Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Xhejms Xhojs (James Joyce)

    Xhejms Xhojs irlandezi kryengritės gjeniu i letrave botėrore

    Xhejms Xhojs (James Joyce), njė prej autorėve mė tė mėdhenj tė Shekullit XX, lindi nė Rathgar, njė rrethinė e Dublinit mė 2 shkurt 1882. I pėrket njė familjeje tė shoqėrisė sė lartė. Por kushtet financiare shkojnė duke u bėrė gjithnjė e mė shqetėsuese. Prindėrit e regjistruan nė shkollėn katolike tė jezuitėve, Clongowes Wood College, pastaj studion edhe nė Belvedere College, institucion tjetėr jezuit. Laurohet nė gjuhėt moderne. Qė nė vitet e studimeve manifeston njė karakter antikonformist dhe kryengritės.

    Mė 1904 shkruan veprėn autobiografike "A Portrait Of The Artist" (Portreti i njė artisti) tė cilėn vendos ta shndėrrojė nė roman "Stephen Hero" (Heroi Stefan). Romani konsiderohet njė afresk i shkėlqyer estetiko-metafizik, ku vend qendror zė kėrkimi i sė bukurės, parė nė kuadrin e ankthit tė njohjes sė ēėshtjes kryesore tė ekzistencės: tė vėrtetės. Stephen Dedalus nuk ėshtė thjeshtė njė personazh, por njė metaforė e madhe e artistit modern, antikonformist e kryengritės kundėr dogmatizmit social, shprehur nėpėrmjet analizave komplekse psikologjike tė shpirtit tė protagonistit.

    Ndėrkohė kishte filluar qė tė shkruante poezi, tė cilat i botoi nė vėllimin “Muzikė Dhome”. Nė kėto poezi ai u pėrmbajt nė modelin romantik dhe e romantikės sė vonuar. Ndėrsa nė gazetėn "Irish Homestead" botoi tri tregime tė cilat mė vonėdo tė pėrmblidheshin nė njė tjetėr libėr thelbėsor tė Xhijsit tė titulluar, “Njerėz nga Dublini”. Po nė kėtė kohė u takua me Nora Barnacle, qė vinte nga pjesa perėndimore e Irlandės nė kėrkim tė punės si kamariere, e cila pastaj iu bė shoqe pėr tė gjithė jetėn. Mė 1902 pas vdekjes tė sė jėmės detyrohet qė tė sigurojė vetė mjetet e jetesės, duke dhėnė njė kohė mėsim nė njė shkollė tė Dublinit, pastaj transferohet nė Trieste, ku u njoh me Italo Svevo, qė aso kohe ishte vetėm njė nėpunės i zymtė krejtėsisht nė anonimat. Nė Trieste ai vazhdoi qė tė jepte mėsim, por i shqetėsuar, duke ndjerė se ky qytet ishte tepėr i ngushtė pėr tė, preferon qė tė transferohet nė Cyrih.

    Mė 1922 i kthehet edhe njė herė Parisit, ku qendron aty deri mė 1940, dhe pas pushtimit nazist detyrohet qė tė gjejė strehė rishtas nė Cyrih. Nė fillimet e tij krijuese, gjatė njė periudhe pushimesh qė kalon nė Romė, ai punon si korrespondent i huaj i njė banke, dhe fillon qė tė projektojė ende pa hedhur asnjė rresht nė letėr, njė tregim tė jetės dublineze, qė do tė shėrbente si embrion pėr Ulisin. Ulisi ėshtė vepra e dytė madhore e opusit xhoisian. Romani pretendon tė jetė njė epikė kryeposhtė, ku protagonisti humb nė kaosin e Dublinit tė fillimshekullit duke bėrė “gjeste” banale e tė rėndomta. Shkruar mes viteve 1914 e 1921, kryevepra pėrfaqėson njė revolucion estetik, ku pėrvijohet njė kėndshikim krejt i ndryshėm i formave, strukturave e pėrmbajtjeve tė romanit. Vepra ėshtė thellėsisht autobiografike e nė tė njėjtėn kohė objektive, njė paralelizėm midis mitit tė Odisesė dhe realitetit tė jetės dublinase, filtruar pėrmes shijes personale pėr filozofinė, artin, historinė e gjuhės dhe variacioneve tė saj.

    Nga pikėpamja teknike, pėrdorimi sistematik i "Stream Of Consciousness" ("Pėrroi i ndėrgjegjes" ose monologu i brendshėm), arrin nė nivele tė skajshme dhe tejet tė paarritshme nga tė tjerėt. Nė "Ulisse" kėrkimi estetik e eksperimental monton “strukturat e thella” tė fjalės, me njė punė “inxhinierike” mbi trajtat e errėta tė komunikimit gjuhėsor, nga strukturat e anglishtes dhe prek rrėnjėt arkaike tė tė folurit.

    Mjafton tė studiosh Xhojsin tė kuptosh se pjesa e parė e Shekullit XX paraqet njė epokė tė eksperimenteve nė tė gjitha fushat e kulturės. Duke eksperimentuar forma tė reja, modernistėt e pėrqendruan vėmendjen nė proceset mendore qė zhvillohen nė qenien njerėzore, duke kėrkuar t’i eksplorojnė ato procese. Nga teknikat e pėrdorura pėr tė shprehur pėrroin e ndėrgjegjės pėrfshihen " Flash Back ", ngjarja brenda ngjarjes, pėrdorimi i similitutave, pra krahasimeve tė stėrzgjatura, metaforave dhe sistemit tė veēantė tė pikėsimit. Metoda e pėrdorur nuk pėrfill logjikėn e subjekteve, rregullat e sintaksės dhe shenjat e pikėsimit pikėrisht pėr tė pasqyruar kaosin e mendimeve.

    Nė rrafshin privat tė Xhojsit, duhet shėnuar sėmundja e rėndė e syve dhe pėr disa kohė humbja e plotė e shikimit, ēka e detyroi tė bėnte ndėrhyrje tė panumėrta kirurgjike. Udhėton pa pushim midis Anglisė, Zvicrės e Gjermanisė. Fragmente tė "Finnegans Wake" (Zgjimi i Fineganėve), kryevepra e kryeveprave, janė publikuar nga revistat letrare avanguardiste, duke shkaktuar gjykime tė ashpėra dhe polemika.
    Fillojnė shqetėsimet e para mendore tė sė bijės, por Xhojs e mban atė gjithmonė me vete, duke e lėnė nė klinikė vetėm gjatė krizave mė tė shfrenuara. Mė 1939, mė nė fund, publikohet i plotė “Zgjimi i Fineganėve”, njė zhvillim monumental i temave strukturore tė “Uliksit” frymėzuar nga filozofia e historisė sė G. B. Vico. Pas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore Xhojs shkon nė Zyrih ku edhe vdes gjatė njė ndėrhyrjeje kirugjike, mė 1941.

    Voal
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    KABRA

    Ai rrugėton pas njė dielli dimėrak
    Duke shtyrė pendėn e qeve pėrgjatė udhės tė ftohtė tė kuqe
    Duke u thirrur atyre, me zėrin qė ata e njohin
    Ai i drejton kafshėt e tij lart mbi Kabra.1)

    Zėri u tregon atyre se nė shtėpi ėshtė ngrohtė
    Kafshėt bėjnė muu dhe muzikė tė vrazhdė me thundrat e tyre
    Ai i ndjell ato me njė degė peme tė lulėzuar qė e mban pėrpara
    Tymos avull prej ballit tė tyre.

    I pagdhėndur, i lidhur pas qeve
    Sonte i shtriqur gjėrė e gjatė pranė zjarri !
    Mua mė qan zemra prej rrėkesė sė zezė
    Pėr degėn time tė kėputur !

    -----

    1)Kabra (Cabra) ėshtė emri i njė rrethine nė Dublin, ku familja e Xhoisit ka jetuar prej 1902-1904. Titulli nė origjinal i poezisė ėshtė Tilly.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    ECCE PUER

    Nga e shkuara terr
    Njė fėmijė ka lindur;
    Me gėzim dhe dert
    Zemra ime ėshtė grisur.

    I qetė ėshtė djepi
    Ku fle kėrthija.
    Nga gjumi e rikthefshin
    Fati dhe dashuria!

    Fryma e jetės sė brishtė
    Bie mbi xham;
    Bota qė nuk ishte
    Thotė ja ku jam.

    Ndėrsa fėmija fle,
    Njė burrė plak vdes
    Oh at, i braktisur
    Yt bir tė lyp ndjesė!

    -------

    Jo poezi ėshtė shkruar me rastin e lindjes tė Stefanit (Stephen), nipit tė Xhoisit dhe pas vdekjes tė tė jatit. Titulli nga latinishta do tė thotė "Ja ! njė djalė"
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    KUJTIMIT TĖ LOJĖS SĖ AKTORĖVE NĖ NJĖ PASQYRĖ NĖ MESNATĖ

    Goja ėshtė shprehėse e dashurisė suaj. Kėrcėlloni
    Dhėmbin e trembėdhjetė
    Pėr tė hapur gojėn vesh mė vesh sė qeshuri. Kruajeni
    Zgjeben dhe qelen tuaj, lakminė lakuriqe tė mishit.
    Fryma e dashurisė nė ju ėshtė bajate, e thėnė apo e kėnduar,
    E thartė si fryma e lopėve,
    Ashpėrsia e gjuhės sė tyre.

    Kjo gri qė na kqyr nuk shtrihet
    Dot, ėshtė asht e lėkurė e mpirė
    Buzėt e tyre tė lyrėta formojnė puthjet e tyre. Askush
    Nuk do t’ia donte ato gojė qė kini mbi fytyrėn tuaj.
    Uria e tmerėshme pllakos orėn e saj.
    Nxirreni zemrėn tuaj tej, gjakun e kripur tė saj, frut i lotėve.
    Merreni dhe kapėrdijeni !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    AJO DERDH LOTĖ MBI RAHUN 1)

    Shiu mbi Rahun bie butė, butėsisht bie,
    Mbi tokėn ku i dashuri im i shkretė shtrihet
    I trishtė zėri i tij mė thėrret mua, thirrje e trishtė,
    Si njė hėnė e lindur ngjyrė gri.

    Dashuri, dėgjomė
    Kaq butė, kaq pikėllueshėm zėri i tij kurrė s’ka qėnė,
    Kurrė papėrgjigje, dhe i terrėt shiu si tani,
    Asnjėherė s’ka rėnė.

    Terr zemrat tona, oh dashuri, lermė tė shtrihem e ngrirė
    Si zemra e tij pikėllueshėm ėshtė shtrirė
    Nėn gjembat e hėnės gri, mykut tė zi
    Dhe ankimeve tė shiut nėpėr dhėmbė.

    ---------

    1)Rahun (Rahoon) emėr vendi nė Irlandė.
    Poezi te shqiperuara nga: Elida BUĒPAPAJ
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #6

    James Joyce

    Pėrktheu: Shpėtim Myshketa


    MOTRAT


    Kėsaj here, ai s'kishte mė shpresė: qe goditja e tretė. Natė pas nate (qe kohė pushimesh), kaloja pėrbri shtėpisė sė tij dhe studioja kornizėn e ndriēuar tė dritares: dhe natė pas nate, mė dukej se ndrinte njėlloj - dobėt dhe njėtrajtshėm. Po tė kishte vdekur, mendoja, do ta shihja pasqyrimin e qirinjve mbi perden errėsuese, pasi e dija mirė se dy qirinj duheshin vėnė tek koka e tė vdekurit. Ai shpesh mė kishte thėnė: S'e kam tė gjatė nė kėtė botė. Por unė i luaja ato fjalė nė erė. Tani e pranoj se paskan qenė tė vėrteta.
    Ēdo natė, ndėrsa vėshtroja lart pėr nga dritarja, shqiptoja me vete lehtas fjalėn paralizė. Pėr veshėt e mi ajo kishte gjithnjė njė tingėllim tė ēuditshėm - si fjala "gnomon"1) e Euklidit dhe fjala "simony"2) e katekizmės. Por tani, mė tingėllonte si emri i njė qenieje keqbėrėse dhe mėkatare. Dhe ndonėse mė frikėsonte, dėshiroja t'i qėndroja sa mė pranė pėr t'ia vėzhguar punėrat e saj vrastare.
    Kur zbrita tė darkoja plaku Cotter po tymoste ulur pranė zjarrit. E ndėrsa xhaxhesha mė hidhte bollgur me lugan, ai, si pėr t'iu kthyer disa vėrejtjeve qė kishte hedhur kohė mė parė, tha:
    “Jo, s'mund tė them se ai qe fare... por kishte diēka tė veēantė... diēka misterioze qė nxirrte krye tek ai. Do t'jua them mendimin tim...” Ai filloi tė nxjerrė shtėllunga nga ēibuku i tij, a thua se tymnaja ia ftillonte mendimet. Plak trazovaē! Fillimisht, kur e njohėm bėhej ca interesant ndėrsa fliste pėr lambikė e serpentina. Porse shpejt u lodha prej tij dhe historive pa fund tė distilerisė.
    “Unė kam teorinė time rreth asaj,” tha ai. “Sipas meje, ajo qe njėra nga ata... raste tė veēanta...”
    Pėrsėri filloi tė tymosė me ēibuk pa na e thėnė teorinė e tij. Xhaxhai im mė pa tek po e kundroja dhe mė tha:
    “Kėshtu pra, miku yt i vjetėr na la shėndenė, sigurisht, tė vjen keq ta dėgjosh.”
    “Kush?” thashė unė.
    “Baba Flynn.”
    “Ka vdekur?”
    “Zoti Cotter sapo na e tha kėtu. Ai po kalonte pranė shtėpisė.”
    E dija se m'i kishin ngulur sytė ndaj vazhdova tė ha sikur lajmi t'mos mė interesonte.
    Xhaxhai po ia shpjegonte plakut Cotter:
    “Djali dhe ai qenė miq tė ngushtė. I mėsoi shumė gjėra plakushi dhe qė thua ti, thonė se e hante meraku qė tė bėnte dhe mė shumė pėr tė.”
    “Zoti pastė mėshirė pėr shpirtin e tij!” tha xhaxhesha tėrė pėrkushtim.
    Plaku Cotter mė shikoi njė copė herė. E ndjeva qė sytė e tij tė zinj, tė vegjėl dhe shkėlqyes, mė vrojtonin, por nuk doja t'ia jepja kėnaqėsinė duke e ngritur vėshtrimin nga pjata ime. Ai filloi pėrsėri tė eglendisej me ēibukun e tij dhe sė fundi pėshtyu fort nė oxhak. “S'do t'mė pėlqente” tha ai, “qė fėmijėt e mi tė kishin aq shumė muhabet me njė njeri tė atillė.”
    “Ēfarė kuptoni me kėtė, zoti Cotter?” e pyeti xhaxhesha ime. “Kuptoj,” tha plaku Cotter, “se s'ėshtė mirė pėr fėmijėt. Mendimi ime ėshtė: lėre djalin tė shoqėrohet e tė luaj me moshatarėt e tij dhe jo tė jetė... A e kam mirė, Jack?”
    “Ky ėshtė dhe parimi im,” tha xhaxhai. “Lėre djalin tė mėsohet qė ta ēajė vetė jetėn. Ja ēfar' i them gjithnjė kėtij muskėterit3) kėtu: bėj ushtrime. Kur isha djalė bėja banjo verė e dimėr. Kjo dhe mė ka mbajtur nė kėmbė deri tani. Stėrvitja ėshtė mė se e bukur dhe e gjerė... zoti Cotter mund tė marrė edhe njė copėz nga kofsha e dashit,” iu drejtua ai xhaxheshės.
    “Jo, mua jo,” tha plaku Cotter.
    Xhaxhesha e solli tavėn nga dollapi dhe e vuri mbi tavolinė.
    “E pėrse mendoni se s'ėshtė mirė pėr fėmijėt, Zoti Cotter?” e pyeti ajo.
    “I bėn keq fėmije, tha plaku Cotter,” pasi ata janė shumė tė ndjeshėm. “Dhe kur fėmijėt shohin gjėra tė tilla, ju e dini, u lėnė njė mbresė...” Unė e zura gojėn me bollgur nga frika se inati do t'mė shkrehej nė fjalė. Plakaruqi budalla e hundėspec! Ishte vonė kur mė zuri gjumi. Ndonėse i zemėruar me plakun Cotter, pasi fjalėn e hodhi pėr mua ndėrkohė qė fliste pėr fėmijėt, unė e vrava gjatė mendjen pėr t'i kuptuar fjalitė e tij tė lėna pėrgjysmė. Nė errėsirėn e dhomės sime, pėrfytyroja ta shihja ende fytyrėn e hirtė dhe tė rrėgjuar tė paralitikut. Tėrhoqa batanijet pėrmbi kokė dhe u rreka tė mendoj pėr Krishtlindjen. Por fytyra e hirnosur mė ndiqte akoma. Ajo mėrmėriti; dhe unė kuptova se donte tė rrėfehej. E ndjeva shpirtin tim tė mė ēfaqej nė njė zonė tė kėndshme dhe me vese dhe pėrsėri e gjeta atė duke mė pritur. Ajo filloi tė mė rrėfehej me pėshpėrimė; ndėrkohė pyesja veten se pėrse qeshte vazhdimisht dhe pėrse i kishte buzėt aq tė lagura me pėshtymė. Pastaj kujtohesha se ai kishte vdekur nga paraliza dhe e ndjeja se edhe unė po qeshja dobėt si pėr ta ēliruar atė nga mėkati i simonisė.
    Mėngjesin tjetėr, pas sillės, shkova tatėpjetė pėr tė parė shtėpinė e vogėl nė Great Britain Street. Ishte njė dyqan i thjeshtė, i regjistruar nėn emrin e pasaktė Drapery4). Dyqani kishte kryesisht ēizme fėmijėsh dhe ēadra; dhe, nė ditėt e zakonshme, nė dritare varej njė shėnim qė thoshte: Ēadra. Riveshje. Tani shėnimi nuk shihej mė pasi kanatet qenė mbyllur. Njė buqetė krepi qe lidhur tek ēoku i derės me njė shirit. Dy varfanjake dhe njė postier i ri po lexonin biletėn e karfosur tek krepi. U afrova edhe unė dhe lexova:

    l korrik, 1895.
    I pėrndershmi James Flynn.
    (Mė parė, i kishės sė Shėn Katerinės, Meath Street),
    Gjashtėdhjetė e pesė vjeē.
    U prehtė nė paqe!

    Pėrmbajtja e biletės mė bindi qė ai kishte vdekur dhe ky fakt mė turbulloi. Po tė mos kishte vdekur, do t'i kisha shkuar nė dhomėn e vogėl dhe tė errėt, prapa dyqanit, pėr ta gjetur ulur nė kolltukun e tij pranė zjarrit, thuajse i mbytur nė kapotėn e tij.
    Ndoshta xhaxhesha do t'mė kishte dhėnė pėr tė njė paketė me High Toast5); kjo dhuratė edhe mund ta kishte zgjuar nga pėrgjumja marramendėse. Isha pikėrisht unė qė ia zbrazja paketėn brenda kutisė sė zezė tė duhanit, mbasi duart i dridheshin aq shumė saqė duhej ta derdhte nė dysheme gjysmėn e duhanit pa ta bėnte atė punė. Edhe kur e ēonte tek hunda dorėn e madhe drithėruese, re tė vogla pluhuri i rrėshqitnin nga gishtėrinjtė mbi faqen e palltos. Mundet qė ato reshje tė pareshtura pluhuri duhani i kishin dhėnė petkut tė vjetėr priftėror pamjen e zbehtė jeshilore, pasi shamia e kuqe, me tė cilėn pėrpiqej t'i shkundte kokrrizat e rėna, ashtu e nxirė prej njollave javore tė bėrrnutit, s'ishte mė pėr atė punė. Desha tė hyja brenda pėr ta parė atė, po s'e pata kurajon tė trokisja. U largova ngadalė pėrgjatė anės me diell tė rrugės dhe, ndėrsa shkoja, lexova nėpėr dritaret e dyqaneve tė gjitha lajmėrimet teatrore. M'u duk e ēuditshme qė as unė dhe as vetė ajo ditė tė mos kishim pamje tė pėrzishme, madje mė kaploi njė mėrzi kur, thellė nė vetvete, zbulova njė ndjenjė lirie, sikur vdekja e tij tė mė kishte ēliruar nga diēka. Kjo mė habiti pasi, siē e kishte thėnė njė natė mė parė xhaxhai, prej tij kisha mėsuar shumė gjėra. Ai kishte studiuar nė kolegjin irlandez nė Romė dhe mė kishte mėsuar tė lexoja saktė latinisht. Mė kishte treguar histori rreth katakombeve dhe Napoleon Bonapartit, dhe shpjeguar kuptimin e pjesėve tė ndryshme tė Meshės dhe veshjeve ceremoniale tė priftit. Nganjėherė zbavitej duke mė bėrė pyetje tė vėshtira - nėse e dija se ēfarė qe e udhės tė bėnte dikush nė aksh rrethanė ose nėse kėto apo ato mėkate i shlyente vetėm vdekja, apo faleshin, apo qenė veēse difekte, Pyetjet e tij mė tregonin se sa komplekse dhe misterioze qenė disa institucione tė Kishės tė cilat gjithnjė mė ishin dukur si aktet mė tė thjeshta. Detyrat e priftit ndaj eukaristisė6) dhe sekretit tė rrėfimit mė dukeshin aq serioze sa qė ēuditesha me kurajon e cilitdo qė e merrte atė pėrgjegjėsi; dhe nuk befasohesha kur mė tregonte qė Etėrit e Kishės kishin shkruajtur libra aq tė trashė sa dhe Vjetarėt e Postave dhe shtypur aq ngushtė sa dhe lajmėrimet gjyqėsore tė gazetave, pėr tė hedhur kėshtu dritė mbi tė gjitha pyetjet e vėshtira. Shpesh, kur mendoja rreth pyetjes, ose nuk ia dija fare pėrgjigjen ose ajo qe veēse marrėzi apo mėdyshje, rreth sė cilės ai qeshte dhe tunde kokėn dy apo tre herė. Nganjėherė kėrkonte tė pėrjetoja pėrgjigjet e meshės, tė cilat, falė tij, i kisha mėsuar pėrmendėsh; dhe ndėrsa bilbiloja, qeshte mendueshėm duke tundur kokėn, dhe herė pas here fuste bėrnut me se t’i zinin tė dy gishtėrinjtė sa nė njėrėn vrimė tė hundės nė tjetrėn. Kur qeshte, dhėmbėt e mėdhenj dhe tė pangjyrė i linte t'i dukeshin fare dhe gjuhėn t'i varej mbi buzėn e poshtme, zakon qė para se ta njihja mirė, mė kishte bėrė tė ndihesha keq. Ndėrsa po ecja nė diell, kujtova fjalėt e plakut Cotter dhe u pėrpoqa tė ndėrmendja se ēfarė tjetėr mė kishte ndodhur nė ėndėrr. U kujtova se kisha vėnė re perde tė gjata kadifeje dhe njė llampė tė modė, sė vjetėr qė tundej. E ndjeva qė isha degdisur shumė larg, nė njė vend me zakone tė ēuditshme - nė Persi, mendoja... por s'mė kujtohej fundi i ėndrrės.
    Nė mbrėmje, xhaxhesha mė mori me vete pėr tė vizituar shtėpinė e tė vdekurit. Dielli kishte perėnduar, por xhamat e dritareve qė shihnin nga perėndimi pasqyronin ngjyrėn e artė murrake tė njė shtėllunge tė madhe reshė. Nannie na priti nė sallon dhe xhaxhesha u mjaftua me njė shtrėngim duarsh pasi nuk e pa tė udhės qė t'i fliste me zė tė lartė. Plaka e hodhi shikimin pyetės pėr nga lart dhe, pas miratimit me kokė tė xhaxheshės, na bėri rrugė duke iu ngjitur avash-avash shkallares, me kokėn e pėrkulur qė mezi i dukej mbi parmakun e saj. Nė vendpushimin e parė, ajo ndaloi dhe na dha zemėr qė tė vazhdonim mė tej, drejt dhomės sė tė vdekurit. Xhaxhesha hyri brenda dhe e moshuara, duke e parė qė unė mėdyshja, filloi tė mė ftonte pėrsėri me lėvizje tė pėrsėritura tė dorės.
    Hyra brenda nė majė tė gishtėrinjve. Drita e artė e muzgut, pėrmes errėsueses fundlidhur, qe derdhur nė dhomė dhe flakėn e qirinjve e shfaqte tė zbehtė dhe hollake. Tė ndjerin e kishin vėnė nė arkėmort. Duke ndjekur Nannie-n, qė tre u gjunjėzuam tek kėmbėt e shtratit. Bėra tė lutesha por s'i mblidhja dot mendimet pasi shpėrqėndrohesha nga mėrmėrima e sė moshuarės. Vura re se sa shkujdesur qe kapur nga prapa fundi i saj dhe se takat e pandoflave qenė tė ngrėna poshtė, nga e njėjta anė. Mė kaploi fantazia sikur prifti i vjetėr po qeshte ndėrkohė qė rrinte i shtrirė nė arkėmort. Por jo. Kur ne u ngritėm dhe shkuam tek kreu i krevatit unė pashė se ai nuk po qeshte. Ai shtrihej atje solemn dhe i bėshėm, i veshur si pėr altar, me duart e mėdha qė mbanin shtrėnguar njė kaliēe7). Fytyra e tij, e hirtė dhe e gjerė, qe mjaft e inatosur dhe vrimat e zeza tė hundėve ishin qarkuar nga njė cipėz bardhoshe. E tėrė dhoma mbante njė erė tė rėndė nga lulet.
    Ne bėmė kryqin dhe u larguam. Nė dhomėn e vogėl tė katit tė poshtėm gjetėm Elizėn tė ulur mendueshėm nė kolltukun e vet.
    Hapa rrugėn pėr tek ndenjėsja e qoshes ku ulesha zakonisht; ndėrkohė, Nannie shkoi tek bufeja dhe nxori qė andej njė shishe cherry dhe ca gota vere. Ajo i vuri mbi tavolinė dhe na ftoi tė merrnim nga njė gotė tė vogėl vere. Pastaj, me njė shenjė tė sė motrės, e hodhi cherry-n nė gota dhe na i afroi. Ajo ngulmoi qė tė merrja dhe ca krokante me krem por unė s'pranova pasi gjatė ngrėnies do tė bėja mjaft zhurmė. U duk disi e prekur dhe qetėsisht e pėrshkoi dhomėn pėr t'u ulur tek divani, pas sė motrės. Qėndruam gojėmbyllur: shikonim tė pėrhumbur oxhakun e shuar.
    Xhaxhesha priti derisa Eliza psherėtiu, pastaj tha:
    “Epo fundja, ai shkoi nė njė botė mė tė mirė.”
    Eliza psherėtiu pėrsėri dhe e uli kokėn pėr tė pohuar. Xhaxhesha, para se ta hidhte njė gllėnjkė, trokiste gishtin tek bishti i gotės sė verės.
    “A shkoi... paqėsisht?” pyeti ajo.
    “Oh, krejt i qetė, zonjė,” tha Eliza. “Ju s'do ta mėtonit dot frymėn e tij tė fundit. Ai pati njė vdekje tė bukur, Zoti qoftė lavdėruar!”
    “Dhe ēdo gjė... ?”
    “Atė O’Rurke qėndroi tė martėn me tė, e vajosi dhe e pėrgatiti pėr tė gjitha.”
    “Atėherė, ai e dinte?”
    “E pranoi qetėsisht fatin.”
    “Ai dukej kaq i bindur,” tha xhaxhesha ime.
    “Kėto ishin dhe fjalėt e gruas qė erdhi pėr ta larė. Ajo tha se ai dukej, ja, sikur po flinte: dukej aq paqėsor dhe i bindur. Askush s'do ta mendonte aq tė bukur trupin e tij tė pajetė.”
    “Po, vėrtetė,” tha xhaxhesha.
    Ajo surbi pak mė shumė nga gota e saj dhe tha:
    “E po, zonjusha Flynn, megjithatė, duhet tė jetė njė ngushėllim i madh pėr ju fakti qė ia bėtė tė gjitha sa mundėt. Mė duhet ta pohoj se, qė tė dyja, u treguat shumė tė sjella me tė.”
    Eliza e shtriu fustanin mbi gjunjėt e saj.
    “Ah, i shuari James!” tha ajo. “Ndonėse tė varfra, Zoti e di qė ia bėmė tė gjitha sa mundėm: sa qe nė kėtė botė s'i mungoi asgjė.”
    Nannie e kishte pėrkulur kokėn tek jastėku i divanit dhe dukej sikur flinte.
    “Ja dhe e gjora Nannie,” tha Eliza duke e vėshtruar, “e ronitur tėrėsisht. Ajo dhe unė, patėm tėrė ato punė - pa duhej gjetur gruaja qė ta lante, pastaj duhej veshur, pastaj arkėmorti dhe pastaj tėrė pėrgatitjet e Meshės nė kishė. Tė mos qe atė O'Rurke, nuk e di se ēdo tė kishim bėrė. Ishte ai qė na solli tėrė ato lule dhe dy mbajtėse qirinjsh nga kisha, dhe shkruajti lajmėrimin pėr Freeman's General dhe bėri tėrė letrat pėr varrimin dhe sigurimet e tė varfėrit James.” “A nuk qe fisnike nga ana e tij?”, tha xhaxhesha.
    Eliza mbylli sytė dhe e luajti kokėn ngadalė.
    “Miku i ri s'bėhet kurrė i vjetėr,” tha ajo, “e ē'tė duhen miqtė pasi janė thėnė e bėrė tė gjitha, qaja hallin, nė daē, njė kufome.” “Pikėrisht, kėshtu ėshtė,” tha xhaxhesha. “Dhe jam e sigurt, se tani qė ka shkuar tė marrė shpėrblimin e pėrjetshėm, nuk do t'ju harrojė ju dhe tėrė mirėsjedhjen tuaj.”
    “Ah, i varfri James!” tha Eliza: “Ai nuk qe shqetėsim i madh pėr ne. S'do ta dėgjonit nė shtėpi mė fort se sa tani. Megjithatė, unė e di qė ai ka shkuar dhe e gjitha kjo...”
    “Kur e gjitha tė ketė mbaruar, atėbotė do t'ia ndjeni mungesėn,” tha xhaxhesha.
    “E di atė,” tha Eliza, “Unė s'do t'ia sjell mė kupėn e tij me lėng mishi, as edhe ju, zonjė, bėrnutin e tij. Ah i gjori James!”
    Ajo ndali, sikur fshehurazi po ndėrlidhesh me tė kaluarėn, pastaj tha me mėndje tė kthjellėt:
    “A e dini, kohėt e fundit vura re tek ai njė sjellje tė ēuditshme. Sa herė qė i sillja supėn, e shihja librin e tij tė lutjeve rrėzuar pėrdhe ndėrsa vetė atė me kurrizin mbėshtetur karriges dhe gojėn e hapur.” Ajo e vuri gishtin tek hunda duke mrrudhur fytyrėn; pastaj vazhdoi: “Ai s'pushonte sė thėni se njė ditė tė bukur, para fundverės, do tė bėnte, sė bashku me mua dhe Nannie-n, njė shėtitje me karrocė qė tė shihte dhe njė herė shtėpinė e vjetėr nė Irishtown, ku lindėm tė gjithė. Veē t'i gjenim njėrėn nga karrocat e modės, ato qė s'bėnin zhurmė dhe pėr tė cilat i foli Atė O'Rurke, me rrota reumatike8) dhe qė merreshin lirė tek Johnny Rush, atje pėrtej rrugės, dhe pastaj, njė tė shtunė nė mbrėmje, tė xhironim qė tė tre. Pėr kėtė e kishte mendjen e ndarė... I shkreti James!”
    “Zoti pastė mėshirė pėr shpirtin e tij!” tha xhaxhesha.
    Eliza nxori shaminė dhe me tė fshiu sytė. Pastaj e futi pėrsėri nė xhep dhe pėr ca kohė e vėshtroi pėrhumbur dhe pa folur zjarrin e shuar nė oxhak.
    “Gjithnjė qe tepėr i saktė,” tha ajo. “Detyrat priftėrore qenė gjė e madhe pėr tė. Dhe pastaj, s'kemi pse e fshehim, jeta e tij qe vetėm mėrzi dhe zemėrim.”
    “Po,” tha xhaxhesha. “Qe njeri i pakėnaqur. Dukej qartė.”
    Dhomėn e vogėl e mbuloi qetėsia; nėn hijen e saj iu afrova tavolinės dhe pasi e shijova cherry-n tim u ktheva pa u ndjerė tek karrigia ime nė qoshe. Eliza kishte rėnė nė ėndėrrime tė thella. e pritėm me respekt qė ajo ta thyente qetėsinė: dhe, pas njė heshtjeje tė gjatė, ajo tha ngadalė:
    “Qe ajo kaliēe, tė cilėn e theu... Pikėrisht, ajo qe dhe fillimi. Patjetėr, mendoj, i thanė tė mos e hante meraku pėr tė, pasi ajo qe bosh. Por megjithatė... I thanė se faji qe i djalit. Por James i gjorė qe aq nervoz, Zoti pastė mėshirė pėr tė!”
    “Vallė, pėr shkak tė saj?” pyeti xhaxhesha. “Unė dėgjova diēka...”
    Eliza pohoi me kokė.
    “Ajo ia ēarti mendjen,” tha. “Pas asaj ngjarje, ai u mrrull nė vetvete, nuk fliste me njeri dhe sillej vėrdallė i vetmuar. Kėshtu, njė natė duhej qė tė shkonte nė njė shėrbesė por s'e gjenin kėrkund. Shikuan kudo - lart e poshtė; megjithatė, njė gjurmė s'ia panė kund. Sė fundi, sakrestani e hodhi fjalėn pėr nė kishė. Kėshtu, morėn ēelėsat dhe e hapėn kishėn, dhe sakrestani, Atė O'Rurke dhe njė prift tjetėr qė ishte atje sollėn njė kandil qė ta kėrkonin... E ēfar' tjetėr mund t'ju shkojė ndėrmend pėrveē pranisė sė tij? - ulur fillikat nė errėsirėn e dhomėzės sė tij tė rrėfimit, krejtėsisht i zgjuar, ai sikur qeshte butėsisht ndėrvete.”
    Ajo ndali papritur sikur dėgjoi diēka. Edhe unė i ngrita veshėt; por nė shtėpi s'pipėtinte gjė: e unė e dija se prifti i vjetėr akoma qėndronte shtrirė nė arkėmortin e tij, ashtu siē dhe e kishim parė - i rėndė dhe grindavec nė vdekje, me kupėn e pavlerė mbi gjoks. Eliza e kapi fillin:
    “Krejtėsisht i zgjuar dhe sikur qeshte ndėrvete... Dhe pastaj, kur e panė ashtu, menduan pa mėdyshje se njė dėrrasė i qe vithisur...

    -----------------------------------------------------------------------------------------------
    1) Kolona, pingule mbi njė plan horizontal, qė shėnjon saktėsisht mesditėn kur hija e saj bie nė drejtimin e meridianit dhe gjatėsinė e ka mė tė vogėl.
    2) Tregtim sendesh tė shenjta.
    3) Nė origjinal: Rosicrucian (=anėtar i shoqėrisė sekrete tė Masonerisė. Masonėt kishin si parullė: "Njė pėr tė gjithė, tė gjithė pėr njė").
    4) Dyqan qė tregton stofra dhe veshje.
    5) duhan i bėrė pluhur:
    6) Kungatės
    7) Kupė e madhe vere, mbahet nė altar pėr shėrbesat fetare.
    8) Gabim padashje i Elizės, nė vend tė pneumatike - me ajėr nėn presion.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    shum me vrull i ke hy shoku

    konsumoni njiher shkrimtaret tone

  10. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    duhen 5 vjet te lexosh ato qe postoi shoku per 5 minuta

  11. #9
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga shofer Lexo Postimin
    duhen 5 vjet te lexosh ato qe postoi shoku per 5 minuta
    si virus shoku xhuxhumaku

  12. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    ne jena antivirus

    lol

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shofer pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •