Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Historia e lindjes se Sportit Shqiptar

    SPORTI


    Ndriēim mėdyshjeve tė Historisė sė Sportit Kombėtar



    Koloneli Hill dhe sporti shqiptar



    * Pėrshkrim befasues i jetės sportive tė viteve '30

    * Kapitulli sportiv nė librin e Dayrell Oakley-Hill, "NJĖ ANGLEZ NĖ SHQIPĖRI"



    Besnik DIZDARI



    Jam i bindur se jo vetėm pėr mua, libri "An Englishman in Albania" ("NJĖ ANGLEZ NĖ SHQIPĖRI") i Kolonelit Dayrell Oakley -Hill, ėshtė i jashtėzakonshėm. I botuar tash sė fundi nė Angli, ai pėrmban njė dokument tė rėndėsishėm pėr jetėn politike, ushtarake, si dhe pėr atė sociale e kulturore tė zhvillimeve shqiptare tė njė periudhe 25 vjeēare (1929-1955), po nė mėnyrė tė veēantė, pėr periudhėn e Mbretėrisė, atė tė viteve '30. Kjo ngaqė autori i tij, koloneli i mirėnjohur anglez, Dayrell Oakley -Hill, i cili punoi pėr shumė vjet nė Shqipėri, ėshtė njė figurė e shumanshme pėr historinė tonė. Ai ka bėrė pjesė aktive nė jetėn shqiptare, nė organizimin dhe themelimin e xhandarmėrisė sonė tė Mbretėrisė, duke luajtur rol madje nė vetė forcimin e shtetit tė ri shqiptar. Kėto janė "Kujtimet e njė oficeri britanik 1929-1955", siē nėntitullon libri nė mbulesėn e tij, i cili siē shkruhet, flet pėr ndikimin qė "Shqipėria dhe njerėzit e saj patėn tek njė anglez, pėrēka kujtimet e Kolonel Dayrell Oakley-Hill japin njė pėrshkrim tė gjallė tė natyrės, popullit dhe zakoneve tė kėtij vendi tė bukur dhe tė dy udhėheqėsve shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri tė cilėt ai arriti t'i njihte mirė: Mbretin Zog dhe Enver Hoxhėn". Dhe mė tej: "Dayrell Oakley-Hill nuk i ndėrpreu kurrė marrėdhėniet e tij me Shqipėrinė. Deri ditėn qė vdiq, mė 1985, ai mbeti i palodhur nė pėrpjekjet e tij pėr tė ndihmuar refugjatėt shqiptarė dhe pėr shumė vite punoi si sekretar i Shoqatės Anglo-Shqiptare". Dayrell Oakley-Hill, siē thekson nė parathėnien e librit, i mirėnjohuri Kolonel David Smiley, "u mor me ēėshtjet shqiptare pėr mė shumė se 50 vjet dhe nė kohėn e vet ishte autoriteti mė i njohur nė vend... Ky libėr do tė bėjė pėr vete tė gjithė miqtė e Shqipėrisė, pasi ėshtė historia e njė burri trim qė Shqipėrinė e kishte tė skalitur nė zemėr." Kjo ėshtė "Historia e rrallė e njė dore tė shkėlqyer tė Shqipėrisė sė vjetėr", pėrcakton, Nicholas, Lord Bethel. Eshtė "i vetmi tregim i dorės sė parė i botuar, - shkruan Roderick Bailey, - qė flet pėr shėrbimin e jashtėzakonshėm dhėnė prej Sir Jocelyn Percy dhe grupit tė tij tė oficerėve britanikė pėr Shqipėrinė e Zogut. Oakley-Hill jep gjithashtu tė vetmen dėshmi okulare tė fazave tė fundit tė planeve fatkeqe tė SOE-sė pėr qėndresėn jokomuniste tė viteve 1940-41. Shpirti i pavarėsisė dhe dėshira pėr aventurė qė e shtyu atė nė Shqipėri mė 1929, krijoi njė afeksion tė thellė e genuin pėr vendin qė zgjati njė jetė tė tėrė. Pak britanikė kanė qenė kaq afėr kėsaj toke misterioze dhe tė trazuar."



    X X X



    E mandej edhe njė lidhje e shkėlqyer e Kolonelit Hill me sportin shqiptar!

    Vetvetiu nė dy librat e mi, "Historia e Kampionateve tė Shqipėrisė" (Vitet '30' dhe '40) e kam personazh tė spikatun. Po e them qysh nė fillim: Koloneli Hill ėshtė padyshim njė ndėr organizatorėt kryesorė tė themelimit tė Kampionateve Kombėtare tė Shqipėrisė, po dhe tė krejt sportit tonė kombėtar. Ushtarak britanik, ai nuk mund tė mos ndjente nė déj edhe gjakimin sportiv tė futbollit, teksa gjen kohė tė ishte edhe nė krye tė kėtyre punėve. E nis si gjyqtar i futbollit, madje duhet pranuar se ėshtė ndėr tė parėt, pėr tė mos thėnė i pari, nė ndeshjet e shumta ndėrqytetėse qysh mė 1929, pra pa nisur Kampionati i Parė Kombėtar (1930). Dhe shpejt ėshtė protagonist. Pėr gati dhjetė vjet, deri mė 1938, nuk do tė ketė veprimtari sportive, kryesisht tė futbollit, tenisit, turizmit, atletikės, e deri tė volejbollit e pėr ēudi edhe tė automobilizimit, pa pjesėmarrjen aktive organizuese dhe vetushtruese si shembull, tė kėtij personazhi unik. Ndėrsa gjatė gjithė kėsaj periudhe, nuk do tė ketė thuajse javė tė Kampionatit Kombėtar tė Shqipėrisė, pa praninė e gjykimeve tė tij. Shtypi e cilėson si njė "arbitėr model". Dhe midis Salvattore Bernardos, Eqrem Stėrmasit, Pelagtti-t, Hajdar Jakupit, Ndoc Gerės, Niko Gurashit dhe Kristaq Stratit, Oakley Hill, ėshtė padyshim i pari i kėsaj tetėsheje, qė mban ndėr duar me gjykimet, ecurinė rradhazi tė shtatė kampionateve tė parė tė futbollit, ato tė periudhės sė Mbretėrisė. Oakley Hill ėshtė anėtar i Komitetit Teknik Arbitral Shqiptar qysh nė themelim, mė 1932, vit i pranimit tė Shqipėrisė nė FIFA, njohja e parė e jona prej njė organizate sportive mbarėbotėrore. Dhe nuk duhet ta ngatėrrojmė themelimin e kėtij Komiteti me njė organizėm formal qė ka tė bėjė me gjykimet e ndeshjeve tė futbollit. Komiteti Teknik Arbitral Shqiptar, nė tė vėrtetė ėshtė organizmi i specializuar kombėtar pėr drejtimin sipas rregullave e ligjeve sportivė evropiane si dhe tė zhvillimeve sportive botėrore nė krejt sportin shqiptar, ēka vetė Koloneli Hill e shtjellon nė kujtimet e tij. Mė 15 janar 1936 ai zgjidhet tashmė kryetar i Komitetit Teknik Arbitral Shqiptar, detyrė tė cilėn e mban deri ditėn e largimit tė tij nga Shqipėria nė fund tė vitit 1938. Dhe duhet tė pranojmė se Komiteti Teknik Arbitral Shqiptar duke patur nė krye Oakley Hill-in, i dha njė seriozitet tė madh zhvillimit tė sporteve nė Shqipėri, nė mėnyrė tė veēantė atletikės, notit, ēiklizmit, tenisit dhe natyrisht e mbi tė gjithė, Kampionateve tė Shqipėrisė nė Futboll. Kjo edhe ngaqė anėtarė tė kėtij Komiteti ishin tė respektuarit Luigj Shala, Dr. Vasfi Samimi, Eqrem Stėrmasi, Dr.Pjetėr Guraziu dhe Telemak Nushi. Nėse sot Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė, qė nuk ka arritur tė pėrcaktojė historikisht se cili qe presidenti dhe sekretari i Federatės Shqiptare tė Futbollit nė kėtė periudhė themeluese, jemi tė detyruar tė mbėrrijmė nė kėtė pėrcaktim: kėto role i ka kryer pėrpara tė gjithėve Koloneli britanik, organizatori i shquar i xharndarmėrisė shqiptare, Oakley Hill. Natyrisht, pa harruar se nga ana shtetėrore vjen e merr fuqi tė plotė, i paharrueshmi dhe i gjithanshmi Luigj Shala, figurė Nr. 1 e sportit shqiptar tė periudhės sė Mbretėrisė, si Sekretar i Pėrgjithshėm i Federatės "Vllaznija Shqiptare" (njė homolog i KOKSH tė sotėm) nė Ministrinė e Arsimit, kur kryetar ėshtė vetė ministri, Dr. Mirash Ivanaj. Punėt e tjera tė mėdha, detyrimet e pėrditėshme shtetėrore pėr realizmin e tyre, nuk e lejonin Kolonelin e gjithanshėm, tė ishte gjithnjė i pranishėm si gjyqtar i drejtpėrdrejt i fushės sė blertė. Po nėse do tė vinte njė ēast kritik, bie fjala njė ndeshje tip "dramatike" Vllaznia - Sportklub Tirana (ēka ai e pėrshkruan hijshėm nė librin e tij), etikėn, ritmin e vėrtetė tė vetė ndeshjes, mbi tė gjitha, arritjen e rezultatit vendimtar tė natyrshėm tė saj, kėto do t'i zotėronin vetėm vėrshėllimat e gjyqtarit, tashmė tė pėrvojės, Oakley Hill. Pa sqimė e mėndjemadhėsi, ai kurrė nuk hezitonte qė pėr 90 minuta tė zėvėndėsonte kostumin elegant tė oficerit tė Mbretėrisė sė Bashkuar, po dhe atė tė Mbretėrisė Shqiptare me atė tė gjyqtarit tė futbollit! Si Kryetar i Komitetit Teknik Arbitral Shqiptar, ai bėri shumė kolegė dhe miq nė Shqipėri, jo thjesht pėrmes drejtimit tė sporteve qė ushtronte ky Komitet, por sidomos pėrmes zhvillimeve tė fushave tė futbollit. Figura tė tilla ende tė panderuara nga sporti shqiptar si Alush Lleshanaku, Anastas Shundi, Kristo Mihali, Mihal Kosta, Ndoc Gera, Ali Kuēi, Skender Sadiku, Telemak Anastasiadhi, Aqif Domini, Bahri Toptani, Teni Frashėri, Ahmet Ashikja, Nush Luka, Myfid Halimi, Mir Papajani, Muhamet Halili, Avni Zajmi, Anton Mazreku, Enver Kulla, po dhe tė tjerė, tė cilėt pėrveē veprimtarive tė tyre tė shumanshme nė atdhetari, nė edukimin fizik tė rinisė, nė arėsim, nė kulturė, qoftė dhe nė politikė, qė pėrbėjnė ndėrkaq, edhe grupin e paharrueshėm tė gjyqtarėve tė parė tė futbollit nė Shqipėri, janė drejtuar dhe formuar pėr vite nga Koloneli Oakley Hill. Dhe nėse mė 8 korrik 1937 shtypi shqiptar njoftonte se FIFA njeh pėr herė tė parė tre gjyqtarė ndėrkombėtarė nga Shqipėria: Luigj Shala, Eqrem Stėrmasi dhe Llazar Miha, edhe kjo ka qenė fryt i pėrpjekjeve tė atij qė asokohe tek ne njihej si "Nėnkoloneli Oakley Hill", i cili me kėtė gradė u largua nga Shqipėria mė 1938. Eshtė me shumė kuptim shkrimi i faqes sė parė i 1 tetorit 1938, me rastin e largimit tė Kolonelit Hill nga Shqipėria, botuar nė gazetėn e vetme sportive tė Mbretėrisė, "Sporti Shqiptar", pėr tė cilin thuhet se "si organizator i Gjindarmėris s'onė asht shque mjenjiherė edhe pėr aktivitetin e vet nė dobi e nė pėrparim tė lėvizjes sonė sportive", duke i shfaqė ndėrkaq, "falenderimet ma tė pėrzemėrta pėr punėn qė ka krye me nji enthuzjazėm tė math pėr dobin e tė mirėn e vendit t'onė". Njeriu, i cili duke marrė nga Federata Angleze e Futbollit, solli, botoi dhe pėrhapi i pari rregullat e futbollit nė Shqipėri, themeluesi i Komitetit Turistik dhe Automobilistik Mbretnuer (KTAM), i Klubit Mbretėror tė Tenisit nė Tiranė apo i Komitetit Shqiptar tė Shoqėrisė pėr Mbrojtjen e Kafshėve (ai organizoi deri ngritjen e njė spitali pėr kafshėt), ia ka arritur tė na lėjė njė pėrcaktim tė jashtzakonshėm, qė i bėn nder vlerėsimit tė traditės sonė sportive, si njė konfirmim i "fair play" tė kohės madje, kur shkruan se: "Futbollistėt shqiptarė kishin ide tė qarta pėr lojėn, ashtu siē luhej ajo nė atė kohė. Ata luanin njė futboll tė fuqishėm dhe tė pastėr". Dhe, se "problemi i tyre kryesor, fillimisht, ishte se prekeshin shumė nėse mendonin se ishin trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė. Kryenin shumė pak faulle tė qėllimshme, por kur vinte puna tek dhėnia e njė penalltie apo tek anulimi i njė goli, futbollistėt e penalizuar jo vetėm qė kundėrshtonin energjikisht, por kishin edhe prirjen tė braktisnin fushėn." Dhe mė tej: "Me kalimin e kohės, ndėrsa unė qėndroja gjithnjė i patundur nė vendimet e mia, zakoni i braktisjes sė fushės nė shenje proteste u zhduk. Nė fakt, gjithnjė e kam shijuar arbitrimin e ekipeve tė kampionatit: ata ishin lojtarė aq tė kujdesshėm dhe aq tė pėlqyeshėm, njerėzorė".



    X X X



    Koloneli Hill ėshtė rikthyer zyrtarisht nė Shqipėri mė 1946 me Misionin Britanik. Dhe ėshtė fantastike ndėrkaq, ndeshja e tij e tenisit nė Tiranė, sport tė cilin ai e luante nė nivel tė lartė, para mijėra shikuesve. "Kundėrshtari" tij ėshtė vetė Ministri i Shtypit, Propagandės e Kulturės Popullore, Prof.Sejfulla Malėshova, pėr ēka unė kam pėrshkruar nė Librin "Historia e Kampionatave tė Shqipėrisė" - Vitet '40. Ka qenė njė lojė dyshe: Hill - Beshiri kundėr dyshes tjetėr Malėshova -Nallbani, Sali Nallbani, pionier i tenisit shqiptar, tė cilin nė vitet '30 e kishte pėrgatitur pikėrisht vetė Koloneli Hill. Dhe pėrcaktimi lakonik i shtypit tonė pas kėsaj ndeshje tė padėgjuar: "Koloneli Hill, mjeshtėr pozicioni mjaft i zoti, gjakftohtė dhe inteligjent". Kaq. Mė pas pėr regjimin, jashtė ēdo nobiliteti tė njė Sejfulla Malėshove, Koloneli do tė ishte vetėm njė armik! Dhe kėtu ėshtė ikja e fundit e Kolonelit Hill nga Vendi i Shqiponjave, me tė cilin ai u mor pėr gati 30 vjet tė jetės sė tij. Ndėrkaq, vjen ky libėr i sapobotuar, nė tė cilin ai natyrisht, nuk mund tė linte pa shkruar edhe pėr sportin shqiptar tė kohės, i tė cilit qe njė protagonist ndėr mė tė spikatunit, duke lėnė pėrgjithmonė gjurmė tė fuqishme tė themelimeve tė palėkundura sot e kėsaj dite, madje deri te pėrpunimi i njė stili qė pėr ne mbeti. Duke botuar nė "TemA" - Sport" kapitullin e kujtimeve sportive tė kolonelit Hill, marrė prej librit tė tij, ndonėse ato pėrbėjnė vetėm shtatė faqe, mendoj se ato pėrfaqėsojnė njė vlerė tė pazakonėshme dhe tė befasojnė me gjykimet, pėrcaktimet, pėrshkrimin dhe mbresat e rralla, ēka ne i ndjejmė pėr herė tė parė. Ky njeri i shquar, i cili Pasluftės u prit pa entusiazėm nga krerėt e regjimit komunist qė po merrte fuqinė nė Shqipėri, madje me urrejtje, duke mbėrritur deri aty sa dhe veprimtaria e tij e ēmueshme sportive mė pas tė pėrēmohej, duke u quajtur deri armiqėsore, na ka lėnė kėsisoj njė dokument historik tė rėndėsishėm pėr vetė "etnografinė" e parė tė sportit kombėtar, i cili me vitet '30 vuri themelet e tij. Kapitulli sportiv i librit tė kujtimeve "Njė anglez nė Shqipėri", tė Kolonel Dayrell Oakley-Hill, ka kėshtu, vlerė tė mirėfilltė historike. Eshtė hera e parė qė ne gjejmė njė gjykim krejt tjetėr, autentik pėr zhvillimet sportive nė vend tė periudhės sė viteve '30. Dhe ndonėse gjithēka ėshtė e shkurtėr dhe e pėrmbledhur, lexuesi merr vesht, kupton, ndjen se me ēfarė pasioni dhe dėshire, madje dhe se me ēfarė kulture e serioziteti kanė nisur tė vihen bazat moderne tė sportit shqiptar. Tash le tė vazhdojmė me ate qė shkruan vetė protagonisti i madh i sportit shqiptar tė periudhės sė Mbretit Zog, Kolonel Dayrell Oakley-Hill, figura e tė cilit sundon mbulesėn e librit tė tij ku Koloneli paraqitet i veshur nėn dy simbole kuptimplote: atė tė ushtarakut tė Xhandarmėrsiė sė Mbretėrisė dhe atė tė veshjes kombėtare tradicionale tė Shqipėrisė.



    Vazhdon



    Kujtimet sportive tė Kolonelit Dayrell Oakley Hill





    Koloneli Hill dhe sporti shqiptar

    * Pėrshkrim befasues i jetės sportive tė viteve '30

    * Kapitulli sportiv nė librin e Dayrell Oakley-Hill, "Njė anglez nė Shqipėri"

    Besnik DIZDARI



    (Vijon nga "TemA Sport" e 20 janarit 2004)

    *** Ky libėr flet pėr ndikimin qė Shqipėria dhe njerėzit e saj patėn tek njė anglez. Kujtimet e Kolonel Dayrell Oakley-Hill japin njė pėrshkrim tė gjallė tė natyrės, popullit dhe zakoneve tė kėtij vendi tė bukur dhe tė dy udhėheqėsve shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri tė cilėt ai arriti t'i njihte mirė: Mbretin Zog dhe Enver Hoxhėn.

    Dayrell Oakley-Hill u kthye nė Mbretėrinė e Bashkuar mė 1955, por nuk i ndėrpreu kurrė marrėdhėniet e tij me Shqipėrinė. Deri ditėn qė vdiq, mė 1985, ai mbeti i palodhur nė pėrpjekjet e tij pėr tė ndihmuar refugjatėt shqiptarė dhe pėr shumė vite punoi si sekretar i Shoqatės Anglo-Shqiptare".

    Nga pėrcaktimi nė mbulesėn e librit

    *** "Dayrell Oakley-Hill u mor me ēėshtjet shqiptare pėr mė shumė se 50 vjet dhe nė kohėn e vet ishte autoriteti mė i njohur nė vend... Ky libėr do tė bėjė pėr vete tė gjithė miqtė e Shqipėrisė, pasi ėshtė historia e njė burri trim qė e kish Shqipėrinė tė skalitur nė zemėr."

    Nga parathėnia e Kolonel David Smiley.


    *** "Historia e rrallė e njė dore tė shkėlqyer tė Shqipėrisė sė vjetėr. Ai punoi 25 vjet pėr Mbretin Zog dhe Shėrbimin e Fshehtė Britanik."

    Nicholas, Lord Bethel.

    "I vetmi tregim i dorės sė parė i botuar, qė flet pėr shėrbimin e jashtėzakonshėm dhėnė prej Sir Jocelyn Percy dhe grupit tė tij tė oficerėve britanikė pėr Shqipėrinė e Zogut. Oakley-Hill jep gjithashtu tė vetmen dėshmi okulare tė fazave tė fundit tė planeve fatkeqe tė SOE-sė pėr qėndresėn jokomuniste tė viteve 1940-41. Shpirti i pavarėsisė dhe dėshira pėr aventurė qė e shtyu atė nė Shqipėri mė 1929 krijoi njė afeksion tė thellė e genuin pėr vendin qė zgjati njė jetė tė tėrė. Pak britanikė kanė qenė kaq afėr kėsaj toke misterioze dhe tė trazuar."

    Roderick Bailey.

    X X X

    Dayrell Oakley-Hill,

    Nga libri "Njė anglez nė Shqipėri":

    Viti 1930 dhe 1931 qe njė periudhė e mbushur me ngjarje ndėrsa gjykoja ndeshjet e Ligės sė futbollit. Kishte vetėm pak shqiptarė qė gjykonin asokohe, edhe pse askush nuk kishte kryer trainime pėr kėtė. De Marchis mė perfshiu nė komitetin e tij teknik dhe kėshtu filluam tė pėrkthenim rregullat e lojės nga anglishtja nė shqip. Shoqata Britanike e Futbollit u tregua bujare duke na dėrguar versionet mė tė fundit. Qe njė betejė e vėrtetė, por gjithsesi puna u krye dhe rregullorja u shtyp e u qarkullua nė tė gjitha klubet e futbollit tė qytetit. Ndeshjet luheshin nė verė dhe ditėve tė diela. M'u desh tė udhėtoja nė qytete tė ndryshme dhe, pėr tė kursyer kohė, zakonisht udhėtimet pėr nė Shkodėr, Korēė e Vlorė i bėja me avion. Shėrbimet ajrore italiane nė kėto qytete zakonisht vinin nė shėrbim njė avion tė vogėl gjerman, me nje motor tė vetėm dhe me krahė tė valėzuar prej alumini. Gjithsej, katėr vende pėr pasagjerė. Mė vonė ky avion u zėvendėsua me njė biplan "de Havilland", me rreth dy vende mė shumė. Gjatė udhėtimit shijoje njė pamje tė mrekullueshme tė maleve dhe asnjėherė nuk na ndodhi tė kishim probleme nė fluturim. I njėjti shėrbim kryente fluturime pėr nė Romė me njė avion italian me tri motorė, e, megjithėse i dobishėm, dėgjonim histori tė frikshme me avionė qė ēanin rrugėn pėrmes Apenineve tė mbuluara me re. Njė avion qe pėrplasur me njė mal kėtu, dhe tė gjithė pasagjerėt humbėn jetėn, ndėr tė cilėt edhe njė ministėr shqiptar. Futbollistėt shqiptarė kishin ide tė qarta pėr lojėn, ashtu siē luhej ajo nė atė kohė. Ata luanin njė futboll tė fuqishėm dhe tė pastėr. Problemi i tyre kryesor, fillimisht, ishte se prekeshin shumė nėse mendonin se ishin trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė. Kryenin shumė pak faulle tė qėllimshme, por kur vinte puna tek dhėnia e njė penalltie apo tek anulimi i njė goli, futbollistėt e penalizuar jo vetėm qė kundėrshtonin energjikisht por kishin edhe prirjen tė braktisnin fushėn e lojės. Tė gjithė arbitrat kanė kaluar tė njėjtėn pėrvojė: instinkti pėr tė dyshuar se shqiptari tjetėr favorizonte ndonjėrėn nga palėt ishte gjithnjė i pranishėm, por sigurisht qė nuk e prisja kėtė reagim ndaj meje. Megjithatė, pati njė herė tė parė edhe pėr mua nė kėtė drejtim. Ēuditėrisht, incidenti mė i rėndė ndodhi nė Tiranė, ku ekipi i qytetit luante kundėr Shkodrės: fusha ishte e njėjtė me atė tė stadiumit modern, me vendet e spektatorėve rreth e qark, edhe pse mė vonė lindi nevoja pėr rindėrtim. Gjatė ndeshjes njė grup lojtarėsh ishte pėrqendruar nė zonėn e rreptėsisė sė Tiranės dhe njė futbollist i Tiranės pengoi me krah njė top tė goditur nga njė lojtar i Shkodrės. Unė nuk kisha asnjė dyshim pėr kėtė dhe dhashė njė penallti. E gjithė skuadra e Tiranės u grumbullua rreth meje, duke protestuar dhe kundėrshtuar. Unė kėmbėngula nė vendimin tim dhe e argumentova atė, por ata e lanė fushėn e lojės. Pas kėsaj, ndėrpreva ndeshjen dhe lashė fushėn edhe vetė. Nė dhomėn e veshjes u rrethova nga xhandarėt, tė cilėt u bėnė barrikadė pėr tė mė mbrojtur dhe mė pas mė hipėn nė njė makinė e mė dėrguan nė shtėpi. Sigurisht, unė shkrova raportin tim pėr komitetin drejtues dhe ndeshja i'u dha Vllaznisė. Gjenerali Percy e mori shumė personalisht incidentin. Ai u takua me ministrin e brendshėm dhe u ankua se nuk mund tė lejonte qė njė prej oficerėve tė tij tė trajtohej nė kėtė mėnyrė dhe se pėr kėtė arėsye nuk do tė mė lejonte mė qė tė gjykoja. Nė fakt, mbi tė mė pas u ushtrua njė presion i madh dhe pas njė ose dy muajsh gjenerali u dorėzua dhe unė fillova tė gjykoj sėrish. Nė mėnyrė krejt tė natyrshme reputacioni im nė Shkodėr ishte rritur dhe radhėn kur m'u desh tė gjykoja njė ndeshje atje, ekipi shkodran e pranoi njė vendim penalltie kundėr tyre vetėm me njė mėrmėritje tė vogėl. Me kalimin e kohės, ndėrsa unė qėndroja gjithnjė i patundur nė vendimet e mia, zakoni i braktisjes sė fushės nė shenje proteste u zhduk. Nė fakt, gjithnjė e kam shijuar arbitrimin e ekipeve tė kampionatit: ata ishin lojtarė aq tė kujdesshėm dhe aq tė pėlqyeshėm, njerėzorė. Pas ca kohėsh u mor vendimi pėr krijimin e njė Federate Sportive, nėn drejtimin e kolonelit gjenial Aqif Pėrmeti, pėr tė kontrolluar tė gjithė sportin publik, qė nė atė kohė perbėhej nga futbolli, atletika dhe volejbolli. Koloneli nuk ishte ekspert, prandaj ngriti njė Komitet Teknik qė do ta kryente kėtė punė pėr tė. Emri zyrtar ishte Komiteti Teknik Arbitral Shqiptar, gjithnjė i quajtur KTASH. De Marchis ishte larguar nga Shqipėria dhe zėvendėsuesi i tij, njė tjetėr italian, ishte asistent i kolonelit, por jo anėtar i komitetit. Mua m'u kėrkua tė merrja kryesinė e komitetit, gjė tė cilėn e pranova. Me mua punonin edhe tre shqiptarė dhe mė vonė edhe pesė tė tjerė morėn postet e tyre. Tė gjithė kishin luajtur futboll ose nė shkollė ose nė kampionat (gjithēka ishte amatore asokohe) ose kishin qenė gjyqtarė. Ne kishim pėr detyrė tė fiksonim kalendarin e Kampionatit dhe tė pranonim zyrtarisht rezultatet. Sigurisht na duhej tė caktonim edhe gjyqtarėt. Menjėherė nisėm njė kurs trainimi pėr gjyqtarėt ekzistues dhe pėr kandidatėt. Ēdo javė kalonim orė tė tėra me njė tabelė pėrpara dhe lojtarė-model duke ndėrtuar kėshtu njė organizėm tė dobishėm gjyqtarėsh. Duke pasur kėtė pozicion tė ri unė nuk mund tė gjykoja mė. Tė njėjtėn vėmendje i kushtuam edhe sporteve tė tjera, por kėto ishin mė sporadike dhe nuk ngjallnin aq shumė entusiazėm publik. Nė komitet u bėmė tė gjithė miq pėr kokė dhe mbetėm tė tillė pėr disa vite tė kėndshme nė vijim derisa unė u largova nga vendi. Kėto aktivitete vullnetare duheshin bėrė kryesisht jashtė orarit tė punės, me pėrjashtim tė ndonjė takimi tė rrallė tė komitetit. M'u kėrkua tė kryeja edhe njė veprimtari tjetėr vullnetare. Disa zyrtarė ishin shumė tė zellshėm nė nxitjen e turizmit dhe sidomos nė organizimin e vizitave tė motoristėve tė huaj nė Shqipėri. Kėshtu morėn miratimin e ministrisė (dhe sigurisht tė Mbretit) pėr krijimin e Komitetit Turistik dhe Automobilistik Mbretnuer, ose KTAM shkurt. Nė mėnyrė tė natyrshme publiku kishte tendencėn ta ngatėrronte KTAM-in me KTASH-in. M'u kėrkua tė merrja pjesė nė tė dhe vitin e parė, si thesarier, m'u desh tė komunikoja me departamentin e turizmit tė huaj tė shoqatės automobilistike nė Londėr, tė cilėt u treguan shumė tė gatshėm. Herėn e parė qė shkova me pushime nė atdhe u takova me ta dhe u informova krejtėsisht pėr procedurat. Ne ishim regjistruar nė organizmin ndėrkombėtar dhe kėshtu futėm nė pėrdorim regjistrat dhe triptikėt e atyre kohėve. Zyrtarėt e kufirit duheshin mėsuar si t'i pėrdornin. Nė fakt, arritėm tė sillnim disa motoristė aventurierė dhe pati vetėm njė rast kur unė dėgjova njė ēift shoferėsh tė cilėve rruga Shkodėr-Tiranė i'u duk aq e keqe saqė u kthyen mbrapsht. U gėzova kur erdhi koha pėr tė dorėzuar thesarin, dhe vazhdova tė qėndroja anėtar i komitetit edhe pėr disa vjet. Ne donim tė ndėrtonim njė sistem kampingu me shalete nėpėr kodra, por qeveria nuk arriti dot tė na siguronte mjetet apo kushtet e nevojshme. Njė tjetėr institucion i mirė ishte Klubi mbretėror i tenisit nė Tiranė. Pėr tė u pėrdor njė ndėrtesė nė tė dalė tė bulevardit Mussolini, me njė bar dhe njė sallė tė madhe kėrcimi si dhe dy fusha toke. Funksionet e kujdestarit tė fushės, barmenit dhe mbikqyrėsit tė pėrgjithshėm i kryente njė rus i bardhė shumė i kėndshėm, i njohur me emrin Nikolai. Ai gjithashtu luante mjaft mirė tenis. Kishim njė sasi tė mirė lojtarėsh anėtarė, pėrfshi amerikanė, italianė, njė gjerman shumė tė mirė, Stahl, njė lojtar tė mirė francez, Marchand, qė ishte drejtor shkolle nė gjimnazin e Tiranės dhe sigurisht pak shqiptarė. Unė zbulova njė nxėnės shkolle, Nallbani, qė luante tenis nė fushėn e Librarisė "Carnavon" dhe mė bėri pėrshtypje talenti i tij i dukshėm. E stėrvita dhe ai u bė njė lojtar i shkėlqyer dhe mė pas pati sukses nėpėr turne tė hapura nė Itali. Kur shkova nė Shqipėri nė vitin 1945, klubi i tenisit ishte zhdukur, por Nallbani ishte bėrė profesionist dhe drejtonte institucionin e vet me dy fusha: nė fakt ai ishte traineri zyrtar i tenisit. Ne organizuam edhe turne tė hapura vjetore dhe unė pata kėnaqėsinė qė njė vit tė shpallesha kampion i turneut nė lojėn nė ēift me Stahl dhe kampion individual (bashkė me dikė tjetėr) nė njė turne tė papėrfunduar. Njė lojtar i spikatur qe diplomati amerikan Huston, i cili kishte qenė kampion nė Kajro. Luanim shumė bashkė, madje edhe pasditeve tė nxehta. Zakonisht kishte njerėz qė ndiqnin ndeshjet tona, kėshtu qė mund tė kaloje njė mbrėmje tė gėzueshme ndėrkombėtare nė Klub. Aktivitetet e tjera sociale nė Tiranė konsistonin nė mbrėmjet e vallėzimit nėpėr ambasada, tė cilat organizoheshin goxha shpesh, mbrėmjet e vallėzimit nė bashki, ku tė gjithė kishin mundėsi tė mblidheshin dhe, me raste, nė klubin e oficerėve, ku pata mundėsinė tė takohesha dhe vallėzoja me tri motrat mė tė vogla tė Mbretit Zog: Myzejenin, Ruhijen dhe Maxhiden. Pasi kaluan njė ekzil tė gjatė, e fundit prej tyre vdiq nė Francė me 1969. Gjithashtu u takova dhe vallėzova me mbesat e Zogut: Tere dhe Dane (ose Danush). Tere mė vonė u martua dhe u vendos nė Angli, ku i shoqi merrej me bujqėsi, kėshtu qė patėm kėnaqėsinė e shoqėrisė sė saj nė shumė pritje tė pėrvitshme shqiptare. Kur bėheshe mik me shqiptarėt, ata ishin shumė bujarė dhe tė ftonin nė shtėpi, zakonisht jo vetėm pėr tė pirė diēka por edhe pėr tė ngrėnė. Instinkti i tyre i mikpritjes u jep njė shtysė tė madhe pėr t'u shėrbyer me tė ngrėna miqve, madje edhe ne kuadrin e jetės sė njė qyteti krahasueshmėrisht tė civilizuar, dhe ky zakon ėshtė ruajtur edhe ndėr tė larguarit qė unė kam takuar pas luftės. Njė nga vendet mė tė kėndshme ku shkoja ishte Valiasi, shtėpia nė fshat e familjes Toptani. Kjo ishte njė familje shumė e vjetėr feudale qė zotėronte tokė nė Krujė dhe Tiranė prej shekujsh. Abdi bej Toptani kishte qenė njėri prej tri regjentėve para kohės sė Zogut dhe tani e kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės nė moshė tė thyer nė kėtė shtėpi. Ai ishte xhentėllmeni i shkėlqyer vendas, njė njeri thellėsisht i nderuar e i mirė. Siē do tė thoshin amerikanėt, ai ishte njė njeri nga i cili do ta blije me dėshirė njė makinė tė dorės sė dytė. Nė fakt, ata nuk kishin makinė, por njė karrocė me kalė me tė cilėn mund tė bėje pesė miljet e rrugės sė vėshtirė pėr nė Tiranė, pėrfshi edhe njė kalim mbi lumin e Tiranės, njė pėrrua qė mė pas bashkohet me Ishmin. Shtėpia nė ēifligun e Valiasit ishte e madhe, ngjante shumė me njė shtėpi angleze fshati, me lėndina, vreshta dhe tokė tė mbjellė rreth e qark. Miqve u shtrohej dreka nė shtėpi, e shėrbyer nga shėrbyesi i tyre i besuar i cili ishte pjesė e familjes. Por pjesa mė e madhe e kohės atje shpenzohej ashtu siē ishte menduar tė ishte nė fakt: nė njė gjendje shplodhjeje tė plotė, ulur nėn njė lis gjigant nė lėndinėn pranė shtėpisė, zakonisht me njė grup miqsh tė familjes ku servirej kafe ose pije nė varėsi tė orės sė ditės. Ihsani, djali, i ngjante tė atit dhe kishte dy motra shumė bukuroshe. Abdi beu kishte blerė njė traktor tė madh, tip i vjetėr anglez, dhe Ihsani dhe Alistar Percy, djali i gjeneralit, kalonin orė tė tėra duke luajtur me tė. Nganjėherė punonte e nganjėherė jo. Ihsani kishte studiuar nė Universitetin e Gracit dhe fliste rrjedhshėm gjermanisht, anglisht dhe italisht: unė i jam shumė mirėnjohės miqėsisė sė tij pėr 50 vjet me radhė. Zakonisht unė shkoja nė Valias me biēikletė, por nėse shkoja me Rosamondėn, i jepte ajo biēikletės ndėrsa unė ecja nė kėmbė. Nganjėhere na ēonte karroca. Nė disa kuptime, vendi ishte si njė skenė nga Turgenjevi ose Cehovi. Alistair ishte njė djalė i ri, i gjatė si i ati, dhe pėr njė farė kohe ishte ndihmėsi i tij i pėrkohshėm, kėshtu qė e njohėm disi. Ai mbeti i vrarė nė njė aksident ajror gjatė luftės. Vajza dhe mbesa e gjeneralit gjithashtu ndenjėn herė pas here me tė. Percy ndjehej pak i vetmuar, e di, i rrethuar nga tė rinj, edhe pse kaloi nje pjesė tė madhe ministrash britanikė. Shumė shpesh na merrte ne oficerėve tė rinj pėr darkė, sidomos kur njėri ose tjetri kthehej nga vendlindja dhe luanim letrash ose shigjetash e dėgjonim disqet e tij. Historitė e tij ishin gjithnjė interesante: gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur kishte qenė shef shtabi i Byng dhe Gough nė Francė; nė Rusinė jugore pas luftės dhe pėrpjekjet e tij pėr tė ndihmuar rusėt e bardhė tė luftonin dhe mė nė fund suksesi i tij nė evakuimin e disa prej tyre; mė pas, koha qė kaloi ne British Columbia duke pastruar tokėn dhe duke filluar kultivimin e saj, pėr t'u tėrhequr mė pas sepse zonja Percy nuk e pėrballonte dot atė lloj jete. Para se tė shkonte nė Shqipėri ai merrej me shitjen e njė sistemi konvektori tė ngrohjes qendrore. Gjatė viteve tė tij tė para nė Shqipėri, Percy-t i pėlqente shumė tė ecte nėpėr male. Mė vonė ai filloi ta pėrshkonte rrugėn me makinė duke na lėnė ne ta bėnim rrugėn nė kėmbė; por gjithsesi arriti tė pėrshkonte mė kėmbė disa malėsi deri nė fund. Atij i lindte dėshira e papritur pėr tė lėvizur dhe thoshte: "Eja, Hill, ec tė hipim nė makinė dhe shkojmė tė shohim plazhin" ose ndoshta thjesht pėr tė parė Hodgsonsonėt nė shpejtėsinė qė tė lejonte Durrėsi. Ai merrte me qera njė ēadėr nė plazh, ashtu si shumė njerėz tė tjerė, shqiptarė, anėtarė tė trupit diplomatik dhe zyrtarė italianė. Ēadrat dhe shtėpitė me tulla u shtuan shumė thellė nė plazh dhe njerėzit kalonin aty fundjava, mbrėmje apo pushime tė plota. Plazhi i Durrėsit kishte rėrė tė mrekullueshme dhe njė kalim shumė tė kėndshėm nė det. Duhej tė ecje goxha nė det pėr tė arritur thellėsinė e pėr tė notuar, por mund tė shtriheshe dhe tė shijoje mrekullisht nė njė gjatėsi prej rreth 18 inēėsh ujin e ngrohtė. Mbreti Zog kishte rezidencėn e tij verore, me shtėpi solide nė skajin jugor tė plazhit, ku kalonte muajt mė tė nxehtė. Ministrat dhe tė tjerėt e vizitonin kėtu, por gjithsesi aktiviteti qeveritar mbahej nė minimumin e nevojshėm gjatė verės.

    -----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    SPORTI
    Post scriptum pėr Kolonelin…

    A ėshtė Koloneli Hill i pari Sekretar i Pėrgjithshėm i FSHF?

    Nė 1912 themelohet pėr herė tė parė njė pėrfaqėsuese e njė qyteti nė futboll

    …Dhe njė 90-vjetor i pafestuar i historisė sonė tė sporteve, gjithnjė e ndarė dysh

    Besnik DIZDARI

    Mė vjen mirė qė botimi nė “TemA Sport” i dy shkrimeve rreth Kolonelit Dayrell Oakley –Hill dhe kujtimeve tė tij tė shkurtėra edhe pėr sportin shqiptar tė viteve ’30 prej librit “An Englishman in Albania” (“Njė anglez nė Shqipėri”), tė paktėn ka ngjallė kėrshėri te disa njerėz tė cilėt kanė njė kuptim atdhetar dhe dituror pėr sportet nė Shqipėri. Kėtė e pėrjetova nga bisedat me disa prej tyre. Natyrisht ata janė pak, sepse kėsisoj atdhetarėsh e njerėz tė kulturės nuk ka shumė nė Shqipėri. Kėshtu, ata mė nxitėn t’i kthehem edhe njė herė Kolonelit me kėte Post scriptum.

    Nė tė vėrtetė, ajo qė mė shtyn t’i rikthehem ėshtė shqetėsimi pėr historinė e sporteve tek ne, e cila megjithė librat, botimet e shkrimet e mia, dhe jo vetėm tė mijat, ende mbetet e ndarė dysh. Dhe pėr tė keq. Mohohet ende ajo ēka ėshtė krijuar sidomos gjatė vietve ‘20-’30, dhe ngrihet nė qiell sidomos ajo ēka ėshtė krijuar pas 1944-trės. Kur e para ėshtė themelim nė tokė djerrė dhe e dyta ėshtė vazhdim me zhvillim tė vrullshėm. Me njė fjalė, ngjet ashtu si me krejt historinė tonė, tė cilėn disa njerėz, njė pjesė e tė cilėve vijnė jo nga pjesa me tė kaluar liberale, por konservatore komuniste nė pushtet tė atėhershėm, vetėm mohojnė tė kaluarėn e parė, duke u bėrė protagonistė tė mashtrimit, rrenės, fshehjes sė historisė. Por tė kthehemi te sporti.

    1. Kohė mė parė nga sektori i jashtėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit, mė ėshtė kėrkuar ndihma pėr tė pėrcaktuar qysh nga 1932-shi se cilėt kanė qenė sekretarėt e pėrgjithshėm dhe presidentėt e Federatės Shqiptare tė Futbolli-t, gjė qė e kėrkonte FIFA pėr historinė e shteteve anėtare tė saj. Nuk ka qenė e mundur tė marrė pėrgjigje kjo pyetje. Dhe kjo pėr shumė arsye. Mungesės sė kulturės sė mirėfilltė tonėn, shkatėrrimin mė 1945 tė gjithė asaj ēka u ndėrtua para saj, mbi tė gjitha mėnjanimi, persekutimi, largimi i shumė prej protagonistėve tė sportit tė Mbretėrisė si reaksionarė, bejlerė e agallarė, shėrbėtorė tė Hillit e Rattit; dhe prej kėsaj ėshtė mbėrritur me lehtėsi te mungesa e vlerėsimit tė historisė sė sporteve nė Shqipėri, si pjesė e historisė kombėtare.

    Mirėpo, ja kur vjen njė ēast, dhe ti pėrpara faktesh mė tė hollėsishme, papritmas “zbulon” se Koloneli Dayrell Oakley –Hill, nė tė vėrtetė ėshtė i pari sekretar i pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit, siē ta kėrkon dhe FIFA. Koloneli “ynė” qė e nisi kėtė histori si gjyqtar i futbollit, madje duhet pranuar se ėshtė ndėr tė parėt, pėr tė mos thėnė i pari, nė ndeshjet e shumta ndėrqytetėse qysh mė 1929, pra pa nisur Kampionati i Parė Kombėtar (1930) dhe i cili - ai pason me Salvattore Bernardon, Eqrem Stėrmasin, Pelagattin, Hajdar Jakupin, Ndoc Gerėn, Niko Gurashin apo Kristaq Stratin - si anėtar i Komitetit Teknik Arbitral Shqiptar qysh nė themelim, mė 1932, vit i pranimit tė Shqipėrisė nė FIFA, ėshtė pikėrisht dhe organizuesi teknik, ekzekutiv i FSHF-sė, padyshim njė lloj sekretari i sipėrpėrmendur. Si pėr kėtė, mė 15 janar 1936 ai zgjidhet tashmė kryetar i Komitetit Teknik Arbitral Shqiptar, detyrė tė cilėn e mban deri ditėn e largimit tė tij nga Shqipėria nė fund tė vitit 1938. Dhe siē e kam shkruar nė “TemA”, nėse sot Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė, qė nuk ka arritur tė pėrcaktojė historikisht se cili qe presidenti dhe sekretari i Federatės Shqiptare tė Futbollit nė kėtė periudhė themeluese, jemi tė detyruar tė mbėrrijmė nė kėtė pėrcaktim: kėto role i ka kryer pėrpara tė gjithėve Koloneli britanik, organizatori i shquar i xharndarmėrisė shqiptare, Oakley Hill. Natyrisht, pa harruar se nga ana shtetėrore ėshtė i gjithanshmi Luigj Shala, figurė Nr. 1 e sportit shqiptar tė periudhės sė Mbretėrisė, si Sekretar i Pėrgjithshėm i Federatės “Vllaznija Shqiptare” (njė homolog i KOKSH tė sotėm) nė Ministrinė e Arsimit, kur kryetar ėshtė vetė ministri, Dr. Mirash Ivanaj. Pa harruar ndėrkaq, figura tė tilla ende tė panderuara nga sporti shqiptar si Alush Lleshanaku, Anastas Shundi, Kristo Mihali, Mihal Kosta, Ndoc Gera, Ali Kuēi, Skėnder Sadiku, Telemak Anastasiadhi, Aqif Domini, Bahri Toptani, Teni Frashėri, Ahmet Ashikja, Nush Luka, Myfid Halimi, Mir Papajani, Muhamet Halili, Avni Zajmi, Anton Mazreku, Enver Kulla, po dhe tė tjerė tė gjithė tė drejtuar dhe tė formuar pėr vite edhe nga vetė Koloneli Oakley Hill, i cili nuk duhet harruar se vinte nga toka e futbollit, Mbretėria e Bashkuar. Kėshtu patėm mbėrritur edhe te 8 korriku 1937, kur shtypi shqiptar njoftonte se “FIFA njeh pėr herė tė parė tre gjyqtarė ndėrkombėtarė nga Shqipėria: Luigj Shala, Eqrem Stėrmasi dhe Llazar Miha”, ēka ka qenė qenė fryt edhe i pėrpjekjeve tė Kolonelit, pėrveē tė tjerave njeriu i cili solli pėr herė tė parė nė Shqipėri, marrė nga Federata Angleze e Futbollit, rregullat e futbollit. Dhe qysh mė 1930-1931, ai arrin tė fitojė atė qė, siē e pėrcakton vetė, “betejėn e vėrtetė, por gjithsesi puna u krye dhe rregullorja u shtyp e u qarkullua nė tė gjitha klubet e futbollit”. Ai merr kryesinė e Komiteti Teknik Arbitral Shqiptar, gjithnjė i quajtur KTASH, sepse siē shkruan, “m’u kėrkua tė merrja kryesinė e komitetit”, qė fiksonte kalendarin e Kampionatit, pranonte zyrtarisht rezultatet, caktonte gjyqtarėt, organizonte kursin e trainimit pėr gjyqtarėt ekzistues dhe pėr kandidatėt. Tė gjitha kėto punė, nė krye kanė njė emėr: Koloneli Dayrell Oakley –Hill. Me tė fillon. Pasi ta njohim atė si sekretar tė pėrgjithshėm tė FSHF-sė, mund tė gjejmė edhe tė tjerėt dhe FIFA mund tė marrė njė pėrgjigje edhe pse tė mundimshme.

    2. E tash, disa data historike:

    …1900: Zhvillohet gara e parė e hipizmit nė Shkodėr me pjesėmarrjen e ushtarakėve turq dhe kalorėsve vendas.

    …1901: Nė Shkodėr vjen biēikleta e parė me tė cilėn shėtit njė qytetar i quajtur Cuk Skjapi, i cili sipas dėshmitarit Palok Nika, mahnit qytetin duke ecur me biēikletė.

    …1902-04: Fillon njė farė futbolli sporadik nė disa lagje tė qytetit tė Shkodrės.

    …1905: Formohet nė Shkodėr skuadra e parė e futbollit, “Leka i Madh” te lagjja “Arra e madhe”.

    …1907: At Ruter, prift nga Malta, sjell nė Kolegjin Saverian tė Shkodrės, topin e parė tė futbollit tė vėrtetė tė periudhės.

    …1908: Nė Elbasan formohet Shoqėria Afėrdita, ēka pėrbėn fillimet e sportit nė kėtė qytet.

    …1909: Nė Korēė, nėn kujdesit e Hil Mosit, formohet Shoqėria kulturore-atdhetare “Vėllazėria” e cila ka nė program edhe organizime tė mundėshme sportive.

    …1910: Marinarė tė anijeve tė huaja paraqesin ndeshjet e para tė futbollit nė Vlorė.

    …1911: Nė Shkodėr, sipas studjuesit Enver Bushati, lindin dhe dalin nė fushėn e lojės disa skuadra tė lagjeve.

    …1912: Themelohet nė Shkodėr pėr herė tė parė njė pėrfaqėsuese e njė qyteti nė futboll: Indipendenca e Shkodrės.

    …1913: Nė gusht ose shtator tė kėtij viti zhvillohet ndeshja e parė zyrtare e futbollit, sipas rregullave tė kohės, nėn kujdesin e Palok Nikės midis Indipendencės sė Shkodrės dhe skuadrės pėrfaqėsuese tė ushtrive ndėrkombėtare qė ndodheshin nė Shkodėr. Zbatohet rregullorja e plotė e futbollit.

    …1914: Zhvillohen manifestimet e para gjimnastikore nė shkollat e Shqipėrisė.

    …1915-18: Zhvillohen gara atletike spontane nė qytetet kryesorė tė Shqipėrisė.

    …1919: Themelohet Shoqėria kulturore-artistike-sportive Vllaznia e Shkodrės, e cila duhet marrė edhe si e para shoqėri shumėsportėshe nė Shqipėri. Kryetar zgjidhet Hil Mosi.

    …1920: * Palok Nika organizon garėn e parė zyrtare tė vrapimit, njė maratonė e vogėl, rreth 4200 metra e cila fitohet nga Kol Gjoni.

    * Krijohet nė Tiranė Shoqėria e Futbollit Agimi nėn kujdesin e P.Nikės, A.Er_ebara. Agimi luan ndeshjen e parė me Juventus tė Shkodrės tė cilėn e humb 1-2.

    * Fillon tė luhet basketbolli nė Shkollėn Teknike tė Tiranės

    …1921: Pėr herė tė parė nė Tiranė zhvillohet njė ndeshje e plotė futbolli: Agimi - Vllaznia 1-2.

    Vėshtroni kėto data qė i bėjnė nder jo vetėm historisė sė sportit kombėtar, por krejt historisė sė Shqipėrisė. E shihni se diēka kemi qenė edhe nė kėto fusha qysh nė fillim tė shekullit XX. Pra jo vetėm nga fundi i vitit 1944.

    Ndėrkaq, kohėt e fundit edhe me nxitjen e autorit tė kėtyre rradhėve, Posta Shqiptare emetoi njė pullė poste kushtuar 90-vjetorit tė futbollit nė Shqipėri. Eshtė e pafalshme qė FSHF-ja, Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve, nuk u mor me kėtė datė qė pėr habi ėshtė festuar dy herė edhe gjatė regjimit komunist! Dhe ėshtė e ēuditshme qė Posta Shqiptare del mė nė pararojė se vetė organizmat sportivė. Me njė fjalė, kėtė vend, veē historia nuk e mundon. Ndonėse ajo ende nuk ėshtė “zbuluar” e tanė.

    3. Le tė kthehemi te njė ngjarje e pesė viteve mė parė. Ka qenė njė mbrėmje shtetėrore e dhjetorit tė vitit 1999 qė pat mbledhur nė pak orė njė histori tė bukur, tė paharrueshme dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e saj vėrtet e meritonin nderimin e madh qė i’u bė, sepse kishin shkrirė jetėn e tyre pėr sportin dhe i’u kishin dhėnė shqiptarėve kėnaqėsira tė pashlyeshme nė gjithė vitet e Pasluftės. Tė gjithė sportistėt e nderuar me njė medalje tė posaēme, patėn ardhur aty sipas njė kriteri: ata qė ishin Mjeshtra tė Merituar Sporti dhe Trajnerė Kombėtar si dhe ato pak Mėsues tė Popullit tė sektorit. Bukur deri kėtu. Po vetvetiu lindte pyetja: a ishin vetėm kėta sportistėt qė e meritonin njė nder tė tillė? Pata shkruar se ende ndėr ne mbeten nė majė mbi 90 pėrqind tė sportistėve tė cilėt kanė marrė titujt e Shqipėrisė Socialiste. Dhe vetėm kaq. Ata tituj, Mjeshtėr i Merituar Sporti apo Mjeshtėr Sporti, njė imitim sovjetik i paekuivok, qė natyrisht zotėruesit e tyre i meritojnė, megjithatė nuk pėrmbledhin gjithė historinė e bukur tė sportit shqiptar. Megjithė vlerat e tyre tė pakundėrshtueshme, ata pėrfaqėsonin dhe pėrfaqėsojnė vetėm njė pjesė tė historisė sė sporteve, natyrisht njė pjesė fort tė nderuar. Po e keqja e madhe ishte se pėr njė pjesė tjetėr tė rėndėsishme tė kėsaj historije, ende Shqipėria nuk donte tė dinte, duke mbetur nė gjykimin e viteve ’50. Kanė kaluar plot pesė vjet pra, nga ajo analizė kritike. Nuk ka ndryshuar asgjė. Po pėrsėris pa shtuar, ndonėse ka mjaft pėr tė shtuar, emra tė munguar qė duhej tė nderoheshin atė mbrėmbje dhjetori 1999, figura tė shquara organizuese, ushtruese, zhvilluese tė sportit kombėtar, gjithnjė tė panderuar: Izedin Beshiri, Princesha Myzejn, Oakley Hill, Musa Juka, Nush Bushati, Prof. Besim Qorri, Ragip A. Hoxha, Eqrem Stėrmasi, Hajdar Jakupi, Mirash Ivanaj, Pjetėr Guraziu, Kristaq Strati, Qemal Omari, Said Toptani, Vangjel Turtulli, Prof. Ratti, Prof. Lissoni, Dr. Vasfi Samimi, Taip Shkodra, Sulejman Karkini, Prof. Aqif Domini, Mihal Kosta, Samo Singer, Anastas Moisiu, Tom Gjiri, Ndoc Gera, Mazllum Xurxa, Elez Maha, Galip Juka, Stefan Shundi, Anastas Koja, Telemak Nushi, Rit Margeriti, Teki Selenica, Gaqo Gogo, Anatas Koxhaj, Taq Pisha, Luigj Shala, Muhamet Halili, Palok Nika, Anton Mazreku, Petro Sturgji, Niko Dovana, Dake Kusi, Bexhet Jolldashi, Irfan Gjinali, Kin Bushati, Hil Staka, Paē Koliqi, Asim Golemi, Qazim Dervishi, Luigj Radoja, Demir Cara, Rit Margeriti, Hot Mirdita, Latif Alibali, Vasip Alushi, Shefqet Jolldashi, Sabaudin Biēaku, Alush Lleshanaku, Aqif Domini, Demir Karriqi, Gjon Kiri, Mikel Nushi, Teufik Agaj, Halim Begeja, Sabit Ēoku, Isuf Dashi, Teli Samsuri, Demir Cara, Kristo Mihali, Nimet Tartari, Hil Staka, prof. Rexhep Krasniqi, Klani Marjani, Mark Gurashi, Rudolf Gurashi, Selman Stėrmasi, Adem Karrapici, Skender Gjinali, Emil Hajnali, Mitaq e Lef Sallata, Foto Janku, Bik Jakova, Nimet Tartari, Haki Korēa, Zyber Lisi, Hasan Maluēi, Miēo Plluska, Maliq Petrela, Prokop Myzeqari, Gjon Sabati, Abdulla Shehri, Abdyl Kėllezi, Rafael Dishnica, Reshit Rusi, Fori Stasa, Ragip Lohja, Minella Anastasiadhi, Ali Ohri, Sefedin Biēaku, Kristo Isak, Ilia Likoka, Nebi Faslliu, Sandėr Kraja, Ibrahim Kodra, Kol Trebicka, Koēo Kereku, Ali Haveriku... Pėr fat tė mirė, nė kėto pesė, njė njeri i gjykimeve nė futbollin shqiptar, Ing. Mėhill Shkambi, bėri hapin e parė pėr tė nderuar ndoshta mė tė madhin, Profesor Luigj Shalėn, duke krijuar Ēmimin “Luigj Shala” pėr gjyqtarėt e futbollit. Nuk mund tė thuash se u mbėshtet. E po pėr fat tė mirė, kohėt e fundit dha njė shembull Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar me Klani Marjanin. Dhe vetėm kaq. Tash presim tė vihet nė vend figura e Kolonelit. Dhe pas tij tė gjithė tė tjerėt?…

    Ndryshe do tė mbesim te konkluzioni i tmerrshėm i mbledhjes sė famshme tė Federatės Shqiptare Sportive tė 3 shtatorit 1945, kur me njė ndjenjė tė qartė antikombėtare, u deklarua fjalė pėr fjalė kėshtu: “Tė fshihet njė herė e pėrgjithmonė faqja e zezė e lėvizjes sportive tė sė kaluarės!”

    Kjo deklaratė historike ka mbetur nė historinė tonė kombėtare si njė turp i madh. Kulturėn historike tė sporteve, pa vėnien e sė cilės nė baza kontemporane nuk mund tė ketė sport modern, nuk mund ta shpėtojnė shkrimet e gazetave, madje as librat e shkruar. Kėto janė pak. Shpėtimi (edhe kėte e kam thėnė) mund tė fillonte me pėrpjekjen e parė pėr tė bashkuar historinė nė njė, jo duke e ndarė si nė mbrėmbjen e paharrueshme tė dhjetorit ’99.

    Ndryshe mbesim si te mohimi emblematik i Federatės Shqiptare Sportive tė 3 shtatorit 1945 se ai sport “kishte qenė faqja e zezė e lėvizjes sportive tė sė kaluarės qė duhet fshirė njė herė e mirė.” Koloneli Hill sapo ka “mbėrritur” me histori nė dorė. Ta nderojmė. Sepse, siē thotė njė gazetar i madh, Enzo Biagi: “Kush nuk ka kujtesė, nuk ka ndjenjėn e jetės sė tij.”

    --tema--

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 13:59
  2. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 08:16
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 13:45
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 20:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •