Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kasollja e xha Tomit

    .. ka qene nje roman i shkrimtares amerikane harriet bicer Stou-nit..qe flet mbi ameriken e shekullit 17-18 kur lulzonte skllaveria ..

    mirpo vetem 2-3 kilometra larg vilave e hoteleve luksoze ne BREGDETIN E gOLEM -kAVAJES JA CFAR NDODH..


    gazeta shqiptare

    -----------

    KAVAJE, RREFIMI I NENES SE FOSHNJES

    "S'arrita tė nxirrja Elenėn nga flakėt"
    Mbetet pa strehė familja e 1-vjeēares sė djegur


    ---------------------------------------------------

    Nga tė dėrguarit tanė nė Kavajė Trashgim Sokolaj, Denis Minga


    Tė afėrmit, miqtė dhe shokėt, qė kanė vizituar dje shtėpinė e familjes Idrizi nė lagjen Momėl tė Kavajės, kundė-rshtonin tė hynin brenda, duke u shprehur nė kėmbė ngushėllimet prin-dėrve tė vajzės 1-vjeēare, qė gjeti vdekjen nga flakėt dy netė mė parė. Vizitorėt duket se e kanė kuptuar se familja e mbetur tashmė rrugėve, pa njė strehė dhe njė fėmijė, nuk kishte ku t'i priste. Nga tragjedia e dy netėve mė parė, nė ish-koliben e djegur kanė mbetur vetėm ca drurė tė nxirė nga flakėt dhe pak shtėllunga tymi tė zbehur, qė rrethohen nga grumbuj kartonėsh gjysmė tė djegur. Ndėrsa edhe komshinjtė e familjes Idrizi duken tė zėnė ngushtė, pasi nuk kanė tavolinė as karrige, pėr tė pritur njerėzit e paktė qė shkojnė pėr ngushėllim.

    Nėna
    Zare quhet nėna e Elena Idrizit, vajzės sė djegur dy netė mė pare, teksa flinte gjumė. Edhe dje Zaria priste e pėrcillte njerėz me rrobat e saj vjetra, qė si ndahen asnjėherė nga trupi. Nė njė intervistė pėr Gazetėn, ajo shprehet se Elena e saj 1-vjeēare kishte mbetur brenda flakėve qė kishin pushtuar koliben ku banonte familja, pas njė shkėndie elektrike. "Koliben e kemi bėrė me kartona tė lypur, ndaj shtėpia mori flakė sa hap e mbyll sytė. Ndėrsa unė pėrpiqesha tė nxirrja fėmijėt e tjerė nga flakėt, Elenėn e zuri tavani, qė ra shumė shpejt, duke u mbuluar nė zjarr. Duke kujtuar dramėn e dyfishtė nė familje, ajo thotė se fėmijėt e saj kanė mbetur pa strehė. "Nuk kemi ku tė shkojmė, nuk kam ku t'i ēoj fėmijėt e tjerė. Nuk di kujt t'i kėrkoj ndihmė veē shtetit", shprehet nėna e vajzės qė gjeti vdekjen si pasojė e djegjes. Elena vetėm pak ditė mė parė kishte "festuar" 1-vjetorin e lindjes. Teksa pėrgjigjet mes lotėve, shpeshherė diēka ia tėrheq vėmendjen, duke e bėrė tė heshtė pėr njė moment. Shikon nga vendi ku ka qenė kolibja, aty ku me zor ka ushqyer fėmijėt, ndėrsa sytė i mbeten tek njėra qoshe e kolibes. Aty ku vajza e saj e shtrirė nė shtrat ishte zgjuar beftas nga flakėt qė i kishin prekur trupin, pa mundur tė dilte nga kolibja, duke mbetur Brenda saj pėrgjithmonė. Sipas Zares, shkaku i zjarrit ka qenė njė fije elektrike e lidhur nė njė shtyllė afėr kolibes-banesė. Rrjeti elektrik ishte ndėrtuar dosido, pasi familja nuk kishte patur mundėsi tė paguante pėr sistemimin e tij. Ndėrsa zjarri ka djegur plotėsisht gjithēka. "Mezi kam gjetur nė hi dy kocka tė vajzės pėr t'i varrosur", thotė Zaria.

    Babai
    Agimi Idrizi, babai i 1-vjeēares sė djegur, ėshtė parė shpeshherė me karrocėn e tij tė shėrbejė nėpėr qytetin e Kavajės. "Mbledh kanoēe ose shėrbej me karrocė pėr tė mbajtur frymėn e fėmijėve", thotė ai. Ndihma sociale, apo punėsimi janė dy gjėrat mė tė harruara nė familjen Idrizi. E cila me mund kishe arritur tė ndėrtonte njė kolibe me kartona nė lagjen Momėl, vetėm pesė minuta larg qendrės sė qytetit tė Kavajės. Agimi e ka shumė tė vėshtirė tė flasė pėr ngjarjen qė i mori jetėn vajzės sė tij. Pak minuta para se kolibja tė merrte falė, unė isha larguar tė kėrkoja punė, thotė Agimi, ndėrsa vė duart nė kokė i penduar. Kisha luajtur me Elenėn dhe isha larguar nga familja, duke u premtuar fėmijėve se do tė gjeja njė punė, do tė mblidhja tė holla dhe do t'u ēoja ushqim nė kėto ditė tė ftohta, vijon Agimi. Mė pas, njė psherėtimė e brendshme mezi dėgjohet nga goja e tij. "Ishte loja e fundit me Lenėn", mėrmėrin ai mes dhėmbėve, ndėrsa dy pika loti i rrjedhin nga faqet e ashpra dhe tė mbuluara me qime. Vėllezėrit dhe motrat e Elenės sė vogėl nuk janė ngritur ende nga gjumi. Agimi dhe Zaria kujdesen qė ata nė asjė moment tė mos kujtohen tė pyesin "ku ėshtė Lena". Pasi ende nuk dinė ēfarė pėrgjigje ti japin, njė pyetje tė tillė. Njė pėrgjigje, qė morti dhe halli nuk i ka lėnė ta mendojnė ende Agimin dhe Zarien. Tė cilėt veē dhimbjes pėr vajzėn qė ua dogjėn flakėt e zjarrit, duhet tė pėrballen edhe me fatin e keq tė fėmijėve tė tjerė, qė kanė mbetur pa strehė, kėto ditė tė ftohta janari.


    Idrizi, strehim tek komshinjtė e tė afėrmit pas zjarrit

    Bashkim Idrizi ka hapur derėn pėr familjen e vėllait tė tij, qė ka mbetur pa strehė. Historia e kolibes sė Bashkimit, ėshtė e ngjashme me atė tė vėllait tė tij, Agimit. Ndėrsa lutet qė zjarri tė mos bjerė edhe nė koliben e tij, Bashkimi vė gishtin mbi ish-drejtuesit e Bashkisė sė Kavajės. "Ata na nxorėn jashtė edhe pse fituam gjyqin. Dėrguan policinė dhe na dėbuan nga shtėpitė ku banonim mė parė", thotė Bashkimi. Ai ndjehet i frikėsuar se zjarri mund tė bjerė edhe mbi koliben e tij. "Nuk kam patur mundėsi tė sistemoj rrjetin elektrik, janė lidhje provizore qė mund tė bėhen shkak pėr shkėndi elektrike", pohon Bashkimi. Ai shton se nuk kaė asnjė ndihmė nga bashkia. "Ėshtė ky institucion qė siē na nxori nga shtėpitė ku banonim mė parė, duhet tė na gjejė strehė", pėrfundon Bashkimi.


    Historia e familjes Idrizi, mes skamjes dhe tragjedisė

    Familja Idrizi nuk ka asnjė burim tė ardhurash financiare. Krerėt e familjeve, Agimi dhe Bashkimi, kanė punuar pėr pak kohė nė Ndėrmarrjen Komunale tė qytetit tė Kavajės. Ndėrsa ky "shans" ka mbaruar shpejt pėr ta. Janė hequr nga puna ndėrsa nuk kanė pėrfituar asnjėherė ndihmėn sociale, qė zakonisht u jepet familjeve tė varfėra, nėn minimumin jetik. Dy vėllezėrit Agimi dhe Bashkimi thonė se bashkia e qytetit nuk i ka ndihmuar me asnjė ndihmė ekonomike. "Kemi punuar aty ku kemi mundur, pėr tė shtyrė ditėt dhe pėr ta mbajtur frymėt e familjes", shprehen ata. Mė parė kemi banuar nė disa shtėpi, por edhe atje jeta nuk ka qenė aq e lehtė. Ish-pronarėt e banesave i kanė hedhur nė gjyq. Dy familjet e varfėra janė nxjerrė nga shtėpitė, edhe pse e kanė fituar betejėn ligjore. Ndėrsa kanė ndėrtuar si kanė mundur kolibet nė lagjen Momėll, pesė minuta larg qytetit tė Kavajės.

    ---------------------------------------------

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Debilat. Bejne edhe majmunin gazetar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 09-04-2006 mė 07:02
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Mjerė familja pėr hallet qė e zunė dhe ju preftė shpirti nė paqe zoēkės sė vogėl qė pa tmerr me sy. Ky ėshtė shteti shqiptar, mbrojtėsi dhe i fuqishmi nė mbrojtje tė qytetarėve tė tij.
    Ptuuuu... janė mbledhur njė mori pushtėsh qė fryjnė xhepat e qė ne i quajmė politikanė...plehrat

    PS:
    Ky Denis Minga, ėshtė tip i tillė qė ku vjedh adresa e-mailesh i bėn add nė messenger, por vetėm adresa femrash. Tip baltuku megjithėse e mban veten pėr njeri shumė tė mirė nė publik. Tip i sėmurė miku.

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Edhe pastaj pyesin se kur do kthehen intelektualet ne shqiperi.
    Summertime, and the livin' is easy...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •