Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 76
  1. #31
    ABC Maska e bicjani
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Me te vertete nje lajme teper i hidhur.Te vritet nje shqiptar per interesat e amerikes.....
    Ngushllimet me te sinqerta per familjen e tij.
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  2. #32
    !! I am not in Love !! Maska e Englander
    Anėtarėsuar
    14-09-2002
    Vendndodhja
    !In Galaxy!
    Postime
    104
    Me te vertete shume e dhimbshme shume i ri dhe e ka patur jeten perpara!

    Shpirti i tij u prefte ne paqe dhe sa me e lehte dhembja per familjen dhe te afermit e tij dhe atyre qe e kane njohur sadopak!
    I am just a simple girl in a simple town!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80

    Ervin Dervishi: ushtari amerikan nga Shqipėria qė dha jetėn nė Irak

    Ervin Dervishi: ushtari amerikan nga Shqipėria qė dha jetėn nė Irak
    Arben Xhixho
    27 janar 2003

    Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi pėr vdekjen e ushtarit Ervin Dervishi nė Irak. Ervin Dervishi, 22 vjeē, me origjinė nga Shqipėria, humbi jetėn tė shtunėn, kur automjeti me tė cilin po udhėtonte ai, u sulmua nė qytetin Baji nė Irak. Ervini shėrbente nė Irak me divizionin e katėrt tė kėmbėsorisė. Ervini emigroi nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1999 sė bashku me familjen, e cila ėshtė vendosur nė qytetin Forth Worth tė Teksasit.
    Intervistė me tė atin e Ervinit, Kujtim Dervishi.

    Zėri i Amerikės: Zoti Dervishi, si e mėsuat njoftimin pėr djalin tuaj?

    Kujtim Dervishi: Njoftimi ishte shumė i dhimbshėm pėr mua. Nė orėn 8 tė mėngjesit vjen njė officer dhe mė thotė “I am sorry!” - “Mė vjen keq” - pėr atė qė i ka ndodhur familjes tuaj. Na dha ngushėllimet. Pėr mua ishte shumė e fortė. Im bir iku krenar. Ai ishte njė djalė i mrekullueshėm. Nuk ka fjalė pėr ta pėrshkuar atė lloj njeriu. Unė kam njė plagė tė madhe sot pėr tim bir, por jam krenar pėr atė qė ai kontribuoi.

    Zėri i Amerikės: Familja juaj erdhi nė Amerikė nė vitin 1999. Si vendosi Ervini tė hynte nė radhėt e ushtrisė amerikane?

    Kujtim Dervishi: Ervini, qė kur erdhi kėtu, tha: “Babė, unė dua tė bėhem ushtarak”. Unė i thashė: “Si tė kesh dėshirė”. Unė, me tė thėnė tė drejtėn, nuk mund t’ia prisja hovin tim biri, se mendova tė mos ia prish jetėn dhe ai tė shihte jetėn e vet. Sepse unė pėr ata fėmijė erdha kėtu. Emigrova nė Amerikė dhe mendova qė im bir do tė bėhej dikushi. Mirėpo, qė nė fillim, kur erdhėm nė Amerikė, ai u interesua pėr polic. Mbas tre vjetėsh, kur mbaroi shkollėn e mesme mė tha: “Babė, unė do tė iki ushtar”. “Mirė, i thashė, por kujdes se ushtria ka edhe tė papriturat e veta!” Im bir, gjithė kohėn buzėqeshte. Gjithė kohėn nuk prishte qejf me njerėzit. Unė u habita, kėto ditė, pas asaj qė mė ndodhi, se sa shumė njerėz mė kanė ardhur nė shtėpi, tė cilėt nuk i njihja. Mund tė them, diēka e papėrshkrueshme pėr mua. Nuk kam ē’ka t’ju them pėr dhimbsurinė qė mė ka rėnė, por megjithatė, jam krenar.

    Zėri i Amerikės: Sa kohė kishte Ervini qė shėrbente nė Irak?

    Kujtim Dervishi: Ervini kishte nėntė muaj nė Irak dhe unė nuk e pashė me sy. Njė javė pėrpara unė fola nė telefon me tim bir. I them: “Babė, si je?” “Jam mirė”, m’u pėrgjigj. Ai asnjėherė nuk mė tha njė llaf tė keq, si si ia kalonte. Ndėrsa, kur e ngacmoja e i flisja shumė, thoshte: “Babė, mos u mėrzit. Jam shumė mirė. Ti pse mė ngacmon? Pse kėrkon diēka mė tepėr se sa mund tė tė jap?!” Tim biri iu prenė gishtat e kėmbėve, katėr muaj mė parė se kishte 2 muaj me kėpucė veshur, pa i hequr nga kėmba, se ishte nė front tė luftės. Asgjė nuk mė kallėzonte. Nuk mė thoshte asnjė llaf tė keq. Deri nė momentin e fundit, kur pati kontakte me mua, nuk kam dėgjuar njė llaf prej tij. Nuk kam dėgjuar njė ankesė prej tij. Nuk e di se pse ishte kaq entuziast, kaq i gėzuar pėr aktivitetin qė kishte ndėrmarrė.

    http://www.voanews.com/Albanian/arti...20n%EB%20Irak#
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  4. #34
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Njė llotari emigracioni nė Shqipėri solli familjen Dervishi nė zonėn veriore tė Teksasit nė prill tė 1999. Tre vjet mė pas, Ervini hyri nė ushtrinė amerikane pėr tė realizuar ėndrrėn e tij.

    Njė llotari emigracioni nė ambasadėn amerikane nė Shqipėri ishte ajo qė solli familjen Dervishi nė zonėn veriore tė Teksasit nė prill tė vitit 1999. Tre vjet mė pas, Ervin Dervishi, djali i madh i familjes hyri nė ushtrinė amerikane pėr tė realizuar ėndrrėn e tij si paqeruajtės. Marinsi 22-vjeēar vdiq tė shtunėn gjatė patrullimit nė qytetin Baji tė Irakut, kur njė raketė e telekomanduar goditi makinėn me tė cilėn ai udhėtonte. Ai u dėrgua menjėherė nė spitalin ushtarak tė zonės, ku vdiq mė pas. "Ai erdhi kėtu fėmijė. Dhe u largua burrė. Ai vdiq si hero", thotė vėllai i tij, Saimiri, 18 vjeē. Ervini lindi nė vitin 1981, dhe u rrit nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė. Vendi i tij ndodhej nėn regjimin komunist deri nė vitin 1992, kohė kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet. Familja u largua nga vendi nė vitin 1999, ndėrsa vendi u pėrfshi nė njė fushatė humanitare pėr shqiptarėt etnikė tė Kosovės. Kim Beebe, e cila qė ka dhėnė mėsim nė Shqipėri pėr njė vit, ka qenė pėrkrahėsja dhe mbrojtėsja ligjore e familjes qė prej kohės kur ata mbėrritėn nė SHBA. Familja Dervishi u vendos fillimisht nė Waxahachie, ku jeton znj. Beebe. Djemtė nuk e filluan shkollėn deri nė vjeshtėn e atij viti. Pas disa testimeve, Ervini, atėherė 17 vjeē, u regjistrua nė klasėn e 10-tė nė shkolllėn e mesme tė Waxahachie. Ai u bė pjesė e skuadrės sė futbollit dhe u cilėsua si lojtari mė i mirė i saj nė vitin 2000 dhe 2001. Ai dhe vėllai i tij u angazhuan nė programin e kėrkuesve nė Departamentin e Policisė nė Waxahachie. "Ai nuk donte tė ishte thjesht njė qytetar", thotė Beebe. "Donte tė ishte pjesė e shoqėrisė". Nė vjeshtėn e vitit 2001, familja u transferua pėr nė Fort Worth. Ervini nisi studimet nė Western Hills High School, ku u diplomua nė Maj tė vitit 2002. Ai hyri nė radhėt e ushtrisė amerikane nė tetor tė vitit 2002. Ai mori pjesė nė trajnime tė rėndėsishme nė Gjeorgji dhe u vendos mė pas nė Fort Hood, ku u caktua nė kompaninė B, batalioni i Parė i Regjimentit tė 22-tė, nė Divizionin e katėrt amerikan. Dervishi ishte i pranishėm nė arrestimin e Sadam Huseinit. Jeta nė Shqipėri ishte e vėshtirė", thotė Beebe. "Tė dy djemtė e kishin parė luftėn nga afėr. Kishin parė vdekje, shkatėrrim dhe vrasje". Por, e gjithė kjo vetėm i nxiti Ervinin dhe vėllanė e tij tė hynin nė ushtri, tė mbaronin kolegjin dhe tė bėheshin mė pas oficerė policie", thotė Beebe. "Ata donin tė bėnin diēka pėr situatėn". "Po, ai donte tė ishte ushtar, por synimi i vetėm i tij ishte paqja", shton Beebe. Pėrveē vėllait, Ervin Dervishi ka lėnė nė Fort Worth edhe prindėrit, babain Kujtimin dhe Shpresėn nėnėn e tij.
    Sajmiri: Im vėlla futbollisti mė i mirė i shkollės, donte tė bėhej polic
    Nė familjen e ushtarit shqiptar tė vrarė nėn flamurin amerikan edhe gjatė ditės sė djeshme ka vazhduar ceremonia mortore sipas zakoneve shqiptare. Njerėz tė shumtė, shume prej tyre tė panjohur mė parė nga familja Dervishi, i kanė shprehur familjes ngushėllimet e tyre dhe janė munduar t'i gjenden pranė nė kėtė ditė.
    Saimir Dervishi vėllai i Ervinit nė njė intervistė pėr NEWS 24 tregon se si Ervini hyri nė ushtrinė amerikane dhe se si ai kishte shkėlqyer si futbollist i ekipit tė shkollės sė tij.

    Si e morėt lajmin pėr fatkeqėsinė qė i kishte ndodhur Edvinit nė Irak?
    Atė natė qė e kanė dhėnė televizorėt nė kemi qenė nė gjumė. Mamaja ishte zgjuar dhe sikur ia ndjeu zemra, pasi nė lajmet nuk jepeshin hollėsira dhe identitetet e sakta. Nė orėn 5.00 tė mėngjesit na erdhi njė oficer dhe ateherė e morėm vesh lajmin.

    Cili ishte reagimi i autoriteteve pasi morėt vesh lajmin?
    Autoritetrt, nuk e di ēfarė tė them. Kėtu s'duan t'ja dinė fare. Na kanė komunikuar se u vjen keq pėr atė qė i ndodhi dhe na ofrojnė lekė qė, sipas tyre, i meriton. Por ēfarė na duhen ato para tani qė Ervini nuk ėshtė mė.

    Me pak fjalė, historia e familjes suaj, si mbėrritėt nė Amerikė?
    Me llotarinė amerikane kemi ardhur nė Amerikė. Kjo pėrpara 5 viteve. Atėherė banonim nė lagjen e Tiranės sė Re. Prindėrit ishin tė dy punėtorė, babai punonte nė ndėrtim, murator e bojaxhi.

    Si iku Ervini ushtar?


    Ne kishim lėvizuar nga fshati ku ishėm vendosur nė fillim pėr kėtu nė qytet. Edvini ka pasur shumė dėshirė pėr tė vazhduar studimet, por e la pėr mė vonė dhe shkoi ushtar. Pasi kreu karantinėn qėndroi pėr dy javė nė shtėpi. E dinte qė shkonte nė Irak. U nis dhe ne kishim 8-9 muaj pa e parė.

    A mbanit kontakte me Ervinin?
    Flitnim nė telefon me tė. Mua mė merrte mė shpesh. Ishte shumė i tmerruar nga ato qė shihte andej.

    Ēfarė thoshte pėr situatėn atje?

    Kėtu ėshtė tmerr i vėrtetė vėlla, mė thoshte. Kėta janė njerėz tė egėr, nuk merren vesh se ēfarė janė, burra dhe gra tė veshur njėsoj. Dukej shumė i shqetėsuar kur fliste. Na ka tregur shumė histori tė tmerrshme qė ndodhnin andej. Nuk kishim ēfarė tė bėnim tjetėr, por luteshim dhe mendonim ishalla nuk e kemi kismet ne. Por ja ku na ndodhi…

    Ēfarė donte tė studionte Ervini?


    Ai donte tė studionte pėr polici. Kėtė e ka pasur pasion qė nė moshė tė vogėl. Edhe kėtu ka kryer njė kurs policie.

    Me ēfarė aktivitesh ėshtė marrė nė shkollė?
    Ka qenė lojtar shumė i mirė nė futboll. Ka qenė dalluar nė shkollė tė mesme pėr mė tepėr se dy vjet. E gjithė shkolla e brohoriste nė ndeshjet kur ai luante, pasi shėnonte gol gjithnjė.

    Kur ka qenė pėr herė tė fundit nė Shqipėri?
    Para 2 vjet e gjysmė ishim tė katėr nė Shqipėri. Ervini kishte vendosur tė vinte kėtė verė sėrish me babin, por ja qė vdekja e parakohėshme nuk e la…


    "Tim biri i prenė gishtat, qėndroi 2 muaj nė front"

    Kujtim Dervishi, babai i Ervinit nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės ka treguar se si e morėn lajmin e rrėnies nė Irak tė Ervinit qė ishte ushtar i forcave amerikane atje. "Ervini donte tė bėhej ushtarak", thotė Kujtimi i cili ka qenė vetė oficer nė ushtrinė shqiptare tregon se Ervinit i ishin prerė gishtat e kėmbės. "Pėr dy muaj nuk i hoqi kėpucėt se ishte nė frontin e luftės dhe kėtė nuk ma tregoi asnjėherė", thotė babai i tij.

    Si e morėt njoftimin pėr djalin tuaj?

    Njoftimi ishte shumė i dhimbshėm pėr mua. Nė orėn 8.00 tė mėngjesit, vjen njė officer dhe na thotė: "Na vjen keq pėr gjithēka i ka ndodhur familjes suaj". Na dha urimet pėr t'u bėrė mė tė fortė, pėr tė qenė krenar.

    Ēfarė mund tė thoni pėr Ervinin?

    Ai ishte njė djalė i shumė mbrekullueshėm. Nuk kam fjalė pėr ta pėrshkruar atė, unė kam njė plagė tė madhe sot, pėr tim bir por jam krenar pėr atė qė ai kontribojė.

    Si vendosi Ervini tė hynte nė radhėt e ushtrisė amerikane?
    Qysh kur erdhėm kėtu nė vitin 1999, mė tha se donte tė bėhej ushtarak. Nuk i jam kundėrvėnė ndonjėherė kėsaj dėshire tė tij, pasi nuk mund t'ja ndėrprisja hovin tim biri. Sepse pėr keta fėmijė erdha dhe emigrova kėtu nė Amerikė qė im bir tė bėhej dikush. Ai hyri menjėherė nė kurs pėr polici, tė cilėn e bėri pėr 3 vjet. Pas kėsaj mbaroi shkollėn e mesme dhe mė kėrkoi tė shkonte ushtar. Nuk e pengova, por e porosita pėr tė prapiturat qė ka ushtria. Im bir gjithnjė ėshtė treguar i sjellshėm dhe mjaft komunikues me njerėzit. Unė jam habitur se sa shumė njerėz mė kanė ardhur nė shtėpi. Njėrėz qė unė nuk i njihja mė parė, mė ka lėnė shumė pėrshtypje. Megjithėse halli qė mė ka rėnė ėshtė i madh, unė ndihem krenar.

    Sa kohė kishte qė shėrbente nė Irak?


    Ervini kishte 9 muaj nė Irak dhe po kaq kohė qė unė nuk e pashė me sy. Njė javė mė parė unė fola nė telefon me tim bir. E pyeta sesi ishte, por asnjėherė nuk mė ka thėnė njė fjalė tė keqe pėr gjendjen e tij atje. Edhe kur e ngacmoja, mė thoshte tė mos mėrzitesha, sepse ai ishte ishte shumė mirė. Tim biri i janė prerė gishtat e kėmbėve katėr muaj mė parė, sepse kishte mbajtur pėr dy muaj kėpucėt veshur pa i hequr nga kėmba pasi ishte nė front tė luftės. Kėtė ai nuk ma ka treguar, nuk mė ka thėnė asnjė fjalė apo njė ankesė prej tij. Ishte kaq entuziast dhe kaq i gėzuar pėr atė qė kishte nisur.


    Ervin Dervishi shpallet Dėshmor i Atdheut

    Efektivi i ushtrisė amerikane, 21 vjecari Ervin Dervishi do jetė edhe "Dėshmor i Atdheut" nė Shqipėri. Propozimi ėshtė bėrė dje nga ana e Kryeministrit Nano dhe duket se ka marrė miratimin e gjithė qeverisė pėr ti dhėnė Ervin Dervishit, qė humbi jetėn nė njė sulm nė Irak, "Dėshmor i Atdheut". Lajmi pėr vrajsen e shqiptarit tė parė nė Irak u pėrhap menjėherė nė Shqipėri ku familja e marinsit tė vrarė kishte jetuar deri nė vitin 1999 para se tė largohej nė drejtim tė SHBA me anė tė njė llotarie amerikane. Motivacioni i kėtij titulli duket se ka qenė kontributi i tė riut shqiptar, emigrant nė SHBA nė favor tė paqes nė botė. Ervin Dervishi ishte pjestar i forcave amerikane qė veprojnė nė Irak deri tė shtunėn e 24 janarit kur autokolona nė tė cilėn ai udhėtonte u sulmua nga guerilasit irakenė, duke i marrė jetėn dėshmorit tė parė shqiptar nė lutėn e Irakut.


    Marinsi shqiptar mori pjesė nė arrestimin e Sadamit.

    Marinsi amerikan, qė vinte nga Shqipėria, ishte i pranishėm nė operacionet pėr arrestimin e liderit tė rrėzuar iraken, Sadam Husein. Ervin Dervishi bėnte pjesė nė grupin e marinsave amerikanė qė mė 14 dhjetor zbuluan dhe rrethuan vendin ku fshihej diktatori. Nė kėtė operacion morėn pjesė rreth 600 trupa tė divizionit tė katėrt tė kėmbėsorisė, tė cilat siguruan kryerjen e arrestimit mė tė rėndėsishėm nė Irak qė prej pėrfundimit tė luftės. Sadami u arrestua pikėrisht njė ditė pas marrjes sė informatave lidhur me vendndodhjen e tij nga njė bashkėpunėtor i ngushtė i ish-liderit. Operacioni i arrestimit u zhvillua nė vendlindjen e diktatorit, Tikrit, nė veri tė Irakut, ku ai ndodhej prej disa kohėsh. Trupat amerikane pasi kontrolluan tė gjithė zonėn zbuluan njė vrimė tė mbuluar me tulla, bukė peshku dhe njė copė tapet ku mendohej se fshihej Sadam Husein. Silueta qė panė ishte e ish-liderit iraken, qė kishte qėndruar i fshehur nė bodrumin e ish-guzhinierit tė tij besnik, pėr disa kohė. Sadami iu dorėzua forcave amerikane pikėrisht nė kohėn kur ato po pėrgatiteshin tė hidhnin njė granadė dore nė kėtė bodrum. Ky ishte operacioni mė i rėndėsishėm qė trupat amerikane kryen nė Irakun e pasluftės. Ushtarakė tė lartė amerikanė kanė pohuar mė vonė se trupat amerikane kishin zhvilluar kontrolle tė shumta nė kėtė zonė gjatė muajve tė fundit.

  5. #35
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ervin Dervishi, 22 vjecar, i cili sherbente ne rradhet e ushtrise amerikane, ka humbur jeten gjate nje patrullimi ne qytetin Kaldijah. Pese vjet me pare, familja e tij kishte lene Tiranen per t'u vendosur ne Teksas pas fitimit te llotarise amerikane

    Lufta guerile ne Irak i ka marre jeten edhe nje djaloshi shqiptar. Ervin Dervishi, 22 vjecari shqiptar qe sherbente ne rradhet e ushtrise amerikane prej me shume se nje viti, eshte vrare ne rruget e Kaldijah, midis qyteteve Falluxhah dhe Ramadi, ndersa patrullonte se bashku me ushtare te tjere amerikane. Bashke me te kane humbur jeten edhe dy ushtare te tjere. Ervini sherbente ne Divizionin 4-te te Kembesorise amerikane dhe synonte te behej agjent i FBI-se.

    Pese vjet me pare familja Dervishi kishte fituar llotarine amerikane, duke u vendosur ne Dallas te Teksasit. Tre vjet pas vendosjes ne Shtetet e Bashkuara, djali i madh i familjes Dervishi vendos te hyje ne kembesorine amerikane, duke sherbyer fillimisht ne shtetin e Teksasit dhe me pas iu bashkua ushtareve qe u nisen drejt Irakut. Autoblindi i tij i tipit "Brandley" u godit nga nje predhe e guerrilasve irakene. Ne kete menyre familja qe priste kthimin e Ervinit ne muajin mars eshte njoftuar per vdekjen e te birit nga nje oficer i ushtrise amerikane. Ne te njejten kohe per vdekjen e Ervin Dervishit jane njoftuar edhe te afermit e tij ne Tirane.

    Nderkohe, trupi i shqiptarit 22 vjecar eshte transportuar fillimisht nga Iraku ne nje baze ushtarake ne Gjermani, perpara se te mberrije ne Shtetet e Bashkuara per t'iu dorezuar familjes Dervishi. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po interesohet qe ne varrimit e Dervishit te marrin pjese edhe familjaret nga Shqiperia.

    Ngushllimet e mia familjes Dervishi

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e xengjell
    Anėtarėsuar
    30-01-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    36
    NGUSHELLIMET ME TE PERZEMERTA FAMILJES SE ERVINIT
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Kethe kupa dhe puth cupa.:^smooches

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e xengjell
    Anėtarėsuar
    30-01-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    36
    PER TE DITUR DICKA RRETH MARINSIT SHQIPTRAE
    ( MARR NGA GAZETA "ballkan")

    Ervin Dervishi: Emigranti shqiptar “Vdes si hero” nė Irak

    Shqiptari i vrarė ditėn e shtunė nė Baji, ka qenė prezent nė momentin kur u arrestua Sadam Huseini. 22 vjecari i cili gjeti vdekjen pak momente pasi u evakuua nė spitalin ushtarak kishte asistua nė gjithe procesin e arrestimit tė ish diktatorit tė Irakut Sadam Husein. Komandanti i divizonit ku ai luftonte tha: “Eshtė njė humbje e madhe sesi njė bir i Shqipėrisė dha jetėn nė Irak pėr Amerikėn. Ervini ėshtė njė hero. Lloteria e emigracionit nė Ambasadėn Amerikane nė Tiranė bėri qė familja Dervishi tė shpėrngulej nė veri tė Teksasit nė prill tė vitit 1999. Tre vjet mė vonė, djali mė i madh i familjes,Ervin Dervishi, u fut nė ushtrinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė tė ndiqte ėndėrrėn e tij si paqeruajtės .Ervin Dervishi 22 vjeē vdiq ditėn e shtunė nė Baji, nė Irak nė kohėn kur njė granadė goditi mjetin e udhėtimit me tė cilin ai po udhėtonte. Ai menjėherė ai u evakuua nė spitalin ushtarak tė divizionit tė 28, aty ku vdiq. “Ai erdhi kėtu djalosh. Dhe vdiq i burrė .Vdiq si hero,” tha vėllai i tij 19 vjeē Saimiri. Ervini, lindi nė vitin 1981, nė kryeqytetin shqiptar ,tė Shqipėrisė nė Tiranė. Shqipėria nė atė periudhė ndodhej nėn regjimon komunist deri nė vitin 1992, atėherė kur partia demokratike fitoi zgjedhjet .Familja e tij u largua nė vitin 1999. Kim Beebe i cili mėsoi njė vit nė Shqipėri, ka qenė sponsorja e familjes dhe roja legale e familjes Dervishi deri nė momentin e mbėrritjes nė Amerikė. Nė fillim familja e tij u shpėrngul nė Ėaxahachie, aty ku zoti Beebe jeton. Fėmijėt filluan shkollėn nė fund tė vjeshtės. Ervini, nė moshėn 17 vjecare u fut nė shkollėn e mesme nė Ėaxahachie .mė vonė ai u fut nė skuadrėn e sokerit dhe u cilėsua nė vitin 2000 dhe 2001 si lojtari mė i mirė i skuadrės ku ai luante. Ai dhe vėllai i tij Saimiri ishin aktivistė nė programin e Eksploruesve tė Departamentit tė Policisė nė Ėaxahachie. “Ai nuk dėshironte tė ishte thjesht qytetar i amerikės,” tha znja Beebe. “ Ai dėshironte dhe kėmbėngulte tė ishte pjesė e shoqėrisė ku jetoi”. Nė vitin 2002 Ervini u diplomua dhe nė nėntor tė vitit 2002 u fut nė ushtrinė e SHBA-sė. Ervini u trajnua nė Gjeorgji dhe mė vonė u caktua nė Fort Hood, aty ku ai u caktua nė Kompaninė B, nė batalionin e parė, nė regjimenytin e 22, nė divizionin e 4. Ervin Dervishi ishte prezent nė momentin kur u arrestua ish diktatori i Irakut Sadam Huseini. “Jeta nė shqipėri ishte e vėshtirė,” tha zoti Beebe. “Tė dy djemtė pėrjetuan njė periudhė tė ėvshtirė nė Shqipėri. Ata ishin dėshmitarė tė shkatėrrimeve dhe vrasjeve qė ndodhėn. Ervini kishte njė dėshirė tė madhe tė futej nė ushtrinė e SHBA-sė dhe ia arriti qėllimit”. “Ata donin tė bėnin dicka pėr situatėn qė po ndodhte nė vend,” tha Beeb. “Ai dėshironte tė bėhej ushtar, por qėllimi i tij ishte paqja. “
    Prindėrit e tij Kujtim dhe Shpresa Dervishi ndihen shumė tė pikėlluar pėr humbjen e djalit tė tyre.
    Silvana Dervishi
    Kethe kupa dhe puth cupa.:^smooches

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2003
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    1
    ngushullime dhe qofte i perjetshem kujtimi Ervin Dervishit

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Floriani
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    91
    ooooooohhhhhhhhhh sa gjynah ooooohhhhhh nga e Lexova fare me pikoj ne zemer.....Shume Shume gjynah ```Ngushullime te thella nga zemra familjes te Ervinit. I qoft dheu i leht __ edhe mendoj se te gjith si Komb Shqiptar Duhet Te Jemi Krenari Nga Ervini!!
    Ne Qoftese e ke zemren e paster
    Mos prit te tjeret per te ndihmuar
    Duhet te perpiqesh vet per te fituar
    Se sa me shume ke per te ndihmuar
    Aq me shume kane per te tradhetuar
    Se shqiptaret e sotem
    Pas interesit kane shkuar
    (`-Florjan Furxhiu ````n.n.s Fixhu-`)
    .................................................. ..........
    Una qe po flas keto fjal nuk jam as Filozof as Politikan thjesht nje 18-vjecar qe shume gjera kisha por tani cfar kam.......

  10. #40
    shkoder loce
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    26
    Ngushellimet e mia familjes se Ervinit ....
    mbi buzet akoma ndjej une puthjen tende te pare,ere e saj ende seshte thare,zeri i ngrohte buzeqeshja jote vijne nje cast dhe serisht shkojne dhe nga syte lotet rrjedhin .....emrin tend lakojne.......

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •