pershendetje te gjitheve.
kam disa jave qe jam anetaresuar e per miresjellje po prezantohem .
quhem Arten, brezi 72, me origjine nga Kolonja.
pas gjimnazit Sami Frasheri ne Tirane mbarova filologjikun per gjuhe letersi. isha student kur u bene ndryshimet.
prej vitesh jetoj ne Angli, prane Birmingamit, ku drejtoj nje NGO (ne shqip me ngjan se i thone organizate jo qeveritare).
kam nje team prej 12 vetesh, prej 8 vendesh, 4 racash e 5-6 fe a sekte fetare te ndryshme. jemi si nje famijle e madhe. as me shoqerine ne Shqiperi qe ishim nje race ,nje kulture e se vrisnim mendjen shume per fene nuk kam pas kaluar me mire.
kryesisht ndihmojme refugjate. lista e kombesive te ndryshme qe kemi ndihmuar ne kater vitet e fundit deri me tash ka shkuar ne 65. kam miq e shoke nga cdo cep i botes.
eshte pune teper intensive e shumicen e kohes e lodhshme nga ana emocionale por per dreq na pelqen. jeta eshte teper e shkurter per tu marre me gjera te merzitshme.
me pelqen guzhina indiane (nje nga gjerat e pakta interesante ne Angli), futbolli (me teper ta shoh se ta luaj) dhe gjuhet e huaja (flas rrjedhshem disa).
tani po e mbyll e shpresoj te mos u kem lodhur koken.
gjithe te mirat.
Krijoni Kontakt