vazhdon i bekuari budes..
-------
Intervista
Zbardhen tė dhėnat qė dispononte Sigurimi i Shtetit pėr grupin e ushtarakėve madhorė qė kėrkonin ta shpėrngulnin ushtrinė nė rast lufte, nėpėr male
Si i hetuam gjeneralėt e ushtrisė, qė u vranė nga Enveri pėr Tezat e zeza
Luan Kondi
Bekim Budo nė intervistėn e tij eksluzive pėr gazetėn Panorama, zbardh survejimin dhe hetimin e gjeneralėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes pas materialeve tė quajtura Teza tė Zeza nga Enver Hoxha. Nė rrėfimin e tij ai sqaron se si erdhėn nė Sigurimin e Shtetit informacionet e para pėr kėto materiale, qė binin ndesh me Artin Ushtarak dhe orientimet e Byrosė Politike nė atė kohė. Budo tregon edhe analizėn qė i bėn Gjenerali (pseudonimi i njė nga krerėve tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė atė kohė) situatės sė krijuar nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe pėr analizat e pafundme qė u bėnė nė vitin 1974 pėr kėtė problem. Si u inicua nga udhėheqja e lartė e Partisė pėr goditjen e grupit qė komandonte ushtrinė shqiptare dhe kush ishin tė arrestuarit e kėsaj historie? Cili ishte roli i Mehmet Shehut nė goditjen e miqve tė tij mė tė ngushtė dhe pėrse ai mundi tė dalė pa lagur nga spastrim i radhės qė kreu Hoxha nė strukturat e larta tė Shtetit dhe tė Partisė, gjė qė do ta pėrfshinte edhe atė vetė, pas shtatė vjetėsh. Pėr kėto dhe tė tjera situata tė krijuara nė momentin e goditjes sė gjeneralėve, lexoni nė vijim intervistėn e ish-oficerit tė Sigurimit tė Shtetit Bekim Budo.
E ashtuquajtura Teoria e rrėshkitjes dhe personat qė e adoptuan atė, kanė qenė nė vėzhgimin e rreptė tė Sigurimit tė Shtetit. Ēfarė dini ju pėr kėtė?
Nė kuadrin e punės shkencore pėr zhvillimin krijues tė Artit Ushtarak Popullor, u krijuan dhe institucione shkencore, pėr pėrpunimin e pėrvojės shqiptare dhe atė tė huaj tė luftės sė aramatosur tė shkallės sė lartė, si dhe atė tė shkallės sė ulėt. Kam dijeni se pėr kėtė qėllim u krijuan 2 grupe konkurentė, njėri pranė Kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu dhe tjetri nė Sekretariatin e Ministrisė sė Mbrojtjes, pranė Ministrit Beqir Balluku, nė pėrputhje dhe me situatėn mė tė re tė krijuar, kur Mao Ce Duni udhėheqėsi kinez, ishte shprehur se forcat e armatosura kineze nuk dalin jashtė territorit tė saj, njė strategji kjo e re shteti aziatik, pas Luftės sė Koresė, qė konfirmohet edhe nga ish Sekretari i Departamentit tė Jashtėm Amerikan, Henri Kisinger nė librin e tij Diplomaci. Nė frymėn e kohės rezultonte se Shqipėria mbetej vetėm, pėrballė njė agresioni tė mundshėm imperialisto-revizonist. Megjithatė, Kina vazhdontė tė investonte dhe tė ndihmonte nė Shqipėri, sidomos nė fushėn e mbrojtjes.
Ēfarė ndodhi pas kėsaj?
Nga fundi i viteve 60-tė, vjen nė Shqipėri njė mision ushtarak i dėrguar nga Ēu En Lai, Kryeministėr i Kinės, i cili nė njė mbledhje sekrete nė fshatin Priskė tė Tiranės, hodhi idenė e krijimit tė njė pakti ushtarak tripalėsh midis Jugosllavisė, Rumanisė dhe Shqipėrisė, pėr tu mbrojtur nė se sulmoheshin kėto vende nga Traktati i Varshavės ose nga NATO, duke zbėrthyer idenė e Ēu En Lait, se qė me goditjen e parė atomike, etj., ushtria shqiptare, duhet tė linte qytetet dhe tė tėrhiqej me shpejtėsi drejt maleve. Kjo ishte direktiva kineze nė rast tė ndonjė sulmi tė mundshėm ndaj kėtyre vendeve dhe kuptohej se nė tė ardhmen nuk mund tė pritej asnjė ndihmė nga ushtria kineze edhe pse nė mėnyrė emocionale, ata ishin shprehur se nė rast tė njė konflikti tė armatosur ndaj Shqipėrisė, ushtria kineze nuk do tė njihte mė kufi. Mbledhja e zhvilluar nė Priskė tė Tiranės, u mbajt sekret pėr njė kohė tė gjatė dhe nuk u morr sa duhet seriozisht, duke e konsideruar njė piruetė tė zakonshme tė politikės kineze. Ndėrsa njė pjesė e kuadrove tė lartė tė ushtrisė, si dhe vetė kryeministri shqiptar e morrėn seriozisht. Kėshtu, mė krijimin e grupeve tė punės pranė kryeministrit dhe Sekretariatit tė MMP, u fillua nga puna si nė planin operativ, ashtu edhe atė strategjik, do tė bėheshin ndryshime edhe pse mund tė atakoheshin Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, tė miratuara nga ish-Byroja Politike. Nė frymėn e kohės, nė ato kushte e rrethana ideologjike e psikologjike, dhe sidomos pas Intervencionit sovjetik ndaj Ēekosllovakisė, si dhe daljes sė Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės, parrullat Atdheu nė rrezik, Mbrojtja mbi gjithēka, por edhe kėrcejmė vallė nė gojėn e ujqėrve, e hedhur kjo nga M.Shehu, sensibilizuan opinionin publik, duke e ndėrgjegjėsuar atė, pėr njė luftė tė mundshme tė shpejtė nė drejtim tė vendit tonė.
Po rreth nesh ēfarė kishte ndodhur nė kėtė kohė?
Nė kėtė konteks politik dhe nė kėtė psikologji tė pėrgjithshme brenda vendit, filluan punėn grupet e caktuara, qė direktivėn kineze ta pasqyronin nė teori, qė do tė ishte udhėheqje pėr veprim. Nėse i shikojmė mė gjerė problemet politike dhe ushtarake tė kohės, nė botė kishin ndodhur 35 konflikte tė armatosura, Lufta e Ftohtė po kthehej nė luftė tė nxehtė, sidomos me propagandėn e njė lufte atomike, bota po harxhonte rreth 800-900 miliardė dollarė pėr industrinė e luftės, ku ishin tė impenjuar gati gjysma e tė gjithė shkencėtarėve tė saj, qė prodhonin dhe eksperimentonin teori nė shėrbim tė luftės, qė projektonin teknologji tė reja pėr automatizimin dhe sofistikimin e armatimeve edhe pse pėr kohėn, ato ishin moderne. Ndėrkohė, zbulimet e huaja kishin drejtuar agjenturėn e tyre, pėr tė zbuluar planet e reja nė sferėn ushtarake, ku analistėt ushtarakė tė tyre, kėrkonin informacione konfidencialė, pėr tė njohur gjendjen reale tė ushtrisė, armatimin, marrėveshjet e bėra me kinezėt, nėse Shqipėria dispononte armė atomike, si dhe planet operative dhe ato strategjike, nė njė kohė qė dinin predispozicionin kinez dhe direktivėn e tyre pėr luftėn partizane. Nė kėto kondita zbulimet perėndimore kėrkonin, qė thėnien e Hrushovit ta bėnin realitet (Shqipėria ėshtė shitur tek imperializmi), ndėrsa zbulimet lindore bazuar tek teoria e Brezhnievit e Sovranitetit tė kufizuar, qė vendi ynė tė mbetej nėn ndikimin e tyre politik dhe ekonomik.
Cilat ishin lėvizjet e Enver Hoxhės dhe qeverisė sė tij?
Kėto ishin tė shumta. Por, kulmi arriti kur njė delegacion i rrangut tė lartė ushtarak nė vitet 70 vizitoi Kinėn, dhe nė kthim pėr nė atdhe, shkoi njėherė nė Francė, duke u ndarė nė tri delegacione, ēka u lehtėsoi atyre mjaft punėn pėr tė marrė informacionet qė dėshironin, edhe pse urdhėri nga hierarkia e lartė ishte qė delegacioni tė ndiqte njė rrugė, tė gjithė sė bashku, pėr shkak tė sigurimit dhe shoqėrimit tė tyre, si dhe tė informacioneve tė marra nė rrugė tė fshehtė, qė bėnin fjalė jo vetėm pėr interesimin e kėtyre zbulimeve ndaj misionit tė kėtij delegacioni, qė shkonte nė Kinė nė kulmin e Luftės sė Ftohtė, por dhe tė demonstratave kundėr regjimit serb nė Kosovė. Ndėrkohė, nė ushtri kishte penetruar literaturė lindore, pėrktheheshin dhe u servireshin kuadrove tė lartė, literaturė e ndaluar sovjetike, madje dhe fjalime tė Brezhnievit, natyrisht tė kamufluara, ku njė varg kuadrosh tė lartė akademicienė, nė shkrimet e tyre, qoftė edhe si pėrpjekje studimore, jetonin dhe punonin nėn ndikimin e teoricienėve ushtarakė sovjetikė tė Luftės sė Dytė Botėrore, teori qė bazoheshin nė shfrytėzimin e mundėsive tė shumta, tė hapėsirave dhe tė territoreve tė pafund. Mbi kėto orientime dhe mbi kėtė bazė, morrėn rrugė grupet e punės pėr pėrpilimin e Teorisė sė Rrėshqitjes dhe teorisė sė Operacionit tė Kalimit. Nė njė kohė, qė konsiderohej sakrilegj shkelja e vijės sė partisė pėr Artin Ushtarak, pėr Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, pėr direktivėn e saj, ku nė thelb sqarohej se armikut nuk do ti liheshin hapėsira, ai do tė goditej qė para zbarkimit nė tokė, do tė goditej para desantimit ajror, etj. Pra, nė kėto orientime nuk kishte asnjė hapėsirė pėr tė lėnė qytetet dhe pėr tė rrėshqitur nė male tė pakapshėm nga armėt e kundėrshtarėve.
Ē“tė dhėnė kishte Sigurimi pėr materialet qė po pėrgatiteshin nga ekspertėt e Ministrisė sė Mbrojtjes?
Sapo filluan nga puna grupi i Beqirit, mė Spiron dhe Nestin qė punonin nėn drejtimin e Mehmetit, filluan thashethemet e pėshpėritjet nga kuadro tė lartė kolonelė e gjeneralė, tė cilėt shprehnin pakėnaqėsi dhe mosaprovim, por nė mėnyrė latente dhe okulte, filluan tė akuzonin njėri-tjetrin, duke e futur problemin nė njė rreth vicioz. Nga materialet e dosjeve tė asaj kohe ėshtė edhe njė dialog qė dy gjeneralėt kishin bėrė me njėri-tjetrin ku thuhej:
N Nuk e kam tė qartė se si ju futėm kėsaj pune...
P- Ta kam thėnė? Mė mori Ministri nė telefon dhe mė tha shprehimisht: ... More, di gjė pėr disa materiale qė po pėrfliten nga kuadrot?. Po i thashė janė ato qė ka punuar Nesti. Ju e dini mirė, pse po mė pyesni? A mė caktuat mua dhe Nestin dhe do ti punonim nė Golem. Ministri tha: Jo, jo nuk ka nevojė tė punohen me kuadrot nė Golem se po pėrfliten... dhe pastaj pėrsėri mė pyeti: Ku janė materialet qė keni punuar? Nė Sekretariat i thashė unė. Atje i keni, juve ju kujtohen mirė! Jo, jo, vazhdoi ai refrenin mua asgjė nuk mė kujtohet pėr kėto materiale.
N- Po Petriti ēfarė tha?
P- Mos i punoni sepse ka shumė reagime negative dhe atyre u ka dalė era, ndėrsa nė gjyq ministri tha se librin Pėr Luftėn Popullore, pjesa e Dytė, tė M.Shehut e ka punuar Spirua, bashkė me mua.
A ka nė dosjen nė fjalė ndonjė analizė nga drejtues tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit?
PO. Gjenerali i penduari, ish-zėvendėsministėr i Brendshėm, pėr Sigurimin ėshtė shprehur: ... U grumbulluan pocaqitė e kalbėsirat gradualisht, dhe njė ditė ata do tė shpėrthenin. Grupi nė ushtri, duhej dėnuar qysh mė parė, sepse e kishte mbushur kupėn. Unė takohesha shpesh me Hysni Kapon dhe asnjėherė nuk i fola pėr problemet dhe pocaqitė tona, por i mbuloja. Njė herė, ai mė pyeti se ēfarė studjonim nė ushtri, dhe ēfarė materialesh kishim nė dispozicion nga Arti Ushtarak? Unė hezitova ti pėrgjigjem, por ai ndėrhyri dhe tha: Ju vazhdoni tė edukoni ushtrinė me materiale sovjetike dhe nga Enveri keni vetėm disa citate. Gjenerali sqaron njė varg problemesh qė lidhen me Teorinė e rrėshqitjes, duke e konsideruar atė si disfatizėm, ndėrsa kryerjen e punimeve mbrojtėse e quan tepėr tė ekzagjeruar pėr kohėn, edhe pse ato u bėnė kryesisht me fondin e ndihmave kineze, ishin nga pikėpamja dialektike jashtė kohės, pjesa mė e madhe e tuneleve ishin tė ekspozuara ndaj aviacionit dhe satelitėve spiunė kuindėrshtarė. Kupolat mbrojtėse, kishin disa kėnde tė vdekura, ishin jashtė funksionit gjatė desantimit tė kundėrshtarit, pėrmbanin njė rrezik tė madh se mund tė kapeshin nga ana e armikut, dhe ai tashmė i fortifikuar, paraqiste tepėr vėshtirėsi, pėr tė rivendosur situatėn fillestare tė luftimit. Nga ana tjetėr, nga njė distancė e largėt ushtarakėt mund tė asgjėsoheshin nga ana e snajperėve kundėrshtarė. Mirėpo, problemi mė kryesor konsistonte nė atė qė ne nuk duhet ti lėshonim terren kundėrshtarit, duke rrėshqitur nė thellėsi, kjo ishte metoda ruse e sovjetike nė kohėn e Kutuzovit dhe tė Stalinit, pasi ata kanė territore tė mėdha, ne nė se do ti lėshonim armikut territore, do tė thoshte siē e thashė nė fillim Disfatizėm, qė binte ndesh me politikėn e shtetit tonė, si dhe Kushtetutėn e kėtij vendi. Tė njėjtėn gjė, mund tė them edhe pėr desantimin ajror tė kundėrshtarėve potencialė, qė kishin bėrė ndryshime tė mėdha me desantimet ajrore tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė aviacion, ishin futur avionėt B-52, etj.
Cili ishte roli i Mehmet Shehut nė kėto teori?
Mehmeti, vajti i vuri edhe vreshtave shigjeta me majė qė desantėt tė vriteshin pa rėnė nė tokė. Nga kėto pak fakte tė shėrbimit tė fshehtė, njė gjė del e qartė, se disa kuadro kryesorė nė ushtri, po punonin nė fshehtėsi pėr tu pėrgatitur, pėr tė luftuar armikun jo atje ku ishte vendosur kolegjialisht nė buzėn e ujit, nė kufi e qė nė ajėr, por, si muxhahidinėt dhe talebanėt, nė mal e shkrepa, qė ngjan shumė me teorinė e propoganduar nga Hrushovi dhe ekipi i tij, pėr eksportimin e revolucionit. Nė dallim prej tyre, kjo luftė do tė bėhej me mė shumė armatime dhe me mė shumė shpenzime, qė do tė rėndonin mbi ekonominė qė sapo vinte dhe po dobėsohej. Kur ky problem filloi tė pėrflitej, secili bėnte tė paditurėn dhe ja hedh fajin njėri-tjetrit kudo nė gjyq, hetuesi, nė biseda shoqėrore, etj. Njė gjė ėshtė e qartė, se nė arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes ,disa vite mė parė ishte edhe njė Plan-operativ pėr ēlirimin e Kosovės pėrpiluar nga M.Shehu, qė ishte harruar, por qė u kujtua arkiva ruse pėr ta dėrguar, si dhe njė propozim i kohėve tė mėvonshme, pas viteve 70, qė do i bėhej Hoxhės pėr pajisjen e raketave shqiptare me mbushje bėrthamore. Plani pėr Kosovėn, nuk u bė pėr arsyen qė e argumenton mjaft mirė Xhejms Lejon kur thotė: Nė se konsultoni literaturėn shkencore, historinė, gjeografinė, sociologjinė, etnografinė dhe hulumtimet pėr Serbinė, qė nga fillimi i shekullit XX e deri mė 1991, do tė shihni qė 95 pėr qind e kėsaj litarature ėshtė proserbe. Ndėrsa, pėr propozimin pėr armėt bėrthamore pėrgjigja ishte: Nė se do tė kėrkonim armė bėrthamore, do tė ishim tė parėt qė do tė na sulmonin, duke patur shkak tė fortė.
Grupi i Shehut kishte tė dhėna pėr situatėn prej agjentėve tė arratisur me kombinacione?
Grupi i drejtuar nga Mehmet Shehu kishte marrė masat e tij, si dhe dispononte tė dhėna paraprake, pėr pergatitjen e bandave si nga agjentura nė radhėt e emigracionit, ashtu edhe nga tė dhėnat e marra nga burimet sovjetike. U realizuan dy rekrutime spektakolare, njė nė burgun e Burrelit, i cili u arratis nė Amerikė dhe u fut nė bashkėpunim me CIA, tjetri u arratis nga qyteti i Vlores XH.C, qė kishte qenė agjent i rėndėsishėm i amerikanėve pėr kėtė qytet. CIA i priti mirė kėto mesazhe dhe nga ana e tyre, sidomos segmenti i saj, qė mbėshtetej tek veprimtaria afatgjatė e spiunazhit, pėr rrėzimin e regjimit komunist, dėrgoi disa tė dhėna pėr futjen e disa grupeve tė spiunazhit, me qėllim rritjen e influencės sė saj nė Shqipėri nė rrugė tė fshehtė, ndėrsa nė sferėn e propagandės, mund tė dilte ndonjė tjetėr, dhe tė bėnte rezymetė pėrkatėse pėr regjimin. Natyrisht, situata ishte ndryshe dhe vendi po kuronte me shpejtėsi situatėn e krijuar nga agjentura e huaj. Nga ana tjetėr, Mehmet Shehu, kishte nxjerrė nga burgu i Burrelit edhe disa nga kontingjentet e rėndėsishme tė CIA-s amerikane, gjė qė dhe kėto patėn efektin e tyre pozitiv nė rritjen e komunikimit dhe tė besimit. Kėshilltarėt sovjetikė nė kėto aspekte, ishin ustallarė pėr vendosjen e urave tė komunikimit midis tyre pėr tė pėrfituar sa mė shumė nga pikėpamja agjenturore dhe operative. Politikės amerikane i interesonte jo pak nė atė kohė, ku rreziku i komunizmit tė B.Sovjetik pėr ta ishte iminent, tė rrisnin influencėn e tyre, tė kthenin qoftė edhe njė vend tė vogėl, kundėr interesave sovjetike, natyrisht mė i preferuar, do tė ishte ai vend qė do tė bėnte pjesė nė bashkėsinė komuniste tė Europės Lindore. CIAs i leverdiste, tė kishte nėn influencėn e saj, qoftė edhe disa udhėheqės qė ishin, ose po afirmoheshin si diktatorė, ashtu siē do tė shprehej mė vonė gjenerali Ajzenhauer, kur e kontestonin hapur, lidhur me diktatorin Kubanez Somoza, ēfarė keni ju? Unė Somozėn e kam nė xhepin e vogėl. Politikės sovjetike i interesonte Shqipėria edhe pse ishte njė vend i vogėl, por pėr strategjinė e saj afatgjatė, ai zinte njė nga vendet kryesore nė Europėn juglindore, ndėrsa pėr KGB dhe GRU-n, futja qoftė edhe e agjenturės dopiorol nė radhėt e shėrbimeve sekrete amerikane, pėr tė ishte sukses, sepse nė mėnyrė tė nėndheshme ,ajo do tė lidhej si me njė rrip transmisioni me agjenturėn potente, qė ajo dispononte nė atė periudhė nė territorin e SHBA-sė. Kėshtu, grupi i M.Shehut dėrgoi mesazhet e tij, dhe natyrisht, qė do tė shpėrblehej, jo me para e flori, siē mund tė hamendėsohet, sepse ai nė kėtė aspekt nuk luftoi kurrė pėr to, por me veprime tė tjera operative, tė cilat do tė ngrinin lart vlerat e tij, dhe tė grupit operativ, qė ai drejtonte nėn kujdesin dhe trysninė e dhjetra kėshilltarėve agjenturistė sovjetikė, me qėllim fitimin e besimit, si dhe sigurimin e njė karriere tė gjatė nė drejtimin e shtetit shqiptar, si nga pikėpamja legale, ashtu edhe nė drejtimin e nėndheshėm tė shėrbimit tė fshehtė nga ana e tij. Nga ana tjetėr del se SHBA, nuk i interesonte nė atė periudhė copėzimi i Shqipėrisė, nga asnjė shtet fqinj, por edhe nga as aleati mė i afėrt i saj Britania e Madhe, me tė cilėn kishte kontradikta rreth influencės sė saj, nė rritje, nė Jugosllavi dhe Greqi. Gjithashtu, SHBA nuk e kishte vėnė nė axhendėn e saj afatshkurtėr ndryshimin politik nė Shqipėri, pėr shkak tė problemeve qė ajo kishte nė atė kohė me B.Sovjetik, pas vdekjes sė Stalinit, ku elita e re politike, po bėhej mė djallėzore dhe agresive, jo me fjalė se sa me vepra, me tė ashtuquajturin Eksportimi i Revolucionit, pėr shkak tė problemeve tė brendshme, Makartizmit, Luftės nė Kore, si dhe rikonsiderimin e marrėdhėnieve politike me shtetet e Kampit Socialist. Dhe sė fundi, nė axhendėn afatgjatė agjenturore nė drejtim tė vendit tonė, shėrbimet e fshehta tė saj, ndiqnin me vigjilencė ngjarjet nė Shqipėri dhe rreth saj, me qėllim zbutjen ose ndryshimin e regjimit tė Hoxhės nė rrugė agjenturore. Pėr rrjedhojė, tė kėsaj politike komplekse, ata nė fillim hodhėn nė veprim grupet paramilitare dhe mbėshtetėn grupin e Mehmet Shehut dhe morrėn mesazhet e tij dhe i vlerėsuan, paēka se profesori ballist Abaz Ermenji, qė ishte nė autobuz i konsideron, bashkėluftėtarėt e tij, kundėr regjimit komunist si kavje laboratori.
gazeta panorama
Krijoni Kontakt