procesi gjyqëso i cili po zhagitet tashmë 4 vite, dhe i cili kulminoi me padinë e Sun-it kohë më parë e cila peshon rrumbullak 1 miliardë dollarë. Microsoft përveç që e ka përshtatur Javën dhe e ka reklamuar universalitetin e saj me slloganin “shkruaje njëherë, ekzekutoje gjithkund”, gjithashtu edhe e ka klonuar këtë gjuhë programuese duke krijuar një variant të vetin më të thjeshtësuar të gjuhës programuese C, të quajtur C#. Përdorshëmria e gjerë e aplikacioneve Java, të cilat mund të ekzekutohen në cilëndo platformë, prej superkompjuterëve të specializuar të IBM_it, UNIX-ave të ndryshëm, Macintosh e deri tek Windows, teorikisht do të mund ta rrezikonte dominimin e sistemeve operative të Microsoftit në rast se një numër i madh programerësh përcaktohet për të përdorur Javën. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur pikë së pari edhe për shkak të kontraofansivës nga Redmondi. Tani beteja zhvillohet rreth shërbimeve të internetit. Për t’i konkurruar Microsoftit në këtë fushë, Sun së pari duhet që shërbimet e internetit t’i bëjë në funksion esencial të Javës. Një iniciativë e fuqishme për arritje sa më të shpejtë të këtij qëllimi u definua pikërisht në konferecën e posapërfunduar. Me të njëjtin qëllim Sun ka formuar jashtë kompanisë edhe Liberty Alliance Project, i cili do të duhej të përcaktonte standardet botërore për shërbimet e Internetit, ndërsa dëshirë e Sun-it është edhe që t’I bashkohet Asociacionit industrial të ngjashëm - Web Services Interoperability (WS-I). Analistët të cilët përcjeliin këto tregje mendojnë se pengesa më e madhe për Sun Microsystems në pushtimuin e tregut të gjerë të softverit i cili do të jetë në themel të internetit është pikërisht barriera psikologjike, sepse kompania ka arritur sukses të madh me prodhimin e hardverit ndërsa softverin e ka prodhuar ashtu rrugës. Mirëpo shefi i kësaj kompanie Scott McNealy e ka përmbledhur filozofinë e re të SUn Microsystems me këtë deklaratë: “Në industrinë e informatikës, bota e hardverit dhe softverit gjenden në një bashkëshortësi të fortë. Kjo do të thotë se nuk e bleni telefonin mobil nga prodhusi i hardverit dhe softverin për të nga prodhuesi i softverit. Po kështu ndodh edhe gjatë blerjes së tëlevizorit. E pse pra në të ardhmen ta bleni veçan hardverin dhe veçan softverin kur do të vendsoni që të bleni një kompjuter?”.

    Java pa tela

    Java, e krijuar para shtatë vitesh si teknologji me të cilën u gjallëruan faqet e Internetit, pastaj e aplikuar si vegël për kryerjen e ndërmarrjeve për e-bussines, nuk ka arritur qëllimin e vet primar - nuk u bë zëvendësim për sistemin operativ Windows si teknologji primare për PC. Duke mos e arritur këtë qëllim, Java tani zgjerohet në tregje të reja, si telefonat mobilë, lojëra, automobila, televizorë dhe pajisje tjera elektronike të lidhura në rrjet pa tela. Kjo në strategjinë e Sun-it quhet “shërbime të zgjeruara të Internetit”, ndërsa do të duhej të arriheshin me një aleancë të gjerë me shumë kompani tjera deri kah fillimi i verës së ardhshme. Në mesin e shërbimeve të zgjeruara të Internetit (“web services”), ta zëmë, hyn edhe mundësia që vozitësi, duke shfrytëzuar kompjuerin në tabelën komanduese të automobilit të mund të kërkojë informata të duhura në kërkim të pompës më të afërt të benzinës, që më pastaj mund të jetë si pikënisje për kryerje të tranksaksioneve të ndryshme financiare, si prognoza e motit, çmimet e benzinës, të dhënat për gjendjen në trafik dhe të ngjashme. Këtë vizion të vetin Sun Microsystems e zvhillon I nxitur me sukseset e vitit të kaluar me prodhuesit e telefonave mobilë (Nokia, Motorola, Siemens) si dhe me operatorët e komunikacionit mobil (NTT DoCoMo, VOdafone, Sprint). Nokia në këtë konferencë ka paralajmëruar se deri në vitin 2003 do të prodhojë mbi 100 milion telefona mobil Java.

    Koekzistenca paqësore

    Mysafiri kryesor I konferencës së zivjeme JavaOne ishte drejtori I prodhuesit gjerman të softverit Hasso Plattner. Porosia e tij dallonte nga retorika shumë e pranishme “anti-microsoft”, e cila dëgjohej mjaft në një varg prezentimesh të teknolgjive të ndryshme Java. Ai pohon se industria botërore e softverit duhet të zvogëlojë dallimet teknologjike të cilat i kanë prodhuar kompanië e mëdha si Oracle, Microsoft dhe Sun Microsystems dhe të krijohen aplikacione të cilat do të punojnë pa marrë parasysh se në hardver të kujt ekzekutohen ose në cilën gjuhë programuese janë shkruar. “Kompatibileti shumëplatformësh i softverit është çelës I zhvillimit të mëtejmë të industries së informatikës”, tha Plattner. Kjo koekzistencë paqësore e rivalëve të përbetuar mund të arrihet vetëm pas vendosjes së stadradeve semantike, pra, mënyrës me të cilën kompjueri në internet do të njohë të dhënat për shfrytëzuesin, partnerin afarist apo ndonjë porosi dhe do të dijë se çka të bëjë me ato shënime. Plattner në fund i porosity prodhuesit e softverit me këto fjalë: “Ju po krijoni abecedën, ndërsa ende nuk e keni krijuar gjuhën e përbashkët”.

  2. #2
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    shume interesante...!!!
    good job Bro
    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  3. Luftë fetare permes internetit
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 08:37
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  5. Java - gjuhë programuese e shërbimeve të Internetit
    Nga ILovePejaa në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-10-2002, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •