Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099

    Cekja: E dini si ndihem para femrave?

    Euglena Bregu:Pershendetje Cekja i Beratit !

    Me vjen keq' por me duhet t'ju korrigjoj qe ne fillim. Vertet jetoj & jam qytetar i Beratit ' por kam lindur ne Skrapar. E kam per nder & jam krenar qe quhem Skrapalli.

    Si jeni ? Ndiheni ne forme ? = Jam shume mire ' aq me shume pas gjithe atij stresi dhe atyre momenteve te veshtira qe kalova ...Flas per anen personale dhe jo profesionale.

    Mund te thoni dicka me shume per keto momente meqe e preket vete kete Teme? = Ishte nje periudhe qe me hapi syte dhe me beri te dalloja miqte e vertet nga njerzit ziliqare' lajkatare e dashakeqas.

    -Cili eshte lajmi me i pabesueshem qe keni lexuar per veten tuaj ? = Me vjen inat ' por edhe per te qeshur kur mendoj qe nje gazetaruq lokal me beri trafikan femrash.

    Sa e rendesishme eshte paraja per ju ?= Do genjeja po t'ju thosha qe c'ka rendesi ' por ajo eshte thjesht nje mjet jetese. Pasuria me e madhe eshte << Familja & Miqesia >> e sinqerte . vlera per mua ka emri qe kam bere e respekti qe kane per mua njerzit e thjeshte.

    Po me shprehjen ' ' me mire te dish se te kesh '' jeni dakort?
    Shume dakort ' se mund te kesh pasuri ' por je nje hic.
    -Nje enderr qe ju eshte realizuar dhe nje qe doni te realizoni... = Kur isha i vogel ' nena ime ' kur gaboja ' me shkulte gjithmone floket dhe une enderroja te behesha tullac. Kjo u realizua ( dhe duke qeshur feron floket ) ' por e kam nje enderr qe dua dhe ta realizoj... Te bej nje film dramatik bazuar mbi jeten time .
    -Kur keni dashuruar per here te pare ? = Ne moshen 4-vjecare ' kam rene ne dashuri me edukatoren e kopshtit kur me fuste biberonin ne goje.

    - Si ndiheni para nje Femre ?= Si para Ambasades Italiane...Te presin bukur ' embel ' me buzeqeshje dhe ne fund ' s'te japin vizen .
    - Planet tuaja te aferta ? = Kemi plan dhe per nje tjeter film' por kesaj radhe ' ne bashkepunim me Koco Devolen.
    Tema e filmit eshte e bukur dhe prek pak edhe problemet e veshtira qe kaluam une dhe Kocoja. Skenari eshte i Kocos dhe flet per dy shoke qe s'takoheshin kurre te lire ne jeten e perditshme ' por vetem ne burgjet e europes.
    ai eshte mjaft humor ' por vertetesi brenda tij . Kaq mund t'ju them.
    -Ndonje barsolete te re do na e thuash ? =U mblodhen zjarrfikesit te benin nje mbledhje ' per te diskutuar se pse te tera barcaletat jane me polic dhe jo me zjarrfikes.
    Keshtu ' ata vendosen qe te benin nje budallallek qe te ngelej si barsolete per ta. Menduam te ndertonin nje ure ne nje vend ku s'kishte nevoje ' ku s'kishte as uje e as brigje qe te lidheshin. Keshtu ' zjarrfikesit e ndertuan uren dhe me pas ' lajmeruan gazetaret ' per tu derguar atyre budallallekun qe kishte bere . Kur te gjithe u mblodhen para ures ' c'te shihnin ?
    Ne maje te ures ' tre police kishin hedhur grepin per te peshkuar . ''
    Mos ! '' thane zjarrfikesit ' '' Edhe nje barcalete qe e beme per vete ' na e vodhen keta ! ....'''



    KEshtu Cekja me ne fund thote: Kam vendosur te merrem edhe une me politike : = Gjithe ne tullacet jemi mbledhur dhe kemi krijuar nje parti := Partine e leshit. lol

  2. #2
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Cekja, 9 muaj burg pėr aksidentin me vdekje



    BERAT

    Nėntė muaj burg dhe njė vit heqje patente pėr Ceken. Kjo ėshtė masa qė ka vendosur Gjykata e Faktit tė Beratit pėr humoristin e njohur Sejfulla Myftari, i akuzuar pėr shkeljen e rregullave tė qarkullimit, me pasojė vdekjen e njė shtetasi. Por, gjykimi i shkurtuar dhe koha e paraburgimit kanė bėrė qė Cekja tė vuajė vetėm dy muaj burg, nėse kjo masė nuk rrėzohet pas apelimit tė ēėshtjes. Cekja u paraqit nė procesin gjyqėsor pas ngjarjes sė 18 tetorit tė vitit tė shkuar, kur me makinėn e tij aksidentoi pėr vdekje shtetasin Minella Kumaraku, 60 vjeē, banor i fshatit Poshnje tė Beratit. Qė prej ditės sė aksidentit ai kishte marrė masėn e arestit nė shtėpi, nė pritje tė vendimit pėrfundimtar tė trupit gjykues. Kėshtu, nė seancėn gjyqėsore tė drejtuar nga gjyqtarja Edlira Petri, ndaj tij ėshtė vendosur dėnimi fillestar me 9 muaj burg. Duke marrė parasysh pranimin e akuzės nga Myftari dhe kėrkesėn pėr gjykim tė shkurtuar, gjykata ka vendosur sipas ligjit uljen e 1/3 tė masės sė dėnimit, duke lėnė nė fuqi dėnimin me burg 6-mujor tė tė pandehurit. Po sipas trupit gjykues, Cekes i ėshtė ndaluar dhe drejtimi i njė automjeti pėr njė periudhė 1-vjeēare nga dita e pėrfundimit tė vuajtjes sė dėnimit. Kėtė vendim e ka kundėrshtuar avokati i Myftarit, Arens Berati, i cili nuk ka qenė dakord me dėnimin e dhėnė tre ditė mė parė. Sipas Beratit, klienti i tij duhet tė dėnohej me njė masė mė tė ulėt, duke kėrkuar qė ajo tė pėrputhej me kohėn e paraburgimit. Humoristi i njohur ka kaluar 4 muaj nė arrest shtėpiak dhe pas vendimit tė gjykatės ai duhet qė tė vuajė dy muaj nė qelitė e burgut. Vetė avokati i tij ka deklaruar se, Myftari do tė vazhdojė tė qėndrojė nė masėn e arrestit shtėpiak deri nė dhėnien e dėnimit tė formės sė prerė pėr tė. Avokat Berati ėshtė shprehur se ai do ta apelojė vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė, nė mėnyrė qė klienti i tij tė mos vuajė asnjė ditė burg, por ta mbyllė dėnimin me arrestin shtėpiak, tė cilin e ka respektuar qė nga koha e aksidentit. “Masa e dhėnė ėshtė e rėndė pėr klientin tim, i cili pėr aksidentin e 60-vjeēarit kishte kėrkuar dhe falje publike. Gjithashtu duhet tė merret parasysh edhe pozita e kėtij tė fundit si krijues dhe “Qytetar nderi” i Beratit pėr merita dhe kontribut nė fushėn e humorit”, tha avokati.

  3. #3
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Cekja darkon me trafikantėt e femrave
    Tre nė pranga, i denoncon lushnjarja 19-vjeēare


    LUSHNJE

    Tre persona janė arrestuar nga policia e Lushnjės, pasi akuzohen pėr trafik tė femrave me qėllim prostitucionin. Ndalimi i tyre ėshtė bėrė mbrėmjen e sė shtunės, pasi njė vajzė qė ndodhej nė makinė me ta, i ka kėrkuar ndihmė postbllokut tė policisė, qė ishte vendosur nė hyrje tė qytetit.

    Pas disa orėsh, nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė marrė nė pyetje dhe humoristi beratas, Sejfulla Myftari (Cekja), i cili rezulton se ka ngrėnė darkė me kėta persona.

    “Kėta duan tė mė dėrgojnė si prostitutė nė Itali”. Kėshtu u ka thėnė vajza 19-vjeēare forcave tė rendit qė ndodheshin nė postbllok, duke bėrė qė policia tė bllokojė dhe tė shoqėrojė nė komisariat tė tre shtetasit e denoncuar. Sipas burimeve policore, vajza atė natė sapo kishte ngrėnė darkė nė njė hotel nė periferi tė Beratit me dy nga tre personat, ku bashkė me ta ndodhej dhe humoristi i njohur, Sejfulla Myftari, (Cekja). Burime tė policisė pohojnė se bėhet fjalė pėr shtetasit Arben Xhaferri, 33 vjeē, me banim nė Shkodėr, Besnik Shehun, 27-vjeēarin nga Berati dhe Arben Koreshin, 39 vjeē, banues nė qytetin e Lushnjės. Ata fillimisht janė shoqėruar nė ambientet e komisariatit tė Lushnjes, ku nė bashkėpunim me zyrėn e antitrafikut nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit, ėshtė bėrė dhe ballafaqimi i tyre. Nuk dihen arsyet e lėnies sė lirė tė beratasit Shehu, gjatė asaj mbrėmjeje, por ndalimi i tij pėrfundimtar ėshtė bėrė tė nesėrmen. Kėshtu, mėngjesin e sė dielės, ai ėshtė thirrur nė policinė e Beratit dhe prej andej ėshtė dėrguar nė komisariatin e Lushnjės, ku i ėshtė komunikuar dhe masa e arrestit, bashkė me dy shtetasit e tjerė, nėn akuzėn e trafikut tė prostitucionit. Nga verifikimi i tė dhėnave tė tjera tė policisė sė antitrafikut rezulton se, emrat e Shehut dhe tė Koreshit janė shėnuar dhe nė listat e rendit, si kontigjentė me precedente penalė, pikėrisht pėr kėtė akuzė. Arben Koreshi, sipas policisė, rezulton se nė vitin 1995, nė bashkėpunim dhe me Besnik Shehun, ka shitur njė vajzė 20-vjeēare nga Lushnja nė Itali pėr qėllime prostitucioni. Ndėrsa nė njė rast tjetėr akuzohen se, kanė marrė me forcė njė 19-vjeēare pėr tė punuar nė trotuaret e shtetit fqinj. Denoncimet pėr kėto raste kanė ardhur nga familjarėt e viktimave, tė cilėve u janė bashkuar pas kthimit nga Italia dhe tė vetė vajzave tė trafikuara. Materialet pėr kėtė ēėshtje i kanė kaluar Prokurorisė sė rrethit, e cila sot do tė kėrkojė nė Gjykatė dhe vlerėsimin e masės sė sigurisė pėr tre tė akuzuarit e mėsipėrm.

    Shehu dhe fotot nudo
    BERAT – Besnik Shehu ėshtė pėrballur me drejtėsinė rreth dy vite mė parė, kur nė makinėn e tij lukzose “Jaguar” u gjetėn rreth 100 fotografi nudo tė katėr vajzave tė mitura. Arrestimi i tij i parė u bė nė maj tė vitit 2002, nėn akuzėn e posedimit tė materialeve pornografike. Ai u hetua dhe pėr akuzėn e kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me tė mitura, por u dėnua vetėm me 3 muaj burg, pasi vajzat qė kishin pozuar pėr tė, pohuan se gjithēka e kishin kryer me dėshirėn e tyre. Ndėrsa vetė Shehu u mbrojt, duke thėnė se, ai kishte si hobi fotografinė dhe makinat e shtrenjta.


    Policia: Si e shoqėruam Ceken

    BERAT – Cekja i humorit ėshtė bėrė pėr herė tė dytė brenda dy muajve tė fundit protagonist i dy ngjarjeve tė rendit. Ndėrsa nė muajin nėntor ai me makinėn e tij aksidentoi pėr vdekje njė 60-vjeēar nga fshati Poshnjė e Beratit, dy ditė mė parė ka provuar sėrish ambientet e policisė. Shkak ėshtė bėrė prania e tij nė njė darkė, mbrėmjen e sė shtunės nė njė hotel nė periferi tė Beratit, bashkė me grupin e arrestuar nė Lushnje pėr trafik prostitucioni. Burime tė policisė pohojnė se, emri i Sejfulla Myftarit, ka dalė gjatė hetimeve pėr ēėshtjen e denoncuar nga njė vajzė 19-vjeēare. Nga kėto burime pohohet se, Cekja, pas darkės, ku ishte dhe fqinji i tij, Besnik Shehu, shkodrani Xhaferri dhe njė vajzė e re, ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij. Ndėrkohė, ai ėshtė parė mėngjesin e sė dielės, rreth orės 08.30-09.00 para ambienteve tė policisė sė Beratit. Bashkė me Shehun ai ėshtė shoqėruar nga njė furgon dhe dy makina tė tjera policie nė drejtim tė komisariatit tė Lushnjės. Ai mėsohet se ėshtė pyetur nga hetuesit pėr disa orė dhe vetėm pasdite ėshtė rikthyer sėrish nė Berat. Por, nė kthim ai ka qenė i vetėm, ndėrsa policia i kishte komunikuar masėn e arrestit patriotit tė tij, Besnik Shehut. Gjatė ditės sė djeshme, Cekja nuk ka qenė nė shtėpinė e tij dhe nuk ėshtė mundur dot qė tė kontaktohet me tė. Pas aksidentit me vdekje, Cekja u la nga Gjykata nė masėn e sigurisė “arrest shtėpiak”, e cila duket se nuk ėshtė respektuar nga humoristi i Beratit.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga selina_21 : 24-10-2004 mė 14:29

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Thumbs up Ciao!

    Na ndodh jo rralle te ndjejme mungesen e nje njeriu te dashur kur e humbasim ate.Dhe kur vendosim te shprehemi,kuptojme te jete teper vone... Ti voglio bene,Ceke dhe te uroj shendet e fat!
    Duam te te dua!

Tema tė Ngjashme

  1. Tė drejtat e gruas nė njė kėndvėshtrim global
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Pėr ‘inferioritetin’ e femrave
    Nga Jimmi_1978 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 09:46
  3. Kriza e botės bashkėkohore
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •