Njė grup Shqiptar-Amerikan me veglat muzikore Shqiptare.
Njė grup Shqiptar-Amerikan me veglat muzikore Shqiptare.
Edi
Oh te flm per keto foto kaq te bukura qe solle ketu.Me keto te fundit na ktheve kohen prapa, e na fute ne mendime![]()
po gajden ku ma kini? do i kete mbetur hatri qe s'e kini permendur gjekund.
Summertime, and the livin' is easy...
Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
Gajdja
Vegėl muzikore aerofone.
Gajdja pėrbėhet nga shakulli prej lėkure bagėtie tė vogėl, buēalla e isos dhe pipa e notave. Gajdja tek shqiptarėt ėshtė e lidhur ngushtė me kultin e blegtorisė. Pėr kėtė arsye, repertori i gajdes pėrkon ngushtė me kėtė sferė tė jetės shqiptare. Qė nė kohėt e vjetra sipas Thalloczy: ilirėt kėndonin kėngė lufte tė shoqėruara me fyej e gajde. Sot, gjeografikisht gajdja gjendet e pėrhapur nė Shqipėrinė e Jugut kryesisht nė Toskėri, nė rrethet e Beratit, Kuēovės, Pogradecit, Gramshit, Devollit, Korēės, Librazhdit etj. Pėrdoret si vegėl solistike nė pjesė tė ndryshme, kryesisht kaba, por edhe si vegėl shoqėruese nė ansamble me vegla popullore kryesisht nė funksion tė melodisė dhe veēanėrisht tė iso-pedalit. Si vegėl popullore mjaft e pėrdorur dhe e pėrhapur, e gjejmė tė ndėrfutur edhe si tė panjohur nė gjė a gjėzat:
-Qafė kam
kokė skam
katėr shalėsh dhe pa kėmbė
me frymė dhe i vdekur jam
as me kocka as me dhėmbė.
(Gajdja) Korēė
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Lahuta/ Elementėt mitikė tė veglės muzikore
Mbetet njė nga veglat mė tė lashta, po pjesa problematike mbetet prodhimi i tyre se krijohen nė kushte familjare.
Lahuta ėshtė njė ndėr veglat mė tė lashta muzikore tė popullit tonė.
Eposi i Kreshnikėve tashmė prej njė viti ėshtė miratuar nga komisioni kombėtar qė kjo pasuri shpirtėrore tė jetė pjesė e UNESCO-s pėr mbrojte, pasi vitet e fundit kjo dukuri ėshtė rrudhur sė tepėrmi.
ABC
Ne videon me poshte ka disa informacione vertet interesante, si ato qe shpjegon studiuesi dhe koleksionisti i lahutave, Jaho Brahaj.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Shpjegimi per qiftelin me duket disi jo i plote.Qiftelia nuk quhet dyzen,dyzen dmth,me akordu,karadyzen eshte vegel tjeter qe i thon edhe prim.Duhet shpjeguar se nga e kane marr qiftelin shqiptaret dhe ne cilen kohe eshte perdor deri me sot.
Duke u nisur dhe nga emri qė ka, duket se ēiftelia ėshtė njė vegėl qė ka hyrė nė Ballkan gjatė pushtimit osman. Ja ē'lexova nė njė enciklopedi shqiptare pėr folklorin:Postuar mė parė nga Izber
_________
e.f., Vegėl muzikore kordofone me dy tela qė gjendet nė veri tė Shqipėrisė.
Etim. Sokoli: nga fjala turke “ēift” dhe nga fjala arabe “tel”. Nė greqishte “kitelis” nė maqedonishte “kitelija”.
Enci. Vegla e ēiftelisė ka njė pėrhapje nė veri tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė fshatrat e “Maqedonisė toske”. Kemi disa lloje ēiftelish. Ēiftelia e vogėl quhet ndryshe edhe ēifteli Dukagjini, sepse kjo ēifteli pėrdoret nė regjistrin e lartė. Ēiftelia mesatare quhet ndryshe edhe ēifteli Tirane, nė nonjė rast edhe ēifteli Elbasani. Ēifteli e madhe quhet ēiftelia e Dibrės, ēifteli e cila nuk kombinohet me sharki pėr shkak tė regjistrit tė saj tė poshtėm qė ėshtė i ngjashėm me sharkinė. Dy telat e ēiftelisė akordohen nė mėnyra tė ndryshme dhe mbi tela luhet me pendė ose me pendėn e bėrė nga lėkura e drurit tė qershisė.
E gjejmė tė pėrdorur kryesisht nė funksion tė vokalit, si vegėl solistike por edhe si vegėl pėrbėrėsė nė ansamble me vegla kordofone dhe membranofone. Zakonisht interpreti nė ēifteli ėshtė edhe kėngėtar.. Veglėn e ēiftelisė e gjejmė tė pėrmendur edhe nė krijime tė ndryshme tė folklorit gojor:
Me emrin qyteli dhe qiteli e gjejmė tė pėrdorur nė Kosovė. Nė 16 Maj tė vitit 1966, nė qytetin e Lezhės formohet ansambli folklorik me emrin “Ēiftelia” , pjesėmarrės nė tė gjitha festivalet folklorike kombėtare dhe lokale, vlerėsuar me ēmime dhe medalje. Ansambli “Ēiftelia” dekorohet mė 24 Janar 1970 me urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit tė dytė.
Literatura: “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranė, 1969; Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981; Miso. P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė, 1990, Sokoli. R, Miso. P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Ēobani, Tonin. “Ēiftelia e festivaleve kombėtare”, “Paralele kulturore”, Lisitan, 2001 etj.
http://www.vasiltole.com/Albanian/En...lopediaCC.html
.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 02-01-2012 mė 15:27
Lahuta, racė nė zhdukje
Muzeu Historik Kombėtar prezanton Lahuta e Eposit Shqiptar, ekspozitė e tridhjetė lahutave tė rralla shumica mbi 100-vjeēare.
Nė njė sfond etnografik rrinin dy palė kostumesh tė burrit malėsor dhe xhubleta femėrore pėrdorur nė Malėsinė e Madhe, nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Mal tė Zi. Koleksionistja e tyre ėshtė poetja Luljeta Dano, e cila i ka emėrtuar Burrė e grua nga Dukagjini dhe Burrė e grua nga Kelmendi.
Ndėrsa lahutat, pothuajse tė gjitha u pėrkasin koleksioneve private tė Bajram Hysenit, Mustafa Arapit, Nikolit Vasisė, e Luljeta Danos e cila i koleksionon prej fundit tė viteve tetėdhjetė. Vetėm tri janė pjesė e koleksionit etnografik tė Muzeut Historik Kombėtar, pėr tė cilat thuhet qė i ka mbledhur Gjon Duglia nė Shkodėr, e qė mbajnė shėnimin Gegė e Toskė.
Lahuta ėshtė vegėl muzikore popullore me njė tel ose njė qime kali, mbi tė cilėn luhet me njė hark tė pėrkulur. Ėshtė pėrdorur kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Pėrbėhet nga njė kupėz e drunjtė nė trajtė vezake tė mbuluar me lėkurė, qė quhet shark, dhe ka njė bisht nė tė cilin janė tė pikturuara figura tė ndryshme dhe qė nuk ėshtė shumė i gjatė. Harku i lahutės ndėrtohet nga degėt e drurit tė thanės tė tėrhequra me qime nga bishti i kalit. Trupi i saj pėrbėhet nga kasa e drurit dhe lėkura mbėshtjellėse e kasės, e cila zakonisht ėshtė lėkurė keci. Gdhendjet mė tė zakonshme tė lahutės janė me kokė dhie, por ka dhe figura tė tjera mitologjike. Kėto figura, tė vizatuara veēan ishin ekspozuar pėrbri instrumenteve. Janė qenie ose skena mitologjike nga areale ballkanike. Nė lahutė gjen tė gdhendura tė quajturat Orėt e bjeshkėve, figurėn e kreshnikut, gjarprin shėrues, figurė e cila sipas studiuesit Jaho Brahaj ekziston vetėm nė mitologjinė shqiptare dielli dhe hėna apo brirėt e bollėkut. Tė gjitha kėto njohėsit e instrumentit i quajnė zgjatime tė lahutės, kode tė saj qė tregojnė njė larmi tė jashtėzakonshme tė njė pasurie shumė tė lashtė qė i ka rrėnjėt qė nga kultura e ilirėve dhe arbėrve.
Lahuta mė e vjetėr nė ekspozitė ka tė dizajnuar figurėn e kreshnikut. Sipas Brahajt ai jeton ende i gdhendur nė mentalitetin e popullit, sepse populli smund ta pranojė vdekjen e tij. Prandaj ai gjendet kėmbėkryq nė shpella ose nė varrin ku mendohet qė ėshtė varrosur. Ky ėshtė njė transformim qė ka ardhur deri nė ditėt e sotme.
Studiuesi Brahaj shton se dy faktorėt kryesorė tė cilat po ndikojnė nė zhdukjen e kėtij instrumenti tradicional tė Shqipėrisė sė Veriut janė lėnia pas dore nga ata persona qė e kanė njė vegėl tė tillė muzikore dhe blerjet e tė huajve qė e dinė rėndėsinė qė ka ky instrument.
Eposi i Kreshnikėve bashkė me mjeshtėrinė e punimit tė veglave muzikore tradicionale presin tė marrin statusin Kryevepra tė Trashėgimisė Shpirtėrore Shqiptare.
Ndėrsa Ministri i Kulturės Aldo Bumēi nė fjalėn e tij, falėnderoi koleksionistėt pėr punėn e bėrė dhe tha se jemi nė pritje qė kjo vlerė shpirtėrore e popullit shqiptar tė njihet e dokumentuar nga UNESCO.
Valeria Dedaj
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Nje fraze nga Libri_1:
. . . the picture of Domenico Colas, playing the two-stringed colascione(no.284)
is a gratifying addition to the rare illustrations of this instrument . . .
---------------- Liber 1 ------------------
Titulli:
Il Mondo novo musicale di Pier Leone Ghezzi
Autori:
Giancarlo Rostirolla
Publ:
Milano: Skira;
Roma: Accademia nazionale di Santa Cecilia, 2001
[ 495 p ISBN 8-881-18427-3. 92.96.] Illustrations, bibliography, indexes.
------------------------ Liber_2 (www tekst) -----------------------------
THE STRINGED INSTRUMENTS OF THE MIDDLE AGES
THEIR EVOLUTION AND DEVELOPMENT
FROM THE DANISH OF HORTENSE PANUM
----------------------------------------------
Nje fragment nga Libri_2:
. . .
The Colascione was mentioned for the last time when the
Brescian brothers Colla gave concerts in various towns of
Europe in the second half of the eighteenth century, in order
to popularise "two entirely new instruments".
In November, 1763, and in April, 1771,
they performed at the Royal Theatre in Copenhagen (Overskou).
By that time the instrument must have so far fallen into
disuse that its previous existence had been forgotten.
. . .
[ Domenico Colla, Bresciano, il suonatore di Colascione ]
--------------------------------------------------------------------------
Ne adresen www qe vijon eshte nje varg vizatimesh nga Pier Leone Ghezzi.
Vizatimi i njezete paraqet nje rapsod me cifteli (ngjitur).
Ndoshta eshte Domenik Kola qe permendet ne dy librat e cituar.
www.bildindex.de/
Artisti i huaj promovon ēiftelinė: Ky instrument mikrotonal mė ndryshoi mėnyrėn se si unė mendoj pėr muzikėn
Nuk janė tė pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga tė huajt. Njėsoj ka ndodhur edhe me instrumentin e ēiftelisė, e cila ėshtė promovuar nga kompozitori dhe programuesi David Hilowitz, me banim nė Filadelfia, i cili promovon kultura tė ndryshme
Nuk janė tė pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga tė huajt. Njėsoj ka ndodhur edhe me instrumentin e ēiftelisė, e cila ėshtė promovuar nga kompozitori dhe programuesi David Hilowitz, me banim nė Filadelfia, i cili promovon kultura tė ndryshme.
Fokusi i tij mė sė shumti qėndron te objektet, tė cilat janė tė vjetra, instrumentet qė nuk janė aq tė njohura dhe gjithēka tjetėr me tė cilėn mund tė krijojė muzikė.
Nė platformėn “YouTube”, nė kanalin personal tė David Hilowitz (“David Hilowitz Music”) nė njė prej videove tė tij, Hilowitz tregon rrugėtimin e tij deri te njė dyqan i antikave. Ndėr tė tjera, ajo qė ia merr vėmendjen ėshtė njė ēifteli me flamurin kombėtar dhe me mbishkrimin “Kosova”.
Programuesi e merr instrumentin shqiptar pėr tė mėsuar mė shumė pėr tė. Madje ai promovon edhe artistė tė ndryshėm shqiptarė, tė cilėt dinė t’i bien instrumentit me dy tela. Ai vazhdon edhe mė tej ta eksplorojė ēiftelinė, por bėn edhe krahasimin e ēiftelisė me instrumentet e tjera si kitarė etj.
Kjo hap rrugėn pėr njė adoptim mė tė gjerė tė notave muzikore tė ēiftelisė dhe muzikės shqiptare.
Gjithė kėtė proces ai e emėron me “Ky instrument mikrotonal ndryshoi mėnyrėn se si unė mendoj pėr muzikėn”.
Te videoja e postuar nuk mungojnė dhe komentet nga shqiptarėt.
“Si shqiptar ndihem i nderuar duke parė njė joshqiptar duke ecur nė kėtė rrugė tė gjatė pėr t’i shtuar kaq vlerė traditės sonė muzikore dhe pėr t’u ofruar mundėsi kaq tė mėdha artistėve tė rinj dhe kujtdo qė vendos tė krijojė muzikė”, shkruan njė ndjekės.
Madje ka nga ata edhe qė ndėrrojnė mendim pėr ēiftelinė.
“Unė u rrita duke u mėrzitur prej ēiftelisė dhe duke e urryer pasi mė duhej ta dėgjoja ēdo ditė, por gjeta njė vlerėsim tė ri”, thotė njė tjetėr komentues.
/ Gazeta SI / Shqiptarja.com
https://shqiptarja.com/lajm/artisti-...oj-per-muziken
Krijoni Kontakt