Tiranë, 22 janar - Në Tiranë ka arritur dje një lajm i cili i ka dhënë fund një ankthi. Më 9 janar drejt Italisë përveç gomonës së aksidentuar ku humbën jetën 21 veta, ishte nisur edhe një gomone tjetër e cila ka mbërritur në Itali. Kështu 12 shkodranë që janë ndodhur në atë gomonë kanë mbërritur në tokën italiane, konfirmojnë të afërmit e tyre. Ky lajm është mësuar nga të afërmit rreth 11 janarit, por nuk u publikua prej tyre nga droja e vështirësive që mund t'u dilnin refugjatëve.
Pas përplasjes me dallgët, gomonja e paaksidentuar e nisur rreth 20 minuta para të parës, është kthyer pas për t'u kthyer sërish më vonë, deklarojnë të shpëtuarit. Pas marrjes së lajmit nga gomonja e dëmtuar se po vinte policia për ndihmë, gomonja tjetër ka vazhduar rrugën për në Itali.