Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Doje Zotin per hater te Zotit. per te komunikuar me Zotin duhet te njoftohesh me mikun e Zotit.

  2. #12
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Atehere Roneo me vjen mire qe ke lexuar dhe une po te tregoj per gjene e pare te islamit. shiko dhe gjyko vete.
    Kete teme e kam pustuar kohe me pare ne mesime nga kurani shpresoj te te pelqeje.

    Bazat e besimit Islam(rendesia e deshmise....) Postimi #1

    Falenderimet te takojne ty o Allah qe na meshirove duke shpallur per ne mesazhin tend te fundit hyjnor(islamin)dhe dergove per ne pejgamberin tend Muhamedin s.a.v.s. i cili thote ne nje hadith: Islami ngrihet mbi pese shtylla. Te deshmuarit qe nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut dhe Muhamedi eshte i Derguar i Tij.
    Falja e namazit.
    Dhenia e zekatit.
    Agjerimi i ramazanit.
    Dhe vizita e shtepise se shenjte (qabes)per ate qe ka mundesi.
    Duke u nisur nga Me emrin e Allahut , Meshiruesit, Meshireplotit.
    ky hadith do te mundohem me mundesite e mija dhe me ndihmen e Allahut te sqaroj sado pak keto themele mbi te cilat ngrihet rruga jetesore e cdo muslimani.
    Po e hapim kete teme me nje hadith kudsi ku Musa a.s i lutet Allahut dhe i thote: O Zoti im me meso mua nje dua(lutje) qe te lutem ty me te dhe mos ta dije ate (lutjen) askush tjeter pervec meje.
    I thote Allahu I Madheruar : O Musa Thuaj:Nuk ka Zot tjeter pervecAllahut(la I lahe il-lall-ah).
    Atehere Musa i thote : O Zoti im po te gjithe e dine kete lutje, e shqiptojne ate dhe e perserisin une dua nje lutje qe te te lutem ty personalisht.
    Atehere Krijuesi i gjithesise Deshmon:O Musa betohem ne fuqine dhe madherine Time se nese do te vendosnim qiejt dhe token dhe cka midis tyre ne nje ane te peshores dhe fjalen LA I LAHE IL-ALL-AH ne anen tjeter te saj, fjala La I lahe il-lallah do rendonte me shume.
    Pra nese do te vendosnim ne nje ane te peshores qiejt token dhe cdo krijese te Allahut duke filluar qe nga qielli, toka, yjet, planetet, malet, kodrat, njerezit e duke perfunduar tek milingona e vogel e tokes nuk do ta kishin peshen e kesaj fjale te madhe. Ne kete hadith nuk deshmoi Indriti ,as Muslimanet e forumit shqipetar, as moderatoret, nuk deshmoi mbreti I Arabise Saudite ,as Presidenti I Sh.B.A por deshmon vete krijuesi i gjithesise Allahu i Madheruar i cili pervec kesaj ka sqaruar ne Kuranin e tij te Shenjte dhe ka theneije se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut.
    Por valle perse te kete kaq peshe kjo deshmi?
    Po ta shikojme mire Fjalen LA I LAHE IL- LALL-LLAH nga ana gjuhesore e sidomos me gramatiken e gjuhes Arabe do te gjejme ne te nje pjesez mohuese dhe nje deshmi, kjo pjezes mohuese ne fillim te deshmise mohon cdo Zot tjeter pervec Allahut dhe me pas deshmia verteton se Allahu eshte Zot.
    Por nese nuk do te ishte ne fillim kjo pjezes mohore a do te kishte kjo deshmi te njenjten peshe? A do kish ajo te njenjtin kuptim?
    Asesi jo per shkak se shprehja (te pakten ne gjuhen Arabe) do te ishte: Allahu eshte Zot, por ama nuk do mohoej egzistenca e shume Zoterave te tjere per vec Tij.
    Pra sipas kesaj do te kuptohej se Allahu eshte njeri nga zoterat por ka edhe shume te tjere pervec Tij. Shikoni pra sa e paska vleren nje pjese e vogel mohuese.
    Tani lind pyetja po perse ne deshmine e dyte(muhamedu rresulull-ah) nuk ka pjese mohore? Per shkak se profeti Muhamed a.s nuk eshte i derguari i vetem i Allahut te Madheruar por se perpara tij ka pasur edhe mijera profete te tjere qe kane mbajtur mbi supet e tyre mesazhin hyjnor dhe e kane percjellur ate tek njerezit ashtu sic deshiroi Allahu xh.sh.
    Vete profeti Muhamed a.s na ka sqaruar me fjalet e tij dhe thote : kush e thote ne fjalen e tij te fundit La ilahe ilall-llah do te jete banor i xhenetit.
    Por valle perse? Kjo mund te sqarohet nga fjalet e nje dijetari islam i cili thote se njeriu perpara se te braktise kete bote permend personin qe ka dashur me shume, ose me mire te themi se permend gjene qe ka pasur me shume per zemer.
    Psh. Tregohet per nje shahist i cili gjithe jeten ja kish kushtuar shahut pra e kishte ate gjene me te shtrenjte ne kete bote. A e dini cfare fjale shqiptoi perpara se te largohet nga kjo bote? Disa sek perpara se te jape shpirt tha: SHAH MAT. Per shkak se ajo ishte gjeja me e vlefshme per te ne kete bote.
    Kurse nje komshiu im i cili gjithe diten e kalonte lulishteve duke luajtur domino a e dini si vdiq? I mbeti dopjo gjashta ne dore. Vallahi mos mendoni se po bej shaka .
    Por tani te kthehemi tek besimtari i cili perpara se te vdese deshmon dhe permend emrin e Zotit te tij.
    Pra ky besimtar po permend gjene me te shtrenjte te tijen, po permend ate qe ka dashur, po permend ate per te cilin ka punuar po permend ate per hire te te cilit ka sakrifikuar cdo gje ne kete bote te perkoheshme.
    Shikoni se cfare thote Allahu yne: Allahu I forcon ata te cilet besuan ne falen e qendrueshme, ne kete bote dhe ne boten tjeter dhe I humb Allahu mizoret ,Allahu ben cfare te doje.
    Gjithashtu ne nje ajet tjeter thote:Ata te cilet thane Zoti yne eshte Allahu dhe me pas u bene te qendrueshem ne kete besim,do ju zbresin atyre engjuj(ne momentin e vdekjes)dhe te mos keni frike dhe mos merziteni dhe i pergezojne me xhennetin te cilin ju pat premtuar.
    Te flasesh per kete fjale ,per miresite dhe peshen e saj te duhet shume kohe por une u mundova te sjell vetem disa keshilla per vete dhe per vellezerit e mij duke u nisur nga ajeti kuranor qe thote: Keshillo se me te vertete keshilla ju ben dobi besimtareve.
    Po mjaftohem me kaq kesaj here per te vazhduar me tutje me shtyllen e dyte te trete e deri ne fund te bazave te islamit.
    Se fundi e lus Allahun e Madheruar te na meshiroje , te na drejtoje dhe te na beje prej atyre qe ne fjalen e tyre te fundit permendin emrin e Allahut.
    Dhe perfundimisht ju keshilloj: Ringjalleni besimin tuaj me fjalen La i lahe il-lall-llah.(Muhamedi a.s.).
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Po ta bej te thjeshte duke te dhene stadet qe do kalosh per tu bere besimtar:

    1. Njihesh me FJALEN e Perendise
    2. E pranon ate si te Vertete me zemren dhe mendjen tende.
    3. E jeton jeten tende ashtu sic te meson Fjala e Tij.

    Fakti qe te gjitha fete predikojne qe Zoti eshte nje, kjo nuk do te thote qe te gjitha fete besojne ne te njejtin Zot. Po te ishte kjo e vertete, ne kete bote do te sundonte paqia dhe dashuria dhe jo luftrat dhe urrejtja.

    Zoti im eshte Jezu Krishti dhe une eci ne hapat e Tij ne menyre qe te njoh Shpetim ne vdekje e ringjallje. Ai eshte i vetmi qe lindi prej nje virgjereshe, i vetmi njeri qe eci mbi faqen e dheut i pamekat, i vetmi qe u kryqezua per te lare mekatet e njerezimit, i vetmi qe shkeli me kembe vdekjen per tu ringjallur te treten dite sic ishte predikuar ne shkrimet e shenjta.

    Zoti ju meshirofte dhe ju hapte syte per te pare rrugen, te verteten, jeten.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Re: Kam nje pyetje une

    Postuar mė parė nga Roneo
    Cduhet te bej une si person qe ta meritoj emrin besimtar tek Zoti.Mjafton per mua te besoj vetem tek Zoti apo duhet dhe te falem ose te punoj etj .

    Pse i ngaterroni gjerat o njerez te mire ?

    Besimi ne Zot , dashuria dhe perkushtimi ndaj Tij lind vetem ne zemren dhe mendjen tende . Mos pret gje qe do vendosi dikush tjeter nese ti je , apo nuk je besimtar. Askush nuk mund ta mohoje besimin tend n,q,s ti e ndjen ate ne shpirt.
    Leri brrockullat qe flasin njerezit . Largohu nga shpikjet dhe fantazite e njerezve dhe perqendrohu vetem ne ate ndjesi te forte qe ke ne zemer per Krijuesin e Gjithesise dhe ate qe te dhuroi jeten.

    Nuk eshte e thene qe duhet te shkosh ne Kishe apo Xhami per te treguar qe je besimtar.

    Pse une qe nuk shkoj ne asnjeren nga keto , besokam me pak se te tjeret gjasme ?! Kush qenka ai njeri qe e thoka kete ? Kush ?

    Shko pak shikoi ca myslimane . Falen nga 5 here ne dite . Shkojne ne xhami rregullisht dhe mbajne Ramazan etj.
    Kur i shikon thua : Hallall jua befte Zoti sepse keto njerez i kane dedikuar shpirtin , zemren , trupin e jeten vetem Atij.

    Per cudi , dy ore pasi jane larguar nga pragu i Xhamise , i shikon duke shitur droge si plehra. I shikon te rrihen , te shajne edhe te vrasin pa meshire. Pijne alkool si dreqi duke e hedhur neper filxhane kafesh ( gjasme se eshte kafe brenda ) dhe ne darke falen ne Xhami.

    Kulmi , kulmi , kulmi ! Pa me thoni ju mua tani : Per cfare dreqin shko e falesh ? C'te hy ne pune ajo e falur kur ti mekaton ne cdo hap qe hedh ?

    Shume njerez e quajne besimin ne Zot si nje detyre apo pune qe duhet kryer ( hajt ta heqim qafe kete pune qe na ka zene edhe per sot ) por jane gabim . Njeriu beson ne Zot sepse e ndjen ne shpirt. Beson sepse e ndjen ne damaret e tij Egzistencen e Krijuesit. I perulet dhe i falet per jeten qe i dhuroi . I lutet dhe i pergjunjet qe nje dite i Madhi Zot ta pranoje prane Tij.

    Po keshtu edhe me Kristianet. Shkojne te djelave ne Kishe. Falen , kendojne , lexojne dhe .......... sapo dalin nga dera ja fillojne mekateve pa kufi. Edhe pastaj ecin me teorine qe " Do shkoj te dielen ne Kishe dhe do mi fali Zoti ( Jezusi ) te tera ato pislliqe e krime qe bera kesaj jave "

    Me vjen ti shkel me kembe keto langaraqe .
    ( jo te gjithe perfshihen ne kete qe thashe , por ama maxhoranca PO dhe se luan topi )

    Djalosh ,<< Zotin e ke kudo perreth teje . Zotin e ke ne frymen qe thith . Zotin e ke ne hapat qe hedh . E ke ne cdo pamje qe te sheh syri. Ai eshte brenda gjithckaje dhe gjithcka qe jeta jote do provoje. >>

    Nuk eshte e thene qe te shkosh ne Kishe , Xhami , Tempull apo ndonje flatore tjeter qe te gjesh Zotin.
    Jane tulla or njeri. Jane tulla e llac qe u ndertuan nga dora e njeriut dhe formuan ate ndertese qe ato e quajne " Shtepia e Zotit "

    Besimtar i perulur dhe i perkushtuar ndaj ZOTIT , ...DeuS..

  5. #15
    Ndjej Dhimbje dhe Dashuri
    Anėtarėsuar
    29-11-2003
    Vendndodhja
    Berlin
    Postime
    21
    gezuar bajramin

    PSe do behem musliman?
    Duke bisedaur me nje turk arrita ne nje konkluzion per qenien time.

    kisha dhe xhamia

    Ne xhami shikoj nje mynyre me dinjitoze dhe perkushtuese ndaj Zotit, Shikoj se disa gjera jane njerzore dhe te llogjikshme.Shikoj se burrat dhe femrat nuk jane bashke dhe kjo gje eshte lehtesuese dhe te perkushton me shume ndaj Zotit.

    Ne xhami une i lutem vetem Zotit drejteperdrejte dhe se hoxha nuk eshte njeri i shenjte por vetem drejtues i ritit.
    Nuk me pelqente qe te shkoj dhe te rrefhem tek prifti sepse gjynahet qe bej vete sikur me ngushtojne nese ia tregoj dikujt tjetri.Pastaj prifti ben vete mekate po ai kujt i drejtohet.

    Eshte shume njerzore thirrja e ezanit neper xhamia sesa kumbona e kishes me duket me pak njerzore dhe me ngjason me kopene e deleve.

    Mynyra e te besuarit ne islam te Zotit me duket me origjinale dhe e llogjikshme sesa te besoj qe Zoti u be njeri ose njeriu eshte Zot.

    Me pelqen stili artistik i kuranit dhe me duket sa here elexoj ate sikur Zoti po me flet mua me ane ketij libri.Shikoj shume mrekulli te shumta ne te.
    Bibla ka nje stil me shume human dhe njerzor me shume eshte si tregim kur secili nga apostujt flasin per ndiodhine qe kane pare sesa te mesojne per regulla jetesore.

    Shume gjera me kane bere pershtypje ne islam dhe ajo e drejta njerzore e vetmbrojtjes sesa mynyra me te cilen e paraqet bibla po te goditi ne njeren faqe ktheji tjetren pastaj shume pak kjo respektohet sot.

    Shikoj se te paret e muslimaneve jane me te moralshem dhe kane shume rogorizitet ne fene e tyre se ne krishterim qe pranohet homoseksulizmi biles neper kisha kane filluar te martohen.

    Pra Sot per here te pare fala namazin e bajramit dhe nuk jam ndjere ndonjeher kaq mire shpirterisht ne jeten time shpresoj Qe Zoti te me ndihmoj qe te arrij ato gjera qe i dua dhe te me ndimoj gjate gjithe jetes sime qe mos gaboj dhe te jem nje musliman shembullor.

    Gezuar bajramin Zoti ia shperblefte te gjitheve per shkrimet qe keni sjelle per te me ndihmuar.
    "Duajeni Shqiperine si shqiptaret Ameriken"

  6. #16
    my prince arrived Maska e joanna
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    300
    gezohem per ty qe gjete me se fundi ate qe kerkoje, megjithese arsyet e tua duan nje bisede goxha te imet dhe mos harro qe edhe prifterinjte jane thjesht "punonjes" ne sherbimin e besimtareve dhe mbi te gjitha jane edhe ata vete njerez gje qe nuk i ben me te mire apo me te keq se edhe neve vete.

    prape jam dakord me Deus-in qe thote se kjo teme eshte per ty dhe vetem per ty dhe asnjeri nuk mundet te te sygjeroje zgjidhjen me te mire.

    pozitivja ne kete mes eshte qe zgjidhjaa jotee tani te shpreh dhe gjete c'ka deshironje duke u ndjere mire me vetveten dhe pa i bere keq te tjereve, perkundrazi duke i ndihmuar te tjeret!

    ja kalofsh sa me mire!
    _Mos thuaj <<te dua>> pa e ndjere se kur ta ndjesh cfare do thuash?
    -jeta eshte nje rrote qe gjithmone rrotullohet e i sjell gjerat sic duhen per te mbajtur ekuiliber.prandaj kujdes!!!
    E JETO C'DO CAST TE JETES SE NUK KTHEHEN PRAPA. ;) :P

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    "Duaj dhe bėn ēfarė tė duash"

    Poeti gjerman J. Wofgang Goethe kishte thėnė «nė besim apo nė mosbesim qėndron dilema mė e thellė, dilema e vetme e vėrtetė e historisė sė botės».
    Feja nuk ėshtė fakt intelektual, por ngjarje e hirit (fuqise se Zotit) qė e prek njeriun nė thellėsitė e qenies sė tij. Kishte shkruar shkrimtari francez Franēois Mauriac: «Tė besosh pėrmbi tė gjitha do tė thotė tė njohėsh se jemi tė dashur». Tė besosh ėshtė vepėr dashurie mė parė se sa pohim teorik i intelektit. Pikėrisht si vepėr dashurie religjioni e prek njeriun nė brendinė e tij dhe e shpie nė plotėsi. Feja e pabesė, qė e largon praninė e Zotit nė botė, e bėn atė krejt tė pashqyrtueshėm. Ėshtė pasojė e natyrshme qė edhe praktika religjioze dobėsohet kur mendohet se format e jashtme nuk janė tė domosdoshme. Ėshtė rrezik i madh qė ēon fenė nė shkatėrrimin e saj tė plotė. Duhet me vendosmėri tė orvatemi qė mos ta lėshojmė, duke i mbajtur tė forta, disa «praktika» bazore religjioze si uratėn (lutjen) personale, Meshėn (liturgjinė) dhe rrėfimin, duke kėrkuar qė gradualisht tė kalojmė prej rrugėve tė obligimit nė rrugėt e dashurisė, qė nuk pėrjashtojnė obligimin por e pėrvetėsojnė si shprehje e pėrgjigjes sė dashurisė dhe programit tė jetės.

    Pra, mos tė harrojmė se ėshtė e nevojshme bindja personale, mirėpo nuk mjafton kjo. Na nevojitet edhe reagimi i bashkėsisė nė tė cilėn jetojmė pėr tė parė a jam nė rrugė tė drejtė. Pėr mė tepėr ēdo njeri nuk ėshtė ishull nė vete, por gjithmonė i takon njė shoqėrie apo bashkėsie nė tė cilėn hyn, rritet, zhvillohet dhe ku personi e ndjen se ėshtė i pranueshėm dhe ku i kupton simbolet e bashkėsisė, ku realizohet njerėzia e tij si qenie e Zotit.

    A e kushtėzon religjioni jetėn tonė?

    Feja jetohet me bindje, sepse ajo qė na ofron Zoti, kėrkon pėlqimin e lirė tė brendshėm. Nė kėtė kuptim religjioni (feja) nuk mund tė imponohet me dhunė, por atė duhet ta pėrcjellė dashuria. Nė qoftė se njeriu e ndjen veten tė kushtėzuar me fe kjo ndodh pėr arsye se e jeton atė mė shumė si zakon se sa nga bindja. Pa dashuri religjioni duket si burg. Ceremonitė e tij fesė, normat e tij, rregullat e tij vėshtrohen si kushtėzime tė padurueshme. Nė tė vėrtetė, religjioni nuk ėshtė i kėrkueshėm vetėm me arsye (intelekt), por ėshtė e dėshmuar edhe me historinė njerėzore. Feja i hap njeriut horizonte tė pakufishme tė lirisė, sepse ia zbulon tė vėrtetėn e vetė atij (njeriut), tė vėrtetėn e botės dhe Zotit. Pa religjion njeriu bėhet skllav i padijenisė sė vet dhe pafuqisė sė vet. E reduktuar nė ēėshtje private, ajo nuk do tė kishte ndikim nė jetėn shoqėrore. E vėshtruar si besim, nuk do tė kishte ndonjė marrėdhėnie me tė vėrtetėn, e cila na tejkalon tė gjithėve dhe kėrkimi i sė cilės bashkon tė gjithė njerėzit.
    IHS

  8. #18
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar mė parė nga Roneo
    gezuar bajramin

    .

    Pra Sot per here te pare fala namazin e bajramit dhe nuk jam ndjere ndonjeher kaq mire shpirterisht ne jeten time shpresoj Qe Zoti te me ndihmoj qe te arrij ato gjera qe i dua dhe te me ndimoj gjate gjithe jetes sime qe mos gaboj dhe te jem nje musliman shembullor.

    Gezuar bajramin Zoti ia shperblefte te gjitheve per shkrimet qe keni sjelle per te me ndihmuar.

    La i Lahe Il-la-llah Muhammeden Resulullah All-llahu Ekber vella i nderuar Kjo eshte dhurata qe te ka bere Allahu i Lartemadheruar All-llahu Ekber
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 05-02-2004 mė 19:50
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Asnjė nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė...
    Nga Explorer nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 18:49
  2. Nga ndyshon njė besimtar nga njė mosbesimtar
    Nga "ABI" nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 17:32
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •