Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Lidhja dashurore vret elektricistin!!

    Policia e Fierit gjen vajzėn tė rrahur pėr vdekje

    Njė makinė e dyshimtė ka disa orė qė ėshtė par-kuar nė afėrsi tė shtėpisė sonė", ishte telefonata nė adresė tė policisė sė Durrėsit e bėrė mėngjesin e djeshėm nga disa familjarė tė lagjes 13, apo sektori Apolonia, qė ndodhet nė plazh. Ata ishin bėrė kuriozė dhe mė pas ishin frikėsuar prej prezencės sė pashpjegueshme tė Benzit 200 me ngjyrė blu e targa FR 7351 B. Dyshimi i familjarėve nuk kishte qenė i kotė. Nė bagazhin e makinės policia kishte gjetur kufomėn e njė 35-vjeēari, i cili u identifikua si Robert Mitro, nga Fieri me profesion elektricist. 35-vjeēari ishte vrarė me mjete tė forta, mbėshtjellė me njė mbulesė dhe futur nė bagazhin e makinės sė vet. Policia e Durrėsit e kishte pasur tė thjeshtė identifikimin, pasi nga kolegėt e Fierit u ishte komunikuar denoncimi pėr humbjen e tij njė natė mė parė. Viktima quhej Robert Mitro. Ky kishte dy vjet qė ishte kthyer nga Greqia, ku kishte jetuar sė bashku me familjen e tij, bashkėshorten, Lolėn, dy fėmijėt e tė atin. Ai njihej si njė njeri i rregullt.


    Skena e krimit

    Menjėherė pas mėsimit tė lajmit, policitė e Fierit e Durrėsit janė marrė me hetimin intensiv tė ngjarjes. Nė duar kishin fillin qė mund t'i ēonte drejt tė vėrtetės. Sė bashku me viktimėn, rreth orės 12.00 tė sė hėnės ishte nisur nė drejtim tė Durrėsit edhe njė tjetėr i njohur i tij, pronar i njė ndėrmarrjeje. Nga ana tjetėr, policia e Durrėsit kishte identifikuar vendin ku ishte konsumuar vepra penale. Ishte njė ndėrtesė 8-katėshe nė ndėrtim e sipėr nė plazh, e cila i pėrkiste njė biznesmeni nga Fieri. Nė kėtė ndėrtesė viktima kishte punuar pėr disa kohė pėr tė bėrė instalimet elektrike. Pikėrisht nė kėtė pallat, nė katin e 5-tė tė tij ėshtė kryer edhe vrasja. Policia kishte gjetur gjurmė tė dukshme tė njė pėrleshjeje, por edhe dėshmitarė qė pohonin zhurma. Sipas policies, Mitro ėshtė futur nė dhomėn e katit tė 5-tė tė pallatit tė papėrfunduar. Nė atė dhomė ai ėshtė goditur nė kokė pėr vdekje nga njė apo dy persona. Ekzekutimi, sipas policisė, mund tė ketė ndodhur nė mesnatė dhe rreth orės 02.00 tė mėngjesit kufoma ėshtė mbledhur me batanije dhe ėshtė zbritur poshtė. Mė pas ėshtė vendosur ne bagazhin e makinės dhe ėshtė dėrguar para objektit ku u gjet dje nė mėngjes.

    Autorėt e akuzuar


    Burime tė hetimit pohuan pėr Gazetėn se kishin ravijėzuar njė skemė tė pėrafėrt pėr ngjarjen. Sipas tyre, ishte zbuluar se viktima, edhe pse i martuar me dy fėmijė, kishte lidhje me njė vajzė 18-19 vjeēare me origjinė nga Vlora, banore nė fshatin Mbyet tė Fierit. Madje, sipas tė njėjtit burim, Mitro ishte lidhur me vajzėn ndėrsa punonte nė Durrės duke bėrė instalimet pikėrisht te pallati i njė tė afėrmi tė saj. Sipas hetimit tė policisė sė Fierit, autori i dyshuar pėr vrasjesn mendohet tė jetė I. B, njė kushėri i vajzės i cili ėshtė shpallur nė kėrkim. Kėshtu pėrfund kėsaj logjike, policia pohon se kishte tė ngjarė qė njerėzve tė vajzės nuk u kishte pėlqyer fakti i lidhjes sė njeriut tė tyre me njė burrė tė martuar, por nuk pėrjashtohet mundėsia e veprimit tė tyre nė momentin kur do tė kenė mėsuar apo hipotezuar se Mitro mund tė kishte qėllime tė kėqija ndaj vajzės. Njė i tillė, sipas policisė, ka qenė mundėsia e dėrgimit tė vajzės pėr nė Itali si prostitutė.

    Gjendet nga policia vajza e konfliktit e rrahur pėr vdekje


    Vajza e konfliktit qė solli ekzekutimin e Robert Mitros, ėshtė gjetur nga policia e Fierit nė afėrsi tė fshatit Mbyet, pranė vendit ku banonte me gjyshen. Ajo ishte nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, e rrahur pėr vdekje me shumė shenja dhune nė trup. Vajza 17-vjeēare ėshtė dėrguar nė spitalin e Fierit nė rapartin e urgjencės ku i ėshtė dhėnė ndihma e parė. Sipas policies, ka tė ngjarė qė skena e krimit tė jetė luajtur nė sy tė vajzės, madje ajo tė ketė provuar edhe tmerrin e dhunės pikėrisht se bashku me Mitron. Policia dyshon gjithshtu se telefonata qė i ėshtė bėrė Mitros pėr tė shkuar nė Durrės, tė jetė bėrė pikėrisht nga vajza me tė cilėn ai kishte lidhje. Nė njė dhomė tė katit tė pestė, Mitro ėshtė goditur nė kokė pėr vdekje nga njė apo mė shumė persona.

    Bashkėshortja: Denoncova pasi Berti nuk m'u pėrgjigj nė telefon

    E shoqja e viktimės, Lola, nė gjendje tepėr tė rėndė (ėshtė darkė dhe ende nuk e di se ēfarė i ka ndodhur tė shoqit tė saj, pasi askush nuk i ka thėnė me saktėsi), gjatė njė kontakti me Gazetėn thotė: "Tė hėnėn nė mesditė, rreth orės 12.00, Berti u nis pėr nė Durrės sė bashku me njė shokun e tij. Prita gati 5 orė telefonatėn e Bertit, pasi isha mėsuar qė mė merte ēdo njė orė, apo ēdo dy orė, gjatė gjithė ditės dhe e mora vetė nė telefon, por ai vazhdimisht e kishte tė fikur. Mė pas, rreth orės 18.30 shkova tė interesohesha nė polici se mos kishte ndodhur ndonjė aksident. Por mė thanė se nuk kishte ndodhur asnjė aksident deri nė ato momente. Meqė isha atje unė bėrė dhe njė denoncim pėr faktin qė burri im kishte kohė qė ishte nisur pėr nė Durrės dhe ende nuk ishte kthyer. Shumė veta mund tė qeshnin me kėtė fakt, por unė e di qė Berti kurrė nuk rri pa mė marė nė telefon dhe pėr mė tepėr nuk e fik telefonin e tij".

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Nje tregtar nga Fieri ka mbetur i vdekur ne Durres gjate nje perleshje me nje tjeter bashkeqytetar te tijin. Burimet policore nga qyteti bregdetar bejne te ditur se vdekja ne Durres duket se ka qene perfundimi i nje historie te gjate te nisur pikerisht ne Fier. "Robert Mitro 37 vjec, ka marre nje vajze nga familja e saj ne Fier dhe te afermit e saj jane hakmarre", thane burimet policore. Nga hetimet e para dyshohet se nje autor i krimit eshte Ismet Borici, 27 vjec, banues ne lagjen "Liria" te Fierit. "Konflikti mes dy personave ka nisur kur Mitro ka marre per arsye ende te panjohura nje vajze, te afert me familjen e Boricit dhe eshte larguar se bashku me te", thane burimet e policise se Durresit. Burimet shtojne se, forcat e policise po punojne intensivisht per zbulimin e vendndodhjes se Boricit dhe per ndalimin e tij. Mitro eshte gjendur i vdekur, pasoje e goditjeve me sende te forta, ne bagazhin e autovetures se tij te braktisur ne Plazh. Sipas te dhenave te para nga ekspertiza mjeko-ligjore, Mitro kishte vdekur rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem. Trupi eshte zbuluar nga uniformat blu, dje ne mengjes rreth ores 08:00, pas dyshimeve te disa qytetareve mbi autoveturen e braktisur. Megjithate, ende mbetet e mistershme sesi historia e nisur ne Fier, perfundoi ne Durres.

    Nje femer ne mes, nga Fieri ne Durres

    Burimet zyrtare te policise se Durresit bejne te ditur se dinamika e vrasjes eshte thuajse zbardhur plotesisht. Ne kete fakt kane ndihmuar edhe informacionet e marra nga Fieri. Robert Mitro, 37 vjec, lindur e banues ne lagjen "16 Prilli" ne Fier, prej disa kohesh punonte si hidraulik/elektricist ne nje pallat qe po ndertohej ne Plazhin e Durresit, te sektori "Hekurudha". Gjate kesaj kohe, ai banonte ne nje apartament ne katin e peste te nje pallati ne sektorin "Hekurudha" te Plazhit. Nderkohe, dyshimet mbi vrasjen kane rene mbi Ismet Boricin, 27 vjec, lindur e banues ne lagjen "Liria" ne Fier. Mesohet se Ismet Borici nuk ka qene i vetem ne aktin e kryer, por bashkepunetori ende mbetet sekret. Shkak i vdekjes se Mitros eshte bere nje vajze te cilen ai e ka marre nga Fieri. Duket se, per te bashkejetuar gjate kohes qe Mitro qendronte ne Durres, ai kishte patur nevoje per pranine e nje femre. Pjese e hetimeve eshte bere edhe pista e mashtrimit te saj nga Mitro per qellime trafikimi, por kjo duket shume e zbehte pasi viktima nuk kishte precedente penal te nje natyre te tille.

    Zbulimi i trupit

    Kalimtaret e shumte, qe shijojne ajrin e mengjesit ne bregdet, kane qene ata qe kane lajmeruar policine. Nje autoveture pa targa dhe me celesin ne vendin e duhur ka ngjallur dyshime. Rreth ores 08:00, uniformat blu kane mesuar se behej fjale per nje njeri te vdekur. Marrja ne pyetje e punetoreve te pallatit ku Mitro punonte si hidraulik dhe elektricist ka zbardhur jeten private te viktimes. Kjo ka bere qe, ne kontakt me koleget e tyre ne Fier, policia e Durresit te zbardhe pjesen me te madhe te krimit. Megjithate, autoret mbeten te lire. Te pakten njeri prej tyre, Ismet Borici, eshte tashme i shpallur ne kerkim.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se autoret e dyshuar ndoshta nuk jane ndeshur me Mitron, me mendimin per ta vrare. Ngjarja ka filluar ne nje apartament ne Plazh, ku Mitro banonte perkohesisht. Policia eshte e sigurte se behet fjale per me teper se nje autor. Ne fakt, dyshohet se jane dy. Ata kane hyre ne banesen e Mitros, pa perdorur force. Ketu, ne hapjen e deres se apartamentit, dyshohet pjesmarrja e femres me te cilen ai bashkejetonte. Nje debat ka precipituar mes paleve dhe dy njerezit e ardhur nga Fieri e kane goditur Mitron me sende te forta. Mesohet se ai ka marre disa hematoma ne koke dhe objekti mendohet te kete qene nje leve hekuri. Por, duket se autoret, jane gjetur te papergatitur nga vdekja e tij e menjehershme. Mitro ka rene i vdekur ne dysheme dhe autoret jane mundur te fshehin sa me teper gjurme. Ata e kane mbeshtjelle viktimen me nje batanije dhe, duke perfitur nga erresira, e kane futur ne bagazhin e makines se vete atij. Autovetura, e tipit Mercedes-Benz, me targe FR 7351 B, eshte derguar ne breg te detit dhe eshte braktisur. Mesohet se celesi i autovetures ishte ende ne kuader, por targat i ishin hequr dhe marre nga autoret.

  4. #4
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Kane qene 6 anetare gjithsej, qe kane bere krimin, dhe kriminelet kane ikur dhe nuk dihet se ku jane. Ketu nuk ka muhabete vajze por me teper lekesh. I ziu ai qe ka pare tmerr me sy si e kane torturuar dhe e kane vrare pak nga pak, pale la dhe dy femije. Ato kriminele duhen varur ne mes te sheshit qe te behen shembull per te tjeret
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  4. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •