Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Angry Si zhduket shqipja në familjet e emigrantëve !

    Si zhduket shqipja në familjet e emigrantëve

    Xhevat MUSTAFA

    Në emigracionin tonë të moçëm e të ri, ka kohë që gjëmojnë fort e pandërprerë, këmbanat e alarmit edhe për dukurinë gjithnjë e më masive, të harresës së gjuhës amtare nga fëmijët.

    Ky proçes asimilimi gjuhësor, është më i dukshëm dhe gjerëpërfshirës sidomos, tek ata fëmijë që kanë lindur në vendet, ku janë ngulur prindërit e tyre, pas vitit 1990. Kjo, sepse shumica e prindërve të tyre në periudhën e vendosjes, të punësimit e të sistemimit, nuk kanë pasur as informimin, as kohën, as shqetësimin dhe angazhimin e duhur, për të njohur e shfrytëzuar legjislacionet demokratike e favorizuese të këtyre vendeve edhe në fushën e arsimimit të fëmijve në gjuhën amtare.

    Baballarë-përkthyes të shqipes për fëmijët e tyre
    Të kuptohemi drejt: duke ringritur problemin e asimilimit gjuhësor të moshave shumë të reja në emigracionin tonë as e çojmë ndërmend se mund të bëhet mrekullia, apo e pamundura për ta ndaluar plotësisht e përfundimisht, sepse nuk jemi ne viktimat e para e të fundit dhe se, është i përbotshëm. Synimi dhe apeli ynë është që shteti dhe shoqëria të shqetësohen dhe bashkohen sot, për ta ngadalësuar e kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur këtë hemoragji kombëtare, sepse nesër do të jetë shumë vonë dhe çmimi që do të paguajmë si vend dhe si komb, shumë më i shtrenjtë. Kjo e keqe, në mes të kompleksit të dukurive shqetësuese në gjirin e diasporës sonë dhe faktit se, prej saj na vijnë çdo vit rreth 600-700 milionë dollarë, ka shtyrë edhe presidentin Alfred Moisiu, të kërkojë disa herë me të drejtë krijimin e një ministrie për diasporën, në strukturën tonë aktuale qeveritare. Por edhe apelet e tij deri më sot, kanë mbetur çuditërisht e paradoksalisht, si klithma të një të vetmuari në shkretëtirë. Gjithsesi, për qeveritarët tanë dhe bashkësitë tona në diasporë, krahas shembullit të arbëreshëve në Itali, është shumë domethënës dhe apelues edhe komuniteti i banorëve me origjinë shqiptare, të vendosur në Ukrainë rreth 300 vjet më parë e ca më vonë. Mes kësaj bashkie me rreth 4-5 mijë frymë, janë me qindra ata që e kanë ruajtur komunikimin gojor në gjuhën shqipe. Prej tyre ka kohë që është kërkuar ndihmë nga Prishtina, Tetova e Tirana për mësues dhe tekste gjuhësore për t’u mundësuar fëmijëve, njohjen edhe në të lexuar e shkruar të gjuhës shqipe.

    E keqja e asimilimit gjuhësor të moshave të reja në emigracionin shqiptar, ka prekur jo vetëm familjet me njërin nga prindërit të huaj. Eshtë e vetëkuptueshme dhe e pritshme që në rradhë të parë, nënat joshqiptare, duke mos e njohur vetë gjuhën shqipe e duke mos pasur shumë nxitje nga bashkëshortët për këtë qëllim, kanë ndikuar që në familje të komunikohet gati tërësisht, në gjuhën e tyre. Vetëkuptohet se faturën e kësaj neglizhence të baballarëve e kanë paguar fëmijët. Këta përgjithsisht, kanë fituar njohjen dhe përdorimin shumë të mirë të gjuhës së vendeve përkatëse, por kanë humbur gjuhën amtare dhe shansin për ta pasur këtë në mos të parë, si gjuhë të dytë.

    Për të qenë të saktë duhet thënë se, shumë emigrantë shqiptarë kryesisht, intelektualë e arsimtarë, u kanë rënë edhe vetë këmbanave të alarmit jo vetëm, për botën shqiptare në emigracion, por edhe për shtetin amë dhe për qeveritë e shteteve, ku janë ngulur herët a më vonë. Shpesh, barra u është lehtësuar nga disa prindër, të cilët, me t’u informuar për hapjen dhe funksionin e këtyre shkollave, kanë nxituar të regjistrojnë në to fëmijët e tyre. Por paradoksalisht e papërgjegjshmërisht, ka pasur edhe prindër, që nuk kanë denjuar ta shfrytëzojnë këtë shans dhe mundësi, që u japin ligjet e këtyre vendeve demokratike, si dhe intelektualët bashkëkombas. Këta prindër jo vetëm, nuk e përjetojnë si fatkeqësi harresën, apo mosmësimin e gjuhës shqipe, por, përkundrazi, duke menduar se fitojnë imazh pozitiv dhe avantazhe në integrim, duke u treguar më pak shqiptarë e më shumë si qytetarë evropjanë, duke u ushqyer mendimin për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri, nuk ua nxisin fëmijëve dëshirën për të mësuar gjuhën amtare dhe përpiqen t’ua paraqesin si turp qenien shqiptar dhe të folurit në shqip?!!! Nuk mund të parashikohet saktësisht se si do të ndjehen këta prindër, kur të vihen në rolin e përkthyesve në gjuhën shqipe për fëmijët e tyre. Ndërsa, është shumë e sigurtë se tek të tjerët, jo vetëm tek shqiptarët, do të shkaktojnë çudi, zemërim, përbuzje… Në kundërshtim me këta, gjen plot prindër, që mungesën e shkollave në gjuhën shqipe dhe të arsimtarëve të tyre, përpiqen ta mbushin vetë, edhe pse e kanë të paktë kohën e lirë dhe njohjen e këtij profesioni. Këtë po e arrijnë duke vendosur si “ligj”, komunikimin në familje vetëm në gjuhën amtare. Megjithatë, asimilimi gjuhësor i fëmijëve të larguar nga Shqipëria në moshë të vogël, apo të lindur në emigracion, vazhdon me përmasa më të mëdha dhe më shqetësuese, sepse kjo e keqe, kurrsesi, nuk ndalet e kufizohet ndjeshëm me nisma personale, familjare e ngushtësisht lokale.



    PANORAMA
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    Dy ngjarje që shprehin dhe apelojnë shumë
    Në një nga ditët e fillimit të dhjetorit 2003, miku im Gëzim Peshkëpia, emigrant në Gjermani, qysh nga 1990-ta, më tregonte dy ngjarje. Në gusht, ai kishte qenë për disa ditë tek një miku i tij në Itali. Vajza e tij, që e kishte lënë Shqipërinë në moshën rreth 5 vjeçe, tani rreth të 18-tat, e fliste gjuhën shqipe si një fëmijë 2-3 vjeç. Për të shkruar e lexuar ishte dhe më keq. Përse kështu?-e kishte pyetur me keqardhje Gëzimi.
    - Sepse ne flasim kudo, vetëm në italisht- i ishte përgjigjur vajza.
    - A ke ndonjë shoqe, apo shok shqiptar në klasë apo shkollë, me të cilët mund të flasësh në shqip?- kishte vazhduar Gëzimi.
    - Kam, por më vjen turp të flas në gjuhën tonë para italianëve( mi vergognia).?!!!

    Ngjarja e dytë ka të bëjë me djalin e dytë të vetë Gëzimit. Kur ishte në Tiranë, i biri i kishte nisur një e-mail në gjermanisht, sepse e kishte më të vështirë të shkruante në shqip. Në të djali shkruante afërsisht kështu: - Të kam zili babi se ndodhesh në një vend mesdhetar dhe mes shokësh e miqsh të vjetër. Kurse këtu, në Soest, bën shumë ftohtë, gati një i ftohtë polar, sa na hyjnë drithmat edhe vetëm, nga mendimi për të dalë nga shtëpia.

    Gjithsesi, përveç shqetësimit për faktin e asimilimit gjuhësor të moshave më të reja në emigracionin tonë në alarmet dhe ankesat e shumë emigrantëve tanë “lexohet” edhe paaftësia e bashkësive tona në diasporë, e qeverive në Tiranë e Prishtinë, për një kundërvënie të organizuar dhe me efekte të shpejta e të dukshme ndaj kësaj të keqeje me një faturë tmerrësisht të shtrenjtë për kombin tonë.

    Gjendja rëndohet, kundërvënia dobësohet
    Sistemi i shkollave plotësuese në gjuhën shqipe pati shtrirje më të gjerë në disa qytete të mëdha në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri, Suedi, Finlandë, Francë, SHBA, Australi. Pas periudhës rreth 10-vjeçare të një lulëzimi modest, aty nga fundi i shekullit të 20-të, pra nga viti 1999, fatkeqësisht ka nisur periudha e braktisjes së tyre në masë, nga fëmijët dhe prindërit e tyre dhe si rrjedhojë, e mbylljes së tyre për shkak të mossigurimit të kontigjenteve minimale të parashikuara nga ligjet për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve. Kjo pati edhe të keqen tjetër të madhe se u hoqi mundësinë e punësimit dhe të pagës së rregullt shtetërore shumë nga intelektualëve që shërbenin si mësues në këto shkolla. Edhe në Itali, sidomos pas vitit 2000, kemi pasur apele dhe ndonjë hap konkret për t’u mundësuar fëmijëve të familjeve të emigrantëve shqiptarë, mësimin e gjuhës shqipe. Por, këto lëvizje kanë mbetur të kufizuara dhe nuk janë shtrirë gjerësisht në hartën e këtij vendi.

    Edhe në Greqi, edhe pse mungon dëshira dhe mbështetja zyrtare e qeveritare nga të dy anët e kufirit për shkolla shqipe, edhe pse idetë dhe nismat për këtë qëllim keqinterpretohen e sulmohen, nga lart e nga poshtë, me paragjykime dhe veprime paralizuese dhe ndëshkuese, përsëri nuk kanë munguar lëvizjet sfiduese. Shprehje e kësaj është edhe libraria e Olga Vasiliut në Selanik, në të cilën, emigrantët shqiptarë, kryesisht, intelektualët dhe kontigjente të moshave të reja të shkolluara, mund të gjejnë botime të shumllojshme në gjuhën shqipe. Në një nga muret e kësaj librarie emigrantët shqiptarë në Selanik, prindër e fëmijë, mund të lexonin edhe njoftimin se kishte filluar sezoni i gjuhës shqipe, 3 orë çdo të djelë. “Fëmijët po humbasin lidhjen me gjuhën shqipe- thotë me shqetësim e dhimbje të thellë Olga. Eshtë një asimilim gjuhësor i dukshëm dhe i menjëhershëm”. Para disa vitesh, në këtë qytet u hap edhe shkolla e parë shqipe, ç´ka gëzoi dhe angazhoi edhe shumë arsimtarë emigrantë. Tani, për shkak të indiferentizmit masiv, në rradhë të parë nga prindërit e pastaj nga fëmijët, pra, për mungesë të kontigjentit të mjaftueshëm të nxënësve, nga kjo shkollë kanë mbetur pak klasa, me shumë pak fëmijë.

    Ç’mund të bëhet tjetër?
    Nëqoftëse do të kishte pasur shumë më parë një kundërvënie të organizuar mes shtetit tonë, bashkësive dhe organizmave në diasporë dhe apele për mbështetje më të madhe e të vazhdueshme nga shtetet ku janë vendosur, asimilimi gjuhësor i moshave më të reja të emigracionit tonë nuk do të kishte ritme, përmasa dhe rrjedhoja tejet shqetësuese. Megjithatë, siç thotë populli, më mirë vonë, se kurrë. Tani gjykoj se hapi i parë, mund të jetë ideimi dhe realizimi i një aksioni mbarëkombëtar, me siguri për vazhdimësi dhe me infrastrukturë bashkëkohore, për të shpëtuar ato pak shkolla plotësuese në gjuhën shqipe që kanë mundur të mbijetojnë. Mund të vazhdohet me përfundimin e regjistrimit të plotë, komjuterik të çdo bashkësie, familjeje, duke detajuar edhe fëmijët në mosha shkollore, si dhe intelektualët me diploma mësuesie. Potencialeve të vetë bashkësive të emigracionit, mund t’u bashkangjiten edhe kontigjente mësuesish nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, të organizuar si misionarë të mësimit të gjuhës shqipe, sidomos, gjatë muajve të verës, në shkolla lëvizëse. Natyrisht, mund të kërkohen dhe gjenden edhe forma të tjera pune, në përshtatje me kushtet konkrete të çdo bashkësie dhe grupimi lokal.

    Gjithsesi, është e pajustifikueshme dhe tejet e kushtueshme vonesa e tejzgjatur e ministrive tona të arsimit e të jashtme, për të kërkuar nga qeveritë e vendeve ku kemi bashkësi masive emigrantësh shqiptarë, mbështetje edhe për institucionalizimin e shkollave, kolegjeve, katedrave, apo universiteteve në gjuhën shqipe, të Qendrave Kulturore, apo të Instituteve Shqiptare të Kulturës. Aq më tepër, kur institucione të tilla të disa prej këtyre vendeve, janë hapur e funksionojnë prej vitesh në Shqipëri dhe përgjithsisht, ka vullnet nga qeveritë e tyre për mbështetje financiare dhe infrastrukturore të homologeve shqiptare. Zyrtarët e këtyre dy dikastereve tona mund të justifikohen se shteti ynë nuk ka fuqinë financiare të shteteve të zhvilluara evro-atlantike. Sidomos, ministri ynë i arsimit, Luan Memushi, mund të ndjehet edhe më shumë i bezdisur, duke u ankuar se duke i kërkuar angazhim për shkolla në gjuhën shqipe në diasporë, i hapet një front i ri. Ai nuk po ua del njëmijë e një halleve në frontin e vjetër, atë të vendit, ku jo pak shkolla edhe tani më 2004, janë si në kohën e Haxhi Qamilit, më 1914. Natyrisht, kjo përbën një rrethanë që ndikon, por jo një pengesë të pakapërcyeshme. Sidomos, kur janë në shkallë të lartë dëshira, vullneti, shqetësimi dhe angazhimi për t’iu futur dhe dalë deri në krye kësaj rruge, kur nuk ka komplekse inferioriteti dhe frike, për mostrazimin e statuskuove politike në rajon, kjo pengesë bëhet edhe më lehtësisht e më shpejt e kapërcyeshme.
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  3. #3
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630

    ...

    gjuha shqipe ne greqi edhe ne ter emigranten ne per bote po harohet e po zhduket!
    familjet me kalamajne te vegjel po i flasin kalamajve gjyhen te shtetit qe banojne edhe jo gjuhen shqipe!
    kur vete ne shqiperi digjoje qe kalamajnte nuk flasin shqip ose e flasin si kur jane te huaj@
    kjo nuk eshte e sakte @@

    nuk e di si do behet puna po gjuha jone nuk duhet haruar@
    une pershembull kam ne klasenje goce qe eshte 20 vjece edhe shte nga tepelena edhe ka 5 vjet ne greqi edhe nuk flete shqip edhe thote qe e ka haruar@
    si ka mundesi nje femije te iki 15 vjece nga atdheu duke bere ter ato klase ne shqiperi edhe te thoje
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  4. #4
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    qe ka haruar gjuhen shqipe!!!
    nuk ngjit gjekundi kjo fjale@@@@
    po me e forta eshte qe kur e shane shqip ajo kuptone!

    nejse!



    :P



    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""roeli""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  5. #5
    Paçe Maska e Çufo_ Çufo
    Anëtarësuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    San Diego, CA
    Postime
    66
    Dua te tregoj diçka nga exprerienca ime

    Kur erdha në fillim në amerike, gjëja e fundit që doja ishte te flisja shqip. Tre vitet e para, pak a shumë nuk pata fare shoqëri me shqiptarët dhe po mundohesha që të mësoja anglishten sa më mirë.
    Kur shkova për vizite në shqipëri mbas tre vjetësh niveli i shqipes time natën e pare kur isha në shtëpi ishte ai i një fëmije 5 vjeç.

    Por, mbas moshës 23-24 vjeç, sikur mu ndryshua mentaliteti. Edhe pse këtu në amerikë nuk kanë paragjykime për shqiptarët, sepse nuk e kan idenë ku është shqipëria, nuk para e prezantoja veten si shqiptar. Tani, kam bërë paqe me veten. Në fundit të fundit, çfarë do që ndodh, unë jam shqiptar. Kam lindur aty dhe mentaliteti im eshte formuar aty (jam kokfort dhe gjak-nxehtë)
    Mundohem që të angazhohem më shumë me shqiptarët që jetojnë afër.

    Për sa i përket fëmijve që lindin në mërgim, dihet që nqs nëna nuk eshte shqiptare, shancet që ata fëmijë do mësojnë shqip jan më të pakta. Kjo sepse nëna shpenzonë më shumë kohë me kalanin.

    Problemi është për mundimin ttim se ne shqiptarët nuk jemi mësuar si të jetojmë në mërgim. Shqipëria ishte e izoluar per kaq shumë kohë. Me kalimin e kohës mënura e mendimit do të ndryshojë, dhe emigrantët do të jenë me krenar për prejardhen e tyre.

    Kjo është shpresa ime të paktën

    Çufoja
    Çufo Çufo o Gjumash
    Shkon në shkollë avash avash

  6. #6
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Nganjehere me vjen per qeshur, per arsyen pse une me vellain flasim me shume anglisht se shqip ne shtepine tone. E para si filloi ishte ne menyre te mos na kuptonin prinderit, sidomos babi per cfare po flisnin se cfare do benin, dhe e dyta qe te ndihmonim mamain dhe babin te komunikonin me mire ne anlgisht me te tjetret ne pune dhe etj. Por me kalimin e kohes u be ves tek ne, sidmos tek vellai qe ka ardhur shume i vogel 14 vjecar, te flisnim vetem ne anglisht. Per fat te mire ne USA nuk te ndajne vetem se je shqipatre perkundrazi na respektojne te pakten ku jam une. E vetmja gje qe me vjen keq eshte se te gjithe shoqeria jone gjithnje dhe me shume po perdor gjuhen e huaj per te komunikuar, nuk e di ta them arsyen pse, por kur ke te besh vetem me huaj, meqe familjen per te folur shqip se takon vetem ne mbremje kur ulesh te flesh, me doemos do e harrosh shqipen.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  7. #7
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    e o popull une kam nje hall tjeter, ne fakt te kundertin me shumicen e emigranteve te tjere. U bera gati 9 vjet ne Amerike dhe Anglishten nuk e kam zoteruar ashtu sic dua une per shkak te perdorimit te Shqipes 90% te kohes.
    Zoterimi i gjuhes se vendit ku jeton (ta flasesh pa theks fare e kam llafin) eshte celesi i suksesit per te ecur para ne vendet e huaja, qe njerezit mos te vecojne prej te tjereve sa hap gojen.
    Do ishte mire ti kisha kaluar nja 2-3 vjet vetem sa ta thaja Anglishten dhe pastaj te behej ca te behej.
    Bushspeak: War is Peace

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-11-2006
    Postime
    12
    Gabim e ke more zoteri qe ti nuk e paske mesuar anglishten pasi gati 90% paske folur shqip ne shtepi per 9 vite me rradhe.Jo ore jo ndoshta nuk t`a kap mire rradakja se kur shqipen e njeh mire e meson njejte mire edhe nje gjuhe tjeter, se nuk ja vlen per te mesuar nje gjuhe te huaj, t`a harrosh tenden. Kjo eshte humbje e dyfishte pasi:humbe gjuhen, ke humbur identitetin.Duhet t`i mbash te dyja, sepse nuk thot kot ajo popullorçja: sa gjuhe din aq njerez vlen

  9. #9
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Eshte mire te zhduken dhe ata ('me gjithe gjuhen e pavlere qe flasin')
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  10. #10
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Nuk ka gje me te bukur te dish nje gjuhe tjeter te dyte, sidomos nje gjuh te rralle si shqipja. Duhet te jemi krenare dhe te mos e harrojme gjuhen dhe eshte e pafalshme per prinderit shqiptare qe jane jashte shteti dhe qe nuk u flasin shqip ne shtepi femijeve ne menyre qe mos ta harrojne gjuhen. A ka me turp se kur kthehen ne Shqiperi nje dite dhe femijet e rritur nuk u flasin dot shqip?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 02:19
  3. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  4. Familjet e mëdha që u kthehen tokat
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2005, 00:48
  5. Pastërtia e Gjuhës Shqipe
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •