Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Policia ju mbron... Apo???

    Ne cdo vend te botes ekzitojne barsaleta mbi policet dhe cuditesht jane ato me gazmoret. Nuk kam ndermend te merrem me barsaletat, por me disa fakte qe gjithmone me kane bere pershtypje.

    Policia eshte organ i Shtetit dhe kryesisht merret me ruajtjen e Rendit Publik. Ka dhe dege te saja qe merren me financen, ambientin, pyjet etj me rradhe.

    Polici nga nje figure qesharake barsaletash, kthehet menjehere ne nje hero kur qytetari ka nevoje per ndihmen e tij.


    Ne vitin 1997 shteti shqiptar kapitulloi perpara forcave anarkiste te cilet e sulmuan, shkaterruan dhe e dogjen pa pike meshire.

    Me mijera shqiptare u vrane, u grabiten, u dhunuan. Me miliona te tjere ishin ata qe shikonin me shprese se Policia me te cilen kishin qeshur sa e sa here, ti kthente ate paqe e siguri qe dukej teper e larget.

    Qe ne revoltat e para Antikomuniste me benin perstypje thirrjet: "Policia eshte me Ne".

    Sa e cuditshme dhe ironike ne te njejten kohe.

    Vitet kaluan dhe perseriten te njejtan situata, vecse me kontekst te ndryshem.

    Sot Shteti Shqiptar mbahet ai me i korruptuari dhe me i kriminalizuari i Europes. Padyshim qe ketu ka pergjegjesite e veta dhe policia shqiptare.

    Policet Shqiptare qe gjithmone jane permendur per kulturen e tyre qe linte per te deshiruar, per nivelin teper te ulet te komunikimit shpesh here jane perballur me krimin dhe kane rrezikuar apo dhene jeten.

    Jane jo pak per 159 police te rene ne krye te detyres sipas statistikave te Ministrise se Rendit.

    Sa nga ne i njohin emrat e tyre?? Sa nga ne dine per ta??

    Pervec detyres publike, te gjithe keta kane patur jeten private, familjet e tyre, grate, femijet qe i kane lene jetime.

    Por kjo eshte vetem njera ane e medaljes.

    Ana tjeter po ashtu e dhimbshme eshte korrupsioni dhe krimi qe eshte organizuar nga vete policia.
    E lidhur ngushte me konjukturat politike, nuk ka mundur ti beje balle tundimit te forte dhe i ka shtyre ne kahun e kundert.

    Eshte e veshtire qe te mos gjesh police ne krimet me te shemtuara dhe me te bujshme qe kane ndodhur ne Shqiperi.

    Gati ne cdo trafik te zbuluar dhe te denoncuar, autoret kryesore kane qene forcat e policise (Nenkupto te Shtetit Shqiptar).

    Azem Hajdari ekzekutohet nga forcat e policise. Nipi i biznesmenit vlonjat rrembehet nga policet.
    Tragjedia e fundit ne Vlore i ka rrenjet ne polici.

    Keto jane ato qe po me vine ne mendje ne keto momente dhe e di qe mund te permenden te tjera pa fund. (Kociu etj etj)

    Pjerin Ndreu deklaron qe shteti shqiptar eshte i kriminalizuar dhe paralizon punen e policise. Pak jave me vone jep doreheqjen.

    Trafiqet e droges dhe prostitucionit vazhdojne te bejne namin ne Europe dhe veshtire qe policia shqiptare te mos jete ne dijeni.


    Eshte folur gjate dhe teper per depolitizimin e Policise Shqiptare por deri tani eshte bere teper pak, ose aspak.
    Perseri ne krye te saj vihen persona sipas bindjeve dhe militantizmit politik dhe jo sipas aftesise dhe principeve vetjake.

    Une mendoj se ne rast se kjo gjendje do te vazhdoje keshtu, shqiptaret do ta humbin perfundimisht besimin tek Policia dhe kjo do te ishte me pasoja te parikuperueshme.

    Kjo do te shoshte qe te humbte besimi ne Shtetin Shqiptar si mbrojtes i Lirise dhe Jetes se Individid.
    Shqiptaret ne menyre inkoshiente do te ktheheshin ne anarkiste, ku shteti per ta te simbolizoje te keqen, krimin, trafikun, drogen, prostitucionin.

    Vlerat morale do te shkaterroheshin dhe cfare eshte akoma me e keqe, do te humbte besimi ne Shtet.

    Shteti eshte i te gjithe individeve dhe ne rast se abuzohet me ta, keta te fundit do te abuzojne me shtetin.


    Do te doja mendimin e gjithsecilit ne lidhje me kete teme.

    Cfare mendimi keni per Policine Shqiptare?

    A po perthoset kujtimi i mbi 150 te vrareve nga dora e krimit?

    Ne rast se Po; po perdhoset nga vete koleget e tyre te cilet jane autoret kryesore te vrasjeve, grabitjeve, trafiqeve apo korrupsionit, apo po pergjoset nga shtetasit shqiptare te cilet po e humbasin besimin te policia shqiptare?


    A duhet te behet me doemos Depolitizimi i Policise apo duhet qe Shteti te ushtroje kontroll politik mbi te?

    Cfare te mira dhe deme ka patur shoqeria shqiptare nga policia shqiptare?

    Policia Ju mbron apo ... ?

  2. #2
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Pershendetje

    Dua te them se nje pjese shume shume e vogel e policise ben pune te sakte
    Korrupsioni eshte ne kulm ne Shqiperi dhe domosdo dhe policia ngacmohet nga keta faktore
    Cfare te pres une nga policia kur KALOJ KUFIRIN GREK DHE VIJ NE TOKEN MEME ( shqiperi ) DHE POLICI ME KERKON LEKE HAPUR dhe me thote : TA pij nje kafe shefi ,por mos harroni qe kafja per ta nuk eshte 1.000leke te vjetra fillon ga 10.000 te vjetra dhe larte .
    Dhe kur ti kundershton te mban pasaporten dhe thote qe nuk ke bere ushtrine .Kjo histori me ndodhi mua dhe kur me vone i nxorra librezen e ushtrise perseri bente filma ,me vonoj nja ndonje ore ne Kakavije pervec pritjes qe presin te gjithe dhe me vone ma dha pasaporten
    dhe me tha :PO PO CA JENI JU VLONJATET nje 5-lekeshe nuk TE JEPNI ,mire qe kemi fshataret qe u marrim ndonje lek

    Kjo eshte policia jone ????? shqiptaret kur kalojne kufirin ndiejne mall per SHQIPERINE dhe policia i prek me shkelma


    Nje pjese shume e vogel e policise e meritojne fjalen e te thenit ORGANET E MBROJTES SE RENDIT ,se te tjeret jane ORGANE TE MBROJTJES SE XHEPIT TE TYRE QE NGA POLITIKANET E DERI TEK MATRAPAZER E VEGJEL (policat )

    Dhe persa i perket pyetjes tuaj qe NA MBRON POLICIA APO JO ka shume pergjigje ne menyra te ndryshme dhe PO por shume pak(vetm me paraqitjen e tyre ) edhe JO


    shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga FJORIN : 17-01-2004 më 16:29
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2003
    Vendndodhja
    ne Burg
    Postime
    18
    policia na mbrone apo jo.Cpoloci ku do ta di shqipetari se cfare dmth polici.Polici eshte nje organe ku munde te beshe leke nqs se ke mbaru shkolle policie ose ke bere ndonje dokument fallco.nqs se je fshatar polic i thjeshte do te ngelesh duke ruajtur ndonje objekt nqs se je fshatar dhe ke mbjellle ndopak ashash dhe ato leke do tja japesh shefit munde te behesh polic ruge apo anti krim.Dhe cdo presesh nga keta njerez te te mbrojne ty .Shqipetari e ka pase zakon dhe e ka hakun e mere vete .Policia eshte nje vende ku jane punesuare njerezit nje vende per tu ushqyer disa njerez.Rofte policia policia eshte me ne
    O fshatar O zemer Gure qytetar Nuk behesh kurre.................................

  4. #4
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Le te flasim njehere per mungesat, per ato qe e bejne policine shqiptare te quhet jo me polici, por makuteri.

    Ajo qe i mungon se tepermi policise shqiptare, te gjitha llojeve te policise, asaj te rendit, financiares, rrugores, etj... eshte EDUKATA. Nuk kam pare kurre ndonje polic te sjellshem ne Shqiperi qe me miresjellje te te kerkoje dicka qe e permban apo jo ligji dhe rregullorja e tyre.
    Ajo qe i karakterizon eshte HARBUTERIA dhe VULGARITETI. Keta qe pretendojne te vendosin shtetin e se drejtes, nuk dine te lidhin dy fjale, dhe ato qe i lidhin i bejne gjithmone keq qytetarit te thjeshte, atij te pafajshmit, se me fajtoret e kriminelet ata mbajne te njejten gjuhe.

    Para ca vitesh, u ktheva nga Hamburgu ku kisha shkuar me pushime, te parat aq te gjata ne jeten time. E theksoj te gjata, sepse fillova te ndjej mall per vendin tim...Por, ne Rinas "vendasit" e pare qe te duhet te ndeshesh jane "policet e lare" qe qelben ere dhe qe nuk mund ta konceptojne dot se nje nga funksionet e buzeve te njeriut eshte edhe buzeqeshja dhe nje nga funksionet e trurit eshte venia e tij ne perdorim. Ata police atje, me ngjanin me shume me ca hiena te ndyra qe silleshin rrotull ne kerkim te gjahut te majme. E shikoja njerin nga ata te sigurimit qe u kerkonte pashaporten emigranteve. Me c'te drejte?-thosha me vete. Cfare i duhet atij kur ka nje person atje te kabina qe merret me kete pune? Ulerimat e tyre qe njerezit te viheshin ne radhe dhe te shtyrat te benin te ulerisje me shume se ata, por e vetmja gje qe mund te beje ishte t'i shikoje me inat. Vetem kaq. Me pas presioni psikologjik binte mbi ty. Me pas deri ne shtepi do udhetoje me shijen e hidhur qe te linte makuteria e ketyre qe duhet te na mirepresin ne.... te gjoreve.

    Ky sistem eshte i kalbur dhe duhet te ristrukturohet totalisht. Vetem me ane te PROFESIONALIZMIT dhe te NJEREZILLEKUT kjo polici mund te fitoje serish respektin e qytetareve. Perndryshe, ata jo vetem qe do te mbeten personazhe te barcaletave te pafundme, por do te konsiderohen si llumi i shoqerise, dicka me te lare se politikanet tane te nderuar.

    Kerkoj ndjese per ata pak qe nuk jane si te lartpermendurit ...
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  5. #5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Policia ju mbron apo.... ?

    Te them te drejten pyetje te tilla te vene ne dileme, dhe ajo qe me vjen te therras direkt eshte : "Per cfare mbrojtje e ke fjalen o miku im ?" ... Mirepo, natyrshem me lind nje pyetje : perse nuk funksionon policia ? Polici, ashtu si te tjeret eshte pjese e njeres prej shtresave popullore me burime financiare skarco, asaj te nepunesve shterore. Si e tille, detyrimisht policia shqiptare i nenshtrohet vetvetiu psikologjise se mases.... e cila fatkeqesisht ne Shqiperi njihet mire se cila eshte :
    "Perse te kundervihem ndaj krimit, cilin ligj te mbroj dhe nga kush ? Cfare do te fitoj ?
    Policia ne Shqiperi (dhe ne cdo vend tjeter te botes), e ka te veshtire ti kundervihet krimit, sepse ai eshte i shtrire ne shtresat me te larta te shoqerise, dhe eshte ai qe i paguan policise edhe rrogat nepermjet taksave (kujtoni lokalet gjigande qe sapo u sekuestruan). Ligjin e shpallin ligjvenesit, e cila per momentin eshte klasa me e inkriminuar e shoqerise shqiptare... parlamentaret jane ata te cilet shperdorojne fuqine e tyre duke u bere mburoje e krimit. Duke iu kundervene krimit, nje polic jo vetem qe nuk fiton gje, por ka shume per te humbur.... Mjaft police te ndershem jane hequr nga puna ose jane larguar "me deshire" pas presioneve te ndryshme.
    Tema eshte shume e drejte, por a ia vlen me te vertete te analizosh vetem policine ??? Po mjekesia, doganat, tatimoret. arsimi ??? Ne shqiperi te gjitha keto shtresa jane pre e korrupsionit i cili fatkeqesisht mbeshtet po nga NE.
    Persa kohe te jemi te paafte te nderrojme psikologjine tone masive, per aq kohe asnje segment i shtetit shqiptar nuk do te mund te lirohet nga korrupsioni, perfshire ketu edhe policine.

    Nuk po justifikoj policine..por nuk justifikoj as veten tone....

  6. #6
    http://www.tropoja.org
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    England[SE]
    Postime
    388
    po te mbron ne shtete te huaja por ne shqiperia jo

    O Azem shqipe malsie,
    Per ty loti na ka hije.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Policia shqiptare eshte pjese e popullit shqiptar. Disa futen ne te per karriere, disa sepse e shikojne ate si nje shans i mire per te vendosur pasuri me ane te korrupsionit, disa jane te pasionuar mbas ruajties se ligjit. per mendimin tim jane shume figuar nga keto te fundit qe jane munduar me profesionalizem te realizojne mbreterimin e ligjit ne shqiperi. Rasti i fundit per mua eshte shkarkimi i drejtorit te policise e tiranes pas zbulimit te linjes se heroines midis shqiperise dhe greqise. Tani, a i shkon ne mend ndonjerit se kjo linje ka funksionuar per 7 vjet pa paguar haracin atje ku komandohen fijet, une sbesoj keshtu. Ne te njejtin fije mendimi eshte edhe aksioni i fundit i zotit gjinushi ne lidhje me nanon kur filloi sekuestrimi i pronave, ne dukje te krimit, po qe ne te vertete jane te politikes.
    Tani, a eshte ky kufiri i policise...... ndoshta po, ndoshta jo. Ne demokraci
    Kjo eshte dilema e madhe qe nuk eshte se ndjek vetem shqiperine por edhe vendet me demokraci me te konsoliduar, psh skandali i enronit dhe lidhja me presidentin bush, skandalet italiane te berluskonit apo vete prodit me mafien dhe korrupsionin. Edhe dmokracia angleze qe per mua eshte number 1 ne bote, nuk ka qene imune ndaj ketyre lidhjeve parazitare.
    Tani do thoni ju, demokracia qenka sistem i semure, qe ska shans te rregullohet pasi ata qe presupozohet te zbatojne ligjet, jane te futur ne nje qark vicioz, qe edhe nese duan te dalin, sdo ja arrijne dot.
    Megjithese ne aparence kjo gje make sense, ne thellesi nuk eshte ashtu.
    Shkalla e zbatimit te ligjit ne nje demokraci ka te beje me shkallen e civilizimit te popullates. Hidhi nje sy shoqerise prezente shqiptare dhe mendoni, a ka te beje shkalla e shtetit ligjor shqiptar me nivelin e civilizimit shqiptar, per mua absolutisht po. Ktu buron dhe shprehja e famshme napoleoniane qe cdo popull ka qeverine qe i takon.
    Cna takon ne shqiptareve te bejeme, a duhet thjesht te themi qe politikanet e policet na bejne kete apo ate, po ne vete sa here ikemi thene vetes se cfare kame bere une per vendin tim, a i kame zbatuar une detyrimet e miaj ndaj demokracise e ligjit.
    Shqiptaret duhet te ndryshojne mentalitet, dhe ndryshimi i mentalitet shkon qe nga qendrimi ndaj hajdutllikut, korrupsionit, alabakerise, kanunit, fitimit te pandershem dhe mbi te gjitha, kur te shkjne ke kutite evotimit te mos e japin voten fshatce, po me pergjegjesi, pasi zgjedhja qe ata bejne eshte dhe vleresimi qe i bejne deputeteve si menaxhes te ligjit.
    Ok
    Ky eshte mendimi im
    Kroksi

  8. #8
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Jam dakort me Force-Intruder kur thote qe pagat e uleta i detyron jo vete policet po dhe mjeket e te tjeret me radhe qe gjeja e pare qe mendojne eshte qe te rrjepin..
    Qe policia te jete efektive ne radhe te pare duhet te zgjidhen njerez te pergjegjeshem dhe te gatshem per ta kryer ate pune, dhe sigurisht te paguhen mire qe atij te mos i shkoje mendja qe te merret me pislliqe po te jete i kenaqur me rrogen qe merr.
    Te punohet qe shoqeria ta shohe punen e policit si nje pune te privilegjuar ku sherbimi ndaj shoqerise te konsiderohet nje privilegj dhe jo nje pune e rradhes.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  9. #9
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Ne qofte se une do doja gjithe mall te vija per pushime ne Shqiperi,kur mendoj se cfare do me bejne policet,si ne kufi,ashtu edhe rrugoret menjehere me iken malli per ate vend dhe me ngjallet nje urrejtje kundrejt shtetit dhe shoqerise.
    Sepse nuk ka faj vetem policia,qe eshte e korruptuar,por ka faj edhe vete individi ne Shqiperi,pasi ne vete i kemi mesuar keq policet duke i kuar me para sa here qe na dalin perpara.
    Shume njerezve u intereson,qe policia te korruptohet lehte,pasi mund ta beje fare kollaj nje dicka antiligjore.
    P.Sh,une nuk kam shkuar ushtar e me intereson me shume te jap nje 5000 lekeshe ne kufi,sesa te shkoj e te shlyej detyrimin ushtarak,etj.
    Ne kemi vite qe i kemi llastuar shume policet tane,por tashme ne kemi llastuar edhe policet greke,qe kur kalon kufijte,duhet te japesh kafe edhe tek pala greke,pasi ta kerkojne me marifet.
    Ata nuk i kerkojne leket me detyrim,sic i kerkojne policet shqiptare,por pasi mbarojne cdo pune ligjore me dokumentat,thone: tani po deshe me jep edhe nje kafe...
    Vetem se kafja ne palen greke kushton pak me shtrenjte sesa policet shqiptare te cilet ngopen me pak.
    Pershendetje!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anëtarësuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136
    Pershendetje juve!

    Gjithmone e kam patur enderr, te shkoj ne Shqiperi, dhe te kaloj nga Shqiperia, dhe mund te them se kete enderr e kam realizuar disa here, dhe do te vazhdoj me tutje.
    E vetmja gje qe me ka penguar, ishte se sa here kam ra nga andejpari, me kan vjelur sa ska, deri sa i mesova metodat e tyre.
    Me vjen keq per ta dhe nuk jau ze te madhe, se ashtu jane mesuar.
    Deri sa shteti nuk eshte ne gjendje, te jau plotsoj kushtet, atehere le te vazhdojne me tutje. Sa per ato 20 euro qe mi marrin ata, hallall i kan prej meje
    Shnetin juve!
    Bregu
    isha, erdha dhe do te jem!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •