Grupi i PS, KQGS do vendosė pėr metistėt

Deputetėt socialistė nuk kanė mundur qė tė japin njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr fatin e mėtejshėm tė deputetėve qė kanė mbėshtetur ish-kryeministrin Meta nė sulmet qė ka bėrė ai ndaj Nanos. Mbledhja e djeshme e kėtij grupi e ka anashkaluar kėtė problem. Sipas njė propozimi tė dalė nga kjo mbledhje do tė jetė pikėrisht Komisioni Qendror i Garancive Statutore, ai qė do tė diskutojė pėr fatin e metistėve. Tashmė ky komision, i njohur si gjykata e socialistėve, do tė vendosė nėse metistėt do tė ēregjistrohen nga regjistrat e kėsaj partie. Ndryshe nga ēfarė ishte paralajmėruar, ligjvėnėsit socialistė kanė ndryshuar natyrėn e diskutimeve nė mbledhjen e ditės sė martė tė grupit tė deputetėve. Mėsohet se grupi socialist ka vendosur qė me zbatimin e statutit apo rregullores sė partisė, tė merret Komisioni Qendror i Garancive Statutore. Pas pėrfundimit tė mbledhjes sė grupit, deputetėt e tjerė kanė vendosur qė tė mos e komentojnė pėrjashtimin e deputetėve anti Nano. Megjithatė socialistėt vazhdojnė tė deklarojnė se janė tė gjitha mundėsitė qė kėta deputetė tė kėrkojnė falje dhe tė rikthehen nė gjirin e saj. "Kėta deputetė duhet tė reflektojnė rreth veprimeve qė kanė ndėrmarrė kohė mė parė. Nė qoftė se nuk ndodh njė gjė e tillė, mbetet vend tė diskutohet nė Komisionin e Garancive Statutore", tha deputeti Albert Ēaēi. Sipas tij, statuti ėshtė statut dhe duhet tė respektohet. Ndėrsa, ministri i Shtetit pėr Integrim, Marko Bello tha se kjo ēėshtje nuk ėshtė diskutuar fare nė mbledhjen e grupit. "Pėrjashtimi i deputetėve nuk u zu fare nė gojė nė mbledhjen e grupit, pasi ne kemi gjėra mė tė rėndėsishme se sa ky problem pėr t'u marrė," tha Marko Bello. Pėr deputetėt e tjerė, ēėshtja e pėrjashtimit nuk ėshtė me ngut, ajo mund tė kryhet kur tė merren vendimet nga forumet pėrkatėse. "Mendoj se statuti duhet respektuar, por ne nuk kemi ndonjė ngut pėr kėtė ēėshtje," tha Nazmi Bilani.

Pritet qė pėrjashtimi i deputetėve qė votuan kundra tė diskutohet nė mbledhjen e kryesisė socialiste. Shumė nga emrat e atyre qė kanė votuar kundėr dy ministrave, propozuar nga Nano pėr tė zėnė postet vakante tė ministrit tė Jashtėm dhe ministrit tė Rendit, janė kthyer nė mbėshtetės tė Nanos.

Ish-kryeministri Ilir Meta ndodhet prej shumė kohėsh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sė bashku me bashkėshorten e tij. Mendohet se ai do tė qėndrojė edhe pėr shumė kohė nė kėtė vend, pėr tė pritur qė tė kthehet, pasi situata politike nė vend tė ketė pėsuar ndryshime.