-
A duhet ta shkelnin barin protestuesit?
gazeta tema
--------
A duhet ta shkelnin barin protestuesit?
Nga Alfred CAKO
-I- "A duhet ta shkelnin barin protestuesit?" Kur shkrimit tim i vura kėtė titull u nisa nga njė histori e vjetėr pas Luftės sė Parė Botėrore qė kishte lidhje me revoltat e udhėhequra nga R.Luksemburgu, K.Libknehti dhe K.Cetkin nė Gjermaninė e fillimviteve '20. Pas dėshtimit tė tyre Stalini iu hodhi njė romuz therės shokėve internacionalistė gjermanė duke u thėnė se ata dėshtuan nga qė gjatė protestės shumica respektoi tabelat pranė institucioneve ku shkruhej "ju lutemi mos shkelni barin". Kėsodore, si gjysėmaziatik qė ishte, ai pati rastin tė tallej hidhur me qytetarinė dhe kulturėn sipėrane gjermane. Megjithatė, nisur nga programi i tyre marksist, Stalini kishte treguar me kėtė rast se ishte me kėmbė nė tokė.
E mora kėtė shembull pėr tė bėrė njė paralelizėm me faktin se shpesh herė ėshtė e vėshtirė qė tė ndalosh protestuesit "qė tė mos e shkelin barin" sidomos kur ka brenda tyre edhe provokatorė tė interesuar e qė kanė ardhur apostafat pėr kėtė punė nga palėt e tjera. Qė tė besohet ky fakt mjafton tė shikohet se sa rėndėsi kanė jo vetėm pėr rajonin, por edhe mė gjerė, protestat dhe presioni i tyre i pritshėm pėr njė qeverisje tjetėr, mė tė mirė, nė Tiranė. Nė Shqipėri protestat shpesh herė janė keqpėrdorur dhe askush nuk e besonte se dhe me difektet impersonale qė pati kjo protestė, po tė shikohet me gjakftohtėsi dhe paanshmėri, ajo ishte ndėr mė tė mirat nė traditėn e kėtyre 13 vjetėve. Nė kėtė shkrim do tė dėshiroja tė analizoja nė lidhje me kėtė protestė dy pyetje tė rėndėsishme: a) pse ndodhi protesta e shumėpėrfolur e dt.7 shkurt dhe b) a kishte ajo legjitimitet moral apo ishte e stisur.
-II- Pėr pyetjen e parė (a) do tė mirėkuptoheshim po qe se do pranonim faktin e tė qenit tė njėmijė arsyeve, disa prej tė cilave do t'i theksonim mė poshtė. Nė radhė tė parė nė Shqipėri nuk funksionojnė harmonishėm pushtetet. Pushteti i parė, legjislativi, ėshtė paralizuar pėr shkak tė bllokimit autoritarist tė shumicės, e cila i ka hequr opozitės oksigjenin kushtetues qė ajo gėzon duke kufizuar dukshėm hapėsirat jetike tė saj. Pėr opozitėn nuk mund tė pranohet fakti se "stabiliteti ėshtė mė i rėndėsishėm se demokracia". Njė stabilitet dhe qetėsi mbi kėtė mungesė parimore do tė ngjante me qetėsinė nė varreza, fermenti i sė cilės na vjen nga totalitarizmi. Pėr gjykimin tim tė dyja janė shumė tė rėndėsishme. Arena politike kėtu nuk ngjan me Vietnamin pas Dien Bien Fu-sė qė tė motivohen slogane tė tilla. Bllokimi i opozitės me argumenta tė cekėta pėr komisionin hetimor pėr tragjedinė e Karaburunit nuk ėshtė njė fakt i thjeshtė qė lidhet vetėm me atė ngjarje. Bllokimi i kėtij komisioni ėshtė njė 'Kasandėr' qė tregon lajmin e keq se trafiqet nė vend nuk do ndalen. Shqipėria do tė mbetet delta e trafiqeve tė lindjes, pedana e malavitės europiane. Unė mendoj se pozita dhe opozita pas asaj ngjarjeje kishin rastin e artė tė bėnin paktin pėr shtetin. Ndoshta ky pakt s'ishte gjė tjetėr veēse njė kompromis dypalėsh pėr tė ndalur trafiqet, pėr tė goditur krimin dhe qė pėr njė afat tė shkurtėr tė mos mbėshteteshin nga opozita lėvizjet nga poshtė, pėr shkak tė kostos ekonomike dhe barrės negative qė do t'i binte shoqėrisė nė kėtė drejtim. Kėtė rol mund ta luante shumė mirė edhe qeveria e sotme, e cila do tė duhej tė pranonte koston politike nė zgjedhjet e ardhshme, pasi ajo ėshtė e tejlodhur nga pushteti dhe grindjet e gjata. Nga trafiqet dhe ekonomia informale ndoshta vjen afro 1/3 e PKB dhe e tė ardhurave mesatare pėr frymė tė shqiptarėve qė dhe kėshtu gjenden nė njė kuotė tė pakėnaqshme. Arsyeja e kėsaj revolte ėshtė dhe fakti i pėrkeqėsimit tė nivelit ekonomik apo statukuosė sė tij. Ashtu si natyra nuk e pranon zbrazėtinė edhe opinioni publik nuk e pranon mosqeverisjen. Sepse qeverisja nuk konsiston nė faktin e rrėmbimit tė fuqisė por tek ushtrimi i saj. Ky pushtet nuk mund tė pranohet kur nga pabarazia nė shanse dhe nė mėnyrė tė panatyrshme krijohen fusha tė shumta nė ekonominė prodhuese dhe tregtare mbi baza monopolistike pushtetarėsh. Ndėrsa kaskada e shoqėrisė perėndimore i ka nė pėrgjithėsi tė ndara shtresat e biznesit nga ato tė politikės, tek ne kėto dy shtresa janė tė unifikuara nga keqqeverisja socialiste. Nė Shqipėri ka njė polarizim tė theksuar ekonomik e shoqėror pėr shkaqe kriminale tė pushtetit. Nga ky polarizim njė 10% i popullsisė zotėron mbi 70% tė burimeve dhe output-eve tė PPB. Unė jam me idenė e hartuesit tė Deklaratės sė Pavarėsisė sė SHBA, T.Xhefersonit, i cili mendonte se edhe pakica edhe shumica, pėr shkak tė intolerancės sė supozuar ndaj njėra-tjetrės, duhet tė kenė mjete ligjore pėr tė mbrojtur vetveten. Njė ndėr to ėshtė e drejta e opozitės parlamentare pėr tė kontrolluar dhe kufizuar keqqeverisjen nėpėrmjet komisioneve hetimore parlamentare pėr ēėshtje tė veēanta e drejtė qė buron drejtpėrdrejt nga Kushtetuta. Pakėnaqėsia tek ne ėshtė masive dhe jo e identifikuar nė ndonjė shtresė tė caktuar tė shoqėrisė. Kėto shtresa nuk mund tė tolerojnė korruptimin galopant tė administratės shtetėrore qė e rrjepin qytetarin sa herė qė ai prek telefonin, ēelėsin e dritave, rubinetin e ujit apo sa herė qė nga pista e Rinasit ngrihen ēarterat e Kryeministrit apo helikopterėt e njerėzve rreth tij, apo sa herė qė shkojnė nė furrėn e bukės, te dentisti etj.. Kėtė e tregoi edhe pjesėmarja e pakufizuar e shtresave shoqėrore, por edhe nga prejardhja krahinore e kryeqytetasve, tė cilėt ishin tė vetmit qė nuk u pėrmendėn si protestues nė fjalimin prozaik tė Ministrit tė Brendshėm nė parlament (i cili ngjante me njė butak qė pėrpiqet tė kafshojė tė ardhmen me shembujt qė janė njollė nė historitė e policive perėndimore) dhe nė antologjinė rozė tė humbjeve tė opozitės tė kronometruara memecėrisht nga Zv.Kryeministri i penduar dhe me kular nė qafė. Ata flasin ashtu siē iu thonė dhe nuk duan apo nuk dinė tė dallojnė ndryshimin midis protestave tė taksixhinjve, protestave tė ish-pronarėve, protestave tė ngjyrosura me kovat e hidromatit rozė tė socialistėve tė vitit '96 dhe nga ana tjetėr protestave tė gjėra multikolor ku natyrisht qė kandelja dhe ajo ēka kėrkohej tė arrihej ishte politike, por si pasojė, pasi shkaku, - po e pėrsėris thjesht, - dihej: qeverisja e keqe e socialistėve.
-III- Po tė analizojmė pyetjen e dytė nė se kishte legjitimitet moral protesta, jo vetėm si fillim, por dhe si rezultat, nuk mund tė mos e fillonim kėtė ēėshtje me teorinė e sovranitetit tė elektoratit. Ky i fundit apo thėnė ndryshe qytetarėt (ata qė marrin pjesė aktive nė demokracinė elektorale) nėpėrmjet aktit tė pėrfaqėsimit e dhurojnė sovranitetin e tyre nė duart e pėrfaqėsuesve tė tij qė janė anėtarėt e parlamentit. Prej tij - parlamentit - burojnė totalisht apo nė mėnyrė thelbėsore dy pushtetet e tjera: qeveria dhe gjyqėsori. Kėto tre pushtete sigurojnė instrumenta kushtetues dhe ligjorė pėr tė qenė relativisht tė pavarura nga njėra -tjetra. Kur kėto pushtete nuk janė efektive atėherė sovrani zgjedh vetė instrumentat dhe shkallėn e pėrdorimit tė tyre, pasi prej tij burojnė pushtetet dhe jo prej Krijuesit (Zotit, Allahut, Adonait) pėr tė plotėsuar vakumin apo ndryshuar keqqeverisjen. Askush nuk mund t'i kėrkojė sovranit se "pėr se shkeli barin" pasi ai ėshtė sovran. Dhe sovraniteti i tij buron nga numri dhe shkalla e pjesėmarjes qė mė 7 shkurt nuk mund tė mospranoheet se ishte e lartė. Detyra e politikanėve dhe e njerėzve me influencė mbi opinionin publik ėshtė tė ndikojnė dhe tė kufizojnė qytetarėt nė pėrdorimin e pajustifikuar tė dhunės por ne nuk mund t'i kritikojmė ata pėrse "nuk janė gjermanė". Por ajo qė harrojnė ta pranojnė pushtetarėt tanė ėshtė fakti se kėtu ka dy palė qė unė do t'i quaja "ne" dhe "ajo" apo shtresat e shoqėrisė dhe qeveria. Ashtu si nė fizikėn e Njutonit graviteti ėshtė forca qė prodhon lėvizjen, ligji i opinionit publik ėshtė ligji i gravitetit tė qeverive dhe i historisė politike. Kjo e fundit do tė ishte e pamundur pa opinionin publik. Madje edhe kur njė qeveri drejton me jeniēerė, ajo varet shumė nga opinioni qė kanė banorėt pėr ta. Unė do t'u kujtoja socialistėve shprehjen e Talejrandit ndaj Napoleon-it: "Ju mund tė bėni gjithēka me bajoneta, sėr, pėrveēse tė uleni mbi to". Tė qeverisėsh nuk ėshtė mė shumė njė ēėshtje e dorės sė fortė apo obstruksionizmi dhe intoleranca ndaj opozitės pasi shteti nė fund tė fundit ėshtė shtet i opinionit. Pėr gjithēka paguhet njė ēmim shpejt apo vonė. Nuk mund tė ekzistojė njė qeverisje nė kundėrshtim me opinionin publik. Askush nuk ka qeverisur ndonjėherė nė botė pa e bazuar qeverisjen nė diēka thelbėsisht tė ndryshme nga opinioni publik. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, kur opinioni nuk e do, qeveria duhet tė reagojė dhe mos tregojė muskujt.
-IV- A kishte rėndėsi kjo protestė dhe a do ketė ajo qė ėshtė paralajmėruar nė dt.20 shkurt? Unė mendoj se protestat duhet tė kishin si strategji tė parė presionin pėr ndryshimin politik tė parakohshėm nėpėrmjet evidentimit tė shumicės elektorale nė votime dhe si strategji tė dytė rritjen graduale tė presionit sasior e cilėsor tė opinionit publik nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė radhės. Parė nga forma mendoj se duhej tė kishte patur njė organizim mė tė mirė regjisorial qė nė tribunė dhe nė komunikimin me mediat. Ndoshta tribuna mund tė ishte improvizuar para statujės sė Skėnderbeut. Protesta lipset tė sigurojė njė mbėshtetje binare nga faktori euroatlantik jo nėpėrmjet kontrapuktit tė Gjeorgjisė ku dihet qė inspiruesit dhe frenuesit mund tė kenė qenė tė tjerė. Ndoshta gaboj, por protestat tona mund t'u ngjisnin pėr nga durimi atyre tė Serbisė tė drejtuara nga dyshja Drashkoviē-Xhinxhiē para disa viteve. Gjithsesi ne nuk kemi pse tė hyjmė midis problemeve tė tė mėdhenjve dhe aq mė shumė t'u japim atyre leksione demokracie. Ne ėshtė e nevojshme tė jemi njė shoqėri e hapur ndaj tė gjitha vlerave mė tė spikatura tė njerėzisė, tė ēdo rrafshi qofshin ato, duke pasur respekt pėr tė gjitha por si nord vlerat perėndimore, sidomos ato qė mbėshtesin ēėshtjen e shqiptarėve me shembuj konkretė siē qe Lufta pėr ēlirimin e Kosovės.
Kundėr kujt pėrgatitet pėr luftė Nano?
Ēerēiz Loloēi
Kryeministri dhe kryetari i Partisė Socialiste Fatos Nano ka vendosur tė pėrdorė rrugėn e forcės, tė kundėrveprimit tė dhunshėm dhe tė militarizimit tė forcave tė sigurisė (Policia e Shtetit, Garda e Republikės, Shėrbimi i Fshehtė i Shtetit) kundrejt protestave paqėsore qė kėrkojnė njė zgjidhje paqėsore qė nuk mund tė jetė tjetėr pėrveēse zgjedhje tė pėrgjithshme parlamentare me njė qeveri apo jo tranzitore, por me njė kuadėr sa mė tė plotė elektoral.
Njė masė e konsiderueshme qytetarėsh qė nuk janė absolutisht anėtarė dhe simpatizantė tė Partisė Demokratike, kanė treguar paqėsisht nė tubimin e fillim-shkurtit se janė tashmė njė masė e madhe njerėzish, pėrfaqėsues tė tė gjithė mazhorancės opozitare, qė kėrkojnė tė kenė njė shtet mė solid dhe me institucione tė pavarura, duan qė tė mos nėpėrkėmben dhe tė zvarriten mė me kriza dhe mosqeverisje; se i quajnė tė pavlefshme numrat parlamentarė qė rrėzojnė dhe mbajnė qeveri sa pėr tė thėnė, qė nuk durojnė mė tė jenė europianėt mė tė kontrolluar nė tė gjithė rajonin si dhe qė ndihen tė poshtėruar prej varfėrisė dhe prej monopolit tė njė klike tė veēuar shtetėrore.
Prova e parė e tė gjitha arsyeve tė mėsipėrme ishte tubimi i paparashikueshėm i shtatė shkurtit tė kėtij viti, por ai mund tė shndėrrohet edhe nė njė demonstrim masiv paqėsor qė nuk do tė mjaftonte as gjithė gjatėsi/gjerėsia e bulevardit "Dėshmorėt e Kombit".
Policia apo garda e Republikės e ka pėr detyrė kushtetuese qė tė ruajnė institucionet, personalitetet dhe rendin publik, por egėrsimi i disa falangave tė saj e bėn edhe mė irritues grumbullin e protestuesve paqėsorė; akoma mė irrituese janė qėndrimet e N/kryeministrit Namik Dokle, tė vetė kryeministrit Fatos Nano si dhe tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm Gramoz Ruēi.
Tre drejtues tė lartė tė qeverisė dhe tė PS-sė, qė mund tė jenė pėrfaqėsues tė pakontestueshėm tė tetėqind kongresmenėve (pėrderisa nuk ka zgjedhje demokratike nuk mund tė pėrcaktohet edhe pėrqindja e vėrtetė qė gėzojnė socialistėt nė shkallė vendi), nuk mund tė sillen kaq papėrgjegjėsisht dhe nuk mund t'u tregojnė "dhėmbėt" qytetarėve tė tyre kur tė gjithė treguesit janė mjaft tė dobėt dhe kur nuk gjendet asgjė pozitive qė mund t'i mbajė ende nė kėmbė.
Mirė vendoset nė njė mbledhje qeverie se do tė financohet disafish mė shumė policia, garda, shėrbimi i fshehtė, po ku do tė gjenden kėto para, nga do tė sigurohen kėto tė ardhura? A kanė menduar kėta drejtues se sa do tė rezistojnė nė njė seri protestash paqėsore? Duke kėrcėnuar me terma tė pėrgjithshėm "ruajtje shteti" dhe "ruajtje institucionesh", a janė ata vėrtet nė gjendje tė pėrballojnė protesta tė vazhdueshme nė Tiranė dhe nė tė gjitha qytetet e vendit?
Protestuesit e dymijė e katrės nuk janė as ata tė nėntėdhjetė e njėshit dhe as tė viteve tė tjera tė grumbullimeve dhe manifestimeve popullore; opozita shqiptare gjithashtu nuk ėshtė mė ajo e kohėve tė shkuara; veprimet e zgjuara tė tė dy palėve e bėjnė tashmė tė vėshtirė qėndrimin e mėtejshėm tė kabinetit tė zotit Nano.
Tashmė e dinė tė gjithė se rėnia e parė e qeverisė Nano erdhi prej vetė socialistėve; edhe dy qeveritė e tjera socialiste ranė po prej tyre dhe nė kėtė rėnie-ngritje nė njė periudhė gjashtė-shtatėvjeēare kanė mbetur nė mes njė sėrė investimesh, ka mbetur pezull nėnshkrimi i marrėveshjes sė Asociim -Stabilizimit, vendi pėrjeton tragjedi tė dukshme tė tipit Karaburun ku humbin jetė njerėzish, por atė po e gėrryejnė tragjeditė mė tė frikshme si ajo e varfėrisė, e mungesės sė kushteve mė elementare tė jetesės, e hendekut social dhe e njė disniveli qė mund tė kalojė deri nė njė shpėrthim social.
Ka tashmė shumė shembuj kur vende me resurse dhe me potenciale mė tė mėdha se Shqipėria, kur nuk kanė pranuar zgjidhjen politike dhe janė agresuar me shtetasit e vet, kanė rėnė nė mėnyrė tė papritur; kėtė kumt mė shumė se kushdo duhet ta kuptojė pjesa e ndėrgjegjshme dhe e pėrgjegjshme e socialistėve nė tė gjitha nivelet.
-------nga tema ------
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt