Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Skandali në Paris, policët seks me vajzat shqiptare

    Skandali në Paris, policët seks me vajzat shqiptare

    Image PARIS – Shtatë policë të shërbimit të sigurisë publike dolën në gjyq për ushtrim të dhunës seksuale ndaj vajzave shqiptare dhe me origjinë lindore, ndërsa po kaq të tjerë hetohen për gjobëvënie ndaj taksistëve, me qëllim përvetësimin. Shërbimi i Kontrollit në policinë e Parisit identifikoi 14 oficerët me shkelje të rënda tre vite më parë dhe pas hetimeve të kryera i ka dërguar në Gjykatën e Parisit për abuzime me detyrën. Lajmin e botoi e përditëshmja franceze “Le Figaro” ditën e djeshme, duke iu referuar zyrtarëve të drejtësisë.Çështja e dhunimit seksual të dy vajzave shqiptare klandestine në kryeqytetin francez ka nisur gjatë vitit 2003 kur u bë dhe një denoncim. Hetimet disavjeçare nxorrën fajtor tre prej policëve, ndërkohë që katër të tjerë janë ende në hetim. Po kështu shtatë punonjës të policisë rrugore investigohen për vënie të gjobave personale nga 50-150 euro për çdo shofer taksie në rrugët e Parisit. Efektivët ishin të zonës së Deuil-la-Barre, në Val d'Oise. Dosja në gjykatë është dërguar gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa zyrtarët disa ditë më parë deklaruan përfundimin e hetimeve të nisura. Gjyqi i parë u zhvillua ditën e djeshme, ndërkohë që shtatë prej policëve mbahen nën ruajtje nga kolegët, pas vlerësimit me arrest shtëpie. Shërbimi i Inspektimit të Përgjithshëm (ISG) bëri të ditur se hetimi ka qënë tre vjeçar dhe i mbështetur në denoncime e fakte. Referuar në dosje, e përfunduar më 12 Dhjetor 2003, Cyril Dussart, Romaric Leclerc dhe Yohann Mahé, të tre të martuar dhe me fëmijë, dyshohen se kanë abuzuar me detyrën që kryenin, duke dhunuar dy vajza shqiptare pa dokumenta dhe një lituaneze. Dhunimi ka qenë seksual dhe fizik. Ndërsa për një pjesë tjetër akuza ishte mosdenoncim i krimit të ndodhur. Megjithatë edhe dje data e procesit ka mbetur pezull për këtë grup. Dyshohet se policët ishin të dehur gjatë momentit të krimit të kryer. Por ngjarjet kanë qenë të përsëritura. Sipas fakteve, më 8 Pvril 2003, Cyril Dussart dhe Romaric Leclerc pasi kanë braktisur qëndrën e punës, së bashku janë larguar me një makinë dhe me uniforma për të bërë një xhiro rreth Parisit. Në boulevard kanë ndaluar një vajzë të re shqiptare duke i kërkuar dokumentet dhe lejen e qendrimit. Pasi konstatuan se ishte e parregullt, policët i ofruan një shërbim tjetër në këmbim të mosshoqërimit në komisariat. E kanë çuar afër “Stadiumit të Francës” dhe aty e përdhunuan dhe rrahur keq. Rreth orës 03.00 të mëngjesit të dy efektivët, të shoqëruar këtë herë edhe nga një i tretë, Yohann Mahé, kanë dalë në Paris me makinë private dhe kanë takuar një vajzë shqiptare dhe një lituaneze. Edhe me këto kanë bërë të njëjtën gjë. Vajzat denoncuan ngjarjen, duke shkaktuar një skandal në opinionin francez për policinë.

    Gazeta Sot
    13-09-2006

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Përse nuk shkruajnë gazetat për mafiozët francezë që përdhunojnë dhe vjedhin.
    Janë mësu këto rracat e mallkueme me u lanë fajin shqipëtarëve.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ne cdo vend te botes jane gjera qe ndodhin.Shume vende nuk i duan shqiptaret mbyllin syte me vendasit e tyre edhe merren me ne.

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ndërsa kur po tregoj unë të vërtetën për racat e ndyra, të tjerët po më akuzojnë për homofobí.

  5. #5
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Ndërsa kur po tregoj unë të vërtetën për racat e ndyra, të tjerët po më akuzojnë për homofobí.
    Ksenofobi me sakte.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ksenofobi me sakte.
    Qenkam ngatërruar si duket nga nxitimi.

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Përse nuk shkruajnë gazetat për mafiozët francezë që përdhunojnë dhe vjedhin.
    Janë mësu këto rracat e mallkueme me u lanë fajin shqipëtarëve.
    Alibaba, mos lexo vetem titullin, por te gjithe artikullin. E kane fajin gazetaret qe vene tituj gjoja "sensacional" dhe qe ne shume raste s'kane lidhje me tematiken.

    Policet jane ne gjyq per ushtrim te dhunes seksuale, per perdhunim ndaj vajzave shqiptare dhe lindore. I vetmi "faj" i tyre ishte se nuk kishin dokumenta.

    Per me teper, keta police jane vene ne gjyq e do denohen, e te tjere po hetohen.

    Keshtu pra, nuk u eshte vene faji shqiptareve, prandaj mos u indinjo pa arsye ndaj "rracave te mallkueme".

    PS: Aman o burre i dheut, lol, se e kemi bere kete muhabet, tjeter gje rraca, e tjeter kombi.

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    PS: Aman o burre i dheut, lol, se e kemi bere kete muhabet, tjeter gje rraca, e tjeter kombi
    .
    Po Lionnes, problemi është se mediat po shkruajnë shumë rreth krimeve që i bëjnë shqipëtarët aty këtu dhe i ekzagjerojnë për së tepërmi, ndërsa horlliqet e veta sa të munden i mbulojnë, po quditem si e paskan publikuar këtë lajm.

    P.S. Desha të them diçka por e lashë..lol..

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Une vetem nje gje nuk e kuptoj,
    -ç'ka ketu per diskutim?
    keto vajza paskan treguar dhe deshmuar moralitetin e tyre dhe origjinen e tyre te paster.

    Une do te martohesha me secilen prej tyre pa asnje kompleks!

    Vetem keto shqiptare, per shkak te nivelit te tyre te larte moral pane si detyrim e obligim moral te denoncojne keta police te ndyre qe me vite te tera kishin bere te njejten gje me vajzat nga pjese te ndryshme te botes pa asnje problem, as me te voglin bile, sepse niveli i tyre moral ua lejonte kete gje.

    Kurse keto vajza shqiptare paskan treguar per vete dhe u paskan dhene shembull gjithe viktimave tjera para tyre se si duhej dhe si duhet te veprohet.

    Ju lumte vajza, ju nuk e dini sa femra tjera keni shpetuar nga ky fat me denoncimin tuaj.

    Respekt.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Une vetem nje gje nuk e kuptoj
    Mua më kanë keqkuptuar që nga fillimi po nejse.
    Dhe unë i admiroj ato vajzat.Sepse vajza të tjera nuk do ta bënin denoncimin nga frika se do i largojnë nga shteti.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •