Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Agjentet amerikane shkaterrojne rrjetin kriminal te klandenstineve

    Agjentet speciale amerikane zbulojne nje organizate kriminale shqiptare, qe drejtonte kalimin e kladesntineve nga Evropa ne Shtetet e Bashkuara per 12 mije dollare. Si ishte organizuar rrjeti nderkombetar, linjat qe kalonin nga Meksika dhe presionet e trafikanteve per te marre pagesen

    Nje organizate kriminale shqiptare, qe merrej me trafikun e emigranteve drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte ndaluar nga policia e Nju-Jorkut. E quajtur Organizata "Berisha", grupi i shqiptareve per vite me rradhe ka organizuar kalimin e qindra klandestineve nga Evropa Lindore ne SHBA. Sipas prokurorit te distriktit jugor te Nju-Jorkut, i cili ka paraqitur akuzen perpara Gjykates Federale ne Manhatan, te drejtuar nga Uilliam H. Paulej, cdo emigrant i paligjshem paguante 12 mije dollare per te mberritur ne "token e premtuar".

    Ne akt-akuzen e mbrojtur para gjykates nga prokurori David N. Kelley, vleresohet se Organizata "Berisha" eshte pergjegjese per trafikun e paligjshem dhe organizimin e qindra individeve nga Evropa Lindore ne Shtetet e Bashkuara, midis janarit 2000 dhe gushtit 2003. Gjate tre vjeteve te aktivitetit, kjo organizate mendohet te kete qarkulluar rreth 2,5 milione dollare nga trafiku i paligjshem i qenieve njerezore. Shqiptari Gjon Berisha eshte akuzuar ne gusht 2003, se bashku me anetare te tjere te organizates. Me 13-14 tetor, agjente speciale te Departamentit te Sigurise se Brendshme dhe Imigracionit e Doganave, arrestuan disa anetare te Organizates "Berisha", mes te cileve Gjon Berisha, Vincent Berisha, Frank Berisha, Pjetro Dushaj, Ded Gjolaj dhe Linda Dushaj.

    Sipas prokuroreve, pas nje hetimi qe zgjati rreth dy vjet per Organizaten "Berisha" nga agjentet speciale te Imigracionit dhe Doganave, u zbulua se kjo organizate perdorte nje rrjet kompleks pjesmarresish nderkombetare. Ky rrjet perfshinte zyrtare aeroportesh, oficere policie dhe agjente udhetimi per te levizur imigrantet drejt Shteteve te Bashkuara. Klandestinet transportoheshin me menyra te ndryshme, perfshire linjat ajrore tregtare, autobuze, taksi dhe automjete. Trafikantet i pajisnin njerezit me pasaporta evropiane fallco per t'u imbarkuar ne avionet e linjave ne Evrope dhe Ameriken Jugore, ne menyre qe t'u shmangeshin rregullave te pajisjes me vize dhe te krijonin pershtypjen se emigrantet do t'u bashkoheshin grupeve te udhetimit. Akt-akuza vlereson se ne disa raste trafikantet kane udhetuar se bashku me klandestinet, ndersa ne raste te tjera i kane hipur ata ne avione dhe i kane takuar serish ne vendin e ardhshem qe sherbente si destinacion. Trafikantet i udhehiqnin njerezit nga Evropa Lindore ne ate Perendimore, ne Ameriken e Jugut dhe ne Meksike, per te kryer ndalesen e fundit perpara se te hynin ilegalisht ne Shtetet e Bashkuara nepermjet Teksasit, duke kaluar lumin Rio Grande. Per te ndjekur kete rruge, klandestinet duhet te paguanin per llogari te Organizates "Berisha" 12 mije dollare. Megjithate nuk mjaftonte kjo. Trafikantet jane akuzuar edhe se kane perdorur taktika frikesuese dhe presioni, duke kercenuar emigrantet apo familjare te tyre, nese nuk do te paguanin shumen per te cilen ishte rene dakort. Ne kete menyre, Gjon Berisha, Vincent Berisha dhe Linda Dushaj do te perballen me nje maksimum denimi prej 10 vjet burg.

    Nderkohe prokurori Kelley ka falenderuar Zyren e Imigracionit dhe Sherbimin Doganor per punen e tyre ne kete ceshtje, duke zbuluar nje organizate te trafikut te qenieve njerezore nga Evropa ne Shtetet e Bashkuara. Nderkohe, sipas burimeve nga Ministria e Rendit Publik, agjentet kriminale shqiptare kane hetuar disa raste te trafikut te paligjshem drejt Shteteve te Bashkuara. Dyshimet e policise mesohet se kane qene te perqendruara ne grupet kriminale, qe trafikonin nga Shqiperia, Kosova apo Maqedonia drejt SHBA kundrejt nje pagese prej 11-12 mije dollare.

    Korrieri]
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e mirseld
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    9
    Nuk e kuptova mire pse u quajt Organizata ''Berisha''???
    Apo u quajt operacioni ne ate menyre?!
    Pres pergjigje !

  3. #3
    !! I am not in Love !! Maska e Englander
    Anėtarėsuar
    14-09-2002
    Vendndodhja
    !In Galaxy!
    Postime
    104
    Po ti se merr vesh pse u quajt berisha se gjithe ata robte aty mbiemrin berisha e kishin, te shumtit anyway.
    I am just a simple girl in a simple town!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    kjo pyetja e mirseldit eshte per barsalet me polic...u shklyva gazit

  5. #5
    Perjashtuar Maska e mirseld
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    9
    Ne vend qe te me kthenit pergjigje ironizuat me Postimin tim!!!
    Faleminderit,por ajo qe doja te dija ishte nese Kryetari i partise Demokratike Shqiptare mund te ishte i implikuar ne kete rrjet..
    Gjithsesi edhe nje here faleminderit nga Zemra!
    SeLDi

Tema tė Ngjashme

  1. Erion Veliaj: Trafiku i armėve, shkaku i luftės nė Kosovė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  2. Trafiku i vizave: Njė deputet gati pėr nė pranga
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 17:54
  3. Trafiku njerėzor: Shqipėria mbetet nė grupin e dytė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:32
  4. Trafiku i qenieve njerzore ne Shqiperi !
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 11:18
  5. Trafiku i femijeve: Njė i mitur shitej 5 mijė dollarė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2003, 10:14

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •