Politike keqe.
Populli mbetet si bagetia
ky eshte mendimi im
FLM
Politika e keqe
Elementet negative ne popull
Mos integrimi ne BE
Perzierja e feve ne vendin tone
Dembelizmi i popullit dhe apatia e tij
Vendet fqinje
Politike keqe.
Populli mbetet si bagetia
ky eshte mendimi im
FLM
skyline
Injoranca, varferia, dembelizmi. Te gjitha keto i kemi peshqesh nga pushtimi 500 vjecar turk. Se te na kishte nen ndikim Austro-Hungaria duam sduam do kishim marre ca gjera pozitive. Shto ketu dhe sundimin 50 vjecar komunist qe na beri si kafshe te egra qe kur u liruam nga kafazi dogjem e poqem si ne 1991 e 1997, 1998 gjen shqiperine qe sheh sot.
Ah ok. Nuk isha shume i sigurt per Kroacine ndonese vendosa ta fus edhe Sllovenine ne nje thes. Sidiqofte thelbi i asaj qe thashe qendron. Kultura qe kemi marre nga sunduesit tane prej shekujsh eshte shkaku i pazotesise tone ti adaptohemi nje sistemi kryekeput alien (kapitalizmi i tregut te lire + demokracia) te cilin nje shtrese elite e shoqerise Shqiptare po e promovon qe 15 vjet (ndoshta edhe qe 100 vjet kush e di)..Postuar më parë nga Brari
Sllovenia dhe Kroacia kane qene dikur pjese te Perandorise Austro-hungareze (dhe jo Osmane) dhe kultura austriake ka lene gjurme ne kto vende.
Per sa kohe qe ka nje hendek midis elites udheheqese e vulgut osmanli...pijini lengun reformave.
Edhe une votova 1- Politika e keqe, por fajin s'e ka vetem politika por edhe apatia qe ka pushtuar popullin por kjo lidhet prape me politiken... e kemi dhurate nga e kaluara... rregjimi socialist qe do bente njerez te barabarte .....i beri dembela, hileqare.... sipas mendimit tim feja s'hyn fare, e fqinjet aq me pak, fajin e kemi vete, po s'e nxorri i zoti gomarin nga balta ç'presim pastaj edhe nga BE...
[SIZE="4"]La vita non e' un problema da risolvere, e' un mistero da vievere![/SIZE]
nuk e di per te tjeret, por mendimi im eshte se shqiperine e pengojne hajdutet qe kane zene pushtetin dhe nuk e lene duke verbuar edhe popullin!!!
_Mos thuaj <<te dua>> pa e ndjere se kur ta ndjesh cfare do thuash?
-jeta eshte nje rrote qe gjithmone rrotullohet e i sjell gjerat sic duhen per te mbajtur ekuiliber.prandaj kujdes!!!
E JETO C'DO CAST TE JETES SE NUK KTHEHEN PRAPA. ;) :P
Edhe per mendimin tim faji eshte i klases politike.
Duke qene ne konflikt te perhershem,programeve qeveritare nuk i jepet as koha te provojne te realizohen.
Populli yne jeton ne iluzionin e demokracise stil perendimor.
Por eshte vetem nje regjim i maskuar.
Nuk kane faj fqinjet,fete,idealet etj.
E verteta eshte qe populli shqiptar po fik driten e vet nen peshen e vuajtjeve.
Paradoksi eshte qe kerkojme perhere ti pershtatemi situates duke harruar te luftojme per ate qe na perket...vendin tone.
diskutim te mbare
Quod timor cladis.
Sed intuitum amet elit vitae est
Shqiperia ka vuajtur dhe do te vuaje deri ne nje kohe te gjate,ne nuk mund te futemi ,sepse i kemi gjitha dhe jo nga pak por nga shume.
Shpirt Njeriu
Shteti funksionon sikurse njeriu. Nëse njeriu nuk përparon kah e mira, nuk zhvillohet si person, atëherë ai stagnon, zbrapset dhe bëhet pre e interesave vetiake në dëm të vetvetes dhe të tjerëve. Nëse ecë përpara dhe i përvetëson mësimet e të tjerëve dhe të jetës ai përparon dhe bëhet person për vete dhe për të tjerët. Tek e fundit ashtu siç mësohet një fëmijë në vogëlim ashtu edhe do të sillet kur të rritet. Këtu hyjnë në lojë jo vetëm disiplina, ligji por edhe bindja, feja etj. Të gjitha këto bëjnë pjesë dhe e luajnë rolin e tyre pozitiv apo negativ në individin.
Pengesat e zhvillimit mund të jenë edhe kryesuesit, udhëheqësit mirëpo edhe ata nuk janë të amshueshëm, mund të zëvendësohen. Ishte koha kur nuk mund të zëvendësoheshin. Kjo kohë tani kaloi, mirëpo pasojat mbesin. Pasi një situatë vazhdon gradualisht të mos përmirësohet, kjo tregon në rrënjët e thella të problemit. E pra, mënyra e mendimit është pengesa kryesore e zhvillimit. Derisa mendojmë me mënyrën e shtetit që na robërojë 50 vjet nuk do të përparojmë. Më kot bëjmë me gisht nga tjetri për të gjetur fajtorin.
Duke u nisur nga ajo se mentaliteti komunist na ka mësuar si të veprojmë në një masë të konsiderueshme edhe mund ta akuzojmë atë. Mirëpo, zhvillimi nuk arrihet vetëm duke gjetur fajtorë. Nuk po them se duhet t`i mbyllim sytë nga e kaluara mirëpo prapë se prapë nëse nuk kemi ideale të qarta dhe dëshira të qarta për të ardhmën tonë atëherë jo se nuk përparojmë por jemi të vdekur.
Pra, pyetje është se çfarë kërkojmë ne nga e ardhmja. Të kaluarën e pamë se si ishte dhe si mbaroi. E pra, çështja është: të mësosh nga e kaluara apo të mos mësosh!
Pengesa e zhvillimit = mungesa e vetëdijësimit se kush je dhe çfarë don! Pra, dembelësia!
IHS
thuajse te gjitha ato qe ke permendur me lart..por mbi te gjitha populli,vete ne, edhe udheheqesit tone!sipas nje fjale cdo popull ka ne krye qeverine qe meriton![]()
Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..
Vetem nje korigjim... Ne Shqiperi kjo shtrese "elite" per te cilen ti po flet, varet nga kendveshtrimi nese e meriton ate emertim. Per shembull une nuk e shoh se si shkon kapitali dore per dore me demokracine.Postuar më parë nga Qafir Arnaut
Kultura qe kemi marre nga sunduesit tane prej shekujsh eshte shkaku i pazotesise tone ti adaptohemi nje sistemi kryekeput alien (kapitalizmi i tregut te lire + demokracia) te cilin nje shtrese elite e shoqerise Shqiptare po e promovon qe 15 vjet (ndoshta edhe qe 100 vjet kush e di)..
Per sa kohe qe ka nje hendek midis elites udheheqese e vulgut osmanli...pijini lengun reformave.
Kapitali i dashur, ne Shqiperi shkon dore per dore me krimin dhe thyerjen e ligjit. Prandaj po behen Nanoja me shoke bosat e Shqiperise, jo se mbeshteten ne parime demokratike.
Flas per "kapitalin" qe thyen mijera koke me para, per kapitalin qe ngre gradacela brenda disa muajsh, jo per kapitalin e ndonje biznesi me te vogel legjitim.
Dhe pastaj me lind pyetja, eshte mire apo eshte keq qe shqiptaret te bejne ca para me rruge jo te ligjshme? ( e kam fjalen me droge, futje te mallrave pa dogane etj. jo per shfrytezim mishi te bardhe e gjera te tilla)
Fundja mos harrojme se te gjitha shtetet evropiane qe jane te pasura sot, njehere e nje kohe kane bere gjera te gabuara qe e kane vene ate pasuri dhe kapital. Kane qene kolonizatore, kane hapur/nxitur luftera, kane pasur mafioze te medhenj.... dhe me pas nga gjithe keto gjera kane lindur "kapitalistet" e medhenj dhe jane futur ne politike, ose kane nderruar aktivitetet e tyre ne biznese disi me legjitime.
Pra pika ime eshte qe ajo para qe te krijoje nje shtet te forte e te pasur, zor se mund te behet me rruge te drejta. Evropa ka te drejte kur pervesh buzet e thote se vendet e Evropes Lindore jane djep prostitucioni, krimi etj. por harrojne se si edhe ata me pare kane shfrytezuar ne nje menyre apo tjeter popuj te tere per perfitime financiare.
Paraja qe te vesh kapital te madh, zor se mund te behet e tille me rruge ligjore. Edhe ata qe kane bere para te madhe ne Shqiperi, shume prej tyre (le te mos them te gjithe se gjynaf), e kane bere kete para me rruge te pista, ose te pakten e kane filluar ashtu per te ngritur nje kapital baze, e tani kane nderruar ne nje biznes legjitim.
Demokracia dhe kapitali i madh, ne realitetin praktik ballkanik, posacerisht ate shqiptar, jane shume shume veshtire se mund te shkojne se bashku dore per dore.
Jo se e mbeshtes kete gje apo jam entuziaste per nje fakt te tille, por eshte thjesht nje e vertete e hidhur e realitetit shqiptar.
Evropa tani na thote, hapni kufijte, tregti e lire pa dogana me fqinjet, etj. etj. etj. Po ky shtet nga do t'i gjeje keto para per te mbushur arkat e tij? Duke mos mare te ardhura doganore?
Do te thote qe do te rendohet pesha e taksave mbi individin dhe biznesin privat te vendit. Po keta njerez e biznesmene private me gjithe ato taksa mbi taksa qe paguajne, si do ngrehin pak koke e te vene "kapital"? Prandaj shume prej tyre hidhen ose jane hedhur qe ne fillim ne biznese te paligjshme.
Nder te gjithash Evropa na ve shpeshhere kushte qe s'ndihmojne shume ekonomine e brendshme te vendit, perkundrazi e demtojne. Dhe mbi te gjithash pret qe shqiptaret te bejne pare vetem me menyre legjitime e i pikturon ata si delet e zeza te Evropes, kur ne te njejten kohe, shume shume vjet me pare edhe evropianet e civilizuar kane perdorur metoda jo shume te ndryshme per t'u pasuruar.
Shqiptaret dhe krimi ne Shqiperi, po perdor te njejtat metoda pasurimi (edhe pse ne menyra te stilizuara sipas kerkesave te koheve moderne), vetem se po e ben kete gje shume vjet me vone sesa Evropa qe tashme qenka pasuruar dhe na ka kaluar ne "legjitimitet'... ose dicka e tille...
P.S.: Ehhh, ndoshta ky shkrimi im nuk i perket tamam temes, por ju lutem mos e fshini pasi thjesht e trajton temen pak me thelle se qellimi fillestar. Ca te bejme tani, kur te kruhen duart qe te shtypesh, te kruhen! S'ke c'i ben![]()
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Krijoni Kontakt