Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46

Tema: Ali Podrimja

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    ALI PODRIMJA

    Zgjimi i kobshėm i xhuxhimaxhuxhit


    Mbasi ia kishte kėputur gjethėt
    pastaj rrėmbat
    dhe degėt
    Dhe mbasi ia kishte trembur edhe zogjtė
    kishte zbritur
    t'ia kėrkonte edhe rrėnjėt e shpėrndara
    nė dhe thellė
    Majė e tij mė tmerron
    m'i fsheh Diell e Qiell
    Rreth trupit tė hapur
    kėlthiste xhuxhimaxhuxhi
    e Bukuri e Cungut
    pas shumė e shumė vjetėsh
    nė kėmbė ngritur kishte
    njė mbretėri butakėsh
    atje poshtė poshtė p
    o
    sh
    t
    ė

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e TRIMI
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Postime
    22

    T'atjeta!

    Ura e Artes

    Ti na qenke ajo ura qė nė he.shtje tė vdekshme
    Tė kohėve tė serta kėnduar tė ka im atė
    Bjeshkėve tė Namuna e krahasuar me Urė tė Shenjte
    Urė moj Urė e Artės

    Deri te guri yt i latuar nga mjeshtrit epirotas
    Udhė bėra vite e vite
    Po Hamzė Podrimja nga Gjakova ku arriti
    Urė moj Urė e Artės
    Lumit tim sa vjet i duhen
    Nėpėr ty tė kalojė me njė lulkuq nė dorė
    Apo historia jonė shtangu nė sqep korbi
    Urė moj Urė e Artės

    Me njė krah nė qiell me tjetrin nė mishin tim

    (Artė, 1986)




    PARISI, VENDLINDJA

    Do tė hyjmė nė Paris
    gurin tonė aty do ta ngulim,
    nuk do tė na presė Teuta, Genti,
    nuk do tė na presė hordhi e egėr romake,
    nuk do tė na presė njeri i gjallė.

    Nė Paris do tė hyjmė;
    ėndėrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve
    te njė krua do t'i lajmė sytė, duart lythore,
    do t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine
    vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat,
    vetėm fyellin do ta marrim
    t'i biem kur tė na rrokė malli,
    kur humbim nė grumbullin e klosharėve,
    tė hijeve,
    tė minjve,
    deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi:
    do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes
    pėr kohėt pis do tė flasim me gishta,
    nuk do tė shkelim asnjė mizė,
    nuk do tė trembim asnjė zog,
    nuk do tė derdhim zjarr, vrer,
    mbi kokė tė njeriut,
    Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi
    as perėndive tė krisura.
    Ma jep besėn, Lum Lumi,
    se nuk do tė harrojmė vendlindjen.

    Paris, maj 1981

    EPIKA

    Me shekuj kam shitur gjakun
    e rritur jam me gjakun e shitur
    Me shekuj kam hėngėr me veten
    e ditur s'kam tė qesh me veten c tepruar...
    Miq,

    Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!



    ANKTHI

    Toka ime digjet, toka ime e dashur,
    balli im i ngrysur,
    pishė...

    Caqet e tua herėt t'i kam pėrbirė me hijet e mia,
    Kosovė, pėrrallė e lashtė!
    Herėt m'i ke lidhur kėmbė e duart me skamje,
    vuajtje e vdekje...

    Medet, kė mė parė tė shpėtoj: veten apo zogjtė

    e ngrirė n'ajėr?
    Nipave ē'tu them pėr kėngėn time tė vdekjes?
    - Heu, edhe kryet po tė ma hiqni, tjetra do t'mė
    kish mbirė!

    Toka ime digjet
    nė ēdo pėllėmbė tė trupit tim - toka e mallkuar...


    PERTEJ DHIMBJES

    Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
    shitur. Kosovė.

    Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,
    e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
    me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e
    njerėzve tė mi tė kallur etjeje.

    Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,
    vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,
    duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua -
    se s'tė lėshoj gjallė me gjak, pa tė larė pėllėmbė pėr
    pėllėmbė, eshtra e jetė nė ty pa i lėnė
    konak e mė konak pa tė ndezur flakė...
    10 Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
    shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės
    sė padukshme...
    Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim^

    Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,
    ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty, Kosovė?

    TRIMI
    Je fajtor para tė gjithėve me faktin se ke mujtė me qenė i vetmi fanar n’errsķn, e ti nuk ishe.

  3. #13
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355

    Ali Podrimja

    Ali Podrimja, ]

    Kur u zgjuam


    Kur u zgjuam
    ishim vishkull
    fshiheshim nga vetvetja

    Ujerat na i k'in bartur edhe endrrat
    dhe leshuar na i k'in qente
    dhe rrezuar na i k'in gardhiqet

    Deri ne Maje te Majes kundermonte bar minjsh

    Kur u zgjuam
    ploje i kishte bere vathet
    Ujk i Cale

    E fluturimin e zogut
    e buzeqeshjen e femijes
    e fytyren e nenes i kishim relikte

    Tani shikojme Qiellin e Verdhe kah hapet
    dhe bartim ne shpine Malin e Ulurimave
    derisa te na harrojne te vdekurit
    [color=#ff0036][/color
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #14
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    kolumne

    Gjuha pėrcakton Atdheun

    Ali Podrimja

    1.

    Pas sa vitesh ishim takuar me poetin Martin Camaj (1990). Kishim mbajtur njė mbrėmje letrare nė Munih. Pas darkės mė kishte thėnė se ia bėj qejfin po qe se e vizitoj edhe nė Lenggries. Dhe, njė ditė udhėn ma kishte treguar Gjelosh Gjokaj. Kishim arritur atje tek shėtiste nėpėr kopsht. Na kishte prezentuar sė pari tufėn e breshkave tė shkaperderdhura e tė punuara kushedi nga cila dorė e mjeshtrit po qė poetin e lidhnin fortė me Temalin e tij mitik. Fletė per fletė mė ishte parafytyruar vepra e tij mė e mirė “Dronja” Dikur na kishte prirė nė odė tė burrave, dy pash njeri thellė nė dheun gjerman. Kishim ngritur nga njė gotė. Detajisht kishte filluar tė na njoftojė pastaj me atdheun e tij, i cili fillonte nga nje arkė druri e kacavarrej pėrgjat mureve. Tek fliste me atė gegėrishten karakteristike, kisha pėrshtypjen se ai ushtronte edhe kujtesėn, mos kishte harruar diēka pa e thėnė pėr atė trohė dhe. Kishte brofur nė kėmbė dhe me njė dhembje kishte shpluar grumbullin e librave tė skajuara nė njė kėnd. Thoshte se aty kishte mbi tridhjetė ekzemplarė tė pėrmbledhjes sė parė Njė fyll ndėr male (Prishtinė 1953), kishte edhe ca nga Kanga e vėrrinit. Ta kisha edhe nji jetė, kishte shtuar, prapė do t’u kthehesha. Martini mė ishte bėrė se lėvizte “ mes hijes sė vet e vdekjes”. Ka qenė dasht tė punohen edhe ma. Me kaq e kishte mbyllur biseden rreth asaj dhembjeje. Pas njė kohe ia kisha dėrguar poezinė time Atdheu i mbėrthyer nė arkė , qė ia kisha dedikuar. Piktorit Gjelosh Gjokajt, miku tonė tė pėrbashkėt, i kishte thėnė: Aliu mė ka shti borxh shumė. Nė janar tė vitit 1992 SHB. “Buzuku” i kisha premtuar se nga Vjena do ia nis ribotimin e romanit “Djella”. Martini gjendej nė spitalin e Munihit. Mes tė tjerash, i kisha shkruar: ne tė kemi borxh Ty, poet. Nuk mund ta krijuam atdheun tėnd qė nuk e pa mė…

    Nga atėherė shpesh kisha pyetur veten: vepra nuk mbaruaka pėr tė gjallė tė krijuesit. Poezia konsiderohet diēka hyjnore, ngėrthen nė vete dhe misterin. Ėshtė njė udhėtim drejt tė panjohurės, ka thėnė njė i urtė. Vetėm tė marrėt mund tė pajtohen se libri kryhet sapo ngjyra tė thahet …

    2.

    Ndryshe e kisha parafytyruar Gucinė. E shihja tė varur nė dy baski nė njė mur tė lartė. Mė vinte inat: asgjė nuk kishte nga ėndrra ime. Po majat e Ali Pashė Gucisė, Jakup Ferrit qenkan pėrralla?!. Piktura e varur nė dy baski zbulonte revolten time dhe imagjinaten e bujshme tė krijuesit, i cili brenda njė kuadri ishte pėrpjekur tė ngrijė lavdinė e njė pėllėmbe toke. Nga historia e gjeografia kombėtare Gucinė e kisha parė si njė maje nė mes majave tė dheut arbėror. Edhe pse kurrė udha nuk mė kishte qitur andej, ēdo gjė tė saj mė bėhej se e njihja: edhe grykat, edhe njerėzit, edhe kullat, edhe hijet. Pikturen e varur nė dy baski tani ta kapja si njė hidhėrim kombėtar apo si njė realitet qė shkakton tėrmete?

    Aty-kėtu mbi qėlimin e gjelbėrt tė rrafshlartes sė vetmuar e tė zbrazėt piktori kishte pikasur edhe ndonjė lis apo krah zogu qė shėnonin ndonjė megje are, apo i bėnin hije ndonjė varri tė harruar. Po ku janė majat, kullat, njerėzit? E pyeta pasi e kisha zbrazur me fund gotėn. Piktori vetėm lėvizi dorėn nė shenjė tė njė kohe tė shkuar, pėshpėriti diē qė vėshtirė e kuptoja mbasi fjalėt e tij shumė pak u ngjanin tė gucianit tim nga Velania, tė cilin kur e rrok malli pėr vendlindje, shtrin shuplakėn mbi njė tavolinė dhe me njė dridhjeje buze pėshpėrit: kaq ka mbetur lavdia! E sheh ky gisht, vazhdon ai, e ka mbuluar Gėrlėn, ai Dolin, fundi i gishtit tregues ka mbuluar Limin, at lumin e pėrgjakur nė poemat e Fishtės, e ka mbuluar pastaj Vrujėn, llinkėn. Pak nė tė djathtė, nuk di e sheh, rrjedh Bistrica, pastaj ai lumthi, i cili brenda ditės del e humb nga njė varr. Ndėrkaq, nėn pjesėn e sipėrme tė shuplakės sime janė majat, kullat, grykat, njerėzit e humbur, tė cilėt ti po i kėrkon nėpėr fjalė e libra. Pak mė tutje ėshtė ajo vija e zezė e cila na ndan nga fluturimi i shqipes. Dhe, vėreja mikun tim nga Velania, njė fjalė mė tepėr s’e thotė. Te ajo vija e zezė ēdo gjė merr fund …

    Shikoja pikturėn e varur nė dy baski dhe kujtoja poezinė Vendet e shkombėtarizuara tė Kadaresė, fundin e njė tragjedie; Ku janė baladat, eposi, kujtesa e kombit?/Qimiterin e tyre mund ta gjeshė/ Aq sa ta gjeshė qimiterin e bubullimave…Piktura mė kishte nxjerrė jashtė vetvetes. Kisha dhembje pėr Gucinė e miqtė e mi. Nuk ishte hera e parė qė atdheun e pėrcaktonte gjuha…

    3.

    Mė kishte shastrisur njėri me patriotizėm. Pėrpak ma kishte qitur veten qejfit. Nė Takimet Ndėrkombėtare tė Librit nė Frankfurt e takoja ēdo vit. Mė rrinte karshi, i dredhaftė, tamam si ta kishte vėlla njėfarė Lepi Canėn nga njė serial i hershėm TV “Muzikantėt”, merrte e ēmerrte e ku ta kėpuste, dikur ia kriste: kurrgjė nuk keni bėrė. Ku e keni Fishtėn, Konicėn, Koliqin, Mid’hatin … bile zinte nė gojė edhe ca gjysmė shkrimtarė, pėr tė cilėt kishte dėgjuar nė bodrume apo majė kokorrit.

    Dorėn nė zemėr, unė nuk mund tė them se jam farė trimi. As njė shorte tė patriotizmit nuk i kam rėnė deri nė fund. Pakėz i lodhur, gati i pėrgjumur, e shikoja atė nė sy dhe veten disi nuk e ndjeja mirė. Pėrpara meje qėndronte njėri, qė gjėrat i kthente mbrapsht e i lexonte nga fundi. Mezi kisha shqiptuar nėpėr dhėmbė: do i sjellim edhe ata. Mė shpejtė se ē’mendoni ju, zotėri. Patrioti me njė plis deri te gjysma e hundės, tė cilin e vinte sa herė kishte dashur tė duket nė fund tė Evropės, ishte larguar duke thėnė: kėshtu thuani ēdo vit… Nuk kaloi shumė kohė dhe ndodhi ajo qė i kisha pėshpėritur se vjen dita kur do t’i nxjerrim tė “dėnuarėt “nga bodrumet. Atė mė nuk e kisha parė nė Panairin e Librit. Thonin se i grahte njė Kadillaku. Mė vjen keq qė nuk mund ia mėsova as gjuhėn dhe i cilit atdhe ishte…

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Me pelqejne shume kto vargje te Ali Podrimes ,vargje shperthyese
    Me duket titullohet "Toke me nda"

    Toke me nda nuk kam
    Hasmit ne ****te semes
    Me vdekjen duhet me u msue
    Qence nuk jetohet ma..

    Pershendetje

  6. #16
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Evropa pėrmes grilave

    Ludwig Hartingerit


    Ne dhomėn akustike hyn Evropa pėrmes grilave
    dhe mė del ėndrra
    Pėshpėris vitet: 1878, 1913, 1924, 1945
    Kujtoj Mollėn e Kuqe
    hingėllimėn e vranēit
    kur shurdhonte Toplicė e Artė

    Ja erdhi edhe viti 1992
    Kongreset e anktheve e pabesive
    Po unė ende marr frymė
    Mas hijen me pėllėmbė rrjepacake
    deri nė skaj tė horizontit

    A kam mė kohė pėr korrigjime

    Lart atje shoqėrohesh miku im
    me tingujt e Moxartit
    e m'i nis letrat qė kurrė s'arrijnė

    Asht e lėkurė zbres unė
    nė Rrethin e Nėntė tė Ferrit
    Tjerr terrin verbues
    Mėsoj veshin me vetminė e fjalėve e shkronjave
    me shushurimėn e ujėrave
    dhe shpirtrave tė fikur

  7. #17
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    REVOLUCIONET

    Drini i Bardhe:kuq, kuq, kuq...
    Qeni im leh
    qiellin don ta perbij.

    Qeni im i bardhe,
    qeni im i zi,
    pa dhembe e sy.

    Drini i Bardhe:kuq, kuq, kuq...

    Zogu im
    ne kupe te qiellit
    eshte ngritur.

  8. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Bukuria

    Zgjata dorėn nė livadh lulen me kėputė
    "Mos - fqiu im i dashur mė bėrtiti-
    -do tė vyshket!

    Qita hapin, kalin e bardhė me mbėrri-
    -vashėn e ėndėrruar kaherė.
    "Mos! - pėrsėri m'u gjegj fqiu.
    Unė qava me mall edhe atėherė.

    Hodha dorėn nė gjithėsi me pikėllim-
    Ēel e mshel sytė dritė m'u bė.
    "I lumi ti!" - dikush mė bėrtiti nė pėrqafim
    e kurrgjė tjetėr s'pashė as ndjeva.

    Sot e atė ditė, kudo e kėrkoj fqiun tim tė mirė.



    Me Jetue


    Tim bir, Lumit

    Erdhe nė jetė
    Nuk ka mė nevojė pėr kuje, lutje
    Kryesorja tė jetosh

    Kėtė gur ta hedhėsh mė larg se Unė
    Prandaj:
    Bukėn ta pjekėsh dy herė nėn saē
    Ujin ta ziesh deri nė shkallėn 99
    Derisa tė mbetesh ti i vetmi kėrthi nė ajėr
    nė kohė kosmos.

    Ti dhe Uji

    Diellin ta shikosh nga hija e plepit
    Dhe ta matėsh
    Kur hijen tėnde s'mund ta kapėrcesh mė
    Qenit ruaju se tė kafshon ajo kafshė shtėpiake
    Besnik i madh i Njeriut
    Nga kafshimi i gjarprit mund tė shpėtosh
    Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
    Ajo s'ėshtė simbol i kohės sate as i artit tėnd

    (Unė gjthmonė ia kam frikėn edhe Lules edhe
    Femrės)

    Kur tė flasėsh fol tė dėgjohesh nė bjeshkė
    tė dėgjohesh nė shkretėtirė
    Pėr tė dytėn herė mbetesh pa kokė ose kush
    nuk tė beson:
    Sa mė pak shikoje veten nė pasqyrė
    Dhe kurrė mos mendo: I pari
    Ai qė ka ekzistuar para teje jam UNĖ
    Ai qė do tė kujdeset pėr ditėt e mia tė mbrama
    Pėr ėndrrat e mia e qetėsinė je Ti
    Me pleh kurrė mos u pajto: Nxirre nė gjysmė
    tė natės
    nė pikė tė vapės
    Asgjė mos rrit asgjė mos krijo me dhunė
    Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
    dendėsohet
    Mund ta kalosh natėn nė Kullėn time tė vetmuar
    nė botė
    Dhe si tė duash Ti Lumi
    Kryesorja: jetėn ta jetosh pa e vrarė
    Dhe pa tė mbetur nė kėmbė ndonjė therrė
    e saj e zezė
    Bashkudhėtari im
    Ta provojmė vetveten derisa kemi frymė.



    Vrima e Parė Fyellit Tim


    ē'gurron guri nė gurinė
    gur guri ndėr gurė mė i guri

    gur i gurėzuar pranė gurit
    gurth i nguruar rreth gurit

    gurron guri nė gurė gurėsh
    guro guroje gurin nė gurinė

    ē'guri pranė gurit gur guri
    vrimė e parė e fyellit tim.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556


    Njė Ditė


    njė ditė heshtja
    do tė mė gjuajė
    me eshtra tė mia
    ose do ēmendem duke rrėnuar.

    Unė Biri Yt

    Unė biri yt, Kosovė, t'i njoh dėshirat e heshtura,
    t'i njoh ėndrrat, erėrat e fjetura me shekuj,
    t'i njoh vuajtjet, gėzimet, vdekjet,
    t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua tė kallura;
    ta di gjakun qė tė vlon nė gji,
    dallgėn kur tė rrahė netėve tė pagjumta,
    e tė shpėrthejė do si vullkan,
    mė mirė se kushdo tjetėr tė njoh, Kosovė,
    Unė, biri yt.

    Poema e Heshtjes

    Te "Poema e heshtjes", njėra ndėr mė tė realizuarat artistikisht, qė nė katėr vargjet e poezisė sė parė ndjehet pesha e rėndė e heshtjes nėpėr shekujt tanė. Gjithnjė pėrmes gjuhės sė figurshme, hasim heshtjen e bėmave, historinė e pashkruar: Heshtja emra tė harruar. Megjithatė, poeti do tė zbulojė njė anė tė ndritshme dhe tė kėsaj historie tė heshtur; ajo, heshtja jonė nuk ėshtė e shurdhėr. Pėrkundrazi ajo gjallėron si dhimbje, si njė plagė e gjallė qė ėndėrron dhe beson se do tė shėrohet. Nuk ėshtė heshtje, se mbi tė, megjithatė, ėshtė guri, ėshtė kulla, pylli e tė gjitha kėto dėshmi kanė kohėn e tyre, kanė dhembjen e tyre. Heshtja ėshtė syri i fjetur me fyell nė gojė, tė cilit i cicėrojnė zogjtė. Pikėrisht, kjo heshtje ėshtė mė e vjetėr se guri, mė e fortė se vdekja. Ja pra edhe njė variant pėr tė sfiduar poetikisht kohėn kolektive, vazhdimėsinė ekzistenciale tė qenies. Eshtė po ashtu dėshmi e kėrkimit tė pėrhershėm tė formave dhe tė shprehjes poetike, dėshmi e individualitetit tė fuqishėm poetik.

    Hija e Tokės

    Ara e misrit ėshtė kallur

    (nata si kalė hamshor vrapuar ka
    jashtė e brenda shtėpisė sime
    me mua vrapuar ka
    e ara e misrit kallur ėshtė)

    dhe livadhi rrėzė shtėpisė
    dhe vreshta ime e vogėl
    dhe plepi.
    gjithė natėn e lume kallur janė

    me sytė e mi tė pėrgjakur
    Ara e misrit ėshtė herrur
    Plepi ka rėnė
    Dhe zogu im i mbramė.

    Unė kam kafshuar etjen
    Deri sa vdekja pikon

    - O, si ta ndjell atė zog tė bardhė,
    si tė bėhem dritė, o vėlla, mbi varrin tėnd?

    Medet, na i dogj krejt
    Fushat e bukės
    Dhe livadhet tona


    Rėnkimi

    Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
    Diellin tėnd verbuar e kanė tytat,
    E vatrat shkimbur deri nė njė.

    Zogun nė qiell, zogun ta kanė vrarė
    Me duar tė mia tė ēara
    Me rrashtat tona tė shpuara mbuluar tė kanė;

    Pragje thyer e konaqe mbyllur...
    Pėr gjithkė e pėr askė vrarė jemi...

    Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

    Plepi im qiellin do ta shpojė,
    Plepi im i kallur
    Qiellin e humbur majė njė shpate.



    Guri


    (Pres me ditė tres pėrditė)

    hudh gurin nė hapėsi
    sizifi plak me mund
    prapė e hudh dhe e hudh
    valė e mė valė e i gjallė

    pres me ditė tres pėrditė

    hapėsi e hapėsi kėrkon

    rrėnjė lėshon nė mundėsi
    nė pamundėsi erna tremb

    hudh gurin nė hapėsi
    hapėsi ēpon e ēpon

    kohėra e kohėra pėrgjak
    dhe mund Sizifin plak.



    Metafora e Jetės Sime


    nėse s'flas
    jeta ime s'ka qetėsi

    fiala ime bėhu Unė

    heshtja tė tė mos shtypė
    nė gurė
    rnulliri

    nėse s'flas
    jeta ime s'ka qetėsi

    fjala ime bėhu Unė

    plaga ime
    le tė marrė
    frymė thellė



    Shtat Lėshon njė Lulėkuq


    heshtja ime ėshtė mė e vjetėr
    se unė e mė e fortė
    se vdekja ime

    ajo ėshtė pamundėsia ime

    heshtja kur fle
    numėroj yjet
    luaj me hije luaj me thika

    e njė fushė tė bardhė
    shtat lėshon
    njė lulkuq

    se heshtja ime
    ka peshėn e gurit tė mallkuar
    dhe gjuhėn e njeriut tė gozhduar nė shkėmb
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #20
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    I kujt je Atdhe?



    (Podrimja nė shėnjestėr tė «personazheve» tė tij)



    Xhemal AHMETI



    Ali Podrimja paradokohėsh doli edhe me njė sprovė pėr antologji. Nėpėrmjet njė postskriptumi pėrpiluesi shpjegon se nė tė janė pėrfshirė kryesisht autorėt qė i pėrkojnė brezit (sipas publikimeve) tė viteve tė 90. «I kujt je, Atdhe» ėshtė libri i dytė i kėtij lloji qė mban firmėn e Podrimjes.

    Pėr autorėt, pėrfshirja aty ėshtė njė pėrparėsi e rėndėsishme, sidomos duke llogaritur namin e pėrpiluesit si poet e njeri publik, pa pėrjashtuar faktin se kėsaj pėrparėsie i qėndron pėrballė edhe rreziku i pashmangshėm i prezentimit jo tė denjė tė njėrit apo tjetrit autor, kur kihet parasyshė se gjatė procesit tė ndėrtimit tė njė antologjie zgjidhet njė numėr fare i vogėl i poezive.

    Shtoi kėsaj edhe shijen e veēantė, referencat e kufizuara teorike tė pėrpiluesit (si individ dhe si formim) etj. atėherė patjetėr se pėr disa autorė kjo do tė thotė; prezentim i mangėt dhe i njėanshėm!

    Asgjė e re. Edhe nė ato antologji (madje edhe tek ato qė konsiderohen si universale) qė janė nėnshkruar nga njerėz qė kanė hyrė nė historinė e letėrsisė si «Arbiter litterarum», janė regjistruar defekte tė tilla. S’ka pse tė jetė ndryshe as te poeti Podrimja.

    Kėtij, lėshime tė tilla madje as qė duhet t’i merren si diėka dramatike, sepse nuk pretendon tė jetė kritik apo teorik i vlerave tė lirikės, por thjeshtė mbledh poezi i lexon dhe kur konstaton se nė to ka vlera qė ai i pėrdefinon si tė tilla, i boton.

    E kėtu s’ka asnjė sherr. Pėrkundrazi!

    Tė gjitha spekulimeve – qė sillen vėrdallė pėrreth tavolinave tė «shkollave letrare e teorike» nė lidhje me inicijativat e «dyshimta» tė pėrpiluesit – u bėn ballė faktumi: Ali Podrimja bėn diėka e tjerėt jo!

    Ndėrkaq ēėshtja se si ai i bėn ato – bazuar nė parimet pėr konceptimin e njė antologjie – ėshtė krejtėsisht diēka tjetėr.



    "Arsyetimet” pėr pėrpilimin e sprovės...



    Ekzistojnė tre mėnyra seleksionimi tė autorėve pėr njė antologji: 1) pėrpiluesi zgjedh prodhime tė tilla artistike qė atij i duken interesante ose tė atilla qė shkojnė nė favor tė njė drejtimi interesant.

    2) zgjedhja nė bazė tė temės, zhanrit, rajonit nė bazė tė shembujve tė arrirė e reprezentativė dhe

    3) pėrzgjedhja nė bazė tė vlerave tė konfirmuara (nga kritika) si njė tip i veėantė poezie e me njė vlerė «dokumentare» pėr njė stil, rrymė e tė ngjajshme. «I kujt je, Atdhe», sipas arsyetimit tė pėrpiluesit nė fund tė librit, titullit dhe shumė elementėve tjerė pėrcaktues, ėshtė sajuar kryesisht nė bazė tė parimit tė parė dhe me ca komponentė tė parimit tė dytė – antologjia ėshtė rajonale, me temė edhe pse abstrakte (Atdheu – marka mė e preferuar nė industrinė e interpretimit!) mund tė merret si me vend, mirėpo a e pėrmbush elementin e tretė tė kėtij parimi.

    A janė autorėt e pėrfshirė aty reprezentativėė Nėse po, atėherė ėka reprezentojnė ata, nė bazė tė ėkahit justifikohet antologjiaė

    Kėtyre pyetjeve Ali Podrimja iu pėrgjigjet shumė qartė me postskriptumin e tij nė kursiv dhe pasthėnies: Tė gjithė autorėt e prezentuar aty kanė botuar librat e tyre kryesisht nė vitet e 90-ta. Kjo ėshtė arsyeja kryesore pėr pėrpilimin e antologjisė. E dyta arsye ėshtė se ata pėrbashkohen tematikisht rreth: «ndjenjės sė pėrkatėsisė» dhe «mbrojtjes sė identitetit» nacional. Kjo ėshtė e vėrtetė.

    Asnjėri nga autorėt, me poezitė e prezentuara aty, nuk mohon identitetin nacional dhe secili prej tyre nė njė mėnyrė apo tjetėr i kėndon atdheut. Edhe tek ata qė nuk pėrmendin kėtė nocion e qė ėshtė rėndė tė kuptosh se pse shkruajnė, hetohet se megjithatė shkruajnė shqip e me kėtė automa_tik_isht zbėrthehet pėrkatėsia e tyre nė ēdo segment biografik e letrar.



    Cilėt janė ata qė kanė mbetur jashtė



    Nė kėtė kontekst Ali Podrimja nuk ka bėrė zbulimin e ndonjė rryme tė re letrare.

    Kėtė, siė shihet as qė e pretendon nė pasthėnien e tij. Ai ėshtė tepėr modest karshi vlerave tė kėtij brezi dhe s’bėn asgjė tjetėr perpos prezentimin e tij ashtu siė ėshtė: me tė mirat dhe tė kėqijat e tij.

    Tani mund tė parashtrohet kontrapunkti i pėrfolur nėpėr media pas daljes sė antologjisė: nėse ai ka ndėrtuar kėtė libėr tė tij vetėm nė sajė tė prezentimit sipas

    parimeve tė pėrmendura mė lartė, atėherė pse nuk i ka pėrfshirė edhe ca tė tjerė, qė kanė mė shumė vlera se shumė vjershėtarė qė gjenden atyė Qė tė mos spekulojmė: kėsaj pyetje duhet t’i pėrgjigjet vetė Ali Podrimja!



    Mungon argumentimi konkret



    Debati rreth vlerės sė antologjisė mė sė shumti shkon nė disfavor tė 17 autorėve tė prezentuar aty, sepse ata as kėsaj rradhe nuk trajtohen ashtu siė duhet. Kjo s’ka ndodhur as nė vetė antologjinė.

    Mungon arsyetimi shkencor mbi kualitetin dhe rolin e kėtij brezi, sqarimi i idesė se pse kėta autorė qenkan tė rėndėsishėm pėr t’ua bėrė njė antologji.

    Brenda kėtij brezi ka autorė qė janė vėrtet reprezentativė, nėse jo pėr diėka tjetėr mė tė madhe, por sė paku si «dokumentues tė kohės», tė njė periudhe jashtėzakonisht tė rėndėsishme nė aspektin social – kulturor tė rajonit prej nga janė.

    Aty s’mungojnė as poetė cilėsor pėr nga vlerat artistike, tė cilėve po t’iu bastisej poezia ashtu siė duhet me tė gjitha mjetet shkencore qė janė nė disponim do tė mundej madje tė flitej edhe pėr «njė frymė re...nė rrjedhat e poezisė shqipe sot». «I kujt je, Atdhe» me tė gjitha tė metat ėshtė njė shans qė mė parė nuk ishte.

    Ai mund tė shėrbejė si pikėnisje e njė diskutimi mbi kėtė brez, mbi autorėt e veėantė dhe vlerat e tyre. Tash ekziston njė pasqyrė - qoftė edhe e njė pjese tė autorėve - e cila duhet ta shtyjė kritikėn tė kėrkojė vlerat brenda saj dhe ato qė kanė mbetur jashtė. Nėse pėr jo diė tjetėr, pėr ketė ka meritėn e vetė Ali Podrimja: atė tė nxitjes pėr tė trajtuar kėtė temė!



    Defekti ėshtė i pėrgjithshėm



    Antologjia «I kujt je, Atdhe» nuk ėshtė e pėrsosur. Ajo ka defekte. Me defekte ėshtė i gjithė sistemi industrial i librit: qė nga struktura e manuskripteve, dorrėzimi i tyre, botimi, distribuimi, prezentimi e deri te injorimi i veprave letrare nga lexuesi (qė mungon).

    Prandaj edhe funksioni i kėsaj antologjie do tė jetė minimal.

    E sė shpejti ka mundėsi– siė ėshtė bėrė zakon kohėve tė fundit – do tė flitet pėr tė nė formėn «se ė’na ishte njėherė», ata qė do tė mbeten do tė jenė autorėt, tė cilėt do tė vazhdojnė rrugėn e tyre, ca vertikalisht, ca horizontalisht e ca tė irituar nėpėr labirinthe do tė humben thellėsive duke mos gjetur rrugėn e kthimit mė. Kėshtu e ka kjo punė!



    Gazeta FJALA.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  3. Libėr pėr Ēamėrinė nga Podrimja
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2003, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •