Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322

    Lightbulb Levizja Mjaft! [Koalicioni Mbrojtja Qytetarit]

    Koha per ti thene Mjaft qeverise dhe atyre qe e drejtojne ate!!
    Historia e afėrt, nė vende jo shumė larg Shqiėrisė, ka treguar se
    veprimi i pėrbashkėt nė formėn e Inisiativave/Fushatave qytetare mund ta ndryshojė rrjedhėn e mbrapshtė tė apatisė publike.
    Nė Shqipėri, ka mungesė tė debatit publik tė hapur e tė pastėr mbi problemet e politikės, ekonomisė dhe problemet shoqėrore me pjesėmarrje nga publiku i gjerė, ēka ėshtė nė fakt njė nga karakteristikat e shoqėrisė sė hapur e tė lirė.
    Kėto nevoja nuk janė nxjerrė nė pah si duhet pėr mė shumė se njė dhjetėvjeēar pas rėnies sė komunizmit. Vendi ynė renditet si mos mė keq nė pjesėn mė tė madhe tė indekseve ( barazia gjinore, korrupsioni, trafiqet njerėzore, gjakmarrja, degradimi mjedisor, shėrbimet e dobėta mjekėsore, arsimimi, etj.) tė Raportit tė Zhvillimit Njerėzor, krahasuar me vendet e tjera tė Europės juglindore.
    Ne mendojmė se tashmė ėshtė pjekur koha qė shoqėria shqiptare tė ndėrmarrė njė ndryshim drastik nė pėrpjekjet e saj pėr tė lėvizur pėrtej “mentalitetit tė krizės” drejt njė tė ardhmeje dinjiteti dhe prosperiteti. Ka ardhur koha qė tė gjithė shqiptarėt qė do tė donin ta shihnin kėtė shoqėri tė ndryshonte tė bashkojnė zėrat e tė thonė se kanė duruar mjaft dhe nuk do ta pranojnė mė kėtė gjendje! Kupa ėshtė mbushur, durimi ka sosur! Ka ardhur koha qė tė gjithė qytetarėt e vendit tonė tė thonė “MJAFT korrupisionit, varfėrisė dhe injorancės! MJAFT dhunės, trafiqeve, p o l i t i k a v e tė pacipa dhe tė papėrgjegjėshme! MJAFT mungesės sė ujit dhe ndėrprerjeve stresuese tė dritave! MJAFT gjakmarrjes! MJAFT sistemit arsimor dhe shėndetėsor qė po shpėrbėhet dita-ditės! MJAFT burokracisė, gropave dhe baltės!”.
    Fushata Mjaft ėshtė qendra e njė fushate publike qė do tė pėrfshijė 2.5-3 milion njerėz, me synimin pėr tė qenė fushatamė e madhe e tė kėrkuarit tė sė drejtės mbajtur ndonjėherė nė Shqipėri. Synimi i MJAFT!-it ėshtė tė shkaktojė njė “tėrmet shoqėror” nė Shqipėri, qė tė shkundet apatia qytetare e tė rritet kėrkesa publike pėr zgjidhje drejt jetesės sė duhur. Ne besojmė se njė demokraci e mirė, qeverisja e duhur dhe shoqėria e begatė mund tė ndėrtohen vetėm nėpėrmjet arritjes sė tė kėrkuarit publik konstruktiv dhe pjesėmarrjes. Mbyllja e syve para problemeve shoqėrore tė shumta edhe pse i hasim pėrditė ato, siē na ndodh tė gjithėve, nuk ka pėr ta ndryshuar rrjedhėn e problemve tė tanimshme.
    Eshtė detyra jonė tė tregojmė se ē'do tė thotė tė jesh njė qytetar i Shqipėrisė! Ėshtė koha qė nė Shqipėri tė thuhet Mjaft!

    Parimet e organizimit tė aksionit tė drejtpėrdrejtė janė:
    1) Tė arrijė ndryshime konkrete nė jetėt e njerėzve,
    2) Tė fuqizojė njerėzit nė mėnyrė qė ata tė bėjnė ndryshime pėrmes fitoreve dhe
    3) Tė ndryshojė marėdhėniet e pushtetit ndėrmjet individėve dhe qeverisė, krijimi i organizatave tė qėndrueshme lokale dhe kombėtare.

    Jepni mendimet tuaja per kete teme qe prek cdo Shqiptar qofte ky/kjo eshe jashte vendit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Macho : 17-01-2004 mė 16:06
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  2. #2
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Eshte e natyrshme qe mbas nje periudhe 13 vjecare te mbushur me shpresa e zhgenjime,me premtime e mashtrime njerezit te lodhur tashme nga politika dhe nga alternativat e pakta qe ju afrohen do t'i kthenin shpinen angazhimit qytetar-aq te nevojshem per nje vend qe aspiron demokraci e zhvillim.
    Per kete arsye,futja ne shoqerine shqipetare e nje levizjeje si "MJAFT" apo e cdo levizje tjeter te ngjashme ,gjithmone te shkeputura nga politika e perlyer me cdo te keqe qe shqipetaret kane perjetuar e perjetojne, eshte nje domosdoshmeri qe ndoshta vjen me pak vonese do te thoja.
    Prandaj mendoj qe cdo njeri nga ne duhet ta mbeshtese pavaresisht nga vendi ku eshte me tera mundesite.
    Ne jemi populli me moshen me te re ne europe.Eshte e patolerueshme qe ne te drejtohemi e te perfaqesohemi me njerezit qe kane mentalitetin e regjimit te Enver Hoxhes,perdorin te njejtat metoda dhe e shohin pushtetin si te trasheguar.
    Ka ardhur koha ti themi MJAFT e te vendosim vete per te ardhmen tone.

    SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU!!!

    Me respekt
    Macho
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  3. #3
    My-SeLf Maska e Erban
    Anėtarėsuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    Vallaj julo un dje isha aty por sot jo se me erdhi furnizimi i xhinseve ene nuk arrita te shkoja dot por dua ta them edhe Ketu "MJAFT VUAJTJES" "MJAFTE POILITIKES" "MJAFT KRYEKURVAVE TE SHQIPERISE QE JANE SALA ENE FATOSI BASHKE ME SHOKE "
    Absurditet.....JeTa

  4. #4
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Shume dakort me ty vlla. Ti japim fund ktyre qelbsirave qe po na e nxijne vendin.
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  5. #5
    My-SeLf Maska e Erban
    Anėtarėsuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    Ehe julo ashu osht vella na e kan sjell ne maj te hunes vallaj le te cohemi sic ka bo vllai im me shoke ne vitet 90' ene ti hedhim poshte kto karakurva pa license
    Absurditet.....JeTa

  6. #6
    GoGoL Maska e LOS-LOBOS
    Anėtarėsuar
    01-11-2002
    Vendndodhja
    Tiranė Bregu Lumit
    Postime
    9
    Qelbėsirėn sic e cilson ti Machu Pichu, ja kena dhon vet voten c'ka do te thote se ne jemi ato qe i dham voten ketyre Qelbėsirave... Ndaj ti lem menjane komentet dhe debatet dhe ti thrrasim mendjes per dicka qe ne rradh te pare jemi vet shkaktare, duke qen te vete dishem perpara nji rreziku dhe duke u munduar ta sfidojm ate "C'ka eshte per te qeshur me vone se mendojm se na e kish qeveria fajin" aq me pak duhet dhe te na kerkoj ndjes publike!

    Ne rradhe te pare jemi nji shtet Demokratik...

    Demokracia esht nji fjal e vjeter greke qe ndahet ne Demo qe do te thote njeri, dhe kracia qe do te thote sundim... Pra Sundimi i popullit. Dhe nuk jemi ne nji shtet diktatorial qe pergjegjesia bie mbi njeri te vetem icili zgjidhet vete.

    me kte desha te them se shum bindje politike jan dekompozuar tek rinia, dhe me pak takt mund te them se Rinia e sotme ajo qe ne i themi "LEVIZJA MJAFT" eshte ven ne levizje, nga nji grup partiak e majt apo e djatht qoft ajo dhe se besoj se dalin em vullnetin e tyre, duke marr shkas nga nji tragjedi e vetme, kur koha dhe momenti eshte per te heshtur dhe jo per te demostruar perpara nji qeverie, gje kjo qe seshte ne zakonin e shqipetarit!

    Ndaj lijini menjane replikat kunder qeverise, por mendoni se c'do behet me te ardhmen tone, cila eshte mundesia jone per te bashkepunuar me qeverine qe dhe ne si shqipetare te kemi ate cka quhet Viza Shengen! Pra kjo duhet te veproj me shum ne mendjen e ketyre te rinjve dhe jo mendimi i nje rrezimi qeverie dhe krijimi i nji kausi politik, i cili do ti jepte nji mundesi veprimi te dyte krimit per te vepruar dhe ne nje far menyre te rrembej perseri jet njerezish!

    NDAJ LERINI MENJANE POLITIKEN DHE VIHUNI NE ANGAZHIM PER NJE TE ARDHME TE MIRE E CILA I PERKET BREZIT TONE DHE ATYRE QE NA VIJN NGA PAS!!


    Faleminderit!
    A what aaaaaaaaaa??!!

  7. #7
    DJALE SHEJTAN Maska e all the stars
    Anėtarėsuar
    22-08-2003
    Vendndodhja
    milano itali
    Postime
    40
    Pershendetjeje po lexoja 1 gazete ktu ne milano dhe pashe qe u folte per shqiperine dhe per shoqerine MJAFT dhe fliste shume mire per to.Une se dija se ekzistote por dua te them MJAFT qeverive te korrupsionit, trapave njerzve qe nuk njohin dhimbjet qe ka kalu shqiperia ne 13 vjetet e fundit por edhe MJAFT edhe mentalitetit puro shqiptar, me hakmarrje me thashatheme per njeri-tjetrin. Djem e vajza shqiptare duhet ta ndryshojme ne shqiperine dhe pa pas parti por per te miren e shqiperise dhe shqiptareve. Hajde tung te gjitheve...............................
    Pa lek, por me pare ishalla do bejme hajre.

    sepse fjalet e pamenduara jane si k.... e pambuluara

  8. #8
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Mjaft”-i i thotė edhe vetes Mjaft

    “Nė tribunėn ku shfaqen zakonisht djemtė e lėvizjes “Mjaft”, pati njė krisje tė lehtė”, - e fillonte dje editorialin e vet njė gazetė pranė opozitės. Meqėnėse ia lexoj sė paku paragrafin e parė dhe tė fundit tė shkrimeve tė pėrditshme (mė shumė pėr tė kuptuar ato gjėra qė nuk i marr vesh nga fjalimet bubullitėse tė Berishės) di qė artikullshkruesi, pėr nga mjeshtėria e lojės me termat, ėshtė nga ata qė lė me barrė edhe njė gomar mashkull. Megjithė gjakftohtėsinė qė ruan pėr tė mbuluar varėsinė politike, kėsaj here ai nuk e fshihte dot ngazėllimin pėr atė qė kish ngjarė. Ē’ka ngjarė? Ngjau qė nė tubimin e sė premtes sė lėvizjes “Mjaft”, njė grup simpatizantėsh tė PD-sė, tė cilėt protestonin bashkė me vullnetarėt e lėvizjes nė fjalė dhe me shumė qytetarė tė tjerė tė Tiranės, nuk e lanė Mustafa Nanon tė mbante fjalėn e vet. Meqė isha vetė i pranishėm nė turmė, pashė fare qartė, se sa dhe ēfarė ishin ata qė e penguan Mustafanė tė fliste; pashė edhe veprimet e dy-tre “kolegėve” tė Mustafait pas shpinės sė tij; pashė me po aq keqardhje edhe pazotėsinė e tė zotėve tė shtėpisė, pra djemve tė lėvizjes “Mjaft”, pėr tė mos lejuar qė njė pakicė e kurdisur tė vinte veton nė njė tubim ku kishte qindra tė tjerė qė mendonin ndryshe.
    Sidoqoftė, u bė ashtu siē ishte parashikuar tė bėhej. Dhe ja ku Mustafai, pikėrisht ai Mustafa qė ka shkruar pėr “Mjaft”-in aq shumė shkrime, sa mund t’ia kalojė vetėm analisti qė cituam mė sipėr me shkrimet e veta pėr Berishėn, e sheh veten jashtė Lėvizjes, pikėrisht asaj lėvizjeje qė u identifikua nė media dhe iu prezantua publikut nėpėrmjet tij. Pse? Sepse “ky kryeministėr nuk luftohet duke nxjerrė para qytetarėve tė zemėruar, njė simbol antiopozitar si kolegu ynė Mustafa Nano”, - shkruhej nė editorialin nė fjalė. Kinse, pėrdoret fjala “qytetarėve” nė vend tė “simpatizantėve tė PD-sė”. Jo se kėta tė fundit nuk janė qytetarė si gjithė tė tjerėt. Padyshim qė janė dhe as atyre, e as kėrrkujt, nuk mund t’i hiqet e drejta e protestės. Meqė ia kanė marrė dorėn, le tė protestojnė si tė duan dhe ku tė duan, njė mė njė apo tė tėrė bashkė, mjaft qė tė arrijnė tė ruajnė njė nivel tė pranueshėm qytetarie. Por ndarjen e bėnte “kolegu i Mustafait”, i cili nė shkrim-ngazėllimin e tij aludonte qė “Mjaft”-i (d.m.th qytetarėt qė e kanė mbėshtetur kėtė lėvizje, pikėrisht sepse janė bajatosur e traumatizuar nga kjo klasė politike me nė krye Nanon e Berishėn) “deri tani ka bėrė aksione guerrile” dhe vetėm bashkimi nė protestėn e sė premtes i militantėve tė PD-sė i “dha kėsaj lėvizjeje identitet”.
    Atėherė po i ftoj djemtė e zgjuar tė “Mjaft”-it dhe jo vetėm ata, tė zgjidhin njė ushtrim tė thjeshtė aritmetike. Mjafton t’u pėrgjigjen dy pyetjeve. E para, sa janė ata qė mendojnė si Mustafa Nano, se kėtij vendi nuk i duhen as Nanot e as Berishėt; dhe e dyta, sa janė ata qė mendojnė se kėtij vendi nuk i duhen Nanot, por Berishėt. Merrini, vėrini nė kandar dhe bėni si t’ua presė rradakja.

    Kundėrsulmi i politikės
    Njė politikan telefonoi dje pas botimit tė njė artikulli me autorėsinė e tij. Me njė guxim pėr t’u admiruar, ai shprehu pakėnaqėsinė pėr pozicionin e artikullit tė tij nė gazetė. Vini re: pėr pozicionin teknik nė faqosje. Nuk u ankua (ruajna Zot) pėr censurė. Nuk u ankua as pėr redaktime, ndryshime e mė the tė thashė. U ankua pse shkrimi ishte vendosur nė “anė tė faqes” dhe jo nė “krye” tė saj. Meqė ra fjala, nė “krye” ishte shkrimi i njė publicisti dhe afėrmendsh, cilido redaktor qė ka dy pare mend nė kokė dhe dy fije respekti pėr profesionin dhe kolegėt, (pra pėr veten) nuk mund tė preferojė nė planin profesional (po flasim thjesht pėr faqosjen) njė politikan para njė publicisti. Por ajo qė bėn pėrshtypje dhe qė ndihet edhe nė incidentin e mėsipėrm, ėshtė njė lloj revanshi tinzar qė po vihet re kėto ditė ndaj medias. Po provoj ta shkoqis:
    Nuk ėshtė hera e parė qė ndodh, por ėshtė hera e parė qė media dhe politika vihen pėrballė njėra-tjetrės kaq fuqishėm. Tragjedia e dhimbshme e Jonit, veē tė tjerash nxori nė shesh mė qartė se kurrė forcėn e medias dhe pas kėsaj, edhe forcėn e lėvizjeve tė vėrteta qytetare. Por ē’po ndodh? Nė kėtė pikė kur media dhe lėvizjet qytetare arritėn pėr herė tė parė tė identifikohen plotėsisht me interesat e komunitetit qė pėrfaqėsojnė, nė vend tė ndryshimit tė pritshėm dhe reflektimit (nuk po themi ndjesės se kush pėrtyp piper, nuk pėshtyn sheqer) politika jonė nxori kthetrat. Kjo politikė (qeveri e opozitė bashkė) kėrkon t’i mbajė fijet e lojės nė dorėn e vet. Si? Qeveria duke kėrcėnuar median dhe lėvizjet qytetare, ndėrsa opozita politike duke kanalizuar protestat e medias dhe lėvizjeve qytetare (qė nė fakt janė edhe kundėr saj) nė hullinė e vet.
    Dhe ja ēfarė ndodh. Individi qė mban postin e kryeministrit tė vendit, nė vend tė shpjegimeve pėr papėrgjegjshmėrinė e vet marsiane, deklaron me ashpėrsinė qė e karakterizon pas dopjos sė tretė, se “trafikantėt kanė lidhje me elementė tė medias”. Merr e rras brenda edhe njė gazetar sepse nuk mund ta konceptojė ky pashai ynė qė dikush mund t’i kėrkojė edhe llogari pėr ato qė bėn. Nė tė njėjtėn “gjatėsi vale”, ministri i Rendit pėr tė cilin ka dyshime tė forta se ishte nė dijeni qė nė gomone kishte 35 njerėz, nė momentin kur shpėrndau nėpėr disa redaksi lajmesh informacionin se nė gomone janė vetėm dy trafikantė dhe njė sasi droge, dje nga faqja e parė e njė tė pėrditshmeje kėrcėnonte pėr “luftė ndaj parave tė pista tė mediave”.
    Paralelisht me kėtė kundėrsulm tė qeverisė, opozita po infekton me kalbėsinė e vet intelektuale lėvizjet qytetare, duke i hequr kėtyre palcėn kurrizore, pra duke larguar prej tyre atė masė tė madhe qytetarėsh qė pėr herė tė parė po ndiheshin tė pėrfaqėsuar, jo mė si militantė tė ndėrsyer partish, por si qytetarė tė paqtė e tė denjė. Incidenti me Mustafa Nanon dhe analiza politike e asaj gazetės qė cituam nė fillim i dėshmojnė qartė kėto pėrpjekje.
    A do ta detyrojė Pozita median tė heshtė? A do t’ia arrijė Opozita tė largojė nga protesta qytetare atė 50 pėr qindsh qė nuk voton as pėr hajdutėrinė e as pėr mediokritetin? Pra a do arrijė politika t’ia hedhė edhe kėsaj here, ēka do tė thotė se edhe pas gjithė kėsaj furtune, (madje edhe pas heqjes sė kėtij turistit playboy qė kemi mbi krye) e ardhmja nuk do tė jetė ndryshe?
    Sikur Mustafai tė kishte mundur tė fliste, sikur kėrcėnimet e ministrit nėn akuzė tė mos i shihja dje nė faqen e parė tė njė gazete-kolege, sikur ai politikani sedėrmadh tė mos pretendonte se kishte tė drejtė tė zinte kryet e vendit nė faqet tona, do tė thosha JO.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  9. #9
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Nuk jam dakort absolutisht me LOS-LOBOS. Nuk eshte fare e vertet se kto varen nga partite politike. Do ju jap konferencen e mbajtur nga miqte e mi te Levizjes Mjaft per kete teme.
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  10. #10
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    DEKLARATA PER SHTYP

    "MJAFT" nuk mbėshtesim dhe nuk mbėshtetemi nga asnjė parti politike

    E kemi thirrur kėtė konferencė pėr shtyp, pėr tė bėrė tė ditur disa nga qėndrimet tona dhe tė qartėsojmė konfuzionin e vėrejtur ditėt e fundit rreth pozicionimit tė lėvizjes MJAFT! nė kaosin e ngritur me ose pa qėllim nėpėrmjet disa deklaratave ose analizave nė shtyp.

    Ne dėshirojmė tė themi qė nė fillim qartė dhe prerė, se MJAFT! nuk mbėshtet dhe as nuk mbėshtetet nga asnjė prej forcave qė veprojnė nė spektrin politik shqiptar. Se lėvizja MJAFT! nuk identifikohet me asnjėrėn prej tyre dhe se nuk mbron interesat e asnjėrės nga forcat qė luftojnė pėr tė mbrojtur ose marrė pushtetin.

    Madje lėvizja MJAFT! ka lindur dhe do tė vazhdojė tė ekzistojė si njė artikulim i njė revolte qytetare kundėr gjithė klasės politike shqiptare. Klasė e cila me paaftėsinė e saj pėr tė kuptuar dhe pėr t’u dhėnė zgjidhje problemeve tė qytetarėve tė saj, ėshtė shndėrruar me kėtė paaftėsi qė tregon, nė arsyen e ekzistencės sė kėsaj lėvizjeje.

    Pavarėsisht nga spekullimet politike, kėrkesat e lėvizjes MJAFT! janė dhe do tė mbeten vetėm shprehje e ndjeshmėrisė qytetare.
    Kėto kėrkesa gjenerojnė vetėm nga revolta e brendshme e njerėzve tė cilėt shohin teksa u administrohen nė mėnyrė tė padenjė, qoftė qeverisja qoftė opozita.

    Ne ishim tė imponuar pėr tė dhėnė kėtė konferencė sqaruese pėr shtyp ndėrkohė qė, siē e keni ndjekur edhe vetė, lėvizja MJAFT! ka qenė e angazhuar maksimalisht nė rrugė, atje ku protesta nė kėto ditė tė dhimbjes ėshtė shprehur me mijėra qirinjtė dhe mesazhet e qytetarėve, tė cilėt ne nuk kemi ndėr mend t’i tradhėtojmė. Vetė qėllimi i kėsaj konference ėshtė pėr tė sqaruar se MJAFT! nuk dėshiron tė bėhet pjesė e diskutimeve pėr pėrkatėsi politike por tė pėrqėndrohet nė diskutimin e ēėshtjeve e problemeve tė pafundme qė shqetėsojnė qytetarėt e vendit tone.

    Pėr kėtė arsye sot nė datė 16 Janar nė orėn 17.00 Lėvizja MJAFT! do tė organizoje njė miting proteste pėrpara kryeministrisė. Nė thelb tė kėsaj proteste qėndron kėrkesa jonė pėr njė qeverisje tė pėrgjegjshme. Nė thelb tė kėsaj proteste qėndron manifestimi i sė drejtės tonė qytetare pėr t’i kėrkuar llogari njerėzve qė vetė kemi zgjedhur e punėsuar pėr tė na qeverisur.

    Nė tė njėjtėn kohė kjo ėshtė njė protestė qė i drejtohet gjithė klasės politike shqiptare, e cila nė 12 vjetėt e fundit ka rrėnuar shpresėn e qytetarėve shqiptarė pėr njė tė ardhme mė tė mirė.

    Lėvizja MJAFT! nė protestėn e sotme do tė vazhdojė tė kėrkojė njė falje publike nga ana e kryeministrit tė Shqipėrisė, si njė minimum pėrgjegjshmėrie, si dhe dorėheqjen e tij, si shprehje tė ekzistencės sė moralit dhe qytetarisė.
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    Nga vudi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tel
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 11:26
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 18:54
  5. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 18:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •