Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Letėr nga Ferri

    Nga letėrkėmbimi i shokut Enver me Kryeministrin

    Enver Hoxha i shkruan Fatos Nanos

    Mbi forcimin e rolit udhėheqės tė partisė nė tė gjitha fushat e jetės sė vendit

    Nga Altin Xhaferri

    I dashur bir Fatos

    Dėshėroj tė jesh mirė me shėndet, se s'para tė ka ecur shėndeti, mė thanė, qė kur hoqe atė herdhen e mėngjėr, kjo jo vetėm pėr tė mirėn tėnde e asaj gruas sė ditė qė ke marrė, por mė tepėr pėr tė mirėn e partisė e tė popullit (populli s'ka ndonjė hajėr nga mirėqėnia jote, po meqė ra fjala) pėr tė mirėn e shokėve tanė qė janė sipėr, por dhe tė shokėve tė tjerė qė janė kėtu poshtė me mua si dhe tė maxhorancės progresiste e europiane, e pordhė me rigon siē ju thua ti hera-herės shqiptarėve. Ne kėtu poshtė si parti i ndoqėm me shqetėsim dhe pėrgjegjėsi partie ngjarjet e fundit se Shqipėria jona ėshtė mo, e neve poshtė dhe juve sipėr, pse e kujt do jetė e zogistėve dhe ballistėve!?

    Nuk tė kam shkruar shpesh, se kam menduar qė ti i di vetė mirė punėt e tua se tani nuk je mė ēilimi; je njė komunist i formuar nė botėkuptim, por tė them tė drejtėn dhe se kam pasur njė ndjenjė mosbesimi qė tani e tėrheq. Siē e sheh dhe partia dmth., unė, i pranon fajet dhe bėn autokritikė. Ndonjėherė ama. Ėshtė e kotė tė them e tė tė mbush kaplloqen se sa krenar ndjehem me tija, kėto vitet e fundit, se e kuptoj qė shokėt kanė patur tė drejtė kur mė rekomandonin ti, si tė vetmin ka, qė mund tė tėrheqė parmendėn time tė ndrishkur vitet e fundit. Mė mbeti parmenda nė mes tė arės, o evlat, paēka se ara ime s'prodhonte mė as kashtė e jo mė ****. Nuk e besoja dot asokohe.

    "Pse mo ēuni i Nashos do bėjė vezėn time, - u thosha gjithnjė shokėve. - Pika nė bithė qė s'ju bie, u thosha. - Pse mo, s'e di unė kush ėshtė Nashua. Njė... bėmė baba tė tė ngjaj do tė jetė dhe ki i biri!"

    Nuk mė qe mbushur mėndja pėr ty, se dhe ca nga shokėt e birosė me frinin nė vesh se ti ishe ca liberal ato kohėra e bridhnje shumė pas fėrnetit tė vėndit, nė vėnd qė tė shkoje nėpėr aksionet e rinisė. Tani qė jam pjerdhur nga veshėt, as i dėgjoj mė fare, le tė frijnė sa tė duan kundėr teje. Po siē mund ta dish dhe ti, unė i marr burimet nga di e tri linja njėherazi, si pallati i Skėnder Gjinushit, domosdo se s'jam kot partia u! E ndėrsa biroja mė thoshte se je liberal, shokėt e armės sė dashur tė diktaturės, Sigurimit, tė kishin bėrė njė dosje pėr merak. Po ta kishnė qeposur me tė mira e tė liga brėnda, ama aq sa humbte derr e dosė brėnda saj. Dhe unė, besonj mė shumė tek ata, se tek partia, njėsoj si dhe zotrote. Ndaj mė bėnet qejfi qė dole doē e shkuar doēit dhe i mbille gjithė gojėt e liga. Tani janė bindur dhe shokėt e birosė se ishe zgjedhja e duhur, madje aq tė duan, sa tė kanė ngritur njė kėngė qė e kėndojnė me ēdo pėrvjetor tė Konferencės sė Pezės e tė ēlirimit tė Macukullit. S'e mbaj mend tė gjithė, se kam roitur ca kohėt e fundit, pa nja di vargje mė kujtonen mo. Nano s'ma priste fiqiri,/ Tė bėneshe kaq i miri, - thotė ajo kėnga qė e ka kompozuar Dhora Leka, ajo qė u bė prapė me ne, kur doli nga burgu inė. Nejse.

    Si mė ke qėnė o bir? Po Nashua, rron mo, rron? Do rronjė gjatė ai, se s'e ka vrarė kurrė mėndjen dhe ata qė s'vrasin kurrė mėndjen, rrojnė gjatė. Ja shih Pali Miskėn ti, i ėshtė bėrė qyē e liga, s'e gjen gjė. Ah ē'burrė ka qėnė Nashua. I pėrunjur gjithnjė, ta kish qejfi ta kishe nėn vete. Ashtu na duheshin njerėzit neve pėr tė vajtur nė komunizmė po ē'e do s'na lanė... Edhe tia mo ashtu tė duhen ata rreth e rreth, tė pėrgjunjur, pa gojė e pa veshė, dėgjomė mua ti, ndaj bėj kujdes kur t'i zgjedhėsh, tė jenė si Nashua. Mė tregojnė shokėt tani; m'i thonė firaunėt tani qė jam zbutur e squllur ca. Kur qe Nashua drejtor i ATSH si ki cpėlaku qė ke ti tani mo, Noc Rroku a si e ka ki drejtori it i ATSH-sė. Ra Zhukovi nė Rusi. Jepe lajm, i thanė Nashos. Prit tė piesim, u tha Nashua. Ē'tė piesni mo, e dha vetė TASS-i. - Jo tė piesim, se s'i dihet. Ai pieti mė lart, ai tjetri mė lart akoma, e kėshtu me radhė, derisa erdhi tek unė. - Tė mos jepet ki lajm, u thashė unė. Tė mos jepet, tė mos jepet, deri te Nashua. Tundi kokėn Nashua. Helbete, hileqar i vjetėr. - E shihni mo qė bėra mirė qė pieta, u tha. E jep Tass-i, po se jep Thanasi. Shpėtoi nėpėr fiq qerratai. Ta kish dhėnė mo, e di ku e keshė shpurė, nė filifistun e shpija, dhe zotrote s'do ishnje krieministėr po do kėrkonje lekėt e burgut sot me Kurt Kolėn bashkė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Si mė ke qėnė o bir? Po Nashua, rron mo, rron? Do rronjė gjatė ai, se s'e ka vrarė kurrė mėndjen dhe ata qė s'vrasin kurrė mėndjen, rrojnė gjatė. Ja shih Pali Miskėn ti, i ėshtė bėrė qyē e liga, s'e gjen gjė. Ah ē'burrė ka qėnė Nashua. I pėrunjur gjithnjė, ta kish qejfi ta kishe nėn vete. Ashtu na duheshin njerėzit neve pėr tė vajtur nė komunizmė po ē'e do s'na lanė... Edhe tia mo ashtu tė duhen ata rreth e rreth, tė pėrgjunjur, pa gojė e pa veshė, dėgjomė mua ti, ndaj bėj kujdes kur t'i zgjedhėsh, tė jenė si Nashua. Mė tregojnė shokėt tani; m'i thonė firaunėt tani qė jam zbutur e squllur ca. Kur qe Nashua drejtor i ATSH si ki cpėlaku qė ke ti tani mo, Noc Rroku a si e ka ki drejtori it i ATSH-sė. Ra Zhukovi nė Rusi. Jepe lajm, i thanė Nashos. Prit tė piesim, u tha Nashua. Ē'tė piesni mo, e dha vetė TASS-i. - Jo tė piesim, se s'i dihet. Ai pieti mė lart, ai tjetri mė lart akoma, e kėshtu me radhė, derisa erdhi tek unė. - Tė mos jepet ki lajm, u thashė unė. Tė mos jepet, tė mos jepet, deri te Nashua. Tundi kokėn Nashua. Helbete, hileqar i vjetėr. - E shihni mo qė bėra mirė qė pieta, u tha. E jep Tass-i, po se jep Thanasi. Shpėtoi nėpėr fiq qerratai. Ta kish dhėnė mo, e di ku e keshė shpurė, nė filifistun e shpija, dhe zotrote s'do ishnje krieministėr po do kėrkonje lekėt e burgut sot me Kurt Kolėn bashkė.

    Ta kam ndjekur udhėn kėto di vjet e fundit. Zemra mal mė bėnej kur tė shihnja qė rendje nga fitorja nė fitorje. Nė fillim fitorjen e zgjedhjeve, pastaj fitorjen e lokaleve, fitorjen mbi grupin puēist tė Ilir Metės, fitorjen e Kongresit e plot e plot fitorje tė tjera. Partia jonė kėshtu ka ecur gjithnjė, nga fitorja ne fitorje, si me mua, si me ti, e si me atė djalin e Kristaqit qė do lėmė prapa! More se mė erdhi nė hatėr ki kongresi i fundit. A ē'mė gajase fare. Po ku i keshe mbledhur tėrė ata malukatėr nė njė sallė. Ta kam zili, pėr ideal tė partisė. Unė qė isha ai qė isha, ne fund tė fundit dhe aq derdimenė njėherėsh s'i bėra dot bashkė. M'i thanė shokėt tė tėra m'i thanė, se s'i ndoqa dot deri nė fund, se ēoku dremit unė ēdo ēerek ore. S'tė kishte lėnė gjė shoku Fatos, mė thanė. T'i kish ngritur tė tėra. Tėpkė. Me tė thėna e me tė bėra. Ashtu i merrnja dhe unė nga arat, nga bagėtitė. Gėzonin tė shkretėt, i pėrpiqnin pėllėmbėt sa i bėnin gjak fare. Ashtu u llafosnja dhe unė me ca llafe qė s'm'i kuptonin. Ėshtė pushteti juaj, u thosha. Duan tė na e marrin armiqtė. Ē'pushtet zeza kishin ata, po nejse e hanin kallėp. E vinin pastaj andej nga arat e mirrnin inisiativa pėr ta bėrė misrin me 4 kallinj e punonin natėn e ditėn tė nxirosurit sa iu dilte shpirti, pa marrė akoma dekoratėn. Nejse, unė ua jepja pas vdekjes. Njė copė llamarine qė e shkreta gjinah t'jau kurseje se ēoē u dukej. Ua jepja fėmijėve e bėheshin dhe keta gjak pėr mua, se helbete qenė tė dekoruar me demek. Edhe fletė lavdėrimet s'i ēoja fare tek Xhikja pėr firmė, i firmoste Sulua, se ia kish kopjuar firmėn. Popull hesapi tė shkretėt! Ke parė qė ka filluar tė mė dhimbset nga pak populli tani mo. Ma thanė dhe shokėt. Shoku Enver po plakesh mė thanė, po tė zbutet zėmra. Punė moshe. Po unė mė parė kam qėnė, ja si ti; s'ēaja bithė pėr popullin unė mo! Hiē fare. Jo tė mbiteshin, jo t'i pushkatonte Kadriu me Koēin, po dhe tė shuheshin fare, as e ēaja me nder fare. Po dhe ti nė mos e lojte pjesėn ama. E pashė pėr punė tė asaj gomones qė u mbit. Ku vinin ata, unė i mbitja vetė ata qė iknin. Mos e ēaj kokėn hiē e llafosmė dhe me Stalinin e me titon atė punė. E di ē'tha Stalini mo?! Kur vdes njė njeri, ėshtė tragjedi, por po vdiqnė shumė, ėshtė vetėm statistikė! Ja shih, mua deshėn tė mė gjikonin pėr vdekjen e Kirovit, por pėr ata dhjetė miljonėt e tjerė s'm'i zė njeri nė gojė. Janė statistikė tani.

    I biri bėhet mė usta nga i ati, s'i kanė thėnė kot andej nga Gjirokastra. E qė thua ti, duke ndjekur kongresin, seē pata njė nga ato shkėputjet, - se siē tė thashė, jap e jap e humbas, helbete dhe mosha dhe sėmundja e flamosur, - dhe mė zuri njė si dremitje sa tė mbaronte fjalimi yt. Kur u ngrita, kongresi vazhdonte.

    "Bjemė gjislliqet, i thashė Sofos. Sikur s'i merrte rradakja dot ca gjėra, ndaj pies shokėt e Birosė qė e kishin ndjekur me laps nė dorė. Shoh tribunėn, njėsoj. Shoh delegatėt, njėsoj. Ore mos mė kini dhėnė ndonjė kasetė nga ato tė kongreseve tė mia?! Ku i kini sitė more, ju plaēin, - u thashė. Bėnin be e rrufe qė qe kongresi it i fundit.

    -"Ore, po ju sikur me thatė qė kjo Vitori Ēuri ka ikur nė Greqi e punon tek njė plakė e paralizuar. Kjo ja ku qėnka mo, qėnka kthier tek buka e vjetėr apo kini ngatėrruar filmimet!?"

    -Jo shoku Enver, - mė thotė njė nga ata firaunėt qė mė
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Edhe Enver Hoxha, sikur s'brohorasin mė, i them.

    -Ashtu thonė, po ta kanė fajin veshėt. - E besova se unė e di cenin qė kam tek veshėt.

    Pėr ideal tė partisė, m'u bė qejfi qė Shqipėria s'ka ndrishuar, ėshtė ajo qė lashė. Unė ika ca me rrėmujė atėherė, se s'mė priste puna. Ngarkova mushkat pėr nė varreza tė dėshmorėve, si i thonė fjalės, po ju tė pasmit m'i vutė nė vėnd gjithė ato qė lashė mangut.

    Mos harroni asnjėherė qė ideologjia e mėngjėr duhet ta pėrshkojė si njė fill i kuq gjithė jetėn politike po e po, por dhe ekonomike, sociale e sportive. Ē'do tė ishte njė sportist i mirė pa mėsimet e Partisė. Ta thom u, njė ***. Ēdo tė ishte Ardit Gjebreja pa mėsimet e mia. Njė hiē do tė ishte. Po Agron Llaka? Njė *** dhe ki. Po Edi Rama pa njerėzit e mi? Ashtu do ish dhe ai. Kėtė dhe raste tė tjera si ki, duhet t'ua bėni me dije orė e ēast njerėzve qė tė mos besojnė tek aftėsia e tire, por tek dora e ngrohtė e jona. Nuk thom se nuk i ke zbatuar, por edhe mė tepėr mund tė ish bėrė nė kėtė drejtim, ka akoma vėnd.

    Se ja, ti more Edin e Kristaqit nga filifistuni e e bėre ministėr. Po i kujt ėshtė Edi? I Kristaqit. Po Kristaqi, i kujt ėshtė, ini. Ini del dhe Edi, domosdo, i Partisė. Po Edi mori Dashamir Pezėn nė bashki. Po Dashi i kujt ėshtė? I Mislim Pezės. Po Mislimi i kujt ėshtė, ini dmth., s'do as para, as pullė, qė dhe dashi ini do tė jetė (more, se rraha mėndjen, me gruan e parė e ka baba atė, apo me tė ditėn?). Dashi merr njė djalė tjetėr nga tanėt e kėshtu vete kjo punė. E kini dhe porosi partie, t'i dilni krah njėri tjatrit. E di si ju dua tė pleksur e tė kokolepsur si leshtė e bithės sime ju dua, qė tė mos ju shkokolepsė dot njeri kollaj! Kėshtu duhet tė vazhdojė nė mėnirė kapilare deri nė qelizė kjo punė. Kudo duhet tė jenė njerėzit tanė; tė jenė siri dhe veshi inė. Tė tjerėve asnjė lloj pushteti, ēdo gjė duhet tė kalojė nga ne dhe ajri qė thithin njerėzit. Unė hodha ata parrullėn, tė njohim kėshillat ēlirimtare, si i vetmi pushtet, po ti shpik ndonjė dėngėl tjetėr, sa t'ua shkasėsh ujėt nėn rrogoz atire brėnda e atire pėrjashta. S'ta kam merakun pėr ato punė.

    Hė se desh mė doli nga mėndja. Lufta e kllasave duhet forcuar dhe ca, thom u. Si ore tė ngrihet i biri i Kiēo Ngjelės e t'u bėjė karshillėk djemve tanė!? Atė unė e kam shpallur njė herė armik, domosdo qė armik duhet trajtuar dhe i biri. Mė futi dhe njerėz qė tė pajtoneshim kėtu. "Yni jam dhe unė, mė tha, po thuaju atire zagarėve qė ke lart tė mos ma ndukin shumė Spartakun, se vetėm ai mė ka mbetur." -Jo, i thashė, partia nuk bėn kompromise. Lufta e kllasave herė zbutet e herė forcohet, po nuk zhduket kurrė. Akoma s'e mėsove kėtė, - i thashė. S'e kam parė mė, qė atė ditė.

    Nė ēdo tre veta, njėri tė punojė pėr ne, siri e veshi partisė tė jetė kudo, deri tek ata qė pastrojnė haletė me kovė, se dhe atje punon armiku. Armiku tė del nga s'e pret dhe nga vrimė e halesė tė del. Edhe njė tė fundit. Mos i beso shumė asaj Amerikės se kėshtu mė donin dhe mua nė fillim, po pastaj deshėn ta ma fusin. Po ti s'e bėn dot vezėn time, se e ke ca tė ngushtė prapanicėn. Po t'u nisnė ti, ta futnė, dėgjo mua, se marr vesh mirė nga kėto punė! Shtrėngohu sa tė duash zotrote. Ta kam shkrojtur te njė nga veprat, s'e mbaj mėnd tani, se i bėnte Spirua ahere, qė imperializmi ėshtė i rrezikshėm dhe njė dhėmb po i mbeti, dėgjo mua ti, se ta them si Ilirit tim. Di gjėra ka me imperializmin, o ēkuli dhėmbin, o ruaj prapanicėn. U thom tė bėē tė ditėn.

    Desha tė tė pėrgėzonj dhe pėr grupin e ri armiqėsor qė nxore sė fundi. Gjithnjė armiqtė partia i ka zbuluar te ne, as Sigurimi as Shishi juaj, njė vėrė nė ujė kanė bėrė. Sa herė iu ka shkuar miu nėn mustaqe atire, e ka bėrė autostradė fare. Po ti ama tė lumtė, se i zbulove pa arritur tė dėmtojnė partinė. Partia duhet mbajtur e pastėr, mo evlat, duhet pastruar herė pas here si shtėpia. Se ajo ėshtė shtėpia jonė. Pa tė, ē'do ishim ne mo? Na vinin kallamboqin kalamajtė e lagjes. Ja bėre mirė atij Ilirit qė e pėrjashtove, po prapė je treguar i butė. Oportunist siē mė raportuan shokėt. Pse s'i fut njė **** plumbi, qė tė mos e kesh nėpėr kėmbė. Ashtu bėra u me Mehmetin dhe isha aq rehat deri sa mė mori diabeti e Zabiti me Isufin. Dėgjo mua, kjo ėshtė punė mė e bitisur. Vure tė shkruajė njė letėr autokritike dhe futi plumbin e thuaj vrau veten. Po s'deshi ta shkruajė, vur atė Paskalin qė ka formuar tani parti tė re, ta bėjė njė letėr si tė tijėn. Ai ia ka marrė dorėn kėsaj pune tani. E sheh mo ē'bėn armiku. Lumi flė, armiku rri zgjuar, kam shkruar nė njė vepėr tjetėr. Ta priste mendja tė dilte armik Zabiti qė i kam dhėnė kapellon time, qė i kam falur biēakun qė prisja thonjtė, apo Limozi qė mė kish bėrė atė farė kėnge dhe mua, dhe partisė. Sa pėr atė Ndrec Legisin, shokėt mė thanė qė i ka pasur nja di cene nė biografi dhe jeni nxituar qė e keni bėrė anėtar partie. Nejse, kjo do ndiqet me pėrgjegjėsi partie nga shoku Hisni, ja kam nisur shkresėn para nja di javėsh. Nejse, tė mos zgjatemi mė me punėn e fidhit tė kuq. Fidhin e dua patjetėr ta kini parasish nė ēdo hap tė punės suaj.

    ***
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    More Fatos se tė kam si evlatin tim, dua tė tė pies, ka dalė ndonjė ilaē i ri kundėr kapsllėkut andej lart, se mė mori frimėn ki dreq kapsllėku. Mė pa dhe doktori i Stalinit e mė dha ca hapje, po i hodha nė hale. Besoj u te ilaēet e kėtire revizionistėve! Me prostatėn sikur kam gjetur karar, se s'e kam ngarė, ka njė di muaj. Jeshėm nė njė pub njė natė me kėta shokėt e Kominternit, dhe ai qerrata Hrushovi na kish sjellė ca moldave me vete medemek aktiviste rinie komuniste, dhe e prisha pehrizin, po tani shuqir jam mirė. Vetėm kapsllėku mė ka dogėndisur e mė ka bėrė misibet, mė ka bėrė. Kish me vete Pilua ca gjethe sene, e i piva. Po do ti qė m'u shkreh nė bark, sa s'arrita dot deri nė hale. Ē'tė tė them o evlat, ē'u bė! U bė rrengja fare. E di ti ē'ėshtė rrengja mo?! Mė mirė qė s'e di, se as unė s'e di. Po ka dalė gjė, ma nis, se seē do vijė njė nga ata tė Gogos kėto ditė kėtej, poshtė dėrgoma me tė.

    Me shokėt e Birosė e morėm nė analizė kėtė qeverinė e re qė ngrite tani si me pahir. Pėrgjithėsisht shokėt qenė tė mendimit se pėrzgjedhja ėshtė bėrė brėnda normave dhe brėnda vijės sė partisė. Edhe fidhi i kuq qė tė thashė mė lart ėshtė brėnda. Pati vėrejtje tė vogla, po se mos jau vura veshin unė thua ti. Unė jam mė keq nga ti, a derėzi, pies shtatė a tetė, e bėj si di vetė! Po mirė ėshtė t'i dish dhe vėrejtjet, se unė tė gjitha s'i kam shkruar nė vepra. Pati vėrejtje pėr shembull, pėr atė tė dhipllomacisė, Kaco Islamin. Ati e kishe Muhamet Kapllanin mo, pse s'e vure atė, e kishe gati. Pastaj shokėt mė thanė qė me tė ke zenė njė shteg tjetėr. Eh, u prish vatha jonė, ėshtė bėrė shtigje-shtigje, kė tė zėrė mė parė dhe i ziu udhėheqės. Mierė more evlat po atė tė Arsimit, s'e ndėrroje dot mo, tė paktėn pėr sitė e botės ta kishe bėrė! Edhe leshrat ai i kish akoma si njeri i egjėr, siē e keshė parė aherė kur e solli Shefqet Peēi nga Salaria. Ē'tė tė thom, se mua mė bėnen ca si lėmsh kėta ministrat e tu, mo gas. I rreshtoj, mė dalin tepėr, i nėmėroj, mė dalin mangėt. Them Naci, Kaēi, Baēi. Jo, mė thonė, ėshtė Koēi, Poēi, Doēi. Stan me lepuj ke bėrė zotrote apo kabinet qeverrie?! Mė thosh Kadriu, pėr kėtė Kacin, ē'e deshi atė, ai ėshtė zhyer deri nė grikė, mė tha. Ē'grikė mo tė plaēin sitė, ja ktheva. Ku ka grikė ai. Nuk e sheh qė s'ka fare qafė. Si tė thoni ju shoku Enver, tha firauni. Partia i di mė mirė kėto punė. Domosdo qė i di mė mirė sepse ē'kujtove ti, do tė piesim tia ne, se kė vėmė nė partinė tonė e kė heqim mo... Nejse, dhe atė tė Mbrojtjes mirė e keshe zgjedhur. Pak tė leshtė, si Beqiri im. Tė leshtėt s'i bėjnė dėm njeriu. I heq kur tė duash, e jua vė kur tė duash, dėgjo mua ti, se jam i vjetėr. Edhe ajo sovjetikja qė merret me Integrimin, mė gajas fare. E mo, ajo qė se ē'ka njė emėr kaurri qė s'mė vjen nė hatėr tani. Atė e ke marrė pėr tė rregulluar pėr qindjen e pjesėmarrjes sė grave nė qeveri ti, e di unė. Ah kopili Thanasit ē'ta ka prerė mėndja hollė! Po ki Fatmiri mo, ai i rinisė sė Tiranės ėshtė, se m'u duk si surrat i njohur. Vinte mė jepte lule nė 1 maj ki mua mo? Nejse ini ėshtė ai, ini. Vetė s'e njoh po i kam njohur tė ėmėn, zonjė grua. Ini do jetė se s'bėn, se s'i hin nė punė njeriu tjetėr ai, dėgjo mua ti. Me atė Moisiun e kalove mirė lumin. Mė kėrreve mallin e vetes kur jeshė i ri. Edhe unė atė bėra me Spiron, e mbaja kot si kufomė e se piesja fare. Pėr ideal partie jam shumė i kėnaqur me atė gjetje. Ideal pėr atė vend. Duket si i atire, e punon pėr neve. Dhe atire kurvave tė Evropit jau fut, ja fut dhe Saliut, me njė gur vret di zoq. Atė e ke si biēim heroi tė heshtur siē ju thoshnja unė nė kohėn time. Nejse, u t'i kam shkruar tė gjitha kėto nė Veprat e mia tė Zgjedhura. Se te 16-ta, se te 17-ta, s'mė kujtonet tani, po piet Spiro Deden, po s'i gjete dot. Edhe kėndoini ndonjėherė veprat e mia, kėndoini. Unė pėr ju i kam shkruar, se pėr vete i dija.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    More Fatos evlati. Dua tė tė pies ē'bėn ai marroku i Kristaq Ramės. Vesh mė nga ato palltot e verdha qė vishte dikur? Po atė vėthin qė mbante nė vesh, ja kini hequr, apo jo, se na fėlliqi fare malukati. Nga tė dhėnat qė ka partia kėtu poshtė, del se ju tė partisė atje sipėr, e kini propaganduar fort, si njeriun e ri. Ju lumtė shokė! Po po u bėnė dhe nja dizet copė a **** si ai, e mori lumi Shqipėrinė, e dini kėtė, apo jo!? Mos e lini tė shtonet shumė si rasat. Nganjė mė tė rrallė, sa pėr t'ia shkarė popudhit! Siē bėnja unė me Fuat Ēelėn e Alo Qosen, e mban mend mo, kur i bėnje hartimet pėr ta?! Kristaqi, akoma ia ka merakun se mos bėn ndonjė gabim e shkel vijėn e partisė. Se vetėm halera di tė bėjė ai shoku Enver mė thotė sa herė. E do nganjė dackė edukonjėse njė herė nė muaj, tė vijė nė terezi, se merr kot ai, si pushka e jevgut. Eh si ėshtė ai, ka ngjarė nga fisi i sė ėmės, po iu fėrkove kokėn, hop ngrihen si... Nejse mos ki frikė i thom Kristaqit, shokėt lart i dinė kėto punė. Po vėthin hiqjani. Po s'e ka hequr, se do vij vetė pastaj t'ja shkul me gjithė llapė tė veshit! Ma di kokėn mua ai, e njeh frikėn.

    Dėgjo Fatos. Sakėn se u jep ndonjė lek atire tė burgosurve politikė qė mbanja unė nė burgje. Tė kam bėrė hasha, tė kam bėrė lanet, s'je mė evlati im. Ē't'i bėj Ramizit unė qė i lėshoi, u hapi diert, se tė qe pėr mua, atje i mbaja dhe sot armiqtė.

    Qė thua ti Tos djali, tė ndoqa kur bėje konferencėn e Tiranės para kongresit. S'mė keshe lėnė gjė prej gjeje. E di ti dhe mua m'u ngrenė njėherė nė njė konferencė, po u tregova vėndin unė. I lashė, folėn sa folėn, pastaj i bėj njė shėnjė Sulos. Dritat Sulo, i thashė. Fėt dritat Sulua, i fiku. Mirė meqė iku korenti, mbledhja shtihet pėr nesėr, u thashė. Tėrė natėn Sulua bėri zanatin e tij, merr dhe i plas birucave njė nga njė. Tė nesėrmen, kur panė sa vetė mungonin nga ata qė folėn hapur, u benė qėngja tė gjithė. Nexhmija nė llozhė qante nga gėzimi. Ja si kjo jotja nashti, e dita. Edhe unė do keshė marrė tjetėr po s'kam kėllqe jam i pamundur. I ke dhe te veprat e mia tė shkruara, po dua qė tė t'i mollois dhe vetė tė shplodhem. E qė thua ti, tė nesėrmen nė konferencė fola vetė. Pa ngreu ti Masar, ē'doje nė makinė tė Ambasadės Jugosllave nė datėn 25 shtator, ora 14?! Gėk Masari. Merre Sulo. Po ti, po ti... Kėshtu e mbilla atė punė. Po dhe ti me nder e mbille atė punė, s'thom dot jo, por jam i mejtimit se ca arrestime nė emėr tė popullit, do kishin bėrė mė shumė punė, sesa Rrjeta e Hekurt.

    ***

    More evlat se dhe njė ēikė e desh harrova, tė tė pies pėr badhistat mo, ē'bėjnė badhistat? Si i kam ata tė Partisė sė Ballit. E de, e, pėr ata tė rinjtė pies, se me tė vjetrit kam mbaruar punė vetė unė qėkuri. Ē'thonė mo evlat? Mbami afėr se janė tanėt ata. Helbete unė me emra s'i mbaj mėnd, se s'mė nxė shumė rradakja tani, po i njoh nga pseudonimet qė kanė nė dosje. Kadri Hazbiu bėn be e rrufe qė janė njerėzit e duhur pėr tek Badhi Kombėtar. Ti e di, i thashė, po tė doli ndonjėri nga dora, do tė pėrgjigjesh. As mos e ki merak asaj ane, i kam siguruar me lidhje difishe dhe trefishe, mė siguroi. Ai me pseudonimin "Thoi" e do herė-herė ta presėsh siē pritet thoi, po prapė ini mbetet. Edhe atė me pseudonimin "Pėllumbi" ma ki kujdes se nė mullirin tonė e shpie ujėt dhe ai. Ē'bėjnė me atė tregtinė e shampos qė bėjnė me Lefter Kokėn mo? U ecėn ndonjė ēikė apo jo, se shqiptarėt i kam mėsuar unė qė ahere tė lahen rrallė. Nejse ti ndihi ndonjė ēikė nė doganė, jepu njė dorė, se i kemi pėr ditė tė vėshtira. Zarėt tanė janė ata. Na do bitha neve, i hedhim, s'na do bitha, s'i hedhim. Ai i treti mo, ai me veshėt me majė, si pitbull, se s'mė bie nė hatėr pseudonimi, ruaje se ėshtė ca dredharak, por po tė shkau mo, po tė shkau nga vija, bjeri, hiē mos piet. Nejse, atij mo i thuaj gjė se do i shkruaj vetė njė kartė, se mė duhen dhe nja di viza fallco pėr andej nga bota kapitaliste. I bėn ai, i bėn, e di unė, mė kanė thėnė. Mė ka thėnė dhe njė i tire, i madh fare, qė erdhi kėto ditė kėtu.

    P.S.

    Se mos harroj, mė dėrgo atė fjalorin e ri tė Edmond Tupes, se s'kam me se e shkoj kohėn. Librin e Sulos pėr mua e mbarova. Edhe ca turshi e njė kanatjere tė leshtė, thuaj Nexhmijes, tė m'i nisė, kur tė vijė ndonjė nga tanėt, se kėtej i sjell hera, domosdo, me tėrė ato zullume qė kanė bėrė. Atje nė portė tė Ferrit ėshtė njė njeri me kapotė tė gjatė si Gramoz Ruēi. Thuaji parrullėn dhe futi ndonjė lek nga ki i riu i Evropės, evro a si ja kini vėnė emrin, thuaji e ke ndihmė pėr lėvizjen marksiste-leniniste, se nuk i pranon gjoja rryshfetet, do tė hiqet i ndershėm.

    E kemi bėrė tonin dhe Cerberin, punon pėr ne tani.

    Tė fala tė gjithė shokėve tė partisė qė janė lart, Gramozit, Namikut, Edi Ramės, Luan Memushit, Sinan Llapushit, Dash Pezės, Poēit, Koēit, Toēit, Muēit, Naēit, Baēit, Kaēit, mor po tė gjithėve, kė tė pjekėsh deri tek Mimi e bashkisė iu dėrgoj selam e i puth fort me tė ngjitur.

    Juaji

    Enver Hoxha

    Ferr, rrethi i shtatė

    Me 21.01.2004 ora 5 pasdite
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •