1) "Dhe se bashku, dhe si vllazen"

Qe tash moti jam i zoti
Si kam qe', jam e do t'jem
Qe tash moti jam i zoti
Bij i denj i venit tem.

Jam ketu den-baba-den
Se nder shekuj kam luftuar
Per ket' Shqipe, per ket' ven'
Me gjak truallin kam mbuluar.

E mbi mue plot kan shkelun
Kan prue shpat' e lig'si
Nė ket' dhe' perjete kan ngelun
Ne per at' jena ba' fli.

Na kane vrare e kane prerė
Na kane djegur Shqiperine
Na roberuan dimer, verė
Ne prap e mbajtem BURRERINE

Ne i dolem zota venit
Ne e majtem at' premtim
Ne i dham' lirinė Shpen'it
Krenarise se kombit tim

Dhe sė bashku, dhe si vllazen
E ndertuam Shqiperine
Dhe sė bashku, dhe si vllazen
I dhame venit PAVARESINE



2) "Eksploziv"
(Prag-ndarje)

Je ti aty
Pjesė, e ėndrrave tė vona
Je ti aty
Kujtim, i kohėrave tona.

Pjesė e mendjes sė lodhur
Kujtim i dashurive
Shkak i kudo ndodhur
Krijes e marrėzive.

Dikur ėndėrr shpresėplotė
Dashuri e pafund
Sot njė shpresėzė e kotė
Ngadalė po na mund.

E zbardhur, pa ngjyra, e lodhur e tėra
Magjikja, e madhja dashuri
Shkatėrruar me zhurmė, plot zėra
Ndoshta padashur, nga unė e ti.

Ca fjalė, mė s'i pėlqejmė
Janė tė kota, pa adres
Ca ndjenja, mė s'i ndjejmė
Kur 'njė bomb' qėndron nė mes.

Presim ēastin tė shpėrthejė
Eksploziv i mbledhur mal
Qė dy zemrave shkas t'u gjejė
Pėr fundin e pritshėm fatal.

Presim kohėn tė na gjejė
Njė mėkat te njėri-tjetri
Se tė bindur me t'padenjė
S'i mbajmė fajet pėr sė veti.

Ėndėrrmadhja dashuri
Na verboi duke u dashur
Xhelozi, mos unė a ti
Bėmė gabim tė pafalur.

Eksploziv shpėrthyes
Ti e mban nė duar
Nga shkak i mos arsyes
Sa pėr tė vepruar.

Gati dora ime
Tė ndezė fitilin
Tė krijojė shpėrthime
Pa ditur qėllimin.

Lutu tė lutem, nė Zot lutu
Pėr veten, dashurin, pėr tė voglėn mund'si
Lutu tė lutem, dhe pėr mua lutu
Qė tė lutem edhe unė, tė lutesh edhe ti...


3) "Rastisi"
Nė botė ti ke lindur femėr
E Zoti t'i fali tė gjitha
Cilėsitė e tė 'Bukurės' me emėr
Por, mund tė ishe edhe 'Bisha'.

Megjithatė s'ka shumė rėndėsi
Nė botėn e mbushur me rastėsi.

Rastisi tė tė njihja, tė tė vlerėsoja
Tė bėhesha pre i bukurisė tėnde
Rastisi marrėzisht tė tė doja
Por, dhe mund t'mos mė shkoje n'mėndje.

Megjithatė s'ka shumė rėndėsi
Nė botėn e mbushur me rastėsi.

Nuk rastisi tė mirėpritesha
Ti refuzove nje mundėsi
Vallė, pėrse tė mėrzitesha
Ne botėn e mbushur me rastėsi.

Aty nuk jam veē unė e ti
Aty ēdo ditė ėshtė rastėsi...
(Poezi nga: Donald Bezhani)



4) "Nje veze Gjeli" (Fabul satirike)
Na u mblodhnė n’Honlulu
I gjithė fisi, pleq e f’mi
E nisnė me kuvendu
Tė vendosin njė ‘pari’.

Mė parė s’njihnin si kėsi
S’kishin parė ē’fuqi kishin
Ndaj, pėr njė vez ēdo njeri
Vendosėn ‘pulėn’ tė zgjidhshin.

Zgjodhnė pulėn mė tė mirė
E vendosnė n’furriq me arė
Pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė
Fisi nxirrte margaritarė.

Nisi pula ka, ka, ka
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Kakariste sa mė s’ka
Nat e ditė, e pėrsėri.

Nisi fisi vallen mori
Mori vallen tėrė hare
S’ka si pula jon asnjori
S’ka mor s’ka nė kėtė dhe.

Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Mirpo vallja nė mess ngeli
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Ėshtė pula, a ėshtė gjeli?

Kakariste natė e ditė
Kakariste ēdo mėngjes
Ngeli fisi duke prit
Po nuk doli asnjė vez.

Pula kėshtu ish mėsuar
Pula na e kish hallall
Nė atė furriq tė modernuar
Kakaristė si papagall.

E, Honluluja 20 vjet
Priti vezėn e njė shprese
Priti vezėn e vėrtet
Trashėgim tė njė kalese.

Edhe sot e njėjta gjė
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Ēirret pula me plot zė
Veza, ėndėrr pėrsėri