Kërkohen fonde për studimin e projektit të detajuar të Rrugës së Arberit
24 Janar 2004
Ministri i Transporteve, Spartak Poçi, ka kërkuar mbështetje me fonde nga donatorët e huaj për projektin e detajuar të "Rrugës së Arbrit". Sipas ministrit Poçi, ""Rruga e Arberit", përveç se një
rrugë me karakter ekonomik dhe social, shihet edhe si një rrugë strategjike, por për hartimin e projektit të detajuar të kësaj rruge, krahas fondeve që do të akordojë qeveria kërkohet edhe ndihma e donatorëve të huaj". Pak kohë më parë, specialistë të ministrive të Transporteve shqiptare dhe maqedonase, kane diskutuar rreth mundësisë së ndërtimit të "Rrugës së Arberit", rrugë e cila lidh Tiranën me rajonet lindore të vendit dhe më tej me rajonet e Maqedonisë Perëndimore dhe Bullgarinë.
Sipas specialistëve të dikasterit shqiptar te Transporteve, projektuesit kane përgatitur deri tani tre projekte me variante te ndryshme, ku parashikohet shkurtimi i distancës se rruges aktuale, qe eshte mjaft e amortizuar. Distanca aktuale e kesaj rruge Tirane-Peshkopi është 183 km, por hapja e "drites jeshile" për zgjedhjen e nje prej varianteve te rinj, pritet te shkurtoje rreth 78 km kete distance dhe rruga e re te sherbeje edhe për lidhjen e Tiranës dhe Portit të Durrësit me rajonet e Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Ndërtimi i kësaj rruge sipas tyre, do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të zonave të Matit dhe Dibrës.
Varianti i parë, parashikon ndertimin : Tiranë, Milot, Burrel, Klos, Qafbull, Bulqizë, Ura Cerenecit, aqellare, Bllatë me nje gjatesi totale rreth 164 km dhe vlera paraprake e ndërtimit të saj është rreth 11 miliard e 749 milion lekë.
Varianti i dytë, Tiranë, Ura Brarit, Shupal, Bastar, Murrize, Tunel, Ura e Vashes, Tunel, Bulqizë, Ura e Cerenecit, Gjoricë ka një gjatësi totale rreth 75 km dhe vlera paraprake e ndërtimit të saj kap shifrën rreth 11 miliard e 991 milion lekë. Ndërkohë që varianti i tretë, Tiranë, Qaf Mollë, Murriz, Gur i Bardhë, Ura e Fshatit, Qaf Bull, Ura e Cerenecit, Gjoricë, me gjatësi totale rreth 94.6 km dhe vleftë paraprake të ndërtimit 12 miliard e 831 milion lekë. Në bazë edhe të kushteve të projektimit të rrugëve automobilistike, sipas specialistëve të Tansporteve, është parashikuar që fluksi i automjeteve që kalon gjatë një dite të jetë deri në 5 mijë makina, dhe gjerësia totale e rrugës të jetë rreth 10 m.
Por ndersa jane paraqitur keto variante, problem per momentin mbetet gjetja e financimeve te undshme, te cilat jane te papërballueshme për buxhetin e shtetit. Aktualisht vemendja eshte perqendruar ne fillimin e punimeve per aksin tjeter Durres- Morine, per te cilin ka përfunduar edhe studimi i fizibilitetit.
Sipas specialisteve, nje mundesi per ndertimin e Rruges se Arberit, eshte se mbas percaktimit te njerit prej projekteve te hartuar, te fillloje ndertimi i saj me formen e koncensionit, nje menyre e re kjo qe ka filluar tashme te aplikohet per here te pare ne vend.
Urojmë në përfundimin sa më të shpejt të ndërtimit të autorrugëve Durrës-Prishtinë, Shkodër-Han i Hotit, Lushnjë-Vlorë dhe tani edhe të autorrugës së Arbërit së bashku me autorrugët tjera të nevojshme në vendin tonë.
Për këtë gjë, mendoj se edhe koncesionet janë një vendim shumë i mirë duke pasur parasysh edhe kostot e saj natyrisht, së bashku me financimet e huaja dhe ato nga buxheti i shtetit.
Tung
Krijoni Kontakt