Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Arrow Shqiptarėt dhe temperamenti i tyre.....

    Marr shkas tė hap kėtė temė, nga fakti, pasi mė ka lėnė pėrshtypje njė artikull qė kam lexuar nė tė cilin bėhej fjalė pėr temperamentin (gjaknxehtėsinė) ''e papėrmbajtur'' qė karakterizohen banorėt e zonės Europiane-Mesdhetare (pėrfshirė ketu edhe shqiptaret)

    Pėr mendimin tim, kur i referohemi temperamentit tek njė individ, unė kam parasysh lindjen e njė situate nė tė cilėn individi nė fjalė ka pėrjetuar nje situatė jo tė kėndshme, e cila mund tė jetė njė ofendim ndaj tij, shkelje dinjiteti apo mungesė respekti ndaj tij
    e cila ka shkaktuar njė gjendje ankthi apo njė ndjenjė negative tek ky individi qė ka ēuar nė reagim tė menjėhershėm tė tij, reagim i cili nė shumė raste ėshtė i papeshuar nga llogjika e shėndoshė.

    Ē'do tė thotė pėr ju temperament i papėrmbajtur?

    A do ta pėrkrahnit apo jo njė mendim tė tillė, duke qenė se ne jemi pjesė e kėsaj zone dhe pse??

    A ėshtė ky thjesht, njė pohim i pėrgjithėsuar mė tepėr sesa i analizuar dhe pse??

    Diskutim tė mbarė!!

    Exodus..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 27-01-2004 mė 14:17

  2. #2
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    mesa di eshte diskutuar shume per temparamentin e shqiptareve dhe mesdhetareve ne pergjithsi dhe ne shumicen e rasteve eshte arritur ne konkluzionin : Gjaknxehte,te papermbajtur,pak te rrembyer,njerez te qejfit etj etj..
    e une pa dashur te bej shume pergjithsime se temperamentet e njerzve jane vertet shume te ndryshem them "PO"!
    arsyet per te reaguar "ashper"vertet mund te jene te ndryshme,ndoshta edhe nga ato qe ne shqiptaret i quajme "madhore":Nderi,Bese,Patriotizmi..por a zgjidhim gje me kete??kjo gjaknxehtesi,rrembim vetem na largon nga njeri tjetri e ben qe ne syte e botes te dukemi shpesh te paekuilibruar
    sdua te shkoj me larg,vetem hedh nje sy rreth e rrotull ne forum(eshte shembull pak banal po mbreslenes)aty ku njerzit jane te lire te thone cte duan e shoh qe ato shahen sa te mundin duke harruar se mbi te gjitha jane Shqiptare!
    ato qe e kane bere kete pohim ,sbesoj se kane analizuar ne hollesi karakteristikat e mesdhetarve apo me konkretisht shqiptareve po ja qe ndonjehere ca "raste tipike"i mjaftojne..
    u zgjata pak po si perfundim per mendimin tim ne, kete temperament do jete veshtire ta ndryshojme po ama kemi ne dore te tregojme gjithmone anen e mire te medaljes e te kuptojme se vlerat tona mund ti tregojme duke dashur e treguar ne rradhe te pare tolerance ndaj njeri tjetrit!
    jam krenare qe jam shqiptare e dua ti shoh shqiptaret kudo lart e me lart ,larg temperamenteve te tipit"te padeshiruara"!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marsela : 27-01-2004 mė 15:13
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Mendoj se thenia se shqiptaret dhe mesdhetaret jane gjaknxehte eshte e vertete>>gjithnmone behet fjale per shumicen e popullsise, dhe jo per perjashtime.

    Te gjithe jemi krenare qe jemi shqiptare, por kjo nuk ka te beje me cka pyetet ketu.
    Nese ne trashegojme nje gen qe na ben me gjaknxehte, kjo nuk eshte ne doren tone ta mohojme, sepse nuk mundemi te ndryshojme brenda dites.

    Natyrisht qe mundohemi te jemi dhe sillemi 'the best', por e verteta duhet thene sic eshte, te pakten midis nesh (shqiptareve)

    Gjithashtu, formistat nuk jane nje mas ereprezantuese e drejte e mesatares se popullsise shqiptare (biased sample)

  4. #4
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Gjaknxehtesia nuk eshte ves i keq per mendimin tim. Perkundrazi tregon se shqiptaret kane karakter. Mua me terheq shume ky tipar tek shqiptaret dhe jam krenar per te, eshte pjese e identifikimit tim. Kur je me femren tende, dhe dikush guxon ti flas asaj, mos vall duhet te tolerosh? Nje anglez ashtu do te vepronte. Kurse pjesa dermuese e shqiptareve nuk do e lejonin kte gje. Varet si e interpreton, mund ta quash gjaknxehtesi, ose thjesht disipline e forte. E cila duhet ndjekur.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    shkruar me pare nga marsela
    per mendimin tim ne, kete temperament do jete veshtire ta ndryshojme po ama kemi ne dore te tregojme gjithmone anen e mire te medaljes e te kuptojme se vlerat tona mund ti tregojme duke dashur e treguar ne rradhe te pare tolerance ndaj njeri tjetrit!
    Duke thėnė se do e ndryshojmė, kjo do tė thotė se ky temperament egziston tek ne, apo jo?
    E si mund ti tregosh tolerancė ndaj atij i cili pėr hir tė pasioneve tė ēastit dhe me vetdije tė ka fyer.


    [Ishkruar mė parė nga Mr Maximus[/I].

    Gjithashtu, formistat nuk jane nje mas ereprezantuese e drejte e mesatares se popullsise shqiptare (biased sample0
    Qėllimi i hapjes sė temės nuk ish qė forumistet tė vėrtetonin "experimentalisht" "genin temperament" tek shqiptarėt.

    Kėrkohet thjesht njė reagim ndaj fenomenit.


    shkruar me pare nga Aragorn I
    Gjaknxehtesia nuk eshte ves i keq per mendimin tim. Perkundrazi tregon se shqiptaret kane karakter. Mua me terheq shume ky tipar tek shqiptaret dhe jam krenar per te, eshte pjese e identifikimit tim. Kur je me femren tende, dhe dikush guxon ti flas asaj, mos vall duhet te tolerosh? Nje anglez ashtu do te vepronte. Kurse pjesa dermuese e shqiptareve nuk do e lejonin kte gje. Varet si e interpreton, mund ta quash gjaknxehtesi, ose thjesht disipline e forte. E cila duhet ndjekur

    Gjaknxehtėsi = marrje vendimesh pa pėrdorur llogjiken e shendoshė. ( si i thonė asaj fjales => fluturon me presh nė ..... e ke parasysh ti>

    E si mund tė thuhet qė dikushi ka karakter kur karakteri i tij tashmė eshte ''rrėmbyer'' prej gjaknxehtėsisė.

    Kur dikush nxehet kjo do te thote se ai kalon ne nje gjendje ne te cilen ai nuk mund te peshoje te drejten nga e gabuara, ne te cilen ai nuk mund te arsyetojė qarte, por ėshtė thjesht i manipuluar emocionalisht, dhe si rrjedhim veprimet e ndermara prej tij do tė kene pasoja per tė. (apo jo, o miku).

    Edhe une do te reagoja menjehere nese dikush bėnte filma pa ngjyra me vajzen qe mund te jem i shoqeruar.

    Por, muhabeti eshte se gjaknxehtesia e tepert shpie deri ne marrjen e jetes se dikujt, e si rrjedhim merr mė qaf edhe veten tėnde. (apo jo).
    A nuk egzistojnė mėnyra tė tjera pėr tė zgjidhur situatėn, sesa tė bėhesh rob i gjalnxehtėsisė?

    Disiplina ėshtė mėnyra mė efikase pėr tė emancipuar njė adoleshent apo fėmijė.

    E si mund ta ''pėrkthenim'' gjaknxehtesinė nė disiplinė, kur ai X qė ndodhet nė atė gjendje thyhen rregullat e disiplinės duke pėrdorur ''metoda grushtash'' apo tė njėjtėn monedhė ''ofenduese'' si ai qė ka nxitur gjaknxehtesine?( zjarrit po i fryve, le qė pėrhapet po ndizet edhe mė keq, apo jo??)

    Exodus......just chilling....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 29-01-2004 mė 03:50

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    quote:
    --------------------------------------------------------------------------------
    [Ishkruar mė parė nga Mr Maximus[/I].

    Gjithashtu, formistat nuk jane nje mas ereprezantuese e drejte e mesatares se popullsise shqiptare (biased sample0
    --------------------------------------------------------------------------------



    Qėllimi i hapjes sė temės nuk ish qė forumistet tė vėrtetonin "experimentalisht" "genin temperament" tek shqiptarėt.

    Kėrkohet thjesht njė reagim ndaj fenomenit.


    Exodus,
    Ky shembull ishte ne reference te komentit te bere nga parafolsja marsela:
    "sdua te shkoj me larg,vetem hedh nje sy rreth e rrotull ne forum(eshte shembull pak banal po mbreslenes)aty ku njerzit jane te lire te thone cte duan e shoh qe ato shahen sa te mundin duke harruar se mbi te gjitha jane Shqiptare!"

    Ti meqenese vendose te jesh mbikqyres i detajuar i temes, nuk ben keq ti lexosh gjerat ne kontekst.
    Ku thashe apo nenkuptova une se "qėllimi i hapjes sė temės ish qė forumistet tė vėrtetonin 'experimentalisht' 'genin temperament' tek shqiptarėt"?

    Reagimi qe kerkohet ndaj fenomenit, une e dhaseh ashtu sic e mendoj.
    Te kekrkoj falje n.q.s. reagimi im nuk perputhet me mendimin tend

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Te kekrkoj falje n.q.s. reagimi im nuk perputhet me mendimin tend
    Mr maximus:

    O zoteri, nuk shoh ndonje arsye qe ti tė mė kerkosh "ndjesė".

    - Stafi i ketij Forum (perfshire dhe une) konform rregullave te hartuara prej tij, i mirepret njesoj te gjithe anetaret qe marrin pjese nė tė pa perjashtim.

    - Arsyeja per te cilen tu drejtova ne ate menyre tek posti im i meparshem ishte thjesht pėr tė terhequr vėmendjen drejt
    subjektit te parashtruar dhe jo pėr tė vėnė nė dyshim pėrgjigjen apo gjykimin tuaj. ( Perpiqu te me kuptosh..... )

    E vleresoj pjesmarrjen tuaj, njesoj, ashtu si tė cdo anetari tjeter.

    Hajt me tė mira......


  8. #8
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Temperament i papermbajtur eshte shprehja ekspresive e personit dhe eshte karakteristike e shqiptareve, vecanerisht e meshkujve.
    Personalisht nuk e perkrah nje temperament te tille sepse llogjika eshte ne nivelin zero dhe pasojat dihen.
    Ky pohim eshte i vertetuar dhe mendoj se eshte ceshtje geni dhe formimi. E keqja me e madhe eshte se kete cilesi te karakterit, prindi mundohet ta kultivoje tek pasardhesi, thua se po i trashegon nje pasuri.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Kane shqiptaret temperament te papermbajtur? Sigurisht, sidomos kur i krahason me veprimet e njerezve nga kultura te tjera.

    Eshte ky lloj temperamenti nje mates i kultures? Deri diku. Ca njerez aq dine dhe aq veprojne. Ca te tjere veprojne ashtu kur provokohen nga te tjeret dhe varet sa e ka threshholdin cdo njeri, varet se per cfare ceshtjeje behet fjale.

    Megjithate, mund te them qe brezi i ri ka ndryshuar shume, sigurisht per mire
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #10
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Te uroj per temen EXODUS !
    Eshte nje e vertete e pamohushme qe shqiptaret apo ballkanasit jane njerez gjaknxehte. Nga kjo
    vijne edhe pasojat e luftrave pa mbarim dhe e cilesimit te ballkanit ''fuci baruti''.
    Une nuk mendoj qe eshte nje gen i trasheguar ai qe ndikon
    fuqishem ne temperamentin e shqiptareve. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe femije shqiptare te rritur ne Itali nuk dallohen absolutisht ne qendrimet e tyre nga bashkemoshataret e tyre italiane .
    Ambjenti ku jetojme eshte shkaku kryesor i ketij temperamenti. Pastaj vjen familja qe ndikon me rregullat qe i imponon femijes per mendimin tim.
    Qe te jetosh ne Shqiperi sot duhet te kesh nje gjakftohtesi te admirushme ,,,,vetem ne kete menyre mund te shmangesh
    perplasjet, sherret qe shkojne deri ne marrjen e jetes.
    Por fatkeqesisht ne perkeqesimin e ketij temperamenti tek shqiptaret kane ndikuar vitet e veshtira 97-98 ,,njerezit jane shume here me te stresuar dhe eshte e veshtire ta kontrollojne zemerimin.
    Pershendetje...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  11. #11
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk vihet ne dyshim (flas te pakten per veten time)qe bejme pjese ne popujt me karakter te hekurt ,dhe gjaknxehte.
    Ashtu si dhe Mina nuk me ben krenar kjo gje.
    Gjaknxehtesia e con shpesh njeriun drejt greminave ku shpesh kthehen ne gure varri.
    Njerzit gjaknxehte nuk jane tolerante,nuk kane aftesine qe te dalin nga labirintet e castit,por ngujohen aty.
    Se sa gjaknxehte jemi si popull hidhuni nje sy vorrezave te sotme dhe aty do tu flasin shpirtrat qe shkuan dem per nje llaf goje ,per nje ngacmin te vogel.
    Gjaknxehtesia eshte e trasheguar dhe rrenjet i ka te thella tek populli jone.Shqiptari mer flake si kashta.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  12. #12
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nė Tepelenė, afėr urės qė lėkundeshe (siē e njohim ne), Ali Pashė Tepelena dha urdhėr qė tė ngriheshe njė shtėpi pėr jetimėt e qytetit. Pasi u ndėrtua, erdhėn ca ziliqarė dhe shpirt-zinj dhe i thanė pashait tek veshi... "O Pasha... s'tė vjen keq qė Saliu (mė duket kėshtu e kishte emrin ai qė ndėrtoi shtėpitė me urdhėrin e pashait) u ka ngritur shtėpia mė tė mirė/bukur jetimėve se sa e jotja?" Ngeli pashai, e pastaj tha, "Sillni gjylat!" dhe dha urdhėr ta rrafshonin. Rrėnojat, besoj, janė akoma aty nė Tepelenė.

    Erdhėn ca tė tjerė dhe i thonė, "O Pasha... s'tė vjen keq qė i le pa shtėpi fėmijėt e vegjėl jetim?" Kėshtu pashai tha, "Ndėrtojini pėrsėri!"

    Mė shumė shqetėsohemi pėr komshiun se sa drejtėsinė.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ka nje shpjegim llogjik diferenca e temperamentit apo eshte thjesht pershtatje ndaj vendit ku jeton?
    Ne nje xhungel ku luftohet per te mbijeturar,dihet kush fiton.
    Ndoshta temperamenti yne eshte krijuar ne shekuj nga veshtiresite dhe mosdrejtesite.
    Por e shoh gjaknxehtesine si nje dobesi dhe mungese komunikimi.
    Nuk eshte nje karakteristike e poullit tone per te cilen jam krenar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Shqiptaret jane gjaknxehte po ashtu si mazhoranza e Ballkanasve, gje aspak pozitive sipas meje.

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •