Pershendetje te gjithe shqiptareve anembane! Me pelqen shume ky forum...gjithnje pas pune vi edhe lexoj temat e reja te forumit. Ka ca kohe qe nje teme e imja me ka rene ne te dhe desha te merrja mendimin e shqiptareve anembane. Kur dy njerez jane duke u njohur dhe duke "date" dhe ndjenjat nga te dyja palet po zhvillohen dhe eshte dicka shume e bukur po asnje s'i thote dot fjalet "te dua", edhe pse nga ana ime dua ti them ato fjale pasi i ndjej, si ia ben? A eshte Ok, per mendimin tuaj qe femra t'i thote mashkullit e para "te dua" apo duhet te presi deri sa t'ia thote ai edhe pastaj t'i pergjigjet? ju lutem thoni c'do mendim qe ju vjen ne mend.
thnx,
DurrsakeTopolake![]()
Krijoni Kontakt