Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berisha bën publike emrat e 38 intelektualëve nga shoqëria civile

    Ne RD lexojme..

    ------

    POLITIKE

    PD prezanton projektin e saj për një shoqëri të hapur dhe qeverisje të suksesshme


    Zgjedhjet e parakohëshme, objektivi i PD-së për vitin 2004


    Berisha: «PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t’i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje»


    Orientimet themelore të punës së Partisë Demokratike për vitin në vazhdim


    1. Adresim drejt vlerave dhe faktorëve kryesorë të shoqërisë shqiptare


    2. Partneritet më i madh me faktorët madhorë të shoqërisë shqiptare


    3. Biznesi dhe interesat e tij të ndershme, shoqëria civile


    4. Bota akademike, universitete, si strehë e lirisë dhe e mendimit intelektual


    5. Media, si themeli thelbësor i demokracisë dhe shoqërisë së lirë


    6. PD mbetet e hapur tërësisht ndaj këtyre faktorëve, vetëm në partneritet të barabartë me këta faktorë, vetëm në njohje, në respekt të plotë të vlerave të pazëvendësueshme të këtyre faktorëve.


    7. PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t’i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje.


    8. Në përputhje me këtë orientim themelor të saj, PD duhet të rishqyrtojë forumet e veta.


    9. Ky orientim duhet të gjejë pasqyrimin e saj në vetë brendësinë e Partisë Demokratike.


    Partia Demokratike ka prezantuar projektin e saj për një shoqëri të hapur dhe qeverisje të suksesshme, bashkë me të gjitha çështjet që përbëjnë objektivat dhe qëndrimet e PD gjatë vitit në vazhdim.

    Lideri demokrat Sali Berisha tha dje gjatë një konference shtypi se, «PD është e bindur se zgjidhja e vërtetë dhe e madhe e krizës në Shqipëri janë zgjedhjet e ndershme dhe të lira, të parakohëshme dhe për këtë ajo është e përcaktuar në mënyre të palëkundur».

    Kreu demokrat Berisha, në vazhdim, ka deklaruar se drejtimet themelore të punës së PD-së janë «një adresim, një drejtim drejt vlerave dhe faktorëve kryesorë të shoqërisë shqiptare. PD, tani dhe në vazhdim, do të bëjë përpjekjet më të mëdha për një partneritet më të madh me faktorët madhorë të shoqërisë shqiptare. Biznesi dhe interesat e tij të ndershme, shoqëria civile janë të pazëvendësueshme».

    Më tej, lideri demokrat tha se për Partinë Demokratike «bota akademike, universitetet, si strehë e lirisë dhe e mendimit intelektual, media si një shtyllë kryesore e demokracise dhe shoqërisë së lirë, do të jenë partnerë të suksesit të saj ».

    Siç u shpreh ai, «PD mbetet e hapur tërësisht ndaj këtyre faktorëve, vetëm në partneritet të barabartë me këta faktorë, vetëm në njohje në respekt të plotë të vlerave të pazëvendësueshme të këtyre faktorëve». «PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t"i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje», deklaroi Berisha. «PD, në përputhje me këtë orientim themelor të saj, duhet të rishqyrtojë forumet e veta», bëri të ditur kryetari i PD-së. Duke vënë theksin tek puna e strukturave të partisë, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se, «ky orientim duhet të gjejë pasqyrimin e tij në vetë brendësinë e Partisë Demokratike».

    M.Buçpapaj





    PD, në partneritet me aktorët shoqërorë, politikë dhe mediatikë, do të bëjë të mundur ndryshimin


    Njerëzve u është sosur durimi nga keqqeverisja


    Berisha: «Mendoj se nuk ekziston asnjë pengesë serioze për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme»


    - Zoti Berisha, ka ndonjë sinjal për zgjedhje të parakohëshme apo do t’i provokoni ato?


    Ka një kërkesë mbarëkombëtare për këto zgjedhje dhe kjo është e pamohueshme. Por veprimtaria shumëplanëshe është ajo që unë shpalla sot përpara jush.


    - Pritet ndonjë freskim në strukturat e PD-së?


    Unë nuk përdora fjalën freskim, pasi sado që ngjet i ri ky term, prapë mbetet i vjetër. Unë përdora fjalën «duhet të pasqyrojmë këtë realitet», këtë orientim të Partisë Demokratike apo më saktë që ky orientim duhet të gjejë pasqyrimin e saj në vetë brendinë e Partisë Demokratike.


    - Zoti Berisha, nga kush e keni marrë vesh lajmin për atentatin e supozuar ndaj deputetit Haklaj?


    Të jeni të sigurt se komunikata e mbrëmshme e PD-së ka shprehur të gjithë të vërtetën, e vërtetë që do të dalë në dritën e diellit, ashtu siç është formuluar në komunikatë.


    - Zoti Berisha, ju publikuat sot një projekt ambicioz në vështrimin e përgjithshëm. A i keni përcaktuar konkretisht rrugët se si do ta realizoni?


    Së pari, dua të them se ekziston një bazë reale për ndryshim. Njerëzve u është sosur durimi nga keqqeverisja socialiste, nga abuzimi me pushtetin dhe shpresat i kanë tek PD, e cila me programin e saj do t’u japë përgjigje të gjitha çështjeve kurciale që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Ne jemi në partneritet me të gjithë aktorët shoqërorë, politikë dhe mediatikë, që do të bëjnë të mundur këtë ndryshim. PD do të mund të jetë garant i një shoqërie të hapur, që do të mund t’i qëndrojë lirisë dhe vlerave të saj, që do të mund të konkretizojë programin e saj nesër në qeverisje. Rrugët tona janë të qarta.

    Marrëdhëniet tona me shtypin janë shumë të mira dhe kjo është një dëshmi e pakundërshtueshme. Ne, në këtë partneritet, duhet edhe më shumë të intensifikojmë dialogun, debatin, duke respektuar lirinë dhe pavarësinë e tij. Programi ynë është i shkëlqyer për biznesin, por ne duhet të intensifikojmë dialogun me të, duhet të pasqyrojmë interesat e ndershme të biznesit, sepse shteti, ekonomia e tregut, është qëllimi ynë kryesor. Ekonomia e tregut është qëllim parësor i yni. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me botën akademike. Ne ishim të parët ata që nxorëm kandidatura nga bota akademike dhe ky është një fakt i pakontestueshëm. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e mëtejshme të kësaj bote, në shoqërinë dhe kombin shqiptar, dhe nuk mund të mjaftohemi me kaq. Ne kemi vlerësim të palëkundur për shoqërinë civile. Jo në të gjitha rastet kemi arritur ta shprehim këtë, jo sa duhet Partia Demokratike ka arritur të përfitojë nga ekspertiza e madhe e saj, atëherë duhet të korrigjojë. PD duhet të korrigjojë këto qëndrime.


    - Kur bëni fjalë për reflektimin e forumeve drejtuese keni parasysh këtu formën e kooptimit të këtyre figurave pa iu mohuar të drejtën të tjerëve?


    Ideja është në përpunim e sipër dhe mendoj se është shumë shpejt për t’ua komunikuar, por një ide që është në përpunim e sipër kërkon mëshirën për t’u përpunuar. Edhe njëherë unë jam këtu për t’ju komunikuar këto që janë këtu. Për pyetjet për ato çështje që janë në përpunim e sipër, nuk mund të jap një përgjigje, por ju do të jeni të parët që do t’i mësoni.


    - Zoti Berisha, flisni për zgjedhje të parakohëshme ndërsa disa çështje si Kodi i Zgjedhjeve kërkojnë disa përpunime, balancimi i KQZ nuk është bërë, etj.?


    Unë mendoj se nuk ka pengesa serioze, nuk ekziston asnjë pengesë serioze për zhvillimin e tyre.


    - Zoti Berisha, në këtë funksion ishte edhe takimi me Dr.Petrelën?


    Zoti Petrela është një mik dhe takimi me të ishte për shumë arsye. Natyrisht, ai është një njeri me të cilin unë këshillohem.


    Përgatiti:

    M.Buçpapaj





    -------------------RD-----------

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22
    Intelektualët: Kërkesa e PD, pozitive për Shqipërinë

    Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha se PD do të ketë partneritet me botën akademike dhe shoqërinë civile, ka gjetur mbështeje nga kjo e fundit. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, i ka quajtur shumë pozitive këto deklarata. Sipas tij një thirrje tillë e Berishës, drejtuar klasës intelektuale dhe biznesit është një nga momentet më pozitive. "Ky është një rast pozitiv për Shqipërinë, pasi edhe vendet më demokratike të Evropës kanë një përvojë të tillë me partitë e tyre më të mëdha. Gjithashtu është hapi më i rëndësishëm për të siguruar një lëvizje të madhe në këtë drejtim," është shprehur Pango. Sipas Pangos, ndonëse ky angazhim nuk ka të bëjë me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, bën të mundur që të afrohen pranë PD-së intelektualë me bindje të djathta dhe që nuk duan të rrinë indiferentë për të dhënë kontributin e tyre. "Është një angazhim që ndonëse nuk ka të bëjë me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, por mbi të gjitha bën të mundur që të afrohen pranë PD-së intelektualë me bindje të djathta apo intelektualë që nuk duan të rrinë inidiferentë, për të dhënë kontributin e tyre" ka shtuar Pango. Lëvizjen e fundit të Berishës Pango e sheh edhe si një mundësi akoma më të madhe për PD-në, për të fituar zgjedhjet. Nisur nga periudha në të cilën po kalon vendi, Pango e quan mjaft të zgjuar si lëvizje. "Intelektualët duke parë krizën që ka mbërthyer vendin janë të bindur që duhet të ndryshohet diçka, por duke mos bërë pjesë në parti, ata nuk veprojnë dot. Pra në një kuptim kjo është një lëvizje, për t'u dhënë mundësi këtyre njerëzve që të veprojnë," shtoi Pango. Duke përfunduar Pango u shpreh se kjo është një përgjigje që u jepet deklaratave djallëzore të socialistëve se PD nuk ka potencial intelektual. "Lideri i PD-së është i bindur se ka njerëz që kanë vlera dhe krahas militantëve të Partisë Demokratike të japin kontributin e tyre për ardhjen e PD-së në pushtet dhe për ndryshimin e gjendjes".

    Në të njëjtën linjë mendimi ka qenë dhe drejtori i Studimit të Politikave Antidumping, Gjergj Buxhuku. Sipas Buxhukut kjo lëvizje e Berishës, është pozitive për të gjitha partitë politike. "Është absolutisht për t'u përshëndetur. Dhe në takimin me biznesin Berisha u shpreh i hapur për realizimin e objektivave qeverisë që Partia Demokratike, synon për të implementuar," tha Buxhuku. Ndërkohë që ana tjetër pozitive e kësaj lëvizjeje sipas tij është se do të ndikonte pozitivisht për ecurinë dhe përshpejtimin e negociatave me Bashkimin Evropian. "Vetëm duke u vlerësuar të gjithë faktorët pozitivë të shoqërisë civile mund të arrihet në ato përfundime të cilat kërkon të ketë shoqëria shqiptare, " ka përfunduar Buxhuku.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shumë gjë pozitive kjo edhe pse mendoj se nga PD duhet të ik edhe Berisha.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    KJO LLOJ DEMAGOGJIE VJEN PIKERISH TANI SE,PARTIA DEMOKRATIKE PO EKLIPSOHET NGA LEVIZJET E FUNDIT QYTETARE TE INICUARA NGA LEVIZJA MJAFT.

    E NGELUR NE PLAN TE 3 A TE 4 ZYRTARET E LARTE TE KESAJ PARTIE NXORREN NGA SIRTARI SKEMAT E VJETERUARA.

    VERENI ME VEMENDJE: PIKA (6) PD "MBETET E HAPUR"........ETJ.
    CAR TURPI,PRA KA QENE DHE MBETET SIC KA QENE,"E HAPUR"

    KAQ SHPJEGON GJITHCKA.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    KJO ESHTE TEPER FISNIKE NGA ANA E DOKTOR BERISHES; ME KETE IKKA DHANE MUNDESIN TE TJERVE TE INTEGROHEN DHE BILE TE DREJTOJNE PD;MEZI PRES TI SHOH KETO NJEREZ QE E KANE KUNDERSHTUAR POLITIKEN E SALI BERISHES KANE MUNDSINE TE TREGOJNE VLERAT DHE ALTERNATIVAT E TYRE NE QOFTE SE KA........TE SHOHIM

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22
    Deputeti Dashamir Shehi flet për deklaratat e Berishës

    Shehi: Ideja e hapjes së PD duhet të konkretizohet

    Anila Rama

    TIRANE - Nisma e fundit e Partisë Demokratike për të qenë më e hapur me shoqërinë civile dhe grupe të biznesit, shihet me skepticizëm nga deputeti i së djathtës, Dashamir Shehi. Pas deklarimeve publike të liderit të PD-së, Sali Berisha për të afruar pranë opozitës figura të njohura të shoqërisë civile dhe të biznesit, Shehi ndonëse e vlerëson si pozitv këtë fakt, nga ana tjetër pohon se kjo mund të ngelet pa u vënë në jetë. Ai për këtë i referohet edhe zhvillimeve të ngjashme në periudha të ndryshme politike, por që nuk kanë pasur jetëgjatësi, për shkak të mungesës së vullnetit si nga opozita ashtu edhe nga njerëzit që vërtet i përkasin shoqërisë civile, pra asaj pjese intelektualësh të paangazhuar politikisht. “Në parim e vlerësoj pozitivisht, por nuk mund të zgjidhet kjo çështje me një takim të zhvilluar për një ditë me disa persona, pasi duhet të ketë një cikël bisedash që mund të thuash se ke arritur rezultate konkrete të cilat pastaj mund t’i deklarosh publikisht. Kam frikë se edhe këtë radhë takimet e zhvilluara në selinë e PD-së me drejtuesin e saj, do të ngelen të vetmet, ashtu si ka ndodhur në shumë raste gjatë këtyre 13 vjetëve”,- tha Shehi. Ndërkaq ai hedh dyshimin nëse vërtet personat të cilët deklarohen si të shoqërisë civile, i përkasin kësaj kategorie. Sipas deputetit Shehi, mundet që gjithë sa thuhet të ketë shumë pak të vërtetë, nëse realisht njerëzit që deklarohen si të shoqërisë civile apo përfaqësues të biznesit, kanë qenë gjithë kohën pranë PD-së. I njohur si një nga, kundërshtarët e hershëm të kreut të PD-së Berisha, në kohën kur ende nuk ishte larguar nga radhët e saj, Dashamir Shehi, pohon se interesat e pushtetit kanë bërë që platforma të tilla të dështojnë ende pa filluar mirë. Por nga ana tjetër në se këtë radhë kreu demokrat Berisha, e ka kuptuar se për të drejtuar opozitën dhe për të ardhur në pushtet duhet ndihmë dhe mbështeteje e gjerë, kjo është një gjë shumë e mirë. “Ne rast se ai që drejton sot PD-në, e ka kuptuar se karrocën që drejton nuk mund ta çojë dot më përpara pa ndihmën e të tjerëve, kjo duhet vlerësuar. Por në se në atë rrugë që ka nisur kërkon që në këtë karrocë të marrë me vete edhe disa butafonë të tjerë, vetëm gjë e mirë nuk është kjo” tha Shehi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha: PD te ndryshoje forumet drejtuese

    Kreu i PD paralajmeron nje reforme te thelle politike dhe organizative brenda demokrateve, qe pritet te mbyllet ne fund te vitit ne Kuvendin e 8 te PD. Berisha keshillohet me mjekun e njohur Mentor Petrela. "Qendrestaret" do te zhvendosen, per t'u hapur rrugen "mendimtareve"

    Armando META

    PD shume shpejt do te perballet me nje reformim te thelle, si nga pikepamja politike, ashtu edhe organizative. Ky reformim, parashikon, si vendosjen e kontakteve me te medha me boten akademike, universitare dhe shoqerine civile, ashtu dhe me thithjen e disa figurave te reja me ndikim ne jeten shoqerore te vendit ne forumet e saj drejtuese. Lajmi ne fjale eshte bere publik dje nga Kryetari i PD, Sali Berisha. Sipas tij, nen moton: "PD te adresohet ne drejtim te vlerave dhe faktoreve kryesore te shoqerise shqiptare", PD ne perputhje me kete orientim, do te duhet te rishqyrtoje forumet e veta.

    Per nje pjese te mire te shoqerise shqiptare, eshte tashme i qarte faktit se pjesa derrmuese e kryesise se PD dhe e grupit te saj parlamentar, nuk arrin dot te shfaqe nje nivel te kenaqshem, si nga pikepamja politike, ashtu edhe intelektuale. Sipas burimeve nga selia blu, me perjashtime te vogla, Kryesia dhe grupi parlamentar i PD, nga pikepamja politike dhe organizative, kane deshmuar ne mjaft raste edhe nje nivel nen mesataren e formimit te pergjithshem intelektual te shoqerise. Ky fakt reflektohet qartazi edhe ne thellimin e mospjesemarrjes se elektoratit ne zgjedhjet e ndryshme qe organizohen ne vend, pasi shume zbehte e shohin PD si nje force politike alternative, qe mund te ndryshoje gjerat ne kahjen pozitive. Per drejtuesit demokrate, me gjithe pakenaqesine e madhe qe eshte ne popull per menyren se si Kryeministri Nano dhe socialistet po qeverisin vendin, ku kontrabanda, korrupsioni, evazioni fiskal, kushtet e renda te jeteses, niveli i ulet ekonomik dhe social, pasiguria e madhe ne fushen e rendit publik dhe lidhjet e qarta te krimit te organizuar me politiken qeverisese, PD ende nuk po arrin dot te binde shumicen e elektoratit, qe te votoje per te. Per forcat politike ne vend, tashme votojne vetem militantet e partive dhe ky, perben nje zhvillim tejet negativ. I gjendur perballe kesaj situate, duket se Berisha ka vendosur te beje nje reformim politik dhe organizativ te partise qe ai drejton. "PD do te jete garante e nje shoqerie te hapur, t'i qendroje lirise dhe vlerave te saj dhe te konkretizoje programin e saj neser ne qeverisje. PD do te adresohet ne drejtim te vlerave dhe faktoreve kryesore te shoqerise shqiptare. PD ne perputhje me kete orientim themelor te saj, duhet te rishqyrtoje forumet e veta. Ky orientim duhet te gjeje pasqyrimin e saj ne vet brendine e PD. Nuk perdora fjalen freskim, sado qe ngjet e re, eshte e vjeter. Perdora fjalen se duhet te pasqyroje ketye orientim te PD", ka nenvizuar Berisha. Si per te ilustruar kete nisem, kreu demokrat ka zhvilluar dje ne mesdite edhe nje takim me mjekun e njohur, Mentor Petrela, per te cilin, pas ketij takimi, Berisha deklaroi se e ka mik te vjeter dhe eshte nje njeri me te cilin keshillohet. Kreu i PD meton se egziston nje baze reale per nje reformim te thelle dhe shumeplanesh te PD, si nga pikepamja politike, ashtu edhe organizative, duke korrigjuar gjerat qe nuk jane bere mire dhe duke cuar me tej arritjet. Ideja per rishqyrtim te forumeve, si ne Kryesine, ashtu edhe ne Keshillin Kombetar te PD, duket se nuk parashikon heqje personash, por afrimin e nje sere fugurash prane ketyre forumeve ne forme konsulentesh apo edhe te kooptuarish, me qellim intensifikimin e dialogut politik brenda partise, duke respektuar, sipas Berishes, lirine dhe pavaresine e ketyre figurave me ndikim ne mjedisin shqiptar. Burime politike te besueshme brenda PD, sqaruan se kjo ide eshte konceptuar si nje proces, i cili do te trajtohet gjate gjithe periudhes pergatitore te Kuvendit te 8 te PD, i cili do te mbahet ne dhjetor te ketij viti. Do te jete ky Kuvend, qe do te mundesoje nje reformim te thelle organizativ te forumeve drejtuese te PD, duke filluar qe nga Keshilli Kombetar, deri tek Kryesia dhe drejtuesit me te larte. Cdo perpjekje ne keto momente, per te anashkaluar apo zhvendosur figurat ne keto dy forume, jo vetem qe eshte jostatutore, por do te shkaktonte edhe nje carje te thelle brenda PD. I pyetur nga gazeta "Korrieri" se me rishqyrtim te forumeve te PD, behet fjale per kooptimin e disa figurave me ndikim ne jeten e vendit ne forumet drejtuese te PD dhe si do te behet nje gje e tille, Berisha nenvizon se "eshte ne perpunim e siper ideja dhe shume shpejt do te komunikohet".

    Gjithsesi, sinjali i leshuar dje nga kreu demokrat, paralajmeron nje cikel ndryshimesh te thella, sidomos ne largimin e disa figurave ne forumet drejtuese te PD, me qellim rritjen e besimit ne elektorat dhe tek faktori nderkombetar. PD ende nuk ka arritur te ngjalle besimin e duhur tek opinioni politik i brendshem dhe sidomos tek ai nderkombetar dhe kjo, duket se eshte nje perpjekje per te ngjallur kete besim. Tashme eshte e qarte se vendi ka nevoje per "mendimtare" dhe jo per "qendrestare".

    Statuti i PD ngurteson reformen

    Eshte e paqarte se si do te mundet kreu demokrat te reformoje, ne keto momente, por edhe me pas, forumet drejtuese te PD me anetare te rinj. Statuti i PD nuk le hapesira per ndryshime ne Kryesi dhe ne Keshillin Kombetar te PD. Kjo per faktin, sepse KK votohet ne Kuvendin e PD, ndersa Kryesia votohet nga Keshilli Kombetar. Te jesh anetare kryesie, duhet te jesh medoemos anetar i KK. Pra, nga pikepamja staturore, eshte mjaft e veshtire zgjedhja e anetareve te rinj ne KK dhe ne Kryesi. Megjithese KK, ne nenin 43 te statutit te PD ka te drejte te votebesoje te gjithe te zgjedhurit e tij e ne kete rast edhe kryesine e PD, perseri ai duhet te zgjedhe brenda rradheve te tij anetaret e rinj te Kryesise. Nga ana tjeter, statuti i PD nuk shprehet per te drejten e kooptimeve ne forumet drejtuese te PD. Nje gje e tille ka mundesi qe te realizohet me ane te nje marreveshje ne KK, por edhe kjo vleresohet si jostatutore, sepse statuti percakton qarte kompetencat e KK dhe ne keto kompetenca nuk behet fjale per marreveshje. Gjithsesi, mbetet per t'u pare se si do te manovroje Berisha per kete ceshtje, megjithese ai nuk e ka aspak te veshtire qe te konkretizoje ne forumet e PD ate qe ka ideuar, pavaresisht nese ka shume perputhje me statutin.

    A.M
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22
    Po nuk keni gje per te thene per temen per diskutim, heshtja eshte flori. Nese doni te shkruani mbi antipatine/dashurine tuaj per Berishen si individ apo politikan, kete bejeni tek padogana.

    Ne kete forum diskutohen idete dhe jo njerezit dhe mos u perpiqni ti degjeneroni temat ne fjale bajate.

    Albo

    P.S Komentet personale dhe replikat u kaluan ne kosh.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Mendimi dhe platforma e hedhur nga Berisha perkon pikerisht me tre situata: 1- kur ka humbur dy qendrat kryesore ne vend gjate ketyre zgjedhjeve, 2- ne nje kohe kur levizja "MJAFT!" ka filluar bujshem protestat per dorheqje te kryeministrit dhe 3- eshte koha kur socialistet jane QELBUR fare.


    Partia berishiane me te drejte kerkon te fitoje te kthehet ne pushtet se ka 7 vjet qe shikon me sy e plcet me zemer. Ne nje situate normale nje patri opozitare 7 vjete ne opozite do te triumfonte bindshem, pasi do qe reformuar do qe rifreskuar dhe do qe e mbushur me platforma per shtyrjen e vendit drejt reformave. Por kjo do te ishte nje luks te cilit berishjanet nuk mund tja lejojne vetes.

    Kjo sepse Berisha per berishjanet eshte bere si Papa , i paprekshem, kushdo qe ka thene nje ide ndryshe nga ajo e Berishes eshte persekutuar jo vetem si person por me gjithe familje (kjo seshte cudi se "qukapik" blloku ka qene dhe ja ka marre doren ketyre gjerave).

    PD-ja ka 7 vjete qe thote se votat jua ka vjedhe Nanua dhe duke besuar verberisht ne tek kjo (ashtu sic dine te besojne veten berishjanet) nuk kane pasur kohe ti bejne qofte edhe nje analize te vogel vetevetes pasi duke qene antare te sektit berishjane mendojne se jane PERFEKT (ose "simply the best" sic e thone ca nga vellezrit tane ne USA).

    Nje KOKE ne kohen e vete ka thene "Demokracia do demokrat". E pra i dashur bashkshkrues Berisha dhe berishjanet te tille nuk jane, prandaj sado qe te hapet ajo parti prap me berishjane do te ngelet po qeti Berisha ne krye. Pra do te shtohen berishjanet dhe jo DEMOKRATET.
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    Postuar më parë nga gabriel
    KJO LLOJ DEMAGOGJIE VJEN PIKERISH TANI SE,PARTIA DEMOKRATIKE PO EKLIPSOHET NGA LEVIZJET E FUNDIT QYTETARE TE INICUARA NGA LEVIZJA MJAFT.

    E NGELUR NE PLAN TE 3 A TE 4 ZYRTARET E LARTE TE KESAJ PARTIE NXORREN NGA SIRTARI SKEMAT E VJETERUARA.

    VERENI ME VEMENDJE: PIKA (6) PD "MBETET E HAPUR"........ETJ.
    CAR TURPI,PRA KA QENE DHE MBETET SIC KA QENE,"E HAPUR"

    KAQ SHPJEGON GJITHCKA.

    Levizja "Mjaft" edhe sikur te arrije te rrezoje Qeverine, perseri pa patur mbeshtjen e politikes (nenkupto opoziten qeveritare), nuk mund te beje dot me shume.
    Pra as mund te qeverise dhe as mund te mbushe dot vakumin apo anarkine politike qe mund te ndodhte ne rast se qeveria jep doreheqje.

    Kush jane alternativat e pushtetit politik ne Shqiperi???

    Te gjithe e dime dhe nuk ka nevoje te permenden.



    Maringlenora, heret e vone PD-ja do te vije ne pushtet. Sa me teper qe Nano te qendroje ne krye aq me keq ka per te qene per popullin dhe jo per Berishen.

    Pra duhet te kuptoni disa qjera minimale.

    Ai qe e voton dhe e mban ne pushtet ai do te vuaje (me pejashtim te Klanit Personal).

    Pra opozita ne rast se do te pelcase pa pushtet, te jesh i sigurt qe me pare do te pelcase populli qe vuan direkt pasojat e Qeverisjes.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  2. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Shoqëria Civile dhe Politika
    Nga liberal në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  5. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •