Close
Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 106 deri 120 prej 308
  1. #106
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Sheqerka.Beje keshtu.Klik ne Start/Settings/Kontroll panel/Shto hiq programe(add remove programs) Te lista gjen programin Need2Find dhe klik ne butonin hiq(remove)Shkohet ne start/run.Ketu fut sysdm.cpl Klik ok.Ne dritaren qe do hapet klik ne sistem restore.Te dritarja e sistem restore zhvendose shenjusin me miun nga pozicioni maksimal ne drejtim majtas minimal.Klik ne kutine fik sistem restore(turn sistem restore off) Klik apliko dhe ok.HapNortonin,skanim,hap spybotin skanim.Hap adware,skanim.Cfare te gjesh aty i heq.Fik ndez kompjuterin.E kontrollon edhe njehere per pasterti me programet me lart.Ne qofte se kompjuteri te del i paster,shko ne sistem restore.Zhvendose me miun shenjusin ne pozicionin maksimal djathtas.Pastron katrorin nga shenja e V se.
    Ajo figura e ISP Monitorit aty tregon se sa bandwidth(memorje) ka konsumuar kompjuteri jot kur ke punuar ne internet.Jep te dhena trafiku se sa shpejtesi ka shkarkimi i informacionit nga serveri ne kompjuterin tend dhe me cfare shpejtesie shkon informacioni nga kompjuteri jot ne server,Asgje per tu shqetesuar.Ky program te ndihmon te gjesh shkakun pse kompjuteri punon ngadale.Dhe kjo mund te lidhet me shkak serverin qe mund te jete i mbyllur perkohsisht apo jep
    sinjalet ne kilobyte ne nivele te uleta shpejtesie,psh 6kb/sek.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 21-06-2005 mė 20:32
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #107
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66
    Pershendetje benseven11,

    une sot cuditerisht i bera prape scan kompjuterit dhe nuk me doli asgje. Pra e ka fshire??? Me adware bera te njejten gje dhe gjeti vetem nje objekt.
    Per ate menyren e "tmerrshme" :-) qe me shkruaje me sistem restore, kam frike vertete, se mos e bej per atje tek te shumtit:-) Per me teper nuk e kam as ne anglisht. Tani qe antivirusi nuk nxjerr gje, eshte ende e nevojshme te kryhet si veprim??? Shenja e V me del me pare se te kem zhvendosur pozicionin nga maximal ne minimal. Pastaj nuk di ku duhet te veproj keshtu, per C: D: E: apo per te treja?
    Hm te bera lemsh me duket me keto "shpjegimet" e mia:-)

    Per sa i perket need2find, ate ne kete menyre e kam bere "Start/Settings/Kontroll panel/Shto hiq programe(add remove programs) " por sic te shkruaja me siper kane ngelur dy file, perkatesisht :
    C:\Program Files\Need2Find\bar\History
    C:\Program Files\Need2Find\bar\Settings
    Keto te dyja nuk di si hiqen. Pasi aty ku ndodhen nuk mund tu bej direkt "delete" apo jo?

    ISP Monitor, dakord per te gjitha ato qe kishe shkruar, por perse nuk ulen perqindjet???

    Flm Benseven
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  3. #108
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Fikja e Sistem restore behet vetem per driverin C.Eshte driveri qe mban windowsin programet dhe gjithe aplikacionet dokumentat etj.Nqs do klikosh ne Start buton do shohesh nje figure si kjo(ti aty i ke gjermanisht po figura do jete e njejte)http://www.glencoe.com/norton/norton...ine/csm_01.gif Ne figure,nen fjalen search(ti e ke suche aty),eshte fjala "run"(ti ne kompjuter do e kesh si"Lassen Sie "Klikon pikerisht ne lassen sie(ekzekuto-run) dhe do hapet nje dritare.http://www.unifiedemail.net/Support/...un_Command.jpg Te fusha e bardhe futet sysdm.cpl ne figuren tjeter klik ne system restore buton. Do shohesh kete figure(katrorin e vogel pastroje ne fillim me miun nqs ka shenje v-je) Ne kete figure eshte sistem restore aktiv.http://www.forumishqiptar.com/showpo...3&postcount=17 Pasi te lexosh komentin e postit dhe besh veprimet,sistem restore do caktivizohet.Nje pamje e sistemit e caktivizuar
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...6&postcount=18
    Kjo eshte shume e rendesishme te behet.Nuk ka rrezik,pasi nuk po heq ndonje skedar te sistemit te operimit.Caktivizimi i sistem restore te jep mundesi te cinstalosh programin need2find ne kontroll panel tek pjesa"shto hiq programet".
    Ka raste qe programete keqia si need2find nuk mund te cinstalohen tek pjesa"shto hiq programet,pasi sistem restore eshte aktiv.Caktivizimi i sistem restore e ben cinstalimin te lehte fare nje klik ne butonin "hiq"Nqs sistem restore do jete aktiv,po te shkosh ne direktorine C:\program files dhe aty gjen ikonen e need2find.Klik me te djathte dhe hiq.per momentin ajo do hiqet.Cdo te ndodhe nese do fikesh dhe ndezesh kompjuterin.Skedari Need2find ne program files do shfaqet prape.Eshte si nje loje ping pong.Ti e heq nje file dhe sistem restore kur eshte aktiv ta kthen mbrapsht ate file ,menjehere me ndezjen e kompjuterit. Caktivizimi i sistem restore ben te mundur qe te heqesh skedare te keqinj me miun ose antiviruset dhe antispywaret dhe ato nuk te rikthehen ne kompjuter.
    Perfundimi:Pasi caktivizon sistem restore,cinstalon programin ne kontrol panel dhe heq me miun dy skedaret Need2find ne direktorine C:\Program files
    Pastaj e kthen sistem restore ne gjendjen si ishte ne fillim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 22-06-2005 mė 18:18
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #109
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163

    Antispyware

    duke qene se nuk mund te rri dot pa u futur neper faqe pirate eshte e pamundur te dalesh "i palagur" nga spyware, worms, script-virus ect ect.
    Desha te di cili eshte ANTISPYWARE me i miri sot per sot ?
    une i kam provuar shumicen e antispyware duke filluar qe nga spy-bot, microsoft-antispyware, spy sweeper 4.0, GIANT AntiSpyware, XoftSpy 4.10 por pa ndonje rezultat te dukshem.
    Dini ndonje antispyware i cili eshte teper efektiv?



    THNX
    GABIM 404

  5. #110
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Lexo shkrimet mė lart.

    Instalo tė gjitha azhurnimet e Windows XP nga Microsofti, sidomos SP2 qė ėshtė kastile pėr mbrojtjen e kompjuterit nga virusėt e spiunėt. Gjithashtu instalo nortonin e mbaje hapur gjatė gjithė kohės. Nėse bėn kėto dy gjėra, kompjuterin e ke tė mbrojtur nga pothuajse ēdo faqe qė mundohet tė tė fusė reklama pa dijeninė tėnde. Ato qė futen, tė futen se i instalon ti me duart e tua. Prandaj trego kujdes e mos instalo programe tė dyshimtė, sidomos ato qė janė falas, programet e vogla (nėn 500KB), etj.
    Edi

  6. #111
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga edspace
    Lexo shkrimet mė lart.

    Instalo tė gjitha azhurnimet e Windows XP nga Microsofti, sidomos SP2 qė ėshtė kastile pėr mbrojtjen e kompjuterit nga virusėt e spiunėt. Gjithashtu instalo nortonin e mbaje hapur gjatė gjithė kohės. Nėse bėn kėto dy gjėra, kompjuterin e ke tė mbrojtur nga pothuajse ēdo faqe qė mundohet tė tė fusė reklama pa dijeninė tėnde. Ato qė futen, tė futen se i instalon ti me duart e tua. Prandaj trego kujdes e mos instalo programe tė dyshimtė, sidomos ato qė janė falas, programet e vogla (nėn 500KB), etj.
    Sa per azhurnimet e WXP nuk i bej se sa here qe i kam bere me kane sjell probleme sidomos nuk me njeh networkun dhe si efekt i mosnjohjes te tij me prish jashtsakonisht shume pune, vazhdoj ti qendroj besnik WXPSP1

    Isntalimi i programeve te padeshiruar nga ana ime vjen ngaqe frekuentoj gjithnje faqe pirate. Ato instalohen ne menyre automatike tek IEXPLORER une nuk i jap asnje komande. Mesa pashe ketu te gjithe perdorin shume emra programesh te cilat tek une skane pasur sukses.

    Ju rekomandoj (nga pervoja ime e kam) te merri programin PestPatrol per mua eshte THE BEST. Provojeni dhe do ta shikoni rezultatin
    GABIM 404

  7. #112
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Per tu mbrojtur nga faqet pirate,duhet e para te kesh nje program qe te sinjalizoje qe do ta lejosh kete proces ne kompjuter?Do ta lejosh kete servis ne kompjuter?Per keto raste perdor Tea Timer e ka Spyboti.Tea timer te lajmeron menjehere per cdo proces ose servis qe futet.Aty te dritarja e lajmerimit shtyp e lejon ose jo.Gjithashtu shume programe antivirus kane funksione mbrojtes ne "realtime"qe te lajmeron menjehere nese nje virus futet.Shiko te opsionet e antivirusit,per ta aktivizuar.Nje program shume i mire qe vezhgon ne cdo moment se kush kerkon te futet ne kompjuter eshte edhe Winpatrol plus.Mund te diktosh
    module exe qe kerkojne te futen ne kompjuter dhe aktivizohen cdo here qe ndez kompjuterin,dikton procese trojane si dhe kode te keqia qe kerkojne te futen nga faqe pirate.Pest patrol eshte shume program i mire e perdor edhe une.vetem nje problem ka,qe azhurnimin(update) e ben njecike ngadale si proces.Spyware blaster eshte nje program tjeter qe eshte krijuar per vetem bllokim e futjes se spiuneve dhe trojaneve.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #113
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    Per t'i dhene nje zgjidhje problemit tend do te te keshilloja ca pika:

    1. Perdor Firefox dhe jo IE
    2. Nje kombinim i Counterspy dhe Spyware Doctor eshte jashtezakonisht efektiv
    3. Kaspersky antivirus
    4. EZ firewall me ka bere shume pune deri tani.

    Nga te gjitha skanimet qe kam bere kohet e fundit nuk kam pasur asnje spyware ose adware te instaluar (pervec ndonje cookie). Them se update SP2 eshte mese i domosdoshem per XP persa i perket nivelit te sigurise.

    Perderisa frekuentoke gjithe keto faqe piraterie them se do jesh i afte per t'i gjetur keto programe qe te shkruajta me siper.

    P.S. PestPatrol eshte programi me i dobet per pastrimin e spyware/adware qe kam perdorur. Gjithmone ka pasur kontradikta me shume programe dhe ka kapur si spywares programe qe ne te vertete nuk jane te tilla. Mos kujto se nje program i llojit te tij quhet i mire nese te kap spywares dhe te tjeret jo.
    The end is the beginning is the end

  9. #114
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    PestPatrol eshte programi me i dobet per pastrimin e spyware/adware qe kam perdorur. Gjithmone ka pasur kontradikta me shume programe dhe ka kapur si spywares programe qe ne te vertete nuk jane te tilla. Mos kujto se nje program i llojit te tij quhet i mire nese te kap spywares dhe te tjeret jo
    -----
    E ke pare faqen e pest patrolit?Kompania e pest patrolit eshte nje nga me te mirat ne bote per spywaret,Ka nje databaze gjigande me pershkrim cfare ben nje trojan dhe antispyware dhe ku futet.Ma kane mbushur mendjen qe njerezit qe kane punuar programin jane shume njohes,me eksperience dhe kompetente.
    Programi eshte shume i mire,nuk eshte se ai ben nje mrekulli qe programet e tjera nuk e bejne.Zbulon spyware dhe trojane qe i ka ne databaze programi.Ate qe nuk e ka ne databaze nuk ka se si ta zbuloje,kuptohet.Ne qofte se ky program bie ne kontradikte me ndonje program tjeter,sikur te na jepje ndonje fakt do qe mire.Programi eshte i shpejte ne skanim,i thjeshte dhe i qarte ne perdorim,te jep mundesi te heqesh spyware edhe gjate kohes qe behet skanimi.Eshte shume fleksibel.Mund te injorosh skedare krak qe programi i klasifikon si spiune ose trojane,por qe nuk jane te tille.Plus te jep informacion direkt se ku eshte futur nje spiun per ta hequr edhe me miun.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #115
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772

    Kam 2 Probleme.

    Kam problem se kjo me del dhe se di pse gjithmon kur ta ndez PC me del kjo? dhe se di pse.


    Kam Dhe Nje Pyetje..
    Me Bohet Nga Nje her PC Freez psh fus USB me ngrihet PC.
    Jo vetem me USB por dhe gjithcka tjeter ka ndoj program apo ndoj gje tjeter qe mos te me Freez me.?

    Po pres per te Dyja Pergjigjet.!

    Ciao

  11. #116
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    whAgent eshte program qe mban shenim faqet qe ke hapur me qellim qe te te beje reklama per mallra qe mund te te interesojne.

    Per ta hequr nga kompjuteri ndiq keto hapa:
    1. Hap start > settings > control panel > add/remove programs
    2. Aty zgjidh te gjitha programet me emrin "webhancer" dhe shtyp butonin "uninstall" per ti hequr nga kompjuteri.
    3. Shkarko kete program qe e ka krijuar kompania per te fshire whagent nga kompjuteri.
    4. Klikoje dy here programin dhe kur te kryeje detyren shtyp butonin "enter" ne tastiere.
    5. Rifilloje kompjuterin

    Tani webhancer (whagent) nuk duhet te jete me ne kompjuter.

    Megjithate do kesh programe te tjera te tilla qe bllokojne kompjuterin dhe ngadalesojne internetin.

    Lexo postimet e kesaj teme per te mesuar si te pastrosh reklamat e spiunet. Gjithashtu lexo temen "Sigurimi i kompjuterit".
    Edi

  12. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga IL_DON
    duke qene se nuk mund te rri dot pa u futur neper faqe pirate eshte e pamundur te dalesh "i palagur" nga spyware, worms, script-virus ect ect.
    Desha te di cili eshte ANTISPYWARE me i miri sot per sot ?
    une i kam provuar shumicen e antispyware duke filluar qe nga spy-bot, microsoft-antispyware, spy sweeper 4.0, GIANT AntiSpyware, XoftSpy 4.10 por pa ndonje rezultat te dukshem.
    Dini ndonje antispyware i cili eshte teper efektiv?



    THNX
    wwwfree-av.de
    wwwAntivir-fe.de falas
    nje nder me te miret provo vetem per privat eshte clasik antivire program
    nje program anti vire nuk mjafton mese miri eshte qe te kem 2 programe anti viren besoje se nuk dote genjeheni provo tung

  13. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    E ndoqa me interes diskutimin tuaj dhe si person i ardhur me vones ne boten e kompjuterit jam shume i interesuar te mesoj te fshetat e kesaj bote qe me terheq si magnet.Nga diskutimi juaj mesova dhe ju faleminderit per kete, si te luftoj dhe te mbrohem nga parazitet. Por deshiroja te dija c`fare jane parazitet ne kompjuter ?
    Zoti bekoftė gjithė shqiptarėt

  14. #119

    eAcceleration?

    Pershendetje,
    Sapo bera nje skanim ne Stop Sign te eAcceleration (ju qe jetoni ne Amerike duhet ta njihni).
    Kumpjuteri me ecen ngadale edhe pse ka plot vend te lire, nderkohe qe kam Norton Antivirus dhe Ad - Aware Se Personal (te dy up to date).

    Pasi bera skanimin del sikur kam shume cookie dhe 4 trojane ne pc.
    A eshte mashtrim i eAcceleration per te blere produktet e veta apo eshte vertet ndonje program i mire qe mund te kapi ato qe skam Nortoni???
    Ju lutem me ktheni pergjigje.
    Julie

  15. #120
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nëse ke Norton Antivirus dhe Ad-Aware, i azhurnon dhe i përdor rregullisht, atëherë mendoj se nuk është nevoja e programeve të tjerë. eAcceleration mund të jetë program i mirë, por nuk mendoj se do bëjë ndonjë punë më të mirë se Norton dhe Ad-Aware dhe nuk ja vlen të paguash para për të. Disa programe nxjerrin edhe viruse fals që të të duket si i mirë dhe ta blesh.

    Azhurnoje edhe njëherë Norton dhe Ad-Aware dhe bëji një kontroll të plotë kompjuterit. Për më shumë informacion se si të mbrosh kompjuterin, lexo temën Sigurimi i kompjuterit.
    Edi

Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kompjuteri ėshtė ngadalėsuar dukshėm
    Nga Berni nė forumin Pyetni ekspertėt
    Pėrgjigje: 368
    Postimi i Fundit: 01-04-2012, 21:52
  2. Ēfarė ėshtė BIOS dhe si ta pėdor atė?
    Nga isak100 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 19:30
  3. Kompjuteri Personal: Ditėlindja e 25-tė
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:52
  4. Pse ngec kompjuteri? Disa shkaqe...
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •