Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46

Tema: Ali Podrimja

  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Une biri yt Kosove

    Unė, biri yt, Kosovė

    Unė, biri yt, Kosovė t'i njoh dėshirat e heshtura,
    t'i njoh ėndrrat, erėrat e fjetura me shekuj,
    t'i njoh vuatjet, gėzimet, vdekjet,
    t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka tė kulluara;
    ta di gjakun qė tė vlon nė gji,
    dallgėn kur tė rrahė netėve t'pagjumta
    e tė shpėrthej do si vullkan:-
    mė mirė se kushdo tjetėr tė njoh, Kosovė.
    Unė biri yt.




    Ali Podrimja

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Ali Podrimja

    Ardhesi.

    Dikush trenisht nget ta shkimbe shkendijen e ballit tim
    dhe syte e tu.
    Dikush trenisht m'i kall rrembat e trupit
    e nje nga nje mi vret zogjt.
    Dikush prej agimit n'agim, prej munzgut ne muzg
    veten kaperdine buze nje uji te madh.
    une e une ende emrin s'ia mesova nje dite me
    bubullime hyre ne kullen time.


    REVULUCIONET

    Drini i Bardhe:kuq, kuq, kuq...
    Qeni im leh
    qiellin don ta perbij.

    Qeni im i bardhe,
    qeni im i zi,
    pa dhembe e sy.

    Drini i Bardhe:kuq, kuq, kuq...

    Zogu im
    ne kupe te qiellit
    eshte ngritur.

    Nje nate nga netet pa gjume.

    Zgjohu, Kosove! Zgjohu , nena ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur.
    Zgjohu, oj. A po e ndjen vajin tim?
    a po e sheh si ti kam ngulur syte
    mu ne zemer, mu ne shpirt.
    si ti kam hedhur duart rreth belit
    per te t'perqafur une ashti yt?
    Zgjohu, Kosove!

    Nga deget e mija te thyera kush po bahet,
    kete vater , kush po e le?
    C'jane keto gjurme gjaku qe po shtohen
    neper fytyren tende,
    keto varre e murana qe po sillen verdalle
    rreth shtepise sime?
    Zgjohu Kosove, nena ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    zgjohu, Kosove!

    Sonte vetem mbeta e
    ne dore te oborrit me askush s'po me troket,
    askush me, thua vdekur jam e harruar
    ne keto troje e suka gjaku.
    Thua me eshte shkimbur hisja
    e mbyllur dera e konakut...
    Zgjohu , Kosove, flake e hershme e ashtit tim t'pelcitur.
    Bota ne ty le te kallet.


    LUM LUMI

    A thua eshte dita jote e fundit ne spital
    do t'i biem deri ne fund a thua
    edhe kesaj dite te lodhur ne oren e familjes.

    Nuk te kam share as nuk te kam rene kurre
    vetem te kam thene;Ai ne hapsi atje larg jam Une.

    Ne jete, ne art vrasesit me te medhenj jane frikacaket.
    mjeshteria e tyre; gjuajtja ne gabime, dhelperia.

    Ti meso te duash vogelush. Ti meso te ecesh me kembet e tua
    mbi te keqen mbi te miren, mendo me koken tende
    kurre mos peshtyj ne dashuri, as ne pleh;
    Mallkim i fisit.
    Shkolla jote antike; te dish te celesh deren e shtepise
    ne cdo kohe,
    te dish te thuash fjalen kur duhet thene.
    Urrejtja eshte me e rende se vrasja.

    Me dite me shikon nga krevati i vjeter;spitali teper i vogel
    per dhimbjet e tua
    per shtate plaget e tua
    per ditet, per netet e tua plot klithje.

    spitali teper i vogel
    i vogel teper spitali
    nen te Danubi i thelle e i kalter.
    A thua tere jeten do te na vije era jod
    semundje , murtaje
    do peshtyjme gjak e vrer,
    a thua tere jeten t'i dezifektojme plackat, enderrat, fjalet.
    A thua edhe kete dite do ta kalojme ne spital.
    Te shikoj; ne syrin tend flaka, etja, qielli,
    ne syrin tend asnje dredhi, asnje mllef
    pastertia e syrit tend me ka perbire te terin.
    Ne fund te syrit tend
    hap fatin tim te kobshem.
    Ai nuk jam Une
    Ai nuk je TI
    Kush jam, kush je?
    Syri yt mbyllet, dhe frengjia ne Kulle.
    Poezia me e bukur ende s'eshte shkruar
    as do te shkruhet
    perderisa zhytesit ende jetojne
    Vogelushi im, thellesia mashtron, vetem largon nga e verteta
    dhe cdo fund eshte tragjik.
    Po c'ka aty poshte ne materie
    Miu i Bardhe, antimateria.

    Do te vije koha kur do te me hapesh si nje liber
    te vjeter psalmesh
    kur do te mesoj te ecesh neper pluhurin tim
    por koha ecen shpesh here ne shpine te breshkes.

    A thua na u sosen fjalet, kenget,
    na mundi enderra, udha,
    a thua edhe kjo dite po na le me shpirt nder dhembe.

    Ti je me i madh, vogelush, me i forte se ky spital
    per inat kete dite ta sosim deri ne fund.
    Lum Lumi.




    Nuk kam bere kurregje per Lumin


    E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere
    kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
    e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
    e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
    kam thyer dritare kam thyer drunj
    kam shterrur kroje
    ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
    kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s'ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
    ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
    degjoni si turfullon
    per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
    Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
    fjalen, kengen, vajin s'e kam lene ta kryeje
    shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
    me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
    nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
    per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
    neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
    E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
    askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
    ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
    me mire e njeh asfalti i nxehte.
    kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
    per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
    ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
    (per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
    nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi
    te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
    pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
    as c'sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
    aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
    neper vjershat kosovarce
    me ka dashur me shume se une ate
    nuk me ka denoncuar per mall te botes
    ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete
    ne bixhoz asgje nuk ka lene.....
    ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 01-09-2006 mė 01:04

  3. #3
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Ali Podrimja

    Vetem ose Hamlet i semure



    Pak po mė jep, jeta ime,
    e tepėr po lyp nga Unė.
    Tė tė jap s'mundem mė tepėr,
    se sa tė tė ngre nė kėmbė.
    S'mundem mė tepėr se sa tė tė jap emėr,
    se sa tė tė mėsoj tė ecėsh
    kah e vėrtetė, kah njerėzit,
    se sa kohėn time pėr ta falur,
    durimin e gurit, zjarrin, kaltrinė.
    S'mundem mė tepėr tė tė jap
    e ti tepėr po lyp nga Unė.
    Ne mes tė verbėrve vetėm jam,
    nė mes tė hijeve, perėndive.
    Vetėm para vetvetes e hapėsisė e murit,
    para dashurisė e urrejtjes vetėm.
    Po ti tepėr po lyp nga Unė
    e pak pu mė jep, jeta ime.
    0 Hamlet, o Harnlet, po vijnė
    mjekėt me mantele tė bardha,
    me mantele tė zeza po vijnė,
    pėr tė tė shėruar, kokė e pafjetur e botės.

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Deftore

    Kushedi prej kah kish ardhur, prej ciles kohe
    ...........................kish pikur i panjohuri,
    me nje koke ne shpate
    me nje sy qorr,
    vorr.

    Si mund te jetohet ketu, kish pas pyetur,
    po si jo madheri k'in thene Ata,
    po guri
    unur k'in shtuar Ata me brince ne duar.

    Dhe guri sa cel e mshel syte ish care nga nje rrenje
    .................................................. ....e padukshme.

    Shtate dryra, shtate net e shtate dite s'in celur
    .......................................as mbyllur ne kulle.

    Po uji, kah rrjedh uji,
    uji, madheri k'in qeshur Ata:po uji e rrit kete
    ....................................gur mbi koken mur.

    I panjohuri konak e me konak ish endur
    me nje koke ne shpate
    me nje sy qorr,
    vorr.

    Nje nate me shi kish pas pyetur pastaj per zjarr,
    s'dime c'eshte zjarri k'in thene Ata.

    Dhe kish vetuar ne male
    kish djgur
    ne fusha.
    Kushedi prej kah, prej cilit det kish fryre
    .................................nje stuhi atehere.
    Shi kish rene e toka thare prej thatesise,
    cope e grime bere qielli prej shpatave, prej
    .................................................. .thundrave.

    Te panjohurin thone se juga e kish kaperdire,
    thone se veriu gjurmet ia kish fshire.

    Nje mot me pjalme ia kish behur nje udhetar
    ...................................i cale me nje gomar.

    Prej cfare semundjesh vuajne,
    cfare emra iu ngjisin femijeve, kafsheve
    kish pas pyetur gjithecka, kish pas pyetur, o zot

    ne nje kohe te pakohe. Ata k'in treguar malet.

    Atje ka gjarperinj kish pas thene udhetari,
    ka, madheri, po nuk na hane , k'in thene Ata.
    Po c'beni atje lart, kish pas pyetur pastaj udhetari,
    rrime me zogj, rrime me ujq, k'in thene Ata.

    e te pragu i kulles kish plasur gomari nga marazi.

    Udhetarin e cuditshem
    e k'in kerkuar ne male e k'in kerkuar ne fusha,
    sot as mot s'e k'in gjetur
    as zjarri s'ish shuar nder prita.

    Pastaj kish ardhur sulltani.
    Oh vdekje, si te mbane kulla brende!
    Sullatani kish shkuar, kish ardhur krali,
    krali kish shkuar, kish ardhur i biri i sulltanit.

    kalit i k'in dhene emer e driten e syrit harruar,
    .................................................. ...............medet.

    Kohet prap 'in nderruar ne gur e plakur ne mur
    ........................................dhe dritaret 'in mbyllur
    ........................................e hapur
    ........................................ne nje perralle.

    Nje dite per nje dite
    Ata s'in ngjitur ne male,s'kin rene ne fusha
    ne sy qiellin e k'in fhshehur
    dheun nder kembe.

    Pas shume e shume vitesh kish pas ardhur nje
    .................................................. ......................tregtar,
    gjithecka kish pas shitur e blere ai i gjore, i padore.
    Kish pas pyetur per iks semundje,
    .....................................per enderra, emra.
    Ata k'in qeshur, k'in luajtur rroten e motmotit
    dhe prap termete k'in ndodhur
    .........................................e mullinjte
    .................................................. .....bluar.

    k'in kaluar dite e k'in kaluar vite, k'in kaluar
    .................................................. ...shekuj e nje vere
    Nje djalosh me fyell peshe kish cuar Gjakun,
    peshe kish cuar Valen.

    brigje, ne dore iu paca!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e TRIMI
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Postime
    22

    Ali Podrimja

    NJĖ NATĖ NGA NETET PA GJUMĖ


    Zgjohu Kosovė!Zgjohu nėna ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
    A po sheh si ti kam ngulur sytė
    mu nė zemer,mu nė shpirt,
    si t`i kam hedhur duart rreth belit
    per tė pėrqafuar unė, ashti yt?
    Zgjohu,Kosovė!

    Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
    kėtė cater kush po e le?
    Ē`janė keto gjurmė gjaku qė po shtohen
    nėper fytyren tende,
    kėto varre e murana qe po sillen vėrdallė
    rrethė shtėpisė sime?...
    Zgjohu, Kosovė!Zgjohu, nėna ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    Zgjohu, Kosovė!...

    Sonte vėtem mbeta e
    nė derė tė oborrit askush s`po me troket,
    askush mė, thua vdekur jam e harruar
    Nė keto troje e suka gjaku.

    Thua mė ėshtė shkrimbur hisja
    e mbyllur dera e konakut.....
    Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
    t`pelcitur.
    Bota nė ty le tė kallet!

    Ali Podrimja
    Je fajtor para tė gjithėve me faktin se ke mujtė me qenė i vetmi fanar n’errsķn, e ti nuk ishe.

  6. #6
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Kush mund te me tregon!

    Kosove
    Ne themi qe je gjak i shqiptarizmit
    Ata thone qe je gjak i serbizmit
    Po si ka mundesi qe nje Nene
    tij lind dy binjake
    njeri qe pine tambel
    e tjeteri qe pine gjak
    ------------------------------------------

    Keto vargje jane te shkruara nga Ali Podrimja por kush nga ju mund te me tregon se nga cila poezi jane te shkeputura apo nga cila veper e te madhit Ali Podrimja.
    Me kane mbeutr ne kujtes dhe nuk e dij as ku i kam lexuar.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Emrin e ka Dashuri
    Ali Podrimja

    Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
    kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
    ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
    e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
    dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
    por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
    njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
    Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
    per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
    dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
    ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
    nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
    kerkuam;
    nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
    ishin.
    Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
    dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
    ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
    nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
    kerkuam,
    nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
    ishin.
    E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
    dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
    mallkim jo
    se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
    rrjedhur...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Edhe disa margaritarė nga Ali Podrimja


    (Mėngjesi)

    Me cka tė tė peshoj
    me sy apo me zemėr,
    me cka?

    Kaltria jote
    botėn
    zgjoi.

    Me cka tė tė peshoj
    me sy apo me zemėr,
    me cka?

    Źndrra jote
    dritaret e jetės
    m`i hapi.


    (Je si shpirti im)

    E pakufi je
    si shpirti im,e pakufi-

    e unė pash e m`pash
    mundohem tė tė bi,

    nė grykė tė shkėmbit
    t`gurrėzohem,

    nė pishnaje tė malit
    tė bėhem syri yt...

    E pakufi je,e pakufi
    si ime frymė.


    (Nė udhėtim)

    Nė buzė tua
    sa herė vdiqa
    prej mallit-

    ti u betove
    nė kokė time
    dhe zot tjetėr s`njohe...

    Nxora sy
    maje kodre
    kur zė mė lėshove

    e nė udhėtim
    tė zbulova oj-
    herė t`urtė,herė t`sertė.


    (Dua tė jem)

    Nganjėherė dua tė jem lumė-
    tė rrjedh nėpėr damarėt e tu,

    gemb ėndrre dua tė jem nganjėherė-
    dita e nata jonė tė pushojnė n`mua,

    nganjėherė dua tė jem ti oj-
    heshtjet e shirat e kohėrave t`i ndiej,

    dua tė jem atje nganjėherė-
    ujėrat e tua deri n`pikė t`i pi.


    (Unė do tė dua)

    Po tė rrėzohet
    edhe i mbrami i Kullės gur-
    unė do tė dua.

    Po tė shuhet
    edhe i mbrami i Vatrės zjarr-
    unė do tė dua.

    Nė fushė tė mejdanit
    po tė mbesė
    edhe i fundit i Trollit burrė-

    unė do tė dua...


    (Nata)

    E lehtė dhe e butė
    si hapi im
    ėshtė nata nė ty.

    E dashur dhe e vrullshme
    si kraharori i gruas
    ėshtė nata nė ty.

    E qetė dhe e frikshme
    si shikimi i vajzės sė dashuruar
    ėshtė nata nė ty.


    (Lindja e madhe)

    Qė syrin e djathtė tė mė shohėsh,
    i shpirtit krua
    etjen ta shuash.

    Qė jeta e vdekja ime,
    bėn c`duash!



    P.S: Podrimja ishte 18 vjeq kur i shkroi kėto vargje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 01-09-2006 mė 01:00

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ali Podrimja

    Loja me vdekjen


    Nuk di sa vjet u bėnė
    por unė u mėsova mė nė fund
    edhe me minj e gjarpėrinj e engjuj

    Bi e cohem
    me nga njė therrė tė re
    nė kėmbė tė majtė

    E rreth qafės sime tė hollė
    vazhdon tė trashet
    vezullima e tmerrshme e Thikės

    Nuk mė mashtrojnė mė
    as fjalėt e urithit dhėmbėkali
    nė vesh qė m`i pėshpėrit

    E shoh
    Mall e kam
    edhe kėmishėn e arnuar tė Nėnės

    Tani pėr tani vetėm e di
    se jetoj nė mėnyrė krejtėsisht normale
    dhe me vdekjen luaj si me kokė maceje


    NŹ MESNATŹ

    "Nė dritare ra njė zog i zi
    e mė tha: Mos shko!Tė pret Djalli!"
    (Fragment i harruar nga Stina e Armėve)


    Nė orėn dymbėdhjetė nė mesnatė
    nė gjunj do tė biesh
    tė fshijsh nė Pasqyrė
    Pikėn e Zezė

    Dhe nė mes xhenazeve
    nuk do ta pranosh kurrė
    se gjakun ta kanė pirė
    me pambuk njerėzit e akullit

    Nė orėn dymbėdhjetė nė mesnstė
    Po nuk kėndove
    do tė celė zogj
    Qyqja

    Dhe Hėnėn do tė kėrkojnė
    nė fund tė Pusit hienat


    MEDITIM PŹR ZOTIN

    Mirė qė imzot
    ėshtė i bardhė
    dhe e shoh
    edhe nė ėndėrr

    I zi tė ishte
    do tė harroja
    se kam pasur perėndi
    e atdhe ndonjėherė

    Mirė qė tim zoti
    lėkura i ndrit
    e nuk mė frikėson
    as kur floku i skuqet

    `i herė ndoshta zbardh
    edhe fqinji tė ketė
    njė zot tė bardhė
    e kopenė nė vathė

    Po tim zot atėherė
    mes mumieve si ta dalloj
    apo edhe mė nė shpinė
    rrasėn e varrit tė bart unė


    UJI I MADH VJEN

    Thuajmė dicka miku im
    Thuajmė se prapė
    do tė shoh Lumin p.sh
    me njė trėndafil nė dorė

    Thuajmė miku im
    se do tė kemi gjithcka
    dhe Lirinė do ta lidhim fort
    pėr rrėnjė rrapi

    Thuajmė miku im
    qershitė janė sytė
    e fėmijėve tanė
    tė helmuar

    Thuajmė miku im
    na polli kudra
    e cofi
    Vdekja

    Hajt ta pafsha hajrin
    Ujė i Madh
    vjen
    e harron cdo gjė


    ME QENŹ

    Tė jesh shqiptar
    e vdekja tė mos tė gjejė
    edhe nė skaj tė botės
    e pamundur ėshtė

    Tė jesh shqiptar
    e ndonjė qen tė mos tė ndjek
    deri nė varr
    e pamundur ėshtė

    Shqiptar tė jesh
    botėn varr tė mos e kesh
    e pamundur ėshtė
    e pamundur

    Nė trupin tim
    plaga mė e thellė
    sa mė afėr
    Bregut

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e TRIMI
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Postime
    22
    KULLA

    I
    Pėr shkak tė dashurisė, pėr shkak tė urrejtjes
    baba im ka ngritur njė kulle.
    Nė majė tė botės e ka ngritur,
    deri nė tokė e kanė rrenuar zoterat.
    Motra ime, vėllai im kmban janė bėrė,
    baba im atėherė perėndi ka sharė.
    Gurin e rėnde nė themel e ka vėnė
    nė shtatė konaqe muratorė ka kėrkuar.
    Sa mė lart kullėn e ka ngritur
    10 aq mė tė fortė veten e ka ndier.

    II

    Njė ditė baba im ėshtė mbyllur
    nė qiell i dashuruar, nė tokė i harruar.
    E kanė dalė helenėt e romakėt,
    e kanė kaluar mbretėrit e sulltanėt,
    e kanė kaluar ushtrite e gjeneralėt,
    e baba im s'ka besuar nė fuqinė e gjakut,
    nė kaltrinė e fjalės mitare.

    III

    Nuk di prej nga, Mjegull ka qėnė,
    do njerėz kanė ardhur nė tė hardhė
    pas njė mijė vjetėsh, para njė milion vjetėsh.
    Prej lashtėsisė, thonė, kanė ardhur
    nėpėr mure tė pėlcitura tė Kullės kanė hyrė.
    Gur e m'gur atje janė ngjitur,
    nė majė tė botės kanė mbetur sot e atė ditė.
    E baba im atėherė gurin e rėnde
    nė themel ka vėnė, gurin e pėrrallave,
    Nė takim me zotin e djallin kanė dalė
    ai kėmbėsor kohėsh tė serta.
    E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
    mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
    per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.



    Ali Podrimja



    TRIMI
    Je fajtor para tė gjithėve me faktin se ke mujtė me qenė i vetmi fanar n’errsķn, e ti nuk ishe.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  3. Libėr pėr Ēamėrinė nga Podrimja
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2003, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •