Shpura e Shahinit nė Eurovision
Faton Osmani
Prishtinė - Shkolla e vallėzimit modern Art Design nga Gjakova ka marrė ftesė qė bashkė me kėngėtaren nga Shqipėria Anjeza Shahini tė marrė pjesė nė prezantimin e saj nė Festivalin Evropian tė Kėngės 2004 qė do tė mbahet nė muajin mars nė Turqi. Shkolla e vallėzimit modern nėn drejtimin e koreografit Jeton Vorfi, nė sajė tė veprimtarisė sė pasur nė popullarizimin e artit tė vallėzimit modern tek tė rinjtė dhe prezantimit tė suksesshėm nėpėr skenat mbarėshqiptare, ka arritur qė tė marrė edhe kėtė ftesė tė rėndėsishme pėr nė ngjarjen mė tė njohur tė muzikės europiane. "Kjo ėshtė njė kėnaqėsi e madhe dhe mirėnjohje pėr punėn tonė",- tha koreografi Jeton Vorfi. Sipas tij, me tė marrė konfirmimin pėr pjesėmarrje nė festivalin e kėngės europiane, trupa ka filluar tė pėrgatitet seriozisht pėr koreografinė qė do tė shoqėrojė kėngėn pėrfaqėsuese tė Shqipėrisė. Anjeza Shahini, e cila ishte fituese e festivalit tė RTSh me kėngėn Ti je imazhi im, pėr herė tė parė do tė prezentojė muzikėn shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare tė muzikės europiane.
12/02/2004
KATEGORIA: Kulturė
Krijoni Kontakt