Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Personalisht mua me behet jashtezakonisht qefi qe Ornela te jete jo vetem mire, por te korri furore pa fund, pasi eshte edhe me zemer te madhe edhe shume e talentuar. Problemi eshte se ajo duhet te shmanget nga kompleksi qe shkruaj me lart se nuk do ta lere te ece perpara. Mbi te gjitha te shmange snobizmin ne menyren e trajtimit te ngjarjeve dhe fakteve, sepse fluturon me shkrimin sikur te jete duke pikturuar me penel. Ka ndryshim fantazia e trajtuar me penel nga ajo e shkruar.

  2. #32
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Adidu,

    meqe dukesh ke me shume informacion mbi autoren, a di gje nese ka ndermend ta sjelle edhe ne shqip librin? Une ne teme kam nderhyre deri tani vetem duke u bazuar ne c'kam lexuar ne shtyp, librin me mbetet akoma ta lexoj. Ndoshta nderhyj dhe njehere me pershtypje personale. Atehere besoj kane dhe me shume kuptim.
    Tek komentet nga lexuesit anonime ne gazeten Der Standard, ku lexova lajmin per prezantimin e librit, kishte nje koment fyes sa me s'behet. E shara ishte ne shqip, pjesa tjeter ne gjermanisht. Per shkrime te natyres sociale, per me shume te rendeses qe ka zgjedhur autorja, reagimet eshte e kuptueshme qe ne nje pjese te mire do te jene te asaj natyre qe e lexova vete.

    Lidhur me komentet mbi menyren e te shkruarit te saj, ndoshta do ish mire ta kontaktoje direkt autoren dhe t'ia shprehje. Ne pikture ajo mund te jete me shume ne terrenin e vet e ndoshta nuk pranon mendime, por ne letersi qe eshte ne fillim ndoshta po.

  3. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Adidu,

    jam kurioze, ti kur ke folur per snobizmin e Ornela Vorpsit ku e ke mbeshtetur veten? Tek libri per te cilin eshte hapur kjo teme? Une librin, sikurse e bera me dije ne postimin e meparshem, e lexova dhe ai ishte larg snobizmit, i perfshire nga nje thjeshtesi ne pershkrim qe te kenaqte. Nuk e kuptoj se pse libri nuk eshte perkthyer akoma ne shqip, ndoshta per hidhesine e asaj qe rrefehet aty.

    Emri i personazhes qe sherben dhe si rrefyese ne liber shfaqet ne kater forma te ndryshme. Ne kalimin e pare nga emri Ormira ne Ornela une mendova se do ish bere ndonje gabim ne publikimin ne gjermanisht, por papritmas emri u kthye ne Ina dhe ne fund ai ishte Eva. Vajza ne moshen pak para fillimit te pubertetit pershkruan per ate qe veren brenda dhe jashte familjes se saj, rrethin e saj te ngushte shoqeror, vecanerisht marredheniet me te emen, me atin, me gjysherit, me komshijte. Fundi i romanit, ndryshe nga c'e kisha imagjinuar, nisur nga sa kisha lexuar te shkruhej, nuk ishte qe vajza mbetet ne dheun e huaj dhe e vazhdon jeten aty, por ajo kthehet ne Shqiperi.

    Per mendim tim eshte nje liber qe ia vlen te lexohet nga cdo shqiptar e nga cdo letersidashesh.

    Kishte disa pika qe me bene pershtypje, me bene pak me dyshim per qendrueshmerine e rrefimit dhe realitetin qe pershkruhej: ne fillim m'u duk sikur rrefyesja ishte e rritur dhe sillte kujtime te femijerise, per shkak se njohurite qe shfaqte ajo ishin ca me te medha se c'mund te nxeje mendja e nje femije. Me kalimin e faqeve te librit kete pershtypje nuk e pata me. Gjithashtu dy detaje te vogla me bene po ashtu pershtypje: se pari, qe diku flitej per pronarin e nje lokali (bari), nderkohe qe per vitet ne te cilet behet fjale aty nuk mund te flitej per prone e pronar, por ndoshta gabimi ne kete detaj mundet te kete ndodhur gjate perkthimit ne gjermanisht; se dyti, diku tjeter flitej per cumcakezat qe mund t'i blije. Ku bliheshin cumcakeza ne ate kohe? Une kam qene femije ne fillore ne fundin e viteve '80 dhe nuk e mbaj mend qe ne ate kohe cumcakezat te bliheshin neper dyqane. Ato i gjenin prinderit e shkrete me shoke e shoqe qe dilnin jashte, ose kur dilnin prinderit vete jashte (kur ishin nga ata te privilegjuar qe e kishin kete mundesi!).
    Mendova ta ndiqja ate qe pershkruhej ne roman dhe nga pikepamja e vertetesise ne realitetin perqark historise individuale qe pershkruhej dhe nuk pati te tjera gjera qe s'shkonin. Te pakten une nuk kapa me. Me kete liber autorja ka arritur te fiksoje dhe realitetin ne menyre qe nuk mund t'ia hedhesh poshte.

    Ndryshe nga Adidu qe i keshillon Orneles te ndahet nga e kaluara dhe te merret me tjetercka, une do t'i thosha mos ta harroje kurre ate kohe te poshter dhe posacerisht historine qe ka perjetuar vete ajo, sepse kjo ben te vecanten e brumit te saj, nga i cili ajo do mund te ndertoje me tej. Pikeveshtrimi i saj per jeten nuk mund te jete i njejte me nje te nje evropianeje qe eshte rritur mes salltaneteve, ose te pakten nuk ka hequr aq keq sa ajo. Nese vazhdon te shkruaje per nje publik nderkombetar sic ka bere me kete liber te pare ajo do te arrije te shquhet mes turmes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 20-07-2007 mė 12:08

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "Vendi ku nuk vdiset kurre" eshte proza me e mire e nje autori shqiptar, edhe pse e kam lexuar ne frengjisht, qe kam lexuar ne keto 17 vitet e fundit (prej '90-es).

    Tre librat e mepastajme te saj "Pini kakao Van Houten" (2005), "Helm i gjelber" (2007) dhe "Filtri i smeraldė" (2007) jane disi mė pak interesante... "Vendi ku nuk vdiset kurre" eshte nje margaritar letrar.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    mesazh

    Per mendim tim si kritik letrar, "Qelqe bojeroze" asht tregimi ma i mire i saj. Presim vetem qe te provoje me shkrue nji roman te vertete, pse kjo asht gjinia ku duket shkrimtari, nga autori.

    Por nse ajo zotnon njifare vlere si artiste, kjo fale intuites se saj, si intelektuale mund t'a harrojme pa dhimbe. Intervistat i ka fare modeste, dhe plot me klishé.
    Me kujtohet se provimin e pare qe bana ne Milano, nji profesor i filozofise me pyeti pike se pari jashte programit "Ma č vero che voi picchiate le donne?". Aty e kuptova se keta na shohin ne, djemve e burrave shqiptare si kafshe te egra. Dhe per kete fajin e kane ata motershkepun qe kane nxjerre vajza shqiptare ne rruge, e me radhe. Por fajin e kane edhe keta latinet qe jane nji popull i marre fund. Aty pata kenaqesine me iu pergjigje: "Questo non lo so, ma so di sicuro che il contrario non succede".
    Nuk du' me tregue historine e jetes sime, por e di se keta borgjez leshi, nuk mund t'a pranojne kurrsesi "Tjetrin", pra ose e dorezon identitetin tand, ose te demonizojne dhe ēensurojne. P.sh., prape, nji rast, kur s'kishem pak jave qe ishem ne Itali, dhe maturant i fresket, nji prift italian ne nji grup bisede kur i thashe se jam shqiptar, me tha "Pra, ti qenke me origjine shqiptare". Po si me origjine, mor bablok. Une jam thjesht shqiptar. Por keto tipa, mendojne se ne kemi ardhe ne perendim jo me studju', por per buken e gojes. Mbasi mendojne se jane bartesit e nji mireqenie te papame. Kurne fakt mireqenia e tyne asht e bazueme krejtesisht mbi pasjen, pasi per sa i takon qenies, nuk shoh te keta as virtyt e as talent.


    Une nuk e di, pse duhet me i konsideru' tane shqiptaret si njerz rruge. Pse duhet me marre per siper ne menyre megallomane me kritikue megallomanin e shqiptareve. Une kam kujtime te shkelqyera nga mjediset shkollore, dhe me shoqet kemi pase marrdhanie absolutisht te shkelqyera. Kudo qe mund t'i takoj, ne ēdo vend te botes, e di se ato e kane porten e zemres te hapun per mue. Jeta shqiptare ka akoma shum poezi, ndryshe ketyne vendeve moralisht te marruna fund ku jetojme.

    Problemi jone asht se ne i idealizojme kot se koti te huejt. Mos te harrojme se indigjenet e Amerikes, sot te zhdukun, i ngaterruen per perendi Konkuistadoret qe zbarkuen aty me qellime aspak hyjnore. Keshtu edhe ne. Tue harrue dekandencen e plote te perendimit, kerkojme pelqimin e ketyne per gjithēka.

    Rrofte identiteti shqiptar!
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  6. #36
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Autori,

    interesant ai titulli i librit te vitit 2005 nga autorja Vorpsi: Pini kakao Van Houten!

    Vite para 2005-es, nje anetar i forumit, nitROSHI ka shkruar nje tregim te shkurter me titullin Reklama, ku reklamohet per kakaon Van Luzden. Shih ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=kakao+luzden

    Ec aty, publiko po deshe gjera ne internet!

  7. #37
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ornela Vorpsi,questa ...... di m...a qe nuk le pisllik pa thene majtas e djathtas kunder Shqiptareve, dhe namin e keq qe na perhap neper Europe e heqin mbi kurizin e tyre emigrantet e shkrete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 21-09-2007 mė 18:32 Arsyeja: komplimente
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    kam lexuar diēka

    duhet te them qe ornela eshte nje artiste e kompletuar : nuk di te pikturoje, nuk di te shkruaje dhe nuk di te mendoje.

    arsye keto per te cilat do beje shume rruge. fat te mbare

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2008
    Postime
    1
    Ka nje stil te shkruari interesant,edhe pse ne italishte te tej-varfer...,por vertetesia e asaj cka pasqyron le per te deshiruar...

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdes kurrė Librin e Ornela Vorpsit, "Vendi ku nuk vdes

    Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdes kurrė



    Librin e Ornela Vorpsit, "Vendi ku nuk vdes kurre", e hapa me njė kureshtje tė madhe, kureshtje e krijuar nga diskutimet e shumta, teper tė polarizuara, qe kam lexuar kryesisht nė internet. Per kritiken, kryesisht ate italiane, Ornela Vorpsi perfaqeson njė brez tė rinj shkrimtaresh shqipare qe shkruajne nė gjuhe tė huaj, e qe shohin vendin e tyre, Shqiperine, me sy kritik. Vepra e saj nuk ka kaluar pa u vene re si nga kritika letrare, ashtu edhe nga agjensite e ndryshme qe shperndajne ēmime letrare.

    Kritika shqiptare eshte nxjerre jashte lojes: Vorpsi refuzon ta botoje vepren e saj nė shqip; nė menyre eksplicite Vorpse refuzon, sidomos, tė perktheje nė shqip "Vendi ku nuk vdes kurre". Sipas njė interviste tė dhene per shtypin gjerman, Vorpsi pranon se kjo eshte deshira e familjes se saj: libri eshte teper personal dhe familja i ka kerkuar qe ky liber tė mos perkthehet kurre nė shqip. "Une jam njeri familjar," vazhdon Vorpsi, "njeri qe e dua shume familjen dhe, e pranoj, nė kete kerkese i jam dorezuar vullnetit te saj: do e respektoj".

    Lexuesit shqiptare, tė cilet librin e Vorpsit "Vendi ku nuk vdes kurre" e kane lexuar ne italisht (gjuha me tė cilen eshte shkruar libri fillimisht) apo frengjisht, ndahen nė dy grupe: grupi qe mendon se Vorpsi eshte njė mashtruese e madhe dhe grupi qe mendon se Vorpsi eshte shkrimtare e mire.

    Se fundi, "Vendi ku nuk vdes kurre" eshte perkthyer edhe nė gjermanisht nėn titullin “Das ewige Leben der Albaner”. Eshte, nė kete gjuhe, qe une e lexova librin. Me poshte eshte nje perpjekje e imja per te dhene opinionin tim mbi te. Libri i Vorpsit hapet me njė dedikim, arroganca e te cilit nuk mund tė tė lere indiferent: “Ich widme dieses Buch dem Wort Bescheidenheit, das im albanischen Wörterbuch nicht vorkommt. So ein Mangel kann sonderbare Auswirkungen haben auf die Entwicklung eines Volkes”. (Ia dedikoj kete liber fjales modesti/perulesi, e cila nuk gjendet nė fjalorin e shqipes, njė mungese e tille mund tė kete influenca/konsekuenca tė veēanta ne zhvillimin e njė populli.)

    Nė qender tė librit eshte vete rrefyesja, Ornela, e cila nė kapituj tė ndryshem tė librit merr emra tė ndryshem femrash. Autorja pershkruan ketu njė faze tė veēante e tė rendesishme per formimin e karakterit tė njeriut e, si rrjedhim, edhe tė sajin, ate tė pubertetit, ate kur ajo nga njė femije shnderrohet nė grua. Bota e kesaj femije/vajze/gruaje eshte teper klaustrofobike dhe, per menyren se si e shoh une boten dhe jeten, gati patologjike. Kemi njė vajze qe rritet kryesisht mes femrash; nene, gjyshe, teze, qe i perserisin nė menyre te vazhdueshme kesaj femije, vajze apo grua se eshte njė kurve; se tė qenurit e bukur nuk eshte vetem se dera tek kurveria; se njė dite, kur ky femije tė behet grua, se njė dite kur tė vije koha, ajo do u kthehet nė shtepi me barkun e mbushur. Qe ky eshte fati i shkruar i ketij femije e di edhe gjyshi, njė avokat mbrojtes i edukuar jashte; ky e therret te mbesen Mata Hari dhe mbesa e ka tė qarte, qe ky epitet i vihet sepse ka potencialin e njė Mata Hari per tė terhequr meshkujt. Te gjithe, gra dhe gjysh, nuk ngurojne t'i thone ne korr te mbeses se ajo me te atin do hapin nje dyqan ku ne nje tabele do shkruhet (me falni qe nuk e perkthej dot ne shqip, eshte teper vulgare):

    VATER & TOCHTER

    ARSCH ZU VERKAUFEN - LIEBESDIENSTE ALLER ART


    Babai i vajzes, eshte njė burre qe rreh tė shoqen - gjurmet e kesaj dhune jane stamposur perjetesisht nė tapetin e bardhe tė shtepise, njė njolle gjaku e dale nga koka e se emes, qe as uji, as sapuni dhe as koha nuk e zhbejne; vetem largimi nga shtepia. Perveē kesaj, ai perkedhel dhe puth te bijen deri ne bezdisje. A e abuzon seksualisht i ati te bijen? Asgje nuk thuhet ne menyre eksplicite.

    Babai i autores perfundon per disa vite ne burg, i tradhetuar nga shoku i ngushte, per arsye te paqarta: ishte reklamimi i tij ndaj patateve qe mungojne ne treg para vitit te ri? apo sepse pushtetari P. Shehu donte ta kishte rrugen e lire per ne krevatin e mamase? Vorpsi, adoleshentja, insiston te mesoje te verteten e mamase dhe te ēliroje ndergjegjen e saj; autorja edhe te lexuesit: P. Shehu nuk kishte kerkuar kurre asgje prej saj. Pra, ngelen patatet. Apo, eshte thjesht deshira e Vorpsit qe te jete keshtu? Sidoqe te jete, femija, vajza, gruaja nuk ndjen asgje per babain. Ku t'i kete rrenjet kjo humbje dashurie? Tek drama e femijes qe duhet te zgjedhe midis dashurise se mamase dhe babait? Apo, tek abuzimi i sugjeruar?

    Kur femija, vajza, gruaja del nė rruge ajo vihet ose nen shenjestren e burrave qe e dhunojne verbalisht (kembet, seksi, burrat, akti, kurveria), ose nen shenjestren e gruas ziliqare e xheloze. Kjo, gruaja tjeter, eshte ajo e ndershmja; e ndershme sepse eshte e shemtuar, me qime, si burre, e tė cilen nuk do ta penetroje askush: e ndershme nga halli. Kjo grua tjeter shfaqet here si zyshe Dhoksia qe e rreh autoren-vajze me vizore; here si komshija qe qan tė perdalen Bukurie dhe vajzen e saj (moshatare e autores), Ganimeten, gjithashtu kurve; here si komshija qe hyn nė shtepine e dy tė perdalave pasi keto i kane internuar per moral tė keq; here nė fytyren e gruas se dyte tė babait.

    Babi u martua. Gruaja e tij eshte 38 vjeē. Ai me tregoi, se ajo ishte akoma e virgjer. ... “Ajo eshte e shemtuar”, pranon babi, “por njė grua e mire ... Une kam fjetur vetem njehere me tė, qe ta lija me barre. Por ajo eshte kaq e shemtuar, saqe une nuk mund tė fle me me tė, bile fleme qe tani me krevate tė ndara”. Nuk e kam idene se perse ai m’i tregon mua tė gjitha keto, por me nė fund e kuptoj. Ai shpreson qe une t’ia tregoj keto mamase. Gruaja e tij ngeli me barre, me njė here tė vetme.

    Femra e bukur ka njė gur tė madh nė qafe: fatin e saj si kurve. Dhe vdekjen e pashmangshme. Ne vendin ku nuk vdes kurre, tė vetmet qe vdesin jane femrat e bukura. Blerta dhe Dorina, tė bukura, inteligjente; tė dyja ngelen me barre nga dashuria qe i braktisi, tė dyja e gjeten prehjen tek “Gjiri i kurvave”, aty ku uji i liqenit krijon njė vorbull marramendase qe tė merr brenda e nuk tė nxjerr me perjashta. Bukuria dhe Ganimeti, permendur me siper, vdesin gjithashtu; keto preferojne njė tel kabllo nė vend tė ujit. Nena e Kristines, vetem 26 vjeē, me barkun tė mbushur plot nga njė i panjohur, vdes gjate abortit, ulur. Nė vendin ku nuk vdiset kurre, insiston autorja, njerezit tė respektojne vetem kur vdes. Nga ky rregull bile nuk perjashtohen as grate kurva. Me perjashtim tė nenes se Kristines. “Pak me vone erdhi vellai i Kristine dhe na shpjegoi: Mire ju be, kurves”.

    Nė kete bote klaustrofobe, shumgje rrotullohet rreth seksit; rreth dhunes seksuale tė ushtruar nga meshkujt ndaj femres se cdo moshe, nė cdo forme. Vorpsi ishte njė femije kur e ndjeu kete dhune nė formen e saj verbale, Ganimetja ishte femije kur meshkujt e rruges e merrnin nė preher dhe ferkonin gjenitalet e tyre pas trupit tė saj feminor, kurse Elona ... Elona e provoi shijen e abuzimit seksual nga Babako, gjyshi i shoqes se saj tė ngushte Rudina; nga Babako qe eshte mbi 85 vjeē, i gdhendur nga rrudhat qe e bejne tė duket sikur nuk ka pasur asnjehere rini; nga Babako me kapele Panamaje qe e ka blere kur ishte nė Amerike e qe regjimi ja toleron sepse eshte shume i moshuar, pa dhembe ideologjike; nga Babako me kapelen e pavdekshme, simbol tė latifondisteve, qe nje here nė jave pret viziten e kurves se re, (tė cilen e kane zili komshijet e ndershme), qe ndoshta mendon se eshte vetem njė ēik kurve, sepse edhe Babako eshte vetem njė ēik mashkull (aq e ka takatin njė 85-vjeēar); nga Babako qe ka gjithmone njė kuti me llokume per tė joshur vajzat e reja qe ja sjell nė shtepi mbesa: Nje llokume per ta prekur vajzen e vogel, Elonen, apo dyqind leke, me mire?

    Shqiperia nuk eshte vetem vendi ku nuk vdes kurre e ku shumgje rrotullohet rreth seksit. Shqiperia eshte vendi ku, duke perjashtuar Tiranen, per tė cilen punon e gjithe Shqiperia, njerezit hane vetem njė lloj buke, tė gatuar me uje, miell misri dhe qepe.

    Nė kete vend perrallat jane tė gjitha me partizane, si p.sh., perralla e partizanit qe gelltit traktin e partise, qe e torturojne e qe, para se ta ekzekutojne, ngre grushtin lart duke bertitur: tė rroje Partia, poshte nazistet. Nese perrallat jane me kafshe, atehere “luani eshte partizani, ujku dhe ēakalli jane fashistet italiane ose nazistet, dhe nė fund tė perralles luani i ha gjithmone ujkun dhe ēakallin”.

    “Nė kete menyre mesova – dhe tani e dini edhe ju – qe deti Jon (ky det me blu tė qarte si kristali, qe ndahet midis Shqiperise, Greqise dhe Italise se Jugut), qe ky det i dashur dhe uje kristali quhet keshtu, siē quhet, sepse njė here e njė kohe na paskerka pasur njė partizan me emrin Jon. Kur ky dha jeten per atdheun, gjaku i tij ngjyrosi detin me njė ngjyre tė kuqe tė erret. Pyes veten, se si quhej ky det perpara se sa tė ngjyrosej me gjakun e Jonit. Me sa duket nuk kishte emer deri diten kur e pagezuan partizanet”.

    Nė kete vend burrat ulen qe nė pike tė mengjesit se bashku, e thajne etjen me raki, e dezinfektojne trupin me speca dhe ullinj, e keshtu, trupat e tyre behen kaq tė fuqishem sa ata nuk vdesin kurre.

    Shqiperia eshte vendi ku grate hyjne nė jeten e tyre bashkeshortore me ulerima (heulend), ashtu siē hyjne edhe bebet nė jete.

    Shqiperia eshte vendi ku, kur burrat ikin me sherbim apo ne burg, u kerkojne grave te qepin vaginen qe te ndihen te sigurt se ato nuk i ka prekur askush me dore.

    Shqiperia eshte vendi ku te japin marmalade vetem kur je me nje kembe ne varr, perndryshe harroje. Shqiperia eshte vendi ku njė vaksine nuk eshte thjesht vaksine; se bashku me viruset e dobesuar qe te mbrojne nga semundjet vdekjeprurese, ti merr edhe hepatitin. Shqiperia eshte vendi ku, hepatitin doktori e diagnostikon si Lepra!

    Shqiperia eshte vendi, qe edhe pse e ka ndaluar ligjerisht religionin lejon, megjithate, qe tre dervishe tė varrosen nė varreza kolektive, publike, e tė paraqiten me turban ne fotografine perkujtimore. Varret e tyre gjenden nė njė varreze ku tė vdekurit jane harruar nga tė gjallet, ku tė vdekurve u ka dale bari tre pash mbi dhe (ashtu siē do t’i dali edhe mamase se autores, sepse, sipas tradites ne kete familje, nenat besojne se vajzat e tyre jane njė gjarper). Tek varret e ketyre dervisheve, tė vetmit tė pastruar e mirembajtur e plot me lule, vijne njerezit per tė kerkuar mrekulline; jane keta fatkeqe nė kerkim tė mrekullise fetare qe i mirembajne keto varre. Sigurisht, varreza ka punonjes shteterore qe i mirembajne. Bile, njė punonjese e tille i thote autores kurioze, “po ti e di qe kjo eshte e ndaluar, qe eshte e rrezikshme”. Sigurisht, sigurisht.

    Shqiperia eshte vendi ku per tė treguar se burri qe shtrihet per toke ka vdekur perfundimisht, doktori i ēan mishin me thike, e pasi kthehet nga gruaja e shokuar e tė vdekurit i thote, njė i gjalle do ishte hedhur tani perpjete. E, pasi ben kete shpjegim kaq logjike, iken duke e lene tė vdekurin shtrire per toke. I vdekuri nuk meriton humanizem.

    Shqiperia eshte vendi ku mesuese Nurija, per tė shkuar nė fshatin ku ndodhet shkolla qe jep mesim, i duhet t’i hipi njė treni pa dyer e pa dritare. (flasim per vitet ‘80)

    Libri eshte i ndare nė kapituj, ku autorja avash-avash zbulon tė keqen e ketij vendi. Dhe, e keqja e ketij vendi eshte e tille, qe nė ēdo kapitull vjen e behet me e keqe. Behet aq e keqe, sa vdekja praktikisht behet e vetmja alternative ne jete. Ose librat.

    Autorja nuk eshte vetem e bukur, ajo eshte edhe e kultivuar. Nė shtepine e saj ka shume libra, njė biblioteke ku ajo sherbehet me Ana Kareninen, Madame Bovary; me Kuprin, Turgenjev, Lermontov, Jessenin dhe Tschehov. Autorja rrefen se ishte teresisht nė varesine e librave-droge. Sa vjeē ishte autorja kur i lexonte keto libra? Koha eshte gjeja qe me pak mund tė fiksosh nė romanin e Vorpsit, diku ajo eshte 6 vjec, diku 12, diku 13, diku 14 (jo rrallehere lexuesi ka perballe vete autoren/gruan). Le tė themi qe, keto autore kaq tė nderuar, autorja i ka lexuar midis moshes 12 dhe 14 vjeē. Por, autorja na rrefen se ajo nuk eshte e vetmja. Dhoma e pritjes se Rudines eshte plot e perplot me libra. “Libra, gjithandej libra. Rudina lexon histori per tė rritur dhe ka gjithmone diēka per tė treguar”. (Hm, a nuk ishin per te rritur edhe historite qe lexonte autorja?)

    Por, mbi tė gjitha, autorja dashuron perrallat. E, meqe ato, siē e lexuat me siper, ishin tė gjitha me partizane, autorja i kerkon ato atje ku, ty dhe mua lexues, na shkon mendja me pak. Perrallat e Grimit i vijne autores nga duart e Nurijes. Kjo eshte njė mesuese fshati, nė njė fshat jashte Tiranes (ku ajo shkon me trenin pa dyer dhe dritare). Autorja jone i jep byzylyke e xhevahire tė kushtueshme, tė trasheguara nė familje nga brezi nė brez, xhevahire tė se emes Nurijes e kjo, si shkembim, i jep perrallat e vellezerve Grim, qe i merr askund tjeter por nė shkollen e fshatit: pikerisht, ne kete fshat qe autorja nuk ja thote as emrin, ndodhet thesari i perrallave tė ndaluara.

    Por, asgje, asgje, nuk ja kalon drames se paraqitur ne kapitullin “Der Garten der Kindheit” (Kopshti i femijerise). Pasi kane mbaruar se lexuari tragjedine “Romeo e Xhuljeta” dy vajza rreth 13-15 vjece, kusherira, dalin nė kopesht tė imitojne ndeshjen midis Romeos dhe Tibaldos. Kerkojne te gjejne diēka te ngjashme me shpata, e i gjejne ne nje amphore, ne nje qoshe te harruar ne kopshtin e mbushur me peme hurme. Nen presionin e se gjyshes se shokuar nga "shpatat" e vajzave, ato i rifusin ato ne amphore, e mbulojne ate me myshk, dhe largohen. Tė nesermen, kembet i ēojne vajzat prape ke amphora, por ajo eshte bosh. Autorja na rrefen se "shpatat" ishin ... eshtra, eshtra tė verteta, tė njerezve tė vertete. Ishin eshtrat e njė tė riu 17-vjeēar, dajes sė autores, i cili, kur shkoi per pushime tek tė afermit, dashurohet me njė sllave tė bukur te cilen e pa pertej gardhit me tela tė kufirit. E dashuroi kaq shume djali sllaven, ashtu si edhe Romeo Xhuljeten, aq sa beri ate qe nuk mund tė imagjinohej: e ndoqi nga pas, kaperceu telat. Por e vrane. E vrane dhe e lane per 10 dite nė rruge qe ta shikonin tė gjithe. Nuk ishte vetem. Pas 10 ditesh, njė i aferm e rremben trupin e 17-vjeēarit, te dekompozuar shume dhe e ema e tė vrarit e fshehu ate nė amphoren ku e gjeten vajzat.

    Perpiqem tė imagjinoj njė amphore, gryka maksimumi me diametrin e njė koke, perpiqem tė imagjinoj se si e fusin njė tė ri, tė pakten 1.50 m tė gjate, e shpatulla mbi 50 cm tė gjera nė njė gryke amphore. E pamundur. Ka vetem njė mundesi: ta kene copetuar trupin e djalit e ta kene futur copa-copa nė amphore, ku i vdekuri gjate viteve eshte dekompozuar teresisht e i kane ngelur vetem kockat. Sa e madhe te kete qene kjo amphore per ta mbajtur gjithe ate volum mishi ne kompozim e kockash? Nuk arrij, gjithashtu, tė kuptoj se si mund tė mbash femijen tė vdekur e tė pakallur nė dhé kur ke njė kopesht tė tere e mund ta varrosesh ku te duash, e t’i besh gjithe adetet, e ta lesh tet bir tė prehet ne paqe. E, sidomos, kjo, ne nje vend, qe siē e permend edhe autorja, gjithe respektin e le per te vdekurin.

    Nuk arrij, mbi te gjitha, tė kuptoj se si dy 13-vjeēare qe lexojne Turgenjevin dhe Shekspirin; qe arrijne te kuptojne e vuajne dramen e Romeos dhe Xhuljetes, nuk njohin kockat, se si nuk kane pare kurre nė jete tė tyre kocka. Kjo me behet akoma me e pakuptueshme kur kujtoj, se qe nė fillim tė librit autorja me ka thene:

    “Filloi me njė grip tė pafajshem, ashtu siē i kap tė gjithe femijet. Une duhej tė rrija nė krevat dhe shfletoja libra. Kusherira ime, dy vite me e madhe, me solli njė liber tė anatomise se njeriut. Libri me thithi tė teren; paraqitjet plot ngjyra tė muskujve, tė kockave, tė damareve tė gjate e blu ... Pra, keshtu qenkerkemi ndertuar. Mish dhe kocka, e kuptuat? ... Une kam frike, ma, kam frike tė jem vetem prej mishi dhe kocke”. (autorja ishte 6 ose 7 vjeē)

    Libri "Vendi ku nuk vdes kurre" eshte libri i njė autoreje tė traumatizuar, te ēoroditur dhe vanitoze. Kemi njė heroine/viktime tė bukur, qe e dhunojne gjithe kohes, qe eshte shume e kultivuar e qe tė konfronton ty si lexues me nje mori titujsh librash e autoresh, me emra artistesh - i keni pare pikturat e Bosch, pyet direkt lexuesin Vorpsi diku nė kapitullin e pare tė librit dhe i sugjeron qe ngjarjet e librit t'i imagjinoje si piktura te ketij piktori – qe i tradhetojne Vorpsit njė gjendje pubertere; qe i tradhetojne Vorpsit vete mungesen e “Bescheidenheit”, ate "Bescheidenheit", mungeses te sė ciles nė fjalorin e shqiptareve Vorpsi i dedikon vete librin; qe i tradhtojne Vorpsit deshiren per te celebruar veteveten duke perdorur Shqiperine dhe komunizmin si platforme.

    Ky eshte njė liber me tė cilin autorja ben ate qe ka pesuar vete: ashtu siē mjedisi ku eshte rritur e identifikonte Vorpsin me tė keqen, e dhunonte, pra, verbalisht, po ashtu edhe Vorpsi po dhunon kete mjedis, kete vend, Shqiperine, vendin ku nuk na u vdiska kurre, dhe e identifikon me te keqen, me ligesine.

    Mbi tė gjitha, ky eshte njė liber efektesh, ku si efekt perdoret e keqja, e cila nė ēdo kapitull qe vjen, behet me e keqe (e perseri libri nuk i shpeton se qenuri tejet i merzitshem e monoton). Eshte njė Shqiperi ku jetojne njerez tė drejtuar nga instinktet e tyre seksuale dhe e keqja; eshte nje vend ku e keqja ka kapur themelin e vete jetes shoqerore, familjen; nje Shqiperi ku te gjithe, burra e gra, shnderrohen dikur dhunuesa; eshte njė Shqiperi tė cilen ekzotike e ben e keqja.

    Ngjarjet e libri te Vorpsit jane shume plakative, nuk kane thellesi; perveēse mire apo keq, nuk te japin asnje mundesi te depertosh ne boten e personazheve; perse keta njerez jane keshtu si jane, perse e trajtojne femijen/vajzen/gruan ashtu si e trajtojne, si reagojne palet e ndryshme te kesaj historie, te kesaj shoqerie ne gjithe elementet e hierarkine e saj. Ne jemi lene me ekspozime ngjarjesh dhe me opinionin e Vorpsit. Ne fakt, leximi i ketij libri dikur te behet nje lloj lufte me shkrimtarin; ku une si lexues mpreh vigjilencen sepse me eshte krijuar ndjesia qe ky shkrimtar po me manipulon, po me genjen.

    Vorpsi thote ne nje interviste per “Deutsche Welle” se ne librin e saj e nxerr Shqiperine lakuriqe. Pertej sinqeritetit qe mbart nje qellim i tille, pyetja eshte: per ēfare lakuriqesie po flasim? Vorpsi, ne opinionin tim, e nxjerr Shqiperine lakuriqe, por po aq lakuriqe sa edhe nje kurve qe rri ne dritaret e rruges se kuqe te Amsterdamit; pra, lakuriqesi si objekt voyerizmi. Vorpsi edhe kesaj lakuriqesie i ve doren dhe e manipulon (perveē Tiranes, pjesa tjeter e Shqiperise ha vetem nje lloj buke, te gatuar me uje, miell misri dhe qepe) qe te krijoje ate imazh qe i permbush me shume pritjet e klientit qe rri perjashta. Nje veshtrim ne recensat e huaja qe i jane bere letersise shqiptare te botuar jashte ketyre 18 viteve te bind, se letersia shqiptare shitet vetem si letersi e nje vendi ekzotik; me i varfer i Evropes, komunist, mbuluar me bunkere, i izoluar dhe i panjohur per pjesen tjeter te botes, me nje sistem te eger, nje vend arkaik, - te gjitha keto klishe, qe kane pjesen e tyre te verteta, e qe permbushen nga Vorpsi ne menyre shembullore. Ketij kokteili Vorpsi i shton edhe seksin, te gjitha format e abuzimit seksual. Per fat te keq te letersise se vendeve si Shqiperia, histori te tilla te bazuara ne efekte e ekzotike jane ato qe Perendimi na blen e i komercializon, jane formula e suksesit qe mban shkrimtarin e tipit Vorpsi ne loje, qe e kultivon.

    "Vendi ku nuk vdes kurre" i Ornela Vorpsit, eshte nje liber i shkruar keq; nje liber qe perdor manipulimin, sugjestionimin dhe, bile, edhe genjeshtren; eshte nje liber bardh e zi, e per mendimin tim modest, aspak letersi.

    Marrė nga selfmaderadio.blogspot.com


    25/07/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Thashetheme
    Nga MI CORAZON nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 23-08-2007, 11:21
  2. Studentja 20 vjecare vret shoqen e dhomes per te dashurin
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:21
  3. Vajza e Ornela ***** lė burrin pėr njė shqiptar?
    Nga kledi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 01:17
  4. Nje ulėrimė nėne :"NUK E SHES VAJZEN!"
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-05-2003, 01:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •