ÇAMËT PËRUROJNË INSTITUTIN E TYRE


Perfaqesues te komunitetit çam ne Shqiperi peruruan dje Institutin e Studimeve te Çështjes Çame. Keshtu duke perkujtuar 60-vjetorin e genocidit grek ndaj popullsise came, po dje u zhvillua nje konference shkencore. Ne kete konference, referues te fushave te ndryshme kerkuan ndaj shtetit grek heqjen juridikisht te ligjit te luftes me Greqine, kjo si pikenisje te zgjidhjes se ceshtjes came. Keshtu, historiani Sabri Godo ne referimin e tij shqyrtoi pyetjen nese perben ose jo konflikt ceshtja came ne Ballkan. Madje, gjate fjales se tij, Godo shprehu keqardhje lidhur me faktin se pala shqiptare perfaqesohet nga shoqeria "Çamëria" dhe komuniteti cam dhe jo nga shteti. "E vetmja pergjigje e shtetit shqiptar ishte nje rezolute ne forme lutjeje per parlamentin grek qe te hapeshin bisedime per ceshtjen came qe u miratua nga deputetet dhe u hodh poshte nga socialistet," theksoi Godo lidhur me kete ceshtje. Ndersa kreu i Partise Demokratike te Shqiptareve, Arber Xhaferri, theksoi se "nacionalizmi ne Ballkan ndryshe nga ai ne France pati nota negative."

(KohaJonë Online)