Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 78 prej 78
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    Tjetra...keta mund te jene nga me te miret ne fushat e tyre, po Saliu mund t'i perdore si kukulla sic perdor Nano, Harasanin me shoke...apo dhe ate te diplomuarin nga Harvardi qe e futi ne burg kur pa qe s'i bindej me. E kush eshte te thote qe edhe keta s'po perdoren si karem.

    nejse...pak besim kam, po per hajer dalte!
    Plotesisht dakord me ty, edhe une kete frike kam, pasi te dy i perdorin njerezit.

    Me hiq nje kuriozitet. Une di qe Nano vetem Dhame Piten ka futur ne burg nga te vetet, edhe ate e pashe te djelen rrugeve te bllokut, packa se ka dale pasi vuan nga nje semundje e pasherueshme, bucko ishte.

    C'post kishte e kush eshte ky Harvardiani?

  2. #72
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    VLERAT DHE LIRIA

    Nga Arben IMAMI

    Historia e se djathes moderne shqiptare nis me nje akt te madh te lirise, e kjo zgjedhje eshte dhe do te duhet te jete edhe shenja e saj; mund te kete te tjere qe kane ndertuar hidrocentrale, fabrika, hekurudha, rruge dhe keto nuk jane te parendesishme, por cdokush shenjen e vet. Liberalet, ate te lirise. Kuptimi i lirise per liberalizimin si filozofi politike eshte nje kuptim politik, per te liria politike eshte e ndryshme nga ajo kombetare, klasore, sociale, psikologjike e morale, dhe perpjekja liberale ne rrafshin normativ ka qene per te percaktuar c'eshte liria politike, kurse ne rrafshin e veprimit per ta realizuar ate.

    Liria politike, e kuptuar liria e domosdoshme per qenien njerezore ne polis, ne qytet a republike po te doni, do te ishte liria per te zgjedhur, pra per te realizuar thelbin njerezor. Liria e veshtruar kesisoj eshte liria liberale, liria nga shtrengimet e polis-it si shumice e si demokraci nga njera ane dhe nga struktura politike, shteti, nga ana tjeter. Rrenjet e mendimit liberal, perendimor jane te tradites abrahamike, sigurisht prane edhe fillesave te tjera kulturore. Ne Zanafillen, dalja e njeriut nga natyra, per te perdorur nje koncept te Fromm-it, eshte nje akt zgjedhjeje. Mekati origjinar eshte edhe akti i pare i lirise. Pavaresisht se cfare zgjodhi njeriu i pare, i rendesishem eshte akti i zgjedhjes.

    Pandehma themelore se njeriu eshte i lire te zgjedhe, apo thene sipas teorise se te drejtes natyrore se njeriu lind me te drejten natyrore te lirise se zgjedhjes per jeten, veten e veprimet e veta, dhe e kunderta e saj se liria e zgjedhjes nuk eshte vecse iluzion, ndan dy kampe te medha, ate te jodeterministeve dhe deterministeve, me te gjithe pasojat botekuptimore e partiake ne politike. Te shkeputemi per nje cast nga kjo vije arsyetimi, per te kaluar ne nje ceshtje praktike. Le te shqyrtojme konceptin reforma standarde, te perdorur dhe te keqperdorur tashme. Keqperdorimi qendron ne manipulimin propagandistik duke sugjeruar se meqe "reformat jane standarde", "ne i bejme me mire se ata" e atehere "pse te ikim ne e te vijne ata?". Por perdorimi i konceptit te reformave standarde ka ne themel te tij nje kuptim determinist te botes ku mungon zgjedhja e lire, ai eshte shprehje e shkencezimit, sepse standarde parakupton aplikimin e kritereve shkencore, dhe e historicizmit, per sigurine e nje te ardhmeje te krijuar nga reformat shkencore e standarde. Determinizmi i socialisteve shqiptare eshte me prejardhje marksiste por per te kujtuar nje paraardhes tjeter te endrres se tyre te vjeter po citojme utopistin San-Simon: "Qeverisja e njerezve do te zevendesohet nga administrimi i sendeve".

    Sigurisht, ne kete rast, nuk kemi nje ndikim te drejtperdrejte kulturor, perdoruesit dhe keqperdoruesit e mesiperm nuk ndiejne nevojen te hapin ndonje liber, qofte edhe Marksin, por ne kete padije zbulojne edhe me qarte besimet e tyr deterministe. Nga ana tjeter, keta progresiste "shakaxhinjte e perparimit", po e perdorin shprehjen e Nolit jometaforikisht, duke mohuar aktin e zgjedhjes mohojne edhe pergjegjesine. Reformat edhe kur konceptohen ne rrugen H apo 19 st., Washington D.C., kane nje shtrat ideologjik dhe jane nje zgjedhje. P.sh. politikat monetariste te qeverise se sotme jane thelbesisht liberale, kurse shpendarja ne forme shperblimesh e te ardhurave te mbledhura nga taksat eshte thelbesisht antiliberale, etatiste, asistencialiste, paternaliste; nderhyrja qeveritare ne treg eshte autiliberale dhe si e tille eshte pervoje standarde socialiste. Nderhyrja ne tregun e transportit interurban nuk eshte reforme standarde, por eshte ideologjikisht e politikisht antiliberale, direktiviste, planifikuese, etatiste.

    Nje nga arsyet pse ky koment vjen tani eshte se shpresohet dhe besohet ne nje fitore te opozites. Nese opozita e vitit '91-'92 nuk kishte pasur mundesi t'i ekspozohej ne thellesi nje programi liberal, sot nuk do t'i falej po ta anashkalonte ate. Ne fakt, une flas se pari e me se shumti per PD-ne sepse nese PD-ja nuk do te ishte liberale, atehere cila?

    Shenim: Kjo eshte pjese e fjales qe z.Imami mbajti ne kolokiumin liberal, mbi tezat per nje paltforme te djathte liberale
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Flet anëtari i Komitetit të Politikave të Orientimit

    Selami Xhepa: Çfarë po ndryshojmë te PD


    Juli Prifti
    Programi i ri ekonomik i PD-së do të ketë në thelb, reformimin e politikave fiskale. Ai do të orientohet drejt ideve të liberalizmit ekonomik, por me një ndërhyrje shtetërore që të mund të minimalizojë ndikimin ekstrem mbi jetën e qytetarëve dhe individëve.

    Selami Xhepa, specialist në fushën e investimeve dhe një nga anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave pranë PD-së që po punon për programin e ri ekonomik të PD-së, mendon se ai do të japë zgjidhje konkrete për shqetësimet më të mëdha ekonomike të shqiptarëve. Në një intervistë për “Panoramën”, ai shpjegon linjën mbi të cilën po punohet dhe çfarë do të ofrojë programi i PD-së për t’u “shitur” në tregun elektoral të zgjedhjeve të ardhshme.

    Ju jeni një nga ekspertët e Komitetit të Orientimit të Politikave që po punoni për hartimin e programit ekonomik të PD-së. Cilat do të jenë idetë kryesore që ju mendoni të përfshini në këtë program?
    Ka një progres reformash në Shqipëri të realizuara gjatë kësaj dekade, por padyshim që ka një ngecje të reformave. Ky është një fakt evident në të gjithë sektorët, qoftë nga pikëpamja e reformave në sistemin financiar, në reformat në të gjitha tregjet përbërëse të ekonomisë. Natyrisht, ka nevojë për një dinamizim të reformave në të gjitha dimensionet e tyre. Sugjerimet nuk mund të jenë të kollajta dhe të dalin me një deklarim. Ato do të bëhen mbi bazën e vlerësimeve më të thelluara dhe më të detajuara dhe besoj që edhe aktiviteti për tezat liberale që u organizua këto dy ditë, i shërben evidentimit të fushave në të cilat do të kërkohet thellim dhe përshpejtim i reformave, si dhe të ofrohen njëkohësisht edhe linjat mbi të cilat do të gjykohet konteksti i reformave të ardhshme. Kjo, natyrisht, sipas programit që PD-ja do të ndërtojë për zgjedhjet e ardhshme politike.

    A ka tanimë një draft të këtij programi ekonomik?
    Natyrisht, janë në konsideratë akoma politikat fiskale që do të përbëjnë thelbin e programit. Natyrisht, ato janë sugjerime që prekin shumë dimensione të ekonomisë dhe për rrjedhojë, janë ende në procesin e konsultimit mes ekspertëve që po asistojnë në këtë proces. Për momentin, unë nuk mund të them ndonjë detaj. Bëhet fjalë për një mënyrë konceptimi se si reformat të mund të dinamizohen më tej. Natyrisht, në këtë rast, bëjmë fjalë për reformën në tregjet financiare, si një nga tregjet e mundshme potenciale, për të gjetur zgjidhje në një nga mekanizmat më eficentë që lejon mekanizimi i tregut.

    A do të përmbajë programi ekonomik i PD-së zgjidhje konkrete për çështjet më delikate dhe më të diskutueshme të gjendjes së sotme?
    Programi, padyshim, që të bëhet i prekshëm, i lexueshëm për publikun nuk mund të qëndrojë në analiza dhe teza teorike. Ai duhet të ofrojë zgjidhje konkrete që të bëhet i lexueshëm dhe i kuptueshëm për publikun. Gjithashtu, ai duhet të tërheqë njerëzit, jo thjesht për t’u blerë si program politik. Shumë shpejt, pas momentit të parë, vjen momenti i llogaridhënies dhe, për rrjedhojë, sa më konkret që të bëhet, aq më e madhe është përgjegjësia para qytetarit, për të mbrojtur zhvillimet e propozuara në një program. Kështu, që thelbi i programit do të jetë të ofrojë alternativa e zgjidhje konkrete për probleme dhe shqetësime konkrete të ekonomisë, të tilla: si mund të deformalizohet ekonomia, si do të eleminohet prania e monopoleve në treg, si mund që përfitimet e liberalizimit ekonomik të shkojnë më mirë tek qytetari. Këto janë kryesoret, por edhe për çështje të tjera që janë shumë të prekshme dhe konkrete, qoftë për ekonominë individuale, qoftë për ekonominë shqiptare në përgjithësi.

    A mund të themi se bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore të programit ekonomik të PD-së?
    Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore. Këtu bëhet fjalë për një shqyrtim të stadit të reformave të arritura. Programi i mëparshëm ka marrë në konsideratë stadin e asaj periudhe dhe, natyrisht, ka një evoluim të tregut në këto katër-pesë vite. Ky program do të niset nga një bazë më e freskët në kohë, e analizimit të situatës, të variableve kryesore ekonomike dhe për të dhënë mendime se si mund të shkojnë më përpara nga ky stad ku janë aktualisht. Unë nuk besoj se zgjidhjet janë dramatike nga pikëpamja konceptuale, pasi kanë një bosht filozofik, të përcaktuar nga linja e liberalizmit ekonomik. Por, natyrisht, duke nënkuptuar një ndërhyrje shtetërore që të mund të minimalizojë ekstremitetin e faktorëve të jashtëm mbi jetën e qytetarëve dhe individëve. Besoj që këto janë procese normale dhe janë në linjën e filozofisë së sotme të liberalizmit dhe globalizmit. Kështu që në këtë pikëpamje, nuk besoj se paraqitet ndonjë ndryshim dramatik në filozofinë dhe konceptimin e problematikës së zgjidhjes që do ofrojë një program elektoral, por ndryshimet do të jenë në termat konkrete, në rrugët e instrumentet konkrete që do të propozojë në fusha të caktuara, në tregjet konkrete.

    Duke njohur nga afër ekonominë në terren, a besoni se do të jetë tërësisht i zbatueshëm ky program elektoral?
    Unë mendoj se synimi është të ofrohet një program që të jetë i zbatueshëm. Natyrisht, programi ofron edhe një vizion afatagjatë dhe besoj që është pjesë e rëndësishme e filozofisë programatike. Por, thelbi do të konsistojë në reforma që do të jenë të prekshme të matshme dhe padiskutim që do të jenë tepër konkrete. Ky është kushti numër një që do ta bëjë programin të marketohet në tregun elektoral që do të gjykojë pastaj për përmbajtjen dhe substancën e programit dhe do të jetë ai që do të zgjedhë. Por, siç thashë, zgjidhjet konkrete për problemet konkrete do të kenë edhe shtratin filozofik, mbi të cilin do të realizohen këto reforma.

    Pas bashkëpunimit për hartimin e këtij programi elektoral të PD-së, mendoni se do ta vazhdojë bashkëpunimi edhe në procesin e zbatimit të tij?
    Kjo është çështje e besimit që unë kam te kjo alternativë politike. Nuk kam menduar, për momentin që të kem ndonjë angazhim të përcaktuar politik, është një përqafim ndaj qasjeve liberale, ekonomike, ndaj zgjidhjeve që ofron kjo forcë politike. Në këtë stad të gjërave që unë vlerësoj për momentin, unë do të kem një angazhim për të dhënë mendimet e mia për aq sa do të kërkohen nga kjo forcë politike. Për të ardhmen, nuk e di.



    “Kolokiumi Liberal” mbyll debatin dyditor

    “Kolokiumi Liberal”, tryeza që mblodhi dhe solli në vëmendjen e opinionit dhe të politikës tezat kryesore të liberalizmit, u mbyll dje, pas dy panele diskutimesh. Në panelin e parë me moderator Spartak Ngjelën u debatuan tema të kufizimit të pushtetit dhe sundimit të ligjit, ku referuan vetë Ngjela, Preç Zogaj, Lulëzim Basha dhe të tjerë. Në panelin e dytë me moderator Besnik Mustafaj, referuan Arben Imami, Mark Marku, Henri Çili dhe të tjerë, në lidhje me elitat dhe demokracinë. Kështu, në përfundim të tryezës, që mblodhi së bashku ekspertë dhe politikanë duket se janë ndarë mendime të përbashkëta për injektimin e liberalizmit ekonomik në situatën shqiptare, e cila, sipas pjesëmarrësve, ka nevojë për thellim të reformave në të gjithë tregjet e ekonomisë shqiptare. Disa nga këto teza do të jenë të përfshira, ose të paktën pritet të përfshihen në programin ekonomik të PD-së, siç janë ristartimi i konkurrencës, sipas parimeve liberale dhe eleminimi i monopoleve. Imami, Pashko dhe të tjerë kanë konstatuar se idetë liberale i janë përçuar PD-së, për shkak se përbën forcën e vetme në gjendje t’i përthithë ato drejt konkretizimit, në spektrin që paraqet aktualisht politika shqiptare.



    Berisha pranon se po ndërhyhet në projekt
    PD, si po ndryshon programi nga ekspertët

    Qëllimi kryesor i qeverisjes së ardhshme të Partisë Demokratike do të jetë shteti ligjor. Kështu e ka përcaktuar objektivin madhor të forcës që drejton, Sali Berisha, i cili mori fjalën në “Kolokiumin Liberal”. Ai theksoi se pikërisht shteti ligjor do të jepte hapësirën për funksionimin e ekonomisë së tregut, pa të cilën, sipas tij, nuk ka demokraci. Berisha përkrahu idetë liberale që u parashtruan në tryezën ku ishin pjesëmarrës, sipas tij, një grup i shkëlqyer ekspertësh. Kreu demokrat tha se PD-ja i kishte përfshirë tezat kryesore liberaldemokrate që në programin e parë të saj, me një guxim, sipas tij të madh. Por, ai ka vërejtur se programi i ri do të jetë një arritje e madhe në këtë drejtim. Berisha ka konfirmuar se ekspertët po pun-ojnë për ta liberalizuar programin ekonomik të PD-së, duke zbatuar parimet themelore si konkurrenca e lirë. Por, ai ka theksuar se këto teza do të aplikohen me një vetëpërmbajtje të madhe, pasi nuk mund të lihen të pambrojtur, qytetarët dhe sidomos, shtresat në nevojë të popullsisë. Berisha kë përgëzuar ekspertët e mbledhur në tryezë, pasi, sipas tij është koha që idetë e njerëzve të aftë të arrijnë të konkretizohen në një program të shkëlqyer elektoral dhe të zbatohen nga qeverisja e ardhshme.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74

    A ka kohe per reforme dhe cfare duhet te besojme?

    Peshendes kete levizje dhe bej nje analize te shkurter te levizjeve te Berishes.
    Ne PD dhe perreth saj kemi pare jo rralle figura te lodhura, pa ide dhe pa vullnet per te sjelle ndryshime dhe progres,madje do te thoja si te gjetura me dore per te qene ne opozite te perhereshme.
    Perse Berisha mban ato figura dhe perse kaq gjate fillimi i ndryshimeve.
    Ne seline e saj po te shkosh te dalin perpara disa njerez te pa afte mafioze qe te veshtrojne shtrember dhe me lidhje me te kaluaren,njerez qe ishin pergjegjes per perkeqesimin e situates ne 97 dhe pergjegjes dhe per renien e shtetit,bashkepunetore te sigurimit te shtetit dhe te strukturave te deshtuara te policise se shtetit qe ne vend qe te mendonin dhe punonin per nje reforme reale per te nderuar nje polici basjkohore dhe ne ndihme te sigurimit kombetar,punuan me shume vullnet per te kunderten dhe sot e kesaj dite ato njerez ende jane atje dhe te kallin daten dhe te humbin shpresen per nje te neserme ndryshe,nqs nuk eshyte per ne , te jete per te ardhmen tone.
    Berisha ende nuk eshte shprehur per qendrimin qe do te mbaj ndaj bisnesit te vogel apo te mesem i cili ka premisa qe te behet i madh por qe nuk mundet per arsye tashme te ditura.A mendon qe te krijoje nje klase te re bisnesi mbeshtetes per zhvillimet e ardheshme politike,
    Cfare mendon per median e mbyllur dhe te blere qe vecse me para mund te flasesh.
    Perse eshte aq i privilegjuar Arben Imami dhe perse nuk i kerkon atij te kerkoi te falur demokrateve te cilet per shkak te ish pozicionit te tij ne administraten e larte te shtetit socialist i denigroi dhe i flaku ne rruge per inat te Berishes dhe tashme ato sot jane votues te mjere pa identitet por me vlera dhe ide,me pregatitje profesionale dhe kualifikime por me nje ekonomi te rrenuar dhe tashme te deshperuar sepse duan te jetojne ditet e shpreses por me nje falje te te pakten publike.
    Nuk merret pushteti zoti Berisha me 38 intelekjtuale,ato jane 38 familje jane qindra e mijra te tille qe rrine menjeane dhe kane po ato vlera intelektuale ende te paprovuara dhe ende te panjohura nga ju apo ato qe jua a kane rekomnaduar.
    Te jeni me i gjere,te shikoni me larg dhe te keni nje staf qe ju informon dhe ushqen me informacion dhe jo me njerez fantazma qe jane ne strukturat tuaj qe te kujtojne te kaluaren dhe shpesh demokratet i ben pesimist dhe te thone te humbur qe te humbur jemio por me mire te mos vijne ata dhe le te rrine kata qe jane deri sa ta kuptoni qe se bashku po varrosim shpresat tona bashke me vitet qe ikin.
    Po presim,nqs kerkon ndihme do ta japim pa rezeva dhe pa pagese madje do te paguajme ne vetem qe te shkojne gjerat ne vend dhe nuk do te kerkojme kurre shperblim por vetem drejtesi dhe shanse te barabarta ne nje ekonomi tregu dhe konkurim te vlerave njerezore larg luftes se ndyre te pushtetit mew mafioze .

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koha Jone:

    ...


    E Shtune, 29 Janar 2005


    "SHKARKIMI I KONGOLIT, NJE DESHMI PANIKU"

    "Deshmi te nje paniku" e ka cilesuar lideri demokrat veprimin e marre per shkarkimin nga puna te anetares se Komitetit te Orientimit te Politikave prane PD-se, Tatjana Kongoli. "Kohet e undit Fatos Nano shkarkoi nga detyra ne nje akt te verber

    hakmarrje politike nje nga anetaret e KOP-it, Tatjana Kongolin. Ne fakt kjo eshte eshte nje deshmi e panikut, eshte nje deshmi e qarte e panikut qe ka kapur kryeministrin shqiptar, nje akt i papergjegjshem", tha Berisha. Por lideri demokrat theksoi se ky veprim nuk ka lekunduar asnje nga anetaret e komitetit per te kontribuar ne fushat per te cilat jane angazhuar dhe disa intelektuale dhe eksperte te tjere per t'u bashkuar me komitetin se shpejti.

    M.B.


    ..


    Mir e ka Berisha qe thote se Shkarkimi i Tatjanes Kongoli eshte deshmi Paniku.. por tregon dhe me shume se kaq..

    Tregon se Fullani i biri i Fullanit sikurse Cani i biri i Canit.. jane kryeveqila te nje Sheiku Dubai..

    Pra Drejtor Bankash te varur prej k.oqesh nga Fatosi i Nanos dhe qe Fatosi mund te vjedhe miljarda me karroce dore cdo dite e keta drejtora te llojit Cani Fullani ..bij kelishesh servile te Dullles.. jo vetem sdo i thone.. dale mo ku veni ju me ato thas me para qe i nxirrni nga Banka e thesari .. por do i thone cupave me mini ne banke....he moj c'prisni..ndihmojeni shefin se ka gishtrinjte e operuar..

    Mirpo Te dy keta hajdut te regjur te Kupoles Sovcialiste u emeruan ne Parlament..dhe me voten e gomereve te Berishes..
    Kte nuk e thote Berisha..

    Ska si e thote sepse ne 8 vite parlament vec rrahu uj ne havan..

    Huq i duall me Moisinë..huq me Sallaknë..e huq me te tera..



    Pra po shkon Mileti fotoksinist dhe ne votimet e 2005-ses si cjapi te kasapi..
    Akoma asgje qe garanton.. Demokraci e Liri e drejtesi ne Votimet e ardhsme..

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ja po fus 2 centet e mij ketu...

    Kush ka akoma shpresa per reformimin e PD nen Salen eshte ose naiv i pandreqshem ose batkci qe pret te pasurohet, ose thjesht nje gomar me brire.

    Bente edhe Enveri dikur ca fushata e ca plenume e ca levizje dhe populli bageti bente yyyy si dele. Edhe sot Sale pinjolli kur eshte keq ben Fillimin e Ri, Nano Ik, Shpresa e Madhe, e dokrra te tilla. Populli ka nevoje per dokkra bosh e per te mbajtur veten ne vemendje Sala hedh shashka te tilla. Akoma prisni ju qe Sala ti inkuadroje keta intelektuale? Mos u beni kaq naive. Kalova lumin te dhjevsha kalin i thone kesaj, pas zgjedhjeve.

  7. #77
    Kam qejf te perrallis
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    17
    Po or mik po mungon alternativa dhe zgjedhjet nuk anullohen, edhe nqs ne te marrin pjese vetem 1% e popullit.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e alkg2001
    Anëtarësuar
    09-05-2002
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga tironci kuqezi
    Ja po fus 2 centet e mij ketu...

    Bente edhe Enveri dikur ca fushata e ca plenume e ca levizje dhe populli bageti bente yyyy si dele. Edhe sot Sale pinjolli kur eshte keq ben Fillimin e Ri, Nano Ik, Shpresa e Madhe, e dokrra te tilla. Populli ka nevoje per dokkra bosh e per te mbajtur veten ne vemendje Sala hedh shashka te tilla. Akoma prisni ju qe Sala ti inkuadroje keta intelektuale? Mos u beni kaq naive. Kalova lumin te dhjevsha kalin i thone kesaj, pas zgjedhjeve.

    Intelektualet e KOP-it jane te gjithe njerez mjaft te pergatitur dhe me personalitet. Me disa perjashtime (pakice) ata jane PD-ista 24 karate. Jo ne kuptimin pexhorativ, por ne kuptimin e perkatesise. Ata kane qene prane PD-se qe ne fillim, ose kane punuar si zyrtare ne kohen e PD-se, ose rrethi i tyre shoqeror i perket segmenteve te prane PD, ose kane qene anti-komuniste ne bindje gjithmone. Pra, kane qene tere kohen TE INKUADRUAR (ose plotesisht te inkuadrueshem) nga PD, madje nga Berisha vete. Ajo cfare ndodh tani eshte se PD po nxjerr ne pah armet qe ka ne dispozicion, dhe po ben marketing elektoral. E reja pra eshte menyra dhe jo permbajtja. Shanset per fitoren e PD jane shume te medha keshtu qe keta njerez kane nje garanci mbrojtese per rritje te diskriminimit te tyre nga PS.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  2. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Shoqëria Civile dhe Politika
    Nga liberal në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  5. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •