Te dashur vellezer dhe motra,
Po e hap kete teme sot per te diskutuar per nje nga figurat me te rendesishme te historise se krishterimit, perandorin Kostandini i Madh.
Shpeshhere pyesja veten se a eshte fitimprurese nje teme e tille ne nje forum te krishtere. Ndoshta kjo teme mund te behet shkas per perplasje mes te krishtereve, por keto perplasje nuk ua heqin atyre vellazerine me njeri-tjetrin, vellazeri kjo qe rrjedh nga zoti yne Jezu Krisht.
Perandori Kostandin (274-337 A.D) ishte ai qe ndau epokat kristiane. Aq e thelle ishte kjo ndarje sa shpeshhere historianet i referohen epokes para Kostandinit si epoka paleo-kristiane.
Por para se te shohim ate qe ai beri gjate jetes se tij ne lidhje me Kishen, le te hedhim nje sy mbi peisazhin qe na ofron koha pak para ardhjes ne pushtet te perandorit.
Le te kthehemi ne kohe ne vitin 66 A.D. Ne kete kohe ne Rome sundonte Neroni, i cili per here te pare ndermori persekutimin romak ndaj kristianeve. Ky persekutim deshmon se Kisha ne kete kohe ishte aq e perhapur sa kishte rene ne sy te shtetit, po keshtu deshmon se Kisha ne ate kohe ishte nje krijese fare e pambrojtur, qe mund te shkelej me kembe fare pa problem nga cdokush qe e deshironte kete.
Ne kete kohe shume kristiane u bene pre e luaneve te uritur dhe u kryqezuan pa meshire duke u akuzuar si zjarrvenes te Romes.
Pas Neronit, persekutimi i kristianeve hyri ne mode. Te vrisje nje kristian jepte aq satisfaksion sa vrasja e nje dreri ne gjueti! Ne ne ate kohe ishim preja me e pelqyer e paganeve!
Kishte periudha kur Kisha nuk sulmohej nga paganet, dhe ne keto momente Kisha rritej, kishte periudha kur Kisha sulmohej egersisht nga paganet, dhe perseri Kisha rritej.
Ne fund te shekullit te trete, Kisha arriti ne 10% te Perandorise Romake.
Tani ishte koha e ardhjes ne pushtet te perandorit Dioklecian, i cili sundoi per 303-306 A.D. Ne kete periudhe filloi perndjekja ne shkalle perandorie e Kishes. Diokleciani njihet si perandori qe ka bere persekutimin me te eger nga te gjithe perandoret e tjere.
Ne keto 3 vjet, Kisha u perlye me gjak martiresh me shume se cdo here tjeter.
Persa i perket feve qe ekzistonin ne ate kohe, me e perhapura ishte Mitraizmi (besimi ne Diellin) dhe Kulti i Perandorit (Besimi qe Perandori eshte Hyjnor).
Keto ishin fete "ne mode".
Pervec ketyre kishte dhe kulte te tjera qe lidheshin me "zota" te preferuar.
Ne kete kohe, vjen ne pushtet Perandori Kostandin.
I bindur se ishte Zoti i te Krishtereve ai qe i dha pushtetin dhe fitoren mbi rivalet e tij, filloi gradualisht te tregonte afeksion per kete "kult"! Them kult se ne syte e botes pagane ne s'ishim vecse nje kult i cuditshem, qe adhuronte nje marangoz te kryqezuar para 300 vjetesh!
Me hipjen e tij ne fron, Kostandini legalizoi besimin kristian me ediktin e Milanit, v. 313 A.D.
Ne kete periudhe 313-380 A.D, pra brenda nje brezi njerezor, Kisha arriti nga 10-20% e perandorise ne 100%. Ne vitin 380 A.D perandori Theodhos, e shpalli Krishterimin fe zyrtare duke nxjerre lashte ligjit cdo fe tjeter ne perandori!!!
Le te kthehemi tani te Kostandini. Sic dihet fare qarte nga historia e jetes se tij, ai u pagezua vetem disa dite para vdekjes! Pra kemi nje perandor pagan deri ne fund te jetes se tij. Pra kjo tregon se gjate gjithe kohes qe ai i sherbente Kishes, ai nuk ishte pjese e saj. Pra kemi nje person i cili eshte:
1-) Perandor
2-) Pagan
Pa dashur aspak te gjykoj kete perandor, mund te themi se Kisha ne kete kohe u be e " e preferuara" e dikujt qe ishte jashte saj!
Po ashtu si perandor, Kostandini, ishte i interesuar per ruajtjen e perandorise nga cdo percarje e karakterit fetar! Ndaj shpeshhere nderhynte brenda Kishes per te zgjidhur me anen e forces, probleme qe dukeshin se mund te shkaktoni percarje ne Kishe, dhe si rrjedhim dhe ne perandori!
Paganet kur shihnin afeksionin e perandorit me Kishen, filluan te pranonin turma-turma krishterimin.
Pra kemi te bejme me nje konvertim ne krishterim ne mase.
Por konvertim a do te thote rilindje?
Keshtu pra, ata qe ishin te krishteret origjinale, qe i kishin shpetuar persekutimeve, tani perbenin pakicen ne Kishe.
Dhe deri ne vitin 380, kjo "race" ishte pothuajse e zhdukur krejt nga realiteti tokesor!
Tani te krishteret kerkoheshin te ishin te ditur, te njihnin mire filozofite dhe retorikat aristoteliane, pasi ata ishin tani aristokracia e re!
Por keta pagane te konvertuar ishin mesuar me rite, me festime Dielllindjesh, me degjime predikimesh, me vajtje ne Tempuj me raste festash, dhe si te tille nuk mund te hiqnin dore lehte nga keto menyra jetese! Ne fund te fundit ishin vetem te konvertuar dhe jo te rilindur!
Ne kete Kohe, PER HERE TE PARE ne historine e saj, Kisha shpall se jo cdokush qe pranon te jete i krishtere, eshte patjeter i tille. Pra kemi dallimin midis "te krishtereve" dhe "te krishtereve te vertete"!
Ne kete moment ndodh dhe dallimi midis "te krishtereve" dhe "shenjtoreve"....
.................................................. .................................................
Do ju ftoja te gjitheve vellezer e motra, per te sjelle materiale qe flasin per kete periudhe te historise sone....
Krijoni Kontakt