Deri sa iku jasht shtetit ka qene nje nga femrat me te mira te Tiranes.
Deri sa iku jasht shtetit ka qene nje nga femrat me te mira te Tiranes.
Do desha te di:
Mos eshte gje e bija e Seit Vorpsit kjo?
Po te jete e bija e Seitit, kam une cfare te them per te jatin.
Kush mundet te sjelle kete hollesi?
Me sa di une ajo jetonte me te jemem qe i ishte ndare nga i jati per pune biografije. Eshte diku tek 35-37 vjec tani. Por ka qene yll fare. Bile thone se Mimoza Ahmeti ka pas rene komplet brenda me te sa i ka kushtuar edhe nje poezi. Kaq per sot me thashetheme.
kush di frengjisht, ja nje tekst i shkruar nga ornela:
La haine de la beauté
Dans mon travail photographique, j'ai toujours essayé d'inventer avec le « nu », le corps féminin, un rapport situé au-delą de la beauté et de la sensualité de la chair et qui questionne la fugacité du corps, l'effet que le temps a sur lui. Ce processus d'altération du corps, la lutte qu'il engage de la part de l'humain trouve une expression extraordinaire chez Mishima, et c'est pourquoi je me sens si proche de lui. Mishima a voulu, grāce ą une discipline de fer, maītriser le devenir de son corps, lui infliger un traitement qui le rende digne de son āme et de sa pensée. Mishima avait en effet été bouleversé par la beauté du Saint Sébastien de Guido Reni, ce qui « se comprend d'autant mieux que l'art japonais, mźme dans ses estampes érotiques, n'a pas connu comme le nōtre la glorification du nu » (Marguerite Yourcenar ; « Mishima ou la vision du vide »).
Je connais bien sūr le travail photographique d'Araki, dont l'érotisme, quasi cruel et sadique - la cruauté et le sadisme aiguisant le désir - présente de la femme une figure de soumission et exprime un point de vue essentiellement masculin. Je souhaite pour ma part porter sur ce sujet un regard « plus féminin », sans chercher ą mettre en scčne la femme japonaise mais en la laissant se mettre elle-mźme en scčne. Je tenterai d'źtre une observatrice obéissante de cette « nouvelle femme » japonaise, dont l'occidentalisation inexorable causait tant de chagrin ą mon Mishima bien aimé.
Cette érotique de la soumission, liée au fantasme d'une femme vouée au sacrifice, est également un des leitmotivs du cinéma de Mizogushi. J'aimerais, au plan de la composition, suggérer de discrets renvois aux uvres du cinéaste et ą sa vision traditionnelle de la société japonaise, de mźme qu'aux films d'Ozu, fortement influencé par la culture occidentale, dont le cadre rappelle l'esthétique du Novecento, les peintures de Sironi, de Carra, et invente une métaphysique de l'image qui n'est pas sans rappeler celle de Chirico. Je désire, ą ma maničre, ą travers ces références plus ou moins explicites, inscrire mont travail dans les rapports ambigus et contradictoires entretenus par les cinéastes japonais avec l'occident et leurs propres traditions. Idéalement, j'aimerais trouver un point d'équilibre entre une image « contemporaine » de la femme japonaise et les points de vue anciens tels qu'ils se donnent ą voir dans le cinéma de Mizogushi ou d'Ozu, et dont elle demeure tributaire.
Et pour compléter cette image du Japon d'aujourd'hui, je recourrai ą l'écriture. Mon travail sur le nu aura sa contrepartie écrite, dans une série d'histoires ou de « contes japonais » inspirés de mes rencontres, d'histoires entendues ou rźvées, ainsi que par les auteurs japonais que je fréquente depuis des années et auxquelles je dois mon amour des formes courtes, de la fable et de la nouvelle. Ą chaque photographie ou série d'images correspondra ainsi un récit, et l'ensemble pourra donner naissance ą une exposition et ą un livre. Chaque récit décrira un moment de vie, l'histoire d'une femme, et me permettra de poser la question du narrateur et du personnage, de leur statut dans le Japon contemporain. Comment écrire, aujourd'hui, une histoire ? De quel point de vue ? « Qui » vit une histoire ?
Les héros du Japon ancien aiment et meurent dans leur carapace de soie et d'acier.
Ą travers mon travail d'écriture et grāce ą mon séjour sur place, j'aimerais découvrir ce qui demeure aujourd'hui de cet ancien adage. Qui sont les nouveaux « héros » d'aujourd'hui et comment meurent-ils ?
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pagan : 24-11-2004 mė 19:13
Nentor 24, 2004
Romani i parė i artistes shqiptare vlerėsohet lart nė Francė
Vorpsi: Ky ėshtė "Vendi ku njeriu s'vdes kurrė"
--------------------------------------------------------------------------------
Zana Lipe
Vendi ku njeriu s'vdes kurrė" ėshtė njė roman i pritur bujshėm nė Francė, ku 155 faqet e shkruara nga Ornela Vorpsi pėrpihen nė njė kohė tė shkurtėr, me gjithė dhimbjen therėse qė ndien herė pas here nė kraharor, me gjithė mallin e pėrzier me shqetėsim. Personazhi kryesor ėshtė njė vajzė e vogėl, e cila ndėrron emėr sipas moshės e sipas ngjarjeve. Fillon tregimin Elona, mė pas Ornela, Ina dhe e mbyll Eva. Eshtė pėr t'u admiruar kontrasti qė krijon njė personazh i tillė, njė krijesė ende e paformuar, e brishtė, tėrėsisht e pafajshme, njė jashtėtokėsor i vesit nė njė shoqėri qė funksionon sipas njė rregulloreje paranojake. Pėrkujdesi pėr ruajtjen e virgjėrisė te femrat ėshtė aq i tepruar sa vajzat, ende tė vogla por tė hijshme, mund tė shihen si njė femėr e pėrdalė nė embrion. Humori, ironia dhe dėshmia e pėrpiktė, mbėshtjellė me plot imazhe e ngjyra nostalgjike tė fėmijėrisė, nxjerrin mė mirė nė dukje tragjedinė femėrore. Pasojat e pasionit tė "ruajtjes sė nderit" janė larg komedisė. Elona ndien gjithė peshėn e rėndė tė tė qenit femėr nė njė shoqėri tė tillė, me vdekjen e nėnės sė shoqes sė saj, Kristinės. Babai i Kristinės gjendet nė burg dhe nėna mbetet shtatzėnė me dikė tjetėr. Pėr tė riparuar gabimin, nėna e saj vdes pas njė aborti ilegal, mbytur nė gjak. Kristina kthehet te gjyshja, nuk e zė mė kurrė nė gojė nėnėn e saj, ndėrsa vėllai deklaron: "Ē'kėrkoi, gjeti, kurva!"
Njė tragjedi femėrore, e pėrshkruar me virtuozitet, ėshtė ajo e Ganimetes dhe nėnės sė saj, Bukuries. Jetojnė pa burrė nė shtėpi, por kanė herė pas here vizitorė mashkullorė, nuk ngacmojnė kėrkėnd, madje i janė pėrkushtuar memecėrisė pėr tė mos shkaktuar probleme. Ganimetja lexon Mopasanin, Tolstoin. Tė gjitha kėto Elona i vėzhgon nėpėrmjet telit tė rrobave, varur nė ballkon, qė s'ėshtė gjė tjetėr veēse tel elektriku, i cili kishte pėrdorime tė paimagjinueshme nė Republikėn Popullore Shqiptare. Elona kujtohet se sa kėnaqėsi u jep vajzave tė vogla ky tel tek luajnė me tė me litar. Kapitulli "Bel-ami" mbyllet me pėrdorimin e telit si litar pėr tė varur veten. Ganimetja dhe Bukuria tė internuara pėr imoralitet, pėrfundojnė tė varen bashkėrisht, nėnė e bijė, me tel elektriku. O. Vorpsi, me elegancėn e saj, nuk ia lejon vetes tė na bėjė pyetjen - por ne tė gjithė ndoshta ia bėjmė pas leximit tė ketyre ndodhive - se cili ėshtė perversi: gruaja e dėnuar pėr imoralitet apo kjo shoqėri maēiste e totalitare? Vajzat qė zgjedhin mbytjen nė Liqenin e Tiranės, sepse mbartin njė fėmijė jashtė martese, apo ruajtja vatikanore e nderit nga ky vend ateist qė nuk lejon abortin?
Tjetėr dashuri, qė u dėmtua nė embrion, ėshtė ajo vajzė-baba. Babai nė burgun e Spaēit, sepse kishte vėnė re qė mungonin patatet nė treg pėrpara festave dhe se kishte shprehur mendimin qė i ati i qe dėnuar pa tė drejtė, prish njė herė e pėrgjithmonė ēdo shans qė kishte njė marrėdhėnie normale vajzė-atė. Ornela mundohet tė endė fijet e njė rrjete tė plotė familjare pa sukses, tashmė ėshtė tepėr vonė. Vizitat te babai pėrfundojnė me njė mall tė madh pėr pėrqafimin e nėnės, me njė ndjenjė faji se pse nuk ndien dashuri si fėmija pėr prindin. Njė nga ngjarjet e treguara mė me zgjuarėsi e zhdėrvjelltėsi teatrale ėshtė ndodhia e duelit tė fėmijėve nė kopshtin e gjyshes. Fėmijėt janė tė frymėzuar nga historia e Romeos dhe Zhuljetės, pikėrisht nga skena e duelit. Si shpata shėrbejnė dy shufra tė gjata tė bardha, gjetur brenda njė amfore, rrethuar nga hithrat. Gjyshja humbet buzėqeshjen. Ato dy objekte tė bardha janė kockat e kofshės sė djalit tė saj shpallur armik i popullit. Ky djalė nė moshėn shtatėmbėdhjetėvjeēare kishte dashur tė arratisej pėr t'u bashkuar me tė dashurėn sllave. U kap, u var dhe u la i varur pėr tė trembur tė tjerėt. Njė kushėri vodhi kufomėn pėr t'ia sjellė s'ėmės, por nuk mund ta varrosnin normalisht. Nėna e fut nė amforė dhe e qan gjithė jetėn e saj nė fshehtėsi . Tė tilla vijnė imazhet nė librin e Vorpsit, i cili zbėrthehet mirė veēse duke e lexuar e rilexuar.
Si lindi romani dhe pse Ornela Vorpsi flet "ashpėr" pėr Shqipėrinė
Pse ika nga Shqipėria
"Gjeta forcėn tė largohem nė momentin e duhur"
Ka kohė qė shkruaj, por ideja e botimit ka lindur rastėsisht. Njė ditė i lexova nė pėrkthim simultan disa fragmente njė mikut tim shkrimtar, Eric Laurent, qė mė nxiti me zjarr t'i botoja". Kėshtė thotė Ornela Vorpsi, fotografja e njohur, qė sė fundmi ėshtė shfaqur befasuese nė Francė me romanin "Vendi ku njeriu s'vdes kurrė".
Pse keni shkruar nė italisht?
Kam kryer studimet pėr arte nė Itali. Dhe zgjodha tė shkruaja italisht edhe pėr t'u shkėputur nga ajo ēfarė tregoja. Italishtja mė tėrhiqte nė njė univers larg Shqipėrisė, ku mund tė shkruaja gjithēka kisha pėr tė thėnė. Ka edhe njė arsye mė pragmatike: nė qoftė se do shkruaja nė shqip e t'ia dėrgoja ndonjė botuesi atje, ndoshta do tė mė kishte refuzuar, duke u nisur nga pėrmbajtja!
Romani ėshtė autobiografik?
Nė radhė tė parė, ėshtė autobiografia e Shqipėrisė.
Jeni kthyer nė Shqipėri?
Vetėm dy herė: ndenja nja dhjetė ditė para 6-7 muajsh. Shqiptarėt ende nuk e kanė lexuar kėtė libėr. Mbase nuk do tė mė duan se unė aty pėrshkruaj vetėm tė vėrtetėn. Unė nuk kam hyrė nė lojėn e disa autorėve shqiptarė qė e paraqesin jetėn atje si mė ekzotike, mė tė bukur se ē'ėshtė nė tė vėrtetė.
A e doni vendin tuaj?
Kur ke njė tė afėrm qė tė rreh, ti e do, por edhe dėshiron tė ikėsh prej tij, largohesh pėr tė siguruar ekzistencėn, por kjo nuk tė pengon tė ruash instiktet e thella dashurore. Shqipėria ėshtė vendi ku u rrita, ku kam kujtimet e rinisė; duke qenė se jam shumė nostalgjike, ėshtė normale qė kėto kujtime tė mė vijnė shpeshherė tė zbukuruara. Kam qenė dhe jam e lidhur me kėtė vend, por kam gjetur forcėn tė largohem prej tij nė momentin e duhur. Sot e dashuroj nė qetėsi, nga larg.
Maia Gabily
Jeta e fotografes mes Shqipėrisė, Italisė dhe Francės
Kur punonte modele nė diskoteka
Ornela Vorpsi mendon nė shqip, shkruan nė italisht, krijon nė art me gjuhėn universale tė artistėve dhe i pėlqen tė rrijė mbyllur nė apartamentin e saj nė Paris. Kur del, mban mbi qafėn e saj, qė do t'i kishte pėlqyer El Grekos, njė bukuri qė tė turbullon paksa, e pėr tė cilėn ėshtė e ndėrgjegjshme. Nė Shqipėri, kur ishte vajzė e vogėl, i thoshin tė gjithė se vajzat tepėr tė bukura bėhen kurva Ornela ėshtė njė femėr misterioze, me sjellje feline. Nė fakt, nė apartamentin e saj ėshtė zot njė mace e madhe, sė cilės i lejohet gjithēka: tė ecė midis pjatave, tė flejė nė krevat midis saj dhe burrit italian, tė ndėrpresė intervistat. Mbi derė, portreti i Majakovskit. "E dua mė shumė nga tė gjithė, sepse rrezikoi gjithnjė". Kjo 35-vjeēare ka lindur nė Tiranė, ku ka pėrpirė tė gjitha librat qė i binin nė dorė e ka studiuar pėr arte. Mė 1991 iku, bashkė me tė ėmėn, nė Itali, Perėndimi mė i afėrt. Natėn ka punuar si modele, kubiste nė diskoteka, ditėn studionte. Kėtu gjeti dashurinė, por edhe racizmin, stereotipet mbi shqiptarėt e ardhur me anije mbushur plot me ėndrra tė shtrembra. Nė Paris erdhi mė 1997. Shkruan nė njė italishte tė egėr nė masė tė pėlqyeshme. "Nuk sajoj gjė. Ajo ēka shkruaj ėshtė ajo ē'mė ka ndodhur, ose ē'kam parė", thotė ajo. Dhe Ornela ėshtė pak e habitur nga suksesi qė ka pasur libri nė Francė. Ajo ende nuk e ka tė qartė se ē'do tė bėjė pas kėsaj. Nuk ka pretendime. Me kėto fjalė, "Pa pretendime", ulet gjithnjė tė shkruajė diēka. Pėr tė luftuar nė vetvete difektin e shqiptarėve, pasi, siē e thotė vetė, "jemi njė popull megalomanėsh". Cristina de Stefano.
Lexova sot diēka shumė interesante nė lidhje me aktivitetin e Vorpsit dhe meqė ishte kjo temė kushtuar Ornelės kėtu nė forum, mendova ta sjell ta bashkėlexojmė tė gjithe...
Njė fotograf, njė vizatues dhe njė shkrimtare nė botimin zviceran “Take 5” qė kushton 3000 euro. Ornela Vorpsi nė pozicionin e shkrimtares ka shkruar tashmė tekstin “Gurė rozė”. Ekspozohet pėr herė tė parė nė 16 mars. Teksti i kėtij botimi mendohej tė shkruhej nga shkrimtari ēek Milan Kundera
Ornela Vorpsi, mbi gurė rozė
Elsa Demo
Njė vepėr arti e sapobėrė, por qė ka vlerėn e njė antikuari, 3000 euro, i riprodhuar jo mė shumė se 50 kopje. Emri i tij ėshtė “Gurėt rozė”, pagėzuar nga artistja shqiptare Ornela Vorpsi. Pėr botimin zviceran “Take 5 éditions” janė dashur njė fotograf, njė vizatues dhe njė shkrimtare. Ornela Vorpsi nė pozicionin e shkrimtares ka shkruar tashmė tekstin “Gurė rozė”. Teksti i kėtij botimi mendohej tė shkruhej nga ēeku Milan Kundera.
Libri del mė 16 mars dhe festa pėr tė organizohet nė galerinė “Analix Forever” tė Gjenevės. “Bėhet fjalė pėr njė libėr-objekt qė do ekzistojė nė njė tirazh tė limituar, vetėm 50 copė nė botė. Ēmimi i librit ėshtė 3000 euro dhe normalisht janė libra tė blerė nga muzetė mė tė mėdhenj tė botės ose nga koleksionistė arti. Shumė shpesh janė nė panairin e Christie’s ose tė Sothebye’s”. Ornela Vorpsi tregon pas ndaljes nga vrapi pėr veprėn e saj mė tė fundit, se ky libėr ėshtė prodhim i punės sė tre individėve Mat Collishaw njė yll i fotografisė, anglez 38-vjeēar shumė i njohur nė fushėn e arteve pamore. Fotot janė tė numėruara dhe origjinale nė librin qė ka formėn e njė kutije tė bėrė nga njė dizajner me zė nė botė qė quhet Philippe Cramer. Nė kėtė mes Ornela Vorpsi shfaqet ashtu si po pėrfaqėsohet kohėt e fundit: shkrimtare. Pra ky libėr ėshtė ngjizur si fryt i shkrimtar - artist - dizajnerit. Mban tė njėjtin titull qė Ornela Vorpsi i ka vėnė tekstit tė saj letrar, pra “Vetri rosa” (Gurė rozė), i shtypur nė tre gjuhė italisht, anglisht, frėngjisht. Kutia ėshtė prej druri dhe e stolisur me kristale swarovski nga dizajneri. Grafika barok ėshtė bėrė nga Philippe Millot, letra e librit ėshtė e rrallė.
Botimet e quajtura “Coromandel” tė shtėpisė zvicerane u themeluan nė vitin 1997 me qėllim bashkimin e shkrimtarėve dhe fotografėve bashkėkohorė nė edicione me tirazh tė kufizuar, thuajse sekrete. Trembėdhjetė libra tė kėtij lloji janė botuar deri tani, dhe shumica e tyre ndodhen nė koleksionet e muzeve tė mėdhenj nė botė. Nė vitin 2003, partnerėt e Coromandel-it vendosėn tė pezullonin aktivitetin editorial tė shtėpisė botuese. Mbi kėtė bazė u krijua “Take 5” nga Céline Fribourg, themeluese e Coromandel-it, dhe Alexandra de Garidel-Thoron. Kėto libra botohen nė 50 ekzemplarė, duke bėrė bashkė nė tirazhe origjinale fotografė tė mėdhenj bashkėkohorė dhe tekste tė pabotuara tė shkruara nga shkrimtarė bashkėkohorė, po aq tė njohur. Nė politikėn e botimit tė “Take 5” hyn zgjedhja e artistėve e shkrimtarė qė vijnė nga horizonte kulturore dhe sociologjike krejt tė ndryshme, por duke pasur ndjeshmėri tė pėrbashkėta, si ndodh nė rastin e “Gurė rozė”.
Shtėpia zvicerane e botimit “Take 5 éditions” ka realizuar eksperimente tė tilla me autorėt mė tė shquar tė artit pamor dhe shkrimtarė nė zė. “Unė jam mė e panjohura nga tė gjithė kėta”, thotė Vorpsi. Por ja qė i rrembeu vendin Milan Kunderės, pasi pjesa e shkrimtarit nė kėtė vepėr mendohej t’i besohej shkrimtarit ēek, por si pėrfundim ėshtė zgjedhur shkrimtarja shqiptare qė prej 8 vitesh jeton nė Paris. Nė tre vitet e fundit Vorpsi po njihet pėrveēse me fotografinė dhe videoartin, edhe me dy librat me tregime “Vendi ku nuk vdiset kurrė” autobiografi e fėmijėrisė, adoleshencės nė regjimin e komunist nė Shqipėri, me tė cilin para ndonjė muaji fitoi nė Itali ēmimin “Grinzane Cavour” si vepra mė e mirė debutuese nė gjuhėn italiane, e shkruar nga njė i huaj, dhe vitin e kaluar me tregimet “Pini kakaon Van Uten”, botuar frėngjisht.
Vorpsi thotė se “Gurė rozė” del pėr publikun e gjerė nė janar tė 2007-s sė bashku me librin e saj tė tretė nė shtėpinė botuese “Actes Sud” nė Francė. Dhe nė Itali del tek Ginevra Bompiani pėr shtėpinė botuese “Nottetempo” nė shtator 2006.
Kush janė
Mat Collishaw
Ėshtė nga artistėt mė tė njohur tė brezit tė ri nė Angli. Pėr njė kohė, krijimtaria e tij, foto dhe video ėshtė prezantuar nga “Lisson Gallery”. Njė nga veprat e tij mė tė njohura quhet “Birė plumbi” e cila paraqet njė vrimė e hapur nė kokė nga njė plumb. Nė vitin 1997 kur u ekspozua nė Royal Academy nė Londėr, ky krjim ishte njė sensacion dhe udhėtoi nė ekspozita drejt Berlinit e Nju Jorkut. Qysh atėherė, puna e tij Collishaė-t ka ndryshuar ndjeshėm, pasi artisti ėshtė fokusuar tashmė nė elementėt e fantazisė dhe iluzionit – tė cilėt i kėrkon veēanėrisht nė botėn e pėrrallės.
Philippe Cramer
Artisti zviceriano-amerikan, 36-vjeēari, Philippe Cramer ėshtė diplomuar nė Londėr nė Historinė e Artit Dekorativ tė shek.19-20. Nė Nju Jork studio pėr dizajn mobiljesh dhe fotografi. Karriera e tij si vizatues nė tredimensional nisi Muzen e Artit Modern nė Nju Jork pėr t’u kthyer nė Zvicėr ku krijoi nė vitin 2001 “Cramer + Cramer”, kompani e specializuar nė vizatimin dhe prodhimin e mallrave luksozė. Si drejtor krijues ai dizenjon koleksione tė ndryshme mobiljesh deri tek punime qė i ndriēon me qelq dhe bizhu.
06/03/2006
Grazie di esistere ORNELA! Te falem me gjithe zemer.
Sapo lezova ne italisht 2 librat e Orneles,,,,,,,"La mano che non mordi"........ "Il paese dove non si more mai"............
Mu kujtua qe nje i njohuri im italian me tha:- Kam degjuar nje vajze shqiptare te thote per burrat shqiptare qe jane kafshe............
Une jam shume shqiptar per vete Ngela Keq...... Kane kaluar 15-vjet kur ma thane..........dhe vazhdoj te mendohem................O zot, shpresoj qe se mendon kete gje nena ime dhe gruaja ime...................
A eshte publikuar ne shqip libri debutues i autores? Po lexoj kritika ne gjermanisht dhe jane te shkelqyera. Autorja prezanton librin neser ne Vjene. Rubrika letrare e gazetes Der Standard (rubrike shume e mire per letersine!!!) i kushton nje artikull po aq te mire sa keto qe i permenda pak me lart.
Po me vjen keq, kur po e lexoj cilesimin pak me lart "nje nga femrat me te mira te Tiranes", se duket qe kilometra larg se per ke e ka shkruar Ornela librin.
Ne nje nga kritikat shkruhej se libri ne fakt eshte nje permbledhje tregimesh qe shtepia botuese franceze e ka lartuar ne nje roman.
Nje foto qe ish sjelle sot ne gazeten Der Standard:
Ornelen e njoh prej shume kohesh, po aq sa kam shume kohe qe nuk e shoh dhe takoj. Eshte nje vajze(grua tashme) me shume fantazi, por qe jeton me shume se c'duhet me te shkuaren. Madje me aq sa kam lexuar, ora i ka ngelur dikur, diku ne kohen e diktatures. Ajo po aq sa e urren ate periudhe, po aq edhe e adhuron dhe jeton te tashmen me vuatjen ne shpirt qe nuk pati mundesi te ishte kjo qe eshte dikur. Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por fakti qe akoma ne lakuriqesine e saj te talentuar mban mantelin e zi te se shkuares, pa mundur te beje analogjine me te tashmen, e ben te duket si nje plake shuuume e vjeter qe kujton dhe analizon gjera shuuume te vjetra. U lodhem me shkrimtare te rinj relativisht( ne moshe) qe vazhdojne dhe meren me te shkuaren, teksa Shqiperia ka kaluar ne rreth 15 vjet tragjedira qe konvertohen me nje shekull. Natyrisht qe e shkuara ka shume vend per te shkruar dhe per te percaktuar dhunen dhe absurdin, por jo ta gjykosh sepse nuk arrite per hir te kushteve personale ta gezosh. E fatkeqesisht Ornela shkruan nen kete kendveshtrim, madje duke bere fajtore edhe nenen e saj. Te shkruash per vuajtjen e kultivuar dikur qe ishte shume dimensionale, nuk do te thote qe ta shohesh si tragjedi atraktive individuale dhe te paarritshme sic ben Ornela jone. Padashje, ose pa e kuptuar eshte bere si veteranet qe e adhurojne ate periudhe dhe njekohesisht tregojne ngjarjet e tyre personale per te treguar se sa te pavleresuar ishin kur meritonin te kishin me shume atribute. Por snobizmi i shkon Orneles, po aq sa ci shkonte Balzakut te madh qe e shante aristokracine dhe njekohesisht luftoi tere jeten per te mare nje DE Balzak perpara mbiemrit. Uroj nga zemra qe edhe Ornela te jete nje Balzak i rilindur ne Shqiperine tone ne aspektin e analizes se botes se shkuar diktatoriale, megjithese Balzaku analizoi dhe gjykoi epoken qe jetoi, pa e fshehur snobizmin e tij per tu bere pak fisnik. Ornela gjykon te shkuaren sepse i ka mbetur peng qe e gjykonin si vajza e nje te burgosuri dhe nje gruaje te perdale, e cila luftoi me thonj per ta bere Ornelen ajo qe eshte sot. Luftoi me thonj dhe trupin e saj, qe Ornela te hynte ne Akademine e Arteve per pikture. Ornela eshte shume e talentuar dhe nuk duhet te merret me te shkuaren e semure, sepse sado qe ta rrotulloje ate periudhe nen kendveshtrimin e gjykimit, humbet kohe per te tashmen e arte. I shkon neper kembe e tashmja qe ka tema teper atraktive per hir te manise se kultivuar te se shkuares. Sot, arti figurativ(piktura) per te cilen ka mbaruar dhe letersia(te cilen tenton ta levroje) ecin me ritmin e kohes. Askush nuk "patakset" me ne Europe me ate qe ka kaluar Shqiperia(e aq me pak shqiptaret vete) sepse 97 - ta dhe lufta e Kosoves quhen te shkuara. Sikur ta kurdiste oren te pakten me keto ngjarje tragjike, Ornela do te shkruante perla, por....
Oh, jo adidu, me kete me lart nuk jam dakord. E kam fjalen per ate qe ajo ben gabim qe merret me gjera te shkuara. E pse u dashka te merret medoemos me te tashme? Pastaj ky ishte publikimi i saj pare. Ku e din ti qe nuk do te merret dhe me te tashme, pse jo dhe me futurizma.
Ne vazhdim, nuk eshte aq e vertete qe sa ka shkruar eshte e shkuar. Pa shko njehere ne qytetet jashte Tiranes apo Prishtines apo Shkupit qe jane kryeqytete (sidomos ne fshatra) e ta shohesh se si eshte jeta si femer. Ne fakt kuptimi dhe njohja me kete jete ka si kusht qe me pare te jesh femer.
Edhe sikur ta supozojme qe eshte e shkuar. Eshte nje e shkuar qe nuk e ka perpunuar me shkrim njeri deri tani. Sidomos jo shkrimtare femer.
Kur e njeh dhe personalisht, ndoshta gjykimi bie ndryshe, se di ndoshta sa tregon me lart per nenen e saj apo per babane dhe e shikon nga ai kendveshtrim: si ka mundesi qe akuzon ajo, kur e din se kujt ia kushton te pakten nisjen e karrieres se saj. Por lexuesi qe nuk e njeh personalisht dhe aq me teper lexuesi perendimor (e ketu nuk po shes mend, se njoh c'vleresojne te tjere, por vetem gjermanet e austriaket, shtypin e te cileve e ndjek) flasin me fjalet me te mira per te renden brenda ketij libri, per ate te shkuar qe ata nuk ia njohin Shqiperise, sepse si bunker qe ka qene, shume pak kane pasur mundesine ta shkelin ate e aq me pak ta njohin prej nga larg. Kete e kam te thene vete nga njerez ketu.
Krijoni Kontakt