Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16

Tema: Fatmir Velaj

  1. #11
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #12
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Piktori shqiptar qė Austria e ka shpallur "Nderi i Republikės"

    Piktori shqiptar, qe Austria e ka shpallur "Nderi i Republikes" ndersa Sanremo e nderoi me Medaljen e Arte"

    nga Dalip Greca, New York.

    Fatmir Velaj, piktori vlonjat, qe jeton ne Vjene se bashku me gruan e tij Klara, prej kohesh ka terhequr vemendjen e medias nderkombetare.Fale shkrimeve te gazetarit, Vasil Qesari, edhe shtypit shqipetar nuk i ka munguar informacioni per piktorin e talentuar, qe vitet e fundit ka terhequr vemendjen edhe ne nje fushe tjeter: ate te organisimit dhe drejtimit te veprimtarive debatuese me teme paneuropiane dhe prej kohesh ai ka marre "pasaporten"e qytetarit intereuropian, i pagezuar ndryshe edhe si perfaqesues i Europes multikulturore.

    Deputeti i parlamentit Europian Dr. Hannes Swoboda shkruan:
    "Fatmr Velaj ėshtė njė piktor qė nė mėnyrėn mė tė shkėlqyer prezanton Europėn multikulturore."Multikulturė" nuk ėshtė per te nje fjale mode ose slogan por praktike e jetuar perdite.Nga kjo praktike shperthejne si temat ashtu edhe ngjyrat ne pikturat e tij. Ngjyra te dhimbshme gjithashtu melankolike perzihen me ngjyra te celeta, te gjalla dhe shpresedhenese. Keshtu paraqitet edhe bota jone dhe mbi te gjitha Europa. Nje Europe qe piktori nga Shqiperia qe jeton ne Vjene e paraqit direct dhe indirekt dhe qe shkon matane Europes se Europes se bashkuar. FatmirVelaj e ndjen veten ne shume vende te kontinentit Europian si ne shtepine e
    Tij dhe une shpresoj qe se shpejti e gjithe Europa te jete shtepia jone e perbashket"

    Me ndermjetesine e Vasil Qesarit, realizova nje lidhje te drejtperdrejte me piktorin vlonjat, Velaj dhe mesova shume me teper se c'dija per te, ndersa per ti dhene lexuesit te Illyria-s me shume informacion, une une i morra atij nje interviste qe po e percjell ne faqet e gazetes.
    Arritjet ne fushen e piktures jane tunduese jo vetem per Fatmirin por edhe per bashkombesit e tij.Ne Festivalin e piktures bashkekohore ne Sanremo, organisuar nga 6-9 dhjetor 2003, Fatmiri u nderua me Medaljen e Arte. Nderkohe qe, dy muaj me pare, me 23 tetor 2003, ne Seline e Qeverise, ne Sallen e Kongresit, ne Bundeskanzleramt ne emer te qeverise se Austrise, Zonja ministre e puneve te jashtme, Dr. Benita Ferrero Waldner, i dorezoi atij, medaljen "Nder i Republikes" se Austrise.
    Kohe me pare, me 28 Shkurt 2001, ne prani te presidentit te Parlamentit austriak, Dr. Heinz Fischer, ai organisoi nje ekspozite internacionale ne Parlament, e cila pati nje sukses te jashtezakonshem. Me vone ka organisuar te ashtuquajturat sallone kulturore-politike, ku ka vene perballe personalitete austriake dhe europiane. Veprimtari te tilla jane te shumta. Per t'u informuar rreth tyre dhe aktivitetit artistik te Fatmir Velaj, le te ndjekim intervisten:

    Greca - Sapo keni prekur nje cmim jo dosido, keni fituar medaljen e Arte ne Sanremo, ju lutem na thoni se c'perfaqeson ky cmim per ju, si u prit Fatmir Velaj ne Sanremo dhe si e percolli shtypi kete ngjarje?

    Velaj - Per cdo njeri dhe sidomos per cdo artist, Sanremo ka nje emer te vecante.Te gjithe ata qe pjesen me te madhe te rinise e kaluan ne Shqiperi dhe qe ishin te interesuar per artin dhe muziken, ky qytet i Italise ishte nje enderr me shume, nje yll ne qiellin e madh te enderrave te tyre rinore.
    Te marresh pjese ne nje aktivitet ne Sanremo eshte nje kenaqesi e vecante. Per mua ishte nje deshire duke u nisur edhe nga fakti se ne rinine tone ndiqnim ato nete te bukura shkurti ose marsi te Festivalit te kenges ne Sanremo dhe te nesermen fillonim t'i imitonim.
    E ndejenim veten te lumtur kur arrinim t'i mesonim kenget shpejt dhe i fershellenim.Kjo fare "lumturie" kur e mendoj sot me trishton dhe me kujton te pavdekshmin Dante Alighieri dhe komedine e tij Hyjnore. Sidomos ne mendje me troket thenia e tij:" Nessun magior dolore, che ricordarsi del tempo felice nella miseria."(nuk ka dhimbje me te madhe se te kujtosh kohen e lumtur ne varferi).
    Kur me thane se isha i mirepritur te merrja pjese ne Festivalin e piktures thashe me vete se m'u realizua nje deshire. Dergova tre punime dhe prita nese do me lajmeronin te merrja pjese ne netet finale. Kur vajta ne Sanremo pashe se punimet e mia ishin pelqyer dhe kete e vura re tek shume persona qe kur une presantohesha me uronin per veprat e mia. Kur me vleresuan me cmimin e arte si artisti me i mire atehere gezimi im ishte i pakufijte.Ky eshte nje vlersim i madh per punen time dhe per ciklin e ri "I, myself and I", qe kisha nisur dhe me inkurajon per arritje me te larta ne fushen e artit.Sado qe une u nisa perseri, te nesermen ne mengjes per Vjene, me thane se per aktivitetin kishin shkruar shume gazeta dhe revista italiane.

    Greca - Ne ekspozite pati personalitete te nderuara te artit, gazetarise dhe politikes. A keni mbresa te drejtperdrejta nga kontaktet me ta?

    Velaj - Aktiviteti u zhvillua nga data 6-9 dhjetor dhe finalja ishte ne daten 8.Une mberrita ne Saanremo po ate dite aty nga ora 11.00. Si ekspozite qendronte e hapur qe nga data 23. Nentor.Une pata mundesine te takoja shume artiste qe me uronin per punimet e mia dhe kur u“ndane cmimet me kerkuan bashkepunim.Gjithashtu takova dhe personalitete te kultures dhe politikes italiane dhe me treguan se disa te tjere e kishin vizituar ekspoziten me perpara.

    Greca - Ju lutem, dicka per tematiken dhe gjinine e punimeve tuaja qe u paraqiten ne ekspozite?

    Velaj - Ne Festival une u paraqita me punimet "The country house 1", The country house 2" te dyja ne nga cikli i ri qe kam nisur ne tekniken e "overpainting on carpet",dhe "The testament" ne tekniken mix, vaj dhe akrilik.

    Greca - Para dy muajsh ju arritet nje tjeter sukses te jashtezakonshem per nje emigrant, qofte ky edhe artist: jeni nderuar me titullin e larte "Nder i Republikes" se Austrise. Do te ishte me interes per lexuesit shqiptaro-amerikan te gazetes "Illyria" qe te plotesoni informacionin e munguar: Cilat ishte aresyeja qe ju meritutat kete nder te vecante?Me cfare emocionesh e percollet ate ceremoni?

    Velaj - Ne 23. tetor ne Sallen e Kongresit, ne Seline e Qeverise se Austrise (Bundeskanzleramt) ne emer te qeverise se Austrise Z. Ministre e puneve te jashtme Dr. Benita Ferrero Waldner me dorezoi medaljen "Nder i Republikes" se Austrise. Te them te drejten u befasova kur me erdhi njoftimi.
    Aresyet se perse qeveria me nderoi me kete cmim te larte fillojne qe nga viti 2001. Ne kete vit ne parlamentin e Austrise ne Vjene une themelova organisaten kulturore "Forum Weltoffen". Qellimi i ketij forumi eshte qe rolin e artistit si mendimtar dhe korrektiv te shoqerise ta ngrija ne nje nivel me te larte dhe te luaj nje rol vendimtar per problemet qe shqetesojne shoqerine e sotme. Perpara se te jesh artist, je njeri dhe ke mendimin tend te pavarur e duhet t'ja parashtrosh ate shoqerise.
    Ngjarjet e viteve te fundit kane treguar se artistet kane nje rol shume te rendesishem ne shoqeri dhe se mendimi i tyre eshte mirepritur. Nen pranine e presidentit te parlamentit Dr. Henz Fischer, ne daten 28. Shkurt 2001 une organisova nje ekspozite internacionale ne parlament, e cila ishte nje sukses.Me vone organisova aktivitete te tjera si Diskusionsforum te ashtuquajtura sallone kulturo-politike , mbasi shkruaja nje teme te caktuar therrisja personalitete nga fusha e artit, kultures dhe politikes dhe i ballafaqoja ata me njeri tjetrin perballe nje publiku ne salle.


    (Vijon)

    vazhdim i numrit te pare


    Fatmir Velaj:Pasi do tė ēoj "Blunė e Jugut" nė Vjene , do tė rikthehet nė Vlorė pėr tė organizuar panairin ndėrkombėtar "Blue Art"



    nga Dalip Greca, New York.

    Fatmir Velaj ėshtė i kėrkuar gjithandej nga galeritė e Europės; atė e pret njė aktivitet i mbingarkuar gjatė vitit 2004, ku shumė galeri qė kanė planifikuar prej
    kohėsh hapjen e ekspozitave tė tij vetjake. Fatmirin e presin ekspozita tė shumta, diskutime dhe debate me personalitete tė botės kulturore e politike, tė cilat
    janė pjesė pėrbėrse e kalendarit tė vitit qė vjen. Nė shkurt do tė organizojė njė ekspozitė personale nė qytetin Baden; me 3 maj do tė organizojė njė ekspozitė
    tė piktorit vlonjat Agron Dine me titull "Bluja e Jugut"; nė qershor do tė jetė organizator i njė ekspozite ndėrkombėtare nė muzeun kombėtar tė
    Rumanisė, ku ėshtė paralajmėruar pjesėmarrja e presidentit Iliescu dhe kordinatorit tė Paktit tė Stabilitetit, Busek; nė shtator ka njė projekt shumė
    interesant; pėr herė tė parė do tė organizohet nė Vlorė Panairi Internacional i artit bashkėkohor "BlueArt", ku do tė ketė shumė artistė tė ftuar nga e
    gjithė bota; nė fillim tė tetorit ėshtė i ftuar nė Austri, ndėrsa mė 13 tetor ėshtė planifikuar qė tė jetė nė Galerinė Royal Leamington nė Angli etj. Po cili ėshtė Fatmir Velaj, si e "tradhėtoi" pasionin pėr muzikėn pėr hir tė dashurisė pėr penelin dhe ngjyrat?Si eksperimentoi nė Vjenė teknikėn e re tė pikturimit? Le tė ndjekim pjesėn e dytė tė intervistės, qė vijon nga numri i kaluar:

    Greca - Vitin 2003 e mbyllėt mė medaljen e artė tė Sanremos, cili do tė jetė trofeu i ri i synuar nga piktori Velaj?

    Velaj- Si ēdo artist unė mendoj tė pėrsos stilin tim dhe tė jemė i veēantė nė punėn time krijuese. Kam nisur njė cikėl te ri, tė cilin dua ta zhvilloj mė shumė dhe meqė jemi nė prag tė vitit 2004, kam pėrpara shumė aktivitete, nga tė cilat disa janė tė rėndėsisė sė veēantė. Po e filloj me njė aktivitet, i cili organizohet nė Vjenė nė muajin shkurt, pastaj ėshtė njė tjetėr nė mars, nė prill kam njė ekspozitė personale nė njė galeri nė qytetin Baden, pastaj do tė organizoj njė debat tė Europės. Nė datėn 3 maj do tė organizoj hapjen e ekspozitės "Bluja e Jugut" me vepra tė piktorit vlonjat Agron Dine. Ky aktivitet do tė organizohet nė Vjenė dhe ceremoninė do ta hapi kryetari i Bashkisė sė Vjenės, i cili do tė ftojė dhe kryetarin e bashkisė sė Vlorės. Nė qershor jam i ftuar tė organizoj njė ekspozitė ndėrkombėtare nė muzeumin kombėtar tė Rumanisė. Kjo ekspozitė do tė ēelet mė 24 qershor dhe hapjen do ta bėjnė presidenti i Republikės sė Rumanisė, Ioan Iliescu dhe koordinatori i Paktit tė Stabilitetit dr. Erhard Busek. Nė shtator jam i angazhuar pėr organizimin e tė parit panair internacional tė artit bashkėkohor nė Vlorė nėn titullin "BlueArt" dhe do tė ftoj artistė nga vende tė ndyrshme tė botės, natyrisht dhe artistėt shqiptarė, qė do tė jenė mikpritės tė mysafirėve. Ky aktivitet
    ndėrkombėtar qė do tė ketė njė vlerė si njė bienale arti ka pėr qėllim qė t’i japė njė impuls rilindjes kulturore nė jug tė Shqipėrisė. Kam pėrshtypjen se
    pėrveē Tiranės, pjesėt e tjera tė vendit janė tė izoluara nga bota kulturore. Ēdo aktivitet i rėndėsishėm organizohet nė Tiranė. Pėr mendimin tim, Shqipėria s'fillon dhe nuk mbaron nė Tiranė. Kėtė mendim ia paraqita edhe ambasadorit tė Austrisė nė Tiranė gjatė njė takimi qė pata me tė ne Vjene dhe Tirane. Nė fillim tė tetorit jam i ftuar nė njė muzeum nė Austri dhe nė 13 tetor jam i ftuar nga njė galeri nė Royal Leamington nė Angli e kėshtu me radhė dhe aktivitete tė tjera qė
    nuk po i pėrmend.

    Greca - Do tė ishte me interes qė tė na tregoni diēka nga jeta juaj: Kur dhe ku lindėt, ku dhe kur u diplomuat; Kur u larguat nga Shqipėria dhe cila ėshtė rruga nėpėr tė cilėn shtegtoi karriera dhe suksesi juaj.

    Velaj - Unė u linda nė vitin 1963 nė Vlorė si fėmija i tretė i Meleq dhe Afėrdita Velajt. U rrita nė njė atmosferė tė ngrohtė familjare me dashurinė pėr artin, kulturėn
    dhe vlerat mė tė mira kulturore dhe njerėzore shqiptare. Si ēdo fėmijė, edhe unė vizitoja ato rrethet artistike tė shtėpisė sė pionierit nė Vlorė dhe njėherė regjistroheshim nė kitarė dhe pastaj nė fisarmonikė pėr tė pėrfunduar pastaj nė pikturė, deri sa pashė qė piktura mė tėrhoqi mė shumė. Vlora kapasur njė shkollė tė shkėlqyer arti. Nga kjo shkollė kanė dalė piktorė tė talentuar , tė cilėt kanė prekur si jo kush jetėn kulturore shqiptare. Kėtu bėhet fjalė pėr artistė kombėtar si Skėnder Kamberi, Nestor Jonuzi, Agron Dine, Petrit Ceno etj. Tė frymėzuar nga kjo shkollė, shkoja dhe merrja mėsime private tek ata. Liceu nė Vlorė u hap nė vitet kur unė i kisha dhėnė drejtim tė ardhmes sime. Pikturėn e vazhdova nė mėnyrė private. Nė vitin 1991 vendosa tė largohesha nga Shqipėria dhe tė vendosesha nė Austri. Kėtu iu riktheva dashurisė sė vjetėr; fillova prapė pikturėn dhe vazhdova i frymėzuar nga shkolla vlonjate e pikturės tė kėrkoj suksesin. Pashė qė publiku tregonte interes pėr punimet e mia dhe mė inkurajoi. Gazetat dhe televizioni i bėnė jehonė aktiviteteve tė mia dhe kėto aktivitete hapeshin nga kryetarė bashkishė nė qytete tė ndryshme; ē’ka e shtoi vėmendjen e publikut. Nė fillim tė viteve 2000 vendosa tė largohem nga teknika e mėparshme dhe doja tė krijoja diēka personale.
    Studiova rrymat e ndryshme nė art, fillova tė eksperimentoja dhe pashė qė isha nė gjendje tė arrija diēka timen dhe fillova ciklin e parė me titull "Emozioni" ku bėnin pjesė 20 punime, disa nga tė cilat janė fryt i frymėzimit nga muzika dhe letėrisa. Nė vitin 2002 fillova ciklin e ri nė "overpainting" dhe tani jam i bindur se arrita diēka qė identifikohet me mua. Nė kėto vite kam pasur mundėsinė tė krijioj miqėsi me artistė tė mėdhenj botėrorė si Hermannn Nitsch etj., punėt e tė cilėve janė qė nga Museum of Modern Art nė New york, Gugenheim Museum of New Yourk, Centre George Pompidour nė Paris, Tate Gallery London e nė tė tjera muzeume tė rėndėsishme nėpėr botė. Ata vlerėsojnė punimet e mia dhe njė rast i tillė ishte dhe nė Athinė ku Hermann Nitsch e vlerėsoi punimin tim "The Country House 2" si mė tė mirin nė ekspozitė.

    Greca - Cilat janė ekspozitat mė mbreslėnėse dhe mė tė suksesshmet ku ju keni marrė pjesė?

    Velaj - Unė i pėrjetoj tė gjitha ekspozitat dhe u jap rėndėsinė e tyre pa marrė parasyshė vendin se ku ato zhvillohen. Por mė sinjifikativet janė ato tė vitit, 2000, 2001 dhe 2003. Nė vitin 2000 mua m’u organizua njė ekspozitė personale nė Palais Palffy nė Vjenė. Ky pallat aristokrat, dukal, ka njė histori shumė tė lavdishme kulturore. Kėtu nė vitet 1700- e tutje janė luajtur dhe ėshtė vizituar nga shumė personalitete tė artit botėror. Po kėtu nė moshėn 6 vjeēare ka luajtur pėr herė tė parė Wolfgang Amadeus Moxart nė Vjenė aktivitete artistike. Sot kjo godinė ėshtė Qendra Kulturore Austriake. Pėr kėtė aktivitet televizioni austriak xhiroi edhe njė reportazh mbi jetėn time duke mė ndjekur qė nga galeria nė Palais Pailffy deri nė shtėpi, atelie, e nė natyrė. Njė aktivitet tjetėr i rėndėsishėm ėshtė ai i 17 prllit 2001 ku unė me ftesė tė parlamentit europian hapa ekspozitėn personale me titull "Vlora, Vienna dhe Brukseli". Kjo ekspozitė nė ambientet e parlamentit europian nė Bruksel ishte njė kėnaqėsi e veēantė. Pikėrisht aty vendosa tė paraqes edhe disa punime nga Vlora dhe qė u mirėpritėn nga tė gjithė. Kėtu pata rastin tė takoja edhe tė bisedoja me shumė deputetė dhe personalitete tė ndryshme tė cilėt mė ftonin pėr tė mėsuar mė shumė rreth artit dhe kulturės time por edhe pėr tė ditur mendimin e njė artisti rreth gjendjes nė Shqipėri. Tri javėt nė Parlamentin Europian ishin njė eksperiencė me shume pėr mua dhe njė kėnaqėsi e veēantė mbasi unė arrita aty tė tregoja se si njė artist qė jeton nė Perėndim arrinė tė fitojė nga kultura e vendit qė ka zgjedhur si atdhe tė dytė (Austria) por ruan dhe pasuron edhe vlerat mė tė mira
    kombėtare tė atij vendi ku lindi, u rrit dhe me tė cilin ėshtė i lidhur sentimentalisht. Nė hapjen e kėtij aktiviteti shpėrndanė mė shumė se 1000 ftesa nė tė gjithė parlamentin dhe u ftuan shumė deputetė dhe personalitete tė Brukselit. Unė nga ana ime ftova dhe ambasadėn e Shqipėrsisė ne Bruksel, atė nė NATO, dhe
    shumė shqiptarė qė jetojnė nė Belgjikė, si nga ata qė kanė shkuar kėto vitet e fundit, por nuk harrova edhe ata tė viteve 1944, qė regjimi komunist i pat shpallur
    tė nėmur.

    Greca -Ju keni arritur qė me krijimtarinė tuaj dhe aktivitetin tuaj tė fitoni atė qė mund tė epitetohet si"pasaportė muktikulturore". A mund tė sillni pėr lexuesit e Illyria-s ndonėj vlerėsim tė personaliteteve uropiane?

    Velaj - Deputeti i parlamentit Europian Dr. Hannes Swoboda shkruan : "Fatmr Velaj ėshtė njė piktor qė nė mėnyrėn mė tė shkėlqyer prezanton Europėn multikulturore. "Multikulturė" nuk ėshtė pėr tė njė fjalė mode ose slogan por praktikė e jetuar pėrditė.Nga kjo praktikė shpėrthejnė si temat ashtu edhe ngjyrat nė pikturat e tij. Ngjyra tė dhimbshme gjithashtu melankolike pėrzihen me ngjyra tė ēelėta, tė gjalla dhe shpresėdhėnėse. Kėshtu paraqitet edhe bota jone dhe
    mbi tė gjitha Europa. Njė Europė, qė piktori nga Shqipėria, qė jeton nė Vjenė, e paraqit direkt dhe indirekt dhe qė shkon matanė Europės sė Bashkuar. Fatmir Velaj e ndjen veten nė shumė vende tė kontinentit Europian si nė shtėpinė e tij dhe unė shpresoj qė sė shpejti e gjithė Europa tė jetė shtėpia jonė e pėrbashkėt.


    Greca -Ndonjė situatė tjetėr emocionale qė keni pėrjetuar nga kontakti me njerėz e kombe tė ndryshme?

    Velaj - Mund tė pėrmend ekspozitat nė Shkup, ku unė nė sallė pashė njerėz qė ju mbushėn sytė me lot; nė Athinė- kur pashė qindra artėdashės grek e shqiptarė qė pėrjetuan momentet shumė tė bukura nė qendrėn kulturore tė Athinės nė hapjen e ekspozitės. Kur pashė se shumė artdashės grekė, profesor tė akademisė etj, qė mė uronin suksesin dhe mė kėrkonin bashkėpunim. Kėshtu me rradhė kanė qenė shumė momente nė kėto vite tė cilat
    unė i quaj sukses dhe mė inkurajojnė.

    Greca -Ku dhe me kė jeton Fatmir Velaj?


    Velaj-Jetoj nė Vjenė sė bashku me familjen time; me time shoqe, Klarėn, me dy femijėt; Helena dhe Romel.

    Greca -Ndonjė mesazh pėr lexuesin ose miqtė tuaj kėtu nė Amerikė?

    Velaj - Me kėtė rast dua tė falenderoj Juve personalisht dhe gjithė stafin e gazetės Illyria, qė treguat interes pėr mua dhe punėn e bėrė nga unė. Dua tė pėrshėndes me kėtė rast edhe tė gjithė ata shqiptarė qė jetojnė nė Amerikė dhe qė pėrpiqen tė ngrenė me punėn e tyre tė ardhmen e tyre, tė famiiljes sė tyre dhe nė kėtė rast
    i bėjnė njė shėrbim tė vogėl edhe Atdheut tė tyre tė largėt, Shqipėrisė. Nė kėtė konteks dua tė pėrshėndes edhe ata shqiptarė qė pėr 45 vjet nuk u lejuan tė
    shikojnė familjet dhe atdheun e tyre dhe me kėtė rast edhe xhaxhain tim Selahedin Velaj dhe familjen e tij nė Greenwich por dhe dajėn tim Rustem Gurin nė
    Hazleton(PA) dhe shokun tim tė fėminisė Ylli Bakėn nė Chicago.



    M.N. VITORE STEFA
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Jam krenar qe jam shqiptar......

    Nano ik !!!!!

  5. #15
    Fatmir Velaj u lind nė Vlorė mė 1963. Atje kaloi fėmijėrinė dhe u shkollua. Qė nga fillimi i viteve tė nėntėdhjeta jeton dhe vepron nė Austri. Ai ka marrė pjesė nė shumė ekspozita personale dhe kolektive nė Austri, Gjermani, Itali, Belgjikė, Greqi, Egjipt, Rumani, Maqedoni, Shqipėri etj.
    Prej 13 tetorit e deri mė 15 nėntor tė vitit tė kaluar qėndroi e hapur nė Rojal Lamington Art Galeri nė Londėr ekspozita me piktura e piktorit me famė Fatmir Velaj me titull “Kujtime nga e ardhmja”. Ishte ky vetėm njė shkas pėr ta intervistuar Z.Fatmir Velajn.



    Fatmir Velaj u lind nė Vlorė mė 1963. Atje kaloi fėmijėrinė dhe u shkollua. Qė nga fillimi i viteve tė nėntėdhjeta jeton dhe vepron nė Austri. Ai ka marrė pjesė nė shumė ekspozita personale dhe kolektive nė Austri, Gjermani, Itali, Belgjikė, Greqi, Egjipt, Rumani, Maqedoni, Shqipėri etj.
    Veprat e tij janė tė pranishme nė shumė koleksione e nė galeri e muzeume nė vende tė ndryshme tė botės .Ato janė paraqitur edhe nė revista arti e katalogje tė ndryshme ekspozitash .Fatmir Velaj, ėshtė edhe kryetar I Organizatės Ndėrkombėtare tė Artit Forum Weltoffen Internacional Artist Network.

    Blue Sky : Pėrshėndetje Z.Velaj dhe mirė se erdhėt nė programin e radios “Blue Sky”

    Fatmir Velaj : Pėrshėndetje edhe juve nga Vjena dhe falėmnderit qė tregoni interes pėr punėn time.

    B.Sky ; Z.Velaj do tė doja tė fillojmė kėtė intervistė me ēmimet qė keni marrė tash sė fundi, pėr t’u rikthyer mė pas nė fillimet tuaja se si keni mbėrri deri kėtu.Para njė viti jeni shpallur Nd eri i Rapublikės i Austrisė. Kėtė ēmim, nė emėr tė Qeverisė sė Austrisė, ua dorėzoi zonja ish ministre e Jashtme dr.Benita Ferraro Vagner. Si ndihet shqiptari nga Vlora me kėtė ēmim tė lartė, me kėtė nder qė i ėshtė bėrė ?

    Fatmir Velaj : Marrja e medaljes sė lartė “Nderi i Republikės sė Austrisė” ishte rrjedhojė e njė pune tė gjatė qė unė si kryetar iForumit Weltofen kisha organizuar nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme,nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės dhe kur mė lajmėruan qė me datėn 23 ttorit duhej tė isha nė lokalet e Qeverisė sė Austrisė, u ēudita ! Nė fillim ngela, po e shikoja letrėn dhe nuk u besoja syve kur e lexoja. Pastaj mblodha forcėn, mora nė telefon ministren e Jashtme dhe e pyeta kur duhej tė isha, me cilin do tė paraqitesha dhe vajta ! Ishte njė gėzim i jashtėzakonshėm tė marrėsh medaljen “Nderi i Republikės sė Austrisė” pėr merita tė veēanta nė art e kulturė pėr vet Austrinė, nga ish ministrja. Ishte me tė vėrtetė njė moment i jashtėzakonshėm. Mora me vete gruan, mora me vete edhe ata tė Ambasadės sė Shqipėrisė, qė edhe ata tė ndihen krenar qė njė shiptar i cili ka ardhur para 12 vjetėsh, duke u larguar pa asnjė shpresė nga Shqipėria, nė atė kohė, arriti qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė merrė njė medalje kaq tė lartė. Ishte vėrtet njė kėnaqėsi pėr tė gjithė shqiptarėt qė e morėn vesh dhe tė gjithė miqtė austriakė nėpėr botė.

    Blue Sky : Ē’traditė ka ky ēmim, kush e ka marrė mė herėt, pėr ē’merita ndahet, cilat janė kriteret, a jeni ju i vetmi i huaj qė e keni marrė kėtė ēmim apo ka edhe ndonjė tjetėr ?

    Fatmir Velaj : Me sa di unė, unė jam i pari qė e kam marrė kėtė medalje, nuk di ta kenė marrė tė tjerėt njė medalje tė tillė. Ajo kėtu ndahet pėr kategori tė ndryshme, njė pėr artin dhe kulturėn, po edhe per fusha tė tjera. E morėn 4 persona njė ndėr ta isha dhe unė.

    Blue Sky : Gjithashtu keni marrė edhe njė ēmim tjetėr tė madh pėr tė cilin artistėt ėndėrrojnė: “Medaljen e Artė”, nė Festivalin e Pikturės Bashkohore nė Sanremo !

    Fatmir Velaj : Unė u bėra kurreshtar, pasi mė erdhi njė ftesė pėr tė marrė pjesė nė Festivalin Internacional tė Pikturės Bashkėkohore nė Sanremo dhe u lidha me ata tė festivalit dhe u thash se kam dėshirė qė tė marr pjesė. Atėherė ata thanė se duhej tė paraqitesha me punimet e mia. Dhe, i paraqita !

    Ato qė tė trija ishin me temė nga Ballkani : “Shtėpia nė fshat 1” ; ”Shtėpia nė Fshat 2” dhe “Testamenti”, qė si temė ėshtė nga Ballkani i viteve ’90-tė deri nė 2000, lufta dhe shumė tragjedi dhe ishte nė teknikėn over painting concapet dhe tapetit tė pikturuar. Mė thirrėn dhe mė thanė qė duhej tė vija mė datėn 8 dhjetor nė Sanremo pėr tė marrė pjesė, se do ndaheshin ēmimet. Dhe thash : drisa mė thėrrasin qė nga Vjena e deri nė Sanremo, 1200 km, diēka kanė ndėrmend ! Ishte e papritur kur u shpalla Artisti mė i Mirė Bashkėkohor nė gjithė festivalin dhe mora “Medaljen e Artė tė Festivalit tė 11-tė tė Pikturės Bashkėkohore”. Ishte njė kėnaqėsi e jashtėzakonshme pėr mua sepse nė fund tė fundit unė nisesha nga Vjena dhe atje paraqita artin dhe kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi, me traditat e pikturės shqiptare. Me tė vėrtetė ishte njė kėnaqėsi e veēantė.

    Blue Sky : Ju tėrhoqėt vėmendjen e austriakėve me ekspozitėn qė hapėt para do kohe, diku nė vitin 2001. Ishte kjo njė ekspozitė internacionale nė parlament, e cila pati njė sukses tė jashtėzakonshėm. Mirėpo, ju u larguat nga Shqipėria nė vitin 1992 dhe deri te kjo ekspozitė, me tė cilėn tėrhoqėt vėmendjen e austriakėve, ē’keni bėrė ?

    Fatmir Velaj : Unė u largova nga Shqipėria nė vitin 1991 kur Shqipėria u hap drejt perėndimit, drejt botės sė lirė, siē i kemi thėnė neve atėhere dhe u rregullova nė Austri. Gjatė kėsaj kohe unė punoja nė pikturė.U paraqita nė disa ekspozita. Shkruan gazetat dhe Televizioni Austriak dhe nė vitin 2000 unė erdha nė mendimin qė rolin e artistit si mendimtar dhe krijues tė shoqėrisė ta ngremė nė njė stad tjetėr dhe biseduam me personalitete tė artit e tė kulturės dhe tė politikės nė Austri. Pata njė debat nė njė takim qė u bė rreth artit dhe kulturės me presidentin e Parlamentit tė Austrisė qė tashmė ėshtė President i Republikės, dr.Hans Fisher. Paraqita mendimet e mia dhe ai i mirėpriti dhe tha : “Me kėnaqėsi ju mund ta filloni kėtė aktivitet shumė tė bukur dhe interesant nė parlament”! Dhe filluam aktivitetin e parė mė 28 shkurt tė 2001. Me tė vėrtetė ishte njė sukses i jashtėzakonshėm ! Qė atėherė, pastaj nė Forum Weltofen, pak nga pak dhe me shpejtėsi tė paparė arriti tė kalojė kufijtė e Austrisė duke vajtur nė Kajro, nė Athinė, Shkup, Rumani.., ishim tashti kohėt e fundit nė Muzeun Nderkombėtar dhe me aktivitete tė tjera.

    Blue Sky: Me sa duket ishte ky moment vendimtar nė karrieren tuaj, apo jo ?

    Fatmir Velaj : Po, unė krijimin e Forumit Weltofen e quaj si kryeveprėn e punės time !

    Blue Sky : Po lidhjet tuaja me atdheun cilat janė, bashkėpunimi me artistėt vlonjatė po dhe pėrgjithėsisht shqiptarė ?

    Fatmir Velaj : Me artistėt shqiptarė unė kam pasė lidhje tė ngushta. Mbaj lidhje me gjithė ata shqiptarė qė janė artistė nėpėr Evropė. Gjithashtu edhe me shqiptarėt qė janė atje. Unė sa herė qė vete nė Tiranė vizitoj ekspozita tė ndryshme nė Galerinė Kombėtare tė Arteve Figurative dhe pėr kėnaqėsinė time mė tė madhe unė kam paraqitur dy artistė vlonjatė nė Vjenė, dmth ata i kanė ngelur besnik qytetit tonė tė dashur tė Vlorės : prof. Agron Dinėn dhe arkitektin Arben Meksin tė cilėt i paraqita nė bashkinė e Vjenės mė 3 maj tė 2004 nėn titullin “Nėn blunė e jugut “ qė ishte me tė vėrtetė njė paraqitje, njė shpalosje e vlerave mė tė mira tė artit dhe tė shkollės Vlonjate tė pikturės dhe qė u mirėprit. Ekspozita u hap nga kryetari i bashkisė sė Vjenės.

    Blue Sky : Z.Velaj keni ardhur deri nė Maqedoni si pjesmarrės nė ekspozita. Po nė Kosovė lidhja juaj me artistėt kosovarė - ku janė ata nė projektet tuaja a bashkėpunoni me ndonjėrin prej tyre ?

    Fatmir Velaj : Unė kam njė kontakt tė shkėlqyer dhe njė miqėsi me Luan Mulliqin- drejtorin e Galerisė Kombėtare nė Prishtinė. Kam paraqitur nė Athinė njė artist qė studion kėtu nė Vjenė, quhet Ardian Zeka, ėshtė nga Gjilani me origjinė. Ėshtė shumė i talentuar ! E paraqita nė ekspozitėn “Good morning Balkan”, pjesėn e parė nė Athinė. Pastaj kam edhe miq tė tjerė si Shkumbin Brestovcin qė punon te redaksia “Rrota”, apo tė tjerė qė punojnė nė Prishtinė dhe kemi ndėrmend qė nė turneun e gjatė qė Forum Weltofen do ta organizojė nė kuadrin e “Goodmorning Balkan”, qė u paraqit siē ju thash vitin e kaluar nė Athinė, sivjet nė Bukuresht, vitin tjerėr do tė jetė nė Tiranė dhe kėshtu do tė bėjmė dhe njė kalim nė Kosovė dhe do bėjmė stacionin nė Galerinė e Arteve nė Kosovė.

    Blue Sky : Ēka e identifikon Velajn, ēka e dallon nga piktorėt tjerė, cila ėshtė e veēanta ?

    Fatmir Velaj : Hė, ėshtė e vėshtirė qė unė vet tė flas pėr veten time dhe tė them se ēfarė mė dallon mua ! Ndoshta ngjyra kolor iti, unė vij nga jugu i Shqipėrisė, nga bluja e thellė e detit Jon dhe e verdha pėrvėlonjėse e diellit tė jugut !

    Blue Sky : Elementi shqiptar ?

    Fatmir Velaj : Po elementi shqiptar ! Po tė shikojmė edhe nė historinė e artit shumė artistė tė impresionizmit, ekspresionizmit shkuan nė jug tė Francės pėr tė studiuar ngjyrat. Unė qė kisha jetuar atje pėr 30 vjet erdha kėtu duke marrė jeshilen dhe ngjyrat e tjera qė sillte peisazhi austriak, i ngatėrrova me njėra tjetrėn kėto ngjyra dhe mė doli diēka tjetėr qė kėtu po pėlqehet.

    Blue Sky : Cili ėshtė stil i pikturės dhe cila teknikė u ėshtė mė e afėrt dhe cila u fle mė shumė ?

    Fatmir Velaj : Nė teror u ktheva nga njė ekspozitė me titull “Kujtime nga e Ardhmja”, tė cilėn paraqita me shumė sukses nė Galerinė Rojal Lamington nė Bermington dhe aty u paraqita me ciklin e fundit timin, i cili ėshtė komplet abstrakt. Ėshtė njė cikėl i ri me piktura nė aklirik, nė vaj dhe nė teknikėn mikse. Tashti vazhdoj akoma me ciklin “Kujtime nga e ardhmja “ dhe them qė vitin tjetėr ta paraqes pėrsėri nė Londėr ose nė Liverpul, jam nė kontakt me galeri tė ndryshme, pastaj edhe nė Vjenė.

    Blue Sky : Keni analizuar fėmijėrinė tuaj, prej nga talenti pėr pikturėn, ėshtė marrė dikush nga familja juaj me art ?

    Fatmir Velaj: O kjo ėshtė e vėshtirė ! Unė vij nga njė familje intelektualėsh shqiptarė. Babai im ka qenė nė funksione tė larta tė shtetit tė punės, ka qenė ing.i diplomuar, ka mbaruar pėr naftė. Mė tregonte babai im, kur ka qenė me studime nė Moskė, se si gjithė ato shpenzime, ato kursime qė bėnte si student atėherė shkonte nė Bolshoj Teatėr, ose shkonte nė Pushkin Muzeum nė Moskė dhe mė tregonte pėr pikturat e rusėve … dhe ndoshta nga ajo filloi dėshira pak nga pak pėr artin e kulturėn. Kėshtu ndonjė piktor nė familjen tonė nuk ka qenė, tė them tė vėrtetėn.

    Blue Sky : Ju keni pasė dy dashuri : muzikėn dhe pikturėn ! Pse e tradhėtuat muzikėn dhe ēka ndikoi qė ju tė pėrcaktoheni pėr p ikturėn, kjo e fundit ju ka vardisė mė shumė ?

    Fatmir Velaj : Muzikėn e filluam kur ishim nė atė fėmijėrinė tonė tė parė nė Shqipėri, kur ishin ato shtėpitė e pionierit. Ne venim e studionim, njėherė kitarė njėherė fizharmonikėn, njėherė….ēfarė dilte si tė vegjėl qė ishim e mandej edhe si tė rinj. Mė vonė i ndryshuam derisa u stabilizova dhe u vendosa te piktura, se kėtu mund tė transmetoj, mund tė gjej mė mirė vetveten dhe tė transmetoj ndjenjat e mia artistike. Dhe i qėndrova besnik pikturės me disa shkėputje. Unė vazhdova pėr teknikė sepse Liceu Artistik nė Vlorė u hap me vonesė, nė njė kohė qė unė i kisha dhėnė drejtim jetės time dhe vazhdova nė mėnyrė private pikturėn dhe jam i lumtur ! Kam pasė kėnaqėsinė tė dėgjoj edhe nga tė tjerėt qė ėshtė mė mirė qė nuk kam vazhduar pėr picture, sepse piktorėt pak a shumė ngelen tė stigmatizuar ose si tė lėnė nga profesorėt e tyre, janė nė influencėn e tyre, kurse unė isha i lirė tė bėja atė qė doja dhe nuk kisha asfarė pengese tė transmetoja.




    Blue Sky : Shumė interesante kjo ! Z.Velaj keni hapur shumė ekspozita personale po edhe keni marrė pjesė nė shumė tė tjera tė pėrbashkėta.Cilat u kanė mbetur nė mendje dhe i kujtoni shumė shpesh ?

    Fatmir Velaj : Ekspozita personale kanė qenė disa po unė do tė them kėtė: Mė 17 prill tė 2001 unė pata njė ekspozitė personale, kėtu nė Parlamentin Evropian nė Bruksel dhe paraqita artin dhe kulturėn time, dmth si Fatmir. Atėherė thash, meqė po vete nė Bruksel, nė Parlamentin Evropian, me kėtė rast po i bėj edhe njė shėrbim qytetit tim, Shqipėrisė dhe gjithė artit dhe kulturės shqiptare dhe ia vura titullin ekspozitės : ”Vlora Vjena dhe Brukseli”. Vlora, qyteti ku unė kam lindur, Vjena, qyteti ku unė rilinda, ku gjeta dhe krijova tė ardhmen time dhe Brukseli, kryeqyteti i njė Evrope tė bashk uar, ku tė gjithė popujt e Evropės dėshirojnė qė tė shkojnė dhe tė bėhen anėtarė. Nė njė ekspozitė ku vijnė deputetė tė ndryshėm, presidentė parlamenti e tė tjerė, tė shpėrndahen gati 1000 ftesa, “Vlora ,Vjena dhe Brukseli“ i piktorit shqiptaro –austriak Fatmir Velaj, ishte njė ndihmesė qė unė i dhash atėdheut tim nė kėtė rast, sepse erdhėn personalitete biseduan me mua. Pikturat qė ekspozova ishin disa nga Vlora, nga peisazhi i Vlorės. Nė intervistat e shumta qė dhash nė Euronews, ne Tv Brukselin, e vlerėsuan atė bukurinė dhe artin dhe kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi. Pastaj ka pasė edhe ekspozita tė tjera, si nė parlament nė Vjenė, nė bashkinė e Vjenės, apo edhe ekspozitat e tjera siē ishte tashti nė Rumani ku presidenti i Paktit tė Stabilitetit Dr Busek e cilėsoi lart Forumin tim, hapjen e ekspozitės nė tė cilėn mori pjesė edhe presidenti i Rumanisė Jon Iliesku, ose siē ishte vjet nė Athinė, ku Jorgos Papandreu i dėrgon njė letėr ministres sė Jashtme dhe thotė qė kishte ngelur mjaft i kėnaqur nga ekspozita e hapur nė “Forum Weltofen” nė Athinė.

    Blue Sky : Para 14 vjetėsh keni lėnė Shqipėrinė dhe jeni vendosur nė Vjenė. Po tė rrinit nė Shqipėri, do tė ishit po ky Fat Velaj qė jeni sot ?

    Fatmir Velaj : Hė, po unė shkoj nė Shqipėri dhe shumė gjėra i shikoj nė kuadrin e njė turisti ! Unė i ndjek lajmet dhe kulturėn shqiptare nėpėrmjet gazetave tė pėrditshme dhe tė atyre pak qė shikoj ose degjoj pėrmes televizionit tė Shqipėrisė. Ėshtė e vėshtirė tė analizosh njė gjė tė tillė d.m.th. nėse po tė isha nė Shqipėri, hė , nuk mund tė tė them sepse shumė nga miqtė e mi dhe shokėt e mi kanė ikur, janė larguar nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės. Ata qė kanė ngelur atje kanė marrė drejtime tė tjera, nuk mund tė tė them. Ndoshta do tė kisha ecur pėrpara, ndoshta kėto mundėsi qė kam kėtu nuk do t’i kisha atje dhe kėshtu…Hė, qė nga Shqipėria ėshtė vėshtirė tė flasėsh !

    Blue Sky : Sigurisht fillimi pėr njė tė huaj nuk ka qenė i lehtė pėr tė rėnė nė sy ! Pas disa vitesh tė kaluara nė Vjenė ēfarė keni ndjerė dhe ēfarė keni planifikuar dhe a i keni realizuar gjithė ato qė keni planifikuar deri tashti ?


    Fatmir Velaj : Gjermanėt kanė njė shprehje : ku ėshtė dėshira aty ėshtė dhe rruga ! Unė doja tė arrija njė diēka ! Kėmbėngula, isha i bindur, e analizova atė qė doja tė bėja e pashė se e krijova njė strategji timen, tė cilėn u mundova ta realizoja dhe arrita ! Arrita atė qė doja ta realizoja qė shumė tė tjerė do ta kishin dėshirė qė ta kishin. Pėr tė ardhmen janė disa projekte tė tjera. Pėr fillim, nė janar me njė Art Forum, njė bashkėpunim ndėrmjet ekonomisė dhe artit, qė do tė jetė nė zemėr tė Vjenės, qė do tė quhet me ciklin “Artisti i Muajit”. Do tė paraqesim artistė nga vende tė ndryshme, artistė tė rinj, t’iu japim mundėsinė qė tė paraqiten para njė publiku vienez. Pastaj do tė ketė dhe programe tė tjera qė janė akoma nė studim dhe qė besoj nė 2005 - 2006 do tė realizohen. Kėshtu, pas Shqipėrisė jemi tė ftuar nė Sof je, nė Muzeumin e Arteve Bashkėkohore etj.

    Blue Sky : T’i kthehemi edhe njė herė pikturės. Temat, cilat janė mė tė shpeshta, ēka e ngacmon Velajn ?

    Fatmir Velaj : Ajo qė marr ėshtė jeta e pėrditshme, ambienti qė neve na rrethon, ėshtė ajo farė jete qė ne kėtu e pėrjetojmė me gjithė streset, me gjithė dėshirat, me gjithė ėndrrat qė kemi pėr tė arritur. Kėto duke u ngatėrruar me njėra tjetrėn transmetohen nė telajo, nė ngjyrat, nė forcėn, nė dinamikėn qė japin kėto ngjyra nė telajo. Kėshtu njeriu nuk mund tė pikturojė tė njejtėn gjė, tė njejtin moment tė jetės sė tij, sepse atėherė nuk ėshtė realist, sepse njeriu ngacmohet vet, sidomos artisti ngacmohet nga ēdo moment i jetės, nga njė lajm i mire, nga njė lajm i keq, ato transmetohen. Dhe, nė rastin tim unė gjithėmonė sa herė qė punoj, unė dėgjoj muzikė, atė qė do doja mė shumė, pėr njė cikėl pikturash dhe duke u ngacmuar edhe nga muzika vazhdoj t’i hedh nė telajo gjithė ato dėshira dhe ngacmime qė kam pasė kohėt e fund it, siē ėshtė cikli i fundit “Kujtime nga e Ardhmja”, qė duket pak a shumė abstrakt pėr kujtimin a diēka qė nuk ka ardhė akoma.

    Blue Sky : A keni piktura tė cilat i keni realizuar dikur dhe tė cilat nuk dėshironi mė t’i shihni, ta zėmė i keni grisur ?

    Fatmir Velaj : Pėr t’i grisur nuk mund tė ta them, por unė i ruaj pėr njė farė kohe. Janė disa piktura nga cikli im i pėrparshėm “Pikturoj nė thellėsi tė dritės”, qė nuk dua t’i shes po dua t’i mbaj pėr njė kohė tjetėr.

    Blue Sky : Fitoni shumė nga piktura ?

    Fatmir Velaj: Po hė, si mund tė ta themi ė.. ka edhe mė mire !

    Blue Sky : Z.Velaj ėshtė e kuptueshme se jo pėr tė gjithė jemi tė mirė, ta zėmė edhe pikturat tuaja. A ka pasė raste tė tilla kur keni marrė kritikė negative pėr punėn tuaj ?

    Fatmir Velaj : Ka pasė raste kur njerėzit kanė folur dhe thonė qė unė nuk e identifikoj dot veten me kėtė pikturė qė bėj, e kupton ? Po kjo nuk ka qenė nė kuptimin agresivė tė fjalės. Piktura ėshtė diēka qė shihet. Ka njerėz qė e pėlqejnė pikėrisht atė vepėr arti qė dikush nuk e pėlqen, dmth qė nuk e pėlqen jo se ėshtė e parealizuar ose ėshtė e realizuar, por qė nuk e pėlqen sepse nuk pėrshtat shijet e tij. Atė pikturė mund ta pėlqejė dikush tjetėr qė thotė : uaaa kjo ėshtė ajo qė unė ėndėrroja ! Dhe pikėrisht kėtė qė ai pėlqeu nuk e pėlqen ky tjetri !

    Blue Sky : Kush ju ka mbėshtetur vazhdimisht qė ju tė arrini deri kėtu, kujt ia kushtoni kėto suksese ?

    Fatmir Velaj : Nė kėtė rast ėshtė njė punė e palodhur, njė punė mendore njė punė, njė strategji e krijuar dhe qė ta arrish gjithė kėtė, tė lėvizėsh nėpėr botė, tė rrish para kompjuterit, tė bėsh takime me artistėt, tė veshė nėpėr mitingje, nėpėr ekspozita duhet tė keshė njė mbėshtetje tė fuqishme nė familje. Nė kėtė rast unė ia dedikoj gruas time e cila nuk mė thotė njė hėrė ngele nėpėr ekspozita, ngele pėr kėtė, ngele pėr atė. Ne jemi tė parėt qė kemi ardhur kėtu dhe unė dua tė krijoj atė farė bekgraund pėr fėmijėt e mi qė nesėr pasnesėr edhe ata tė jenė tė lumtur, tė thonė :Unė jam Helena, jam vajza e Fatmir Velajt ose Romel jam djali i Fatmir Velajt ! Pėr kėtė i detyrohem gruas time qė qėndron pranė fėmijėve tė mi qė edhe ata nesėr pasnesėr tė bėhen dikush nė jetė dhe tė jenė krenar pėr paraardhėsit e tyre.

    Blue Sky : Z.Velaj mendoni tė kėtheheni nė Shqipėri ?

    Fatmir Velaj : Unė kėthehem gjithėmonė nė Shqipėri. Kthehem gjithėmonė sepse aty jeton mamaja ime, ėshtė motra ime, gruaja ime Klara ka njerėzit e saj, prindėrit, unė kam miq e dashamirė. Unė jam gjatė gjithė kohės nė lėvizje, duke vajtur qė nga Londra, duke vajtur deri nė Kajro, duke bredhur gjithė Evropėn. Por, tė them tė drejtėn pushimet e beharit unė do t’i kaloj nė Shqipėri, atje te miqtė e mi sepse ka njerėz qė mė presin atje. Ka njerėz qė gėzohen dhe unė e shikoj nė sytė e tyre qė gėzohen kur mė shikojnė. Ulemi nė ato stole, nė ato bordurat e Vlorės atje, ose nė plazh dhe kujtojmė tė kaluarėn, kujtojmė tė kaluarėn nė mėn yrė qė tė kėnaqemi dhe tė gėzohemi pėr tė ardhmen. Kėshtu qė unė kthehem gjithėmonė atje dhe nuk ka kuptim njė vit qė mund tė kalojė pa qenė asnjėherė nė Shqipėri, atėherė nuk kam qenė gjėkundi, them!

    Blue Sky : Z. Velaj a iu ka kėthyer arti aq sa ju i keni dhėnė atij ?

    Fatmir Velaj : Besoj se po, besoj se po ! Kėto ēmimet, medaljet qė mė janė dhėnė, ftesat qė mua mė vijnė herė pas here nė byro ose nė shtėpi pėr aktivitete tė ndryshme kulturore tregojnė qė unė jam nė kancelaritė austriake, apo nė vende tė tjera jam i mirėpritur. Derisa njė ekspozitė, njė aktivitet kulturor pėrshėndetet apo hapet nga personalitetet mė tė larta tė atij vendi, vet kjo ėshtė njė mirėnjohje e vet punės qė kam bėrė unė, tė punės sė lodhshme por edhe tė frytshme qė kam bėrė unė dhe shokėt e mi qė mė kanė rrethuar, se unė vetėm nuk do tė mund tė bėja gjė pa artistėt nga Gjermania, Franca, Italia, Shqipėria, Rumania apo kudo ku janė .

    Blue Sky : Sipas mendimit tuaj ēka duhet tė ketė njė person qė tė arrijė tė bėhet artist ?

    Fatmir Velaj : Dėshirėn e pakufizuar, dėshirėn dhe besimin nė vetvete. Vetėm duke pasur besim nė vetvete, duke pasur besim nė forcat e tij, nė punėn e tij, duke e parė me kėnaqėsi dhe kritikė punėn qė bėn ai, vetėm atėherė mundet tė ēajė nė rrugėn e gjatė e tė mundimshme tė artit si thotė Lehmani - ”Aty ku ėshtė dėshira aty ėshtė dhe rruga”. Rruga duhet kėrkuar nė njė farė mėnyyre apo tjetėr duke mbajtur lart ndjenjat dhe ndershmėrinė tonė kombėtare, pa u pėrkulur, pa u mburrė vlerat kryesore njerėzore. Vetėm me besim nė vetvete dhe vetėm duke pasur respekt pėr artin dhe kulturėn shqiptare dhe artin e kulturėn botėrore mund tė arrish, duke u paraqitur dinjitoz nė art dhe culture, vetėm atėherė do tė arrish ato qė mendon dhe i ke vėnė qėllim vetvetes pėr tė arritur.

    Blue Sky : z.Velaj, ishte ky vetėm njė prezentim i shkurtėr para artdashėsve kosovarė. Ju falėmnderit pėr kohėn qė ndatė me ne !


    Fatmir Velaj : Unė do doja tė ju falėnderoja juve si staf i radios “Blue Sky” dhe doja tė pėrshėndesja edhe njė herė ata miq qė unė kam nė Kosovė, ata profesorė qė janė atje, qė nga Fatmir Krypa, Tahir Emra, Rexhep Ferri apo artistėt e rinj Sisli Gjafėn qė ėshtė nė New York, e unė e kam takuar nė Vjenė, apo Sokol Beqirin. Gjithashtu dua tė pėrshėndes edhe djalin e tezės sime i cili punon pėr UNMIK-un nė Prishtinė dhe mikun tim Shkumbin Brestovcin i cili punon pėr redaksinė “Rrota”

    Blue Sky :Z.Velaj ju falėnderoj edhe njė herė shumė ! Shpresoj tė ju kemi nė studio drejtpėrdrejtė kur tė vini nė Kosovė, deri atėherė suksese !

    Fatmir Velaj : Falmnderit juve dhe suksese gjithashtu !


    Fatmir Velaj : Dhe nė fund fare dua te falėnderoj tė gjithė ata miq e dashamirės tė mi dhe tė “Forum Weltoffen” tė cilėt gjetėn kohė dhe morėn pjesė nė aktivitetet e mia dhe tė forumit si dhe tė gjithė atyre mijra e-mails nga vende tė ndryshme qė mė vijnė nga dashamirėsit e mi dhe qė mė urojnė pėr aktivitete t dhe sukseset.
    Gjithashtu dua tė falėnderoj edhe tė gjithė ata artsitė, letrarė etj qė mė dėrgojnė veprat e tyre tė artit, poezitė dhe librat e tyre.
    Me kėtė rast dua t'ju them se dhe 2005 do tė jetė aq i suksesshėm sa 2004 dhe me cilėsinė qė mė jep edhe funksioni si kryetar i “Forum Weltoffen” dhe art director i WMC Artforum do tė paraqes nė 2005 artin dhe letėrsinė shqipetare nė mėnyrė qė publiku austriak dhe ai evropian t'i njohė ato mė nga afėr.









    Pasqyrė e aktiviteteve nė vitin 2004 ;

    21.Shkurt - expo" Fqinjėt dhe arti i tyre" nė tė cilėn morėn pjesė artsitė nga vendet fqinje tė Austrisė(kėtu dhe piktori shqiptar me banim nė Itali Edmond Dumi)

    15.Mars - symposium mbi gjendj en politiko-ekonomike nė Maqedoni dhe expo"Art nga Maqedonia" njė bashkėpunim me Institutin pėr Danubin dhe Juglindjen e Evropės dhe me pjesmarrjen e personaliteteve tė ndryshme nga Austria dhe Maqedonia. Me kėtė rast u hap edhe 1 expo ku ftova artiste maqedonas nga tė gjitha grupet etnike.

    17. Prill - expo personale me titull "Beautiful day" nė gallery im turm nė qytetin Baden tė Austrisė.Hapjen e sė cilės e bėri deputetja Erika Adensamm.

    3.Maj- "Nė blunė e jugut" expo e artistėve vlonjatė Agron Dine dhe Arben Meksi tė cilėt paraqitėn nė bashkinė 1 tė Vjenės nė mėnyrėn mė tė shkėlqyer ,vlerat mė tė mira tė artit visual shqiptar.Hapja e expos u bė nga kryetari i bashkisė z. Franz Grundėald

    24 Qershor - "Good morning balkan" expo internacionale nė museumin kombėtar tė Rumanisė nė Bukuresht me pjesmarrjen e artistėve nga tė gjitha vendet e Ballkanit si dhe nga vende tė ndryshme. Ky aktivitet qėndroi dhe u zhvillua nėn patronatin e Presidentit tė Rumanisė Ion Iliescu dhe u pėrshėndet nga Presidenti i Paktit te Stabilitetit z.Erhard Busek. (katalog)

    16.Shtator - "Forca e Diellit" art symposium nė Salzburg land. 4 artist internacional,(Anglia, Gjermania,Austria, dhe Velaj ) punuan pėr dy javė nė atelie Ruhdorf nė Werfenėeng dhe punimet qė bėnė i paraqitėn nė datėn 16.09.Hapja u bė nga shefja e Departamentit tė Kulturės sė Landit Salzburg dr. Monika Kalista.

    13. Tetor- "Memories from the future" expo personale nė Royal Leamington Art Gallery nė Angli.

    28.Tetor - "Njė japoneze nė Florisdorf" expo e artistes sė shquar japoneze Kyoko Adanya nė Florido Tower nė Vjenė.Hapja u bė nga kryetari i bashkisė Katsushika nė Tokio(1.6 milion banorė) si dhe nga kryetari i bashkise Florisdorf tė Vjenės.

    29. Tetor. "Merrėm dhe mua tek Deti Jon" expo personale nė Wachau Museum.Njė retrospektivė pikturash tė viteve 1993-1999 tė zgjedhura nga cikli "Paint into the light". Hapja u bė nga dr. Artan Canaj- kėshilltari kulturor i Ambasa dės sė Shqipėrsisė nė Vjenė dhe nga kryetari i bashkisė Ėeissenkirchen.

    Nėntor - Themelimi I Wmc Artforum. Ky ėshtė bashkėpunimi mė klasik i artit dhe i ekonomisė dhe qė e ngre Forum Weltoffen nė njė stad akoma mė tė lartė.


    Flora Durmishi
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  6. #16
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Gjej rastin ne kete faqe te pershendes mikun tim te mire ,artistin dhe piktorin Fat Velaj!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  5. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •