Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46

Tema: Ali Podrimja

  1. #21
    Maca e zeze

    ne udhetimin tim
    nje mace e zeze me ndjek

    e shpirti me thote
    ne gjysme rruge ke per te mbetur

    e kenga me thote
    kurre s'do t'me kendosh me ze

    e drita me thote
    i verberi i verber ka mbetur

    e endrra me thote
    me kerko ne zhgjenderr

    po eja e thuaje ate fjale
    kur s'di ke dashuron apo urren

    eja e besoji fytyres ne pasqyre

    nje mace e zeze me ndjek
    ne udhetimin tim

    oren e fatit ajo dikton



    Livadhi

    Diku aty ishte shtpia jone
    ...Muri i gjyshit dhe Plepi i babait
    ...Hunjte rreth hapesise se kuqe

    Diku aty zbritnim te Kroi i Dukagjinasve
    ...Shuanim etjen
    ...Buke e kripe hanim me perndite e Pashtrikut

    Nen kose rritet tash bari
    ...Dhe mbledhim dhembet e derdhur te ujkut
    ............................................ne shtalbet
    ...E Muri i gjyshit e Plepi i babait e Hunjte
    ...Levizin neper kujtime

    Une me duar ne xhepa sosi diten
    ...Duke i rene hapesise se shthurur
    ...Dhe degjoj hingellimen e eger te kuajve
    ................................................te shkumuar
    ...Deri naten vone

    Aty midis livadhit ku e kishim shtepine tone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Ali Podrimja

    Shenja

    E shėnove cakun
    mos lė
    pa e rrėzuar

    Shkrehe derisa ta qėllosh

    Nuk tė shkrepi
    fatkob je
    qyqe

    Nuk kanė me tė k'nue
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #23
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nene


    Njė ditė mė herėt ose mė vonė
    nuk do tė thotė kurrgjė
    pėr Evropėn
    Ndėrkaq pėr Kosovėn
    tepėr shumė
    Mė tepėr se njė dhembje
    mė pak se njė dashuri
    Sa larg mė le
    nga bregu i ėndrrės
    Nėnė
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ali Podrimja : E nata ka mbuluar gjurmėt dhe klithjet



    Je shtrirė buzė lumit i sėmurė
    lumit i ke folur nė veshin guaskė
    ai tė ka bartur
    dikah tė ka bartur
    kah vedi
    e ti i ke folur me zemėr
    e dhimbje e tė rėna ke ndjerė
    nė shpirt
    nė trup

    e ti i ke folur lumit tė thellė
    ai ka ikur kah brigjet e humbura
    prej sėmundjes sate ka ikur

    e ti je shtrirė buzė lumit tė gufuar

    lumi ka pėrgjuar jetėn tėnde tėrė kohėn
    tė ka pushtuar si magjia tė ka mashtruar pastaj
    lumi tė ka vėnė nė gjumė pas nėntėdhjetenėntė
    vjet pagjumėsie
    dhe ka ikur kah brigjet e humbura

    ti ashtu me shpirt nė hava i shtrirė
    ke soditur sytė e zgurdulluar tė heshtjes

    e nata i ka mbuluar gjurmėt dhe klithjet

  5. #25
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39
    Kur fola me thane hesht,
    kur heshta me thane fol,
    Fol e hesht kjo jeta ime.....
    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

  6. #26
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    Ali Podrimja

    I. Rugovės

    Pa na kallėzuar ėndrrėn deri nė fund
    pėr Dardanin
    ike mik i dashur

    Ja vjen koha jote
    dhiareve ballkanike dėgjon
    frymėmarrjen e marathonomakut

    E zeza nuk ėshtė krejt e zezė
    ka diēka tė bardhė ku njė popull
    kėrkon fatin

    Nė thue shpesh zura nė Ty
    mė tmerronte qetėsia jote

    ku fshhej Kepi i Pikėllimės

    Lamtumirė President i Dardanisė
    perėnditė tek bredhin tokave tė zjarrta
    do takohemi njėherė

    Yll i kėputur nga Grigja



    Ulpianė, 24. 1. 2006
    Te gjitha jane thene

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Dashuria

    Koha ėshtė tė duhemi,
    tė kesh besim ne mua kur tė them: Trime,
    tė kem besim nė ty kur mė thua: Trim.
    Por kokėn time kryeneēe shumė kurthe ngrite,
    shumė e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt,
    njė mijė e njė tė zeza kurdise ku do t'ma zije pritėn.
    ....................... E nėn njė kulm banonim,
    nga frėngjia me ditė mė peshove,
    me ditė lexoja Shekspirin nė hijen e Kullės,
    se mos do tė takoj te kroni i shpresave.
    Ma ruaj syrin, dashuria ime,
    ma ruaj shpinėn nga dielli, nga acari!
    Kam frikė se ma therin syrin cubat e territ,
    kam frikė se mė vrasin pas shpine tė pabesėt.
    Dashuria ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejme kėtė
    .........................................ujė tė madh,
    i huaj s'jam as vij nga tokė e vdekshme.

    Nė fund tė livadhit tė kositur a po sheh:
    ai kali i bardhė ėshtė yni tash e pėrgjithmonė.
    Mė shikon drejt nė sy, lėri zėnkat, fjalėt, sharjet.
    Unė do tė sjell Lulen nga zemra e bjeshkės,
    ................do ta ndez llambėn nė kullė,
    .......do ta hedh farėn nė tokėn e re.
    Kur tė desha, ēoje dashuri pas shtatė katundeve
    e tė rėnat tė forta i kishe.
    Kur mė deshe, ēoja dashuri me njė grua tė marrė
    e mėhalla jehonte nga shpifjet.
    Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe pėr vete.
    Koha ėshtė tė duhemi.



    KUSH DO TA VRASE UJKUN

    F. Altimarit


    Dhe lėtini tha

    Po qe se takon
    Arbėreshin dhe Ujkun
    Vraje Arbėreshin

    Dhe kur fjala i ra nė vesh
    Arbėreshi buzėqeshi
    Dhe drodhi njė cigare

    Po qe se mė vret mua
    more i gjorė
    Kush do ta vrasė Ujkun?!

    Mjerė kopeja

    (Kozencė, 1988)




    Ura e Artės

    Ti na qenke ajo ura qė nė he.shtje tė vdekshme
    Tė kohėve tė serta kėnduar tė ka im atė
    Bjeshkėve tė Namuna e krahasuar me Urė tė Shenjte
    Urė moj Urė e Artės

    Deri te guri yt i latuar nga mjeshtrit epirotas
    Udhė bėra vite e vite
    Po Hamzė Podrimja nga Gjakova ku arriti
    Urė moj Urė e Artės
    Lumit tim sa vjet i duhen
    Nėpėr ty tė kalojė me njė lulkuq nė dorė
    Apo historia jonė shtangu nė sqep korbi
    Urė moj Urė e Artės

    Me njė krah nė qiell me tjetrin nė mishin tim

    (Artė, 1986)



    HIJA E TOKES
    (poeme)


    Bajram Currit, Asim Vokshit, Ganimete Tėrbeshit,
    Emin Durakut, Mustafa Bakiut...

    EPIKA

    Me shekuj kam shitur gjakun
    e rritur jam me gjakun e shitur
    Me shekuj kam hėngėr me veten
    e ditur s'kam tė qesh me veten c tepruar...
    Miq,

    Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!



    ANKTHI

    Toka ime digjet, toka ime e dashur,
    balli im i ngrysur,
    pishė...

    Caqet e tua herėt t'i kam pėrbirė me hijet e mia,
    Kosovė, pėrrallė e lashtė!
    Herėt m'i ke lidhur kėmbė e duart me skamje,
    vuajtje e vdekje...

    Medet, kė mė parė tė shpėtoj: veten apo zogjtė

    e ngrirė n'ajėr?
    Nipave ē'tu them pėr kėngėn time tė vdekjes?
    - Heu, edhe kryet po tė ma hiqni, tjetra do t'mė
    kish mbirė!

    Toka ime digjet
    nė ēdo pėllėmbė tė trupit tim - toka e mallkuar...

    PERTEJ DHIMBJES

    Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
    shitur. Kosovė.

    Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,
    e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
    me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e
    njerėzve tė mi tė kallur etjeje.

    Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,
    vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,
    duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua -
    se s'tė lėshoj gjallė me gjak, pa tė larė pėllėmbė pėr
    pėllėmbė, eshtra e jetė nė ty pa i lėnė
    konak e mė konak pa tė ndezur flakė...
    10 Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
    shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės
    sė padukshme...
    Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim^

    Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,
    ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty, Kosovė?


    RENKIMI


    Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
    Diellin tėnd verbuar e kanė tytat
    e vatrat shkimbur deri nė njė,

    Zogun nė qiell vrarė ta kanė.
    Me duar tė mia tė ēara
    me rrashtat tona t'shpura mbuluar tė kanė.

    Pragje thyer e konaqe mbyllur...
    Pėr gjithkė e pėr askė vrarėjemi...
    Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!

    Plepi im qiellin do ta shpojė,
    plepi im i kallur -
    qiellin e humbur majė njė shpate.


    NJE NATE NGA NETET PA GJUME

    Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
    A po sheh si t'i kam ngulur sytė
    mu nė zemėr, mu nė shpirt,
    si t'i kam hedhur duart rreth belit
    pėr tė pėrqafuar unė, ashti yt?
    Zgjohu, Kosovė!

    Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
    kete catėr kush po e le?
    Ē'janė kėto gjurmė gjaku qė po shtohen
    nėpėr fytyrėn tėnde,
    kėto varre e murana qė po sillen vėrdallė
    rreth shtėpisė sime?...
    Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    zgjohu, Kosovė!...

    Sonte vetėm mbeta e
    nė derė t'oborrit askush mė s'po mė troket,
    askush me, thua vdekur jam e harruar
    nė kėto troje e suka gjaku.

    Thua mė ėshtė e shkrimbur hisja
    e mbyllur dera e konakut...
    Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
    t'pėlcitur.
    Bota nė ty le tė kallet!

  8. #28
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dy fjale per Ali Podrimja...!!

    Lindur nė Gjakovė nė 1942
    Arsimi: U diplomua pėr Gjuhė e Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Prishtinės.
    Ali Podrimja - Veprimtaria:
    Punoi disa vite nė tė pėrditshmen “Rilindja”, pastaj si redaktor nė Ndėrmarrjen Botuese “Rilindja”.
    Shkruan kryesisht poezi, prozė e kritikė letrare. Bashkėpunon me tė gjitha gazetat e revistat nė Prishtinė, Shkup dhe Podgoricė. Ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.

    Vepra:
    “Thirrje” 1961, “Shamiat e pėrshėndetjeve” 1963, “Loja nėn diell” 1967, “Dhimbė e bukur” 1967, “Samo” 1969, “Torzo” 1971, “Hija e tokės” 1971, “Folja” 1973, “Credo” 1976, “Poezi” 1978, “Poema”1978, “Drejtpeshimi”, “Sampo 2” 1980-Shkup, 1981, “Lum Lumi” 1982, “Fundi I gėzuar” 1988, “Zari” 1990, “Nė bisht tė sorrės” 1994, “Buzėqeshje nė kafaz” 1994, “Ishulli Albania”1998, “Harakiri” 1999, “Dielli I zi” 2000, “Libri qė nuk mbyllet” 2001, “Ėndrrat kallėzohen nė mėngjes” 2001-Prishtinė.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dielli i zi

    Nga Ali Podrimja

    Kurrė mė shumė nuk ishin shitur syza kundėr verbėrimit se atė ditė dhe nuk ishte folur aq shumė pėr ditėn e kijametit. Ku do tė ēahet toka mė parė dhe ē’do tė ndodhė nė botėn e kėtejme. Kishin mallkuar edhe shtetet qė kishin tėrė ato armė vdekjeprurėse. Sipas tyre, katastrofa mund tė jetė shumė e madhe. Sa afrohej dita, njerėzit humbnin durimin, kėrkonin vendstrehim mė tė sigurt. Taxi qė mė shpuri deri te biblioteka ishte nė boshatisje e sipėr qyteti. Shoferi preras mė tha: pa diell nuk ka gjallesė. Ende pa u dukur ndonjė shenjė, njerėzit kishin filluar tė rrėqethen. Pyesnin vazhdimisht se ē’kishte ndodhur para njėqind vjetėsh dhe a do tė pėrsėritet ndonjė lėkundje e tokės dhe ku. Pėr ditėn e kijametit thonin se kishin lexuar nė libra. Nga duart e lėvizjet e pakontrolluara hetohej ndjenja e frikės. Kjo venerohej edhe nga thyerje tė shpeshta tė gjėrave tė ēmuara. Rreth meje sa vinin e shtoheshin syza gjithfarė formash e pa kurrfarė shije. Kishte edhe asosh nė formė tė patkoit tė kalit. Pas xhamit tė tyre tė errėt nuk dihej se kush fshihej. Isha ulur nė verandėn e Belėve. Sytė i kisha bėrė katėr. Nuk pranoja syza, as mendja nuk mė shkonte pėr to. Isha mėsuar me terr. Nė vendin tim nuk dinte kush se kur ishte zėnė dhe kur do tė hapet. Nė librin shqip pak gjėra lexoje pėr kėtė ogur. Sytė e mi rrėshqitnin pas shpinės sė zhugaftė tė hėnės. Prisja fundin e diellit ose shfaqjen e Ujit tė Madh. Isha pajtuar me tė keqen. Udhė nėpėr terrin e dendur tė vendit tim kishte vite qė bėja. Nga ajo veranda dėshiroja tė shihja mbylljen e fundit tim; tė prekja atė ose tė kacaviresha nė harkun e zjarrtė, nė formė tė draprit, qė shihej atje mbi buēimėn e fortė tė Ujit tė Madh. Tjetėr zgjidhje nuk kisha. Po drapri vazhdimisht tėhollohej, i ngjante vetullės sė femrės, qė me orė e rregullon para pasqyrės. Nė lėkurėn time njollat e para, qimet ishin rrėqethur, mėrdhica mė kishte mbėshtjellė. Ngadalė rrėshqisja nė njė botė apokaliptike ndoshta. Mė vonė mė kishte zgjuar zėri i femrės, e cila ndante syza kundėr verbimit. Me njė gaz sarkastik ia kisha refuzuar ato. Sytė i kisha endur nėpėr xhamin e verandės, i cili errėsohej. Ajo kishte tentuar pėrsėri. Kam dėshirė, zonjė, ta shoh fundin tim. M’i kishte lėshuar syzat nė tavolinė, ku nuk e shihja mė as filxhanin e kafesė. Padiktueshėm pushtonte kthinat e Belėve dielli i zi. Tėrėsisht gjendesha nė terr. Kisha urdhėruar tė mos ndizet as llamba. Me eklipsin tim kombėtar isha mėsuar. Ky nuk mund tė ishte mė i rėndė se imi, qė zgjat kushedi sa vjet. Nė mes meje e diellit ka mbi njėqind vjet ndoshta qė pėrbindėshi frymon e nuk mė lė tė shoh se ē’po ndodh tej Malit tė Shenjtė; nuk di ēfarė drite zbardh, as ēfarė ere e rrah faqen tjetėr. Gruaja me syza ishte afruar pėr tė satėn herė. Kishte prekur sytė e mi dhe ishte larguar fluturimthi, duke pėshėpritur se unė do tė verbohesha i pari. Rreth meje shtoheshin fytyrat e fshehura pas xhamit tė errėt. Unė nuk luaja qerpikun as vendin nga veranda. Sytė mė bėheshin se ndritnin dhe se ishin ngjitur pėr xhamin e errėt. Nuk dija ē’ndodhte tej. Isha shkėputur tevona nga ky realitet. Turrevrap isha lėshuar Bllacės. Kėrkoja tė mitė nė turmė. Bregut tė lumit kisha parė njerėz. Ngjiteshin lartėsive tėrė duke bėrtitur; shndėrroheshin pastaj nė zogj tė mėdhenj dhe fluturonin dikah. Kėrcimet e tyre priteshin me ofshamė. Unė kisha kapur kokėn. Mezi merrja frymė nė luginėn e vdekjes. Njė kokėqethur keq kishte kaluar pranė meje. Pėshpėriste duke numėruar diēka me gishtėrinj. Ia kisha lėshuar udhėn. Kisha prekur ēdo pjesė tė trupit tim dhe kisha vazhduar kėrkimin nėpėr turmė. Befas isha shtangur para njė trupi tė shtrirė. Se ē’bėnte gjumė tė rehatshėm nė njė batanije tė lagur! Flinte si nė lumė. E kisha shikuar pėrmallshėm, pastaj ca drithmė tė tij mė kishin trandur. Dikur njė shkumė e bardhė ia mbuloi fytyrėn e nxirė, qė mezi e kisha parė nėn dritėn e hėnės. Nga goja e shtangur iu kishte pėrhapur edhe nė pjesėn e poshtme tė mjekrės. Ishte ky njeriu i dytė pas Lumit qė e shihja tė jepte shpirt. Kisha zgjuar tjetrin aty afėr dhe njerėzit me maska nė fytyra e tė veshur nė hekur si nė pėrralla tė moēme, na kishin hedhur nė kokėrr tė shpinės. E kishin kapur nė katėr cepa batanijen e qulltė me trupin e pajetė dhe ishin nisur nė drejtim tė panjohur. Mė mirė kėshtu tė shkosh se tė dhihesh ndėrveti nė bodrume, kishte shtuar njė i revoltuar dhe kishte sharė: nė kėmbė dua tė vdes, he nėnėn e nėnės… Ia kisha kthyer shpinėn turmės. Njeriu qė ishte parė pak mė parė me kokė ndėr duar kisha qenė unė, i cili i kishte sytė plot terr dhe kishte njė bukė bajate nėn sqetull, largohej pėrskaj dhomave tė errėta, ku i vendosnin ata, qė kishin humbur vetėdijen dhe bėnin ēmos t’ua kthenin kujtesėn. Nė kthesėn tjetėr kishin plasur britma grash, fėmijėsh. Pehateshin mbi ta njerėzit e hekurt. Dhe, prapė nga shkėmbinjtė ishin parė njerėzit si fluturonin drejt qiellit tė pėrcjellė me gazin e njė kokėqethuri keq. Nga duart e mia koka ime kishte vazhduar tė rrėshqasė sa nuk mė kishte rėnė para kėmbėve. Isha pėrplasur pėr xhamin e errėt tė verandės sė Belėve. Duartrokitjet mė kishin zgjuar. Dielli shplohej, nxirrte krahun nga ana tjetėr e Malit tė Shenjtė dhe ngrica rreth meje avullohej. Ishte shfaqur vasha, qė ia kisha refuzuar syzat. Tani ia shihja sytė, fytyrėn, flokėt. Mė kishte shikuar rreptas. Ishte pėrulur t’i mbledhė ato. Tė njėjtėn gjė kishte vepruar edhe turma. Syza as njė palė nuk kishte pėrreth. Me sy tė mi tė gjallė shihja si ngritej dielli mbi ushtimėn e Ujit tė Madh, qė sa vinte e pashitej. Hapėsira ishte mbushur pėshpėrimė. Gojė pas goje kishin arritur ca fjalė edhe nė veshin tim. Kisha qeshur me tė madhe. Nė xhamin e verandės kisha parė gjithfarė fytyrash gėrditėse, tė lexueshme. Ca ma kujtonin kėrmillin e Soreskut. Nxitonin tė hipnin shpinės sime atje nga e kisha hedhur edhe pėrbindėshin. Kisha pėrplasur derėn dhe kisha vrapuar me sy tė mjegulluar. Pak mė vonė isha shtrirė nėn kurorėn e njė druri tė madh dhe kishte zbritur i zbathur njė fėmijė, m’i kishte pastruar sytė me njė ibrik ujė. Engjėlli yt jam, mė kishte thėnė. Dritė e fortė ishte derdhur pėrgjatė udhės sime. Mė kishin ēuar fjalė se edhe nė vendin tim ishte parė dielli, tek rrokullisej e njerėzit bėnin gara se kush mė parė do ta zė atė. Oh, Zot! Dielli ėshtė i tė gjithėve, kisha pėshpėritur para derės sė shtėpisė, qė nuk e ēilte ēelėsi im! Edhe anėn tjetėr tė Malit tė Shenjtė e shihja si nė shuplakė tė dorės. Tė tjerėt nuk di, pėrmorraveshin ende, ndoshta…

    gazeta tema

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    UNE NUK JAM AI

    Ai pran dritares
    nuk jam une
    eshte jote eme
    qe te kerkon ne turme


    Ai ne fund te dhomes se erret
    nuk jam une
    eshte yt vella
    qe permallshem fyellit i bie


    Ai para pasqyres
    nuk jam une
    eshte jote moter
    qe floket shkurton

    Lum Lumi
    une jam ai qe deren hap

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  3. Libėr pėr Ēamėrinė nga Podrimja
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2003, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •