Artisti qė ekspozoi vetėm njė herė


Kush ėshtė piktori Spiro Golgota? Nė Galerinė e Durrėsit ruhet njė koleksion i tij



Ka raste nė jetė qė njeriu kujton me intensitet tė veēantė njė ngjarje qė nuk mund tė harrohet. Njė gjė e tillė mė ka ndodhur edhe mua, kujtoj vetėtimthi por nė mėnyrė tė pashlyeshme njė takim tė shumė viteve mė parė me njė artist dhe njė piktor qė ka vdekur nė 10 dhjetor 1962 nė moshėn 36 vjeēare.

Si e njoha Spiro Golgotėn
Njė vit para se tė vdiste, Spiro Golgota, pra nė vitin 1961 jo shumė larg shtėpisė sime ku kam lindur dhe jam rritur nė qytetin e Durrėsit, nė njėrėn nga rrugėt nė formė rrethore, mbėshtetur mbi strukturėn e amfiteatrit tė lashtė tė qytetit e kam parė piktorin i cili kishte vendosur kavaletin dhe po pikturonte peizazhin me shtėpitė e stilit popullor tė shekullit XIX. U afrova pranė dhe bisedova me tė. Ishte njė njeri me pamje serioze, me mustaqe dhe me njė zė tė butė. Unė isha nė atė kohė 12 vjeē dhe kisha nisur tė ndiqja kursin e pikturės nė shtėpinė e pionerit. Punoja me piktorin dhe skenografin e teatrit "Aleksandėr Moisiu" Zef Ujkaj. Zefi mendonte se unė do tė bėhesha piktor i vėrtetė dhe ngulte kėmbė qė tė mos i "lakoja" dhe t'i shtrembėroja vizat e objekteve qė ai mė jepte pėr tė vizatuar. Unė kisha njė liri tepėr tė madhe pėr tė interpretuar sipas mendjes sime kokat arkeologjike prej allēie, trupin anatomik apo objekte tė veēanta si njė vesh njeriu i madh, njė putėr luani, njė vazo, njė kapitel etj. Zefi donte tė mė mėsonte pėrpikmėrinė e vizatimit. E pėrmend kėtė gjė sepse dua tė shpjegoj pse mė bėri pėrshtypje takimi i papritur me piktorin Spiro Golgota. Piktori mbante para vetes telajon dhe me penelin e hollė ravijėzonte direkt drejtpėrdrejt nė kanavacė siluetat e shtėpive, inkandeshencėn e muzgut. Ishte njė ditė vere e nxehtė, diellore, e mrekullueshme. Nuk mund ta harroj dot pėrshtypjen e mrekullueshme qė mė bėri peisazhi me ngjyra i Spiro Golgotės. Biseda me tė ka qenė padyshim njė bisedė e dy njerėzve me mosha tė ndryshme. Ai atėhere ishte 35 vjeē dhe nė kulmin e pjekurisė dhe mjeshtėrisė sė tij artistike. Kurse unė qeshė thjesht njė 12 vjeēar ende i paditur dhe shumė naiv. Ndėr tė tjera i thashė qė ndiqja kursin e vizatimit dhe kisha profesor tė pikturės Zef Ujkajn.Ai buzėqeshi dhe mė tha se Zefi ishte shoku i tij i afėrt. Unė i thashė se e kisha tė vėshtirė tė vizatoja nė mėnyrė tė pėrpiktė, tė "kopjoja" saktėsisht ēdo gjė dhe mendoja se kjo gjė qe e mjaftueshme qė unė tė mos bėhesha kurrė piktor. Spiro Golgota i pėrmbajtur buzėqeshi dhe mė kėshilloi tė mos ngutesha, se nuk duhet ta braktisja pikturėn sepse vetėm dashuria dhe kėmbėngulja tė ēon tek rezultatet.


Vdekja e piktorit
Mbaj mend qė e kam parė dhe herė tė tjera Spiro Golgotėn nė rrugė. Silueta e tij ende mė duket sikur lėviz nė kalldrėmet e lashtė tė Durrėsit nė sfond tė kėshtjellės dhe kullave bizantine dhe veneciane. Pas pak mbas disa kohėsh nė 1962 Spiro Golgota mbylli sytė pėrgjithmonė. Lajmin pėr vdekjen e tij ma dha Zef Ujka. Kaluan vite dhe unė pėrherė e mė shumė bija nė kontakt me pikturat e Spiro Golgotės. Nė Galerinė e Arteve Figurative tė Durrėsit ishte njė koleksion i pikturave tė tij. Ato mė kanė pėlqyer gjithmonė. Nė vite tė ndryshme ka shkruar disa shkrime pėr artin e ngrohtė dhe tė veēantė pikturik tė Spiro Golgotės. Mua ai mė kujtonte njė piktor binjak tė Vangjush Mios por kjo mėnyrė krahasuese shpjegon diēka por nuk ėshtė e saktė sepse nė fund tė fundit Spiro Golgota ėshtė fokusuar dhe ka mbetur pėrjetė tashmė nė historinė e arteve figurative shqiptare si piktor i parė dhe mė i shquar i qytetit tė Durrėsit, si njė artist me individualitet tė spikatur.


I kam njohur motrat e Spiro Golgotės, Dhimitrėn dhe Stavrullėn, kam qenė shumė herė nė shtėpinė e tyre nė Durrės. Kėto motra tė mira me zemėr tė madhe, shumė mikpritėse dhe tė sjellshme pėrherė jetuan me kujtimin e vėllait tė tyre fatkeq. Nuk ka ca kohė qė njėra nga motrat, Dhimitra ka vdekur. U trondita kur mora vesh vdekjen e saj dhe ky ėshtė shkaku qė po shkruaj kėtė shkrim pėr Spiro Golgotėn sepse ėshtė e padrejtė nga pikėpamja historike dhe artistike qė tė mbulohet nga pluhuri i harresės dhe mosmirėnjohjes emri i njė artisti tė tillė si Spiro Golgota.


Po kush ėshtė Spiro Golgota?


Ē'dihet pėr jetėn e tij tė shkurtėr?
Familja Golgota ėshtė vendosur nė Durrės nė shekullin XIX. Kjo familje kishte ardhur nga Llėnga e Mokrės. Babai i Spiros, Vangjeli ishte avokat, kurse nėna, Vangjelia qe shtėpiake. Kjo familje la emėr tė mirė nė Durrės dhe kujtohet dhe sot pėr tė mirė. Vangjeli mburrej se kishte qenė nxėnės i Bajo Topullit dhe pėrpiqej tė ndihmonte njerėzit.


Spiroja i vogėl u rrit nė njė mjedis intelektual me dashurinė pėr librat dhe muzikėn. Atė e mahnisnin perėndimet e mrekullueshme tė qytetit tė Durrėsit nė det, ekzotika e kėshtjellės bizantine, rrugicat me kalldrėm, portalet e ndėrtuara nga perandori ilir i Bizantit, Justiniani i madh. Vetvetiu ky mjedis madhėshtor dhe i lashtė ka qenė bota e ndijimeve tė Spiroja pėr t'u bėrė piktor i ardhshėm. Nė shtator 1939 Spiro Golgota filloi mėsimet nė liceun "Domenico Chirilo" nė qytetin Bari tė Italisė. Shqipėria qe pushtuar nga fashizmi italian. Ndonėsi i ri Spiroja e ndjente gjėmėn apokaliptike tė pushtimit. Ai pasi studioi dhe pėrvetėsoi thellė italishten, u zhyt nė botėn e librave njohu Danten, Alfierin, Viktor Hygonė, D'Anuncion, Leopardin etj. Njė ndikim tė madh tek Spiroja pati muzika klasike. Vite mė vonė Spiro bėri njė koleksion portretesh tė Bahut, Bramsit, Mozartit, Monteverdit, Vagnerit. Nė 1944 Spiro u kthye nė Durrės. I rėnduar nga tuberkulozi u bė melankolik, vetėm arti e tėrhiqte. Nė 1946 i ati e dėrgoi pėr t'u kuruar tek doktor Ndroqi nė Tiranė. Pati njė pėrmirėsim tė shkurtėr dhe nė 1947 filloi me vrull tė studionte artet figurative nė studion e piktorit Sabri Tuēi. Ai vizatonte pa pushim modelet skulpturore prej allēie, me gishtėrinjtė e ndjeshėm dhe tė hollė bėnte modelime tė ēuditshme me plastelinė.


Befas ndodh njė gjėmė, horizonte i jetės sė Spiros errėsohet. Arrestohet i ati i tij avokati Vangjel Golgota. Tmerri i persekutimit mbėshtolli tani e tutje jetėn e Spiro Golgotės. E ėma dhe motra qepnin nė makinė pėr bukėn e gojės. Spiroja vizatonte, pėrpiqej tė harronte me anė tė artit ankthet. Nga ato vite ka mbetur njė vizatim me motive nga "Ferri" i Dantes. Nė 1950 avokatin Vangjel e nxorrėn nga burgu. Pati njė stabilizim tė pėrkohshėm tė familjes por Spiro ende vuante nga tuberkulozi. I pėlqente tė shėtiste i vetmuar nė bregdetin e Currilave apo tek vendi i quajtur Ura e Dajlanit.


Punėt e tij
Nė 1952 Spiroja punėsohet tek Sektori i pikturės sė qytetit. Punonte edhe pėr banderolat, flamujt dhe portretet festive tė kohės. Nė kėtė kohė, ai bėri njė skulpturė me temė partizane "Ndihmė shokut". Dy-tre partizanė mbanin shokun e tyre tė plagosur. Kjo skulpturė u ekspozua nė Galerinė e Arteve nė Tiranė. Ishte pikėrisht Kristaq Rama, skulptori i njohur qė i dha zemėr dhe e inkurajoi. Nisi tė punonte nė disa cikle peisazhesh dhe portretesh. Bėri njė pikturė tė madhe pėr Ēerēiz Topullin, si dhe njė skulpturė tė Aleksandėr Moisiut. Akoma dhe sot nė fasadėn e ndėrtesės ku ka qenė shtėpia e kulturės sė portit detar ruhen dy relieve tė Spiro Golgotės, njėri tregon Mujo Ulqinakun me mitraloz kundėr zbarkimit fashist italian nė 7 prill 1939 kurse tjetri ėshtė njė spirancė e madhe monumentale. Por mė shumė se sa skulptor Spiroja qe njė piktor i hollė dhe me shije tė vėrtetė artistike. Ai la njė numėr tė madh peisazhesh tė shtėpive karakteristike nė Durrės, nė Mokėr, nė Voskopojė, nė Dardhė, dhe nė Korēė. Ai bėri disa akuarele tė mrekullueshme tė djemve dhe vajzave tė reja nė plazhin e Durrėsit. Portreti qe njė nga mėnyrat e tij mė tė suksesshme tė tė shprehurit. Miqtė e Spiro Golgotės ishin intelektualėt e njohur tė Durrėsit Vangjel Heba, Pjetėr Dungu, Gjergj Vlashi etj. Nė shumė familje tė Durrėsit ka piktura tė Spiro Golgotės.


Ekspozita e parė dhe e fundit
Disa muaj para se tė vdiste nė 1962 u pėrurua ekspozita e parė dhe e fundit e Spiro Golgotės qė pati njė sukses shumė tė madh. Njė pjesė e kėtyre punimeve mendoj se duhet tė ruhen nė Galerinė e Arteve tė Durrėsit. Po tė mblidhen tėrė pikturat e tij e kalojnė numrin njėqind dhe mund tė krijonim njė muze tė vogėl figurativ me emrin e tij. Muzeu "Spiro Golgota" duhet bėrė patjetėr nė tė ardhmen nga Durrėsi. Nė 15 dhjetor 1977 unė kam botuar nė gazetėn "Adriatiku" njė shkrim mjaft vlerėsues dhe entuziast pėr pikturat dhe artin e Spiro Golgotės. Gjithashtu nė njė tjetėr shkrim tė botuar mė 18 dhjetor 1986 po nė gazetėn "Adriatiku" kam shkruar sėrish njė studim ku nėnvizoja "Spiroja krijon harmoni dhe pikturon nė mėnyrė realiste, shumė tė sinqertė, mbėshtetur nė traditėn e Mios por pa u identifikuar me tė". Njė studim akoma mė tė gjatė pėr piktorin Spiro Golgota unė kam botuar nė revistėn "Nėntori" nr.1 1978 si dhe njė tjetėr studim nė almanakun "Adriatiku", 1980, Organ i degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Durrėsit. Pse i pėrmend kėto shkrime? Pėr tė vėrtetuar bindjen time se njė artist si Spiro Golgota ka vlera dhe nuk duhet harruar nė asnjė mėnyrė. Ky artist i pikturės ka vendin e tij tė padiskutueshėm jo vetėm nė historinė e arteve figurative tė Durrėsit por edhe tė Shqipėrisė. Ai vdiq 36 vjeē. Mbiemri i tij i tmerrshėm Golgota tė kujton historinė e kalvarit dhe tė kryqėzimit tė Krishtit. Pse vallė ky mbiemėr Golgota, qė ėshtė toponim nė Jeruzalem? Nuk dua ta zhbiroj deri nė fund kėtė motiv veēse dua tė them se jeta e shkurtėr e Spiros qe nė tė vėrtetė njė formė e vuajtjes dhe persekutimit tė kotė.


Ai pėrjetoi kėshtu golgotanė e kohės dhe u shua tepėr herėt nga jeta. Por ai la artin e tij si trashėgim. Ky art nuk mund tė na lerė indiferentė. Kėto rreshta qė shkrova pėr Spiro Golgotėn nuk janė vetėm njė gjest moral nderimi por para sė gjithash njė nevojė diturake pėr hir tė sė vėrtetės shkencore dhe tė arteve figurative nė Shqipėri.


Sė fundi botimi i njė albumi me krijime qė ruhen akoma tė Spiro Golgotės do tė ilustronte dhe krijonte ndjesi tė reja dhe mė tė fuqishme pėr tė gjithė ne e pėrgjithėsisht pėr kujtesėn kombėtare.