2004-02-19 20:05:00 - Adem Demaēi: Se shpejti Kosova me nje Parti te re te quajtur: FORUMI I QYTETAREVE TE KOSOVES (FQK)
Se shpejti ne Kosove fillon veprimtarine e saj edhe nje parti e re politike e cila do te quhet FORUMI I QYTETAREVE TE KOSOVES. Burime te lajme.net nga Prishtina bejne te ditur se ne krye te saj qendron personaliteti i shquar politik dhe publik i Kosoves Adem Demaēi Nen drejtimi e Demaēit nje grup nismetaresh kane bere gati projektplatformen e Partise se Re. Agjensia Lajme.net ka arritur ta kete kete Projektplatforme. Ne te midis te tjerash thuhet se: Kosova po perjeton nje krize te thelle politike, ekonomike dhe morale dhe nga kjo krizė tepėr e thellė, nuk do tė mund tė dalė pa njė opozitė tė fuqishme e tė bashkuar tė tė gjithė banorėve tė saj; Projekt Platforma vazhdon se: Prandaj ne, njė grup nismėtarėsh, nuk mund tė qėndrojmė edhe mė tutje indiferentė dhe tė shikojmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur e duke mos ndodhur rreth e rrotull nesh. Ne, nė mėnyrė mė serioze dhe energjike, ngremė zėrin tonė kundėr indiferentizmit, apatisė, letargjisė, konformizmit, vetėkėnaqėsisė dhe vetėmashtrimit, mjete kėto hipnotike, me tė cilat disa nga liderėt tanė tė paralizuar dhe disa faktorė ndėrkombėtarė, po mundohen tė na vėnė nė gjumin e dorėzimit e tė nėnshtrimit. Me poshte ne ProjektPlatforme thuhet se: Ne gjithashtu po shohim se rinia jonė, e frymėzuar me idealet e lirisė, e frymėzuar me idealet e demokracisė perėndimore e humaniste, ēdo ditė e mė tepėr, po kėrkon rrugėdalje nga kjo situatė e paperspektivė. Rinia jonė heroike, e mbushur me hov e me energji pozitive, gjithnjė e mė vrullshėm, po kėrkon rrugėdalje nga kjo kėnetė politike, ekonomike e kriminale nė tė cilėn ėshtė katandisur atdheu ynė i vetėm Kosova. Prandaj, duke mos dashur tė pajtohemi qė kjo energji e pakufishme rinore tė shpėrthejė nė mėnyrė tė pakontrolluar, ne, njė grup nismėtarėsh, jemi vėnė nė aksion qė, sė bashku me tė gjithė qytetarėt brenda e jashtė Kosovės, pa dallim gjinie, kombėsie a pėrkatėsie etnike, pa dallim feje, besimi a ideologjie, por 1. qė nė zemėr kanė formimin e konusit udhėheqės politik, kompetent, qytetar, qė synon lirinė e pavarėsinė e Kosovės; 2. qė nė zemėr kanė themelimin e ngritjen e shtetit demokratik qė synon edukimin humanist, parandalimin e krimeve nė mbėshtetje tė vetorganizimit qytetar, qė synon pluralizmin e vėrtetė politik, mendimin e lirė, fjalėn e lirė, veprimin e lirė qytetar , tė drejtat dhe barazinė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės; 3. qė nė zemėr kanė paqen, tolerancėn, bashkėpunimin dhe dashurinė midis tė gjithė qytetarėve tė Kosovės e midis tė gjithė popujve tė mbarė botės; tė themelojmė Organizatėn Politike Paqėsore: FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS (F. Q. K.) ProjektPlatforma politike e Partise se re perfundon: Me kėtė rast, thėrrasim tė gjithė qytetarėt e pjekur tė Kosovės dhe gjithė njerėzit e vullnetit tė mirė nga mbarė bota, qė ndėrmarrjen tonė tejet tė vėshtirė, por tejet fisnike, ta ndihmojnė e pėrkrahin, me tė gjitha mjetet e mundėsitė qė kanė nė dispozicion, por pa kushtėzime e ndėrhyrje interesash personale a grupore. Sė shpejti, Organizata Politike Paqėsore nė formim, F.Q.K. do ti ketė edhe Programin e Statutin e vet. |||Lajme.Net|||
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt