Ne degjojme vetem ate cfare duam te degjojme...
Dmth ua veme veshin atyre gjerave te cilat na interesojne thjesht ne momentin ne te cilin ndodhemi, shume flitet edhe ne shkencen e psikologjise njerezore per faktin e seleksionimit qe i ben cdo njeri morise se madhe te informacioneve qe i vijne cdo dite, kryesisht nepermjet degjimit. Pra, ky eshte fakt, po ku dua te dal une me kete teme?
Eshte e cuditshme, sepse mbase shume njerez nepermjet ketij seleksionimi qe bejne, arrijne te krijojne perceptime te caktuara ne lidhje me gjerat, pa ama mos harroni se shume here ne njerezit nuk i shikojme gjerat ne kompleks (nuk kemi deshire te dime te gjitha, po i seleksionojme mbase dhe ne menyre te pandergjegjshme), dhe keto perceptime te percipta duke njohur nje pjese te te vertetes na bejne ndonjehere te rrime larg te vertetes. E qe ketu fillojne mosmarrveshjet, sepse gjithsecili zgjedh ta shikoje boten nga kendi i tij, e ky kend mund te jete aq pambarimisht i larmishem... E nga mosmarrveshjet fillojne ndarjet, percarjet, madje mbase dhe lufterat, cfare njera pale e percepton per te mire, pala tjeter e percepton per te keqe, e keshtu pra mua me duket sikur e gjitha ardhka thjesht nga fillimi i gjerave, qe ne degjojme vetem ato cfare duam te degjojme...
Mbase e pergjithesova idene me shume se sa doja ne fillim, dhe ne fakt nuk me pelqeu qe e pergjithesova kaq, po shpresoj qe ne vazhdim te temes, do flasim me pak ne pergjithesi ose si te thuash ne ceshtje madhore, po thjesht ne ceshtje mbase dhe personale; Pra a jemi ne gjithmone afer te vertetes, nqs ne gjithmone degjojme vetem ate pjese qe duam te degjojme, ose shikojme ate cfare duam te shikojme?...
Mund te shkruani dicka nqs iu ka shkuar ne mendje dicka e tille...
Krijoni Kontakt