Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 76
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Njė pikė loti pėr emigrantin Ervin

    Njė pikė loti pėr emigrantin Ervin


    MARK MARKU

    Vrasja e 22-vjeēarit Ervin Dervishi, emigrantit shqiptar tė pėrfshirė nė ushtrinė amerikane po trajtohet nė mėnyrė tė tillė nga shtypi shqiptar sa shpeshherė tė krijohet pėrshtypja se shtypi ynė nuk gjen ndonjė dallim tė madh mes njė lajmi tė kobshėm si vdekja e njė 22 -vjeēari dhe njė lajmi normal. Tituj tė mėdhenj dhe solemnė, retorikė heroike, atmosferė po kaq heroike sa gati-gati tė ngjan sikur shtypi mezi ka pritur rastin tė lajmėrojė rėnien e heroit tė parė shqiptar nė luftėn kundėr terrorizmit. Njė ngazėllim i fshehtė spikat pėrmes rreshtave, ngazėllim qė nuk e fshehin as fraza steriotipe si “vdekje tragjike”, “humbje e madhe”, dhe tė tjera si kėto. Gjithė kėto ditė kemi mėsuar se njė ushtar trim, njė shqiptar ka nderuar kombin duke rėnė nė fushėn e betejės nė Bajin e largėt tė Irakut. Se qeveria shqiptare do ta shpallė hero. Se vetė kryeministri Nano ėshtė mjaft i prekur nga vdekja e ushtarit shqiptar. Shkurt, gjithė kėto ditė, shtypi dhe opinioni publik kanė folur dhe parė lindjen e njė heroi. Ndėrkohė ėshtė harruar se lindja e heroit ka qenė njėkohėsisht dhe vdekja e njė njeriu. Dhe njeriu ka qenė konkret, prej gjaku dhe mishi, ka patur njė emėr dhe ka prindėr qė tashmė lotojnė vdekjen e tij. Dhe qė e dinė fare mirė se lindja e heroit nuk mund ta zhbėjė vdekjen e djalit tė tyre me emrin Ervin, se ky heroi dhe Ervini janė dy gjėra tė ndryshme, madje heroi ėshtė aq i keq, sa pėr tė lindur, kėrkoi vdekjen e Ervinit, djalit tė tyre.
    Njė kėndvėshtrim i tillė i problemit ėshtė i ndaluar nė raste tė tilla, pasi ne duhet tė jemi hipokritė deri nė fund me tė gjallėt dhe tė vdekurit. Na duhet tė mendojmė politikisht pėr t’i dhėnė vlera morale njė akti kaq tė qartė si vdekja. Nuk duhet tė mendojmė arsyet dhe rrethanat qė ēuan tek vdekja. Se pėrndryshe ky Ervini ynė hero do tė ishte ndryshe nga Ervini 22 -vjeēar, nga Ervini i vėrtetė dhe faktin e vrasjes sė tij s’do ta pėrjetonim ndryshe vetėm si tragjedinė e njė emigranti, si njėrėn nga mijėra tragjeditė e emigrantėve tanė tė shpėrndarė anembanė globit. E pra kjo histori ėshtė krejt e thjeshtė. Ervini ikėn nga atdheu i tij i trazuar pasi nuk gjen kushtet minimale pėr tė jetuar. Nė vendin e pritjes (nė rastin tonė SHBA), gjen atė qė gjejnė gjithė emigrantėt nė botė: pamundėsinė pėr t’u integruar nė njė shoqėri ku mirėqenia dhe shanset pėr ta patur atė teorikisht u takojnė tė gjithėve, praktikisht shumicės, por emigrantėve tė fundit. Nė kėrkim tė saj dhe tė njė mundėsie integrimi niset pėr luftė dhe lufta ėshtė nė Irak. Aty vritet.
    E parė kėshtu, historia e tij nuk ėshtė as mė shumė as mė pak se historia e jetės dhe vdekjes sė njė emigranti shqiptar ēfarėdo: e viktimave tė kanalit tė Otrantos, e viktimave tė Karaburunit, dhe e sa e sa viktimave tė tjera pėr tė cilat nuk ėshtė shkruar dhe as nuk do tė shkruhet kurrė. Me kėtė nuk dua tė minimizoj vlerėsimin pėr tė si ushtar nė fushėn e betejės, as tė minimizoj rėndėsinė qė ka fakti se nė luftėn e madhe qė SHBA-tė kanė ndėrmarrė kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, shqiptarėt japin kontributin e tyre modest. Kjo ėshtė tjetėr gjė dhe mendoj se ndėr kombet evropiane, kombi shqiptar ėshtė kombi qė ka mė shumė detyrime morale ndaj amerikanėve. Thjesht dua tė them se ai ishte njė emigrant dhe nėse rėnia e tij nė fushėn e betejės e bėn vdekjen e tij heroike, trishtimi pėr vdekjen e tij ėshtė trishtim qė tė shkakton vdekja e njė emigranti.
    Nėse do ta shikonim ngjarjen edhe nga ky kėndvėshtrim do tė identifikonim mė qartė edhe armiqtė realė tė popullit shqiptar: varfėrinė dhe terrorizmin. Njihen tashmė shkaktarėt e terrorizmit dhe po luftohen. Ndėrkohė qė shkaktarėt e varfėrisė i kemi mes nesh. Madje do tė dalin tė mbajnė edhe fjalime pėr heroin e rėnė nė luftėn kundėr terrorizmit. Varfėria e bėri shqiptarin 22 -vjeēar tė shkonte emigrant nė njė vend tjetėr. Tė qenit emigrant ndikoi qė ta kėrkonte fatin e tij nė Irakun e largėt.Vdiq si emigrant dhe si hero. Deri tani kemi brohoritur heroin duke harruar tė derdhim njė pikė loti tė sinqertė pėr emigrantin, njė pikė loti qė do tė ishte dhe nderimi mė i madh pėr jetėn e tij.

  2. #62
    Shkodran Maska e ero
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    24
    Pike se pari, edhe une dua te shpreh ngushellimet e mia ma te sinqerte familjes Dervishi, per humbjen e djalit te tyre.
    Une jam dakort qe duhet te jete nje teme e hapur vetem per te shprehur ngushellimet per Ervinin, sidoqofte kjo teme quhet "Ervini Dervishi, heroi shqiptar ne Irak" gje qe merzit pak sepse edhe une jam shqiptar qe jetoj ne Amerike edhe mundohem me e rujte ate dashurine qe kam per SHQIPERINE, sidoqofte une nuk mund ta quaj hero ate person qe ka qene duke luftuar nen nje flamur tjeter prej flamurit shqiptar. Ai duhet te jete hero amerikan por jo hero shqiptar sepse ai ka kene duke luftuar me interesat e shtetit amerikan edhe jo shqiptar, ka qene duke marre udhra prej qeverise amerikane edhe jo prej asaj shqiptare.
    Ne histotine shqiptare, Skenderbeu mbahet hero shqiptar megjithese ai ka luftuar nen flamurin turk per nje fare kohe, sidofte ai quhet hero shqiptar per periudhen mbasi u nda nga perandoria osmane.
    Une mendoj qe ato qe merren me kete forum do te kene hapur nje teme me emer tjeter duke e lane jashte "hero shqiptar" edhe aty duhet te gjithe te shprehim ngushellimet tona per familjen DERVISHI.

  3. #63
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Ngushellime familjes, ngushellime te afermve.
    Nje pike loti edhe nga une.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    7
    Ngushellimet e mija per familjen Dervishi.
    Aman ore djema eshte hero shqiptar apo amerikan, pak rendesi ka, i iku jeta atij keshtu skthehet me ne kete jete.


    Te jetosh apo te mos jetosh kjo eshte ceshtja.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nje vend i nderuar ne olimpin e heronjve shqiptare per Ervin Dervishin.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    E para shpreh ngushellimet e mia per familjen e Ervinit.Shpirti iu prefte ne parajse.
    Se dyti me vjen keq qe paska kaq trushkulur qe edhe pse trumpetojne se jane shume shqiptare , nuk respektojne te vdekurin (sipas zakonit)Dhe te gjithe ata jane kaq mendjelehte dhe medioker sa nuk arrijne te shohin heroizmin e ketij djali te ri.
    Te gjithe ju budallenjte e forumit:Nuk ka mbetur politika qe te behet nga ju.Dhe ju jeni me shume se asgje qe te tregoni se kush ehste Amerika dhe bota e qyteteruar.Ju jeni ca minj qe perfitoni nga anonimiteti ketu dhe flisni idjotesira(keshti tregoni se kush jeni ju ne te vertete)Dhe jam e bindur qe ju jeni aq te pasuksesshem ne jeten tuaj sa dhe ziliqare nga shkelqimi dhe heroizmi i te tjereve.Por ju duhet te dini qe jeni turpi i nje kombi.
    Ashtu sic ka thene dikush ne mesazhin e tij me siper"Ervini ka lene pas emrin dhe vepren per te mire te njerezimit dhe per te vendosur ne pjedestal emrin e Shqiperise(qe eshte aq pak e njohur ne bote)Ndersa ju kurre nuk keni per te lene asgje pervec ligesise cmires dhe paturpesise.Ju jeni perfaqsues te denje te Satanait dhe Bin laden & co.Turp faqazeze qe ju jeni shqiptare.
    :^lulja

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Mua personalisht me vjen keq per faktin qe vritet nje djale i ri qe eshte shqiptar si mua , por personalisht nuk eshte zgjidhje e drejte qe te shkosh te emigrosh ne nje vend dhe te luftosh me ushtrine e ketij vendi. Ai luftoi per Ameriken dhe per flamurin amerikan dhe i takon Amerikes ta nderoj apo ta bej deshmor jo Shqiperise . edhe une psh jam rezident ne Kanada po as qe me bie mendja te shkoj te luftoj per kanadane . Dhe une nuk e kuptoj pse duhet ai te shpallet deshmor i Atdheut kur ai ra ne lufte me spaletat e flamurit amerikan ; kur nderkohe sa te rinj shqiptare (nga Shqiperia) u vrane ne luften per clirimin e Kosoves dhe asnjeri nuk u kujtua ti bente deshmore dhe jo vem kaq por njerin prej tyre qe ishte edhe komandant qe kur u kthye ne Shqiperi e arreestuan per terrorrizem se keshtu kishin informacione nga CIA ! Keshtu qe nu duhet rene pre e demagogjise Amerikane te perzier me cinizmin e politikaneve shqiptare

  8. #68
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ngushellimet e mia te sinqerta familjes Dervishi.

    Ervini ishte nje hero dhe si i tille do te kujtohet.

    I perjetshem qofte kujtimi i tij!
    "Who is John Galt?"

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Nese deshironi te lini nje mesazh te shkurter NGUSHELLIMI (jo debate) per Familjen Dervishi mund te shkoni tek kjo faqe dhe ta beni ketu.

    http://www.fallenheroesmemorial.com/...ishiervin.html
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    I pėrjetshėm qoftė kujtimi i njė emigranti qė zgjodhi rrugėn e pushtimit pėr tė bėrė para!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •