Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 78
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Kjo hapja drejt shoqerise civile me duket si nje hipokrizi e kulluar qofte per PD-ne, qofte per PS-ne. Sepse normalisht njerezit i bashkohen nje partie politike sepse aty gjejne vehten dhe jo se ftohen. I ftuari mbetet mysafir e nuk te tregon dot ne shtepine tende se c'duhet te besh.
    Ne kete bashkim njerezish qe ndajne me njeri tjetrin te njejtat ide e aspirata dhe e cila quhet parti politike, individet japin kontributin e tyre, fillojne te njihen nga anetaresia e iks partie e pastaj ngjisin nje nga nje shkallet nepermjet konkurimit.
    Po te lexosh programet e partive politke ne Shqiperi, pak ndryshime gjen nga njera tek tjetra. Te gjitha fjalet i kane te bukura, zhvillim i vendit, integrim ne strukturat euro-atlantike e keshtu me rradhe. Dhe po te vazhdosh me statutet nuk kane ndryshim nga partite e konsoliduara europiane.
    Problemi eshte sa respektohen ne praktike ato qe jane shkruajtur ne leter. Shume pak do te thoja.
    Partite politike, te medha a te vogla qofshin para se te na predikojne ato te mira qe do te bejne per ne popullin, te na tregojne njehere sa te emancipuar jane brenda vetes se tyre. Sepse per mua problemet fillojne brenda tyre. Partive shqiptare ju mungon frymemarrja, ato jane si te thuash nje fare prone private e Berishes apo e Nanos dhe kur i ftuari/te ftuarit merziten nga njeri apo nga tjetri dalin menjane e shkojne te shtojne numrin e partive politike ne ministri te drejtesise.

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo hapja drejt shoqerise civile me duket si nje hipokrizi e kulluar qofte per PD-ne, qofte per PS-ne.
    Te pretendosh se ne Shqiperi ekziston nje "shoqeri civile", eshte paksa e veshtire per tu besuar. Shoqeria civile duket pikerisht atehere kur vidhen votat e shqiptareve. Nuk duhet te protestoje opozita, duhet te protestojne shqiptaret se nuk u vodhen votat e opozites, u vodhen votat e shqiptareve. Ne sheshin e Kievit nuk dolen te paret kreret e opozites, dolen mijra qytetare te revoltuar nga rezultati qe ia bente mu qe ishte i manipuluar. Ne Shqiperi njerezit jane pak a shume si Brari ne forum: i kerkojne llogari Berishes perse Nano u vodho votat atyre, por harrojne qe nuk u vodh vota e Berishes, u vodh vota e shqiptarit. Ku ishte shoqeria civile kur kjo ndodhi? Ku ishin 101 organizatat jo-qeveritare qe protestojne per nje grusht dhene nje gazetari apo per breket e Xhoana Nanos, por nuk kishin gje per te thene ne diten e zgjedhjeve. Ky eshte treguesi me i mire qe shqiptaret ende nuk jane kthyer ne shtetas te lire e te pergjegjshem te nje shoqerie demokratike. Duhet te marrin shembull nga Ukrahinasit dhe Gjeorgjianet ne kete drejtim, qe edhe pse jane gjeografikisht me larg Perendimit, por ne mentalitet jane shume me afer se sa jane shqiptaret.

    Ne kushte te tilla Berisha po ben nje akt qe beri edhe Ahmet Zogu ne kohen e tij, promovimin e intelektualeve ne jeten e vendit. Berisha e beri duke u kaluar mikrofonin dhe duke i prezantuar ne opinionin publik, kurse Ahmet Zogu e beri duke u dhene bursa qindra studenteve shqiptare qe te vazhdonin ne Perendim, se ne ato vite ne Shqiperi intelektuale nuk kish me shume se 1000 koka gjithsej, dhe shumica e tyre jetonin jashte. Pra Berisha po nderton nje shoqeri civile ne Shqiperi, pavaresisht se ai nuk do dali ne publik e tu thote qe ne Shqiperi nuk ka nje shoqeri te mirefillte civile.

    Fjalet qe qarkullojne ne shtyp ne lidhje me formacionin e ri jane here "komitet", here "forum", por ato jane vetem fjale. Objektivi eshte ngritja e nje INSTITUTI STUDIMOR sic i gjejme ne Perendim (Londer + Washington) per te studiuar politikat e shtetit, problemet e njerezit dhe per te formuluar raporte, sugjerime, zgjidhje apo politika. Keto u serviren publikut dhe partive ne Shqiperi. Ne kete rast, ky institut do te formuloje politikat qe perbejne programin e PD, jo duke e diktuar ate, por duke e prezantuar ate ne tavolinen e kryesise se partise dhe departamenteve te saj, jane keta qe zgjedhin te aplikojne apo jo politikat e servirura. Kjo eshte e pare ne planin afatgjate.

    Ne planin afatshkurter levizja eshte e mirepritur nga shume arsye politike, strategjike, partiake, shoqerore. Arsyet politike jane disa: Vitaliteti i nje shoqerie eshte rinia, por edhe rinia ka nevoje per inspirimin e trurit te shoqerise: shtreses intelektuale te saj. Kriza ne jeten shqiptare ka kaluar dimensionin politik, ekonomik, shoqeror, moral dhe tani ka arritur dimensionin e fundit, shpirteror qe duket tek humbja e shpreses. Asgje nuk e zgjon shpresen me shume tek shqiptaret si brenda edhe jashte Shqiperise se sa kur shikon 38 intelektuale te nderuar qe marrin persiper te vrasin heshtjen dhe japin kontributin e tyre maksimal per ndaljen e krizes dhe kthimin e shpreses. Ajo qe i vret me shume shqiptaret qe nuk jane te zote te ndryshojne gjendjen eshte mendimi se ata i kane braktisur te gjithe, edhe vete shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise. Nga emrat e mesiperm e kupton qe kjo nuk eshte e vertete dhe kjo eshte ajo qe duan te degjojne ata qindra mijra shqiptare qe ende jetojne ne Shqiperi jeten e veshtire.

    Ne planin strategjik, Berisha vendos monopolin e partise se tij mbi shtresen intelektuale shqiptare dhe kete e ben jo vetem per merite te tij apo respektit qe ai gezon neper keto rrethe, por edhe e ben edhe me merite te vecante te shokut Nano qe si alternativa intelektualesh ka shoket Edvin Rama, Ilir Meta, Pandeli Majko, Bracet, Bacet, Mucet, e kompani. Mund te mesosh shume per nje kryeminister apo kryetar partie duke pare vetem njerezit qe mban rreth vetes. Cili eshte ai intelektual qe e identifikon veten me sharrjet apo pelivanlleqet e Edvin Rames ne televizion kombetar, apo me intelektin e pragmatistit Meta, apo me gafat e adoleshentit te perjetshem Majko? Vete prania e ketyre njerezve ne kampin e demokrateve apo ne mediat e vendit eshte nje investim qe behet jo vetem per te ardhmen e PD si parti, por edhe ne nje te ardhme me te mire te shqiptareve.

    Ne aspektin partiak Berisha vret dy zogj me nje gurr. Nje prej akuzave te kundershtareve te tij ka qene se ai eshte "autokrat", nuk merr mendimin e kryesise apo njerezve te tjere. Ne fakt kjo nuk ka qene asnjehere e vertete pasi Berisha ka mbajtur rreth vetes nje grup te gjere njerezish dhe shume prej gabimeve te tij organizative kane ardhur pikerisht se u ve kapital te madh mendimeve dhe sugjerimeve te miqve te tij. Shume nga lista e mesiperme mund te jene njerez te rinj per ne qe jemi publiku shqiptar, por une e kam te qarte qe ai ka nje konfidence private me ta prej vitesh. Ai nuk beri gje tjeter duke bere publik rrethin e tij te gjere te keshilltareve dhe miqve me te cilet konsultohet.

    Kurse aspekti i dyte partiak eshte nevoja per rigjallerimin e jetes ne PD dhe strukturat e saj. Duke bere emrat publike, reaksioni i pare ne rradhet e strukturave te brendshme te PD pritet te jete negativ, dhe kjo eshte e llogaritur nga Berisha. Reagimi negativ vjen se emrat e rinj keta njerez partiake i shohin si sfidante te kolltuqeve te tyre, dhe kjo do te riktheje ne PD frymen e konkurences dhe do ti japi Berishes te drejten qe te kerkoje me shume nga vartesit e tij, ne te kundert, ata duhet tia leshojne vendin dikujt tjeter. Kjo eshte nje menyre indirekte e kujdesshme per te rifreskuar kryesine e partise me njerez te rinj qe sjellin me vete energji te reja, mendime te reja, ide te reja. Kjo nuk do te thote se ata te 38 do te marrin poste ne PD apo ne qeverine e saj, por sherben si nje shembull i mire per ata intelektualet e tjere te fjetur qe jane me mijra ne jeten e vendit qe deri dje zgjidhnin heshtjen. Keta 38 emra me gjithe kete zhurme qe ka pushtuar mediat mbi te gjitha kane thyer heshtjen vrastare te intelektualeve duke dhene shembullin e tyre dhe qindra te tjere do te ndjekin shembullin e tyre.

    Ne aspketin shoqeror Berisha fiton 38 mikrofone ne radio, 38 ekrane televizionesh ne TV, 38 faqe gazetash, 38 njerez ne sheshin Skenderbej qe do te prijne shqiptaret ne proteste nese socialistet guxojne te vene dore mbi zgjedhjet. Pra nuk do te kete me vetem 1 Berisha, do te kete 38 te tille. Keta nuk bejne as me shume e as me pak se sa japin shembullin e tyre qytetar qe te gjithe shqiptaret mund ta deshmojne dhe ndjekin. Vetem keshtu krijohet ajo me te cilin e nisa kete shkrim, "shoqeria civile".

    Dhe 38 emrat jane fillimi, te jesh i sigurt qe mijra intelektuale te tjere shqiptare do te dalin nga guacka e tyre sporadike e ketyre 14 vjeteve pluralizem dhe do ti bashkohen asaj qe Berisha shpreson te kthehet ne nje levizje.

  3. #63
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kurse per mua eshte levizja me kuptimplote dhe e mencur e PD ne keto vitet e fundit. Ndoshta levizje e detyruar apo e vonuar, por eshte levizja me e rrezikshme kunder PS. DHe Nano ben gabim qe nuk i jep kesaj levizje privilegjin e nje kundershtari serioz dhe te rrezikshem por e anashkalon me sulme pa substance. Te pakten ai duhet te angazhohet qofte edhe ne heshtje me nje kunderpergjigje serioze. Per mua PS duhet ta kishte parashikuar kete dhe te kishte vepruar e para duke treguar muskujt e potencialit te vet njerezor, sidomos te atyre intelektualeve qe jane te ngjashem me grupin e te 38-ve dhe qe numerohen rreth 360 vete ne administrate. E vetmja kunderpergjigje qe i ka mbetur tashme PS eshte berja e qarte per publikun se kryeministri i ardhshem do te jete Edi Rama, i cili mund te beje te njeten gje duke shpalosur nje staf po kaq ambicioz sa ky i Sales. Vetem Edi mund ti jape PS nje fitore pergjate shifrave 40-50%, pasi Edi fiton Tiranen masivisht ku voton rreth 20% e elektoratit, kurse pjesa tjeter dihet qe do ndahet pak a shume gjysem per gjysem, ne veri e merr PD ne jug PS.

    Deri me sot PD ishte parti pa vlera, ne thelb e mbizoteruar nga nje grup individesh totalisht te falimentuar dhe te provuar ne pushtet. Po ata qe qeverisen shqiperine ne vitet e falimentimit total 92-97 po ata ishin dominante ne PD gjate kesaj periudhe. Pra vlerat qe ofronte PD deri me sot ishin ato te 92-97 qe shqiptaret e provuan mire sa shkatrruese ishin.

    PD beri levizjen me te bukur politike, edhe pse ndoshta eshte kozmetike. Them kozmetike sepse njerezit e rinj qe ofroi PD mund te kene fatin e Pashkos, Rulit, Selamit me shoke nqs operojne si marioneta te Sales. Ne fund te fundit eshte provuar ne praktike se njerezit e afte PD nuk i kane munguar sidomos ne fillimet e saj, por ata ashtu sic erdhen ashtu edhe iken, bile ikja e tyre ishte nga me tragjiket. Me tej keta njerez deri tani duket se jane tekniciene te mire, ndersa shqiperia kerkon LIDERA te mencur dhe te afte. Ndryshimi eshte themelor, pasi lideri gezon respekt dhe autoritet, gje qe e ben ate te imponoje vizionin dhe ndryshimet qe ai kerkon, kurse teknicieni gezon vetem postin.

    E them kete sepse nje konflikt mund te shfaqet shume shpejt nqs pushtetin e merr PD. Militantet e PD, xhahile, injorante dhe te etur per para, mund ti shikojne keta individe si njerez derdimene, si tipa qe nuk e njohin realitetin shqiptar, apo pislleqet e realitetit shqiptar. Mqs keta njerez vijne ne krye si te vene direkt dhe jo si "kontribuente" ne luften e PD per pushtet, pra jo si pjesmarres ne revolta, ulerima dhe protesta, militantet qe deri tani e kane mbeshtetur PD pa kushte, mund ti shikojne ata si individe pa merita per te pasur ato poste dhe deshiren e tyre per te qeverisur pa korrupsion ata mund ti pergjigjen se ishim ne qe "protestonim dhe luftonim policine, qe ishim maj tankeve, qe sulmonim institucionet apo organizonim protesta keshtu qe ne sigurisht do kerkojme shperblim per kete". Pra baza do jete teper e politizuar, kurse qeveria jo. Baza do kerkoje shpagim, qeveria jo. Ky konflikt per mua eshte i pashmangshem, dhe vetem e ardhmja do ta provoje se kush do fitoje.

    Nqs keta njerez nuk tregojne vullnet te forte, nuk qeverisin me dore te hekurt per te vendosur disipline dhe te fitojne respekt, qofte kjo edhe duke kundershtuar Saliun, ne shqiperi do te ndodhe e njejta gje si gjate 92-97. Ata mund te eleminohen te gjithe nje nga nje sic u eleminuan dikur dhe Saliu do ngeli me Topallin, me Ridvanin, Paloken dhe bazen militante. Qenia Sales ne krye te PD, eshte nje element pro militanteve ekstremiste dhe injorante. Keta me Saliun e shikojne veten si te plotfuqishem dhe pjesmarres ne qeverisje. Gjate 92-97 Saliu ishte ne kontroll te plote te qeverisjes, ai ishte president, ai ishte kryeminister, ai ishte minister, dhe militantet hajdute do ti falen atij dhe duke anashkaluar kete grup njerezish te afte. Psh nqs gangot e Lazaratit do behen perseri doganiere, shefa policie e administrate, askush nuk do ti pyese grupin e 38 intelektualeve, pasi gangot e Lazaratit besen e tyre ia kane dhene Sales dhe jo individeve te shoqerise civile. Per mua puna e pare qe keta intelektuale duhet te bejne eshte themelimi dhe konsolidimi i autoritetit te tyre, duke prere lidhjet e bazes ekstremiste me Saliun. Por kjo kerkon shume trimeri politike, pasi Saliu eshte numri nje, pikerisht sepse qeveris me voten e bazes dhe jo te 38 intelektualeve.

    Nqs keta 38 intelektuale do jene vertet forca qendrore e qeverisjes do duket ne fushaten elektorale te PD. Nqs Sala i prezanton ata kudo qe do bej fushate dhe do vazhdoje ti nxjerri ata ne plan te pare pa pushim, pa i angazhuar ne politiken e tij ekstreme, ai mund te fitoje. Nqs fushata elektorale e tij do jete si ato te meparshmet, pra plot tritol, burg, dhe hakmarrje, PD jo me 38 por as me 380 intelektuale nga bota civile nuk fiton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 17-01-2005 më 02:41

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Kam idene qe te gjithe ne qe diskutojme ne kete teme, e kerkojme nje ndryshim, nje ndyshim te madh qe do t'i jape tjeter dimension vendit tone dhe imazhit te tij. do te rivitalizoje jeten e vaket dhe pa shpresa deri tani.
    Sa per KOP-in, besoj qe te dyja opsionet qendrojne, ose nje tip komiteti politikash sic eshte fondacion si Instituti Republikan ose ai Demokratik ne Amerike, ose njerez qe Berisha do t'i fuse ne strukturat drejtuese politike te PD-se.
    Jam dakord me ty Leshator qe te jesh teknicien e drejtues jane dy gjera te ndryshme. Berisha deri tani na ka prezantuar tekniciene te zote, le te shpresojme qe keta te kene premisa e brume per t'u bere edhe lidere politike me integritet, qe ju ze vend fjala e veprimi.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ndjeka emisionin SHQIP te Rudines ne Top Channel
    dhe me bene shume pershtypje mysafiret ne studio(qe ishin 4-5 veta nga keta 38 emrat)dhe u ndjeva shume mire.Vertet u binda se ishin te ngritur dhe pershendes vendimin e tyre.
    Ju lumte!
    U ndjeva mire per nje hape kaq te menqur(inicues i se ciles ndoshta eshte Sala apo ndoshta dikush e ka udhesu keshtu)sidocofte,ky potez eshte i vetmi ne momentin dhe kohen e duhur ,pra eshte shume me vend dhe e mirepritur per nje ecje drejt EU-s.

    Ju lumte!
    Uroj keta emra,e uroj edhe gjithe Shqiperija te ringjallet dhe te merr hov te mbare!

    RTP-ja

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Edhe une e ndoqa pak nga fundi emisionin Shqip dhe vura re se, ndonese ishin te pergatitur, me krijuan idene qe nuk e njihnin mire realitetin.
    Ketu, ne ket cop politike nuk se kane munguar noj here te rinjte e perkushtuar, me ide, me energji apo me vlera, problemi qendron se ato nuk kane gjetur hapesirat e nevojshme per ti investuar keto vlera.
    Kjo edhe sepse politika i ka perdorur te rinjte per interesat e tyre dhe me pas i ka lene ne harrese.
    P.sh. Ku eshte Moza Ahmeti ? Me aq buje e trumpetuar nga PD-ja para 4 vitesh. Pse nuk gjeti hapesirat e duhura per te treguar vlerat qe ajo ne te vertete ka.
    E po keshtu dhe te rinj te shumte qe kane menduar te kontribuonin te PD por ne fund kane pare veten te keq-perdorur prej saj.

    Nese...., pa dashur te shfaq dyshime apo nota pesimiste,ne vija te pergjithshme kete levizje e shikoj si pozitive nese do kete vazhdimesi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga gabriel : 18-01-2005 më 06:15

  7. #67
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125

    Hyp se te vrava, Zbrit se te vrava!!!!

    Ne mungese te listes 38 nga PDja (dhe qe vazhdon te zgjerohet) kjo parti ishte e mbyllur dhe nuk lejonte frymen e re. Ne hapje te ketyre emrave, prape kjo parti eshte shume e mbyllur dhe e ben per kozmetike. DMTH c'fare do qe te bej kjo parti, te majteve nuk ua ndryshon mendimin, te djathteve vetem qe ua riforcon bindjet per PD, dhe abstenuesve u jep nje frymezim te mirepritur, qe ti bashkohen kesaj fryme te re.

    C'fare ndodh?

    Te gjithe kerkojme permiresime, por nuk dime se c'fare kerkojme. Jemi kthyer si ajo femra qe thote une dua nje djale te mire qe me rrespekton e me don etj etj etj, por sapo ta kthesh kurrizin do e shohesh me ate djalin qe e ka makinen e mire te vjedhur ose me pare te zeza ose kudi une se c'mund te rradhosh. Me shkurt; zgjedh nje "bad boy" se sa ate qe e din qe do e rrespektoj. Zgjedhim Partine Socialiste (jo per te thene se te gjithe Socialistet jane njerez te keqinj, por thjesht jane nje pyll derrash ku ka edhe sorkadhe) e cila na ka vjedhur per dekada dhe prape vazhdon te na vjedhe; te gjitheve pa perjshtim, biles edhe socialistin e thjeshte. Zgjedhim ate parti qe nuk na afron asnje vlere ose tradite Shqiptare pervecse krimit, hajdutllekut, dhe rreklames se si duhet te ikim nga Shqiperia nje ore e me pare. Megjithate, kenaqemi qe kemi barin gjate brigjeve te lumit madheshtor te Lanes, dhe me debatin se a duhet apo nuk duhet te jete veteran lufte Enver Hoxha? Only in Albania (Vetem ne Shqiperi)!

    Kerkojme ndryshime?

    Gjithmone ndryshimi eshte shume i zorshem te pranohet, sepse nuk i dihet se c'fare na pret. Por kur ke arritur ne fund te pusit, nuk duhet te kesh frike te mundohesh te dalesh, sepse nuk ke ku shkon me poshte. E njejta gje ndodh me Shqiptaret. Socialistet na kane varferuar 45 vjet me pare, e gati tete vite nga '97 deri tani, dhe ne prape shprehim friken se po te ikin keta dhe te vi dikush tjeter do te behet me keq. Kushdo qe te vi, sikur edhe Enveri te ngrihet nga varri nuk e ben Shqiperine dot me keq se c'eshte sot. Atehere pse duhet te kemi frike qe ta heqim Partine Socialiste e cila jo vetem qe premtoj parate e piramidave dhe nuk i ktheu mbrapa, por demi qe i kane bere Shqiperise duke filluar nga revulicioni i vonuar (i quajtur nga akademiku Qosja) duke pire gjake njerezish ne rruget e Vlores, dhe deri tek buxheti i fundit i shtetit per vitin 2005 kane keqperdorur aq shume para sa shifrat do ishin marramendese (edhe po ti krahasonim me piramidat). Perse atehere kaq te trembur nga ndryshimet?

    Ka ardhur kohe qe duhet te trembemi vetem nga nje gje: Qeveria Shqiptare prezente me aleatet e saj te drejtuar nga Fatos Nano.

    Ka ardhur koha qe te zgjohemi dhe te shohim qe ka dy alternativa:

    1) Partia Socialiste: Nder qeverite me te korruptuara ne bote, trafikim te larte njerezor dhe material, korrupsion, krim, krim familjar, dhe qeveritaret e saj me ne krye Fatos Nanon jane bujtes te hoteleve me luksoze ne bote.

    Ose

    2) Partia Demokratike: Me nje lider te paster nga ana e karakterit dhe ana materiale qe paraqet nje liste me 38 emra specialistesh nga disa nga universitetet me te mira ne bote. Nje opozite qe eshte e etshme qe te vi ne pushtet per te ndryshuar c'fare eshte bere gabim keto tete vite, dhe per ti treguar popullit qe gabimet qe bene gjate qeverisjes se tyre ishin pasoje e mungese se eksperiences dhe jo deshires se tyre.

    Shekspiri thote "te jesh apo te mos jesh, kjo eshte pyetja." Ndersa per ne Shqiptaret sot eshte a do te vazhdojme te mendojme se kjo eshte nje enderr e keqe dhe nuk po ndodh? Apo do te marrim guximin te zgjohemi, ti lajme syte me uje te ftohte dhe te themi "sot do te jete nje dite e mbare!"

  8. #68
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    NJe artikull interesant i marre nga panorama.

    Orientimi politik i teknicienëve në PD


    Bashkim Kopliku

    Me trishtim ndiqet reagimi publik ndaj lëvizjes së fundit hipokrite të PD-së, komisionit të politikave orientuese në PD, që masmediat partiake të PD-së, përpiqen ta paraqesin si një risi. Për intelektualët teknicienë, që u bënë pjesëtarë të kësaj maskarade, ishin dëgjuar më shumë virtyte sesa të meta,Të pranosh të jesh pjesë e një diversioni të tillë të orkestruar nga PD-ja aktuale, nuk është faj i vogël, pra është një veprim që iu ka ulur rëndshëm reputacionin, e si rezultat do të nxisë opinion shoqëror të përqendrohet më shumë në të metat e tyre, gjë që përpara e anashkalonte. Të vetmet shkaqe që i shtynë këta intelektualë të vetëdamkosen, duket se janë tre: ose naiviteti, ose trembja nga shantazhi ose karrierizmi i paprinciptë dhe dritëshkurtër. PD-ja aktuale nuk ka nevojë për intelektualë teknicienë, por ka nevojë për intelektualë (njerëz) që duan lirinë, që kanë botëkuptim të djathtë e që kanë vullnet e forcë për të bërë përpjekje titanike për purifikimin e saj.

    Risia e komisionit
    Nuk është fare e vërtetë se PD-ja aktuale, me këtë maskaradën e “Komisionit të orientimit”, paska bërë një risi në politikën shqiptare. Jo, është veç se një përsëritje e pështirë e sjelljeve të diktatorit shqiptar Enver Hoxha: diktatori “punoi (edhe ai!) me ditë të tëra” për të mbushur radhët e partisë me “gjak të ri”, “me intelektualë të shquar”, “me traktoristë e mjelëse të dalluar”. Nuk ndryshon ky “Komision orientues” as nga “profesionalizmi” i reklamuar, po me kaq pompë nga z. Nano, e që përfundoi në profesionalizëm vetëm për të vjedhur e grabitur. E “Komisione orientuese” të tilla, nuk janë as origjinale shqiptare: ka pasur me qindra në historinë e partive të shteteve totalitare: kujtoni historinë e Hitlerit (me shkencëtarët e tij të armës sekret, që do ta shpëtonte nga fundi i tij i turpshëm), e sidomos kujtoni diktaturat e majta, si ajo e Stalinit (me shkencëtarët, lisenkoistët, nepistët, ish-intelektualët caristë të angazhuar nga bolshevikët, e që të gjithë ata orientues veçse shkaktuan urinë që vrau miliona sovjetikë), dhe do t’i gjeni këto lloj maskaradash fatale, sidomos kur diktatorët e konstatonin si problematike situatën me konkurrencën brenda partisë së vet. Pra, kjo që ngjau me PD-në këto ditë, është veç se një diversion i dëmshëm që synon t’i zgjasë jetën uzurpimit të PD-së, duke i vrarë kohën PD-së.

    Morali i politikës
    Në partitë e vendeve demokratike, intelektualët teknicienë i bashkangjiten e bëhen pjesë e partisë në mënyrë të natyrshme, pa asnjë pompë e ceremoni: çdo intelektual, që ka një tendencë djathtas (me “djathtas” nënkuptohet kur besohet në zgjidhje që bazohen më pak në ndërhyrje direkt të shtetit dhe më shumë në veprimin individual) u bashkangjitet partive të djathta (ose përkatësisht i majti të majtave), ose si anëtar, ose si orientues. Kurrë, një intelektual që ka botëkuptim të majtë nuk duhet t’i atashohet një partie të djathtë (dhe anasjelltas, një i djathtë një të majtë), sepse ka mospërputhje në themel, ka kontradikta botëkuptimi: politika ka rregullsitë e saj të brendshme që nuk mund të cënohen. Natyrisht, e drejta për të ndryshuar botëkuptim, nga e majta në të djathtë, i mbetet secilit, por ndryshimi i botëkuptimit duhet së paku të deklarohet qartë dhe të justifikohet publikisht se përse, secili person konkret e ka bërë një metamorfozë të tillë. Rezulton se shumë nga “orientuesit” e këtyre ditëve, janë njohur publikisht se janë me botëkuptime të majta, e papritmas, si pa gjë të keqe, kalojnë nga e djathta, pa marrë mundimin të shpjegojnë përse! Nuk ia vlen të ndalojmë shumë tek teknicienët që i përulen shantazhit të mafies politike, që i detyron të lëvizin nën kërcënimin e publikimit të gjynaheve që ua njeh, e me të cilat i rikaton (kërcënon). Me siguri nuk është fjala vetëm për shantazhe që lidhen me akte penale, siç janë paratë e pranuara në shkelje të ligjit, nga teknicienët, për operacione e shërbime mjekësore të kryera në institucionet shtetërore, apo për kalime të studentëve në provim, e të tjera të këtij lloji, që fatkeqësisht janë bërë një gjë e rëndomtë tek ne, edhe në radhët e shumë intelektualëve teknicienë të shquar. Sidoqoftë, teknicienët që i nënshtrohen shantazhit, sado i fortë të jetë ai, janë gjerësisht të përçmueshëm nga opinioni publik. Ka edhe disa intelektualë, jo vetëm teknicienë, që e kanë peng që nuk u thirrën nga z. Berisha. Disa nga këta folës e shkrues të ditëve të fundit, duket qartë se po lajkatojnë z. Berisha, me qëllim për t’i kujtuar që “aman t’i thërrasë edhe ata e t’i fusë në vathin e orientuesve, se tani janë të gatshëm të kthehen tek ai, meqë z. Nano i shtrydhi e nuk po i do më”, apo ndoshta po bëjnë lojë të dyfishtë: po kërcënojnë z. Nano, “Ngrije pjacën se përndryshe shkuam tek Berisha”. Disa të tjerë, nga folësit e shkruesit, janë kritikues, megjithëse nuk kanë gjë kundra në princip me komisionin e orientuesve, por i ha meraku se përse është thirrur filani e jo filani apo ata vetë. Të gjithë këta mund të konsiderohen si “profesionalistë”, si “orientues”, si “karrieristë”, por vetëm si “të moralshëm” jo, në asnjë mënyrë jo.

    Mungesa e intelektualëve të djathtë
    PD-ja nuk ka nevojë aktuale për intelektualë teknicienë, madje teknicienët nuk kanë se ç’të bëjnë aty, tani për tani PD-ja ka nevojë shumë të ngutshme për intelektualë të djathtë, të qartë politikisht dhe të guximshëm për t’u përpjekur për të rivendosur lirinë brenda PD-së. Kryesorja që i mungon PD-së aktuale është liria, e drejta për të konkurruar, e drejta për të thënë mendime edhe të kundërta me udhëheqjen, e drejta për të votuar edhe kundër kryetarëve, pra përmbledhtas: e drejta për të qenë një parti e djathtë evropiane, siç duhet të ishte PD-ja, meqë akoma aderon në partitë popullore evropiane. Një intelektual që i bashkangjitet PD-së, për t’u përpjekur për të rivendosur lirinë në PD, do të ishte për t’u respektuar e për t’u brohoritur. Por veç përçmim mund t’u rezervohet intelektualëve që shkojnë në PD-në aktuale si në dasëm, qoftë edhe atyre që deklamojnë elegancën e “mosqenies anëtarë partie”, por që shkokan te PD-ja “për t’i mësuar programin ekonomik, mjekësor e juridik, asaj, për t’i mësuar se si të rregullohet Shqipëria”. Natyrisht, këtyre lloj intelektualësh, faji më i vogël që mund t’u vihet, është naiviteti dhe injoranca për situatën reale në PD. Por, edhe naiviteti nuk është faj i vogël, sidomos në situatën që është Shqipëria, ku nuk ka asnjë parti të madhe realisht të djathtë, me që vendin e ka zënë PD-ja aktuale, që ka pushuar prej kohësh së qeni një parti e djathtë, me situatën e saj të brendshme tashmë të qartë dhe të njohur botërisht. Pra, nuk është faj i vogël që një intelektual teknicien, të pranojë të marrë pjesë në një maskaradë që i shërben veçse heqjes së vëmendjes nga problemet kryesore që ka PD-ja, me këtë veprim ai i bën një dëm të madh të gjithë Shqipërisë.

    Vetëpastrimi
    Mos të rrejë mendja njeri, as intelektualët teknicienë të komisionit të orientimit, se mund të fitojë ndonjëherë zgjedhjet PD-ja aktuale, sa të ketë këtë situatën e brendshme aktuale, përderisa nuk ka bërë demaskimin e gabimeve brenda saj, e cila u shfaq qartë gjatë shkatërrimit të Shqipërisë në vitin 1997 (kot i rren mendja orientuesit karrieristë!). Njerëzit, votuesit, edhe pa i hyrë analizave të trajtuara në këtë shkrim, për intuitë nuk votojnë për një PD që nuk ka pastruar veten nga trashëgimia e vitit 1997, nuk do të votojnë për të ndërruar një palë mafiozë (ata të PS-së) me një palë të tjetër (ata të PD-së aktuale). E të pastrohet PD-ja nuk do të thotë “të pranohen gabimet”, por duhet të analizohen fajet e të jepen dënimet përkatëse për secilin. E kësaj analize duhet t’i nënshtrohen të gjithë, deri edhe ata funksionarë të PD-së që me vetëmohim arritën të ndalonin luftën civile ku po shpinte vendin politika në vitin 1997. Natyrisht, sa më lart të jesh në funksionet partiake, aq më peshë të madhe kanë gabimet (si edhe meritat) personale. Siç u tha, një intelektual i djathtë heroik e vetëmohues, duhet të aderojë në PD dhe të kontribuojë që ajo të kthehet në një parti të njerëzve të lirë. Po çfarë mund të bëjë një intelektual që nuk do të rrijë indiferent për fatet e vendit, por dhe që nuk do t’i futet telashit të madh të rregullimit të situatës së brendshme të PD-së? Ka mjaft për të bërë, e fusha më e pastër tani për tani, do të ishte mbështetja aktive e lëvizjeve të reja, si “Mjaft”, të cilat mund të transformohen në një parti të djathtë evropiane, ndoshta më lehtë se sa shërimi i PD-së të uzurpuar nga mafia politike. Ka edhe parti, sot me të vogla, por që mund të transformohen në një të djathtë evropiane, ndoshta më lehtë se sa shërimi i gjigantit PD. Pra, intelektualët ia vlenë të mos rreshtin përpjekjet për përmirësim, por në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhen ushqim për të keqen.

  9. #69
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Te gjithe analistat ne gazetat Shqiptare flasin me kopetenca absolute mbi c'do ceshtje. Fut ketu edhe levizjen e PD me thithjen e KOP e perbere nga intelektuale te klasit te pare. Keta analista flasin se ku mungon demokracia dhe na tregojne udhen se si duhet te sillemi ne. Keta analiste, me keq se politikanet tane na marrin per nje "tufe delesh" te cilat duhet te shkojne ne drejtimin e fjaleve te ketyre te fundit. Keta analista flasin per demokraci dhe liri, kur fjala e tyre nuk eshte gje tjeter vecse sherbim i nje diktature te re qe nga ana e Kongresmenit Amerikan Wolf ne Komitetin e Helsinkit e quajti "korrupsion." Keta analista pa pike turpi pretendojne qe te analizojne se c'fare "faji" madhor kane bere 38shja e KOPit duke ju bashkangjitur PDse. Analistat na thone qe Nano eshte i keq, por ti keni friken Berishes qe ka tete vite ne opozite. Analistat na thone qe nuk keni buke, por duhet ta zevendesoni kete me bar. Analistat pretendojne qe te jene me te zgjuar dhe me trima se anetaret e KOPit kur vete nuk jane gje tjeter vecse prodhimi i Marksizem-Leninizmit. Keta analista jane ata qe ne emer te demokracise dhe lirise bejne makiazhin e hajduteve ne media.

    Zoti na lente edhe pa keta analista te rrangut te gjashtembedhjet, se me keq nuk kemi ku vemi.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kopliku thote shume gjera ..ca mire e cave ja fut kot..

    psh ai thote mes tjerash:

    ---
    Nuk ia vlen të ndalojmë shumë tek teknicienët që i përulen shantazhit të mafies politike, që i detyron të lëvizin nën kërcënimin e publikimit të gjynaheve që ua njeh, e me të cilat i rikaton (kërcënon).
    ---



    Ketu psh Kopliku ja fut kot..

    asnji teknicien asnji profesor ..asnji nepunes..asnji katundar e asnji polic e asnji pule e asnji nga keta 38 keshilltaret..qe ky i quan tekniciene.. nuk ka se si te kete frike nga shantazhet e Mafies.. dhe nga kjo frike shkokan ne Pd.
    Nuk e di kopliku se Mafia eshte ajo ne pushtet?
    Nuk e di kopliku se Pd-ne asnje nuk e ka frike..perjashto deri diku Nano se mos ne votime Pd merr shum vota..
    PD eshte ne opozite ..pra Pd eshte lepuri..
    E kush e ka frike lepurin?

    Ps eshte ne pushtet..pra eshte ujku..

    cila dele nga frika e lepurit behet kundershtare me ujkun?

    perkundrazi.. behen me ujkun me shpres se nuk do i haje..

    Kjo pune me tekniciene thote Kopilku eshte pun e vjeter.. pra dhe tjere e kan bere..

    Ketu ka te drejte..bile Nano disa muaj me pare jo 38 po nja 108 te tille tekniciene jo vetem i afroi pran partise por i antaresoi..pra u dha teser Partie..


    Pikerisht kur nje teknicien i afrohet bile antaresohet ne Partine ne Pushtet..lind dyshimi qe te analizosh karakterin e tyre jane apo jo te moralshem..


    mirpo Kopliku nuk u ndje kur ndodhi antaresimi i teknicieneve ne PS-ne qe ka pushtetin..Kallashin Altin Arapin e Miljardat..
    Tani qe ca tekniciene ju afruan (dhe nuk ju antaresuan PD-se) ..Kopliku alarmohet..
    Pse valle?

    Pse Kopliku ben thirrje per Pastrim te PD-se te Vitit 97?

    Pse ne 97 beri gabime PD-ja?

    Gabimet ne se ka pasur jane qene themelim..e ca me shume kur filloji Qeverisja e PD-se..

    Por Kopliku nuk sulmon PD e 92-shit..sepse ai vete Bashkim Kopliku.. ishte ZV Kryeministri i Qeverise se PD-se dhe ministri i Rendit pra i Punve te per brendeshme..e asaj qeverie..

    Ne se ka gabime aty jane ne qeverisjen MEKSO PASHKO RULO TAN HOXHO KOPLIKASE.. .. sepse 97 ta ska me vend per te gjetur Gabime ne PD sepse 97 -ta eshte jo vit i PD-se por vit i Sulmit qe PS i beri PD-se..

    Kopliku eshte HAMZAI i PD-se..

    Kopliku eshte turpi i Shkodres dhe Durresit.,.

    Djathtizem dashka Kopliku.. dhe i sherbeu PS-se ne 97 duke spiunuar PD-ne tek PS-ja..

    Djathtizem dashka Kopliku qe pa pik turpi pa perfillur Historine dhe Fisnikerine Shqiptare..e perzuri LEK ZOGUN nga Shqiperia se..kinse skish Pasaporte..

    e di un kujt i thote Djathtizem KOPLIKU..
    i thot Plackitjes se Mallit te shtetit nga Mafia.. Rrembimi i pronave pa gjyqe e pa dokumenta sic beri ai me shoket e vet Ministra MEKSo-iste.. i thote.. plackitjes se Gjysmes se Plazhit te Durresit nga Bodygardi i tij Personal .. Ben Hasani..

    Koliku eshte Pionier e strateg i rrumpallhanes.. namin per te cilen e mban magari Berish..qe i vuri kta pisa e i duroj lojrat e tyre e kurre nuk idemaskoi..
    Po ka Berisha per te Pastruar..

    Ja keta ka ish te vetet.. qe po shesin po.rdhe.. qe tu a nxjerri lakrat ne sheshe ketyre Mekso Koplikave e Rulave..qe kan 10 vjet qe hane ne hejbet e Nanos..

    dallkauk..

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  2. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Shoqëria Civile dhe Politika
    Nga liberal në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  5. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •