Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 308
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Si pastrohet kompjuteri nga reklamat dhe spiunėt

    Nė kėtė temė janė mbledhur tė gjitha pyetjet dhe pėrgjigjet nė lidhje me programet reklamues, spiunė, dhe programe tė tjera keqbėrėse.

    Ēfarė janė adware, spyware?
    Adware quhen programet qė bėjnė reklama. Spyware quhen programet qė pėrgjojnė pėrdorimin e kompjuterit, zakonisht faqet qė viziton nė internet ose emailin. Programet qė pėrgjojnė internetin mundohen tė zbulojnė se ēfarė i intereson pėrdoruesit dhe dėrgojnė reklama qė u pėrshtaten atyre interesave.

    Ēfarė dėmi shkaktojnė nė kompjuter?
    Ka shumė programe tė ndryshme nė kėtė grup por shumica pėrqėndrohen nė kėto:
    - Ndryshimi i faqes sė hapjes tė shfletuesit (internet explorer, netscape, aol, msn, etj).
    - Instalimi i ikonave tė reja nė krye tė shfletuesit. Zakonisht kėto ikona janė pėr kėrkimin e internetit, dyqane, bixhoz, pornografi, shkarkime (download), etj.
    - Hapja e dritareve ose mesazheve tė ndryshme qė ju ofrojnė tė blini diēka, tė vizitoni njė faqe, tė luani njė lojė, tė merrni njė shpėrblim/llotari qė keni fituar, etj.
    - Gjurmimi dhe pėrgjimi i faqeve qė vizitoni me qėllim qė tė bėjnė reklama qė u interesojnė.
    - Ngadalėsojnė kompjuterin dhe lidhjen e internetit.
    - Ngarkojnė kompjuterin me programe tė shumta.
    - Fshihen nė kompjuter dhe nuk tė japin mundėsi pėr ti hequr.

    Lexoni pyetjet e shtruar nė kėtė temė pėr probleme tė tjera tė shkaktuar nga kėto programe.

    Si futen nė kompjuter?
    - Duke hapur njė program qė i instalon ato. Ky program mund tė futet nė kompjuter nga emaili, mund tė shkarkohet nga faqet e internetit, nga Kazaa, shkėmbimi i skedarėve nė Chat (mirc, msn, yahoo, aol), e plot tė tjera.

    - Shumė nga kėto programe instalohen me, ose pa dijen tėnde, kur viziton njė faqe interneti. Kėto faqe pėrdorin mėnyra nga mė tė ndryshmet me dritare tė vogla pop-up, mesazhe tė ndyshme, cookies, reklama, flash, activex, etj qė tė gėnjejnė ose detyrojnė pėrdoruesin pėr tė instaluar reklamat, pėr tė ndryshuar faqen e hapjes nė internet explorer, pėr tė instaluar njė toolbar, etj.

    Disa prej kėtyre faqeve shfrytėzojnė gabimet ose konfiguracionin e gabuar tė shfletuesit (internet explorer) dhe instalohen menjėherė pa bėrė asnjė pyetje.

    - Njė pjesė tjetėr e programeve parazitė vijnė bashkė me programe tė tjera. Pothuajse tė gjithė programet e vegjėl qė ofrohen falas si Kazaa, Date Manager, Time Manager, Calendar, Gator, lojra interneti, gjatė instalimit futin nė kompjuterin tuaj edhe programet parazitė qė pėrgjojnė veprimtarinė e komjuterit dhe pastaj dėrgojnė reklama nė lidhje me informacionin qė pėrgjuan. psh: Nqs unė hap njė faqe me muzikė tė Madonės, programi spiun do ta shikojė kėtė dhe do dėrgojė njė reklamė pėr tė blerė njė album tė Madonės.

    Kini kujdes se disa nga programet qė hiqen sikur i ndalojnė reklamat, instalojnė akoma mė shumė. Pėrdorni vetėm programet serioze si Ad-Aware (jo adware), Spybot, CWShredder.

    Si t'i parandaloj programet reklamues dhe spiunė?
    - Azhurnoni windows duke vizituar faqen www.windowsupdate.com ose duke hapur Windows Update nga menuja start e kompjuterit. Nė kėtė faqe mund tė merrni tė gjitha freskimet qė nxjerr Microsoft pėr mbrojtjen nė internet, sigurimin e kompjuterit, etj. Nė disa kompjutera azhurnimi bėhet vetvetiu por nqs zgjidhni ta bėni vetė, pėrdorni njė nga mėnyrat e lart-pėrmėndura njėherė nė muaj.
    - Mos hapni dhe mos instaloni asnjė program pa ditur se ēfarė pėrmban.
    - Mos hapni asnjė skedar tė bashkėngjitur nė email, nqs nuk e keni kėrkuar atė. Shumica e skedarėve tė infektuar kanė prapashtesat .exe .pif .bat .js
    - Tregoni kujdes edhe sikur emaili tė duket sikur ėshtė dėrguar nga njė miku juaj pasi adresa e dėrguesit mund tė jetė e fallsifikuar.
    - Mos pranoni tė merrni asnjė skedar nė chat pėrveē fotografive me prapashtesėn .jpg .gif .png .tif ose skedarėve tekst me prapashtesėn .txt .doc. Kini kujdes se disa skedarė mund tė kenė dy prapashtesa .jpg.exe ose .gif.pif pėr tu gėnjyer.
    - Mos vizitoni faqe qė hapin shumė dritare, ose qė u bėjnė pyetje pėr instalimin e programeve. Shumica e programeve keqbėrėse kėrkojnė leje nga ju para se tė instalohen. Lexoini me kujdes pyetjet qė u bėn kompjuteri dhe pastaj zgjidhni Po ose Jo (Ok/Cancel, Yes/No).
    - Mos u gėnjeni me reklamat qė ju ofrojnė tė instaloni programe ose lojra falas. Ndėrtimi i programeve kėrkon mundim tė madh dhe janė tė pakėt programet qė shpėrndahen falas. Programet qė janė falas zakonisht e nxjerrin fitimin duke reklamuar.
    - Nqs zgjidhni tė instaloni kėto programet, gjatė instalimit mund t'ju ofrojnė programe tė tjera. Mos i pranoni kėto oferta.

    Si tė pastroj kompjuterin nga kėto programe keqbėrėse?
    Programet me tė sukseshme pėr pastrim janė Ad-aware, Spybot dhe CWShredder. Ka dhe programe tė tjera por mund tė perdoren vetėm pėr 15 ose 30 ditė dhe pastaj duhet t'i blini. Ad-aware, Spybot, CWShredder dhe programet e tjera pa pagesė mund t'i merrni duke klikuar kėtu
    Janė tė renditura sipas numrit tė pėrdoruesve.

    Nqs pėrdorni Windows 2000 ose Windows XP, mund tė merrni edhe programin qė ka ndėrtuar vetė Microsoft pėr kėtė problem. Quhet Windows Defender dhe ju mundėson pastrimin, si dhe mbrojtjen e kompjuterit pėr tė ardhmen. Mund ta shkarkoni kėtu.

    Njė mėnyrė tjetėr ėshtė kontrolli nėpėrmjet faqeve tė internetit. Njė nga kėto faqe ėshtė ajo e kompanisė Trend Micro. Vizitoni kėtė faqe dhe ndiqni udhėzimet pėr tė kontrolluar kompjuterin pėr reklama e spiunė.

    Programet janė tė thjeshta pėr tė instaluar dhe pėrdorur, por nqs keni pyetje, lexoni postimet nė vazhdim ose shkruani pyetjen tuaj nė kėtė temė.

    Shėnim: Tė gjithė programet/shėrbimet e pėrmendur mė lart janė falas dhe mos u gėnjeni nga reklamat qė u premtojnė pastrim mė tė mirė kundrejt pagesės.

    Pėr tė mėsuar pėr viruset dhe programe tė tjera keqbėrėse, lexoni edhe temėn Sigurimi i Kompjuterit. Aty mund tė gjeni edhe disa antivirusė falas tė cilėt tashmė kanė filluar tė mbrojnė kompjuterat jo vetėm nga virusėt, por edhe nga programet keqbėrės (reklamat, spiunėt).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 27-10-2006 mė 23:23
    Edi

  2. #2
    Pergjithmone Shqiptar Maska e euzfor
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Between the heaven and the hell !
    Postime
    110

    Kam nje problem

    Kur hap int explorer dhe e kam vene blank me hapet nje faqe tjeter edhe pse une e kam vene blank. Si mund ta zgjidh kete prob ?

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Me siguri qė do kesh programe spyware ose adware nė kompjuter. Janė programe qė pa lejėn tėnde rruajnė gjurmėt e tua nė internet dhe reklamojnė produktet e tyre. Kėto programe zakonisht instalohen pa dijeninė tėnde kur ti instalon njė program tjetėr si psh Kazaa ose viziton njė website qė tė detyron ti instalosh ato nė kompjuter.

    Pėr ti hequr kėto programe shko tek download.com
    http://www.download.com/Ad-Aware-SE-...ml?tag=lst-0-1

    Bėje download dhe instaloje nė kompjuter ad-aware.
    Pas instalimit bėj scan kompjuterin me default options.
    Adaware do ti gjej tė gjitha programet dhe tė lejon ti fshish ato nga kompjuteri.

    Pas kėsaj internet explorer do hapė njė faqe bosh ose njė faqe tjetėr sipas dėshirės tėnde.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 28-09-2004 mė 20:02
    Edi

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    kontrollo per ndonje program te dyshimte qe te aktivizohet sapo ndez kompjuterin
    Per ta bere kete klikon start pastaj run aty shtyp fjalen msconfig
    kliko ok dhe te dritarja qe hapet kliko ne sturtup buton lart te cepi i dritares te menuja e artikujve qe ndizen ne startup mund te shikosh per ndonje aplikacion qe te ka bere Hijack homepage
    klikon te boxi i aplikacionit qe ka shenjen e V duke e lene boxin anash bosh.Per ta gjetur aplikacionin kollaj mbaj mend addresen ose emrin e faqes qe te del megjithse e ke vene homepage blank
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    euzfor, shko tek Tools mandej Internet Option dhe atu ku shkruan Address: fshije tekstin qe eshte me backgraund blu. Po deshe te te hapet faqe tjeter, atehere shkruaje linkun e asaj faqes.

    Duhet te te dal nje kuti opcjonesh si kjo:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vito Corleone
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    73

    si te bej?

    edhe une kisha te njejtin problem me internet explorer i cili me hapte faqe me reklama kot se koti, ose me ndryshonte faqen time aktuale dhe me hapte sa here te njejtin sit(qe une nuk e desha te hapej). Instalova ad-aware 6, bera scan me default, dhe me nxorri rezultat nje liste goxha te madhe me file dhe skedare. por me sa shoh une disa prej tyre jane file regjistri dhe kam frike ti fshij se mos me hapin pune tjeter. Si te bej?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 29-05-2003 mė 21:12
    "You should keep learning as long as you are ignorant."
    "As long as you live, keep learning how to live."

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Z. Corleone, fshiji se nuk do kesh probleme.

    Adaware mbahet si njė nga programet mė tė mirė pėr saktėsinė qė ka nė gjetjen e parazitėve/reklamave.

    Ato qė ke nxjerrė ti nė foto nuk duhen. Me siguri qė ke plot tė tjera poshtė dhe pėr mendimin tim tė gjitha nuk duhen.

    99.99% ato registry/skedarė/foldera etj nuk duhen por edhe sikur ta fshish gabimisht adaware tė jep mundėsinė ti kthesh mbrapsh ato qė fshive. Pėr siguri ti mund ta bėsh vetė backup registry. start>run>regedit

    Shikoje listėn dhe nqs shikon emra programesh qė ti nuk i ke parė ndonjėherė atėherė fshiji.

    Ke pėr tė parė njė rritje tė madhe nė shpejtėsinė e kompjuterit tėnd. Windowsi do bėhet load mė shpejt, do kesh mė shumė memorie pėr programet qė pėrdor dhe faqet e internetin do hapen mė shpejt.

    Gjithė tė mirat.
    Edi

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    ide shume e mire qe ke vene fotografine me listen.Me cfare tregon lista shkaku kryesor qe te ndryshon faqen Home te internet explorerit eshte programi Xupiter ne krye te listes >programi xupiter ashtu si edhe Gator( qe eshte ne liste)zakonisht instalohen automatikisht pa dijenine tende nepermjet reklamave popup qe dalin direkt ne ekran ose pop under qe dalin vetem si butona poshte te task bari.Xupiter te ka bere haixhek browserin( browser hijack) dmth te ka marre nen kontroll toolbarin.Me cfare jep lista te gjitha skedaret jane te kategorise data miner dmth ato mbledhin informacion per komplet historine
    e faqeve qe ke pare ne internet si dhe te gjejne dhe raportojne e mail adressen te serveri qe i ka keto aplikacione dhe qe me vone shesin adresen e emailit qe ke tek kompani qe blejne lista email adresash.Te gjitha duhen hequr nuk ka asnje rrezik.problemi eshte se edhe po i hoqe te gjitha kjo ta zgjidh vetem perkohsisht problemin,pasi xupiter dhe gator po ashtu edhe erzula e te tjerat instalohen automatikisht.Per ti hequr qafe pergjithmone ndiqen 2 rruge.E para shkon lart klikon te tools zgjedh dhe klikon internet options pastaj klikon advanced tab aty te lista ka mundesi qe 2 rreshta < enable install on demand(other) dhe enable install on demand(internet explorer) te dyja keto rreshta i ke me dialog boxin katrorin e vogel anash me shenjen e v-se(checked)>I ben katrorave uncheck(i heq shenjen e V-se) dhe pasi klikon posht apply dhe ok.Komplet keto xupiter gator dhe pislliqet e tjera nuk te instalohen me.Rruga tjeter eshte duke i bllokuar hyrjen me ane te firewall it psh Zone Alarm duke pare te dritarja e lajmerimit te firewallit per Emrat e tyre dhe i ben bllokim
    te perhershem.Ka te ngjare qe Xupiteri dhe keto te tjerat te te aktivizohen qe ne start up dmth sa ndez kompjuterin.per kete eshte mire te kalosh nga Start/Run shkruan te kutia ekzakt
    msconfig klikon ok te dritarja tjeter klikon te startup tab dhe te lista qe hapet u heq shenjen e V-se gjithe rreshtave qe kane
    xupiter si fjale diku ose gator.Nganjehere eshte e veshtire ti heqesh te gjitha se disa rreshta ne liste jane edhe te veshtira per tu kuptuar.Mire eshte te kesh te instaluar edhe ndonje program bllokimi te reklamave ose te ndryshosh Privacy settings
    nen tools/internet options/privacy ndryshon nivelin e privacise nga i ulet ne te mesem ose nivel te larte me kontroll me te forte per cookies dhe reklamat.Nje menyre tjeter per ti kontrolluar keto gjera eshte te instalosh nje Browser tjter jo te perdoresh Internet Explorerin.Une vete perdor si browser MY IE2 Browser eshte i ngjashem me Explorerin por ka me shume funksione te
    menuja e butonave ne toolbar.Eshte shume here me i mire
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Vito Corleone
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    73
    faleminderit edspace, benseven, dangerous dhe nickmaster. mesova shume gjera nga keto qe me thate (disa i dija, kuptohet). tani nuk jam ne shtepi, me te vajtur do ti fus nje te fshire te mire atyre gjerave, dhe te shikojme pastaj. eshte e vertete ai Xupiter eshte i poshter shume. duhet hequr qafe. te gjitha keto vijne ngaqe shkarkoj shume me iMesh-in. heret apo vone do futeshin ngaterresat. gjithashtu nga linja e dobet e internetit qe kam, pasi jam ne konvikt studentash dhe me modem telefonoj nje server Albacom etj etj. Shpresoj te mbaroj pune me keto qe me keshilluat. Faleminderit dhe mire u degjofshim-
    "You should keep learning as long as you are ignorant."
    "As long as you live, keep learning how to live."

  10. #10
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    Postuar mė parė nga MtrX
    po une kam spybot tani dhe ka dhe version shqip, te ik truri fare
    ku mund ta shkarkoj versionin ne shqip ?

Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kompjuteri ėshtė ngadalėsuar dukshėm
    Nga Berni nė forumin Pyetni ekspertėt
    Pėrgjigje: 368
    Postimi i Fundit: 01-04-2012, 21:52
  2. Ēfarė ėshtė BIOS dhe si ta pėdor atė?
    Nga isak100 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 19:30
  3. Kompjuteri Personal: Ditėlindja e 25-tė
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:52
  4. Pse ngec kompjuteri? Disa shkaqe...
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •