Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Ligji i konfliktit të interesave, deputetëve s’u lejohen biznese

    Ligji i konfliktit të interesave, deputetëve s’u lejohen biznese


    Shekulli

    TIRANË -Deputetët e Kuvendit nuk lejohen të jenë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse dhe çdo organizate tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe shtetërore, apo kur ky post diktohet për shkak të funksionit. Kjo sanksionohet në projektligjin e miratuar nga qeveria “Për parandalimin e konfliktit të interesave”. Sipas këtij projekti, që do të kalojë në Parlament, deputeti nuk mund të ushtojë veprimtari private që siguron të ardhura në formën e ortakërisë të çdo forme si dhe të profesioneve të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licensuar apo konsulentit, agjentit e përfaqësuesit të një organizate. Po kështu, deputeti në asnjë rast nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg. Ndërkohë anëtarët e qeverisë dhe kryeministri nuk do të përjashtohen tërësisht nga pjesëmarrja në biznese private, në bazë të projektligjit të ri “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Projekti i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndryshe nga sa pritej lejon zotërimin e plotë apo të pjesshëm nga ana e kryeministrit, zv.kryeministrit, anëtarëve të qeverisë, ministër dhe zv.ministër, të aksioneve të një shoqërie tregtare të çdo forme, pavarësisht nga fusha e aktivitetit të saj, kur ajo në vitin e fundit fiskal ka krijuar deri në 25 milionë lekë të ardhura bruto. Kjo është parashikuar në nenin 29 të projektligjit që javën tjetër do të përcillet për shqyrtim në Parlament, ku pritet të ketë jo pak debate, për shkak edhe të faktit se një draft të ngjashëm kanë hartuar që në muajin tetor deputetët e LSI-së.

    Neni 30, kufizimet për deputetin

    1. Deputetët e Kuvendit, nuk lejohen të jenë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse dhe çdo organizatë tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe shtetërore, apo kur ky post diktohet për shkak të funksionit.
    2. Nuk mund të ushtojë veprimtari private që siguron të ardhura në formën e ortakërisë të çdo forme si dhe të profesioneve të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licensuar apo konsulentit, agjentit e përfaqësuesit të një organizate.
    3. Në asnjë rast nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 21-02-2005 më 09:12

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ligji i mesiperm eshte sa qesharak aq edhe fiasko ne luften kunder korrupsionit. Shkalla e konfliktit te interesave nuk mund te jete kurre me e larte ne parlament sesa ne qeveri pasi kjo e fundit merr vendimet konkrete, organizon tenderat, prokurimet, ankandet leshon apo revokon licensat ... pra i ka duart ne para shume me teper se parlamenti ....

    Per me teper parlamenti ka 140 deputete te kahjeve te ndryshme politike, ndersa qeveria vetem 18, qe te gjithe te nje partie e madje edhe te te njejtit klan ..... eshte shume e qarte se ku e ka me te lehte te mbije fara e korrupsionit ! Ne fakt une nuk mendoj se ka shqiptar qe sheh sot parlamentin si folene e korrupsionit ... te gjithe shohin qeverin si nyjen e tij .... kjo eshte edhe aresyeja perse goditet patkoi dhe jo gozhda.

    Tani kemi hyre ne ne nje faze te re ku per te trafikuar dhe vjedhur sa me lehtesisht pa shkelur ligjin e ndryshojme ate duke i ligjeruar qe te dyja por vetekuptohet jo per te gjithe ... vetem per ata qe vjedhin me shume !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne ligjin e mesiperm me duket ka dhe nje nen qe ndalon marrjen e dhuratave me vlere mbi 100 dollare. Kjo ndodh vetem pak muaj pas skandalit te Nanos me Benzin-dhurate te tijin me vlere mbi 350 mije euro. Skleroza jone shoqerore ka arrit ne nivele te paimagjinueshme. Ne cdo vend te Evropes, ne nje rast te tille te gjitha gazetat, pavaresisht linjes qe mbajne, do ti mbushnin faqet e para me tituj qe ti kujtonin Nanos bemen e tij. Po te ne shtypi blihet, lajmet pororsiten dhe pyetjet e intervistave parakontrollohen, ndaj si duket ska gje ne bote qe mund te na shkunde nga letargjia.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Orku
    Ligji i konfliktit të interesave, deputetëve s’u lejohen biznese


    Shekulli

    TIRANË -Deputetët e Kuvendit nuk lejohen të jenë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse dhe çdo organizate tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe shtetërore, apo kur ky post diktohet për shkak të funksionit. Kjo sanksionohet në projektligjin e miratuar nga qeveria “Për parandalimin e konfliktit të interesave”. Sipas këtij projekti, që do të kalojë në Parlament, deputeti nuk mund të ushtojë veprimtari private që siguron të ardhura në formën e ortakërisë të çdo forme si dhe të profesioneve të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licensuar apo konsulentit, agjentit e përfaqësuesit të një organizate. Po kështu, deputeti në asnjë rast nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg. Ndërkohë anëtarët e qeverisë dhe kryeministri nuk do të përjashtohen tërësisht nga pjesëmarrja në biznese private, në bazë të projektligjit të ri “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Projekti i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndryshe nga sa pritej lejon zotërimin e plotë apo të pjesshëm nga ana e kryeministrit, zv.kryeministrit, anëtarëve të qeverisë, ministër dhe zv.ministër, të aksioneve të një shoqërie tregtare të çdo forme, pavarësisht nga fusha e aktivitetit të saj, kur ajo në vitin e fundit fiskal ka krijuar deri në 25 milionë lekë të ardhura bruto. Kjo është parashikuar në nenin 29 të projektligjit që javën tjetër do të përcillet për shqyrtim në Parlament, ku pritet të ketë jo pak debate, për shkak edhe të faktit se një draft të ngjashëm kanë hartuar që në muajin tetor deputetët e LSI-së.

    Neni 30, kufizimet për deputetin

    1. Deputetët e Kuvendit, nuk lejohen të jenë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse dhe çdo organizatë tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe shtetërore, apo kur ky post diktohet për shkak të funksionit.
    2. Nuk mund të ushtojë veprimtari private që siguron të ardhura në formën e ortakërisë të çdo forme si dhe të profesioneve të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licensuar apo konsulentit, agjentit e përfaqësuesit të një organizate.
    3. Në asnjë rast nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.

    ... paska material te bollshem per skenaristet e estradave ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    EDITORIALI i TemA, 23.02.2005

    Dyqani i kostumeve me porosi

    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

    "Nëse"-të dhe "pavarësisht"-et e bëjnë projektligjin
    qeveritar "Për parandalimin e Konfliktit të
    Interesave" një shoshë mjaft të përshtatshme për
    mbajtje uji. Sipas & 3 të nenit 30 të këtij
    projektligji "Deputetët e Kuvendit në asnjë rast nuk
    mund të sigurojnë në mënyrë aktive asnjë aksion ose
    pjesë në kapital të një shoqërie tregtare nëse ajo
    rezulton me pozitë dominuese në treg". Në këtë rast
    pjesëza "nëse" e kthen mohimin e prerë "në asnjë rast"
    në pohimin "në të gjithë rastet". Kjo pasi shoqëritë
    tregtare të pushtetarëve mezi e mbajnë frymën gjallë e
    jo më pastaj të paguajnë taksa e të jenë dominuese në
    treg. Si ajo e vobekta Joy Travel që mezi nxjerr
    25.000 $/ vit, as aq sa Fatos Nano la brenda natës në
    bixhozet e Atlantic City-t.
    Por nëse në këtë pikë projektligji është disi i
    paqartë, ai e kompenson këtë me qartësinë për
    Presidentin, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët
    e Gjykatës Kushtetuese, Anëtarët e Këshillit të Lartë
    të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarët e
    mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, anëtarët e
    Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarin e
    Kontrollit të Shtetit. Dmth., thuajse me të tërë.
    Madje ai është qartësisht i qartë edhe me noterët dhe
    avokatët: "Deputetët e Kuvendit nuk mund të ushtrojnë
    veprimtari private që siguron të ardhura në formën e
    ortakërisë të çdo forme si dhe të profesioneve të lira
    të avokatit, noterisë..." thotë bukurqartë & 2 i nenit
    30. As me "nëse", as me "përjashtuar".
    Në të vërtetë projektligji është prerë nga rrobaqepsia
    qeveritare si kostum me porosi për vete, jo për të
    tjerët. Sipas nenit të tij Nr. 29 tërë anëtarët e
    qeverisë, që nga zv.ministri e deri tek kryeministri,
    "mund të zotërojnë plotësisht ose pjesërisht aksionet
    e një shoqërie tregtare të çdo forme kur ajo ka
    krijuar deri 25 milion lekë të ardhura bruto". Dmth.,
    deri në 250 mijë $ në vit dhe sërish hajde e gjeje sa
    ka fituar Arben Ahmetaj a Agron Duka. Pa dyshim jo më
    shumë sesa Joy Travel-i.
    Duke e ripërmbledhur të tërën del se deputeti nuk ka
    të drejtë të ushtrojë avokatinë, si thuaj në tërë
    vendet e botës, por ama kryeministri ka të drejtë të
    merret me biznes, si thuaj në asnjë vend të botës. Del
    edhe se konflikt interesi është vulosja nga ndonjë
    noter-deputet e një shkresë të vulosur, por konflikt
    interesi nuk është shkatërrimi i ekonomisë nga
    monopolet private të ministrave. Si shkatërrimi i
    bujqësisë dhe bujqërve bashkë nga ai tregtar- ministri
    i Bujqësisë dhe Ushqimeve Agron Duka. Sidoqoftë kjo i
    përket së shkuarës. Po në të ardhmen? A do ta lejojë
    apo ndalojë projektligji kandidimin e Dukës a Durrakut
    dhe Dukëve dhe Durrakëve të tjerë?
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Ekzekutimi i deputetëve të opozitës së parë të '45-ës
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •