Me kėtė tryezė do tė ndikojmė brenda partive tona pėr njė kulturė bashkėpunimi
Shekulli
TIRANĖ Sekretari pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare nė PS Maqo Lakrori ka shpjeguar nė njė intervistė pėr Shekullin nismėn mė tė fundit pėr bashkėpunimin e tė gjitha partive parlamentare shqiptare nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Ai tha se ėshtė optimist, se tė gjitha partitė do ta pėrkrahin idenė dhe marrėveshjet do tė nėnshkruhen brenda dy javėsh. Drejtimet e bashkėpunimit ndėrpartiak kanė tė bėjnė me procesin e integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė, mbėshtetja pėr partitė shqiptare tė Kosovės, Maqedonisė, Serbisė e Malit tė Zi si dhe kujdesi pėr emigrantėt.
Si erdhi kjo nismė [pėr njė tryezė ndėrpartiake pėr bashėpunim pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare ?
Ideja lind natyrshėm nqs analizon interesat dhe mundėsitė pėr plotėsimin e tyre. Nė rastin konkret, pėr plotėsimin e interesave tė Shqipėrisė, tė shqiptarėve, madje edhe tė rajonit, krahas mundėsive tė tjera, mund tė ndikohet pozitivisht edhe pėrmes marrėdhėnieve partiake ndėrkombėtare. Qė ky ndikim tė jetė sa mė i madh duhet pėrpunim i organizuar i mendimeve dhe koordinim i veprimeve. Kėtė do tė bėjė tryeza qė ju pėrmendėt.
A besoni se kjo do tė ketė efektin e duhur nė kėtė situatė tė acaruar politike nė vend?
Asnjėherė nuk ėshtė vonė pėr tė bashkėpunuar, sepse interesat qė e kėrkojnė kėtė bashkėpunim nuk jane as tė ēastit e as tė lindura nga acarimet e ditės; pra nisma ėshtė afatgjatė. Megjithatė, edhe kur ka acarime, ėshtė mė racionale qė tė kėrkohen hapėsira dialogu dhe punė tė pėrbashkėt, sepse edhe vetė jeta ėshtė shumė mė e pasur se sa konfliktet politike.
Cilat janė pikat kryesore tė platformės qė ju u keni propozuar partive tė tjera?
Kryesor ėshtė fillimi i njė bashkėpunimi insitucional tė qėndrueshėm nė fushėn e marrėdhėnieve partiake ndėrkombėtare. Forma e organizimit ėshtė tryeza e rrumbullakėt periodike, e cila do tė shėrbejė si pėrpunuese, pėrafruese e mundėsisht edhe njėsuese e vizioneve dhe qėndrimeve pėr ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt. Drejtimet kryesore tė propozuara janė integrimi euro-atlantik i Shqipėrisė, kujdesi i gjithanshėm pėr emigrantėt shqiptarė e familjet e tyre dhe mbėshtetja e partive shqiptare tė Kosovės, Maqedonisė dhe Serbisė Malit tė Zi, nė bashkėpunimin dhe integrimin e tyre me bashkėsinė e partive politike tė vendeve euro-atlantike.
Ēfarė synohet me kėtė bashkėpunim dhe nė ēfarė niveli do tė jetė pėrfaqėsimi nė tryezė, nė nivel kryetarėsh apo sekretarėsh ?
Tė arrijmė nė konceptime, argumenta, qėndrime sa mė tė pėrafėrta, mundėsisht tė njėsuara - pėr ēėshtje madhore nė interes tė Shqipėrisė e qė lidhen me jashtė. Mbi kėtė bazė tė koordinojmė edhe veprimet pėrkatėse nė marrėdhėniet partiake ndėrkombėtare. Kėshtu edhe pėrfaqėsimi i partive shqiptare, pavaresisht ngjyrimeve politike do tė jetė mė dinjitoz, edhe ndikimi nė interesin tonė, do tė jetė mė i madh. Ndėrkaq, pėrmes kėtij procesi do tė ndikojmė edhe brenda vendit, madje edhe brenda vetė partive tona, pėr tė zhvilluar kulturėn e bashkepunimit pėr interea mbipartiake.
Tryeza do tė mblidhet nė nivelin e sekretarėve ose personave tė tjerė pėrgjegjės pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare tė ēdo partie pjesėmarrėse.
A keni marrė ndonjė pėrgjigje pozitive prej ndonjėrės prej tyre dhe veēanėrisht nga PD-ja?
Deri tani unė kam ndjekur pėrmes medias reagimet e para publike, tė cilat janė tė kujdesėshme, por gjithsesi tė ngrohta e inkurajuese. Ėshtė e natyrshme, qė do tė duhet njė kohė, uroj jo fort e gjatė, qė propozimet tė analizohen dhe tė pėrpunohet qėndrimi i secilit, pėr tė ecur drejt teksteve tė pranueshėm nga tė gjithė. Shpresoj qė gjatė kėtyre ditėve tė komunikojmė intensivisht ndėrmjet kolegėsh tė tė gjitha partive tė ftuara, pėr tė kryer veprimet e tjera. Jam optimist.
Si do tė zbatohen vendimet e tryezės ?
Tryeza nuk merr vendime, por u rekomandon partive pjesėmarrėse synimet, argumentat dhe qėndrimet e pėrpunuara dhe tė koordinuara bashkėrisht. Ēdo parti pjesėmarrėse ėshtė vetė pergjegjėse dhe sovrane pėr vlerėsimin dhe zbatimin e rekomandimeve tė tyrezės.
A mendoni se kjo tryeze e dublon qeverinė apo Kuvendin ?
Kjo tryezė nuk dublon as qeverinė, as Kuvendin. Marrėdhėniet me jashtė, pėr vetė natyrėn e tyre, nuk kufizohen vetėm me marrėdhėniet e karakterit shtetėror, madje nuk kufizohen as vetėm me marrėdhėniet politike, por janė shumė mė komplekse se kaq. Partitė politike kanė hapėsirat e tyre tė komunikimit me jashtė, madje me njė potencial mjaft tė rėndėsishėm. Pikėrisht pėrdorimit tė kėtij potenciali nė dobinė e pėrbashkėt, do ti shėrbejė bashkėpunimi pėr tė cilin po bisedojmė.
A prisni mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt nė kėtė nismė ?
Nė vendet mė tė zhvilluara se ne, ky lloj bashkėpunimi, ėshtė pjesė e traditės demokratike, ėshtė pjesė e atyre qė quhen standarte euro-atlantike tė njė shoqėrie demokratike. Besoj se do tė na mbėshtesin tė gjithėve, qė tė ecim pa hezitim nė kėtė rrugė.
A besoni se marrėveshjet do tė nėnshkruhen dhe kur ?
Kam besim se marrėveshjet do tė nėnshkruhen dhe se tryeza do tė fillojė nga puna. Kur? Sa mė parė aq mė mirė. Shpresoj brenda dy javėsh.
Krijoni Kontakt