KJ
--------
"MJAFT" SQARON OPINONIN SE LEVIZJA ESHTE E TYRE
Levizja "Mjaft", gjate nje prononcimi publik sqaroi dhe njehere pozicionin e saj ne levizjet e ndermarra nga shoqeria civile, si reagim ndaj problemeve qe ate e shqetesojne. Sipas drejtuesve te saj kjo levizje nuk identifikohet me asnjeren nga forcat politike qe lufton per te mbrojtur ose marre pushtetin. "Mjaft" ka lindur dhe do te vazhdoje te ekzistoje si nje artikulim i nje revolte qytetare kunder gjithe klases politike shqiptare e cila me paaftesine e sj s'mund t'u jape me zgjidhje problemeve te shqiptareve", thuhej ne deklaraten e kesaj levizje. "Mjaft" premtoi se pavaresisht spekullimeve politike, vazhdon t'i perkushtohet zgjidhjes se problemeve te pafundme qe shqetesojne qytetaret. Per kete arsye kjo levizje ftoi dhe njehere qytetaret e Shqiperise, qe ashtu si tani te mbeshtetin kete levizje ne nismat qe burojne vetem nga revolta e brendshme e njerezve, te cilet shohin sesi u administrohet ne menyre te padenje qofte qeverisja qofte opozita.
T.B
-----------------
koment..
Po mire..ja e rrezoi Mjafti kte Qeveri.. por vendi pa Qeveri s'ben te jete... e ke personalitet e grup personalitetesh parashikon Mjafti te qeverise Vendin?
?????
Krijoni Kontakt