Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Fatmir Velaj

  1. #1

    fatmir velaj "cmim te arte" ne Sanremo

    Fatmir Velaj nderohet me “Cmim te arte“ ne Sanremo



    ... Nga data 6 deri 9 dhjetor 2003, ne qytetin e Sanremos ( Itali ) u zhvillua Festivali i 11 Nderkombetar i Piktures Bashkekohore "SanremoArte". Ky aktivitet i rendesishem artistik, u organizua nga qendra e artit "La Tavolozza" ne bashkepunim me Bashkine e qytetit dhe Akademine e Arteve te Sanremos. Ne te merrnin pjese 430 artiste nga Italia e nga vende te ndryshme te Europes.

    Ne kete festival, per pikturen me te mire, krahas medaljes se argjente vene ne dispozicion nga Presidenti i Republikes Italiane On. Carlo Azelio Ciampi ishte vene edhe trofeja e Papa Giovanni Paolo i II per pikturen me te shenjte ( Pittura Sacra ). Medaljen e arte per artistin me te mire e vuri ne dispozicion Republika e San Marinos.

    ... Veprimtaria ne fjale, terhoqi vemendjen e shume personaliteteve te artit e kultures dhe u vizituar nga fituesi i ēmimit Oscar, Roberto Bennigni, gazetari i shquar italian Bruno Vespa, sekretari i shtetit per kulturen Vittorio Sgarbi, kengetaret Gianni Morandi, Massimo Ranieri etj.

    Ne kete Festival paraqiti punimet e tij "The country house 1", "The country house 2", "The testament" edhe piktori shqiptaro-austriak Fatmir Velaj.

    Ne dreken e nderit qe u shtrua ne ambientet e “Suite Hotel Nyala” te Sanremos merrnin pjese personalitete te artit, kultures dhe politikes. Ne pershendetjen e tij presidenti i qendres se artit "La Tavolozza", Casimoro Dell'Arco Talarico falenderoi te gjithe artistet qe u kualifikuan ne kete veprimtari si edhe gjithe ata personalitete te fushes se artit, gazetarise dhe politikes qe kishin arrdhur te perjetonin ato momente interesante ne Sanremo.

    Nder te tjera ai u shpreh se: "... per mua eshte kenaqesi e veēante te prezantoj dhe t’i u uroj mireseardhjen shume artisteve nga vende te ndryshme te Europes. Ne kete kontekst, deshiroj te pershendes ne menyre te veēante, artistin nga Vienna, Fatmir Velaj, jo vetem ne emrin tim personal por edhe te te gjithe stafit te jurise dhe qendres kulturore ne Sanremo”.

    Mbas drekes se nderit u be ndarja e ēmimeve. Juria e festivalit nderoi me medaljen e arte dhe ēmimin e pare artistin shqiptar Fatmir Velaj, si artistin me te mire ne karieren e gjithe festivalit. Kete ēmim, te vene ne dispozicion nga qeveria e Republikes se San Marinos, atij ja dorezoi Konsulli i Republikes se San Marinos ne Marseje Cav. Avv. Domenic Morganti. Ne fjalen dhe motivacionin e ēmimit, ai vleresoi punimet e Fatmir Velajt, si nje menyre e shkelqyer e paraqitjes se mendimit, filozifise dhe ndjenjave artistike. “Per mua, personlisht, - tha ai - ishte nje kenaqesi e veēante kur pashe punimet tuaja e, nderkohe, nuk u befasova kur juria e festivalit ju vleresoi me ēm imin me te larte. Per Republiken e San Marinos, me nje histori 1700 vjeēare, eshte kenaqesi e veēante qe artiste te tille, t’i vleresoje e tu ofroje mireseardhjen ne San Marino”.

    ... Pataj, fjalen e mori fituesi i ēmimit, Fatmir Velaj. Ai falenderoi per mikpritjen e ngrohte qe ju be nga organizatoret e Festivalit si edhe per jurine qe e kish zgjedhur ate si artistin me te mire te tij. Ai falenderoi gjithe miqte e dashamiresit e artit qe kishin marre pjese ne kete aktivitetet, si edhe ata qe e kishin inkurajuar qysh ne fillimet artistike e, ne menyre te veēante, bashkeshorten e tij, Klara qe, ndodhej e pranishme ne salle e, se ciles, ai ja dedikoi edhe fitmin e ēmimit ne fjale.

    ... Publiku e priti pershendetjen e piktorit Fatmir Velaj me „standing ovation“. Per Fatmir Velaj, ky vlersim i larte ne Itali, i shtohet nje sere suksesesh te tjera qe ai ka arritur ne Austri e jashte saj. Vitin qe vjen, ai eshte ftuar te organizoje ne Muzeumin Kombetar te Rumanise ekspoziten "Good Morning Balkan". Ne hapjen e kesaj ekspozite ne Bukuresht, eshte konfirmuar edhe pjesemarja e Presidentit te Republikes se Rumanise Ioan Iliescu, i cili ka marre edhe “patronatin“ e kesaj veprimtarie. Perurimi i kesaj ekspozite, ku do te marre pjese edhe koordinatori i Paktit te Stabilitetit Dr. Erhard Busek, do te zhvillohet ne 24 Qershor 2004.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Fatmir Velaj

    Fatmir Velaj, piktori qė Austria e ka shpallur " Nderi
    i Republikės", ndėrsa Sanremo e nderoi me Medaljen e
    Artė
    nga Dalip Greca

    Fatmir Velaj, piktori Vlonjat, qė jeton nė Vjenė sė
    bashku me bashkėshorten e tij, Katrinė, prej kohėsh
    ka tėrhequr vėmendjen e medias ndėrkombėtare. Falė
    shkrimeve tė gazetarit,Vasil Qesari, qė jeton nė
    Francė, edhe shtypit shqiptar nuk i ka munguar
    informacioni pėr piktorin e talentuar, qė vitet e
    fundit ka tėrhequr vėmendjen edhe nė njė fushė tjetėr;
    atė tė organizimit dhe drejtimit tė veprimtarive
    debatuese me temė panballkanike dhe paneuropiane dhe
    prej kohėsh ai ka amrrė "pasaportėn" e qytetarit
    intereuropian, i pagėzuar ndryshe edhe si pėrfaqėsues
    i Europės multikulturore.
    Deputeti i parlamentit Europian Dr. Hannes Swoboda
    shkruan :
    "Fatmr Velaj ėshtė njė piktor qė nė mėnyrėn mė tė
    shkėlqyer prezanton Europėn multikulturore.
    "Multikulturė" nuk ėshtė pėr tė njė fjalė mode ose
    slogan por praktike e jetuar pėrditė.Nga kjo praktikė
    shpėrthejnė si temat ashtu edhe ngjyrat nė pikturat e
    tij. Ngjyra tė dhimbshme gjithashtu melankolike
    pėrzihen me ngjyra tė ēelėta, tė gjalla dhe
    shpresėdhėnėse. Kėshtu paraqitet edhe bota jone dhe
    mbi tė gjitha Europa. Njė Europė qė piktori nga
    Shqipėria qė jeton nė Vjenė e paraqit direkt dhe
    indirekt dhe qė shkon matanė Europės sė Bashkuar.
    Fatmir Velaj e ndjen veten nė shumė vende tė
    kontinentit Europian si nė shtėpinė e
    tij dhe unė shpresoj qė sė shpejti e gjithė Europa tė
    jetė shtėpia jonė e pėrbashkėt.
    Me ndėrmjetėsinė e Vasil Qesarit, realizova njė lidhje
    tė drejtėpėrdrejtė me piktorin vlonjat, Velaj dhe
    mėsova shumė mė tepėr se ē’dija pėr tė, ndėrsa pėr t’i
    dhėnė lexuesit tė Illyria-s mė shumė informacion, unė
    i mora atij njė intervistė qė po e pėrcjell nė faqet e
    gazetės.
    Arritjet nė fushėn e pikturės janė tunduese jo vetėm
    pėr Fatmirin, por edhe pėr bashkombsit e tij. Nė
    Festivalin e pikturės bashkėkohore nė Sanremo,
    organizuar nga 6-9 dhjetor 2003, Fatmiri u nderua me
    Medaljen e Artė. Ndėrkohė qė, dy muaj mė parė, mė 23
    tetor 2003, nė Sallėn e Kongresit, nė Selinė e
    Qeverisė sė Austrisė (Bundeskanzleramt) nė emėr tė
    qeverisė sė Austrisė, Zonja ministre e punėve tė
    jashtme, Dr. Benita Ferrero Waldner , i dorėzoi atij,
    medaljen "Nder i Republikės " sė Austrisė.
    Kohė mė parė, me 28 shkurt 2001, nė prani tė
    presidentit tė Parlamentit austriak, Dr. Heinz
    Fischer, ai organizoi njė ekspozitė ndėrkombėtare nė
    Parlament, e cila pati njė sukses tė jashtzakonshėm.
    Mė vonė ka organizuar tė ashtuquajturat sallone
    kulturore-politike, ku ka vėnė pėrballė personalitete
    austriake dhe europiane. Veprimtari tė tilla janė tė
    shumta. Pėr t’u informuar rreth tyre dhe aktivitetit
    artistik tė Fatmir Velaj, le tė ndjekim intervistėn:
    Sapo keni prekur njė ēmim jo dosido, keni fituar
    medaljen e Artė nė
    Sanremo, ju lutem, na thoni se ēfarė pėrfaqėson ky
    ēmim pėr ju, si u prit
    Fatmir Velaj nė Sanremo dhe si e pėrcolli shtypi kėtė
    ngjarje?


    - Pėr ēdo njeri dhe sidomos pėr ēdo artist, Sanremo
    ka njė emėr tė vaēantė. Tė gjithė ata qė pjesėn mė tė
    madhe tė rinisė e kaluan nė Shqipėri dhe qė ishin tė
    interesuar pėr artin dhe muzikėn, ky qytet i Italisė
    ishte njė ėndėrr mė shumė, njė yll nė qiellin e madh
    tė ėndrrave tė tyre rinore. Tė marrėsh pjesė nė njė
    aktivitet nė Sanremo ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė. Pėr
    mua ishte njė dėshirė duke u nisur edhe nga fakti se
    nė rininė tonė ndiqnim ato netė tė bukura shkurti apo
    marsi tė Festivalit tė kėngės nė Sanremo dhe tė
    nesėrmen fillonim t’i imitonim. E ndjenim veten tė
    lumtur kur arrinim t’i mėsonim kėngėt shpejt dhe i
    fėrshėllenim. Kjo farė "lumturie" kur e mendoj sot mė
    trishton dhe mė kujton tė pavdekshmin Dante Alighieri
    dhe Komedinė e tij Hyjnore. Sidomos nė mendje mė
    troket thėnia e tij: "Nessun maggior dolore, che
    ricordarsi del tempo felice nella miseria." (Nuk ka
    dhimbje mė tė madhe se tė kujtosh kohėn e lumtur nė
    varfėri).
    Kur mė thanė se isha i mirėpritur tė merrja pjesė nė
    Festivalin e pikturės thashė me vete se m’u pėrmbush
    njė dėshirė. Dėrgova tre punime dhe prita nėse do mė
    lajmėronin tė merrja pjesė nė netėt finale. Kur vajta
    nė Sanremo pashė se punimet e mia ishin pėlqyer dhe
    kėtė e vura re te shumė persona qė kur unė
    prezantohesha mė uronin pėr veprat e mia. Kur mė
    vlerėsuan me ēmimin e parė si artisti mė i mirė nė
    karrierė, njė medalje e artė qė Republika e San
    Marinos kish vendosur pėr kėtė qėllim, atėherė gėzimi
    im ishte i pakufijtė. Ky ėshtė njė vlerėsim i madh pėr
    punėn time dhe pėr ciklin e ri qė unė kisha nisur dhe
    mė inkurajon pėr arritje mė tė larta nė fushėn e
    artit. Sado qė unė u nisa pėrsėri pėr Vjenė, mė thanė
    se pėr aktivitetin kanė shkruajtur shumė gazeta dhe
    revista italiane.
    Nė ekspozitė pati personalitete tė nderuara tė artit,
    gazetarisė dhe politikės. A keni mbresa tė
    drejtpėrdrejta nga kontakte me ta?

    - Aktiviteti u zhvillua nga data 6-9 dhjetor dhe
    finalja ishte nė datėn 8 dhe filloi nė orėn 12.00.
    Unė mbėrrita nga Vienna nė Sanremo aty nga ora 11.00.
    Si ekspozitė qėndronte e hapur qė nga data 23 nėntor.
    Unė pata mundėsinė tė takoj disa artistė qė mė uruan
    pėr punimet dhe kur u ndanė ēmimet mė ftuan pėr
    bashkėpunim. Mė thanė dhe mė treguan dhe fotografitė
    se kishin qenė dhe shumė personalitete tė tjera tė
    artit dhe kulturės italiane. Unė nuk pata mundėsi tė
    takohesha dot, mbasi ata kishin vizituar ekspozitėn mė
    pėrpara. Por, shumė personalitete tė gazetarisė, artit
    dhe politikės italiane kam pasur mundėsi t’i takoj nė
    aktivitete tė tjera.
    Ju lutem, diēka pėr tematikėn dhe gjininė e punimeve
    tuaja qė u paraqitėn nė ekspozitė?
    - Nė Festivalin e pikturės bashkėkohore nė Sanremo unė
    u paraqita me disa punime."The country house 1", "The
    country house 2" qė tė dyja nga cikli i ri qė kam
    nisur nė teknikėn e "overpainting on carpet". Ky cikėl
    i ri ėshtė njė version i "actions painting". Pėr kėtė
    pėrdor tapete tipike si ato rrugicat qė kemi mbajtur
    nė shtėpitė tona nė Shqipėri dhe i vendos nė telajo
    (canvas) dhe pastaj filloj tė krijoj atė qė unė dua tė
    realizoj me "action painting". Pėrveē kėtyre dy
    punimeve unė u paraqita edhe me "The testament" njė
    mix technique nė vaj dhe acrylic. Tematika e kėtyre
    punėve rrjedh nga ngjarjet qė prekėn kėtė 10 vjeēar
    Ballkanin.

    Para dy muajėsh ju arritėt njė tjetėr sukses tė
    jashtėzakonshėm pėr nėj emigrant, qoftė ky dhe artist:
    jeni nderuar me titullin e lartė "Nderi i Republikės"
    sė Austrisė. Do tė ishte me interes pėr lexuesin
    shqiptaro-amerikan tė gazetės "Illyria" qė tė
    plotėsoni informacionin e munguar: Cila sihte arsyeja
    qė ju merituat kėtė nder tė evēantė? Me ēfarė
    emocionesh e pėrcollėt atė ceremoni, ku ju ishit
    personazhi i nderit?

    - Mė 23 tetor 2003, nė Sallėn e Kongresit, nė Selinė e
    Qeverisė sė Austrisė (Bundeskanzleramt) nė emėr tė
    qeverisė sė Austrisė Zonja Ministre e punėve tė
    jashtme Dr. Benita Ferrero Waldner mė dorėzoi medaljen
    "Nder i Republikės " sė Austrisė. Tė them tė drejtėn,
    u befasova kur mė erdhi lajmėrimi. Arsyet se pėrse
    qeveria e Austrisė mė nderoi me kėtė ēmim tė lartė
    fillojnė qė nga viti 2001. Nė kėtė vit nė parlamentin
    e Austrisė nė Vjenė unė themelova organizatėn
    kulturore "Forum Weltoffen". Qėllimi i kėtij forumi
    ėshtė qė rolin e artistit si mendimtar dhe korrektues
    tė shoqėrisė ta ngrija nė njė nivel mė tė lartė dhe tė
    luaj njė rol vendimtar pėr problemet qė shqetėsojnė
    shoqėrinė e sotme. Pėrpara se tė jeshė artist, je
    njeri dhe ke mendimin tėnd tė pavaruar e duhet t’ia
    parashtrosh atė shoqėrisė. Ngjarjet e vitetve tė
    fundit kanė treguar se artistėt kanė njė rol shumė tė
    rėndėsishėm nė shoqėri dhe se mendimi i tyre ėshtė
    mirėpritur. Nėn praninė e presidentit tė parlamentit
    Dr. Heinz Fischer, nė datėn 28 shkurt 2001 unė
    organizova njė ekspozitė indėrkombėtare nė parlament,
    e cila ishte njė sukses i jashtėzakonshėm. Mė vonė unė
    organizova aktivitete tė tjera si Discussionsforum tė
    ashtuquajtura sallone kulturo-politike, ku thėrrisja
    personalitetet mė tė mėdha tė vendit nga fushat e
    artit, kulturės politikės dhe i pėrballja me publikun
    mbasi shkruaja njė temė pėr njė problem thėrrisja
    pastaj 5-6 personalitete dhe njė publik tė gjerė dhe i
    konfrontoja ata. Tė tilla ishin "XENOS - Living and
    working in diversity" nė Institutin Renner nė Vjenė,
    ku ftova deputetė nga Parlamenti Europian dhe ai
    austriak, por edhe gazetarė dhe tė tjerė, "The end of
    the multiculti?" organizuar nė universitetin e arteve
    tė applikuara nė Vjenė, ku ftova rektorin e
    universitetit, gazetarė dhe deputetė tė tė gjitha
    partive tė pėrfaqėsuara nė Parlamentin e Austrisė tė
    debatonin pėrpara publikut rreth temės qė merrte shkak
    nga ngjarjet e 11 Shtatorit. Por gjithashtu ishin edhe
    tė tjera diskutime si nė Akademinė e Diplomatėve nė
    Vjenė, nė Shtėpinė e Literaturės (ose tė
    shkrimtarėve) nė Bashkinė e Athinės nė Greqi, etj.
    Gjithashtu kėtė vit ishte dhe njė temė shumė brisante
    si "EU-Enlargement -also cultural", qė e zhvillova nė
    qendrėn kulturore tė Republikės Ēeke nė Vjenė ku ftova
    personalitete nga EU parlament, Ministria e Jashtme e
    Austrisė, profesor nga Akademia e arteve nė Budapest,
    profesor tė Harvard&Cambrdge University etj.
    Gjithashtu u organizuan ekspozita tė suksesshme si ajo
    nė City Hall tė Vjenės me titull "Art improve the
    time", ku unė paraqita 25 artistė nga vende tė
    ndryshme tė botės . Kjo ekspozitė u hap nga kryetari i
    bashkisė dhe ministri i kulturės sė landit tė Vjenės
    dhe nga unė. Nė inaugurimin e saj morėn pjesė mė
    shumė se 1000 vetė. Nė shkurt tė 2002 unė u thirra nė
    ministrinė e jashtme tė Austrisė nė Vjenė dhe mė
    kėrkuan qė brenda muajit maj tė organizoja njė
    ekspozitė nė Shkup. Nė 7 maj u organizua nė Shkup
    ekspozita e cila u hap nga Sekretarja e shtetit pėr
    kulturėn, ambasadori i Austrisė dhe nga unė. Nė kėtė
    ekspozitė pėr herė tė parė u paraqitėn krahas
    artistėve nga vende tė ndryshme tė botės edhe artistė
    nga tė gjitha grupet etnike nė Maqedoni.
    Nė nėntor 2002 me njė ftesė nga ambasada e Egjyptit
    nė Vjenė unė organizova nė bashkėpunim me "Helwan
    University" dhe "National Cultural Center of Egypt"
    ekspozitėn "Between Danube and Nile" qė pati njė
    sukses tė jashtėzakonshėm. Nė qershor 2003 unė
    organizova nė Athinė dy aktivitete. Nė kuadrin e 6
    mujorit tė drejtimit tė EU-sė nga Greqia nė qendrėn e
    artit tė Athinės. Aty organizova ekspozitėn « Good
    Morning Balkan". Kjo ekspozitė pati njė sukses tė
    jashtėzakonshėm dhe u pėrshėndet edhe nga ministrat e
    punėve tė jashtme tė Greqisė dhe Austrisė Jorgos
    Papandreou, Benita Ferrero Waldner, nga ministri i
    Turizmit, Ioannis Patelis, kryetarja e bashkisė sė
    Athinės Dora Bokoyannis, etj. dhe qė hapjen e sė cilės
    e bėnė ministri i turizmit, ambasadori i Austrisė,
    shefi i departamentit tė kulturės tė Athinės dhe unė.
    Nė fjalėn e time unė thashė se ishte njė kėnaqėsi pėr
    mua qė tė paraqes kėtu nė Athinė artistė me famė
    botėrore si Hermann Nitsch, Teodoro Papayannis etj.,
    por kėnaqėsia ime mė e madhe ėshtė se unė vij nga
    Ballkani dhe kam lindur nė Vlorė tė Shqipėrisė me njė
    traditė tė madhe kulturore. Nė kėtė aktivitet unė
    zgjodha edhe njė grup muzikor shqiptar, tė cilėt
    interpretuan muzikė nga vende tė ndryshme tė Ballkanit
    dhe nė fjalėn e hapjes unė i prezantova si mė tė mirin
    grup muzikor interkulturor nė Athinė dhe se pėr mua
    ishte njė kėnaqėsi e veēantė qė nė kėtė grup bėnte
    pjesė edhe ai qė nė fėmininė time mė mėsoi notat dhe
    pentagramin, i madhi Piro Koka.
    "Forum Weltoffen" (open world and liberal minding)
    arriti qė brenda njė kohe tė shkurtėr, tė bėjė njė
    tėrmet kulturor, kudo qė vete dhe tė prek si asnjė
    tjetėr organizatė nė Austri jetėn kulturore tė saj. Tė
    gjitha aktivitetet e organizuara kanė gjetur njė
    jehonė tė jashtėzakonshme nė organet e mediave dhe
    janė transmetuar edhe nga televizionet. Kėto dhe
    aktivitete tė tjera tė organizatės "Forum Weltoffen"
    qė unė drejtoj, por edhe ato tė aktiviteteve tė mia
    personale ishin motivi qė qeveria e Austrisė mė
    dorėzoi medaljen. Nė kėtė ceremoni unė u paraqita me
    gruan time Klarėn dhe ftova edhe trupin diplomatik tė
    Shqipėrisė nė Vjenė qė edhe ata tė pėrjetonin kėto
    momente tė veēanta qė rallė herė tė bie rasti t’i
    pėrjetosh, veēanėrisht nė Perėndim. Medaljen pėr
    kontribut tė veēantė pėr artin dhe kulturėn nė Austri
    ma dorėzoi minstria e punėve tė jashtme e cila mė uroi
    susksese tė mėtejshme dhe se e ndjente veten tė gėzuar
    qė vetė ajo kishte mundėsinė te ma dorėzonte kėtė
    nder.(Illyria-Nju Jork)
    (Vijon)
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Fatmir Velaj:Pasi do tė ēoj "Blunė e Jugut" nė Baden,
    do tė rikthem nė Vlorė pėr tė organizuar panairin
    ndėrkombėtar "Blue Art"



    nga Dalip Greca

    Fatmir Velaj ėshtė i kėrkuar gjithandej nga galeritė e
    Europės; atė e pret njė aktivitet i mbingarkuar gjatė
    vitit 2004, ku shumė galeri qė kanė planifikuar prej
    kohėsh hapjen e ekspozitave tė tij vetjake. Fatmirin e
    presin ekspozita tė shumta, diskutime dhe debate me
    personalitete tė botės kulturore e politike, tė cilat
    janė pjesė pėrbėrse e kalendarit tė vitit qė vjen. Nė
    shkurt do tė organizojė njė ekspozitė personale nė
    qytetin Baden; me 3 maj do tė organizojė njė ekspozitė
    tė piktorit vlonjat Agron Dine me titull "Bluja e
    Jugut"; nė qershor do tė jetė organizator i njė
    ekspozite ndėrkombėtare nė muzeun kombėtar tė
    Rumanisė, ku ėshtė paralajmėruar pjesėmarrja e
    presidentit Iliesku dhe kordinatorit tė Paktit tė
    Stabilitetit, Busek; nė shtator ka njė projekt shumė
    interesant; pėr herė tė parė do tė organizohet nė
    Vlorė Panairi Internacional i artit bashkėkohor
    "BlueArt", ku do tė ketė shumė artistė tė ftuar nga e
    gjithė bota; nė fillim tė tetorit ėshtė i ftuar nė
    Austri, ndėrsa mė 13 tetor ėshtė planifikuar qė tė
    jetė nė Galerinė Royal Leamington nė Angli etj.
    Po cili ėshtė Fatmir Velaj, si e "tradhėtoi"
    pasionin pėr muzikėn pėr hir tė dashurisė pėr penelin
    dhe ngjyrat?Si eksperimentoi nė Vjenė teknikėn e re tė
    pikturimit? Le tė ndjekim pjesėn e dytė tė
    intervistės, qė vijon nga numri i kaluar:

    Vitin 2003 e mbyllėt mė medaljen e artė tė Sanremos,
    cili do tė jetė trofeu i ri i synuar nga piktori
    Velaj?

    - Si ēdo artist unė mendoj tė pėrsos stilin tim dhe tė
    jemė i veēantė nė punėn time krijuese. Kam nisur njė
    cikėl te ri, tė cilin dua ta zhvilloj mė shumė dhe
    meqė jemi nė prag tė vitit 2004, kam pėrpara shumė
    aktivitete, nga tė cilat disa janė tė rėndėsisė sė
    veēantė. Po e filloj me njė aktivitet, i cili
    organizohet nė Vjenė nė muajin shkurt, pastaj ėshtė
    njė tjetėr nė mars, nė prill kam njė ekspozitė
    personale nė njė galeri nė qytetin Baden, pastaj do tė
    organizoj njė debat tė Europės. Nė datėn 3 maj do tė
    organizoj hapjen e ekspozitės "Bluja e Jugut" me vepra
    tė piktorit vlonjat Agron Dine. Ky aktivitet do tė
    organizohet nė Vjenė dhe ceremoninė do ta hapi
    kryetari i Bashkisė sė Vjenės, i cili do tė ftojė dhe
    kryetarin e bashkisė sė Vlorės. Nė qershor jam i ftuar
    tė organizoj njė ekspozitė ndėrkombėtare nė muzeumin
    kombėtar tė Rumanisė. Kjo ekspozitė do tė ēelet mė 24
    qershor dhe hapjen do ta bėjnė presidenti i Republikės
    sė Rumanisė, Ioan Iliescu dhe koordinatori i Paktit tė
    Stabilitetit dr. Erhard Busek. Nė shtator jam i
    angazhuar pėr organizimin e tė parit panair
    internacional tė artit bashkėkohor nė Vlorė nėn
    titullin "BlueArt" dhe do tė ftoj artistė nga vende tė
    ndyrshme tė botės, natyrisht dhe artistėt shqiptarė,
    qė do tė jenė mikpritės tė mysafirėve. Ky aktivitet
    ndėrkombėtar qė do tė ketė njė vlerė si njė bienale
    arti ka pėr qėllim qė t’i japė njė impuls rilindjes
    kulturore nė jug tė Shqipėrisė. Kam pėrshtypjen se
    pėrveē Tiranės, pjesėt e tjera tė vendit janė tė
    izoluara nga bota kulturore. Ēdo aktivitet i
    rėndėsishėm organizohet nė Tiranė. Pėr mendimin tim,
    Shqipėria s'fillon dhe nuk mbaron nė Tiranė. Kėtė
    mendim ia paraqita edhe ambasadorit tė Austrisė nė
    Tiranė gjatė njė takimi qė pata me tė. Nė fillim tė
    tetorit jam i ftuar nė njė muzeum nė Austri dhe nė 13
    tetor jam i ftuar nga njė galeri nė Royal Leamington
    nė Angli e kėshtu me radhė dhe aktivitete tė tjera qė
    nuk po i pėrmend.

    Do tė ishte me interes qė tė na tregoni diēka nga jeta
    juaj: Kur dhe ku lindėt, ku dhe kur u diplomuat; Kur u
    larguat nga Shqipėria dhe cila ėshtė rruga nėpėr tė
    cilėn shtegtoi karriera dhe suksesi juaj.

    - Unė u linda nė vitin 1963 nė Vlorė si fėmija i tretė
    i Meleq dhe Afėrdita Velajt. U rrita nė njė atmosferė
    tė ngrohtė familjare me dashurinė pėr artin, kulturėn
    dhe vlerat mė tė mira kulturore dhe njerėzore
    shqiptare. Si ēdo fėmijė, edhe unė vizitoja ato
    rrethet artistike tė shtėpisė sė pionierit nė Vlorė
    dhe njėherė regjistroheshim nė kitarė dhe pastaj nė
    fisarmonikė pėr tė pėrfunduar pastaj nė pikturė, deri
    sa pashė qė piktura mė tėrhoqi mė shumė. Vlora ka
    pasur njė shkollė tė shkėlqyer arti. Nga kjo shkollė
    kanė dalė piktorė tė talentuar , tė cilėt kanė prekur
    si jo kush jetėn kulturore shqiptare. Kėtu bėhet fjalė
    pėr artistė kombėtar si Skėnder Kamberi, Nestor
    Jonuzi, Agron Dine, Petrit Ceno etj. Tė frymėzuar nga
    kjo shkollė, shkoja dhe merrja mėsime private tek ata.
    Liceu nė Vlorė u hap nė vitet kur unė i kisha dhėnė
    drejtim tė ardhmes sime. Pikturėn e vazhdova nė mėnyrė
    private.
    Nė vitin 1991 vendosa tė largohesha nga Shqipėria dhe
    tė vendosesha nė Austri. Kėtu iu riktheva dashurisė
    sė vjetėr; fillova prapė pikturėn dhe vazhdova i
    frymėzuar nga shkolla vlonjate e pikturės tė kėrkoj
    suksesin. Pashė qė publiku tregonte interes pėr
    punimet e mia dhe mė inkurajoi. Gazetat dhe
    televizioni i bėnė jehonė aktiviteteve tė mia dhe kėto
    aktivitete hapeshin nga kryetarė bashkishė nė qytete
    tė ndryshme; ē’ka e shtoi vėmendjen e publikut. Nė
    fillim tė viteve 2000 vendosa tė largohem nga teknika
    e mėparshme dhe doja tė krijoja diēka personale.
    Studiova rrymat e ndryshme nė art, fillova tė
    eksperimentoja dhe pashė qė isha nė gjendje tė arrija
    diēka timen dhe fillova ciklin e parė me titull
    "emozioni" ku bėnin pjesė 20 punime, disa nga tė
    cilat janė fryt i frymėzimit nga muzika dhe letėrisa.
    Nė vitin 2002 fillova ciklin e ri nė "overpainting"
    dhe tani jam i bindur se arrita diēka qė identifikohet
    me mua. Nė kėto vite kam pasur mundėsinė tė krijioj
    miqėsi me artistė tė mėdhenj botėrorė si Hermann
    Nitsch etj., punėt e tė cilėve janė qė nga Museum of
    Modern Art nė New york, Gugenheim Museum of New Yourk,
    Centre George Pompidour nė Paris, Tate Gallery London
    e nė tė tjera muzeume tė rėndėsishme nėpėr botė. Ata
    vlerėsojnė punimet e mia dhe njė rast i tillė ishte
    dhe nė Athinė ku Hermann Nitsch e vlerėsoi punimin tim
    "The Country House 2" si mė tė mirin nė ekspozitė.

    Cilat janė ekspozitat mė mbreslėnėse dhe mė tė
    suksesshmet ku ju keni marrė pjesė?

    - Unė i pėrjetoj tė gjitha ekspozitat dhe u jap
    rėndėsinė e tyre pa marrė parasyshė vendin se ku ato
    zhvillohen. Por mė sinjifikativet janė ato tė vitit,
    2000, 2001 dhe 2003. Nė vitin 2000 mua m’u organizua
    njė ekspozitė personale nė Palais Palffy nė Vjenė. Ky
    pallat aristokrat, dukal, ka njė histori shumė tė
    lavdishme kulturore. Kėtu nė vitet 1700- e tutje janė
    luajtur dhe ėshtė vizituar nga shumė personalitete tė
    artit botėror. Po kėtu nė moshėn 6 vjeēare ka luajtur
    pėr herė tė parė Wolfgang Amadeus Moxart nė Vjenė
    aktivitete artistike. Sot kjo godinė ėshtė Qendra
    Kulturore Austriake. Pėr kėtė aktivitet televizioni
    austriak xhiroi edhe njė reportazh mbi jetėn time duke
    mė ndjekur qė nga galeria nė Palais Pailffy deri nė
    shtėpi, atelie, e nė natyrė.
    Njė aktivitet tjetėr i rėndėsishėm ėshtė ai i 17
    pillit 2001 ku unė me ftesė tė parlamentit europian
    hapa ekspozitėn personale me titull "Vlora, Vienna dhe
    Brukseli". Kjo ekspozitė nė ambientet e parlamentit
    europian nė Bruksel ishte njė kėnaqėsi e veēantė.
    Pikėrisht aty vendosa tė paraqes edhe disa punime nga
    Vlora dhe qė u mirėpritėn nga tė gjithė. Kėtu pata
    rastin tė takoja edhe tė bisedoja me shumė deputetė
    dhe personalitete tė ndryshme tė cilėt mė ftonin pėr
    tė mėsuar mė shumė rreth artit dhe kulturės time por
    edhe pėr tė ditur mendimin e njė artisti rreth
    gjendjes nė Shqipėri. Tri javėt nė Parlamentin
    Europian ishin njė eksperiencė me shume pėr mua dhe
    njė kėnaqėsi e veēantė mbasi unė arrita aty tė tregoja
    se si njė artist qė jeton nė Perėndim arrinė tė fitojė
    nga kultura e vendit qė ka zgjedhur si atdhe tė dytė
    (Austria) por ruan dhe pasuron edhe vlerat mė tė mira
    kombėtare tė atij vendi ku lindi, u rrit dhe me tė
    cilin ėshtė i lidhur sentimentalisht. Nė hapjen e
    kėtij aktiviteti shpėrndanė mė shumė se 1000 ftesa nė
    tė gjithė parlamentin dhe u ftuan shumė deputetė dhe
    personalitete tė Brukselit. Unė nga ana ime ftova dhe
    ambasadėn e Shqipėrsisė ne Bruksel, atė nė NATO, dhe
    shumė shqiptarė qė jetojnė nė Belgjikė, si nga ata qė
    kanė shkuar kėto vitet e fundit, por nuk harrova edhe
    ata tė viteve 1944, qė regjimi komunist i pat shpallur
    tė nėmur.
    -Ju keni arritur qė me krijimtarinė tuaj dhe
    aktivitetin tuaj tė fitoni atė qė mund tė epitetohet
    si"pasaportė muktikulturore". A mund tė sillni pėr
    lexuesit e Illyria-s ndonėj vlerėsim tė
    personaliteteve uropiane?

    - Deputeti i parlamentit Europian Dr. Hannes Swoboda
    shkruan :
    "Fatmr Velaj ėshtė njė piktor qė nė mėnyrėn mė tė
    shkėlqyer prezanton Europėn multikulturore.
    "Multikulturė" nuk ėshtė pėr tė njė fjalė mode ose
    slogan por praktikė e jetuar pėrditė.Nga kjo praktikė
    shpėrthejnė si temat ashtu edhe ngjyrat nė pikturat e
    tij. Ngjyra tė dhimbshme gjithashtu melankolike
    pėrzihen me ngjyra tė ēelėta, tė gjalla dhe
    shpresėdhėnėse. Kėshtu paraqitet edhe bota jone dhe
    mbi tė gjitha Europa. Njė Europė, qė piktori nga
    Shqipėria, qė jeton nė Vjenė, e paraqit direkt dhe
    indirekt dhe qė shkon matanė Europės sė Bashkuar.
    Fatmir Velaj e ndjen veten nė shumė vende tė
    kontinentit Europian si nė shtėpinė e
    tij dhe unė shpresoj qė sė shpejti e gjithė Europa tė
    jetė shtėpia jonė e pėrbashkėt.
    -Ndonjė situatė tjetėr emocionale qė keni pėrjetuar
    nga kontakti me njerėz e kombe tė ndryshme?

    - Mund tė pėrmend ekspozitat nė Shkup, ku unė nė sallė
    pashė njerėz qė ju mbushėn sytė me lot; nė Athinė- kur
    pashė qindra artėdashės grek e shqiptarė qė pėrjetuan
    momentet shumė tė bukura nė qendrėn kulturore tė
    Athinės nė hapjen e ekspozitės. Kur pashė se shumė
    artdashės grekė, profesor tė akademisė etj, qė mė
    uronin suksesin dhe mė kėrkonin bashkėpunim. Kėshtu me
    rradhė kanė qenė shumė momente nė kėto vite tė cilat
    unė i quaj sukses dhe mė inkurajojnė.
    -Ku dhe me kė jeton Fatmir Velaj?
    -Jetoj nė Vjenė sė bashku me familjen time; me time
    shoqe, Klarėn, me dy femijėt; Helena dhe Romel.
    -Ndonjė mesazh pėr lexuesin ose miqtė tuaj kėtu nė
    Amerikė?

    - Me kėtė rast dua tė falenderoj Juve personalisht dhe
    gjithė stafin e gazetės Illyria, qė treguat interes
    pėr mua dhe punėn e bėrė nga unė. Dua tė pėrshėndes me
    kėtė rast edhe tė gjithė ata shqiptarė qė jetojnė nė
    Amerikė dhe qė pėrpiqen tė ngrenė me punėn e tyre tė
    ardhmen e tyre, tė famiiljes sė tyre dhe nė kėtė rast
    i bėjnė njė shėrbim tė vogėl edhe Atdheut tė tyre tė
    largėt, Shqipėrisė. Nė kėtė konteks dua tė pėrshėndes
    edhe ata shqiptarė qė pėr 45 vjet nuk u lejuan tė
    shikojnė familjet dhe atdheun e tyre dhe me kėtė rast
    edhe xhaxhain tim Selahedin Velaj dhe familjen e tij
    nė Greenwich por dhe dajėn tim Rustem Gurin nė
    Hazleton(PN) dhe shokun tim tė fėminisė Ylli Bakėn nė
    Chicago.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Shtėpia buzė detit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

  7. #7
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  8. #8
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #9
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  10. #10
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  5. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •