Zari
Tė bėhet
Se je fitues
Veē ti ke hyrė nė lojė
Tė bėhet
Se dole nė breg
Uji tė ka bartur kushedi se ku
Tė bėhet
Se jeton mė nė fund
Ti i harruar tashmė nėn bli
Zari ėshtė art
Ai qė e hedh
Ndan edhe humbjen
Zari
Tė bėhet
Se je fitues
Veē ti ke hyrė nė lojė
Tė bėhet
Se dole nė breg
Uji tė ka bartur kushedi se ku
Tė bėhet
Se jeton mė nė fund
Ti i harruar tashmė nėn bli
Zari ėshtė art
Ai qė e hedh
Ndan edhe humbjen
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Dritarja e hapur
E pastaj
Asgjė nuk ka lėvizur
Aty Guri
qė nuk na lė ta bėjmė Arbėrinė
Pak mė tutje
Uji i Madh
Dhe Syri i Gastartė qė vezullon
E nė fund
E nė fund tė fundit
Varka e Noit
Por nuk e shohim Bregun
Ulqin, korrik 1996
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
UNE DO TA FIK LLAMBEN
UNĖ DO TA FIK LLAMBĖN
Shpirt shndėrrohesh
Nė llambė drite
Nė kėtė kohė pa kohė
Kush ėshtė nga vjen
Nė pyll humba udhėn
Lehin qentė e nuk prajnė
Nuk prajnė qentė e lehin
Unė do ta fik llambėn
(Ulpianė, Tetor 2010)
GUVE MITIKE
Nėnės Terezė
Nė guvė egėrsirash
U rregullish veza mitike
Diku nė kujtesė ndrit natėn time
E dėgjova vonė rėnien e saj
Tek kėrkoja Malin e Shenjtė
Tė vė njė buqetė lulesh
Pėr tė zhdukurit e mi
Me njė shall mbėshtjell
Planetin e purpurtė
Nėna Tereze nga Dardania
Pėllumbi egėr fundin e guvės
Kishte prekur
Dhe ēokiste vezėn mitike
Do e fsheh zymtėsinė e dherave ilire
Krahu i tij i pėrgjakur
Po qe se pushton dhe qiellin
Majė shpatės
(Ulpianė, tetor 2010)
ODĖ GJAKUT
M.B.
Fanatik kryeneē e zot
Kurrė s’e fale njė gjak
Ngjitesh nė Malin e shenjtė
Me njė planet tė zymtė
Mes shpatullave
Kyē portat nė Ulpianė
Para se tė rrėnojė zjarri kullat
(Ulpianė, 2011)
BALADĖ PĖR NJERIUN E VOGĖL
Klyshi do tė bėhet Qen
Mjerė kudra qė polli
Do qelbet edhe Piramida.
Nga lulimi i kungujve
Ruajna Zot, Bastardėt
Marshojnė
(Ulpianė, 2010)
CREDO
Qeni leh kur i bien dhėmbėt
Thonė atėherė se dreserėt
Kohė tė vėshtira kujtojnė
(Nga libri Torzo)
TĖRBIMI
Tmerruar e kishte
Boshllėku
Tokė e Qiell
I u k’in gėrditur
Nė gjuhė perėndish
Zė e leh
Kur nata bie
Mbi shpirtėra
QENTĖ
Qentė nuk kanė faj
Ne qė na hanė,
Se (ne) po u hamė
Dhe Bukėn nė kontenjerė
KUSH PREKU FUNDIN E DETIT
Bukuria nuk ėshtė bukuri
Nėse nuk e ka shėmtinė e vet
E kush preku fundin e detit
nuk ėshtė mes nesh
Vdekja secilit i takon.
Bari rritet e harrimi na arrin
Se kush preku fundin e detit
nuk ėshtė mes nesh
Mjaft kurrė nuk ėshtė njė kohė
Tė lindėsh, tė jetosh
Dhe tė vdesėsh
Ėshtė njė det nė jetėn tonė
Ku lypsen thellėsi e vite drite
Tė biesh nė fund tė njė shpirti
T’ia zbulosh vetėveten botės, njerėzve
Po kush preku fundin e detit
nuk ėshtė mes nesh
MILOSAO
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-03-2011 mė 17:40
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Gri
Kur tė vdes
Varrosmėni ku tė doni
Stom njė burimi
apo nėn sqetull tė njė Mali
Vetėm ku tė flitet Shqipja
Me perėndi tė flas
edhe pėrsėvdekuri
tėrė kohėn e vdekur
wrong verb
Kadare: Podrimja, njė nga poetėt shqiptarė mė tė njohur
Prishtinė, 4 gusht - “Ali Podrimjėn e kam njohur shumė, shumė herėt! Mė duket sikur e kisha njohur gjithmonė, tėrė jetėn.
Nuk e pėrcaktoj dot me saktėsi kohėn e njohjes, por ka qenė njė nga poetėt, shkrimtarėt e parė tė Kosovės, me tė cilėt jam njohur dhe ka vazhduar miqėsia gjithė jetėn”, thotė shkrimtari Ismail Kadare nė njė intervistė ekskluzive pėr
RTK.
- Z. Kadare, si e keni njohur poetin Ali
Podrimja?
Ismail Kadare: E kam njohur shumė, shumė
herėt! Mė duket sikur e kisha njohur gjithmonė, tėrė jetėn. Nuk e pėrcaktoj dot
me saktėsi kohėn e njohjes, por ka qenė njė nga poetėt, shkrimtarėt e parė tė
Kosovės, me tė cilėt jam njohur dhe ka vazhduar miqėsia gjithė jetėn.
- Ai, iku nga kjo botė, por poezia e tij ka
mbetur. Sa ishit dhe sa jeni nė kontakt me poezinė e Ali Podrimja?
Ismail Kadare: Kam qenė gjithmonė, siē thashė.
Ē’do tė thotė njohja me njė shkrimtar? Ėshtė ana njerėzore, miqėsore, baza
ėshtė pastaj vepra e tij. Nė fillim ėshtė vepra qė tė shtyn tek tjetri. Unė kam
njohur veprėn e tij, saktėsisht nė atė kohė dhe vazhdimisht e kam ndjekur. Ai
shkruante pėrgjithėsisht poezi, poema. Herė pas here, mė ka qėlluar tė kemi
pasur bashkėpunim. Ka botuar njė libėr timin ose dy mė duket, pėr Kosovėn, e ka
bėrė pėrzgjedhjen. Unė kam bėrė njė hyrje nė njė antologji tė tij pėr Ēamėrinė.
Ishte shumė e bukur ajo antologji. D.m.th, kemi pasur tė tilla bashkėpunime.
Por, nuk mund tė them se kam pasur njė bashkėpunim letrar me tė, por mė tepėr letraro
– organizativ, ose kur ka ardhur nė Francė nė ndonjė takim qė ka marrė pjesė,
kam folur pėr tė, kur ka qenė rasti. Miqėsia me tė, ka qenė shumė mė e madhe
sesa ajo qė quhet bashkėpunim ose aktivitet letrar. Pra, ana njerėzore e
miqėsisė, ishte e gjithkohėshme.
- A mendoni se motivet poetike, siē janė ato
tė Ali Podrimjes, janė njė zė i veēantė, ndikues, edhe nė botėn e jashtme
letrare?
Ismail Kadare: Po. Podrimja ėshtė nga poetėt e
pėrkthyer mirė nė botėn e jashtme, nga mė tė njohurit. Natyrisht, poezia
gjithmonė krijon njė kufizim nė pėrkthim. Ėshtė mė e paktė se sa proza, pėr
vetė arsyet sepse botimet poetike vitet e fundit, ka shumė vite njėzet –
tridhjetė, janė pakėsuar nė botė. E me gjithė kėtė kufizim qė ka pėr tė gjithė
poetėt, tė gjithė poetėt e botės ankohen qė njihen pak nėpėr vendet e tjera,
Podrimja ka qenė nga poetėt shqiptarė mė tė njohur. Ėshtė i pranishėm nė shumė
pėrmbledhje poetike letrare nė gjuhė tė rėndėsishme tė Evropės. Pra, ėshtė nga
njė tufė e paktė poetėsh dhe shkrimtarėsh, qė kanė bėrė tė njohur letėrsinė
shqipe jashtė kufijve. Nė atė grupin e vogėl tė shkrimtarėve, tė cilėt ne
pėrpiqemi me tė gjithė organizmat kulturore nė Shqipėri ta zgjerojmė, por ai
zgjerohet me shumė vėshtirėsi. Nuk ėshtė kaq e lehtė tė zgjerohet grupi i
shkrimtarėve tė pėrkthyer. Ėshtė pėr ēdo vend e vėshtirė. Po tė shikoni, tė
gjitha vendet, sidomos ato qė quhen relativisht tė vogla, kanė probleme me
njohjen. Prandaj, Podrimja nga kjo anė, ka qenė i privilegjuar nga fati, sepse
ka kapėrcyer kėtė pengesėn e njohjes.
- Ai, juve, ju ēmonte shumė. Nė secilėn bisedė
private dhe zyrtare, ai gjithmonė iu mbante me vete. Bashkė me ju, pėrpiqej tė
bėhej ambasador i kulturės kombėtare shqiptare.
Ismail Kadare: Po, e di. Ai ka qenė
jashtėzakonisht i ngrohtė me njerėzit. Pavarėsisht se shkrimtari e shpreh
nganjėherė atė ngrohtėsi, ose nuk ėshtė i aftė shumė ta shpreh. Por, nė
thellėsi tė tij, ai ka qenė jashtėzakonisht i ngrohtė me njerėzit. I donte
kolegėt e vet, e donte letėrsinė, e donte poezinė…e donte tempullin, ta quajmė
me njė fjalė. Ishte besnik i kėsaj dhe e ēmonte shumė miqėsinė midis poetėve,
qė ėshtė nga cilėsitė mė tė bukura tė kohės. Pėr fat tė keq, nė kohėn tonė nuk
mund tė themi se, kjo kultivohet vazhdimisht nė botėn shqiptare. Pėr fat tė
keq, i mungon atmosferės letrare shqiptare, miqėsia midis kolegėve. Ėshtė njė
humbje e madhe, unė pėrmenda fjalėn TEMPULLI, ėshtė njė humbje e madhe e kėsaj
aureole. Qė ta dojė publiku i gjerė, duhet shkrimtarėt ta duan njėri tjetrin.
Kam frikė se ka diēka qė nuk shkon, ky ėshtė dhe mendim i pėrgjithshėm. Nuk
ėshtė ajo miqėsi qė duhej tė ishte. E Podrimja, hynte ndėr shkrimtarėt qė e
njihte kėtė miqėsi, e njihte se sa e shenjtė ishte miqėsia midis kolegėve, e
njihte hyjninė e saj, jo vetėm nevojėn e saj, por njihte anėn e mistershme qė
ėshtė hyjnia, qė duhet t’i bashkojė njerėzit e letrave, njerėzit e tempullit.
Dhe, pėrveē kėsaj ishte shumė mirėnjohės si natyrė. Them, pavarėsisht nga dukja
qė mund ta kenė njerėzit, nuk them pėr atė por nė pėrgjithėsi, Podrimja duke
qenė natyrė besnike, ka qenė jashtėzakonisht mirėnjohės. T’i bėje diēka, ai nuk
ta harronte gjithė jetėn. Edhe kjo ėshtė njė cilėsi qė nganjėherė mungon pėr
fat tė keq, nė jetėn e sotme sidomos shqiptare. Nuk ėshtė kaq e shpeshtė, duhej
tė ishte mė e shpeshtė, por ėshtė pak e rrallė. Ai, hynte ndėr ata qė vėrtetė
mund tė jenė kampion tė mirėnjohjes. Unė kėshtu e kam njohur gjithė jetėn.
- A mund tė veēoni ndonjėrin nga kontaktet e
juaja me poetin, Ali Podrimja?
Ismail Kadare: E kam tė vėshtirė! Atje ku kishte
nevojė pėr tė, ai gjendej befas. I gjendshėm dhe i pandryshueshėm gjithmonė.
Prandaj, e kam tė vėshtirė tė them se ky ėshtė kujtim i paharrueshėm ose ai,
sepse tė gjitha kujtimet kanė qenė nė njėfarė mėnyre tė paharruara. Po, ngaqė
ngjanin me njėri tjetrin, pėrdora atė topikun, ishte i pandryshueshėm. Ishte po
ai gjithmonė. E kam vėshtirė tė dalloj ndonjė. Por, njė kujtim kur ishte nė
Francė njė takim pėr lexuesin francez, sikur ishte emocionuar sepse njė takim
nė Paris ėshtė gjithmonė njė gjė e bukur, por ėshtė edhe pak e ndėrlikuar.
Ėshtė njė publik ku ka gazetarė, ėshtė njė publik i panjohur, me zakone tė
tjera edhe ai e ndjeu njė gėzim tė thellė qė e kapėrceu me sukses. Ishim bashkė
atje, nė tryezėn ku do tė flisnim. U gėzua shumė qė unė vajta. I thashė, po pse
gėzohesh kaq shumė, patjetėr do vija?! E mė tha: gjithė ky Paris, si erdhe…?!
Iu duk si e pazakonshme nė fakt. Nuk ishte e pazakonshme. Ishte shkrimtar
shqiptar i njohur, ishte miku im, do tė veja patjetėr. Prandaj thashė ishte
shumė mirėnjohės pėr njė gjė tė tillė. Ishte prekėse mirėnjohja e tij dhe nuk e
harronte kurrė. Dhe, jo vetėm kėtė rast por edhe raste mė tė vogla, mė tė
parėndėsishme, i mbante mend…
- Vdekja e tij nė largėsi tė vendit, nė shumė
mėnyra u shfaq shumė misterioze. Si e pėrjetuat ju?
Ismail Kadare: Ta them realisht si e mora vesh
vdekjen e tij, kam njėfarė frike mos keqkuptohem nga publiku. Por, mua m;u duk
e bukur ajo mėnyrė se si e mora vesh kėtė lajm, qė ishte aq i hidhur, e qė nė
fillim nuk e kuptova. Dikush nė telefon, duke thėnė lajmet e ditės, mė tha po
tė them dhe njė gjė. Nė Francė, ka humbur Ali Podrimja! Ai nuk e dinte si
kishte ndodhur, as qė i shkonte mendja, dhe ma tha me njė zė gazmor, zbavitės
dhe unė ashtu e perceptova. Dhe qesha. Qeshėm tė dy, me kuptimin e mirė tė
fjalės. Pra, Aliu poet, ka bėrė ndonjė ekstravagancė tė rastit, ka ikur nga
delegacioni, nga forumi, kushedi ku i ka shkrepur nė kokė…siē ndodh me poetėt,
i lėnė mbledhjet e mėrzitshme kur iu duken atyre tė mėrzitshme dhe e mora si
njė gjė zbavitėse. Mirėpo, mė vonė e mora vesh se shumė njerėz e kanė kuptuar
kėshtu. Tashti e kam menduar, a ėshtė e hidhur kjo, ta marrėsh njė lajm kaq tė
rėndė, ta perceptosh nė fillim pa dashur duke mos e ditur, si njė gjė me njė
muzikė tė gėzueshme tė thuash. M’u duk gati njė gjė simbolike kjo gjė siē ėshtė
vėrtetė vdekja e poetit, qė ėshtė edhe hidhėrim por ėshtė edhe njė afirmim i
dashurisė sė tė tjerėve pėr tė. Unė e mora vesh nė mėnyrė krejt kundėrthėnėse.
Nuk e kuptova, dhe shumė njerėz nuk e kanė kuptuar dhe mė vonė kur e kam
menduar kėtė gjė, kam thėnė m’u duk si diēka simbolike, e bukur nė trishtimin e
saj. E bukur qė ndodh e pazakonshme. Nuk them se mund t’i ndodh vetėm poetėve,
por i ndodh nė radhė tė parė poetėve si ai. Pastaj e morėm vesh se kjo nuk ishte
as njė shaka e tij, as njė rrenė qė bėri Podrimja. Kjo ka qenė e veēanta e
lajmit. Siē e mora vesh mė vonė, ėshtė marrė vesh nga shumė njerėz nė kėtė
mėnyrė, e veēantė dhe kėshtu do tė mbahet mend. Ishte si njė teatėr nė fillim,
pa tė keq, si njė lodėr, si njė shaka qė ua bėri tė gjithėve…unė do tė bėjė njė
ikje nga bota nė fillim, ta merrni kėshtu tė gėzueshme…iu kujtohet, ka shpesh
nė kronikėn e kujtimeve popullore amanete njerėzish qė thonė: kur tė iki unė,
qeshni, mos qani. E mbaj mend kėtė. Shpesh kjo thuhet, se njerėzve me pėrvojė
tė madhe jetėsore, iu bėhet kjo obsesion nė fund. Kėndoni thotė, kur tė iki
unė. Dhe ėshtė e vėrtetė, Ali Podrimjes i ndodhi kjo gjė padashur. Njerėzit e
pritėn si njė gjė gazmore. Lajmi qė ishte i keq nė fakt, i hidhur, por se
kishte prapa, siē ka vdekja e njė shkrimtari, mirėnjohjen e njerėzve, dashurinė
e tyre qė nuk ėshtė e paktė. Ėshtė njė gjė e madhe nė jetė.
koha.net
80-vjetori i lindjes, viti 2022 i dedikohet poetit Ali Podrimja
Nga Leontina Nika
Ali Podrimja ėshtė vlerėsuar nga kritika si pėrfaqėsuesi mė tipik i poezisė sė sotme shqiptare dhe si njė poet me emėr dhe nė shkallė ndėrkombėtare.
Ministria e Kulturės shpall vitin 2022 dedikuar poetit Ali Podrimja me rastin e 80 vjetorit tė lindjes dhe 10 vjetorin e ndarjes sė tij nga jeta.
Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė dhe Qendra Kombėtare e Librit do tė organizojnė njė sėrė aktivitetesh ne nder tė poetit tė shquar. Drejtori Piro Misha e vė theksin tek vlerat e tij letrare.
Sipari i aktiviteteve do tė nis nė ditėn ndėrkombėtare tė librit me 23 prill. Dy Akademit e Shkencave, Shqipėri Kosovė pėrmes njė konference shkencore do nxjerrin nė pah vlerat e poezisė sė tij.
/abcnews.al
https://abcnews.al/80-vjetori-i-lind...-ali-podrimja/
80-vjetori i lindjes, viti 2022 i dedikohet poetit Ali Podrimja | ABC News Albania
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-04-2022 mė 19:05
Krijoni Kontakt