Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46

Tema: Ali Podrimja

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    E TI I VDEKUR

    Ishte vere
    Mbi koke dielli
    Hije ti rreth Evrope


    Nga ai udhetim i tmerrshem
    Ktheve `i dite syzgurdulluar
    Ne poezine e babit hyre pa trokitur


    Aty je me i sigurt Lumi
    Per bese nuk te gjen
    Asnje e zeze


    Vere ishte
    Djelli ne perendim
    E ti i vdekur dhe

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    PIKLLIME


    Une nuk qaj
    Shi bie voglushi im
    shkundet plepi i shtepise

    Une nuk kelthas
    nen dritare voglushi im
    coft ra korbi i Edgar Allan Pose

    Une nuk luaj vendit
    Muret levizin sendet voglushi im
    vjeshte e keqe mori

    Re e zeze shtepine tone mbeshtoll


    ( Sharr, 1981 )

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    DO TE KTHEJ NE TASHMAJDAN


    Do te kthej ne Tashmajdan
    dhe do te kujtoj diten
    kur harrove te ecesh

    Do te kthej ne Tashmajdan
    dhe do te flas
    me hijen tende te fshehur pas drunjve

    Do te kthej ne Tashmajdan
    dhe do te behem femije
    ne ringishpill do te kaloj naten

    Do te kthej ne Tashmajdan
    lule te vendlindjes do te sjell
    diellin e jugut buzeqeshjen

    Dhe do te ik pastaj Lumi
    ne nje kohe te vdekur e te larget
    qe nuk perseritet me


    ( 16 . III . 1981 , Beograd )

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    KENGA E REXHES


    I pervjel pantallonat
    Ne brez fyellin
    Teshekotesh ne strajce

    Kaloj Lumebardhin

    Hy ne Korin e Shurdhet
    Tjerr e tjerr nje ze
    Nuk eshte ai

    Ia kthej shpinen Murit
    Hijet nderrojne karriget
    Vetveten ther Vetmia

    Ne hapesire atje thelle ne terr
    Shtepine merr uji
    Dhe ulurime Dhe pezm

    Ne breg tjeter dal prape

    Zbres ne Hade
    Takoj Lumeziun
    Dhe nis e kendoj kengen e Rexhes

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Poeti i etnisė

    Ali Podrimja, padyshim, jeton pėr poezinė dhe poezia ėshtė krejt bota e tij e madhėrishme, brenda tė cilės turfullon deti i etnisė sonė, si rrallė te ndonjė poet tjetėr, apo mė mirė thėnė mė fuqishėm se te ēdo poet tjetėr.
    Poezia e Podrimjes ėshtė perlė qė shpėrthen nė ngjyra tė thella tė njė trishtimi, por edhe tė njė ėndrre tė pamposhtur pėr rrugėtimin e stėrmundimshėm tė etnisė sonė nė kohė dhe hapėsirė, brenda tė cilės gjėllin ajo...
    Rrėfimi poetik, tema dhe tė folurit e thellė metaforik, diskursi refleksiv dhe estetik, zvarritja e etnisė nė hartėn e copėtuar dhe shkrirja e gjithė kėtij brumi brenda stilit dhe estetikės sė poetit, podrimjen e bėjnė tė veēant.
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  6. #36
    METAMORFOZA E DHEMBJES

    Ali Podrimja „LUM LUMI“, poezi, (botim i katėrt, i plotėsuar), botoi Shtėpia Botuese „ROZAFA“, Prishtinė 2003. Faqe 152. ISBN 9951-02-020-8
    GJUMI I TOKĖS


    I paloi krahėt zog i kaltėrt
    Te koka vuri gurin e vet
    Nuk u zgjua as e pamė mė
    Gjumė i tokės e kishte zėnė
    Tek mbyllej nė pikė tė zezė
    universi
    (Ulpianė, 2002)


    Nuanca pėrjetimi tė fenomenit dhembje:

    Dhembja, sinonim intim apo realitet shpirtėror, dukuri apo nuancė filozofike, pėrjetim real apo figuracion artistik, konfrontim mes unit personal dhe atij vetjak.

    Derisa dhembja ėshtė sinonim i intimes, pėrjetimi shpirtėror, e lidh nė mėnyrė figurative, drejtpėrdrejt apo tėrthorazi vetėm autorin i cili e regjistron dhembjen. Fatkeqėsia nuk ėshtė fenomen qė paralajmėron, ajo parandihet, parashikohet, sidomos kur ecim rrugėve me rreziqe, por mė shumė vjenė krejt e papritur, mu atėherė kur fare s’na ka vajtur mendja. Fatkeqėsia mund tė regjistrohet edhe mė herėt me shkrimet tona, po mė artistikisht me njė saktėsi befasuese bėhet pėrmes vargut poetik. Dhembja qė del nga fatkeqėsia, qoftė edhe nga rastėsia, ėshtė dhembje intime pėr aq sa ėshtė edhe dhembje e pėrgjithshme. Kėtu pėrjetimet janė tė ndryshme. Fenomeni „dhembje“ nuk regjistrohet dhe nuk manifestohet te tė gjithė njerėzit njėsoj, prandaj ato kategorizohen sipas disa formave tė pa pėrcaktuara. Mė dalluese janė dy: Dhembjet normale tė cilat kanė pėrjetime tė ndryshme, dhe dhembjet artistike tė regjistruara gjithashtu me forma tė ndryshme.

    Pėrmasat e pėrjetimit janė nė raport varėshmėrie me regjistruesin e tyre, se si dinė t’i shprehin apo t’ia sėrvijojnė tjetrit. Forma e paraqitjes, e shprehjes, e prezantimit ka shumė rėndėsi. Jo lotėt, jo klithmat, gėrryerjet, gėrvishtjet e vajtimet janė ēdo herė e kurdoherė fenomene qė pėrcaktojnė dhembshurinė shpirtėrore pėr tė dėshmuar mė ēartė se kemi dhembje, kemi njė ngulshim shpirtėror. Pėr tė paraqitur mė bindshėm kėtė, ose momentin e caktuar duhet njohur artin e tė shkruarit. Pra, kush e njeh kėtė art mė mirė se poeti, e nga poetėt tanė, kush shkruan mė mirė poezi tė kėsaj teme se sa Ali Podrimja. E dhembjen intime kush e ka regjistruar nė mėnyrė mė artistike se sa Podrimja nė veprėn “LUM LUMI”, qė pa dritėn edhe botimi i katėrt i tij, madje i plotėsuar, qė do tė thotė se ka plotėsuar dhembjet e reja tė cilat iu kanė bėrė palė - palė sikurse edhe vitet. Dhembja si ndjesi shpirtėrore mundėson ēlirimin emocional tė njė ngarkese tė grumbulluar nė njė moment kritik. Hidhėrimi ėshtė proces i kundėrt me dhembjen, dhe manifestimi i skajshėm i tij kalon nė ekzotizėm pėr ēka do tė venerohen pasojat nė njė distancė kohore mjaftė tė shkurtėr. Forma mbetet proces ndijor ku me anėn e metabolizmit mundėson ēlirimin e ngarkesave tė grumbulluara nė momente tė caktuara pėrjetimi, manifestimi i sė cilės mbetet nė varmėni tė disa faktorėve tė pa pėrcaktuar. Gjithmonė forma ėshtė proces metafizik qė cakton fuqinė e dhembjes, forcėn e saj. Kurse forca ėshtė njėsi e rezistencės qė mat fuqinė e dhembjes, pėrmbajtjen e saj dhe durimin, nėse kėto i krahasojmė me komponentėt fizike.

    Kėto komponente janė tė ndėrlidhura asimetrikisht mes veti qė veprojnė si trup, si formė dhe si tėrėsi e ndjenjave shpirtėrore. Procesi i dhembjes ka etapėn e parapėrgatitjes atė tė zhvillimit, ka kufijtė e sė mundshmes pėr t’u zhvilluar, gjegjėsisht pėr t’u manifestuar dhe mjaft faktorė tė tjerė qė herė vėrehen e herė janė tė padukshėm. Po qe se i kalon limitet (kufijtė) e caktuara, dhembja kalon nė sėmundje kronike, kurse sėmundjet kronike me kohėn bėhen gangrenė kanceroze. Tė gjitha kėto kanė njė pėrfundim tragjik. Ka dhembje qė kalojnė nė ndikimet psikike duke u regjistruar si ēmendi. Ēmendja shėnon instancėn mė serioze tė ērregullimeve mentale, e me kėtė determinohen ndryshimet nė zhvillimin normal, fizik e mendor tė njeriut.

    Trajtimin e dukurive tė ndryshme tė fenomenit „dhembje“ e bėra pėr ta nxjerrė nė pah pėrkufizimin banal dhe pėr ta kundėrshtuar atė kritikė e cila e pat trajtuar poezinė e Podrimjes te libri “LUM LUMI”, tė parė vetėm nga kėndvėshtrimi i raporteve, pėrkatėsisht tė afrisė sė autorit me subjektin - personazhin e trajtuar nė vijėzimin e koordinatave me sintagmėn: „Dhembje e autorit pėr fėmijėn“ ėshtė shkalla mė e ulėt e profesionalizmit kritik. Kėtu pėson mė sė shumti ana artistike e poezisė, mesazhi dhe porosia e saj.
    Ky vlerėsim negativ bėhet jashtė konvencave letrare, atėherė kur kritiku i din raportet dhe lidhjet qė i ka autori me subjektin. Ai, prizmin e kėndvėshtrimit tė tij duke mos mundur ta shkėpus nga ky raport, do ta bėjė vlerėsimin nga ky prizėm, duke u rreshtuar (pa vetėdije) nė atė grupimin qė ka rėnė nėn ndikimin e skepticizmit dhe skematizmit tė vlerave.

    Pėr kėtė arsye, vlerėsimi i tij del i karikuar me ngjyrime dhe nuanca tė theksuara negative, duke vu nė pah dobėsitė dhe tė metat e vlerėsimit objektiv, qoftė tė poezisė apo subjektit qė trajton.

    Sipas kėsaj logjike, poeti duhet tė shkruajė poezi duke mos prekur asgjė nga vetvetja, nga intimja, nga jeta personale. Qenka e ndaluar, sepse kėshtu bie nėn ndikimin e dhembjeve personale ku imazhi i poezisė po u zvetėnuaka dhe po humbka atė anėn artistike. Kėshtu mund tė kuptohet se autori duhet t’i ikėn botės reale dhe asaj objektive.

    Por, nėse autori vepron sipas kėtij sugjerimi: subjekti i trajtimit nuk do tė pėrputhet me realitetin e mundshėm, atėherė poezia e tėra mbulohet me misticizėm ku nuk do ta pėrshkojė ajo fija e objektivitetit, gjithsesi do tė duken poezi sureale tė njė kohe reale qė ka jetuar, vepruar me tė gjitha tė ndodhurat e pėrditshmėrisė.

    Ali Podrimja dallon pėr shumė arsye, nė kėtė libėr ai merr si subjekt trajtimi vetveten, intimen, personalen. Asaj ia mvesh rrobat artistike, ia jep ngjyrimet e ndodhive tė subjektit fqinjė, atė tė mundshmen e pėrjetimeve qė i ndodhin secilit nė mėnyrė artistike, e gdhend sikurse drurin qė e skalit skulptori, pastaj e laton dhe e farkon kujdesshėm. Secilit varg ia jep formėn, pėrmbajtjen dhe fytyrėn qė do tė ketė diēka nga bota e secilit.

    Tash, vargu i poezisė sė Podrimjes nuk ėshtė varg qė shpreh vetėm botėn e tij tė brendshme, qė ka pėrshkruar vetėm gjėra tė ndodhura nė brendėsinė intime tė unit personal, prandaj edhe trajtimi i motiveve qoftė kjo dhembje personale, duhet tė merr karakter tė pėrgjithshėm. Sidomos kur dihet se poezia niset nga intimja, nga origjinalja, pėr ta shprehur tė pėrgjithshmen, objektiven e kohės reale qė pastaj pėr t’u rezistuar kohėrave.

    unė megjithatė deri nė vdekje
    do ta kėrkojė atė qė e humb


    Poezia: „Kėrkon atė qė nuk mund ta gjej“ faqe 32.

    Nuk do tė lėshohemi pėr tė trajtuar raportin e autorit me subjektin qė ia kushton poezinė. Kurse vlerat e poezisė i shijojmė nga njė distancė kohore mė shumė se dy dekada. Nė atė kohė shoqėria shqiptare, (sidomos ajo e Kosovės), ka qenė nėn vorbullėn e ndryshimeve dhe pėrpjekjeve pėr t’u ndryshuar. Gjėra, qė ndodhen deri nė atė shkallė ku saktėsisht i ka parandier poeti Podrimja. Nėse kėto dy vargje poezie i trajtojmė nga kėndi i raporteve shoqėrore - politike, i ndryshimeve tė mėdha qė atėherė kanė pasuar, dhe do tė pasonin hala edhe mė vonė, do tė vėrejmė dy gjėra qenėsore.
    E para: Autori ka parandier herėt njė dhembje tė pėrgjithshme qė do tė ndodhė, dhe…
    E dyta: Autori me vetėdije pėrfundon se pėr atė qė humb individi apo shoqėria, qoftė edhe atė „autonominė e pakėt“ do ta kėrkojė - kėrkojnė deri nė vdekje.

    Pra, nga dhembja personale poeti ka parandier edhe njė dhembje tė pėrgjithshme tė cilės i jep kodin e qėndresės dhe tė kėmbėngulėsisė, e bazuar qoftė nė tė drejtėn zakonore, atė juridike apo ndėrkombėtare, qė atij i ka buruar nga thellėsia e dhembjes shpirtėrore.

    “Ali Podrimja ka sublimuar njė ligjėrim krejt tė veēantė nė letėrsinė bashkėkohore, madje duke u bėrė kryengritės i ideve poetik”, ka theksuar nė parathėnien e librit Sali Bashota. Por motivi i dhembjes nė poezinė e Ali Podrimjes, kurdoherė ka pėrmasa mė tė gjėra tė lėvizjeve shoqėrore, jo vetėm aso intime siē ėshtė thėnė dhe fatkeqėsisht insistohet tė thuhet. Sepse, sipas kėsaj formule, tė gjitha tragjeditė shqiptare athua nuk kanė motiv tė ngjashėm me atė tė dhembjes sė autorit, qoftė kjo e pėrshkruar edhe sipas njė rasti intim: „Dhembja ime/ ka dy sy dy vesh njė hundė“. Pra, dhembja e autorit ėshtė koka e njeriut tė thjeshtė qė ka: dy sy, dy vesh, njė hundė. Ėshtė dhembja e kombit pėr tė gjitha ato qė ndodhėn dhe do tė ndodhin nė aspektin regresiv tė shoqėrisė shqiptare si etnikum nė pėrgjithėsi.

    Te poezia „Pikėllimė“, e shkruar nė vitin 1981, do tė gjejmė pikėn kulmore tė njė shpirti tė trazuar nė njė kohė rrėmujė, dhe sikur poezinė ta simbolizojmė se ia ka kushtuar Kosovės - kombit, ajo do tė merr konotacione tė tjera me ngjyrime politike, gjithsesi edhe me pėrmasa mė tė gjera:

    Unė nuk qaj
    shi bie vogėlushi im
    shkundet plepi i shtėpisė


    Poezia: „Pikėllimė“ faqe 86.

    Nėse fjalėn (e vetme) „vogėlushi“ e marrim si sinonim i kombit, atėherė poezia merr krejtėsisht kuptim tjetėr, p.sh:

    Unė nuk qaj
    shi bie kombi im
    shkundet plepi i shtėpisė


    Po te e njėjta poezi nė strofėn e fundit, mund tė lexojmė dhembjen e autorit pėr ēėshtje kardinale tė shprehura me nuanca tė dhembjes intime dhe personale:

    Unė nuk luaj vendit
    muret lėvizin sendet vogėlushi im
    vjeshtė e keqe mori


    ose:

    Unė nuk luaj vendit
    muret lėvizin sendet kombi im
    vjeshtė e keqe mori


    Kush mbanė mend vitin 1981 dhe ngjarjet e atij viti, ka mundėsi mė lehtė tė zbėrthejė vargun „vjeshtė e keqe mori“, tė pėrmbyllur me vargun tjetėr: „Re e zezė shtėpinė tonė mbėshtoll“! Vetvetiu zgjidhet enigma e dhembjes sė Ali Podrimjes.
    U dashtė tė kalojnė njėzetė vjet me re tė zeza qė mbulonin qiellin pėr tė ardhur te njė pamje tjetėr nga e cila poetit i kullon zemra vetėm dhembje dhe ai pėrsėri nuk mallkon por i kthehet dhembjes sė Lumit.

    MALUM O LUMI

    Unė jam Zoti yt :
    ........Amin

    Trillova kohėn e tretė
    tė tė mos zgjojė asgjė

    Udhėtimi yt mbyllet me klithma
    me ardhjevajtje marramendėse
    Me humbjet malum o Lumi


    (1981 - 2000)

    Poezia: “Malum o Lumi“, faqe 80.

    Po mė mirė, „t’i lėmė netėt ballkanike pas shpine“, (varg i A.Podrimjes te poezia „Parisi, vendlindja”, faqe 51), i lėmi edhe frustrimet e asaj kohe. Nuk e trajtojmė as saktėsinė e poetit, po t’i kthehemi qėllimit: „Metamorfoza e dhembjes“?!

    Dhembja si metamorfozė ėshtė dukuri poetike qė e hasim nė vargjet e shumė poetėve, sikurse qė e hasim edhe mendimin e njėanshėm, aspak profesional tė kritikės, pėrkitazi dhe rreth nocionit „dhembje“ nė poezinė e Ali Podrimjes. Kėtė dukuri e kanė trajtuar me sa duket njė pjesė e kritikėve letrar pa pasur njohuri tė mjaftueshme, madje nuk ngurruan pėr t’i sugjeruar poetėt (sidomos ata qė janė tė rinj), tė mos kultivojnė kėtė zhanėr tė poezisė.
    Personalisht kam mendim tjetėr: Poetėt, artistėt dhe krijuesit nė pėrgjithėsi duhet t’i regjistrojnė dhembjet personale, pra edhe ato mė intimet me vargun poetik, me tablo artistike qofshin kėto nė prozė, reportazhe, ditarė intim apo piktura, skulptura, realizime skenike apo edhe filma artistik, duke ua mveshur petkun artistik tė ndryshimeve shoqėrore tė kohės qė jetojnė. Dobia ėshtė e dyanshme; nė njėrėn anė do tė shlirohen vet autorėt nga njė ankth e shtrėngim shpirtėror qė kanė, kurse nė anėn tjetėr, letėrsia dhe kultura e kombit do tė pasurohet me vepra origjinale, autorėt e tė cilave rrjedhėn e ngjarjeve e kanė perceptuar nė forma tė nduarduarta.

    Model pėr tė marrė guximin e theksuar (autorėve tė rinj), ua sugjerojmė librin „LUM LUMI“ tė poetit, Ali Podrimja. Por, nėse do ta pyetnim Ali Podrimjen, me siguri ai do tė thoshte: „Jam i vetėdijshėm se s’jam i vetmuar nė letrat shqipe as nė kėtė plan, sikurse qė nuk jam as i vetmi nė letėrsinė botėrore qė jam marrė me trajtimin e fenomenit tė „dhembjes“ .
    Hulumtimet e mė tutjeshme secilin autor do ta shpijnė nga njė e vėrtetė e saktė qė e trajtuam nė kėtė shkrim, ndėrsa unė nuk pata pretendim pėr tė zbuluar diēka tė re. „Qėllimi ishte tė pėrsėritej, sepse pėrsėritja ėshtė nėna e tė nxėnit - mėsuarit“.

    Zvicėr, 1997 – 2004.


    Pjesa me lart eshte shkeputur nga libri: “Libra dhe mbresa”, Shefqet Dibrani, venerime letrare, Botoi “Albanisches Institut” St.Gallen/Zvicėr 2005
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #37
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    MARATONI NGA ILIIRIA

    Eshtė njė engjėll qė na mbron
    Se kujt Maratoni nga Iliria
    Do ia kumtojė lajmin
    se nė Ulpianė
    u gjet tėrfili me katėr fletė




    Podrimja, Ali. Pikė e zezė nė blu. Onufri. 2005.
    '...never could stand that dog...' - TW

  8. #38
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    MĖRZIA E DHEUT

    Shqipet fluturojne nganjėherė
    dhe ulėt
    Nuk ka kush ua hap qiejt
    Mbi krahė u rėndon mėrzia e dheut



    Podrimja, Ali. Pikė e zezė nė blu. Onufri. 2005.
    '...never could stand that dog...' - TW

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ironia e pabotuar e Podrimes

    Ironia e pabotuar e Podrimes

    ALI PODRIMJA / DITA PA HIJE


    RRUGA E VERBĖR



    Nė rrugėn e verbėr

    rri ndez vetėm

    njė llambė



    Bualli noton nė batak



    Laraskat ēokasin

    Yjet e vetmuar

    Ndėrrojnė lėkurėn me tė djallit



    Nė breg luhatet

    Njė karrige

    Para Ujit tė Madh



    Do e vė sovrani

    Prapanicėn

    aty?



    (Ulqin, 2008)







    GJUHA E VDEKUR



    Njė letėr nga Roma

    Humbi udhėn tek mė kėrkon

    Nė Gjithėsi

    Nė mjegull mesazhi mbėshtjell

    ra diku

    atje poshtė nė honin e pafund

    e u zhduk

    Zarfa e zbrazėt poshtelart vėrtitet

    Gjuhė e vdekur.



    (Ulpianė, 10.7.2009)






    GJAMĖN TA BĖMĖ



    Tė urrejtėm

    Se tė deshtėm lis ku pushon

    Zogu i shtėpisė



    Natėn tė kalojė Hėna

    Pa frikė

    Se e shkyejnė korba qen



    Tė tė zgjojmė

    Kur tė frymosh mes njerėzve



    T’i lexojmė ėndrrat



    Ē’duash mund tė bėsh

    Tė keqen harruam ta herrim



    Por gjamėn ta bėmė.



    (Ulpianė, 1999)





    DITA ME NJOLLA



    Dita me njolla

    Parakalon



    Por nuk di cila

    Stinė perėndoi



    Nė lėkurė edhi

    Fytyra tė ngrira



    Frikė se i pėrtypin

    Kafshėt e malit



    E na lanė pa hije



    (Ulpianė, 1990)





    NJĖ GUR NĖ HAPĖSIRĖ



    Unė jam ai qė durim kam

    Tė pushtoj dhe Majėn

    ’i gur i hedhur jam nė hapėsirė

    Humbėt udhėn nė Pyll

    Si do t’ju gjej tė gjorėt e mi

    Unė jam ai qė lutem ditenatė

    Nė emėr dhe tė Zotit tuaj



    (6 qershor 2006)





    LEXIMI I VETMISĖ SĖ SHTĖPISĖ



    Troket dikush

    ka kohė qė troket

    nė shtėpinė e vetmisė sime



    hap derėn dhe humb

    nė zbraztėsi



    Dėgjoj hapat shkallėve

    kollitjet e shtjerra



    Ndjej ftohtėsinė si mė mbėshtjell

    tė strukur nė cep tė dhomės



    Pėrmes vrimės sė ēelėsit pėrcjell

    Rėnien e yllit nė Kodėr tė Qyqes



    Mos ėshtė syri i Katallanit

    Shkallėve tė vetmisė na vėshtron



    Apo pėr mure grithje tė tmerrshme

    tė thonjve tė njė populli



    Muzikė mortale ekzekutojnė



    Ka kohė qė vetminė e shtėpisė

    nė lėkurėn time lexoj



    (2006)





    ZGJIMI I BUKURISĖ SĖ FJETUR



    Mes katedraleve tė larta tė Namurit

    nga vėshtrojnė Perėnditė



    Ajkunėn e dherave ilire

    Ma kujtoi bukuria e njė vashe



    Nėpėr fytyrėn e saj tė pėrflakur

    Vėrshimė e lumenjve tė Arbėrisė



    Nė trupin perri shoh si lartėsohen

    Majėt e Bjeshkėve tė Namuna



    Nė labirinthin e katedraleve humbas

    Nė gur lashtėsie zgjon ėndrrėn

    E bukura e Namurit



    Buzė gorres sė shpirtrave tė fikur

    Loz stuhia me flokėt e Ajkunės





    Thyhen dritare e porta tė njė poezie

    Tek e ndjekin Ujkun e Ēalė



    Ata qė duan Gjuhė e atDhe

    (Namur, mars 2009)

    05/08/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mallkim ta vjedhėsh Atdheun

    Mallkim ta vjedhėsh Atdheun

    ALI PODRIMJA


    Nga Notesi - ese:

    Gjendesha nė qytetin G., emri i tė cilit thoshin kishte origjinė ilire. Toponimin e lidhnin me gjurin. Nuk ua prisha as kur ngulnin kėmbė se edhe kantonet e vendit, ku kaloja javėn e parė, ishin krijuar, po ashtu, nė bazė tė principatave shqiptare. Ku tė ishte ky fat, mendoja. Dhe, duke bredhur buzė liqenit, mė kishte rėnė ndėrmend Nositi i Lasgushit, fluturimi i tė cilit mė bėhej se ishte ngrirė ne ajėr, aty diku mbi kokėn e bustit tė Skėnderbeut, punuar nga dora mjeshtėrore e Odhise Paskalit









    Ndjeja dhembje se prostituimi shpirtėror e moral ishte nė njė shkallė qerpazjeje. Shpirti prej mediokri lexohet edhe nė pikė tė natės. Kryeredaktorin robus e kisha lutur ta ndėrrojmė temėn. Gjestin tim e kishte kuptuar si tė njė idealisti tė pandryshuar, qė nuk e pranon humbjen.

    Gjendesha nė qytetin G., emri i tė cilit thoshin kishte origjinė ilire. Toponimin e lidhnin me gjurin. Nuk ua prisha as kur ngulnin kėmbė se edhe kantonet e vendit, ku kaloja javėn e parė, ishin krijuar, po ashtu, nė bazė tė principatave shqiptare. Ku tė ishte ky fat, mendoja. Dhe, duke bredhur buzė liqenit, mė kishte rėnė ndėr mend Nositi i Lasgushit, fluturimi i tė cilit mė bėhej se ishte ngrirė ne ajėr, aty diku mbi kokėn e bustit tė Skėnderbeut, punuar nga dora mjeshtėrore e Odhise Paskalit.

    Tevona ishte sjellė rreth tij, nė hijen e errėt tė shelgjeve vajtuese dhe kur dilja nga kurora e dendur, pakėz mė tutje kisha zgurdulluar shikimin nė njė skulpturė, qė simbolizonte njė kalė slloven. Ishte nė pishė tė diellit nė vend tė dukshėm. Prapė e kisha shikuar bustin e Heroit Kombėtar. Tani kisha njė buzėqeshje tjetėr. Nga mesi i liqenit njė valė e trenuar sa nuk na kishte bartur.

    Nė krye tė rrugės qendrore tė qytetit G., e cila quhet Rruga e Prostitutave, e pėr tė cilėn njė shkrimtar i ri i yni kishte pėrfunduar librin e tregimeve mu pėr tė dhe po me kėtė emėr, e cila shumė vjet mė parė ishte quajtur ndryshe dhe aty kishte lindur e ishte rritur Rusoi. Thoshin se i ati, sa herė e kishte vėnė nė prehėr, i kishte pėshpėritur: Duaje Atdheun! Nėn kėtė dritė magjike ishte rritur e edukuar mendimtari i shquar, qė vazhdimisht do t’ua kujtonte tė vetėve: Atdheun duhet dashur… Por ta duash Atdheun, nuk ėshtė punė e lehtė. Duhet tė pranosh rrezikun. Nuk mund tė jetė vetėm ikonografi dashuria me tė. Njeriu duhet ta dijė se ku shkel. Nė tė kundėrtėn, ai qė nuk ka Atdhe, nuk di ē’ėshtė liria…

    Pėr pakė kohė, lashė qytetin G. dhe nė pėrcjellje tė dy kalorėsve dardanė u gjeta nė Kėshtjellėn Dardania ( Le Chateau Dardagnue), e cila ishte ngritur qė nė vitin 1200 nga kalorėsi Aynion e qė nuk dihej nga kishte ardhur dhe pse kėtij lokaliteti i kishte vėnė njė emėr antik. Tek i binim poshtė e lartė, hetova se Dardania e kalorėsit tė largėt fare pak dallonte nga Dardania ime. Kishte gati tė njėjtin konfiguracion e peizazh, mure e shtėpi tė ulėta e tė brishta. Por rruga deri aty ishte plot me serpentina e gryka. Supozohej se kalorėsi kishte kėrkuar strehim tė sigurt, t’i shpėtojė ndonjė masakre tė egėr. Aty ishte edhe kėshtjella prej guri te latuar. Pėrngjasimet e tjera mes dy Dardanive sa vinin e zhdukeshin. Pėrpara kisha njė qytetėrim tjetėr fare se nė Dardaninė time, siē thoshte njėri nga kalorėsit, anonime kishte bėtė aty tė veten nė shembjen e identitetit.

    Njeriu vazhdon tė mė bezdisė me andrallat e veta. Mėdyshem vetėm se a bėn ta kėrkosh atė nė grumbull. Nė udhėtimet e mia isha pėrpjekur t’i mbyll ēarjet nė mes njerėzve. Por, a mund tė ofrohen edhe shqiptarėt kur zihen pėr asgjė edhe nė kohė tė liga? Emancipimi bėhet ēėshtje.

    Pasi isha shkėputur nga grumbulli, mbi lėkurėn time mė vonė kisha ndier peshėn e hirit tė fjalėve tė njė bote tjetėr. E kisha tė qartė se njeriu mbetet enigmė para se cilės duhet tė kihet kujdes, posaēėrisht kur ai nuk arrin tė realizohet. Dhe nuk ka gjė mė gėrdiste se kur ai heq shpirt edhe nė ėndėrr.

    Qytetin G. kushedi kur do ta shoh. Nė kujtesė ngulitet edhe maksima: Duaje Atdheun! E kisha dėgjuar kėtė nė variante edhe nė Dardaninė time. Megjithatė, unė nuk jam humbės. E di udhėn time ku shpie. Varet nga koha se a do t’ia dal nė krye…

    Dhe kurrė mos thuaj se kam bėrė mjaft… Pėr Atdheun nuk ėshtė kurrė shumė. Ai duhet nė shumė mėnyrė dhe duhet pėrcaktuar pėr njėrėn. Mė tė mundshmen.

    Duaje pra Atdheun se ta vjedhėsh atė ėshtė mallkim.




    29/09/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  3. Libėr pėr Ēamėrinė nga Podrimja
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2003, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •