Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    2004-02-19 20:05:00 - Adem Demaēi: Se shpejti Kosova me nje Parti te re te quajtur: FORUMI I QYTETAREVE TE KOSOVES (FQK)
    Se shpejti ne Kosove fillon veprimtarine e saj edhe nje parti e re politike e cila do te quhet FORUMI I QYTETAREVE TE KOSOVES. Burime te lajme.net nga Prishtina bejne te ditur se ne krye te saj qendron personaliteti i shquar politik dhe publik i Kosoves Adem Demaēi Nen drejtimi e Demaēit nje grup nismetaresh kane bere gati projektplatformen e Partise se Re. Agjensia Lajme.net ka arritur ta kete kete Projektplatforme. Ne te midis te tjerash thuhet se: Kosova po perjeton nje krize te thelle politike, ekonomike dhe morale dhe nga kjo krizė tepėr e thellė, nuk do tė mund tė dalė pa njė opozitė tė fuqishme e tė bashkuar tė tė gjithė banorėve tė saj; Projekt Platforma vazhdon se: Prandaj ne, njė grup nismėtarėsh, nuk mund tė qėndrojmė edhe mė tutje indiferentė dhe tė shikojmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur e duke mos ndodhur rreth e rrotull nesh. Ne, nė mėnyrė mė serioze dhe energjike, ngremė zėrin tonė kundėr indiferentizmit, apatisė, letargjisė, konformizmit, vetėkėnaqėsisė dhe vetėmashtrimit, mjete kėto hipnotike, me tė cilat disa nga liderėt tanė tė paralizuar dhe disa faktorė ndėrkombėtarė, po mundohen tė na vėnė nė gjumin e dorėzimit e tė nėnshtrimit. Me poshte ne ProjektPlatforme thuhet se: Ne gjithashtu po shohim se rinia jonė, e frymėzuar me idealet e lirisė, e frymėzuar me idealet e demokracisė perėndimore e humaniste, ēdo ditė e mė tepėr, po kėrkon rrugėdalje nga kjo situatė e paperspektivė. Rinia jonė heroike, e mbushur me hov e me energji pozitive, gjithnjė e mė vrullshėm, po kėrkon rrugėdalje nga kjo kėnetė politike, ekonomike e kriminale nė tė cilėn ėshtė katandisur atdheu ynė i vetėm – Kosova. Prandaj, duke mos dashur tė pajtohemi qė kjo energji e pakufishme rinore tė shpėrthejė nė mėnyrė tė pakontrolluar, ne, njė grup nismėtarėsh, jemi vėnė nė aksion qė, sė bashku me tė gjithė qytetarėt brenda e jashtė Kosovės, pa dallim gjinie, kombėsie a pėrkatėsie etnike, pa dallim feje, besimi a ideologjie, por 1. qė nė zemėr kanė formimin e konusit udhėheqės politik, kompetent, qytetar, qė synon lirinė e pavarėsinė e Kosovės; 2. qė nė zemėr kanė themelimin e ngritjen e shtetit demokratik qė synon edukimin humanist, parandalimin e krimeve nė mbėshtetje tė vetorganizimit qytetar, qė synon pluralizmin e vėrtetė politik, mendimin e lirė, fjalėn e lirė, veprimin e lirė qytetar , tė drejtat dhe barazinė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės; 3. qė nė zemėr kanė paqen, tolerancėn, bashkėpunimin dhe dashurinė midis tė gjithė qytetarėve tė Kosovės e midis tė gjithė popujve tė mbarė botės; tė themelojmė Organizatėn Politike Paqėsore: FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS (F. Q. K.) ProjektPlatforma politike e Partise se re perfundon: Me kėtė rast, thėrrasim tė gjithė qytetarėt e pjekur tė Kosovės dhe gjithė njerėzit e vullnetit tė mirė nga mbarė bota, qė ndėrmarrjen tonė tejet tė vėshtirė, por tejet fisnike, ta ndihmojnė e pėrkrahin, me tė gjitha mjetet e mundėsitė qė kanė nė dispozicion, por pa kushtėzime e ndėrhyrje interesash personale a grupore. Sė shpejti, Organizata Politike Paqėsore nė formim, F.Q.K. do ti ketė edhe Programin e Statutin e vet. |||Lajme.Net|||

    --------------------------------------------------------------------------------
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,437
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndryshimi i emrit te partise nuk ka per te kthyer ne politike Demacin. Ndryshimi i botekuptimit dhe qendrimeve te Demacit ka per te rizgjuar interesin e elektoratit shqiptar ne Kosove per Demacin dhe formacionin e tij politik.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Prishtinė, 20 shkurt (QIK) - Pas paralajmėrimeve tė shumta, veprimtari shumėvjeēar pėr tė drejtat e njeriut Adem Demaēi ka dalė me njė projekt pėr formimin edhe tė njė partie politike nė Kosovė. Forumi Qytetar i Kosovės ėshtė emėrtuar subjekti qė do ta drejtojė Demaēi. Nė njė projekt tė grupit nismėtar pėr formimin e kėsaj partie, cila u ėshtė shpėndarė mediave, u bėhet thirrje "qytetarėve tė pjekur tė Kosovės dhe tė gjithė njerėzve tė mirė nga mbarė bota" qė ta pėrkrahin kėtė iniciativė. Mė tutje thuhet: "Na vjen keq qė liderėt aktualė kosovarė me vlerėsimet e tyre tė gabuara sollėn veten dhe krejt Kosovėn nė njė gjendje tė mjerė dhe nė rrugėn pa krye", duke shtuar se "pėr tė gjitha kėto qė po ndodhin para syve tanė nuk mund tė shfajsohen as vetė qytetarėt e Kosovės".
    Deri mė tash nuk janė bėrė tė njohur emrat e grupit nismėtar pėr formimin e kėsaj partie, pėrveē Demaēit.

    --------------------------------

    Neper kuluaret dhe cajtoret e Prishtines po flitet se nenkryetare e partise (shumenacionale te Demacit) Forumi Qytetar i Kosovės, do te behet Rada Trajkovici. Ende nuk dihet se cfare postit do te kete Qosja ne ate parti, apo edhe me tutje do te mbetet keshilltar ne prapaskene. Nderkaq dihet se ne ate parti do te hyjne te gjithe marksistet e lene pa pushtet, integralistet titiste, magjupte e gabelte dhe i tere llum-takemi i Kosoves, qe deri me tani kane nderruar se paku tri parti.

    Urime e pergezime baces, rrugen per ne postin e presidentit te Kosoves e ka te shtruar me lule. Por cka do te beje i gjori me kuroren e mbretit te magjupeve?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drini : 20-02-2004 mė 09:45
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Drini
    Neper qajtoret e Prishtines po flitet se ne ket parti do te futen te gjith ata qe jan te paknaqur me partit e tyre dhe natyrisht edhe ata qe kan qen te pa parti.
    Drini nuk e di perse kaq heret te kan kaplue ethet dhe po frigsohesh aq shum se cilet personalitete do de largohen nga LDK-ja dhe do ti bashkangjitet Baces,dhe kqyrni qysh tani filloni ti quani ata qe do te largohen prej partis tradhtar siq keni veprue me te gjith ata qe e braktisen LDK-ne siq jan:
    Y.Hysa M.Krasniqi.I.Berisha. M.Kraja.J.Bugjovi B.Bukoshi.I Tolaj.R.Buja H.Hyseni.M.Hajrizi eshume e shume te tjer qe sa ishin ne LDK ishin patriot siq jau kthyen shpinen LDK-se filluet ti quani tradhtar e qka jo.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Projektplatforma politike e organizatės politike paqėsore nė themelim: FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS ( FQK)

    PĖR DISKUTIM INTERN E PUBLIK







    ADEM DEMAĒI LĖVIZĖ SPEKTRIN POLITIK TĖ KOSOVĖS


    Dy ēėshtje thelbėsore politike tė Kosovės qė kėrkojnė zgjidhje sa mė tė shpejtė:



    KONUSI UDHĖHEQĖS POLITIK

    QYTETAR I KOSOVĖS

    E SOVRANITETI E INTEGRITETI I SAJ TERRITORIAL



    NGA NJĖ GRUP NISMĖTAR

    KONUSI UDHĖHEQĖS POLITIK



    Burimi i tė gjitha problemeve politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj. tė Kosovės sot qėndron te mungesa e konusit udhėheqės politik qytetar tė Kosovės dhe te rrezikimi i sovranitetit e integritetit tė saj territorial. Sa i takon konusit udhėheqės politik qytetar, tė gjithė e kanė tė qartė rėndėsinė dhe domosdonė e tij. Mirėpo, qė nga fillimi e deri nė ditėt e sotme, politika vetjake e pėrēarėse e kreut tė LDK-sė pengoi arritjen e kėtij qėllimi me rėndėsi thelbėsore pėr politikėn kosovare e mė gjerė. Gjithashtu as partitė qė dolėn nga krahu i luftės, pėr shkak tė dijes sė tyre tė vogėl politike dhe pėr mungesė tė vetėdijes sė mjaftueshme patriotike, nuk qenė nė gjendje tė luanin kėtė rol me rėndėsi thelbėsore e historike.









    ĒĖSHTJA E SOVRANITETIT



    Sa i takon ēėshtjes sė sovranitetit, ka ndoshta nė Kosovė qytetarė qė nuk e kanė krejt tė qartė kuptimin e fjalės sovranitet. Njė spjegim i thjeshtė dhe i kuptueshėm pėr tė gjithė mund tė jetė ky: ata qė disponojnė, ose edhe mė shqip, ata qė kanė nė dorė fatin e Kosovės me gjithė ēka ka mbi tokė e nėn tokė, ata janė sovranė tė Kosovės. Kėtu, bashkė me njerėzit pėrfshihen edhe pasuritė si tokat, ujėrat e madje, deri nė lartėsinė ku mund tė kontrollohet edhe qielli mbi tokėn e Kosovės.

    Si po shihet ēėshtja e sovranitetit, pėr njė popull, pėr qytetarėt e njė vendi, ėshtė ēėshtje mbi tė gjitha ēėshtjet. Sovraniteti dhe integriteti janė shfaqje konkrete, janė mishėrim i atyre fjalėve qė ne pėrdorim pėrditė si liri e pavarėsi.



    SOVRANITETI NĖ BOTĖN E SOTME



    Ē’ėshtė e vėrteta, sot, shumė shtete tė Evropės kanė hequr dorė e po heqin dorė nga pjesė tė konsiderueshme tė sovranitetit tė vet dhe atė e kanė bartur e po e bartin nė organizmat rajonale ndėrkombėtare, nė interes tė bashkėpunimit e tė zhvillimit ekonomik, teknologjik, shkencor, kulturor, arsimor e shoqėror. Edhe ne kosovarėt duam ta bėjmė njė gjė tė tillė, por nga pozitat e shtetit tė lirė, tė pavarur e sovran dhe me vullnetin tonė e, jo t’i bashkohemi Bashkėsisė Evropiane si koloni e Serbisė.



    KU ISHIM E KU JEMI SOT?



    Tash dy mijė e sa vjet ne, nė Kosovė, nuk ishim as nuk jemi as tė lirė as sovranė mbi tokėn tonė. Prandaj edhe bėmė gjithė ato kryengritje gjatė historisė sonė pėr tė siguruar sovranitetin, pėrkatėsisht lirinė pėr ne dhe pėr tokėn tonė.

    Ku jemi sot? Tė gjitha pėrpjekjet tona, nė njėrėn anė dhe lojrat e botės me ne dhe rreth nesh, nė anėn tjetėr, janė bėrė dhe po bėhen lidhur me sovranitetin mbi Kosovėn. Populli i Kosovės, qė nga pranvera e 1996-tės, nėn udhėheqjen e heroit tonė Adem Jashari, u ngrit nė kryengritje dhe luftoi heroikisht duke u flijuar vetė me gjithė familje dhe, bashkė me ta edhe mijėra liridashės, me tė vetmin qėllim pėr tė pasur sovranitetin mbi Kosovėn, pėrkatėsisht pėr tė gėzuar lirinė tonė tė merituar.

    Nga kjo luftė e pabarabartė, me ē’rast erdhi nė shprehje gatishmėria e pamasė e shqiptarėve dhe jo vetėm e shqiptarėve pėr t’u flijuar pėr lirinė e shtetin e vet tė pavarur, faktorėt ndėrkombėtarė u alarmuan seriozisht. Ata u bindėn se regjimi serb nuk do tė mund tė shuante kryengritjen liridashėse kosovare as me masat mė brutale dhe prandaj u bėnė gati qė tė ndėrhynin me qėllim qė tė parandalonin turrin kriminal-gjenocidal e tė vendosnin paqen nė kėto hapėsira. Mirėpo, midis kėtyre faktorėve ndėrkombėtarė pati edhe tė atillė qė ndėrhynė me qėllim qė tė shpėtonin Serbinė nga falimentimi i plotė politiko-moral, duke synuar edhe ruajtjen e statusit kolonial tė Kosovės brenda territorit tė shtetit serb. Nė nxitim pėr ndėrprerjen e gjakderdhjes, tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė u pajtuan nė njė pikė se duhej urgjentisht ndalur luftimet e pastaj tė shihnin se kush ēka do tė mund tė pėrfitonte nga qėllimet dhe interesat e veta gjeostrategjike nė Kosovė e rreth Kosovės. Pėr tė arritur kėtė objektiv, faktorėt ndėrkombėtarė, me anėn e “bindjeve” nė formėn e kėrcėnimeve dhe premtimeve, ia dolėn qė, nė fillim tė vitit 1999, tė bindnin udhėheqjen e asokohshme tė UĒK-sė qė tė ndalte kryengritjen dhe tė pranonte, nėn kushte nėnshtruese, bisedime me faktorėt ndėrkombėtarė dhe me regjimin gjenocidal e kriminal serb, nė Kėshtjellėn Rambuje, pranė Parisit. Kushti nėnshtrues ishte pikėrisht ai qė nė ftesėn e ministrit tė atėhershėm tė Britanisė sė Madhe Z. Kuk, midis dhjetė pikave tjera, e para ishte edhe ajo qė shkruante se ēėshtja e sovranitetit dhe integritetit tė (atėherė) Jugosllavisė mbi Kosovėn do tė ishte pikė e panegociueshme!

    Dhe, s’kishte si tė ndodhte ndryshe, ata kosovarė qė u nisėn pėr negociata nė Rambuje nėn kushtin e njohjes sė sovranitetit tė (atėherė) Jugosllavisė mbi Kosovėn, pas disa ditė shtrydhjesh e ndrydhjesh tė mundimshme, nėnshkruan njohjen e sovranitetit dhe integritetit tė Jugosllavisė mbi Kosovėn.



    RASTI PĖR TĖ SHMAGUR GABIMIN



    Dihet se kėtė dokument kosovarėt e patėn nėnshkruar vetėm me palėn ndėrkombėtare. Pala serbe nuk e pati nėnshkruar. Mirėpo, pala kosovare, tė paktėn gjatė veprimeve tė egra ushtarake tė regjimit serb, me ē’ rast aktet gjenocidale dhe pastrimet etnike, me pėrmasa biblike, tė ushtruara mbi popullin e pambrojtur tė Kosovės tmerruan gjithė botėn, nuk shfrytėzoi tė drejtėn qė tė tėrhiqte nėnshkrimin e vet mbi dokumentin Rambuje-Paris. Arsyet dhe argumentet pėr tė hequr dorė nga nėnshkrimet e tyre nė Rambuje ishin jashtėzakonisht tė forta dhe tė pakontestueshme.



    MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS



    Mirėpo, meqė ata qė nuk duhej tė heshtnin heshtėn, makineria ndėrkombėtare vazhdoi realizimin e neneve tė Marrėveshjes Rambuje-Paris. Me pėrfundimin e veprimeve ushtarake, nė Kumanovė, u nėnshkrua Marrėveshja ushtarake-teknike midis forcave ushtarake tė NATO-s dhe tė Jugosllavisė, por pa UĒK-nė si palė ndėrluftuese. Pa UĒK-nė, sepse pala Kosovare me nėnshkrimin e dokumentit Rambuje-Paris, pėrkatėsisht me njohjen e sovranitetit tė Jugosllavisė mbi Kosovėn, kryengritjen e lavdishme ēlirimtare tė popullit tė Kosovės, kundėr pushtuesve dhe kolonizatorve serbė, e kishte shndėrruar e pranuar si konflikt qytetar brenda shtetit (tė atėhershėm) jugosllav.



    REZOLUTA 1244 E KS TĖ OKB



    Fillė pas kėsaj, Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, mbėshtetur nė dokumentin e Rambuje-Parisit, nxori Rezolutėn 1244, nė tė cilėn u pėrforcuan dhe u vulosėn nenet nga dokumenti Rambuje-Paris pėr njohjen ndėrkombėtare tė sovranitetit tė (atėherė) Jugosllavisė mbi Kosovėn. Edhe pas kėsaj kosovarėt nuk bėnė asgjė qė tė kundėrshtonin Rezolutėn e padrejtė 1244 tė OKB-sė brenda tė cilės nuk pėrfshihej e drejta e kosovarėve pėr vetvendosje. Pėr t’u bėrė edhe mė keq e mė tragjike krerėt e partive kosovare, nėnshkruesė tė dokumentit tė Rambuje-Parisit, filluan qė tė thirreshin nė Rezolutėn 1244. Kur Kosovės iu shkėput njė copė e territorit, siē ishte rasti me Debelldenė dhe me 20% tė Kosovės veriore, atėherė “naivėt politikė” tė Kosovės u thirrėn nė terėsinė territoriale qė Rezoluta 1244 i garanton Kosovės duke harruar qė e njėjta Rezolutė 1244 i garanton (atėherė) Jugosllavisė e tash Unionit Serbi-Mali i Zi (USMZ) sovranitetin dhe integritetin mbi krejt territorin e Kosovės.



    E KEQJA NUK KA FUND !



    Mirėpo, disa individė tė skenės sonė politike ende po sillen si tė dehur dhe si rosat nė mjegull. Ata ende po qėndrojnė tė hutuar brenda qarkut tė mbyllur politik pa koncepte tė qarta tė veprimit pėr tė dalur nga kjo gjendje e mundimshme. Ata nuk po dinė apo nuk po duan tė dinė se koha demantoi dhe zhvlerėsoi pėrfundimisht Rezolutėn 1244 tė OKB-sė. Rezoluta kėshtu si ėshtė, - pa tė drejtėn pėr vetvendosje pėr kosovarėt, ėshtė burimi i tė gjitha dokumenteve e rrjedhave qė erdhėn e po vijnė pas saj. Ata, duke qenė tė pushtuar nga interesat e veta tė mjera personale, harrojnė fare se cili ėshtė interesi i dorės sė parė pėr Kosovėn dhe se pėr ēfarė duhet tė pėrpiqen. Ata kapen pas lloj-lloj “lodrash”, por kurrsesi nuk guxojnė tė merren me atė qė ėshtė thelbėsore, sepse rrezikojnė tė humbasin kolltuqet. Prandaj merren me fshehjen e tė vėrtetės, ndėrsa Kosova mbetet, e ngarkuar me kriza ekstreme politike, ekonomike e shoqėrore, dhe realisht ėshtė nė rrezik qė, pėrsėri, tė rikolonizohet edhe me ushtri e polici nga shteti serb.



    ARGUMENTE TĖ PAKONTESTUESHME



    Sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn, nga Rezoluta 1244 e KS, hap pas hapi, para syve tanė, po jetėsohet.

    Ja disa argumente mė kryesore pėr kėtė fakt: 1. Askush nga faktorėt ndėrkombėtarė nuk i njeh kufijt midis Kosovės e Serbisė si kufij shtetėror, por vetėm si kufij administrativ. 2. Nė bazė tė kėtij fakti, Serbisė iu bė e mundur qė disa mijėra hektarė tokė tė Kosovės t’ia falte Maqedonisė. 3. Nė bazė tė kėtij fakti Serbisė iu bė e mundur qė tė ripushtonte pothuaj 20% tė Kosovės: pjesėn e Mitrovicės nė veri tė Ibrit, Zubin Potokun e Leposaviqin, bashkė me Zveēanin. Kėtu nuk po pėrmendim enklavat serbe tė cilat, nė tė vėrtetė, janė duke bėrė jetė eksterritoriale nė brendi tė territorit tė Kosovės. 4. Nė bazė tė kėtij fakti, pjesėtarėt e policisė vendore – kosovare, nuk i kanė nė dorė kompetencat thelbėsore, por vetėm kompetencat ndihmėse dhe tė dorės sė dytė. 5. Nė bazė tė kėtij fakti UĒK u ēarmatos dhe u demobilizua, kurse TMK-ja, gjoja si trashėgimtare e UĒK-sė, hap pas hapi, por nė mėnyrė kėmbėngulėse, po shkallmohet dhe po shndėrrohet nė organizatė civile pėr nevojat emergjente, ashtu si e pėrshkruajnė nenet e Rezolutės 1244. 6. Nė bazė tė kėtij fakti u nėnshkrua marrėveshja e fshehtė partneriste mbi Kosovėn midis z. Hakerup dhe z. Ēoviq. 7. Nė bazė tė kėtij fakti u sajua dhe u miratua “Korniza Kalimtare Kushtetuese e Kosovės”. (Mendoni pėrse “kornizė” dhe pėrse “kalimtare?!) e cila, tė gjitha kompetencat qė mund tė ndikojnė nė marrjen e sovranitetit tė kosovarėve mbi Kosovėn, lehen nė duar tė tė Dėrguarit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. Mos tė harrojmė tė pėrmendim me kėtė rast se nė hartimin e kėsaj Kornize Kushtetuese, pėrveē ekspertėve tė Hakerupit, morėn pjesė edhe 18 juristė tė pandėrgjegjshėm kosovarė. Kėtė Kornizė, pas njė rezistence tė mefshtė qė u zhvillua nė Kėshillin Tranzitor tė Kosovės qė, edhe ashtu, nuk kishte kompetencė vendimmarrjeje, e miratoi Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ i Kosovės, atėherė organi mė i lartė i pushtetit vendor tė Kosovės. 8. Nė bazė tė faktit tė sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn, telefonia fikse nė Kosovė vazhdon tė funksionojė vetėm sipas kodit tė Serbisė. 9. Nė bazė tė kėtij fakti Kosova nuk ka tė drejtė tė ketė as numrin e vet tė telefonisė celulare, por me ēmim enorm huazon numrin nga Monako-Franca. 10. Nė bazė tė kėtij fakti gjithandej Kosovės qarkullojnė lirshėm automjetet me targat e shtetit serb, ndėrsa automjetet me targat “KS” nuk guxojnė tė hyjnė nė territorin e Serbisė e madje as nė territorin e Mitrovicės pėrtej Ibrit! 11. Nė bazė tė kėtij fakti pėr t’u pajisur me dokumentet e udhėtimit ose pasaportat e UNMIK-ut, pėr tė dėshmuar identitetin personal, duhen patjetėr edhe dokumentet me origjinė tė shtetit serb.

    12. Nė bazė tė faktit se USMZ i njihet sovraniteti mbi Kosovėn, mė nė fund, Serbia arriti qė tė bllokojė plotėsisht funksionimin e Agjencisė Kosovare pėr Mirėbesim qė do tė duhej tė organizonte dhe tė mbikėqyrte privatizimin nė Kosovė. Lidhur me kėtė duhet shtuar se UNMIK-u po insiston qė AKM-ja tė punojė sipas ligjeve okupuese tė shtetit serb, tė cilat nė kohėn e vet qenė nxjerrė nėn dirigjimin e kryemafiozit dhe kriminelit Millosheviq! 13. Nė bazė tė faktit se Sėrbisė i njihet sovraniteti mbi Kosovėn, Kuvendi i Kosovės nuk mund tė marrė asnjė vendim efektiv qė mund tė lėndojė sado pak sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn. Mos tė pėrmenden tė gjitha ato rezoluta tė cilat i nxori Kuvendi i Kosovės dhe tė cilat u hodhėn poshtė menjėherė dhe me pėrbuzje nga udhėheqėsit e UNMIK-ut. 14. Nė bazė tė faktit se USMZ gėzon sovranitetin mbi Kosovėn, shteti serb, mė 28 dhjetor 2003, organizoi e zhvilloi zgjedhjet e veta parlamentare duke pėrfshirė edhe territorin e Kosovės - pa u penguar nga askush!

    Ka edhe pika tė tjera qė mund tė pėrmenden, si: siguria, gjyqėsia, marrėdhėniet e Kosovės me jashtė, ekonomia e financat, Rregullorja pėr sistemin zgjedhor, etj.



    PYETJA E MADHE



    Tash, shtrohet pyetja e madhe: pėrse ndodhi e po ndodhė kėshtu? Ndodhi kėshtu, sepse ata qė bėnė e po bėjnė vlerėsime politike, duke qenė tė ngarkuar nga interesa vetjake, kėto vlerėsime politike i bėnė dhe po i bėjnė gabimisht. Dhe, gabimet politike, nėse nuk korrigjohen me kohė e rrėnjėsisht, me kalimin e kohės vijnė e rriten, zgjerohen e thellohen si metastaza kanceroze. Por, edhe mė keq, me kalimin e kohės, gabimet politike, gjithnjė e mė zor mund tė mbulohen e fshihen dhe ato gjithmonė pėrfundojnė me pasoja tė hidhura pėr vlerėsuesit e gabuar politik, pėr ithtarėt e tyre dhe pėr mbarė qytetarėt e Kosovės.

    Mirėpo, nė natyrėn e njerėzve shpirtvegjėl ėshtė qė tė mos i pranojnė gabimet e veta dhe prandaj as nuk mund t’i korrigjojnė ato. Njerėzit shpirtvegjėl, kur, falė rrethanave tė caktuara, vijnė nė pozita udhėheqėse domosdo bėhen shkaktarė tė konflikteve e gjakderdhjeve, pėrndryshe, tė panevojshme shoqėrore. Gjėra tė tilla po ndodhin jo vetėm te ne, por edhe gjithandej botės sė sotme.



    Ē’BĖJNĖ KUKULLAT TONA POLITIKE?



    Udhėheqėsit politik tė Kosovės sot, nuk janė duke bėrė asgjė serioze qė tė shtyjnė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė qė tė reflektojė seriozisht mbi ēėshtjen e Kosovės. Pas njohurive tė sakta e tė thella mbi Kosovėn, KS, nuk do tė mund tė mos ndėrrojė qėndrimin e vet pasiv sot e tė mos marrė masat e duhura aktive nė favor tė njohjes sė tė drejtės pėr vetvendosje tė popullit tė Kosovės. Pėrmes njė referendumi, nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare, qytetarėt e Kosovės, edhe njė herė, do shprehin vullnetin e vet politik e do tė vendosin vetė pėr tė ardhmen e vet e jo, pėr tė ardhmen e Kosovės e tė popullit tė saj, tė vendosė dikush tjetėr.



    RIKOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS



    UNMIK-u, me bėrjet dhe mosbėrjet e veta, si servis i KS-sė, sistematikisht, pa hasur nė kundėrshtim serioz tė kosovarėve, ėshtė duke pėrgatitur rikolonizimin e Kosovės nėn shtetin serb, nė formėn e trajnimit dhe konsolidimit tė strukturave tė dėgjueshme kosovare qė do tė pajtoheshin me njė rikolonizim serb tė Kosovės. Paralel me kėtė proces, UNMIK-u, hap pas hapi, ėshtė duke pėrgatitur largimin nga Kosova, tė forcave ushtarake tė KFOR-it dhe tė mekanizmave tė administratės civile, nė mėnyrė qė vakuumin e shkaktuar nga kjo tėrheqje, dalngadalė, ta pėrmbushin forcat ushtarako-policore e administrative serbe.

    Ja, pikėrisht kėto ditė, njeriu i parė i OKB, z. Kofi Anan, po i kritikonte liderėt aktualė tė Kosovės kinse janė duke bėrė pak pėr tė drejtat e pakicave nė Kosovė! Ai i kritikonte kėta qė, me njė rezolutė “tė butė si pambuku”, ishin munduar qė tė shprehnin mospajtimin e shumicės sė Kuvendit tė Kosovės me pjesėmarrjen e pakicės serbe nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė mė 28 dhjetor 2003. Me fjalė tjera, zotėria i lartė nga Nju Jorku kėrkon nga liderėt aktualė tė Kosovės qė haptazi tė marrin pjesė nė rivendosjen e sovranitetit tė shtetit serb mbi tėrė Kosovėn.



    RRUGA PA KRYE



    Ne na vjen keq qė liderėt aktualė kosovarė me vlerėsimet dhe veprimet e tyre tė gabuara sollėn veten e tyre dhe krejt Kosovėn nė njė gjendje tė mjerė dhe nė rrugė pa krye. Mirėpo, pėr tė gjitha kėto qė po ndodhin para syve tanė, nuk mund tė shfajsohemi as vetė ne qytetarėt e Kosovės qė vetėm po bėjmė sehir. Prandaj, nuk kemi tė drejtė qė gjithė fajin, pėr kėtė katandisje tė palakmueshme nė tė cilėn ndodhet Kosova sot, t’ua mėveshim vetėm liderėve aktualė tė Kosovės dhe UNMIK-ut.



    “NĖSE DUAM QĖ T’I KEMI TĖ GJITHA TĖ DREJTAT QYTETARE, ATĖHERĖ DUHET QĖ TĖ MARRIM MBI VETE EDHE TĖ GJITHA OBLIGIMET QYTETARE”.



    NĖ SERBI RANĖ MASKAT !



    Nga ana tjetėr, ēetnikėt dhe monarkistėt si dhe klerofashistėt e Serbisė, si po shihet qartazi, nuk kanė ndėrmend qė tė heqin dorė lehtė nga ambicjet e tyre pėr rikolonizimin e plotė tė Kosovės. Ata nuk po e fshehin, por po e njoftojnė gjithė botėn haptazi se njė Korpus i Armatės serbe, i ashtuquajturi “Korpusi i Prishtinės” ėshtė vetėm duke pritur komandėn pėr tė marshuar nė territorin e Kosovės. Ndėrsa njėsitet e xhandarmerisė sė Serbisė, janė duke bėrė inkursione tė pėrditshme dhe tė papengueshme nė brendi tė territorit tė Kosovės dhe, vetėm po presin urdhėrin qė tė instalohen nė qytetet dhe fshatrat e Kosovės. Shėrbimi Sekret Informativ Ushtarak Serb, nuk po e fsheh se, pa kurrėfarė vėshtirėsishė, pėrsėri, ka depėrtuar nėpėr tė gjitha strukturat politike, partiake e institucionale kosovare e, ndoshta, edhe nė disa struktura civile tė UNMIK-ut dhe se prej andej ėshtė duke pėrcjellur ēdo gjė qė po ndodhė nė Kosovė. Zgjedhjet e fundit parlamentare, 28 dhjetor 2003, qė u organizuan dhe u zhvilluan jo vetėm brenda shtetit serb, por dhe nė Kosovė, dhanė edhe njė herė, pasqyrėn objektive tė vetėdijes politike tė popullit serb sot. Kjo pasqyrė habiti e tmerroi gjithė botėn demokratike. Shumica e popullit serb, nė Serbi e nė Kosovė, politikisht mbeti atje ku ishte. Mbeti nė krah e nė mbėshtetje tė ēetnikėve tė kriminelit Sheshel qė pret tė gjykohet nė Hagė, nė krah e nė mbėshtetje tė neofashistėve tė kriminelit Millosheviq qė po gjykohet nė Hagė dhe nė krah e nė mbėshtetje tė kopjes sė tyre besnike, tė Koshtunicės pseudodemokrat. Kėto forca politike qė pėrsėri, me vrull, dolėn nė skenėn politike, janė duke farkuar “gėrshėrėt djallėzore” me anėn e tė cilave duan tė presin fatin e Kosovės. Njėri krah i “gėrshėrėve djallėzore” ėshtė riokupimi i plotė i Kosovės, duke na pagėzuar me emėrin “Republika Autonome e Kosovės dhe Metohisė”. Krahu tjetėr i “gėrshėrėve djallėzore”, mprehet pėr variantin qė, nėse nuk do tė jetė i mundur riokupimi i plotė i Kosovės, nėn pretekstin e decentralizimit tė Kosovės - sipas vijave etnike, tė copėtohet edhe njė herė Kosova, duke na i rrėmbyer tokat mė tė mira dhe duke na lėnė tė shkretėnuar pėrgjithmonė.



    POR GJAKU NUK ĖSHTĖ BĖRĖ UJĖ



    Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, kemi shumicėn dėrmuese tė qytetarėve tė Kosovės, e cila gati pėr njė shekull, me rezistencė tė vazhdueshme dhe me kryengritje tė pėrgjakshme, dėshmoi se nuk duron dot robėrinė serbe. E, sidomos pas gjithė atyre tmerreve e mizorive qė ka pėrjetuar nga regjimet komuniste e neofashiste serbe, nuk mund as ta marrė me mend jetėn nėn shtetin serb, ēfarėdo forme ai qoftė.



    EDHE NJĖ PAMJE E KOSOVĖS SĖ SOTME



    Por, le tė japim nė mėnyrė telegrafike edhe disa tė dhėna pėr gjendjen aktuale tė Kosovės. Kriza politike dhe krizat tjera shoqėrore, pėr shkak se njerėz jokompetentė kanė marrė udhėheqjen politike tė Kosovės, ėshtė nė kulm. Korrupsioni, veprimet mafioze dhe kriminaliteti i tė gjitha llojeve nė shoqėrinė kosovare ka marrė pėrmasa brengosėse. Prandaj, nėse nuk vehen nė lėvizje qytetarėt, ėshtė rrezik qė tė gjitha kėto tė kėqia tė rrėnjosen edhe nė krye tė qarqeve tė shoqėrisė kosovare. Tė gjitha kėto maskarallėqe e abuzime ndodhin, tė gjithė i shohin dhe i dėgjojnė, por askush nuk merr masa efikase qė ato tė ndalohen e tė parandalohen; gjithė kėto krime ndodhin dhe askush nga kriminelėt nuk kapet. Ekonomia e Kosovės ėshtė nė gjendje skajshmėrisht tė rėndė: Kosova eksporton nga prodhimet e veta vetėm tre pėrqind, ndėrsa importon nga bota nėntėdhjetė e shtatė pėrqind! Fshati kosovar, dalngadalė po shuhet dhe nėse vazhdon kjo situatė ai njė ditė do tė vdesė fare. Nėn goditjet e importit tė pakontrolluar tė prodhimeve ushqimore nga jashtė, fshatarėt tanė nuk po kanė llogari qė tė merren me bujqėsi, prandaj po derdhen nėpėr qytete, duke ngulfatur edhe mė tepėr qytetet e varfėruara dhe tė mbibanuara. Pa punė janė afėr gjashtėdhjetė pėrqind e popullatės qė ėshtė e aftė pėr punė dhe shumica nga kėta janė tė rinj. Nuk beson askush se njė shifėr e tillė mund tė gjendet sot nė hapėsirat evroaziatike. Nuk beson askush se nė hapėsirat evroaziatike, pėrveē nė Kosovė, ka pensionistė qė duhet tė mbijetojnė me 35 evro nė muaj! Flitet me hipokrizi pėr barazinė e grave, ndėrsa ato janė kategoria mė e goditur nga papunėsia nė Kosovė, ndėrsa dihet nga tė gjithė se pa pavarėsi ekonomike nuk mund tė ketė as barazi gjinore e njerėzore. Gjendja e ish-luftėtarėve dhe e familjeve tė tyre ėshtė e mjerė dhe e padurueshme. Ish tė burgosurve dhe ish tė pėrndjekurve politikė po u bashkohen tė dėnuarit dhe tė pėrndjekurit e ditėve tona, me qėllim qė veprat e flijimet e tyre pėr liri, pavarėsi e demokraci tė kriminalizohen. Eshtrat e tė kidnapuarve e tė tė vrarėve nga legjionarėt e “beretave tė kuqe”, edhe pas pesė vjetėsh, ende po qėndrojnė tė shpėrndarė nė dherat e Serbisė, duke mbushur me pezėm e me mllef dhjetėra mijėra qytetarė tė Kosovės.

    Arsimi, shėnetėsia e kultura janė nė gjendje tė palakmueshme. Zyrtarėt e institucioneve lokale e vendrore kanė rėnė terėsisht nė provim. Ata po sillen sikur qytetarėt janė nė shėrbim tė tyre e jo ata nė shėrbim tė qytetarėve. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė pakėnaqėsia e qytetarėve ndaj kėtyre institucioneve po rritet nė mėnyrė brengosėse.



    PASOJAT FATALE TĖ PAPERSPEKTIVĖS



    Prandaj, nga kriza e padurueshme ekonomike, nga paperspektiva pėr tė ardhmen e vet dhe nga frika prej njė robėrie tė re serbe, me dhjetra mijėra qytetarė tanė, me zemra tė thyera e buzė tė pėrvėluara, po largohen, pa kthim, pėr nė hapėsirat e Kanadasė, Australisė, Zelandės sė Re, nė vendet skandinave e gjetkė.



    BRENGAT QĖ SHTYJNĖ NĖ AKSION



    Duke pasur parasysh kėtė pasqyrė dramatike nėpėr tė cilėn po kalon Kosova, e cila pandalshėm po rrėshqet drejt njė robėrie tė re tė pėrgjakshme;

    duke pasur parasysh se politikanėt aktualė tė Kosovės, as pas pesė vjetėsh, nuk treguan aftėsi elementare politike pėr t’i prirė Kosovės drejt lirisė, pavarėsisė, demokracisė, drejt krijimit tė njė shoqėrie tė shėndoshė dhe tė aftė pėr tė luftuar me efikasitet tė gjitha llojet e krimeve dhe tė padrejtėsive;

    duke pasur parasysh se nė Kosovėn aktuale opozita politike, konstruktive, si forcė e domosdoshme nė frymėn e demokracive perėndimore, pėr tė mbrojtur shoqėrinė nga tė gjitha monopolet dhe devijimet e rrezikshme, ėshtė eliminuar fare;

    duke pasur parasysh faktin se shumica e qytetarėve tė Kosovės i nėnshtrohet njė procesi tė hapur tė shpėrlarjes sė trurit, do tė thotė fshirjes sė kujtesės historike e kulturore;

    duke pasur parasysh se “Korniza Kalimtare Kushtetuese e Kosovės” nuk garanton as kushtet mė elementare pėr ushtrimin, zhvillimin e forcimin e njė sistemi parlamentar tė lirė e tė barabartė, nė frymėn qytetare;

    duke qenė thellėsisht tė bindur se Kosova, nga kjo krizė tepėr e thellė politike, ekonomike e shoqėrore, nuk do tė mund tė dalė pa njė opozitė tė fuqishme e tė bashkuar tė tė gjithė banorėve tė saj;

    ne, njė grup nismėtarėsh, nuk mund tė qėndrojmė edhe mė tutje indiferentė dhe tė shikojmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur e duke mos ndodhur rreth e rrotull nesh. Ne, nė mėnyrė mė serioze dhe energjike, ngremė zėrin tonė kundėr indiferentizmit, apatisė, letargjisė, konformizmit, vetėkėnaqėsisė dhe vetėmashtrimit, mjete kėto hipnotike, me tė cilat disa nga liderėt tanė tė paralizuar dhe disa faktorė ndėrkombėtarė, po mundohen tė na vėnė nė gjumin e dorėzimit e tė nėnshtrimit.



    VETĖDIJA POLITIKE PO NGRITET



    Mirėpo, nė anėn tjetėr, ne gjithashtu po shohim se rinia jonė, e frymėzuar me idealet e lirisė, e frymėzuar me idealet e demokracisė perėndimore e humaniste, ēdo ditė e mė tepėr, po kėrkon rrugėdalje nga kjo situatė e paperspektivė. Rinia jonė heroike, e mbushur me hov e me energji pozitive, gjithnjė e mė vrullshėm, po kėrkon rrugėdalje nga kjo “kėnetė politike, ekonomike e kriminale” nė tė cilėn ėshtė katandisur atdheu ynė i vetėm – Kosova.

    Prandaj, duke mos dashur tė pajtohemi qė kjo energji e pakufishme rinore tė shpėrthejė nė mėnyrė tė pakontrolluar, ne, njė grup nismėtarėsh, jemi vėnė nė aksion qė, sė bashku me tė gjithė qytetarėt brenda e jashtė Kosovės, pa dallim gjinie, kombėsie a pėrkatėsie etnike, pa dallim feje, besimi a ideologjie, por

    1. qė nė zemėr kanė formimin e konusit udhėheqės politik, kompetent, qytetar, qė synon lirinė e pavarėsinė e Kosovės;

    qė nė zemėr kanė themelimin e ngritjen e shtetit demokratik qė synon edukimin humanist, parandalimin e krimeve nė mbėshtetje tė vetorganizimit qytetar, qė synon pluralizmin e vėrtetė politik, mendimin e lirė, fjalėn e lirė, veprimin e lirė qytetar, tė drejtat dhe barazinė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės;

    qė nė zemėr kanė paqen, tolerancėn, bashkėpunimin dhe dashurinė midis tė gjithė qytetarėve tė Kosovės e midis tė gjithė popujve tė mbarė botės;

    tė themelojmė Organizatėn Politike Paqėsore:



    FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS (FQK)



    Me kėtė rast, thėrrasim tė gjithė qytetarėt e pjekur tė Kosovės dhe gjithė njerėzit e vullnetit tė mirė nga mbarė bota, qė ndėrmarrjen tonė tejet tė vėshtirė, por tejet fisnike, ta ndihmojnė e pėrkrahin, me tė gjitha mjetet e mundėsitė qė kanė nė dispozicion, por pa kushtėzime e ndėrhyrje interesash personale a grupore.

    Sė shpejti, Organizata Politike Paqėsore nė formim, FQK do t’i ketė edhe Programin e Statutin e vetė.

    Na priftė e mbara!



    Nga Zyra e Organizatės Politike Paqėsore nė formim: FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS (FQK)



    Adresa e selisė:

    Lagj. “DARDANIA”, Rr. IDRIZ GJILANI, 4/10 T. Fax:038. 542742; /e-mail: demaci@alb-net. com
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ADEM DEMAĒI : LIDERĖT E KOSOVĖS JANĖ LODRA TĖ UNMIK

    PRISHTINE (25 Shkurt) - Institucionet dhe liderėt e Kosovės janė kthyer nė lodra tė ndėrkombėtarėve, duke e lėnė vendin nė mėshirė tė fatit e duke vonuar pavarėsinė. Kėshtu ka deklaruar dje politikani kosovar Adem Demaēi, pak javė pas themelimit tė njė partie tė re qė, sipas tij, do ta nxjerrė vendin nga kjo situatė. Dikur lider politik i UĒK-sė, armik i betuar i Marrėveshjes sė Rambujesė, status quo-sė aktuale tė Kosovės, Demaēi ėshtė tashmė nė krye tė "Forumit Qytetar tė Kosovės". Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Gazetėn Shqiptare" ai shpjegon vendimin pėr krijimin e partisė, kritikat pėr ndėrkombėtarėt dhe akzuat pėr gjendjen e pakėnaqėsisė nė Kosovė.


    Gazeta Shaqiptare : Ju keni drejtuar disa vjet mė parė Partinė Parlamentare tė Kosovės, qė me platformėn e saj do tė ndikonte nė tė ardhmen e vendit. Pse vendosėt tė krijonit njė tjetėr parti?

    Adem Demaēi : Sepse tė gjitha partitė politike kosovare deri tani kanė dėshtuar apo nuk kanė arritur rezultate nė atė qė kėrkohet pėr Kosovėn. Synohej ēlirimi, pavarėsia, rritja e nivelit ekonomik, liria nė vendimmarrje. Ne donim tė vendosnim vetė, ndėrsa tani po e kuptojmė ēdo ditė mė shumė se jemi totalisht tė varur nga ndėrkombėtarėt. Kjo ka shkaktuar njė gjendje pakėnaqėsie dhe frike pėr tė ardhmen nė Kosovė. Partia e re "Forumi Qytetar i Kosovės", qė do tė mbledhė intelektualėt kosovarė, politikanėt dhe aktivistė tė shoqėrisė publike, pėr tė sinjalizuar shoqėrinė, politikėn dhe ndėrkombėtarėt se ku duhet tė shkojmė.

    Gazeta Shaqiptare : Ē'synime keni dhe sa mund t'i realizoni?

    Adem Demaēi : Ēėshtja jonė nė thelb ėshtė tė vendosim vetė pėr tė ardhmen tonė, tė marrim vetė vendimet tona. Sė dyti, duhet tė mos lejojmė cėnimin e sovranitetit. Kėto janė edhe dy pikat themelore tė platformės sonė. Ajo qė duam tė bėjmė ėshtė tė japim alarmin se vendimet po na mohohen, se ēėshtja e statusit ka mbetur pezull dhe peng i kushteve qė s'mund t'i realizojmė ne. Qeveria, institucioni i presidentit, parlamenti, marrin vendime qė hidhen poshtė nga UNMIK-u dhe ata qė marrin vendimet pėr ne janė drejtuesit e tij. Gjithēka nisi qė me Marrėveshjen e Rambujesė, qė u firmos pa marrė parasysh pasojat, vazhdoi me miratimin e rezolutės 1244 dhe po shtjellohet me kėtė situatė tė padėshiruar nė vend.

    Gazeta Shaqiptare : Ju e keni kundėrshtuar Marrėveshjen e Rambujesė dhe drejtimin e Kosovės nga ndėrkombėtarėt. A mendoni se ēėshtja e Kosovės mund tė zgjidhet duke i pėrjashtuar ata?

    Adem Demaēi : Ne nuk jemi kundėr ndėrkombėtarėve, jemi pėr bashkėpunim me ta. Por jemi kundėr trajtimit tė Kosovės si njė protektorat, si njė vend qė nuk mund tė drejtohet dot nga liderėt e saj. Proceset e gabuara qė po zhvillojmė na dėmtojnė. Ėshtė gjendja e paqėndrueshmėrisė nė Kosovė ajo qė po na dėmton tė gjithėve.

    Gazeta Shaqiptare : A do tė pranoni aleanca me partitė e tjera pėr kėtė ndėrgjegjėsim?

    Adem Demaēi : Jo me partitė e mėdha qė kanė dėshtuar nė punėn e tyre, pasi ato janė kthyer nė lodra tė ndėrkombėtarėve. Me partitė e vogla ndoshta po, do tė bashkėpunojmė.

    Gazeta Shaqiptare : A do tė merrni pjesė nė zgjedhjet e shtatorit nė Kosovė?

    Adem Demaēi : Ende nuk e kemi vendosur njė gjė tė tillė. Kjo do tė varet nga vendimi i drejtuesve tė partisė. Edhe nėse nuk marrim pjesė nė zgjedhjet e ardhshme, nuk humbasim shumė. Ne nuk duam tė hyjmė nė njė autobus qė nuk di se ku shkon. Kjo ėshtė pikėrisht situata ku ka arritur politika shqiptare.

    Gazeta Shaqiptare : A do tė ketė emra tė njohur tė politikės kosovare partia juaj?

    Adem Demaēi : Nuk jemi tė orientuar drejt emrave. Jemi tė orientuar drejt njerėzve qė dinė tė punojnė pėr njė Kosovė tė lirė e demokratike.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,437
    Postimet nė Bllog
    22
    Me sa shoh, baca Adem nuk paska ndryshuar fare, ai i vjetri eshte. Mbaji keto qendrime bac, se per te fituar ke ne zgjedhje.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Demaci eshte duke bere manevra politike. Ai eshte i vetedijshme per apatine politike ne Kosove. Ai gjithashtu e kupton rendesine e ketij fakti. Me krijimin e ksaj partie te re(yea, right)Demaci mundohet qe te mashtroj kete pjese te popullates. Demaci e din se sa injorant shumica e njerezve jane. ME nderrimin e emrit te partise, ai mundohet te kontrolloje kete pjese te popullates. NE mendimnin tim, kjo parti nuk do te kete signifikim te vecante. Demaci ma qon mallin e Drashkovicit te Serbise. Vetem han..lap lap lap.
    Ari
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,437
    Postimet nė Bllog
    22
    Ari, te ngresh nje strategji politike mbi pakenaqesine popullore eshte dicka e ligjshme per nje force politike. Ajo qe nuk eshte e ligjshme por anti-kombetare jane qendrimet kunder forcave paqeruajtese dhe administrates civile nderkombetare. Kjo eshte ne vazhdim te qendrimeve te meparshme anti-kombetare te Demacit qe ishte i vetmi ze kunder Rambujese. Atehere qindra mijra shqiptare perballeshin me vdekjen dhe shpernguljen me dhune, Demaci mbronte "parimet" e tij. Parimet dhe bindjet e Demacit jane te pavlera kur derdhet gjaku i pafajshem shqiptari.

    Sot lavdi Zotit Kosova nuk ka me kembe ushtari serb dhe jeton prej plot 5 vjetesh ne paqe, pavaresisht nga problemet e shumta shoqerore te pazgjidhura. UNMIK mund te mos kete bere nje pune perfekte, reformat dhe pushteti mund te mos kene ecur me hapat qe duan shqiptaret, por e rendesisshme ne keto momente nuk eshte pavaresia ne leter aqsa eshte ndertimi i institucioneve te forta demokratike ne Kosove. Qe keto institucione te ngrihen e fuqizon aqsa duhet, kane ende nevoje si per perkushtimin ushtarak te sigurise edhe ndihmat ekonomike te akorduara nga komuniteti nderkombetar.

    Ka vende ne bote qe e kerkojne vemendjen dhe perkushtimin qe Kosova gezon prej vitesh nga komuniteti nderkombetar dhe nuk e gjejne. Ne e kemi dhe nuk dime as ta vleresojme dhe as ta shfrytezojme sic duhet.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #20
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nuk duhet shikuar kjo gje vetem ne raportin IPQV (Institucionet e Perkohshme te Vete-Qeverisjes)- UNMIK, po ne aspektin me te gjere, qe Baca Adem, po mundohet ta fus ne loje.

    Ai eshte per radikalizim te votuesve, per zgjuarje nga apatia. Ky eshte fjalori i tij i rregullt, nuk pret retorike e shume-fjale-qe-s'thone-gje, nga nje njeri qe shpenzoi 30 vite neper burgjet e Serbise, duke luftuar per ceshtjen shqiptare.

    30 vite jane gjysma e jetes se tij, kete mos e harroni. Mund te mos pajtoheni me idete e tij politike, e as me qendrimin e tij per Rambujene, mirepo duhet qe te kuptojme se, ky person eshte i rendesishem per skenen e sotshme politike, jo per faktin se prodhon ndonje alternative politike, po sepse duke hedhur nje llaf ketu e nje atje (qe nuk jane gjithmone bosh, jo!), ai stimulon tjeret per pune me te mire e per qeverisje me te mire, edhepse indirekt e pavetedije, duke u dhene atyre arsye qe te permiresohen ne udheheqesi e qe elektorati te mos zgjedhe Bacen Adem, po ata prape.

    Kjo e fundit vlen sidomos per LDK-ne, qe ka deshmuar se, i ka ardhur koha te pushoje pak.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  2. Kryehajduti i Shqiperise, Qytetar Nderi ne USA
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:18
  3. Demaēi jep dorėheqjen nga bordi i RTK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •